Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rovena Stefa: Prapaskenat e perjashtimit tim nga “Top Fest”

Shko poshtë

Rovena Stefa: Prapaskenat e perjashtimit tim nga “Top Fest” Empty Rovena Stefa: Prapaskenat e perjashtimit tim nga “Top Fest”

Mesazh nga Arjana Mon Jul 26, 2010 4:55 pm

Rovena Stefa: Prapaskenat e perjashtimit tim nga “Top Fest” F4lonq

Ishte përgatitur seriozisht për të sjellë në skenë diçka të re. Bëhej fjalë për një këngë të kompozuar nga Stine dhe që e këndonte në duet me motrën e saj, Irvën. Kënga mori të gjitha komentet pozitive në forume të ndryshme, por u skualifikua pa mbërritur akoma në gjysmë finale. Rovena Stefa na tregon se çfarë fshihet pas gjithë kësaj.
Ju morët pjesë në “Top Fest 7” në një duet me motrën tuaj Irvën, me një këngë R&B-Dance, të kompozuar nga Stine. Por para pak ditësh dëgjuam se ju nuk jeni kualifikuar për gjysmë finale. A është i vërtetë ky lajm?
Po, ky lajm është mëse i vërtetë. Unë kam rreth një javë që jam lajmëruar nga organizatorja e festivalit se kënga nuk ishte kualifikuar në gjysmë finale, ku dhe sipas organizatorëve në këtë natë spektakli kënga do të këndohej live.
Si një emër i konsoliduar tashmë në tregun e muzikës së lehtë dhe asaj popullore, pse vendosët të merrnit pjesë në një festival, ku më së shumti promovohen emra të rinj?
Unë u thirra në këtë edicion të “Top Fest” nga drejtori artistik Dorian Gjoni, për të qenë dhe unë pjesë e risive që do të sillte ky i fundit, pas marrjes në dorë të “Top Fest”, mbas largimit të Bojken Lakos nga “Top Channel”. Unë u thirra si një nga emrat e muzikës, e njohur si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj dhe një arsye e fortë që unë vendosa të pranoj ftesën e tyre ishte pikërisht prezantimi live në këtë kompeticion. Arsyeja tjetër ishte pjesëmarrja për herë të parë në skenat shqiptare e Irvës, motrës sime më të vogël, me të cilën e pamë të udhës të prezantoheshim në një event të cilin e konsideronim modern dhe lançues të risive muzikore.
Në forume të ndryshme në internet, ju jeni komentuar nga fansat shumë pozitivisht, madje konsideroheshit si një nga kandidatet potente për të fituar çmimin. Ndërkohë ju nuk jeni as në gjysmë finale. Çfarë mendoni se ka ndodhur?
Eh, kisha menduar që në vitet që jetojmë, në epokën e lirë, atë dixhitale, ku të gjithë mund të shprehin lirisht mendimin e tyre kudo, në mënyra virtuale apo jo, nuk do të kishte më vështirësi për të testuar paraprakisht nëse një krijim muzikor është pritur mirë ose jo. Dhe unë e mora këtë kënaqësi, kur pashë se sa shumë më vlerësoi publiku. Por në fakt qenkam gabuar, pasi mesa po shoh këtu gjithçka po lëviz së prapthi, në një rrugë pa kthim, në një qorrsokak. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por e vërteta është që mendimi i organizatorëve paska qenë shumë ndryshe me atë të publikut.
Na trego diçka më konkrete….
S’di nga t’ia filloj, së pari unë nuk jam dakort me ata që vendosën të skualifikojnë vetë, pa i dhënë llogari askujt, plot 80 këngëtarë, në një mënyrë që vetëm ata e dinë. Ne na u tha se një bord artistik “fantazëm” prej 4 vetësh do të merrte vendimet. Siç e zbuluam më vonë, pjesëtarë të ketij bordi ishin drejtori artistik i festivalit Dorian Gjoni (drejtuesi i orkestrës tek “E diell”), autorja e programit Alessia Greggio, (autore gjithashtu e “E Diell”), Adrian Proko, drejtori i festivalit, dhe një organizatore anonime, e panjohur ende. Pra këta katër persona kanë përzgjedhur mes 120 këngëtarëve vetëm 40 të tillë, ku brenda gjenden pa përjashtim të gjithë këngëtarët e programeve të tyre si “E Diell” , “Top Show”, “My Music” dhe “Musical”. Me kaq pak të dhëna, edhe një njeri që nuk merret fare me show-business dhe që nuk ka qenë kurrë në një festival, është në gjendje të bëjë llogaritë se çfarë ka ndodhur. Dmth është shumë e dukshme, që ky nuk është më një festival i lirë dhe i hapur për të gjithë, por i mbyllur brenda kornizave të “Top Channel” dhe kjo të bën të mendosh se jemi kthyer shumë prapa, në një sistem totalitar në shërbim të një individi, duke shfrytëzuar masën e gjerë.
Pra ju po thoni se të gjithë këngëtaret që këndojnë në “Top Channel”, këndojnë edhe në “Top Fest” dhe festivali qenka bërë vetëm për ta?
Të gjithë, pa përjashtim, por unë nuk kam asgjë kundër konkurrimit të lirë, por deri sa ata këngëtarë janë të gjithë rrogëtarë të atij televizioni, atëherë ky grup drejtuesish do të përpiqet në çdo formë t’i lançojë dhe të mbrojë benjaminet e tij, në kurriz të konkurrencës së ndershme përballë këngëtarëve që nuk e marrin rrogën në “Top Channel”. Nëse i keni parë, ata këndojnë të gjithë të veshur me një ngjyrë, në formatin xhaketa –pantallona të zeza, në homazh të Sanremos 1980….Të tilla performanca janë shumë larg të qenurit moderne dhe bashkëkohore. Të jesh modern dhe trendy nuk do të thotë të këndosh pop-rock italian dhe madje demode. Të jesh sot në kohë, mjafton të shikosh se kush është më i klikuar në Youtube dhe ju siguroj që edhe një fëmijë do të përgjigjej: Rihanna, Lady Gaga, Byeonce, Timberland, etj. Sot R&B, Dance dhe Hip Hop janë rrymat më të preferuara nga të gjithë, janë rrymat më moderne.
Kënga juaj “ E gjej” është e kompozuar nga Stine. Ai njihet si një nga këngëtarët shumë trendy të muzikës shqiptare, ju gjithashtu për popullaritet dhe Irva, risi e këndshme që rriti menjëherë kuriozitetin e publikut. Po Stine si u ndje pas këtij përjashtimi?
Është hera e parë që bashkëpunojmë me Stinen dhe ai është vërtetë një artist shumë i talentuar me një frymë moderne natyrale. Duke biseduar me të, morëm vesh se të katër këngët që kishte kompozuar për “Top Fest”, ishin skualifikuar dhe t’ju them të drejtën, u habitëm pa masë nga ky eliminim drastik i “emrit” të Stines, duke qenë se ai është një nga emrat që ka dhënë shumë për këtë festival, që në fillimin e tij me këngë shumë cilësore. Këtu desha të ndalem pak te kompozitorët që bëjnë këngët për festivalet tona. Përveç emrave, tashmë të konfirmuar që kanë ditur t’u qëndrojnë konkurrencave në treg, kohëve të fundit na ka hyrë si një emër shumë “prestigjioz” edhe Darko Dimitrov. Që nga emri i tij mund të kuptojmë që ka kombësi sllave, pra nuk është shqiptar. Ky emër është jashtëzakonisht i “lakuar” nëpër festivale shqiptare, madje me çmime të para, me pak fjalë një emër shumë i “nderuar”. Ndërkohë që kompozitorëve tanë as që u është bërë ndonjë ftesë nga vendet fqinje, Maqedoni, Serbi e Greqi, lëre pastaj të vlerësohen me çmime. Kjo gjë më bën të mendoj se ne kemi inferioritet të madh edhe në muzikë përballë të huajve. A nuk do të ishte më mirë që ne të mbështesim frymën e re të kompozitorëve tanë të talentuar, të cilët sa më shumë këngë të prodhojnë, aq më shumë mundësi ekonomike do të kenë për të zhvilluar dhe çuar përpara produksionet e tyre, në mënyrë që në një të ardhme ne të përfaqësoheshim denjësisht në Euvropë, ashtu si psh Rumania, e cila po trondit tregun evropian me produksionet e saj të fuqishme në muzikë. Pikërisht këtë bën çdo vend duke mbrojtur dhe pasuruar kulturën dhe identitetin e tij.
Kush mendoni se do ta fitojë “Top Fest 7”?
Dorian Gjoni dhe orkestra e tij, pasi ai festival për atë punë po bëhet, ne të tjerët ishim thjesht si garniturë dhe në shërbim të tyre deri në skualifikimin tonë të pamëshirshëm.
Kalojmë në një tjetër temë. Shtypi ju ka komentuar shumë kohëve të fundit për komentet që Rozana Radi ka bërë në adresën tuaj te “Vip Shpia”. Çfarë konflikti ka mes jush?
Heheh, po ja më do shumë çfarë të bëj?! Personalisht më vjen çudi që një njeri të mbajë brenda vetes një mllef dhe inat kaq gjatë, me vite, e pastaj kur bëhet fjalë për një artist, kjo është absurde. Por nuk e kam ndërmend të harxhoj energjitë e mia për këtë gjë. Le ta gjykojë publiku më mirë.
Dhe së fundi, vera po afron, do të këndoni përsëri në plazhin e Durrësit sikurse keni bërë edhe më parë?
Për të gjithë ata adhurues, të cilët më kanë përkrahur gjithmonë, do iu them se takimi jonë i verës është përsëri në diskon verore në Durrës. Parashikuesit e motit thonë se na pret një verë shumë e thatë dhe e nxehtë, por unë u premtoj se do u’a bëj atë të freskët në ambientin tonë atje. Fundja një artist atë mision ka, të kënaqë dashamirësit e tij. I falenderoj nga zemra.
Arjana
Arjana
Homie
Homie

Numri i postimeve : 233
PIKE : 437
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 12/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi