Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Fizika ....!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fizika ....!

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 6:35 pm

Fizika është shkenca e cila studion ligjet themelore të gjithësisë duke iu referuar lëndës dhe energjisë - si dhe bashkëveprimit midis tyre - prej të cilave gjithësia përbëhet. Fizikë është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore.

Fizika (greq. φυσική, fisiki = natyrë, amtyrë) është degë e shkencës e cila merret me zbulimin dhe veçorizimin e ligjeve gjithësinore që sundojnë lëndën, energjinë, hapësirën, dhe kohën, si edhe sjelljen dhe ndërveprimet mes tyre. Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika përshkruhet edhe si "shkence themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme veçoritë e të cilëve mvaren nga ligjet e fizikës.
Fizika është e lidhur ngushtë me të gjitha shkencat e tjera natyrore, veçanërisht me kiminë, e cila nga ana e saj me kalimin e kohës ka marrë shumë koncepte nga fizika, mbi të gjitha në fushat e termodinamikës, elektromagnetizmit, dhe mekanikës kuantike.
Fizika ndahet në dy disiplina: në fizikë teoretikore dhe fizikë eksperimentale. Fizika teoretikore merret kryesisht me përshkrimet formuluese, ndërsa fizika eksperimentale me rikrijimin dhe matjen e dukurive natyrore të njohura.

Besoj se të gjithë e dini se fizicienti me i njohur boterore është Albert Einstein,i lindur me 14 mars 1879 ne Ulm të Baden-Württemberg të Gjermanise, kurse ka vdekur me 18 april 1955 ne Princeton-New Jersey.Eshe marrur me fiziken teorike dhe teoria me njohur e tij është, teoria e relativitetit.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 2728
PIKE: 4556
Popullariteti Popullariteti: 82
Data e regjistrimit: 26/06/2010
Mosha: 21

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fizika ....!

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 6:36 pm

Fizika perbehet prej ketyre degėve:

Mekanika | Termodinamika| Elektromagnetizmi| Optika | Akustika |
| Fizika e trupave tė ngurtė | Relativiteti | Fizika bėrthamore | Fizika kuantike | Astrofizika


Mekanika:
Mekanika merret me studimin e zhvendosjes se lendes ne hapesire dhe kohë (kinematika, dinamika). Nganjehere si pjese e pavarur e mekanikes, merret dhe statika e cila studion kushtet, pėr të cilat lenda ėshtė ne prehje.

Termodinamika:
Termodinamika (prej gj.greke thermos qė do tė thotė nxehtėsi dhe dynamis qė do tė thotė energji/fuqi) ėshtė degė e fizikės qė studion ndikimin e ndėrrimit tė temperaturės, shtypjes dhe vėllimit nė sistemet fizike tė madhėsisė makroskopike pėrmes analizimit tė lėvizjeve kolektive tė grimcave tė tyre, duke pėrdorur statistikėn. Pėrafėsisht, nxehtėsi do tė thotė “energji nė tranzit (lėvizje)” dhe dinamika ka tė bėj me “lėvizje/transferim”; kėshtu qė nė thelb termodinamika studion lėvizjen e energjisė dhe se si energjia shndėrrohet.

Termodinamika klasike
Termodinamika klasike ėshtė variacion i termodinamikės, i viteve tė hershme tė 1880, qė u morr me gjendjet termodinamike, dhe vetitė si energjia, puna dhe nxehtėsia dhe me ligjet e termodinamikės, por tė gjithave u mungonte interpretimi atomik. Nė formė paraprake, termodinamika klasike buron prej fizikanit Robert Boyle, i cili mė 1662 theksoi se shtypja/presioni p pėr njė sasi tė dhėnė gazi ndryshon anasjelltas me vėllimin V nė temperaturė konstante; forma e ekuacionit pV = k, konstante. Prej kėtu, njė ngjasim i termo – shkencave filloi tė zhvillohet me konstruksionin e makinės sė parė me avull/atmosferik nė Angli nga Thomas Savery nė 1697 dhe Thomas Newcomen nė 1712. Ligji i parė dhe i dytė dolėn nė tė njejtėn kohė mė 1850, sė pari nga punimet e William Rankine, Rudolf Clausius dhe William Thomson (Lord Kelvin). Nė fund – Lordi Kelvin e sajoi termin termodinamikė mė 1849 nė botimin e “An account of Carnot’s theory of the motive power of heat”. Libri i parė i mėsimit tė termodinamikės u shkrua mė 1859 nga William Rankine, njė qytetar dhe profesor i inxhinerisė mekanike nė Universitetin e Glasgow – it.

Termodinamika statistike
Me zhvillimin e teorisė molekularo – atomike nė vitet e vona tė 1880 dhe viteve tė hershme tė 1900, termodinamikės iu dha njė interpretim molekular. Kjo fushė u quajt termodinamikė statistike, e cila mund tė mendohet si njė urė lidhėse nė mes parametrave makro dhe mikroskopikė tė sistemit. Esencialisht, statistika termodinamike ėshtė njė afrim i termodinamikės me statistikėn mekanike, e cila pėrqendrohet derivimin/rrjedhojėn e rezultateve makroskopike prej fillesave tė para. Mund t’i kundėrvihet parardhėsit historik termodinamikės fenomenale, e cila jep pėrshkrime shkencore tė fenomeneve duke iu shmangur detaleve mikroskopike. Qasja statistike ėshtė tė pėrfitojė tė gjitha parametrat makroskopikė (temperatura, vėllimi, shtypja, entropia etj.) prej parametrave tė grimcave pėrbėrėse nė lėvizje dhe bashkėveprimit tė tyre (duke pėrfshirė edhe fenomenin/dukurinė e kuanteve). Ėshtė demonstruar mjaft e suksesshme, prandaj pėrdoret shpesh.

Termodinamika kimike
Termodinamika kimike studion raportin e nxehtėsisė me reaksionet kimike ose me ndryshimet fizike tė gjendjes pa kufizimin e ligjeve tė termodinamikės. Gjatė viteve 1873 – 76 matematikani – fizikani amerikan Wiilard Gibbs botoi tre teori/letra mė e famshmja ishte On the Equilibrum of Heterogeneous Substances, nė tė cilėn ai tregoi se si proceset termodinamike mund tė analizohen grafikisht, duke studiuar energjinė, entropinė, vėllimin, temperaturėn dhe shtypjen e sistemit termodinamik, nė atė mėnyrė qė tė kuptohet se a do tė ndodhte procesi spontanisht. Gjatė viteve tė hershme tė shek.XX, kimistė si Gilbert Lewis, Merle Randall dhe E. A. Guggenheim filluan tė aplikojnė metodat matematike tė Gibbs – it pėr tė analizuar proceset kimike.

Elektromagnetizmi:
Elektromagnetizmi ėshtė degė e fizikės qė studion valėt elektromagnetike, dukuritė e fushave elektromagnetike, fuqitė e grimcave dhe trupave tė ngarkuar elektrikisht.
Fusha magnetike krijohet nga lėvizja e ngarkesave elektrike nė njė magnet. Njė fushė magnetike e ndryshueshme krijon rrymė elektrike. Po ashtu, njė fushė e ndryshueshme elektrike krijon njė fushė magnetike. Pėr shkak tė kėsaj ndėrvarjeje tė fushės magnetike dhe elektrike, ėshtė e kuptueshme njohja e tyre si njė qenie e njėjtė qė quhet fushė elektromagnetike.
Fusha magnetike ushtron forcėn e saj nė tė gjitha sendet qė kanė njė ngarkesė elektrike, dhe ndikon tė gjithė hapėsirėn

Optika:
Optika (greq. optikos = "e shikuara, opsis = "shikim"; optika = "mėsimi mbi tė shikuarėn") ėshtė degė e fizikės qė merret me sjelljen dhe vetitė e dritės, pėrhapjen dhe ndėrveprimin e saj me lėndėn.
Drita ėshtė rrezatim valor elektromagnetik. Rrezatimi elektromagnetik ėshtė i gjithepranishem ne gjithesi. Nuk ka kend apo skute ne gjithesi qe mund të fshihet nga ky rrezatim. Drita e dukshme pėr syrin e njeriut gjendet nė njė diapazon të ngushte të diapazonit shumė të gjere të rrezatimit elektromagnetik i cili shtrihet nga rrezet gama, rrezet x, ultraviolete, drita e dukshme, infra të kuqe, makro valore gjere ke radio valore. Pjeset e drites se dukeshme i quajm fotone, por edhe pjeset tjera të spektrit të pėrmendur elektromagnetik i quajmė fotone.
Trajtimi i dritės ka karakter dual; trajtohet si pėrhapje valore kur shfaqen dukurite e interferencės , pėrthyerjes dhe polarizimit dhe si grimca apo fotonekur sqarohet efekti fotoelektronik apo i shpėrhapjes se saje (të pėrshkruar si efekt i Komptonit).


Relativiteti:
Pėr ta pėrcjellė manifestimin e njė ngjarjeje apo dukurie siē ėshtė psh. lėvizja e njė trupi,duhet tė ekzistonė sistem referent (SR) i koordibatave. Tė mendojmė dy SR prej tė cilėve njėri ėshtė nė lėvizje e tjetri ėshtė nė qetėsi. Kėto dy sisteme vėshtrojne tė njėtėn dukuri.
Nė bazė tė relativitetit ato pėrjetojnė tė njejtėn dukuri nė forma tė ndryshme. Nga logjika e shėndoshė e dimė qė ajo qė ėshtė e bukur pėr mua, pėr juve munde tė jetė e shėmtuar, pra gjė relative.

Relativiteti Special
Kur sistemet referente nė fjalė (SR) lėvizin me shpejtėsi konstante apo zero pra nuk lėvizin nė mėnyrė tė nxituar themi qė levizin nė mėnyrė inerciale. Nė bazė tė teorisė speciale tė relativitetit tė gjitha ligjet fizike janė tė njėta nė sisteme inerciale, ky ėshtė postulati i parė i kėsojė teorie. Postullati i dytė thotė qė shpejtėsia e lėvizjes sė dritės nė vakum ėshtė konstante (C= 300 000 km/s)nė tė tėgjitha SR.

Teoria e pėrgjitheshme e relativitetit
Isak Njuton zbuloi qė forca e gravitacionit qeverisė lėvizjen apo bashkėtėrheqjen e trupave. Toka e tėrheq mollėn qė gjendet nė njė degė, nga se fusha gravitacionale e tokės vepron me forcė nė mollen. Arsyeja pse molla lėvizė me nzitim g kah toka ( toka nuk levizė me nxitim tė dukshėm kah molla) bazohet nė faktin qė molla ka masė tė vogel. Sa mė e madhe tė jetė masa qa mė i madhė ėshtė edhe intenziteti i fushės gravitacionale.

Albert Einstein nė kuadėr tė torsė sė pėrgjitheshme tė realitetit thot qė hapsira pėr rreth objektit me masė tė madhe siē ėshtė toka apo yjet e tė tjerė, duhet tė mendohet si sistem (x,y, z, t) nė formė tė njė rrjete. Kur njė trup siē ėshtė molla gjendet nė kėtė rrjetė ajo shkon kah trupi nė masė tė madhe nė bazė tė faktit qė hapsira apo rrjeta e pėrmendur pėr rreth ėshtė e lakuar apo lugore. Kjo formė lugore apo konkave e hapsirės pėr rreth trupave me masė shum tė madhe sipas teorisė sė pėrgjitheshme tė relativitetit bėn lėvizjen rapide tė trupave qė kan fatin tė jen nė horizontin e trupit me masė mė të madhe. Ekzistenca e vrimave tė zeza ėshtė e bazuar me kėtė sqarim.
Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Relativiteti"


Fizika bėrthamore:
Fizika bėrthamore apo Fizika nuklerare ėshtė pjesa e fizikės e cila merret me fizikėn e madhėsive tė imta atomike.
Pak histori
Bekeri nė vitin 1896 duke punuar me kriprat e uranit zbuloi qė emetojnė grimcaapo rrezatim, i cili vepron nė pllakėn fotografike.
Maria dhe Pjer Kiri duke bėrė eksperimente treguan se me radioaktivitet nuk karakterizohet vetėm urani, por veti radioktive kanė edhe toriumi dhe komponimet e tij. Radioaktiviteti natyror vėrehet tek elementet e rėnda qė kanė bėrtham jo stabile, por kjo dukuri ėshtė vėrejtur edhe tek elementet e lehta.
Radioaktiviteti ėshtė proces spontan i zbėrthimit ose dezintegrimit tė bėrthamave atomike. Si pasojė e zbėrthimit tė tillė elementi kalon nė njė element tjetėr me atė rast emiton grimva alfa, beta ose gama.


Fizika kuantike:
Fizika klasike ishte e mjaftueshem të sqaron fenomente fizike ne kohen kur ishte një shkalle e ulete e zhvillimit shkencore teknik apo teknologjik. Me avansimet e paraqitura ne shpejtesine e levizjes se grimcave materjale dhe me depertimin e njohjes ne veti të imta atomike, molekulare dhe berthamore shum rezultate eksperimentale fizika klasike nuk ishte e mundur të pershkruheshin apo të sqarohej manifestimi i tyre.
Perderisa teoria e relativitetit trajton trupt apo fenomenet ne aspektin e tyre makroskopik, por qe levizin me shpejtesi shum të medha (afer shpejtesise se drites) mekanika kuantike trajton vetite me intime të materjes ne madhesi mikroskopike apo nanometrike.
Kuptimin kuantik pėr here të pare e ka futur Max Planck, gjate trajtimit të ashtuquajturit rrezatim të trupit të zi, apo gjate trajtimit të emitimit apo thithjes se rrezatimit apo radiacionit nga materja.
Sipas teorise kuantike materja nuk e thithe apo emiton energjine rrezatuese ne menyre të panderprese (kontinuaele) por ne menyre të nderprere ne forme të "një numri të kafshatave" apo kuanteve energjetike. Ne një trajtim kuantik ne fjalë, ėshtė e bazuar struktura fotonike e drites,fononet ne trupat e ngurte, spektroskopia atomike, molekualre dhe berthamore.

Astrofizika
Astrifizika ėshtė degė e astronomisė e cila merret me natyrėn dhe ndėrtimtarinė e gjithėsisė, duke pėrfshirė vetitė fizike (ndriēimin, dendėsinė, temperaturėn, dhe pėrbėrjen kimike) tė trupave qiellore si yjet, galaksitė, dhe mjedisit ndėryjor, si edhe ndėrveprimeve tė tyre.
Ngaqė astrofizika ėshtė njė fushė shumė e gjerė, astrofizikanėt pėrdorin shumė degė tė fizikės, duke pėrfshirė mekanikėn, mekanikėn kuantike, elektromagnetizmin, termodinamikėn, relativitetin, fizikėn bėrthamore dhe grimcore dhe fizikėn atomike dhe molekulare.
Astrofizika dhe astronomia
Astronomia dhe Astrifizika munden tė pėrkufizohen si shkenca qė studjojnė gjithėsinė. Ato studjojnė vendosjet e trupave qiellore, lėvizjet e tyre, strukturėn kimiko-fizike, zhvillimin e tyre duke pėrfshirė kėtu tė kaluarėn dhe tė ardhmen e gjithėsisė.
Shtrirja dhe pėrmbajtja e koncepteve astronomi dhe astrofizikė janė mjaft tė pėrputhėshme dhe nuk ėshtė e lehtė tė bėhet dallimi i tyre. Dallimi praktik ėshtė i bazuar nė faktin qė pėrderisa astronomia si shkencė ka karakter mė tepėr pėrshkrues dhe vėzhgues, astrofizika studjon edhe proceset fizike tė trupave.
Njė dallim tjetėr ėshtė i bazuar nė vjetėrsinė e kėtyre dy shkencave. Pėrderisa astronomia trajtohet si njė nga shkencat mė tė vjetra, astrofizika ėshtė shkencė mjaft e re, meqė bazohet nė trajtimin e proceseve spektroskopike, bėthamore, relativistike dhe kuantike

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 2728
PIKE: 4556
Popullariteti Popullariteti: 82
Data e regjistrimit: 26/06/2010
Mosha: 21

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fizika ....!

Mesazh nga lenti prej Tue Jul 27, 2010 1:26 am

nuk mirna me fizik

lenti
Master
Master

Numri i postimeve: 527
PIKE: 582
Popullariteti Popullariteti: 4
Data e regjistrimit: 18/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi