Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elbasani- Qyetet i Shqiperise

Shko poshtë

Elbasani- Qyetet i Shqiperise Empty Elbasani- Qyetet i Shqiperise

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jun 26, 2010 2:57 pm

Elbasani- Qyetet i Shqiperise
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elbasani- Qyetet i Shqiperise Empty Re: Elbasani- Qyetet i Shqiperise

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 10:05 am

ELBASANI,-- QYTET I SHQIPERISE Me të 100 mijë banorët e tij, Elbasani është qyteti i tretë i Shqipërisë sot, mbas Tiranës, kryeqytetit, dhe Durrësit, portit kyesor të vendit. Nga Tirana e ndajnë 54 km; nga Durrësi 82. Ai gjendet pikërisht në mes të vendit, kyc i madh rrugës perëndim-lindje dhe veri-jug, mbi bregun e djathtë të lumit të Shkumbinit, i cili nga lindja në detin Adriatik, e ndan Shqipërinë në dy zona të mëdha, Gegëria në veri, Toskëri a ne JugMe emrin Skampa (Skampa, Hiscampis), qendra e banuar njihet qe nga shekulli II i erës së re, kur Iliria, prej disa shekujsh, bënte pjesë në perondorinë Romake. Shqipëria e sotme është pjesë e jugut të Ilirisë. Shqiptarët janë pasardhës të ilirive dhe flasin një gjuhë, e cila rrjedh nga ilirishtja, që sot nuk flitet.

Rruga e famshme romake,Via Egnatia, nga Durrësi (Dyrrachium) në Bizant, lidhte Romën me Konstandinopolin, duke kaluar nëpër Ohër e Selanik. Skama ishte stscioni i parë i rëndësishëm i saj pas Durrësit, me një kështjellë, e cila, ne shekullin IV, kishte 28 turra dhe 3 hyrje, pra ishte shumë e madhe. Më 509 Skamën e njohim qendër peshkopate. Në shekullin VII atë e rrënuan shumë keq vërshimet e barbarëve dhe, me kohë, emri antik i humbi. Në shekullin XV, qyteti quhej Valmi, sipas emrit të një popullate rreth tij.

Duke mos arritur ta pushtonte Shqipërinë, sulltan Mehmeti II, më 1466, e rindërtoi qytetin mbi muret e vjetra të tij, dhe e bëri një bazë ku mund të grumbullonte 100 mijë e më shumë ushtarë. Qytetin e quajtën turqisht Elbasan, që do të thotë ''Kala dominuese''. Por Shqipërija nuk u pushtua e gjitha vecse më 1479, 11 vjet mbas vdekjes së udhëheqësit të madh të rezistencës së saj kundër osmanëve, Skënderbeu. Ai gjatë 25 vjetëve, theu më shumë se 30 armata turke. Krah i djathtë i tij ishte Gjergj Araniti, princ nga viset e Elbasanit, i nje familjeje feudale të lidhur me derën e perandorëvëve komnenë të Bizantit dhe që i dha Bizantit, në shekullin XI, dy kryegjeneralë. Araniti ka meritën se korri fitoret e para kundër vërshimit turk në vitet 30 të shekullit XV. Ai i dha Skënderbeut të bijën për grua. I nipi i tij, Mojsi Golemi, i cili lindi në Valm, ishte si kryegjenerali i ushtrisë së Skënderbeut.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elbasani- Qyetet i Shqiperise Empty Re: Elbasani- Qyetet i Shqiperise

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 10:05 am

Elbasani i rindërtuar u popullua shpejt nga Shqiptarët e krahinave pranë. Në shekullin XVI, ai ishte qendër sanxhaku (ndarje e madhe administrative osmane). Ai kishte rreth 2 mijë shtëpi dhe u bë një nga qendrat e njohura të Shqipërisë për tregtinë dhe kulturën e tij. Elbasni tregtonte me viset e ndryshme të Ballkanit, me Italinë dhe Evropën Qendrore. Tregtarët e tij i gjejmë në Venedik, Triestë, Budapest, Vienë e gjer thellë në Poloni. Doemos edhe në Shkup, Selanik, Bukuresht e Stamboll. Në shekullin XVIII, qyteti kishte një artizanat të zhvilluar, sidomos për argjendarinë. Ai eksportonte prodhime blegtorale dhe bujqësore, vaj dhe lekura kafshësh.

Në shekullin XIX-XX, Elbasani luajti një rol të dukshëm në lëvizjen e Rilindjes shqiptare, për clirimin nga sundimi i gjatë osman. Turqit ia rrënuan atëhetë kështjellën dhe prej saj, sot mbetet vetëm balli jugor me portën e tij, i dëmtuar. Kjo keshtjellë katrore kishte një perimetër prej 1.200 m. Shteti i lirë shqiptar u arrit të shpallej më 1912. Aqif pashë Bicaku, elbasanas, ishte një nga patriotët më të shquar të kohës, që veproi për krijimin dhe konsolidimin e tij (vdiq më 1926). Ai shtet u krijua tepër i cunguar nga Fuqitë e Mëdha: gjysma e popullatës shqiptare iu aneksua me të përdhunë shteteve fqinjë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.

Më 1938, Elbasani kishte më pak se 13 mijë banorë dhe ishte gati po ai qytet i vjetër i tipit oriental dhe po ai treg I vjetër, ku sapo krijohet një industri e vogël e vajit dhe e duhanit (cigares). Xhamitë dhe teqet (tempuj myslimanë) ishin me dhjetra. Xhamia Mbret, e fundit të shekullit XV, ruhet ende brenda kalasë. Xhamia Nazireshtës (emër gruaje), e shekullit XVII, ruhet e prishur buzë lumit të Shkumbinit. Teqja e madhe e Bektashinjve është i shekujve XVIII-XIX. Bektashinjtë janë një sekt mysliman me prirje pantesite dhe liberale. Kisha e Shën Mërisë, në kala, u rindërtua në fillimë të shekullit XIX dhe ka ikona me interes. Manastiri i Shën Gjon Vladimirit, 4 km nga Elbasani, në perëndim, i shkatërruar gjatë Luftës II botërore, po rimerr jetë. Ai u themelua më 1382 nga princi shqiptar Karl Topia , që u varros aty dhe që kishte nën sundim pjesën më të madhe të Shqipërisë së sotme. 12 km në jug të qytetit, është një stacion termal i dëgjuar, Llixha, që njihet që nga periudha e Romës. Në kodrinat perëndimore të qytetit, janë zbuluar rrënojat e një kishe paleokristiane e shekullit V, me mozaik. Pranë Shën Gjonit është zbuluar një banjë antike romake.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elbasani- Qyetet i Shqiperise Empty Re: Elbasani- Qyetet i Shqiperise

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 10:06 am

Elbasani luajti një rol të dukshëm në Luftën Antifashiste të viteve 1941-1944 (Shqipëria u clirua më 28-29 nëntor 1944, me forcat e saj ushtarake). Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Clirimtare (partizane) e kishte qendrën në viset malore të lindjes së qytetit. Në krahinën e Shpatit, nën Elbasan, u krijua, në ditët e kapitullimit të Italisë fashiste, Brigada XVIII (ushtria clirimtare kishte 30 brigada, që formonin divizione dhe armata, me rreth 70 mijë vetë). Elbasani u clirua më 11 nëntor 1944, në luftë me nazistët gjermanë, që kishin zëvendësuar fashistët italianë në shtator 1943.

Në gjysmën e dytë të shekullit tonë, Elbasani u bë një nga qendrat më të rëndësishme të industrializimit të Shqipërisë. Ai jepte rreth 1/10 e industrisë së vendit, prodhimi i së cilës e kalonte prodhimin bujqësor e blegtoral. U krijuan, që nga vitet 60 në Elbasan uzina dhe kombinate për punimin e drurit, prodhimin e cimentos e të lëndëve të ndërtimit, për parafbrikate, u shtua shumë industria e lehtë, posacërisht ajo ushqimore, u ngrit një kombinat i shkrirjes së hekur-nikelit e i prodhimit të celikut me lëndën e vendit. Më 1990, qyteti kishte mbi 20 mijë puntorë të industrisë. Në fushën e Elbasanit, rreth 20 km nga qyteti, u krijua një qytet i ri, me afër 15 mijë banorë, rreth një uzine të përpunimit të naftës. Në ato vite, Elbasani nisi të përshkonte hekurudha nga Durrësi mbi detin Adriatik, në Pogradec mbi liqenin e Ohrit. Elbasani që lidhej me qytetet e tjera të vendit me rrugë automobilistike, u lidh me hekurudhë me Vlorën, portin e dytë të vendit, në jug, me Tiranën, me Shkodrën, qyteti i madhë i veriut shqiptar. Që këtu, hekurudha lidhet me sistemi hekurudhor evropian, përmes Malit të Zi. Më përpara, Shqipëria nuk ka pasur hekurudha.
Elbasani është një nga qendrat kryesore kulturore të shqipërisë. Në shekullin XVI, aty ka jetuar piktori i madh kishtar shqiptar, Onufri, i cili më 1554 pikturonte në kishat e krahinës së Shpatit. Ai punoi,si ikonograf dhe afreskist, sidomos në Berat, qyteti i jugut të vendit, por edhe gjer në Shkup të Maqedonisë dhe Kostur të Greqisë. I biri, Nikolla, edhe ai piktor i kishës ortodokse, punoi gjer në Bullgari, te shqiptarët e atjeshëm pranë Tërnovos.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elbasani- Qyetet i Shqiperise Empty Re: Elbasani- Qyetet i Shqiperise

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 10:06 am

I pari autor elbasanas, prej të cilit na ka arritur dicka e shkruar shqip, një Anonim, i cili ka nisur të indetifikohet me një Theodhor Bogomili, jetoi në fillimet e shekullit XVII. Ai përktheu shqip disa pjesë të ungjijve për nevojat e meshës, duke lënë edhe një predikim të lirë fetar. Shqipen e shkroi me një alfabet origjinal, sic e shkruanë edhe të tjerë pas tij me alfabete të tilla, sepse kishin mendimin që shqipja, gjuhë e ndryshme nga gjuhët e tjera të Evropës (ajo përbën më vete një degë të gjuhëve indoevropiane), duhej shkruar me një alfabet të vetin. Sot e që nga shekulli XIV të paktën, ajo shkruhet me alfabetin latin.

Me një alfabet që e krijoj ai vetë, e shkroi shipen në Elbasan edhe Theodhor Haxhifilipi ose Todhri, duke përkëthyer Testamentin e Vjetër dhe Testamentin e ri, si dhe disa shërbesa të kishës ortodokse. Alfabeti i tij u përdor prej tregtarëve të kohës elbasanas për të mbajtur librat e tyre të llogarive, si dhe nga klerikë e persona të ndyshëm, që edhe korresponduan me të. Kisha thyhej pjesërisht shqip në Elbasan gjatë atij shekulli, po dhe më parë, me gjithë luftën që i bëhej nga partiarkana e Stambollit dhe pushtuesi osman. Osmanët i persekutonin egërsisht ata që shruanin shqip dhe përhapnin shkrimin e gjuhës së tyre. Todhrin u vrau kisha greke.
Në shekullin XIX, elbasanasi Konsrandin Kristoforidhi (1826-1895), u bë një nga lëruesit më të ndritur të shkrimit të shqipes, duke përkthyer, i katri shqiptar gjatë 200 vjetëve, Testamentin e ri dhe pjesë nga Testamenti i Vjetër, për Shoqërinë londineze të Biblës (Bible Society of London), që e kish botuar së pari më 1827, dhe vecanërisht me fjalorin e madh të shqipes që la (fjalori i parë i shqipës është botuar më 1635).

Më 1909, elbasanasit arritën të themelonin në qytetin e tyre shkollë normale, e para shkollë e mesme shqipe, e cila krijoj dhe krijon edhe sot disa mijëra mësues për shkollat në gjuhën amtare. Ndër mësuesit e parë të saj ishin elbasanasit Aleksandër Xhuvani dhe Simon Shuteriqi. Drejtor ishte patrioti dhe demokrati i shquar shqiptar nga Shkodra, Luigj Gurakuqi. Emrin e Xhuvanit, filolog me shumë merita, (1880-1961), mban Univerziteti i Elbasanit. Shqipëria ka 10 universitete dhe shkolla të atij rangu, të shembulluara që nga viti 1946, ndërsa më parë nuk kishte. Ndër të diturit më të shquar elbasanas, përmendim Kostaq Cipon (1895-1955) e Mahir Domin (1915), filofog historianin Aleks Buda (1911-1993), kryetar i parë i Akademsë së Shkencave të Shqipërisë (themeluar më 1972), arkeologun Hasan Ceka (1902), folkloristin Qemal Haxhihasani (1918-1990), botanistin Kolë Paparisto (1914-1980).

Më 1990, rrethi i Elbasanit, me afër 220 mijë banorë, kishte mbi 50 shkolla të mesme.Qyteti kishte disa muze të Arkeologjisë dhe Historisë, të Luftës Antifashiste, të Entografisë, të shkollës shqipe, të Kristoforidhit, të Qemal Stafës (hero i Luftës antifashiste (1922-1942)), etj. Aty kishte një teatër të dramës e një tjetër të varjeretesë (estradë), si dhe një orkestër sinfonike
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elbasani- Qyetet i Shqiperise Empty Re: Elbasani- Qyetet i Shqiperise

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi