Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spam, misteret e mbretit te e-maileve te padeshiruara

Shko poshtë

 Spam, misteret e mbretit te e-maileve te padeshiruara Empty Spam, misteret e mbretit te e-maileve te padeshiruara

Mesazh nga Linddt Wed Sep 15, 2010 5:21 pm

Më në fund e gjetën, pasi për shumë kohë kishin ecur në gjurmët e tij. Ndodhej në një zonë në verilindje të Australisë. Bëhet fjalë për Lance Atkinson, një djalosh 26-vjeçar, me origjinë nga Zelanda e Re, që sipas Komisionit Federal Amerikan të Tregtisë është pirati më i rrezikshëm në qarkullim i informatikës, i aftë të dërgojë më shumë se dhjetë miliardë e-maile të padëshiruara në ditë, ose me pak fjalë 115 mijë e 741 mesazhe në sekondë. Me të vërtetë jashtëzakonisht shumë. Tani, një shoqëri kërkimesh që prej vitesh analizon këtë fenomen, “Spam Haus”, tregon se nga Atkinson vinin një e treta e të gjitha e-maileve të padëshiruara që qarkullonin në internet. Ai kishte ndërtuar një sistem mesazhesh të padëshiruara, më të madhin të shfaqur ndonjëherë në internet. Tani po e kërkojnë pothuajse të gjithë: policia federale australiane, ajo amerikane, madje edhe departamenti i punëve të brendshme të Zelandës së re. Por, sipas asaj që raporton “The Sunday Morning Herald”, Lance Atkinson është zhdukur pa lënë gjurmë që nga e enjtja e kaluar. Në të vërtetë, me Komisionit Federal Amerikan të Tregtisë Atkinson ka një njohje të vjetër. Në vitin 2005, kur ishte vetëm 23 vjeç, iu vu një gjobë prej 2 milionë e 200 mijë dollarësh me motivacionin se kishte ndërtuar një tjetër sistem të ngjashëm nga ku niseshin miliona e miliona e-maile, që u bënin reklamë disa produkteve bimore. Sot, gjobës së Komisionit Federal Amerikan të Tregtisë, që nuk u pagua kurrë, i shtohen edhe 176 mijë dollarë amerikanë të kërkuar nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Zelandës së Re, me arsyen se kishte mbushur me e-maile të padëshiruara postat elektronike të bashkatdhetarëve të tij, me rreth dy milionë të tilla në ditë. Vërtet shumë për një vend që nuk numëron më shumë se 4 milionë e gjysmë banorë. Megjithatë, këtë herë Atkinson kaloi çdo limit dhe gjithë kjo falë një rrjeti kompjuterësh “zombie” që kontrolloheshin në distancë nga disa pronarë të paligjshëm dhe që numëronte 35 mijë njësi të shpërndara nga Zelanda e Re, në Indi, Kinë dhe SHBA. Në bazë të të dhënave të mbledhura nga “Sophos”, një kompani e specializuar për antiviruset, tashmë rreth 90 për qind e e-maileve të padëshiruara në shkallë botërore vijnë nga kompjuterë të tillë. Nuk është e lehtë të gjesh as përgjegjësit, sepse këto rrjete kompjuterësh, të quajtura thjesht botet, aktivizohen në pak sekonda dhe zhduken nga uebi pasi kanë dërguar një numër të madh mesazhesh në postën elektronike. Falë një rrjeti kaq të degëzuar dhe duke thyer një sërë ligjesh që nis me “Can-Spam Act”, i aprovuar në SHBA në 2003-shin pikërisht për të penguar fenomenin e mesazheve të padëshiruara, Lance ka fituar miliona dollarë nga komisionet për shitjen e mallrave që publikohen në e-mailet e tij. Në fakt, mesazhet e postës jepnin adresat e internetit të disa sajteve të serverëve kinezë ku mund të bliheshin produktet bimore, të cilat më pas çoheshin në Indi, ndërsa shoqëritë qipriote dhe gjeorgjiane merrnin paratë. Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, por ama është skema e ndërtuar nga Komisioni Federal Amerikan i Tregtisë, sipas të cilës Atkinson kishte vepruar me një tjetër person, teksanin Jody Smith. Për të dihet shumë pak, ose më mirë asgjë, vetëm se policia amerikane po e kërkon. Ndërkaq, të ardhurat e “Herbalking grup”, me këtë emër është pagëzuar dyshja e jashtëzakonshme e spameve, janë bllokuar. Sot një e-mail i padëshirueshëm ose me virus mund të dërgohet në çdo adresë edhe nga ndonjë adresë që mund ta sajosh në moment. Të dërgosh këto e-maile false nuk kushton asgjë. Kështu që zgjidhja për të eliminuar fillimisht këto e-maile të padëshirueshme është që të zbulohet nëse adresa e dërguesit është e saktë dhe së dyti të vihet një taksë për postën anonime. Kjo gjë do ta bëjë këtë metodë joekonomike dhe e-maili do të kthehet më në fund në një instrument përdorimi siç ka qenë një herë e një kohë letra. Prej vitesh gjen në postën elektronike më shumë se 20 e-maile të padëshiruara (me virus) në ditë, mes tyre spekulime financiare, “vjedhje” identiteti, ilaçe të falsifikuara dhe lajmërime të rreme të sigurisë. Në Bashkimin Evropian, dërgimi i e-maileve të padëshirueshme është i jashtëligjshëm, ose më mirë është i ndaluar nga një direktivë e komunitetit, edhe pse ajo nuk ka pasur asnjë ndikim. E vetmja gjë që mund ta ridimensionojë është ndalimi i klikimit të linkeve që mund të mbajnë e-maile të dyshimta. Ky problem do të zhduket atëherë kur të mësojmë që të mos u përgjigjemi këtyre e-maileve të padëshirueshme, të cilat ndonjëherë mund të jenë dhe joshëse nga titulli. Problemi kryesor janë “botnet”-et. Botnet, kundrejt userave apo sistemeve kompjuterike, janë software që merren me sulme. Një bot është një software i vogël, që reagon ndaj një virusi në mënyrë automatike, që përdoret për të atakuar një kompjuter. Në përgjithësi nuk bëhet fjalë për programe të rrezikshme, por për një botnet që lejon një të huaj të përdorë një laptop të dikujt tjetër, pa qenë personi në dijeni. Kush kontrollon botnet quhet në zhargonin e informaticienëve herder (pastor). Pothuajse të gjithë pc (personal computer) e infektuar përdorin një nga versionet e Windows-it, sistemi më i goditur nga herder, si dhe ato të cilat kanë më shumë probleme sigurie. Për fat të keq është sistemi operativ më i përhapur në botë. Botnet më i madh deri më sot është zbuluar nga policia holandeze në tetor të 2005-ës, Në të ishin përfshirë një milion e gjysmë kompjuterë. Kini kujdes, se edhe kompjuteri juaj mund të jetë pjesë e një botnet-i. Është shumë e vështirë që të mbrohesh nga ky sistem dhe gjëja kryesore që bëjnë botnet është shpërndarja e e-maileve me virus. Fillimisht shpërndanin sasi shumë të mëdha nga çdo kompjuter i infektuar, por me kalimin e kohës përdoruesit e vinin re se diçka nuk shkonte në kompjuterët e tyre. Më vonë, herder ndryshuan taktikë dhe tani shpërndajnë sasi të vogla e-mailesh me virus te një numër gjithmonë e më i madh kompjuterësh. Efektiviteti i këtij sistemi shihet qartë në mbushjen e kutive postare. Sistemi i fundit operativ i Microsoft, “Windows Vista”, u prit shumë mirë, pasi ishte më i ndjeshëm dhe më i sigurt në krahasim me sistemet paraardhëse.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi