Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Termeti ne Itali

Shko poshtë

Termeti ne Itali Empty Termeti ne Itali

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:38 am

Itali, zyrtaret: Nuk ka viktima mes shqiptareve


Ministria e Brendshme italiane dhe ajo e Mbrojtjes nuk njoftojne per viktima mes emigranteve shqiptare nga termeti qe goditi fqinjin pertej Adriatikut ne oret e para te mengjesit te sotem.


Ne zonen e Abruzzo-s jetojne rreth 40 mije emigrante shqiptare, nderkohe qe nuk ka asnje njoftim per nje familje me tre anetare, burre e grua dhe vajzen e tyre trevjecare.

Po ashtu eshte konfirmuar vdekja e 4 shtetasve maqedonas me origjine shqiptare.

Nderkohe deri tani konfirmohet per 100 te vdekur, ndersa numri i te lenduarve ka arritur ne 1500.

Germimet per te mbijetuar nuk kane ndalur per asnje minute, por ato nuk po kryhen me mjete mekanike.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:38 am

Itali, debat per cilesine e ndertimeve

Nje dite pas termetit ne Itali ka nisur debati per cilesine e ndertimeve dhe masat anti-sizmike.


Ne germadha nuk u kthyen vetem shtepite e vjetra te gurit, por edhe ndertime te reja.

Problemi nuk prek vetem Abruzzo-n por zona te tera ne Itali. Te dhenat flasim per rreth 80 mije ndertesa qe kane nevoje per rikonstruktim, gjysma e tyre shkolla publike.

Deklarimi i kryetarit te Komisionit te Rreziqeve, Franko Barberi se nje termeti i tille ne Kaliforni nuk do kishte shkaktuar asnje viktime ka risjelle debatin per masat anti-sizmike ne ndertimet e reja.

Specialistet po mendojne qe te monitorojne punimet per ndertimet e reja dhe te vezhgojne me kujdes nese aplikohen masat anti-sizmike.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:38 am

Lekundje te tjera termeti ne Aquila

Dy lekundje termeti jane regjistruar ne Aquila rreth mesdites.


Lekundja e pare eshte shoqeruar nga nje tjeter akoma me e forte qe ka tronditur ndertesat.

Lekundja me e forte u regjistrua rreth ores 11:30 minuta me magnitude 4.7 dhe u ndje edhe ne Rome.

Sizmiologet parashikojne lekundje te tjera me intensitet me te ulet ne zonen, ku ne oret e para te mengjesit te se henes komuna te tera u shkaterruan dhe shume njerez mbeten nen rrenoja.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:39 am

Termeti, 207 te vdekur

Bilanci i viktimave nga termeti vazhdon te rendohet.Jane konfirmuar deri tani 207 te vdekur nga lekundjet shkaterruese qe goditen Abruzzo-n ne oret e para te mengjesit te se henes.


17 prej viktimave jane ende te paidentifikuara, ndersa 15 persona rezultojne te zhdukur. Te dhenat e deritanishme flasin per 1 mije te plagosur, 100 prej te cileve ne gjendje te rende.

Nderkohe kryeministri Silvio Berlusconi deklaron se 17 mije persona jane te pastrehe, 10 mije prej te cileve ne Aquila dhe mbi 7 mije te tjere neper provinca.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:39 am

Termeti, arrin ne 179 numri i viktimave

Ka arritur ne 179 numri i viktimave te termetit, qe goditi Italine qendrore. 40 prej trupave nuk jane identifikuar ende. 34 persona rezultojne ende te zhdukur, ndersa 1500 jane te plagosur dhe mbi 17 mije te pastrehe.
Shifrat jane publikuar nga Mbrojtja Civile. Gjate nates eshte rikthyer frika, pasi jane regjistruar lekundje te tjera termeti, por pa shkaktuar deme. Ndersa nen rrenoja vazhdon puna per gjetjen e trupave, me kalimin e oreve eshte zbehur shpresa per gjetjen e personave te gjalle. Ne L’Aquila kerkimet kane vazhduar gjate gjithe nates.

Nje vajze 24-vjecare, studente nga Teramo, ka qene me fat, pasi ka arritur te nxirret e gjalle nga germadhat. Ne Shtepine e Studenteve kerkohet ende per pese persona, qe rezultojne te zhdukur. Edhe ne Onna, zonen me te prekur, kerkimet kane vazhduar. Dy trupa jane nxjerre nga zjarrfikesit oret e para te mengjesit. Ne Onna, krahine me 250 banore, numerohen 39 viktima.

Mijera njerez qe humben shtepite nga termeti e kane kaluar naten neper tendat e ngritura dhe neper automjete, ndersa nje pjese e vogel jane derguar ne hotele ne zonat bregdetare.

Sot pritet mberritja e tendave te tjera per personat qe nuk preferojne te largohen. Mbrojtja civile njoftoi se 5.100 persona jane angazhuar ne operacionet e kerkimit dhe te ndihmes se popullsise se prekur nga termeti, te cileve u jane bashkuar edhe 1.300 ushtare.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:39 am

Abruzzo, gjendet dy trupa te pajete ne rrenoja

Trupat e pajete te dy te rinjve jane gjetur nen rrenojat e Shtepise se Studenteve ne Abruzzo. Njera nga kufomat eshte nxjerre, ndersa tjetra eshte lokalizuar nga trupat e shpetimit.
Kerkimi per te zhdukurit po zhvillohet me kujdes, pasi ekziston shembja e pjeseve te mbetura te ndertesave te shkaterruara.

Vullnetare dhe pjesetare te trupave te mbrojtjes civile po kerkojne me duar per gjetjen e ndonje personi te mbijetuar. Pavaresisht lekundjeve te termetit, kerkimet nuk u nderprene per asnje cast ne zonen e goditur nga tragjedia.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:40 am

Maroni: Prioritet, shpetimi i personave te gjalle

“Ne Abruzzo ka vetem nje emergjene per momentin, nxjerrja e personave qe gjenden te gjalle nen rrenoja”. Keshtu ka deklaruar ministri i Brendshem italian Roberto Maroni.
"Ne te kaluaren ka pasur raste, qe nen germadha jane gjetur njerez te gjalle edhe pas 15 ditesh. Por per nxjerrjen e tyre nuk mund te perdoren mjetet e renda, si fadromat”, ka thene ministri. Sipas tij, duhet punuar me durim dhe shume kujdes. Pasi te kalojme kete faze emergjente, shtoi Maroni, do te mendojme per rikonstruksionin e ndertesave te shkaterruara.

Nderkaq, bilanci me i fundit flet per 17 mije persona qe kane humbur shtepite, per shkak te demtimit te banesave nga termeti. Ndersa llogariten ne 60 mije banoret qe e kane kaluar naten neper makina, apo tendat e ngritura nga Mbrojtja Civile.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi