Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Gerdeci" , gjykata mbyll dosjen Mediu ...

Shko poshtë

"Gerdeci" , gjykata mbyll dosjen Mediu ... Empty "Gerdeci" , gjykata mbyll dosjen Mediu ...

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:44 am

Gjykata e Lartë pushon padinë e dy banorëve të Gërdecit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. I mituri Roxhers Durda dhe Alketa Azizaj, e akuzuan Mediun për plagosje të rëndë nga pakujdesia. Kolegji penal u shpreh se nuk ekzistojnë prova që të vërtetojnë akuzën se Fatmir Mediu me veprimet apo mosveprimet e tij të ketë sjellë dëmtimin e paditësve, e për pasojë nuk ka vend për t'iu drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit. Në këtë mënyrë çështja pushohet. Vendimi i gjykatës ka ngjallur reagimin e ashpër të familjarëve të viktimave të Gërdecit. Zamira Durda, e ëma e 7-vjeçarit Erison Durda, që vdiq gjatë shpërthimit tragjik, tha se "ky është turpi i radhës i drejtësisë shqiptare". Familjarët e viktimave deklaruan se do t'i drejtohen sërish Gjykatës së Lartë me të tjera kërkesa, pasi janë dhe 300 të tjerë të plagosur nga shpërthimi, duke kërkuar me çdo kusht dënimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, të cilin e bëjnë përgjegjës për tragjedinë e rëndë të 15 marsit 2008.
Seanca
Avokatët e dy të plagosurve nga shpërthimi tragjik i 15 marsit 2009, paraqitën para Kolegjit penal një CD, brenda së cilës ishte e kopjuar e ashtuquajtura dosja "Gërdeci". Avokatët thanë se kjo dosje po shqyrtohet në gjykatën e Tiranës, por për shkak të problemeve teknike nuk u ishte vënë në dispozicion. Ndaj, duke qenë se dosja ndodhej në arkivin e gjykatës së Lartë, pasi është shqyrtuar më parë nga po kjo gjykatë, mund të tërhiqej prej andej për t'u shqyrtuar. Avokatët e Mediut, Ardian Visha e Petrit Serjani u shprehën se klienti i tyre akuzohet për motive politike. Sipas Vishës, Gjykata e Lartë është shprehur me vendim mbi provat e paraqitura nga pala paditëse. Madje, ai nuk hezitoi të sulmonte as prokurorinë, duke u shprehur se "ky është një brumë byreku i gatuar keq nga prokuroria, që u është servirur familjarëve për të bërë petulla". Kjo shprehje e avokatit Visha ka sjellë për pasojë reagimin e ashpër të Zamira Durdës, nënës së 7-vjeçarit Erison Durda që gjeti vdekjen në Gërdec. "Ju na dogjët e përvëluat, tani na provokoni dhe tallni. Ju mbroni të padrejtën. Brumin e byrekut nuk do ta bëjmë petulla, po bakllava", - bërtiste e acaruar Durda në ambientet e gjykatës. Është dashur ndërhyrja e familjarëve dhe e punonjësve të gjykatës për ta larguar gruan prej andej.
Vendimi
Pas më shumë se dy orë e gjysmë, kur kishte shqyrtuar të gjitha provat e paraqitura nga pala paditëse, Kolegji penal u shpreh se "nga përmbajtja e kërkesës për gjykim, akteve që i bashkëngjiten kërkesës dhe pretendimeve të mbrojtjes, Kolegji vlerëson se në veprimet e mosveprimet e pretenduara nga të dëmtuarit akuzues për shtetasin Fatmir Mediu, nuk ekzistojnë elemente të figurës së veprës penale të 'plagosjes së rëndë nga pakujdesia', parashikuar nga neni 91 i Kodit Penal. Në këto rrethana, Kolegji penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se nuk ndodhemi para rastit që duhet t'i kërkohet autorizimi për procedim penal Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për këtë vepër penale". "Në bazë të nenit 291 të Kodit të Procedurës Penale, Kolegji Penal vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Fatmir Mediu për veprën penale të 'plagosjes së rëndë nga pakujdesia", - sqaron në një njoftim për shtyp Ida Vodica, shefe e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në Gjykatën e Lartë. Më parë, Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen penale ndaj Mediut, për shkak se ky i fundit fitoi imunitet parlamentar në zgjedhjet e 28 qershorit 2009.



P.S... Faji ngelet gjithmone jetim.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi