Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nastradini - Anektoda Filozofike

Shko poshtë

Nastradini - Anektoda Filozofike  Empty Nastradini - Anektoda Filozofike

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 5:28 am

NASTRADINI


SHKOLLA


Njëri nga djemtë e shkollës së Nastradinit – pyeti:

‘’Cila është arritja më e madhe : e atij që pushtoi një perandori, e atij që mundte por nuk e bëri, apo e atij që pengoi të tjerët të bëjnë një gjë të tillë?

- Nuk di asgjë për këtë cështje, u përgjigj Nastradini, por di një detyrë shumë më të vështirë se këto që the ti.

- Cila është ajo?

- Përpjekja për të të mësuar ty, të shohesh gjërat ashtu sic janë në të vërtetë.


Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nastradini - Anektoda Filozofike  Empty Re: Nastradini - Anektoda Filozofike

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 5:28 am

FATI I PAEKSPLORUAR


Nastradini po ecte në një rrugicë kur dikush rrëshqiti nga një cati, dhe ra mbi zverkun e tij. I rëni nuk pësoi asgjë por Nastradini u dërgua në spital. Disa nga nxënësit e tij vajtën për ta vizituar.

- Cfarë mësimi nxjerr nga kjo ngjarje Nastradin, e pyetën?

- Shmangni cdo lloj besimi në të pashmangshmen, madje akoma edhe kur shkaku dhe pasoja duken të pashmangshme. Ai ra nga catia, por zverku im u thye. Mos besoni supozimet teorike si: ‘’ Nëse dikush do të bjerë nga catia, do të thyejë qafën e tij’’.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nastradini - Anektoda Filozofike  Empty Re: Nastradini - Anektoda Filozofike

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 5:29 am

JO KAQ E LEHTË SA DUKET


Një vejushë erdhi në gjyqin e Nastradinit dhe tha:

- Jam shumë e varfër. Djali im i vogël ha sasi të mëdha sheqeri, dhe në të vërtetë i është bërë pasion dhe nuk mund tja dal mbanë për tja paguar. A do të mundte gjyqi ti ndalonte të hante sheqer, pasi unë vetë nuk mund ta bëj të më bindet?



-Zonjë, ju përgjigj Nastradini, ky problem nuk është kaq i lehtë sa duket. Hajdeni përsëri pas një jave dhe do tju jepet vendimi, pasi të kem analizuar këtë rast në thellësi.

Pas një jave, emri i vejushës ishte përsëri në listën e njerëzve që kërkonin të drejtën nga gjyqi.



- Më vjen keq, i tha Nastradini kur erdhi radha e saj, por do të kemi një vonesë tjetër të kësaj cështjeje shumë të ndërlikuar. Hajdeni përsëri javën tjetër.

E njëjta gjë ndodhi edhe pesëmbëdhjetëditëshin e ardhshëm. Përfundimisht Nastradini deklaroi: Gjyqi do të japë verdiktin ndalues tani. Thërrisni djaloshin. Djaloshi erdhi përpara gjyqit.



-Djalosh, bërtiti gjykatësi. Ndalohet të hash me tepër sheqer se gjysëm luge cdo ditë.

Vejusha i shprehu falenderimet e saja Nastradinit dhe e luti ti bënte një pyetje.

-Thuamë, tha Nastradini,

- I nderuar, habitem se përse nuk i ndaluat djaloshit të hante sheqer që nga seancat e para.

- Shiko, tha Nastradini, fillimisht duhet të clirohesha edhe unë vetë nga ky ves, ku ta dija se do më merrte kaq shumë kohë?
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nastradini - Anektoda Filozofike  Empty Re: Nastradini - Anektoda Filozofike

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 5:29 am

MËSO SI TË MËSOSH


Nastradini dërgoi një djalë që ti sillte ujë nga burimi.

- Kujdes se mos thyen shtambën, i tha, dhe i dha djaloshit një shuplakë.



Një kalimtar pyeti Nastradinit, se përse i ra dikujt që nuk i kishte bërë asgjë.

- O njeri, tha Nastradini. Do të ishte e kotë të ndëshkoja djaloshin pasi ta kishte thyer shtambën, apo nuk është kështu?
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nastradini - Anektoda Filozofike  Empty Re: Nastradini - Anektoda Filozofike

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 5:29 am

I THATË NË SHI


Dikush ftoi Nastradinin të gjuanin së bashku por i dha një kalë që ishte shumë i ngadaltë. Nastradini nuk tha asgjë. Shumë shpejt gjahtarët e lanë shumë pas dhe nuk mund ta shihnin. Ndërkaq filloi të binte shumë shi dhe nuk ekzistonte asnjë strehë përreth. Të gjithë ata që merrnin pjesë në gjah u bënë qull. Por Nastradini, sapo filloi shiu, hoqi rrobat e tij dhe i palosi. Në vazhdim u ul mbi rrobat e palosura. Kur shiu pushoi , u vesh dhe u kthye në shtëpinë e atij që e kishte ftuar dhe i kishte dhënë kalin e ngadaltë.

Asnjeri nuk mund të kuptonte se si nuk ishte aspak i lagur. Pavarësisht shpejtësinë e kuajve të tyre , asnjeri nuk ishte arritur të gjente strehë në atë fushë. Nastradini u tha, se arsyeja që ai ishte i thatë, ishte kali që i dhanë.



Ditën tjetër i dhanë një kalë të shpejtë dhe i zoti i shtëpisë mori kalin e ngadaltë. Përsëri ra shi. Kali i të zotit të shtëpisë ishte kaq i ngadaltë saqë ai u lag më shumë se cdo herë tjetër, ndërsa kthehej në shtëpi me hap kërmiu. Nastradini bëri të njëjtën gjë si radhën e kaluar. Kur u kthye në shtëpi nuk ishte i lagur fare.



- I gjithë faji është i joti, i bërtiti i zoti i shtëpisë. Më bëre ti hipja atij kali të tmerrshëm.



- Ndoshta edhe ti nuk bëre dicka nga ana jote për këtë problem, në mënyrë që të mund të mbetesh pa u lagur, i tha Nastradini.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nastradini - Anektoda Filozofike  Empty Re: Nastradini - Anektoda Filozofike

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 5:30 am

LAJMËRIMI


Nastradini qëndroi në pazar dhe filloi tu drejtohej turmave që ishin aty:

- O njerëz! Doni dije pa vështirsi, të vërtetën pa gënjeshtra, arritje pa përpjekje, përparim pa sakrifica?

- Po, Po!

Mrekulli! Tha Nastradini. Doja vetëm ta dija. Mund të bazoheni tek unë, se do tju them mënyrën se si mund të arrihen keto gjëra, nëse kurrë do të zbuloj dicka të tillë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nastradini - Anektoda Filozofike  Empty Re: Nastradini - Anektoda Filozofike

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi