Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga bota Islame

3 posters

Faqja 8 e 23 Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 15 ... 23  Next

Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:12 am

“Deniz Feneri” shpërndan ndihma në ushqime për familjet në nevojë

Nuk është hera e parë që Shoqata V.H.K.”Istanbul”-Tiranë shpërndan ndihma humanitare. Edhe në të kaluarën janë shpërndarë nga shoqata ndihma në veshmbathje, ushqime, syze optike e karroca për njerëzit për njerëzit me aftësi të kufizuara, jetimët, nxënësit e medresesë Haxhi Sheh Shamia dhe për pensionistët.

Kohët e fundit, në vijim të projekteve që ka kjo shoqatë me fondacionin “Deniz Feneri”–Stamboll, u dhuruan rreth 80 ton ushqime të ndryshme me një vlerë të përgjithshme prej rreth 62.000 Euro.

Nga ky projekt përfituan: 1000 familje pensionistësh në rrethet: Tiranë, Laç, Maminas,Vlorë; si dhe 1700 familje në nevojë në rrethet: Koplik, 434 familje, Lezhë 72, Durrës 52, Elbasan 564, Gramsh 141 dhe Lushnjë, 438 familje.
Ndihmat humanitare u shpërndanë në transparencë të plotë, të dokumentuara dhe të trasmetuara nga mediat televizive.

Një tjetër projekt i mundësuar nga “Deniz Feneri”- Stanboll ishte dhënia e 500 çantave shkolle, për fëmijët jetimë, shpërndarja e të cilave u bë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2006-2007. Çantat kishin në brendësi fletore dhe kancelari të domosdoshme për klasën e parë fillore.

Së fundi fondacioni “Deniz Feneri” do të trajtojë me ndihma në ushqime me rastin e muajit të madhëruar të Ramazanit rreth 5000 familje në disa rrethe të vendit si dhe do të dërgojë 500 pako familjeve shqiptare në nevojë në Malin e Zi.

I gjithë ky projekt do të realizohet nën kujdesin dhe menaxhimin e shoqatës V.H.K.”Istanbul”-Tiranë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:12 am

Presidenti gjerman i ftuar në iftarin e muslimanëve

Presidenti i Gjermanisë ka marrë pjesë në iftarin e organizuar në xhaminë e qytetit të Duisburgut. Horst Kohler, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka pranuar se Islami është i pranishëm dhe i dukshëm në të gjithë Gjermaninë. “Muslimanët janë pjesë integrale e shoqërisë së këtij vendi, prandaj unë do të kërkoja prej tyre të jenë aktivë në të gjitha sferat e jetës” ka thënë ai. Në vijim kreu i shtetit gjerman, ka shtuar: “Shpresojmë që në të ardhmen Islami të mësohet edhe nëpër shkollat publike”.
Në qytetin e Duisburgut jetojnë rreth 75 mijë muslimanë, ndërkohë që në të gjithë Gjermaninë shifrat flasin për 5.3 milion të tillë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:13 am

Dëmet ambientale në Liban, të pallogaritshme

Pasojat negative të ndotjes së ambientit gjatë sulmeve ajrore të Izraelit ndaj centralit energjetik të Bejrutit, janë më të mëdha nga ç’ishin parashikuar më parë. Kanali televiziv CNN, duke cituar burime zyrtare libaneze, ka bërë të njohur se qysh në ditët e para të agresionit, avionët e regjimit sionist kanë sulmuar një central energjetik në afërsi të Bejrutit, që ka çuar në shkatërrimin dhe djegien e lëndëve djegëse që kanë qenë në këtë qendër. Ndërkohë që një pjesë e madhe e saj është shpërndarë në bregun e detit. Në raportin e CNN theksohet, gjithashtu, se rreth 5 milion fuçi naftë janë derdhur në det ndërkohë që kjo ka çuar në shkatërrimin e plotë të jetës detare në këtë zonë. Po sipas këtij burimi shpenzimet për pastrimin e kësaj zone kapin shifrën e 130 milion $.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:13 am

Dënohet vrasja e gazetares ruse

Ana Politkovskaja u bë e njohur nga raportimet për luftën në Çeçeni. Gazetarja e njohur ruse, Ana Politkovskaja, është gjetur e vrarë në Moskë. Zonja Poltikvskaja, një kritike e zëshme e luftës në Çeçeni, u gjet e vdekur në ashensorin e ndërtesës ku jetonte në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.
Para dy vjetëve, ajo i shpëtoi një tjetër tentative që kishte si qëllim eliminimin e saj fizik, si pasojë e një helmi të hedhur në ushqim, ndërsa po udhëtonte me avion për në Beslan gjatë krizës së pengjeve të nxënësve.
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terry Davis ka thënë se kjo është vrasja më e bujshme e një personaliteti të medias në harkun kohor të dy viteve.
Gazetarë dhe grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International, kanë deklaruar se zonja Politkovskaya ishte vrarë për shkak të shkrimeve të saj me sens kritik.
Nga ana tjetër ish-presidenti sovjetik, Mihail Gorbaçov, e quajti këtë vrasje "një
goditje të shtypit të pavarur demokratik" në Rusi.
Zonja Politikovskaja e filloi karrierën gjatë viteve ‘80 me gazetën Izvestia, por më vonë ne periudhën post-sovjetike u bë e njohur për raportimin e rasteve që kishin të bënin me shkeljen e të drejtave të njeriut në Çeçeni si dhe për kritikat e saj ndaj presidentit Putin.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:13 am

Kofi Anan: Rëndësia e OKI po rritet përherë e më shumë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara KOfi Annan, duke theksuar rëndësinë gjithnjë në rritje të Organizatës së Konferencës Islamike falënderoi sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate Ekmeleddin Ihsanoglu për rolin që ajo luajti në qetësimin e situatës pas deklaratave që shkaktuan acarime të mëdha të papës.

Ihsanoglu diskutoi me Kofi Annan gjatë një takimi në New York pikërisht për masat që duhen marrë për qetësimin e gjendjes pas deklaratave të papës kundër Islamit dhe profetit Muhamed a.s.

Ndër pikat kryesore të takimit ishin qytetërimet, bashkëpunimi për dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor, të drejtat e njeriut dhe ndihmat e njerëzve në nevojë. Sekretari i përgjithshëm i OKB’së tha se Organizata e Konferencës Islamike ka një rol të rëndësishëm në këto momente. Ai vlerësoi si mjaft pozitive shpjegimet që Ihsanoglu bëri në televizionin CNN në programin “Asia Today”. “e ndoqa intervistën tuaj. Kisha shumë ankth, por ju i trajtuat ngjarjet shumë mirë,” tha Annan.

Ihsanoglu, duke shpjeguar për vështirësitë e dialogut, theksoi se deklaratat e fundit të një institucioni të tillë si ai i papatit, që nuk shkojnë aspak me të vërtetat fetare, kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Në fund të fjalës së tij, Ihsanoglu theksoi se janë të gjitha mundësitë që dialogu Islam-Perëndim, si dhe marrëdhëniet OKI-OKB të ndërmarrin hapa më konkretë në bashkëpunimin ndërmjet tyre. “Takimi me Komisionerin e BE Havier Solana qe një hap i mirë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve,” nënvizoi Ihsanoglu. Ai kërkoi që vendimet e marra në takim të hidheshin sa më shpejt në jetë nën një kontroll të dyanshëm.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:13 am

Erdogan i tërheq vërejtjen Evropës dhe Francës

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se pretendimi për gjenocid kundër armenëve është një gënjeshtër të cilën Franca dëshiron ta kthejë në ligj. Erdogan me një ton të ashpër dënoi përpjekjen e Francës për të përhapur gënjeshtra dhe shtoi se Franca në vend që të parashtrojë gënjeshtra të këtilla të kota, është mirë që ti hedh një vështrim të gjithë historisë së saj kolonizatore. Erdogan e këshilloi Francën që ti kthehet historisë së saj jo shumë të largët dhe të shohë se çka ka bërë në Algjeri, Niger, Tunizi, Senegal, Mauritani, Kamerun, Guine, Chad, Xhibuti, Ruanda dhe Benin.

Lajme, te marrura nga: http://www.dritaislame.com/index.php...from=&ucat=35&

E PERMUAJSHME VITI XV I BOTIMIT NUMER 10 (285) TETOR, 2006
http://dritaislame.com/
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:13 am

Universiteti i Harvardit fillon programin e studimeve islame

Është inauguruar programi i ri i studimeve islame në universitetin Harvard i emëruar ‘Programi i studimeve islame Princi Alwaleed Bin Talal”.
Programi i studimeve islame ishte themeluar me një dhuratë nga princi Alvaleed bin Talal në shumën prej 20 milion $.
Donacioni i Alwaleed për programin e studimeve islame të universitetit të Harvardit ishte bërë në vitin 2005 dhe Roy P. Mottahedeh, profesor të historisë në fakultetin e shkencave dhe të arteve ishte paraqitur si drejtor në inaugurimin e këtij programi.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:14 am

Këtë vit 9600 kinez u bënë haxhi


9600 kinezë u kthyen në vendlindjen e tyre nga tokat e shenjta. Haxhilerët kinezë janë banorë të qyteteve të ndryshme kineze si; Pekin, Lanzhou, Urumqi dhe Kunming.


Udhëheqësi i haxhilerëve që në të njëjtën kohë është edhe kryetari i bashkësisë Islame të Kinës, Jang Zhibo, ka njoftuar se gjatë haxh-xhit nuk kanë pasur ndonjë problem të rëndësishëm.
Kryetari i bashkësisë Islame të Kinës në radion ndërkombëtare të Kinës i ka njoftuar muslimanët se në udhëtimin kolektiv të organizuar nga bashkësia Islame e Kinës është siguruar jeta e haxhilerëve dhe është lehtësuar udhëtimi për në tokat e shenjta.
Si pasojë e sëmundjeve të ndryshme, 17 haxhilerë kanë ndërruar jetë në tokat e shenjta të Arabisë Saudite. Organizata Islame e Kinezëve për herë të parë ka iniciuar udhëtime ajrore për në tokat e shenjta në vitin 1989. Prej viteve 1989 deri më sot 120 mijë kinezë muslimanë
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:14 am

Mustaf Ef. Ceriqi fitues i çmimit Theodor-Heuss


Fondacionni "Theodor Heuss" nga Shtutgarti publikoi dje që reisu-l-ulema i BeH-së dr. Mustafa ef. Ceriqi, bashkë me dr. Rita Süssmuth, ish presidente e parlamentit gjerman, janë fitues të çmimit Theodor-Heuss për vitin 2007, lajmëron MINA.
Fjala është për çmimin vjetor për guxim dhe përkushtim në forcimin dhe zhvillimin e demokracisë.

Ky është çmimi i 42, të cilën e ndanë fondacioni i cili mbanë emrin e presidentit të parë të Republikës Federale të Gjermanisë, i themeluar në vitin 1965, me qëllim të zhvillimit të demokracisë si mënyrë e jetesës. Çmimi do të dorëzohet në muajin maj në "Haus der Wirtschaft" në Shtutgart, në praninë e të ftuarve të lartë nga Gjermania dhe bota.
Disa nga fituesit e mëparshëm të këtij çmimi prestigjioz janë presidenti i Çekisë Vaclav Havel, shkrimtari Ginter Gras (Gunter Grass), organizata "Human Rights Watch", ish president i Bankës botërore Xhejms Volfenson (James Wolfensohn)...
Fitues të këtij çmimi janë edhe një numër i madh i artistëve, shkencëtarëve, mjekëve dhe humanistëve të cilët me punën e tyre kontribuan për të mirën e shoqërisë në përgjithësi.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:14 am

Mesxhidi Aksa në ballinën e shisheve të alkoolit


Një ndërmarrje izraelite nënçmoi vlerat e fesë islame duke vendosur fotografinë e qytetit të Jerusalemit pikërisht të Kubettus Sahras në shishet e alkoolit.
Izraeli vazhdon të fyej fenë islame. Rast i fundit u reflektua mjaft rëndë ku ndërmarrja izraelite nënçmoi vlerat e fesë islame duke vendosur fotografinë e Kubettus Sahras në ballinën e shisheve të alkoolit.

Organizate për mbrojtjen e vendeve të shenjta El-Aksa reflektoi në media këtë veprim të ndërmarrjes izraelite duke theksuar se një veprim i tillë pasqyron nënçmimin e vlerave të fesë islame dhe është tallje me miliona besimtarë musliman.
Ahmed El Ibra ishte shokua kur në një vetëshërbim të qytetit Ramel kishte vërejtur këto shishe të alkoolit. Ai i kishte blerë tërë sasinë e alkoolit me këtë reklamim nënçmues dhe të gjitha i kishte thyer përveç njërës për qëllime informative.
“Pikërisht këta ishin ata që dje bënë fotografitë fyese për profetin Muhammed ndërsa sot reklamojnë alkoolin e tyre duke e përdoru Kubettus Sahranë dhe tallen me muslimanët- deklaroi”-Ahmed El Ibra
“Rafotod e Eshtud janë dy regjione izraelite ku shitet ky produkt e cila është e importuar nga Ukraina dhe me pëlqimin e Bashkësisë fetare të Izraelit”- pohojnë burimet e organizatës El Aksa.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:14 am

Kryebashkiaku i qytetit Macon (Georgia, USA) pranon islamin ...


Kryebashkiaku i qytetit Macon (shteti federal Georgia në Amerikë) është konvertuar në Islam dhe mendon ta ndërroj emrin në Hakim Mansur Ellis.
I lindur dhe i rritur si krishterë. Para dy dite në Telegraph, gazetë lokale e qytetit Macon, deklaroi se ka vite që studion Kur’anin.
Islamin e pranoi në dhjetor të vitit të kaluar në Senegal (Afrikë) në vendlindjen e të parëve të tij, të cilët, siç thotë ai, e kanë praktikuar islamin para se të vinin si rob në Amerikë.

Kryebashkiaku Ellis tha se kjo nuk ngjau brenda natës, dhe se takimi i tij i parë me Kur’anin ishte në vitet 80-ta, e që njoftimi më serioz me islamin e solli deri te vendimi përfundimtar për konvertimin e tij. Menjëherë pas konvertimit i është bashkangjitur Qendrës islame në Macon.
Në kontekstin e akuzimeve në llogari të islamit dhe myslimanëve, dhe komentet në rrugën e tij të zgjedhur kryebashkiaku Ellis thotë:
“Nëse ndonjëri dëshiron të njoftohet me islamin, jam i gatshëm të zhvilloj një bisedë inteligjente. Sepse, atë që unë e zbulova në islam më mësoi për atë që ne më së paku dimë për religjionin.”
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:14 am

Buldozerët izraelit dislokohen pranë xhamisë Al Aksa për të shkatërruar murin e kësaj xhamie




Buldozerët e regjimit sionist dislokohen në afërsi të xhamisë së shenjtë Al Aksa në Bejtul Mukadas me qëllim që të shkatërrojnë një mur të kësaj xhamie.
Mediat arabe njoftuan se Izraeli ka vendosur të shkatërroj një mur në xhaminë Al Aksa dhe ky vendim ka shkaktuar irritimin e palestinezëve. Një gjykatës palestinez me anë të një mesazhi televiziv i bëri thirrje popullit palestinez të ngrihet për të mbrojtur xhaminë e shenjtë al Aksa vendi i tretë i shenjtë i Myslimanëve dhe Qabeja e tyre e parë.

Qindra ushtarë të regjimit sionist janë dislokuar përreth xhamisë al Aksa për të penguar mijëra manifestues palestinezë që janë ngritur për të mbrojtur këtë xhami të shenjtë nga aktet shkatërrimtare të pushtuesve sionistë. Liderë të shumtë të botës islame kanë paralajmëruar regjimin sionist në lidhje me pasojat e rënda të këtij veprimi i cili do të irritojë të gjitha myslimanët e Botës. Regjimi sionist me pretekstin e ekzistencës së tempullit të çifutëve nën themelet e xhamisë al Aksa kanë ndërmarrë një operacion shkatërrimtarë në themelet e kësaj xhamie.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:14 am

Myslimanët gjerman protestojnë kundër deklaratave të ministrit Schauble


Unionet, organizatat dhe shoqatat myslimane në Gjermani protestuan ashpër kundër deklaratave të ministrit të brendshëm gjerman Wolfgang Schauble për rritjen e numrit të qytetarëve gjerman, dhe vendeve tjera të Evropës që konvertohen në fenë islame, shkruan shtypi gjerman.

Presidenti i Këshillit islamik në Gjermani, Ali Kizilkaya, kritikoi deklaratën e ministrit Schauble ku kishte shprehur shqetësimin e tij për shkak të rritjes së numrit të konvertuarve në islam në kontinentin e vjetër dhe këtë proces e konsideroi si kërcënim.
Deklaratën e ministrit Schauble e kritikoi edhe sekretari gjeneral i Këshillit qendror të myslimanëve të Gjermanisë, Iman Masik, i cili tha se në Gjermani çdo javë plasohen informata dhe deklarata të papërgjegjshme për islamin.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:15 am

E dëbuar nga Palestina

Shkruan:Eliza ERNSHIRE (Counterpunch.com)

Është ndjenjë e tmerrshme të jesh e arratisur. Bile edhe nga vendi të cilin vetëm nëntë muaj e quajta shtëpi. Derisa rri këtu në Amerikë shumë gjëra më sillen nëpër kokë. Si mund ta pranojnë këtë padrejtësi palestinezët e dëbuar është pyetja e cila më së shumti më mundon. Shumë gjëra i kam studiuar javët e fundit, të gjitha këto me dëshirë të madhe që të përballem me frustrimet e mia personale.

Shembulli i parë ishte kur isha e ulur në një kalim kufitar me një palestinez të moshuar i cili më pyeti a më është ndaluar hyrja në Palestinë. Po, i thashë dhe ia tregova tregimin tim pikëllues: i tregova se të gjitha gjërat që i posedoj më kanë mbetur në shtëpi në Ramallah, për punën time dhe miqtë e mi dhe projektet e papërfunduara, për macen time që kishte vetëm gjashtë muaj dhe e cila më priste. Ai me mirësi filloi të më ngushëlloj dhe filloj tregimin e tij. Familja e tij ishte në Hebron. Kërkesën për kthim e kishte dorëzuar 6 herë në dy muajt e fundit, por të gjitha iu kishin refuzuar. Gruaja e tij kishte lindur fëmijën e pestë (djalë) në tetor, e që ende nuk e ka parë. I mblodhi supet dhe në fund tha: “Shpresoj, vazhdoj të shpresoj, për këtë arsye jam ende këtu.” Dy orët e ardhshme endej andej-këndej, disa herë bisedonte me punëtorët e sigurimit, duke mos i treguar asnjëherë presionin dhe stresin të cilin e kishte.
Disa herë erdhi tek unë dhe më pyeste çka ka të re, ndërsa unë nga turpi i ankesave të mija të mëparshme përgjigjesha se çdo gjë është në rregull. Derisa përgatitesha të kthehem me autobus për në Jordani, dëgjova se i është pranuar hyrja për në Palestinë. Shumë u gëzova për këtë.
Sot, mora një taksi dhe u nisa për në ambasadën australiane. Taksisti më pyeti ku i kisha mësuar ato pakë fjalë arabisht që i dija. “Në Palestinë” i thashë, e vërejta kënaqësinë e tij për këto fjalë. Ai më tha se ishte nga Betlehemi. “Sa kohë ka që nuk ke qenë në vendin tënd?” e pyeta. “Palestinën kurrë nuk e kam parë” më tha. Gjatë udhëtimit i thashë se Betlehemi, vendi i tij është vend mjaft i bukur. Dukej mjaft i kënaqur kur i dëgjonte këto fjalë. Nuk kisha forcë t’i tregoj se në çfarë gjendje është vendi i tij. Kur e mbaruam udhëtimin i thashë se shpresoj që një herë edhe ai do ta shoh vendin e tij, Palestinën. “Inshallah, edhe unë gjithashtu shpresoj se një ditë do ta shoh vendin tim” tha ai.
Gjatë asaj kohe, derisa unë nuk isha aty, armata e kishte sulmuar Ramallahun. Reportazhin e pashë në TV dhe mjaft u trishtova. Makinat ushtarake kishin hyrë në qendër të qytetit, ndërsa njerëzit që gjendeshin në makina shtinin me armë zjarri duke shkaktuar kaos dhe vdekje. Buldozerët ushtarak shkatërronin makinat dhe vitrinat e dyqaneve me pemë ku kryeja pazarin, sytë më ishin mbushur me lot kur i pashë fytyrat e njohshme duke kaluar para kamerave, duke bërtitur dhe duke vajtuar të tmerruar.
Nuk mund t’i përshkruaj ndjenjat e fajësisë sepse unë në atë moment isha jashtë Palestinës. Të gjitha i përjetova si të ishin motrat dhe vëllezërit e mi të lindjes. Dje e lexova artikullin në Maan News që Halili, shitësi i kafes në Al Minar, njëri prej viktimave të pafajshme ishte vrarë gjatë sulmit. Sa shumë herë isha në dyqanin e tij dhe kënaqesha duke pirë kafen në shoqërinë e tij. Atë e kisha njohur derisa banoja në Ramallah. Ende më kujtohet kur makina kishte goditur djalin tim, dhe bashkë me familjen e tij, në spital, prisnim lajmin për shëndetin e tij. Më kujtohet kur armata izraelite në maj ë vitit 2006 sulmoi Ramallahun. E shokuar qëndroja në mes të rrugës Al Minar, duke mos ditur çfarë është duke ndodhur. Halili vrapoi tek unë, më kapi për dore dhe më çoj deri në një garazh e cila gjendje në afërsi ku u strehuam nga plumbat të cilët fluturonin nga të gjitha anët.
Dhe tani, ai është vrarë. Sa më vjen keq! Për ty dhe për djalin tënd që aq shumë e deshe. Edhe për qytetin tënd që aq shumë vuan.
Mendova, derisa koha kalon do të mësohem me faktin se nuk do të kthehem deri në ndonjë marrëveshje të re. Kjo do të jetë diçka fantastike, kur mijëra njerëz siç jam unë do të fillojnë të kthehen në vend ku gjinden shtëpitë e tyre, ku gjithmonë janë të mirëseardhur dhe kur të gjithë së bashku do të festojnë kthimin e tyre dhe t’i kujtojnë të gjithë ata miq të cilët nuk e përjetuan lirinë e vendit të tyre. Inshallah, ne do ta përjetojmë këtë ditë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:15 am

Derisa palestinezët nënshkruajnë marrëveshjen, çifutët rrënojnë Al Aksanë

Derisa Fatahu dhe Hamasi ishin duke zhvilluar bisedimet në Mekke, buldozerët izraelit u nisën në drejtim të xhamisë Al Aksa për t’i kryer ‘punimet e tyre’.


Policia izraelite, ditën e premte, hyri në kodrën e haremit në Jerusalem, ku gjendet xhamia Al-Aksa dhe me shok bomba, lotsjellës dhe plumba gome largoi demonstruesit palestinez të cilët gjuanin me gurë duke protestuar kundër punimeve afër xhamisë.

Shumë shpejtë policia raportoi se situata ishte nën kontroll të plotë edhe pse edhe më tej dëgjoheshin shpërthime.
Gjatë asaj kohe erdhi lajmi se disa të rinj ishin barikaduar në xhami dhe me gurë i gjuanin ushtarët izraelit. Përderisa policia kishte bllokuar të gjitha daljet.
Trazirat u përhapën dhe zgjatën më shumë se një orë. Më pas situata filloj të stabilizohej, derisa helikopterët fluturonin mbi qytet.


“Ndërhyrja është organizuar në përpjekje për t’u penguar dhuna”, tha Miki Rozenfeld, zyrtar i policisë. Muri i vajtimit i cili gjendej pranë ishte evakuuar, pasi që filloj gjuajtja e gurëve, lajmëroj radio e Izraelit.


Disa polic ishin lënduar, por në mesin e protestuesve numri i të lënduarve ishte më i madh. Policia filloj hetimet për të vërtetuar se a janë fshehur disa protestues në kodrën e haremit dhe me këtë nuk e përfillën vendimin e Izraelit që në lutje të vijnë vetëm besimtarët mysliman, meshkuj mbi moshën 45 vjeçare.


Policia izraelite, të premten forcoi sigurinë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, duke u frikuar nga protestat për shkak të punimeve ‘arkeologjike’ pranë xhamisë Al Aksa.


Shefi i policisë së Jerusalemit Ilan Franko deklaroi se 3.000 polic janë dislokuar për të mbajtur rendin dhe se nuk do të lejohen protesta në afërsi të Haram al Sharifit, ku gjendet ky vend i shenjtë. Ky vend i shenjtë është edhe për çifutët, edhe ata e quajnë kodra e haremit sepse aty dikur qëndronin haremet e tyre.
Punimet janë miratuar para dy javësh, për t’u rindërtuar rruga dhe ura e cila qon nga muri i vajtimit deri te kodra e haremit, e dëmtuar nga një stuhi para tre vitesh dhe e zëvendësuar përkohësisht me konstrukt të drurit.

Autoritetet izraelite thonë se punimet janë duke u kryer jashtë kodrës së haremit dhe se xhamia nuk është e rrezikuar, por siç duket këto pohime nuk ishin të mjaftueshme.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:15 am

Qeveria e Palestinës brenda javës
Këshilltari i liderit të udhëheqësit të Fatahut, Nebil Amri, në deklaratën e tij ka njoftuar se “qeveria e shpëtimit kombëtar” do të themelohet brenda një jave.
Këshilltari i Abbasit, Amri në fjalimin e tij në Mekke tha: “Qeveria e shpëtimit kombëtar do të themelohet për njëjavë”
Gjithashtu Amri në fjalimin e tij ka njoftuar se forcat e armatosura të Hamasit do t’i bashkëngjiten shërbimit të sigurimit Palestinez.
Liderët e Hamasit dhe të Fatahut u takuan ditët e fundit në Mekke për të gjetur alternativa për mënjanimin e situatës së acaruar politike në Palesitinë ku dhe kanë bërë kompromise në themelimin e qeverisë së bashkuar kombëtare.
Kryetari i Palestinës, Mahmud Abbas, shefi politik i Hamasit, Halit Meshal, dhe kryeministri i Palestinës, Ismail Hanijje, në Kabën e shenjët kanë kryer umren dhe kanë bërë lutje duke i hapuar duart e tyre në drejtim të qiellit.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:16 am

Pas karikaturave, danezët ndryshuan pikëpamjen ndaj Islamit
Një vit pas publikimit të karikaturave blasfemuese të Profetit Muhammed a.s., dialogu dhe kuptimet ndërmjet danezëve dhe Muslimanëve janë duke zënë rrënjë, në këtë vend skandinavian.
"Danezt janë zgjuar, dhe tani e kuptojnë se Muslimanët janë aq të ndryshëm nga njëri tjetri sa edhe vet danezët, ata nuk janë të gjithë fanatik," pohoi karikaturisti danez Lars Refin.

Refini ishte njëri nga 12 karikaturistët, që kontriboi në vizatimin përpunimin dhe shtypjen e karikaturave në Shtator të vitit 2005, nga gazeta ditore daneze Jyllands-Posten.

Vizatimet u konsideruan blasfemuese ndaj Islamit, por ato u rishtypën më vonë nga gazetata evropiane, në deklarim të lirisë së shprehjes, duke i acaruar relacionet e Muslimanëve me Evropën Perendimore dhe organizimin e demonstratave masive, ndonjëherë edhe të dhunshme, përreth tërë botës Muslimane.

Refini beson se krizat kanë ndryshuar mënyrën se si një danez mesatar shikon në një të huaj, argument që e mbështesin shumë Musliman.

"Ne kemi shumë më tepër dialog pozitiv me danezët," tha Abu Hassani, imami i xhamisë në qytetin e Danimarkës, në Odense.

Ai shtoi se kriza e karikaturave, shtyu shumë danez në kërkim të diturisë më të thellë rreth fesë Islame dhe Profetit të saj.
"
Ata kanë dituri më të madhe rreth Kur’anit dhe Profetit Muhammed," pohoi imami.

"Mendoj se kjo është shumë pozitive për ne."
Përkthimi i dytë danez i kuptimit të Kur’anit të Shenjtë, dhe i pari nga jo-Muslimanët, është botuar në Nëntorin e kaluar, duke ofruar danezëve kuptimin e Islamit.
Burimi: IslamOnline.net & News Agencies
__________________
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:16 am

Ky është Hanijje
Modestia që përfitoi zemrat e miliona njerëzve, kryeministri Hanijje, në Mekke dëshmoi se është politikan i jashtëzakonshëm.
Kryeministri i Palestinës Ismail Hanijje, arriti që me modestinë e tij të përfitoj zemrat e miliona njerëzve, dhe në Mekke dëshmoi se është politikan i jashtëzakonshëm dhe jo rastësisht ndodhet në postin e kryeministrit të vendit. Ai këtë e tregoi edhe në fjalimin që e hapi këtë mbledhje.


Ja disa pjesë nga fjalimi i kryeministrit:
“Resulullahi a.s. në Hudben Lamtumirëse ka thënë “Në këtë muaj dhe për hir të kësaj dite madhështore, gjakderdhjen ndërmjet njëri tjetrit e keni haram (rreptësisht të ndaluar)”. Palestinezët kanë nevojë për këtë thirrje dhe këto fjalë. Fjalët të cilat Pejgamberi a.s. fuqimisht insistonte, duhet të kenë domethënje të madhe tek ne. Vendi ku ndodhemi, simbolizon bashkësinë e Ummetit. Kjo është Kibla ku të gjithë Muslimanët drejtohen. Në takimet tona, nga ky vend, duhet të krijojmë një bashkësi dhe tërësi.”
“Njerëzit janë duke bërë tauaf rreth Bejtullahut. Gjuhët kanë dallim, dallim por qëllimin e kanë të njëjtë. Kjo ka një domethënje të madhe. Egzistojnë dallime politike. Këndvështrime jo të njëjta, por qëllimi i Palestinës është një: Kryeqytetin Kudsin dhe tërë Palestinën ta kenë plotësisht të lirë, kthimin e të gjithë refugjatëve, si dhe lirimin e të gjithë të burgosurve.”
“Resulullahi a.s. ka thënë, “Pas meje mos u shëndroni në çafir duke rahur qafën e njëri tjetrit”. Ne nuk mund të kthehemi në Palestinë duke e rrahur qafën e njëri tjetrit. Duke u kthyer në Palestinë, patjetër do të duhet të mbajmë shenja që do të shërojnë plagët dhe shqetësimet e popullit të Palestinës. Duhet të kthehemi me një agim të ri, me vepra dhe me zemra të reja. Ajo që na bashkon, ajo që mbron projektet tona popullore dhe fuqizon bashkunimin tonë politik dhe marrëveshjen duhet ta shpallim në Bejtullah.”
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:16 am

Pamje tronditëse nën xhaminë El-Aksa
Hapet një tunel që shpie në drejtim të xhamisë El-Aksa.
Izraelitët e rrezikojnë duke e gërmuar një tunel nën xhamin El-aksa me një hov të madh. Organizata me funksionin për mbrojtjen e vlerave hyjnore me emër të njëjtë El-Aksa, njoftoi se ka hasur në një tunel që shpie drejt xhamisë El-Aksa.
Organizata El-Aksa ka dokumentuar iniciativën e izraelitëve duke marrë foto dhe incizime me kamerë. Tuneli në fjalë ka filluar të hapen në “Ajn Selvan”, duke kaluar nën një tokë që është pronë e një shoqatës krishtere, e nisur drejt mureve të xhamisë El-Aksa.
Sipas informacioneve të organizatës, tuneli është duke u gërmuar me qindra metra në drejtim të jugperëndimit, gjegjësisht në drejtim të muzeut Islam.
Sipas kësaj organizate, iniciativa e izraelitëve e rrezikon xhaminë El-Aksa, që sipas organizatës supozohet se qëllimi i izraelitëve është rrënimi i xhamisë El-Aksa dhe në vend të saj të ndërtohet tempulli i Sulejmanit a.s.
“Sulmet që janë drejtuar Kudusit dhe xhamisë El-Aksa, në 40 vjetorin e pushtimit të Aksas nga izraelitët konsiderohet si dhuratë” tha përfaqësuesi i organizatës. Organizata El-Aksa i fton të gjitha shtetet muslimane dhe organizatat muslimane që të marrin iniciativë në mbrojtjen e vendeve të shenjta.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:16 am

Rivalët Palestinez pajtohen rreth qeverisë së unitetit Udhëheqësit rival Palestinez kanë arritur marrëveshje për ta formuar qeverinë e shpëtimit kombëtar me qëllim të ndalimit të dhunës midis dy fraksioneve, që morri jetën e shumë palestinezëve në ditët e fundit, dhe largimin e bojkotit ndërkombëtar.
Marrëveshja u anoncua të enjten pas përfundimit të takimit që ishte ndërmjetësuar nga ana e mbretit Saudit, Abdullah bin Abdulaziz.
Në kuadër të marrëveshjes, Hamasi ka premtuar t’i respektoj marrëveshjet paqësore me Izraelin.
Kryetari Plaestinez, Abbas, kërkoi nga kryeministri i tanishëm, Hanijje, që ta fomoj qeverinë e re në bazë të parimeve të parapara në marrëveshje.
Takimet dhe nënshkrimi i marrëveshjes u mbajtën në një pallat mbretëror përball Qabes, xhamisë më të shenjtë të Muslimanëve.
Rrugët e Gazës ishin mbushur nga Palestinezët e gëzuar që festonin këtë marrëveshje midis dy lëvizjeve që deri vonë luftonin në mes veti.
Natyrisht që nuk munguan as gjuajtjet me armë në ajër.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:17 am

Forcat sioniste plagosin një fëmijë në qytetin El halil
Forcat sioniste, në sulmet e tyre në veri të rripit të Gazës, e plagosin një fëmijë palestine.
Forcat e regjimit sionist kanë plagosur një fëmijë palestinez në qytetin El halil në veri të rripit të Gazës. Sipas një raporti nga frans pres, bëhet e ditur se forcat pushtuese izraelite gjatë ditës së premte kanë sulmuar rajonin Alaroub në veri të rripit të Gazës, duke plagosur një fëmijë palestinez. Vlen të theksohet se ushtarët e regjimit sionist gjatë përleshjeve me të rinj palestinez kanë përdorur Gazin lotsjellës si dhe plumba gome.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:17 am

Kërkesa e komisionit për zhvillim ndërkombëtarë ka kërkuar ndërprerjen e sanksioneve për Palestinën
Komisioni për zhvillim ndërkombëtarë në parlamentin e Anglisë kërkoi ndërprerjen e sanksioneve ndaj Palestinës. Sipas një raporti nga Irna, Malkolm Brus kryetari i komisionit për zhvillim ndërkombëtarë duke mirëpritur dakordimin e Hamasit me Fatahin për një qeveri kombëtare tha se ky dakordim është një shans për të ndihmuar zhvillimin e Palestinës dhe ndërprerjen e sanksioneve ndaj këtij vendi. Deputetët e parlamentit anglez gjatë muajit të kaluar duke akuzuar politikat kundër Hamasit si dhe sanksionet ndaj këtij vendi kanë thënë se mund të çojnë në rrezik krijimin e një shteti të pavarur palestinez. liderët e grupeve palestineze gjatë ditës së enjte në Meke arritën në një marrëveshje për krijimin e qeverisë se unitetit kombëtarë nën drejtimin e Ismail Hanije. Në këtë marrëveshje gjithsej nga 24 poste të qeverisë së unitetit kombëtare 9 i takojnë Hamasit, 6 poste Fatahut, 5 poste për grupet e pavarura dhe 4 poste grupeve të tjera.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:17 am

Ministri i jashtëm turk kërcënon për ndërprerje të marrëdhënieve me Amerikën
Ministri i jashtëm turk kërcënon për ndërprerje të marrëdhënieve të Ankarasë me Uashingtonin. Abdula Gol ministri i jashtëm turk, i cili gjendet në Amerikë, gjatë një interviste me gazetën Uashington post, tha se në rast të miratimit të ligjit për gjenocid ndaj armenëve, populli i Turqisë do të kërkoj ndërprerjen e marrëdhënieve me Amerikën, me këtë rast qeveria e Turqisë nuk mund ti bëjë ballë dëshirës së popullit. Ai më tej shtoi se ka përfunduar pritja e popullit të Turqisë ndaj luftës që duhet të ndërmerr Amerika në lidhje me organizatën terroriste të partisë PKK.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:17 am

Putin kritikon politikat amerikane në LM




Presidenti Rus Vladimir Putin shprehu shqetësimin e tij ndaj lëvizjeve të fundit ushtarake të Amerikës në rajonin e Gjirit Persik, kërkoi caktimin e një grafiku kohor për largimin e forcave amerikane nga Iraku dhe kontrollimin e situatës së këtij vendi nga vet irakianët. Kohëve të fundit funksionarët e lartë rusë vazhdimisht kritikojnë lëvizjet e gjëra ushtarake të Amerikës. Sergej Lavrov, ministri i jashtëm rus, pas takimit me funksionarët amerikanë, Amerikën e cilësoi një vend i cili nuk u kushton aspak vëmendje shqetësimeve botërore dhe me gabimet e veta krijon trazira nëpër botë. Lavrov vuri theksin mbi planin e Rusisë për organizimin e një konference ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në Lindje të Mesme me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit dhe vendeve me ndikim në botë, por që është përballur me kundërshtimin e Uashingtonit. Ai është i mendimit se Amerika dëshiron përfshirjen në luftë edhe të vendeve të tjera në rajon. Moska që në fillim kundërshtonte sulmin kundër Irakut dhe presidenti rus Putin deklaroi qartë se Rusia nuk do të përfshihet në luftën e kryqëzatave të Xhorxh Bushit. Edhe aleatët e Amerikës si Franca kohëve të fundit kanë kërkuar ndryshimin e politikave amerikane në LM. Kurse Rusia për shkak të afërsisë gjeografike me rajonin e LM dhe Gjirin Persik, është e shqetësuar nga ndonjë luftë e re e Amerikës në këtë rajon. LM për Rusinë është e rëndësishme si nga aspekti i sigurisë ashtu edhe nga ai ekonomik. Në fakt, njëanshmëria e Amerikës në këtë rajon, ka rrezikuar dhe kufizuar interesat e lashta në Rusisë në LM. Putin pas tre ditëve pritet të vizitojë LM dhe kjo tregon për rëndësinë që ky rajon ka për Moskën. Rusia kohëve të fundit ka përkrahur një plan për siguri të përgjithshme në rajonin e Gjirit Persik me pjesëmarrjen e vendeve të këtij rajoni dhe pa ndërhyrjen e Amerikës. Qëllimi i Amerikës nga luftënxitjet në këtë rajon është grabitja e pasurive dhe në veçanti naftës së këtij dhe rajoni si dhe forcimi i pozitës së regjimit sionist dhe për arritjen e këtij qëllimi ajo ka rrezikuar interesat e të gjitha vendeve të tjera. Bush për shkak të këtyre luftënxitjeve është përballur edhe me kundërshtime të brendshme në Amerikë sepse rezultat i kësaj njëanshmërie të Amerikës janë shpenzimet mahnitëse dhe viktimat amerikane nëpër rajonet e ndryshme të botës.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:18 am

Epokë e re për raportet ndërpalestineze

Presidenti Mahmud Abbasi deklaroi se pas Mekkes do të filloj epoka e re në raportet ndërpalestineze. Fraksioneve ushtarake të Hamasit dhe Fatahut u është urdhëruar që t’i ndërpresin mosmarrëveshjet. Krerët e anëve rivale kanë arritur marrëveshje që të formojnë koalicion qeveritar, por për momentin nuk ekziston kurrfarë garancie se kjo do të jetë e mjaftueshme për ngritjen e bojkotit të cilin forcat perëndimore e filluan kundër qeverisë palestineze. Marrëveshja vjen pas përleshjeve të ashpra të cilat ndodhën në Palestinë që nga dhjetori i vitit të kaluar ku vdiqën afro 100 persona.

Tensionet mes Hamasit dhe Fatahut e quan Palestinën në prag të luftës qytetare. Së paku 80 persona janë vrarë nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa 60 vetëm muajin e fundit.
Pas negociatave dy ditore në Mekke, liderët e Hamasit dhe të Fatahut u pajtuan rreth listës së ministrave në qeverinë e re të shpëtimit kombëtar.

<SPAN lang=SQ style="FONT-SIZE: 10pt; FONT-FAMILY: Verdana">
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 8 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 8 e 23 Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 15 ... 23  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi