Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

O Allah!

Shko poshtë

O Allah! Empty O Allah!

Mesazh nga Akili Thu Aug 19, 2010 3:01 pm

O ALLAH …!



-Kur turbullohet deti dhe era e fortë përplas valët e saja me fuqi njëra mbi tjetrën sikur të ishin të hidhëruara, marinarët thirrin për ndihmë dhe shpëtim:

O Allah!

-Kur në terrin e natës së shkretëtirës kalorësi e humb drejtimin, dhe karavani prish orientimin e tij, ata thirrin Atë të Cilit terri i natës nuk ia pengon dëgjimin e zërit të nevojtarit:

O Allah!

-Kur ta godasë njeriun e keqja e rëndë, që s'të lejon të bësh lëvizje, s'ke ç'bën tjetër përpos të thërrasësh Allahun:

O Allah!

-Kur mbyllen dyert përpara syve, e nuk ka rrugëdalje tjetër pos të mbështetesh i shtangur pas dere, e kur lypësve u shtrohet pëlhura mbi fytyra, njeriu bërtet:

O Allah!

-Kur ngushtohet rruga e ju vihen kurthe, ju ndërpriten shpresat e ju këputet litari – ju thirrni me zë të lartë:

O Allah!

-Tek Krijuesi yt arrin fjala e mirë, arrin lutja e sinqertë, lidhja e vërtetë, Ai sheh lotin tënd të pastër kur ti e derdh diku në qoshe, ta di fshehtësinë e brendshme ku ti struk sekretin.



-Drejt Allahut shtrihen duart dhe drejtohen, duart që nuk do të mbeten të thara, por do të kthehen me atë që kërkove, sepse Allahu është Qetësuesi i përpiktë i zemrës tënde ndaj fatkeqësisë që të goditi.



-Me Emrin dhe mbrojtjen e Tij dëbohen dhe largohen të këqijat rreth teje.



-Me përkujtimin e Emrit të Tij të qetësohet zemra dhe të freskohet shpirti, të shuhet flaka e zemërimit, kthehet mendja e zë vend bindja.



-Emri Allah është më i miri emër dhe përmban më të bukurat shkronja, është shprehja më e vërtetë dhe më e shtrenjtë.



-Allahut i takon pasuria, fuqia dhe lartmadhëria.

Gjithçka është pronë e Tij.



"Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej Allahut".(Kur'an: sure-16:ajeti-53)



Mos prito, bëje këtë lutje për të mirën tënde:



-O Zoti ynë, na i zbut zemrat, na shndërro tmerrin e brengave në hare, na bëj sypatrembur kur na kaplon frika.

-O Zoti ynë, freskoji shpirtrat tanë me bindje të paluhatshme, dhe shuaje prushin e shpirtrave të ndezur me ujin e besimit.

-O Zoti ynë, largoje prej nesh mërzinë dhe pikëllimin, lësho mbi sytë tanë të frikësuar siguri, mbi shpirtrat e shqetësuar qetësi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtësi!AMIN
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

O Allah! Empty Re: O Allah!

Mesazh nga Akili Thu Aug 19, 2010 3:02 pm

O ALLAH
Ne kohen e stuhive ku nuk kam orientim tjeter pervec Teje une nuk harroje se Ti je shpetimtari. Po ashtu edhe ne kohe qetesie te permendi. Zemra ime eshte e mbushur me besim. O Allah, naten per mos me qene e erret krijove Henen qe reflekton drite nga dielli dhe yjet qe zbukurojn. Te falenderojme qe na dhe drite. Kur godet ndonje e keqe, e dime se ajo eshte pasoj e veprave tona. Kerkojm udhezim.
O Allah, na i mbush zemrat tona me besim, na forco ne rrugen tone, na bene nga ato qe duan paqen. O Allah mos na le ne dore te atyre (sherrave, sataneve) qe ndaj Teje skan frike e ndaj njerezve nuk kane meshir.
O Allah, Ti te takon pushteti, Ti te takon sundimi, kurse mua perulesia.
I varferi tek Allahu : Lapsi
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi