Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale.

Shko poshtë

Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale. Empty Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale.

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:03 am

Te treja temat e meposhtme jan mare nga Peshkupauje.com

Republic of Analbania
Nga Blendi Salaj


"Problemi më i madh me komunikimin është iluzioni se po ndodh vërtetë"
George Bernard Shaw

Hap ndonjë ditë, cilëndo ditë, ndonjë nga të përditëshmet e shtypit shqiptar dhe tek këmbët e tua do bien si insekte gjithëfarësoj analizash shtypi me tema të perceptuara në module psikoekzistenciale (sa inteligjente tingëlloi kjo huh?), të trajtuara në mënyrën që të ngjajnë elitare, gati të tejbotëshme, mbushur me fjalë të huaja, të panjohura, mbytur me koncepte të largëta sa google.com, por gjithësesi të vështira, si për të provuar me shkrim se autorët i përkasin tjetër rangu, tjetër klase. Këta janë mësuesit e kombit, farisej të gatshëm për të ligjëruar pafund për çdosend. Kujdes nga këta, se realisht nuk thonë shumë përveçse "shikomëni mua sa i dijshëm (lexo provincial) jam".

Këto analiza e debate skarco janë vepra të atyre që në gjuhen e plebejve si ne quhen llafollogë profesionistë, që shkruajnë jo aq për të përcjellë mesazhe sesa për të masturbuar me ëmbëlsinë e tingullit të zërit, apo gërmës së tyre. Të vetëkënaqur ngrihen në ajër si tullumbace të fryra prej fjalësh të mëdha e termash që për t'i lexuar e shqipëruar njeriut normal i duhen gjithëfarësoj shtrembërimesh t'ia dali. Opinionet e tyre, njëherësh nihiliste dhe të vetëkënaqura, janë editorialet e debatucëve, "perlat" e midhjeve tona elitare, që prodhojnë pafund mendim. Këta gjela, dy, tri herë në javë bëjnë vezë mendore. Por, pafat, s'janë veçse mufka, adoleshentë të thinjur e të papërmbushur.

A na nevojiten debate profesionistësh apo profesionistë debatesh?

Ndize televizorin për të ndjekur një transmetim debati dhe do gjesh po këta tipa euriditë, analistët e shtypit (dhe televizionit...dhe të çdo mediumi nën diell) duke dhënë më shumë mend. Këta opinionistët tanë të kudogjendur e të gjithëdijshëm kanë një tabiat të padurueshëm për tu marrë me gjithëçka. Nuk ka rëndësi ç'është tema, analistët e qytetit buzë Lanës janë të gatshëm të shprehen për çdosend.

Qoftë mbarështimi i bletëve, marksizmi, turizmi, Kushtetuta, letërsia, zgjedhjet amerikane, centralet bërthamore, kultivimi i trangullit, filozofia, ndërtimet pa leje, seksi, historia e Gjergj Kastriotit, moda, sallameria, ekonomia etj etj...këto janë të gjitha brenda fushës së tyre (pafund) të ekspertizës. Këta pleq janë të gatshëm të diskutojnë çështjet e rinisë... këta burra japin mend për problemet e gruas.

Nuk është aspak çudi që në të njëjtën mbrëmje, në të njëjtën orë, në kanale të ndryshme televizive të shikosh të njëjtit syresh duke folur për tema pa lidhje njëra me tjetrën... Janë të habitshëm, mrekullues, shterpë. Janë arratisur ekspertët, janë harruar akademikët dhe profesionistët. Larg qëndrojnë teknokratët, heshtin ekonomistët, struken juristët. Civilët na mësojnë mbi ushtrinë. Ushtarakët të mbajnë shënime! Në televizionet shqiptare dominojnë psikopatët e gjithëdijshëm.

Këta kanë uzurpuar studiot dhe faqet e shtypit, janë opinionistë dhe opinionbërës, natyrisht janë edhe opinon analizues. Këta në bashkëpunim me njëri tjetrin janë viktimat dhe autorët e shterpësisë së debatit publik ndër shqiptarët. Këta nuk i lënë rradhë ekspertëve, nuk u lëshojnë vend atyre që vërtetë kanë diçka për të thënë e për të dhënë. E kështu, pa e kuptuar as vetë kontribuojnë në sterilizimin e vazhdueshëm të mendimit në këtë vend. Janë mistrecë nga natyra, apo mistrecë të stërvitur. Shesin mend, e blejnë kravata - gjithësesi pa shije.

Unë nuk di të them se çfarë e mundësoi forcimin e këtyre tipave opinionisësh batutaxhinj, aq sa nuk di të them çfarë i bën hijenat të arrijnë t'i marrin thelën luanit, por keqardhje ndjej. Sepse ky vend ka ekonomistë, bujq, biznesmenë, juristë, filozofë, historianë, gjuhëtarë e gjithfarë profesionistësh brilantë që kanë shumë më tepër për të dhënë se debatucët, por që nuk gjejnë më as dëshirën për të hyrë në biseda të kota me ata që kujtojnë se dinë, e që në këmbim mbeten jashtë debatit publik. Kjo është një kosto reale për shqiptarin e thjeshtë, që në vend se të informohet dhe edukohet nga profesionistët, sorrollatet hundësh nga hajvanët që kanë përmbytur hapësirat mediatike.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale. Empty Re: Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale.

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:04 am

Në këto kushte shoqëria jonë rrezikon të mbetet e varfër, injorante dhe e mefshtë, e paedukuar dhe e pa dije. Si mund të formojmë opinione të mirëinforumuara kur gjith' ç'dëgjojmë e ç'lexojmë është produkt i narcistave të vegjël analistë që kërcejnë pupthi çdo rast që u jepet për t'u shfaqur në televizion? Është koha të bëhemi të ndërgjegjshëm, pak më të shkathët e pakëz më të mençur, për të kuptuar se kemi nevojë të lexojmë e të dëgjojmë nga ata që dinë çfarë flasin e flasin shkoqur për çfarë dinë. Mjaft me këta që të llafosurën e kanë për profesion, e profesion s'kanë, pos llafollogjisë. Duhet të kuptojmë që koston e paguajmë vetë ne si shoqëri kur debati real, edukues dhe informues për çështjet mungon, kur komunikimi i vërtetë mungon.

Blendi Salaj
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale. Empty Re: Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale.

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:04 am

Nevoja për një debat politik rreth “Berluskaosit energjitik”
Nga Mero Baze
Marrë nga Gazeta TemA

Projektet marramendëse që po ofrohen, janë investime që Italia dhe vende të tjera të BE duan t’i bëjnë jashtë territorit të tyre, për shkak të impaktit që ato kanë në mjedis dhe kostot e larta që janë në vendet e tyre.



Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, inkurajoi qeverinë shqiptare t’u hapë rrugë investimeve në prodhimin e energjisë dhe lëndëve të ndërtimit në Shqipëri, me destinacion eksportin në Itali. Ai mbështeti nënshkrimin e dy kontratave në fushën e energjisë, një fabrike çimentoje, si dhe asistoi në nënshkrimin e një kontrate që një kompani italiane ka fituar për ndërtimin e rrugës Levan- Damës.

Axhenda e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, është një tregues i qartë i modelit të zhvillimit të vendit që ka zgjedhur tashmë qeveria shqiptare. Duke qenë vend kufitar me Italinë dhe Bashkimin Evropian në përgjithësi, Shqipëria po kthehet në një park për prodhimin e energjisë, çimentos dhe importit të produkteve të gazit dhe naftës dhe të furnizojë prej këtej vendet perëndimore. Projektet marramendëse që po ofrohen, janë investime që Italia dhe vende të tjera të BE duan t’i bëjnë jashtë territorit të tyre, për shkak të impaktit që ato kanë në mjedis dhe kostot e larta që janë në vendet e tyre.

Dy kompani italiane do të përfitojnë direkt pas firmosjes sot me palën shqiptare të drejtën për ndërtimin e një parku energjitik që do të përmbajë rigazifikimin, një pontil dhe depozita nënujore, si dhe një projekt tjetër për ndërtimin e një parku energjitik në Karaburun që prodhon energji përmes erës.

Problemi i energjisë bërthamore nuk ishte temë e axhendës së vizitës së Berluskonit, por Berisha tha se për energjinë bërthamore shohim tek Italia një partner të denjë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale. Empty Re: Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale.

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:04 am

Por shumë vëzhgues të situatës e shikojnë euforinë e këtyre kontratave të përkohshme. Nëse kontratat nuk mbeten thjesht në krijimin e një klime elektorale, ato mbeten për t’u debatuar, pasi janë jotransparente dhe përbëjnë një tendencë të papremtuar të së ardhmes së vendit, drejt kthimit në një punishte për vendet fqinje. Raste të tilla euforike ka pasur dhe më parë. Kryeministri Berluskoni ka nënshkruar 6 vite më parë një kontratë për eksportimin e ujit të pijshëm të Syrit të Kaltër të Bistricës në Pulia, por nuk u realizua kurrë. Nga ana tjetër kontratat ngjajnë joserioze, po të kemi parasysh se ato bien ndesh me kontrata të tjera që vetë qeveria ka nënshkruar me partnerë të tjerë për të njëjtin objekt. Kështu, kontrata e grupit “Falcione” për ndërtimin e një rigazifikuesi mes Fierit dhe Vlorës dhe impianteve nënujore të tyre, bie ndesh me të njëjtin projekt që qeveria e kryeministrit Berisha ia ka premtuar dhe ka licencuar një kompani zvicerane, “ASG Power”, në prani të ambasadores amerikane në Tiranë para dy vitesh. Nuk jam i sigurt sa serioz ka qenë Berisha me ambasadoren amerikane përkrah, kur ka licencuar këtë projekt, por fakti që ai po e përsërit këtë skenë me Berluskonin është dukshëm joserioz. Po ashtu, ndërtimi i një fabrike çimentoje në veri të vendit është në vazhdën e licencave që iu jepen kompanive të huaja për prodhimin e çimentos në Shqipëri, licenca që tejkalojnë dhjetëra fish nevojat që ka Shqipëria për çimento në të ardhmen. Deri tani Shqipëria ka dhënë licenca për grekë, spanjollë dhe italianë, të cilët kanë premtuar të prodhojnë aq shumë çimento, sa të furnizojnë tregun italian, grek e spanjoll.

Kjo tendencë zhvillimi, pra kthimi i Shqipërisë në një aneks për produktet energjitike dhe ndërtimore të vendeve perëndimore, është tashmë një tendencë e konsoliduar nga kjo qeveri, por e papremtuar dhe e padebatuar me publikun. Nga një vend që tenton të ngrejë industrinë turistike, Shqipëria po shndërrohet në një aneks ndërtimesh që do të prodhojnë lëndë të para dhe energji për vendet fqinje. Zërat që po kundërshtojnë deri tani këtë tendencë janë pjesë e shoqërisë civile dhe shtypit, por ende nuk kemi një opozitë politike kundër kësaj tendence. Nuk është tragjedi dhe as fat që opozita ta mbështesë këtë rrugë, por thjesht duhet të shprehet dhe të dëshmojë planin e saj për këtë tendencë tashmë në konsolidim për zhvillimin e vendit. Kjo ka shumë rëndësi të dimë, nëse duhet t’i bëjmë në të ardhme modifikime kësaj rruge, apo të ndjekim një tjetër strategji të zhvillimit të vendit përmes turizmit dhe industrisë bujqësore, siç kemi prioritetet natyrore. Nëse të dy palët kanë të njëjtën strategji, atëherë na mbetet të pakësojmë dëmet e kësaj strategjie, duke forcuar opozitën jopolitike, medien dhe shoqërinë civile që duhet të ndërgjegjësojnë shoqërinë për problemet që na presin. Nëse opozita ka plan tjetër, kundër kësaj tendence, atëherë çështja është më e thjeshtë, pasi do konkurrojnë dy strategji të ndryshme politikisht.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale. Empty Re: Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale.

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:04 am

Financial Times: Arsyet e vizitës së Berluskonit në Tiranë
Nga Guy Dinmore | Kerin Hope
Marrë nga Gazeta Shekulli


Një projekt i madh energjetik që përfshin një faturë të madhe është në tavolinë për tu nënshkruar kur Silvio Berluskoni Kryeministër i Italisë të takojë nesër në Tiranë Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

nga Financial Times



Një projekt i madh energjetik që përfshin një faturë të madhe është në tavolinë për tu nënshkruar kur Silvio Berluskoni Kryeministër i Italisë të takojë nesër në Tiranë Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Kriza energjetike kronike në Shqipëri dhe ambicia e zotit Berisha për të ngritur një park energjetik në qendër të Europës, por në një shtet të varfër, ka hapur një treg të ri për shumë kompani italiane. Një arsye tjetër urgjente për zotin Berisha janë zgjedhjet elektorale të qershorit 2009-të.

Shiptarët të lodhur me “black out” mund ta shohin si zgjedhje projektin e parkut energjetik. Po kështu Z. Berisha ka bërë edhe një ftesë joshëse për investitorët “Shqipëria një euro”. Zoti Berisha po ofron kushte tërheqëse për investitorët por njerëzit e përfshirë në projekte, thonë se firmat e huaja mund të përballen me vështirësi. Ata japin paralajmërimin se vendi është i përfshirë nga korrupsioni, mungesa e transparence në procedurat e aprovimit, mosmarrëveshje për tokën dhe rezistencë nga ambjentalistët shqiptarë. Programi sipas ministrit të Energjetikës Genc Ruli është për të firomosur dy projekte energjetike me vlerë 1 dhe 1.5 miliard euro duke kontraktuar Falcone group dhe Micanden, firmë ndërtuese siciliane. Këtu kosnsiston edhe vizita e Berluskonit në Tiranë për nënshkrimin e dy kontrateve.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale. Empty Re: Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale.

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:05 am

Njëra me vlerë 1 miliardë euro, kontratë që shkon për grupin Falcone të Italisë për ndërtimin e një uzine rigazifikimi pranë Fierit dhe një tubacion gazi nën det për në Itali. Marrëveshje e dytë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane me vlerë 1.5 miliardë euro shkon për Mocandën, firmë ndërtuese siciliane për projektin e prodhimit të energjisë me anë të erës, në gadishullin e Karaburunit si dhe një kabëll energjie që do të shkojë nga Adriatiku në Itali. Projekti për sigurimin e energjisë me anë të erës nga Moncada do të përfshijë 260 turbina duke e bërë këtë një nga projektet më të mëdha në Europë. Defiçiti energjetik i Italisë dhe problemet ndërkombëtare e bëjnë Shqipërinë një opsion atraktiv për burimet energjertike. Por pritet që Mocanda energji të përballet me rivalin ASG Poëer dhe me Sëiss-based, kompani që 75 për qind të aksioneve i ka një shqiptar i Kosovës me emrin Agim Gjinali.

Shkruar nga: Guy Dinmore në Romë dhe Kerin Hope në Athinë
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale. Empty Re: Disa artikuj interesant reth Shqiperise dhe tematikave aktuale.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi