Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatura e zhvillimit të Shqipërisë moderne të shekullit XXI

Shko poshtë

Fatura e zhvillimit të Shqipërisë moderne të shekullit XXI   Empty Fatura e zhvillimit të Shqipërisë moderne të shekullit XXI

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 10:01 am

Nga Kastriot Myftaraj

Nëse ka një mësim që del nga kriza greke, ky është se për vende të vogla dhe të varfra, zhvillimi është një faturë, një kosto të cilën e paguajnë vendet e mëdha dhe të pasura dashmirëse. Bashkimi Europian dhe SHBA-të kanë paguar një faturë të madhe për zhvillimin e Greqisë që në kohën e Luftës së Ftohtë, dhe megjithatë tash janë të detyruara që të paguajnë 40 miliard euro, për shkak se vendi është duke pësuar kolaps nga borxhet, dhe sipas të gjitha gjasave Greqisë nuk do t’ i mjaftojë kjo shumë. Nëse llogaritet me kursin e sotëm shuma e përgjithshme e ndihmave që Greqia ka marrë nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian, në periudhën që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, deri në fillim të vitit 2010, kur qeveria greke shpalli praktikisht falimentimin e vendit, del se kjo shumë shkon në mbi 200 miliard euro. E gjithë kjo ka qenë ndihmë ekonomike falas për Greqinë, pa asnjë detyrim kthimi. E megjithatë qeveritë greke kanë marrë edhe mbi 300 miliard euro borxhe, çka do të thotë se fatura e zhvillimit të Greqisë, deri në nivelin ku është sot, ka qenë mbi gjysmë trilioni euro! Një shumë kolosale po të mendosh se Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore kishte rreth 7 milion banorë, ndërsa sot ka rreth 11 milion banorë. Këtë faturë shteti grek ia paraqiti Bashkimit Europian, FMN, domethënë SHBA-ve dhe partnerëve të pasur joeuropianë të tyre, dhe duket se ata do të paguajnë edhe borxhet e Greqisë, veç ndihmës që i kanë dhënë deri më sot.
E gjithë politika e deritashme greke, gjatë gjashtë dekadave, me të majtë dhe të djathtë, me politikanë dhe shtetarë, rezultojnë të jenë një fiksion, një cirk politik i cili ka krijuar një faturë gjigande për BE dhe SHBA-të, një herë e gjysëm më të madhe se kostoja që BE dhe SHBA-të kishin paguar për zhvillimin e Greqisë. Kur Greqia arriti deri këtu, 30 vite pas anëtarësimit në BE dhe 58 vite pas anëtarësimit në NATO, megjithë ndihmat kolosale ekonomike që ka marrë, atëherë ku po shkon Shqipëria e varfër, e cila ka vetëm një vit që ka hyrë në NATO, nuk ka hyrë ende në BE, dhe ka marrë e pritet të marrë vetëm ndihma ekonomike minimale? Sa është fatura e kapërcimit të problemeve të tranzicionit dhe e zhvillimit të Shqipërisë? A nuk duhet që politika shqiptare, e majta dhe e djathta, të përcaktojnë versionin e tyre të kësaj fature, të ndarë në afatshkurtër dhe afatgjatë, pastaj mbi bazën e saj të negociojnë me partnerët ndërkombëtarë, BE, SHBA-të, FMN, Bankën Botërore, ashtu që Shqipëria të mund të kapërcejë problemet e tranzicionit dhe të hyjë seriozisht në kursin e zhvillimit të saj, ku ka hyrë më herët fqinji i saj Greqia?
Kjo është pyetja e cila duhej të ishte në qendër të debatit publik në Shqipëri, atij të politikës dhe të medias. Partitë e mëdha në Shqipëri, kanë krijuar një stereotip politik që, kur janë në opozitë numërojnë shumë qartë dhe saktë të gjitha problemet e mëdha të vendit të cilat kanë një kosto financiare, duke e fajësuar partinë rivale që është në pushtet se nuk ka gjetur zgjidhjen për këto probleme. Në të vërtetë, cilado parti që të jetë në pushtet, qoftë për një mandat katërvjeçar, apo edhe për dy mandate, pra tetë vjet, ka mjete të kufizuara financiare për të trajtuar malin e problemeve me të cilat ballafaqohet. Pjesa më e madhe e shumës së buxhetit vjetor shtetëror përbëhet nga shpenzime fikse, dhe ajo që mbetet nuk mjafton për të zgjidhur asnjë grimë nga problemet që partia në pushtet ka numëruar kur ka qenë në opozitë.
Çdo program politik serioz për eliminimin e problemeve të tranzicionit dhe zhvillimin e Shqipërisë nuk mund të jetë serioz nëse nuk ka si pjesë të tij një preventivi për koston financiare të zbatimit të tij, pra edhe të faturës për kapërcimin e problemeve dhe zhvillimin e Shqipërisë. Nëse ky preventiv do të hartohej duke konsideruar precedentin grek, atëherë ai do të shkonte në 170 miliard euro! Sigurisht që as që bëhet fjalë për një gjë të tillë, por kjo shifër megjithatë duhet mbajtur si pikë referimi që shifra jonë të mos ngjajë shumë e madhe.
Një sprovë për të bërë preventivin në fjalë do të ishte ajo ku një problem madhor do të merrte një milliard euro:
-1 miliard euro për shpërblimin e ish-pronarëve
-1 miliard euro për shpërblimin e ish-të përndjekurve politikë
-1 miliard euro për urbanizimin e zonave informale
-1 miliard euro për modernizimin e rrjetit elektrik.
-1 miliard euro për mjedisin (sistemimin e lumenjve për të evituar përmbytjet, pyllëzimin për të ndaluar erozionin, pastrimin e ndotjeve)
-1 miliard euro për rrjetin rrugor nacional dhe rural
-1 miliard euro për subvencionimin e fermerëve
-1 miliard euro për kanalizimet e ujrave të bardha dhe të zeza
-1 miliard euro për shëndetësinë
-1 miliard euro për arsimin
Shuma e përgjithshme shkon në 10 miliard euro. Siç shihet është më pak se 6% e shumës që do t’ i takonte Shqipërisë në përpjestim me atë që ka marrë Greqia. Kjo është vetëm 25 % e shumës që Greqia do të marrë brenda muajit të ardhshëm për të paguar këstet e borxhit të saj. Sigurisht që shuma prej 10 miliard euro nuk do t’ i jepej Shqipërisë me një dorë, por mund t’ i jepej për tetë vite, për dy mandate parlamentare. Për të siguruar stabilitetin e nevojshëm politik në vend, në kohën që do të zbatohej ky projekt, donatorët e huaj mund t’ i vinin si kusht politikës shqiptare që në këtë periudhë në vend të kishte një qeveri koalicioni të dy partive të mëdha, kështu që do të evitohej konflikti që do të vinte nga fakti se meritat do t’ i mbeteshin partisë e cila do të ishte në pushtet në kohën që jepeshin këto para. Se është e qartë se, partia që do të ishte në pushtet kur të jepej kjo shumë, do të siguronte fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe vendore për disa mandate, duke marrë meritën për këtë prosperim të vendit.
Nëse Shqipërisë do t’ i jepej kjo shumë, impakti do të ishte i madh edhe në fusha që nuk do të përfitonin drejtpërdrejt. Kështu, paratë që do të merrnin ish-pronarët dhe ish-të persekutuarit, do të bënin që fuqia blerëse e tyre të rritej, dhe nga kjo do të përfitonte tregtia në vend, e cila do të shtonte fitimet, dhe me të do të përfitonte edhe buxheti i shtetit të ardhura shtesë. Dhënia e kësaj shume për infrastrukturën, mjedisin, shëndetësinë, arsimin, do të bënte që të krijoheshin shumë vende pune, të rritej puna dhe të ardhurat e kompanive të ndërtimit etj., të rriteshin të ardhurat në buxhetin e shtetit nga taksat. Fuqia blerëse në vend do të rritej në përgjithësi. Përmirësimi i infrastrukturës do të nxiste zhvillimin e turizmit, rritjen e bizneseve prodhuese. Përmirësimi i infrastrukturës do të sillte zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, se fermerët do ta kishin më të lehtë akcesin në treg ku edhe fuqia blerëse do të ishte rritur.
Buxheti i shtetit do të lehtësohej nga shpenzimet për investime në infrastrukturë, arsim shëndetësi, dhe do të qenë në gjendje që të përmirësonte skemën e pensioneve, si në përgjithësi, ashtu dhe për shtresa të veçanta, si ish-minatorët, ish-ushtarakët etj. Gjithashtu, qeveria do të qe në gjendje të bënte një rritje të ndjeshme të pagave të administratës, si dhe të policëve, ushtarakëve, gjyqtarëve, prokurorëve, çka do të ishte investimi më i mirë në luftën kundër korrupsionit. Përmirësimi i infrastrukturës do të mundësonte kryerjen e reformës së pushtetit vendor, ku ndarja e sotme administrative, sidomos me komunat, ka prodhuar një burokraci vendore parazitare, që mbijeton vetëm se sistemi rrugor i papërshtatshëm nuk favorizon bashkimin e disa komunave fiktive në një të vetme.
Derisa partitë e mëdha i drejtohen elektoratit me retorikë të madhe për atë që ka bërë keq rivali, dhe me premtime për atë që do të bëjnë ato kur të vijnë në pushtet, por pa i paraqitur preventivin e mrekullisë që i premtojnë, dhe derisa ato nuk shkojnë tek partnerët e huaj me këtë preventiv në dorë, dhe të negociojnë me ta për të, atëherë këto parti thjesht e trajtojnë elektoratin si fëmijë të cilëve u duhet tregohet një përrallë. Shqiptarët, të majtë apo të djathtë qofshin, duhet ta kuptojnë se protestat vërtet produktive nuk janë ato që bëhen para selisë së qeverisë, por ato që bëhen para selisë së përfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë dhe para ambasadës amerikane në Tiranë. Problemet që shqiptarëve u premtojnë se do t’ ua zgjidhë herë njëra parti e madhe, herë tjetra, kur janë në opozitë, dhe i ftojnë në protesta, do të zgjidhen realisht vetëm kur shqiptarët, së bashku, të majtë dhe të djathtë, të protestojnë para zyrave amerikane dhe europiane në Tiranë. Ose së paku kjo është mënyra e vetme që Brukseli dhe Ëashingtoni t’ i konsiderojnë seriozisht problemet e Shqipërisë.
Sa kohë që shqiptarët do të protestojnë kundër Nanos dje, Berishës sot, Ramës nesër, europianët dhe amerikanët do ta shikojnë këtë si një situatë komode për ta, ku mund të bëjnë arbitrin ndërmjet palëve, duke e kanalizuar zemërimin ndaj politikanëve shqiptarë. Por kur europianët dhe amerikanët ta shikojnë se zemërimi i shqiptarëve do të kanalizohet tek ta, pra kur populli shqiptar të negociojë drejtpërdrejt me ta, nëpërmjet protestave, duke i mënjanuar politikanët, atëherë europianët dhe amerikanët do t’ i japin Shqipërisë atë ndihmë ekonomike, të cilën nuk e gjejnë me vend t’ ja japin derisa targeti i zemërimit popullor nuk janë ata. Europa dhe Amerika kanë interesa në Shqipëri, pavarësisht se cfarë mund të thuhet, dhe ndihma ekonomike për Shqipërinë duhet të jetë në përpjestim me këto interesa. Dhe sigurisht që Europa dhe Amerika kanë në Shqipëri 6% të interesave që kanë në Greqi, madje kanë shumë më tepër. Prandaj nuk është ekzagjerim që t’ i kërkohet Europës dhe Amerikës që të paguajnë për kapërcimin e problemeve të Shqipërisë dhe zhvillimin e saj 6 % të faturës financiare që kanë paguar dhe po paguajnë për Greqinë.
Kjo është gjuha me të cilën duhet të flasin analistët e mediave shqiptare, si të shtypit ashtu dhe të televizioneve, aktivistët e së ashtuquajturës shoqëri civile. Por për fat të keq si analistët dhe aktivistët në fjalë, madje këto dy kategori shpesh përzihen tek persona të njëjtë, shohin nga ambasadat e vendeve të BE dhe ajo amerikane për të marrë benefice, prandaj e gjejnë më komode që të bëhen gjyqtarë moralë të politikës shqiptarë, duke i përdorur deklaratat e diplomatëve amerikanë dhe europianë siç përdoreshin librat e shenjtë në luftrat fetare, si argumente supreme.
Dhe kështu vjen një moment që sharlatanë nuk janë vetëm politikanët dhe analistët, por edhe ata që i ndjekin këta politikanë dhe i lexojnë e dëgjojnë këta analistë, pra sharlatanizohet i gjithë publiku i tyre.




Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi