Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga bota Islame

3 posters

Faqja 18 e 23 Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 23  Next

Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:47 pm

Vrasja e nje motre myslimane brenda Gjykates Gjermane!

Bismilah,

Ne August te vitit 2008 , motra jone nga Egjipti (32 vjeqare)me banim ne Gjermani u fyejt rend nga nje Russogjerman 28 vjeqar , me emrat , si "islamiste", "terroriste","kurve" etj. Dhe per kete motra jone ,prakikuese e Islamit qe mbante hixhabin vendosi ta dergoj rastin ne Gjykten e Dresdenit , ku diten e djeshme me 1.Juli.2009, duhej te vendosej mbi denimin qe do e merrte ky persone, qe ky denime sillej diku 750 Euro.

Pasi ka filluar seanca e gjykimit rrethe ores 10, ku prezent ishte motra jone Marwa , femiju i saj , burri , deshmitaret, i pandehuri , ndodhi edhe rasti , ku ky i pandehur kishte nje thike me vete dhe iu versul motres duke e mbytur me thike ne mes te gjykates , ne ate rast plagoset edhe burri i saj dhe nje person tjeter qe nderhyn ne kete rast, e krejt kjo ne prezenc te femijut te saj te vogel.

Kjo vellezer eshte vetem se vrasja e pare me emer e mbiemer brenda institucioneve me te larta shteterore ne gjermani , e nje muslimani/e ne mbrojtje te identitetit te saj , dhe ky eshte rezultati i krejt kesaj islamofobie qe sillet sot neper vendet perendimore.

Ku kane qene Sigurimi ,pse nuk ka reaguar per ta kontrolluar te pandehurin e pyetje tjera ,marrin pergjigjie qesharake nga zyrtaret e larte te gjykates.

Lusim Zotin qe motren tone ta shperblej me graden e Shehides , tia fal gabimet ,vellaun tone te plagosur tia lehtesoj dhembjet , ndersa kufaret All-llahu subhanhu we teAla i shkaterroft ne mllefin e tyre.

Amin.

Nga Gjermonishtja ne pika te shkurta nga ato qe dulen ne media te ndryshme si ne :
http://www.welt.de/vermischtes/artic...-getoetet.html
etj.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:47 pm

Nicht ohne meine fünf Töchter!!! (jo ,pa 5 vajzat e mija) , quhet diskriminimi i radhes ne vendet te vetproklamuara si "demokratike".
Diskriminim i tille i behet edhe vet gjermaneve myslimane ne vendin e tyre.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:47 pm

Ngushllime për familjarët e kësaj gruaje. Traxhedi shumë e madhe për ta.


P.S T`a kishte bërë këtë akt një musliman do të mirrej vesh në krejt botën as pa kalu dy orëshi. Lexova diku se kjo grua në sytë e muslimanit shifet si mëkatare që ka kërkuar gjykimin e fyesit në një shtet joislamik.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:47 pm

Allahu e mëshiroft kete moter, eshte vertet per keqardhje qe keto ndodhin edhe aty ku tregohet shabloni i demokracis. Fatkeqsia me e madhe eshte qe asnjehere shtetet islame me ndikim ne boten perendimore nuk ngrehin zerin per ti denuar keto akte mizore. Ky nuk eshte as rasti i par e as i mramt qe muslimanet evropjan sfidohen me padrejtesi te tilla.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:48 pm

Jo nuk besoj, un e di qe as me rastin e karikaturave te Profetit a.s. ata nuk reaguan derisa populli manifestoj paknaqsin e saj ne rruget e kryeqyteteve. Bashkia islame po vuan per nje dirigjues qe me t'vertet preokupohet me shume per popullin e saj, se sa per madheshtin e pasuris familjare. Rusët jan ata te cilet ua thyejn kembet çeçeneve burra qe mos te dalin neper male per t'luftuar. Dhe kete e din edhe evropa edhe shtetet arabe, po s'guxon askush qe te flas !
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:48 pm

Rasti i kesaj motre , nuk ka qene ne asnje gazete , perveq ne süddeutschezeitung 4 fjali, ndersa gazeta elektronike welt.de e ka shpalos rastin me shume.

Po ato dite u mbushen gazetat dhe mediat vizive pasi nje turk kishte mbytur vajzen e tij , se ka kalur me gjerman apo ku ta di , budallek hesapi. Ndersa per kete rast nuk u shkruajt gje edhe pse ajo u therr me thike 18 here nga ai rusogjerman ne sy te femijut te saj, ndersa policia ne vend qe te gjuajne ne drejtime te ati rusogjermani , e plaguan burrin e saj.

Keta kishin ardhur nga egjipti,pasi burri i saj kishte ardhur per ta mbrojtur titullin e doktorratures ketu dhe mandej do ktheheshin prap ne vendin e tyre.

Demokracia po jep frytet e veta , siq eshte rasti i kesaj gjermane ne videon e sjellur me larte.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:48 pm

Ndërroi jetë Shejh Abdullah ibn Xhibrin
Dijetari i njohur saudit, Shejh Abdullah ibn Xhibrin, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeqare.
E mërkurë, 15 Korrik 2009 17:51

Dijetari i njohur saudit, Shejh Abdullah ibn Xhibrin, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeqare në spitalin "Mbreti Fejsal" në Riad.

Në faqen personale të hoxhës së ndjerë në internet thuhet:

"Ne me të vërtet të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!" Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë".

Njoftimi më tutje vazhdon: "Kaloi në rahmetin e Allahut xh.sh shejhu jonë, imami dhe babai ynë Abdullah ibn Abdurrahman ibn Xhibrin në ora 14 të ditës së hënë. Lusim Allahun që ta mbuloi me rahmetin e Tij dhe ta shpërblej me shpërblimin më të mirë dhe ta gradoi me Firdeusin e lartë sepse vetëm Ai ka mundësi për këtë".

Shejh Ibn Xhibrin është lindur në vitin 1932 në një fshat të Al-Guay'iyyah në fisin Beni Zejd.

Shejhi i nderuar është autor i shumë librave si dhe ka mbajtur titullin e doktorit të shkencave.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:48 pm

Kush po u thotë JO EDUKIMIT

Unë jam i ri, por nuk jam bebe që të mashtrohem sa herë që më thonë shuaj se nuk bënë kështu se nuk bënë ashtu se do të realizohet më vonë se kështu edhe kështu...

Nga: Gentian Jetishi

Shumë zëshëm dhe me këmbëngulësi i bashkëngjitëm kërkesës së futjen e lëndës së Edukatës Fetare në shkollat fillore dhe të mesme publike.

Kjo nuk është vetëm qejf por është kërkesë e argumentuar dhe tashmë edhe formale e juve që ju drejtohet do të donim që audio-vizualisht të dëgjonim argumentet tuaja për injorimin fëmijëror që i bëni kësaj kërkese.

Institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë të njohur këtë kërkesë, në këtë drejtim shumë e zëshme ka qenë edhe Partia e Drejtësisë të cilën deri diku e ka dëmtuar në imazh kjo kërkesë, në vend që në rrethana normale të ishte avantazh për të.
Më së paku aktive ishte Kisha Katolike e Kosovës, edhe pse në parim ishte kërkesë edhe prej tyre dhe në rast të realizimit të kësaj kërkese do të përfitojnë edhe nxënësit e besimit të krishterë me që në këtë lëndë do të mësohet për të tri fetë kryesore të Kosovës [Islame, Krishtere dhe Ortodokse].

Nuk është shumë larg mendsh hipoteza që kjo kërkesë nuk realizohet me që do të mësohet më shumë për fenë Islame si fe e shumicës absolute të e kosovarëve dhe me që fare pak do të mësohet për fetë protestante, çifute, sataniste e të ngjashme të cilat ende nuk kanë arrit të konvertojnë aq kosovarë sa të konstituohen si bashkësi fetare.

Pavarsishtë gjithë kësaj është një fakt shumë i rëndësishëm që QYTETARËT E KOSVËS DËSHIROJN DHE KËRKOJNË QË TË FUTET LËNDA E EDUKATËS FETARE NË SHKOLLAT PUBLIKE TË KOSOVË.
Unë kujtojë se është argument i mjaftueshëm për të deleguarit tanë politikë (të mandatuarit) që te kenë në konsideratë dëshirën – kërkesën dhe nevojën e qytetarëve të tyre- VOTUESVE.

Kjo kërkesë është e vjetër për nga data e dërgimit formal në institucionet shtetërore të Kosovës, dhe justifikimet për përgjigje negative ishin të ndryshme . Pak a shumë i ngjanin si mashtrimeve për fëmijët e vegjël : shuani be deri sa të vij pavarësia, deri sa të shkojnë këta ndërkombëtarët, pastaj jemi shtet sekular, nuk bënë se të hujt, blla, blla, blla ... .

Por sot me lejoni të u them të deleguarve tonë 'shuani, more se horë na bëtë, shuani boll i ofenduat miqtë tonë ndërkombëtarë. Shuani more se po ju dëgjojnë austriakët, gjermanët, anglezët, spanjollët, belget, grekët, irlandezët, finlandezet, danezët, hungarezët, polakët, italianët, lituanezët, sllovenet, kroatët, serbet që lëndën e Edukatës Fetare e kanë pjesë të lëndëve në shkollat publike edhe pse janë vende sekulare.

Për një gjë e kuptuam që nuk ka pengesa juridike për realizimin e kësaj kërkese por është mungesë e vullnetit politikë. Ka edhe diç të PATHËNË që ndoshta se thonë në VENDE TË HAPURA politikanët tanë.
Tutje futja e kësaj lënde në shkollat publike tanimë nuk është vetëm nevojë por domosdoshmëri. Nuk është në pyetje që të futet edhe një lëndë më tepër si pretendojnë disa që në vend të saj të futet lënda e Edukatës Seksuale apo e Edukatës Shëndetësore që të i bëjnë rivalitet kësaj kërkese por është e nevojshme që të futet lënda e Edukatës Fetare për :

1. Fetë kryesore për të cilat do të mësojnë këta nxënës thërrasin për jetë, përballje me vështirësi, tejkalim të pengesave – ndërkohë në mungesë të kësaj edukate në shkollat tona, më vonë këta nxënës edhe burra të këtij vendi është përhapë dukuria e vetëvrasjes .

2. Këto fe thërrasin për paqe dhe respekt të ndërsjellët – në mungesë të këtyre informacione kemi përplasje idesh në mes pjesëtarëve të feve. Me futjen e kësaj lënde ish rritë përgjegjësia qytetare më pak do të kish pas nevojë për reklama të KFOR-it.


3. Këto fe thërrasin për moral dhe respekt të vlerave njerëzore . Thërrasin në edukim të epshit. – Në mungesë të kësaj edukate kemi përhapje të veprimeve amorale dhe çnjerëzore që për pasoj kemi përdhunime sëmundjen AIDS- ndryshe edhe mortaja e shekullit dhe të tjera sëmundje që vijnë pikërisht nga kjo rrugë.

4. Alkoolizmi, narkomania dukuri vrastare të shoqërisë. – Fetë kurrë nuk do të pranonin këtë dukuri , do të ishin ndihmesë e madhe në luftimin e tyre.


5. Kohëve të fundit është vënë në dukje dukuria e rënies së mësimi tek nxënësit dhe kjo dëshmohet edhe me rezultatet e testeve kombëtare dhe të maturës. Fetë do të ishin stimuluese në këtë drejtim. Feja Islame si adhurim të parë e konsideron mësimin. Pejgamberi a.s. me gjënë e parë që u urdhërua ishte Lexo, Mëso , Studio.

Si argument mund të marrin nxënësit e Kosovës Lindore që kanë mësuar këtë lëndë. Këta student janë shumë të suksesshëm, të motivuar mjaftë dhe insistues për sukses, gjë që s'mund të thuhet edhe për studentët tjerë.

Vargu i argumenteve mund të jetë i gjatë, po të vazhdohet tutje. Institucioneve vendimmarrëse duhet të i mjaftoj fakti që është kërkesë e qytetarëve të Kosovës. Duhet të ju mjaftoj fakti që e kanë shumica e vendeve të Evropës Perëndimore. Duhet të ju mjaftoj fakti që mund të jetë ndihmesë për procesin mësimor të përgjithshëm dhe për luftimin e dukurve negative madje do të ndihmojë për përmbushjen e Objektivave të Mijëvjeçarit .

Askush nuk mund të thotë se do ndodhi kështu apo ashtu sepse ne nuk e kemi pasur kurrë që të prejudikojmë për rezultate. Që ta dimë duhet që ta fusim qoftë edhe në mënyrë eksperimentale për disa vite.

Ja pra ekselenca e juaj KryeImam, unë iu përgjigja thirrjes suaj si liderë i yni. Tani pres që kolegët tuaj ta kryejnë pjesën që u takon – sepse nuk kemi vënë re ndonjë lëvizje të tyre në këtë drejtim pos leximit të rytbeve hazër.

Pres që edhe komuniteti ta kryej pjesën e tyre gjë që dyshoj shumë që do të bëjnë diç por megjithatë presë.

Tek këta të fundit pra xhemati mysliman nuk shpresoj shumë sepse prapë do të mashtrohen kur politikanët do tu thonë 'ma zemer ma se s'ban, ma beba be tita , s'ban se kqyri këta të hujt qysh po na kqyrin sban. Hajt be juve mos tjav nin se kur të shkojn kta të jashtit a pe din JA BAJM DISI edhe kena me juv knaq.
Xhemati: po a AMIN se ju e dini.

Ndërsa unë dhe besojë ka edhe plotë të tjerë kërkojmë që NË SHTATOR TË KËTIJ VITI(2009) të realizohet kërkesa jonë, sepse po nxitojmë për shkak të ZGJEDHJEVE të15 NËNTORIT.

Vendosni sot sa më parë se ne vendosim me të 15-in.
Seancë të këndshme.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:49 pm

Shqiptarët në Amerikë përkujtojnë Isranë dhe Miraxhin
Shqiptarët në Wisconsi të Amerikës përkujtuan ndodhin e natës së Israsë dhe të Miraxhit.
E hënë, 20 Korrik 2009 17:00


Më 19 Korrik 2009 në qendrën Islame Shqiptaro-Amerikane të Wisconsinit u organizua tribunë për mrekullinë mbinatyrore të Israsë dhe Miraxhit.

Të pranishmit nga të dy gjinitë, patën rastin të dëgjojnë një sqarim në të hollësishëm rreth kësaj ndodhie që paraqet njërën nga muxhizet më të theksuara të të dërguarit të Allahut Muhamedit s.a.v.s.

Ligjërues në këtë tribune ishte Mr. Bashkim Aliu i cili iu qas në veçanti mesazheve morale që merren nga ndodhia e Israsë dhe Miraxhit, si dhe porosisë madhore për studim, zbulim e ngritje në sfera të larta që është imperativ për muslimanët, e që muslimanët për fat të keq e kanë lënë pas dore. Ai nënvizoi se"Israja dhe Miraxhi i thërret muslimanët ta vështrojnë qiellin dhe të zbulojnë gjëra që i referohen qiellit, si satelitët, aeroplanat, etj, por për fat keq, muslimanët e sotëm nga ndodhia e Israsë dhe Miraxhit e kanë marrur vetëm elementin "natë", si simbol të gjumit".
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:49 pm

Misionarja protestante pranon islamin! Pjesa e II

Hatixha Watson: Misionarja protestante pranon islamin! E vërteta në zemër.

Pjesa e II

Hatixha Watson, profesoreshë, teologe, misionare, priftëreshë, predikuese fundamentaliste e krishterë, një kandidate jo bash ideale për të pranuar islamin


Pyetja e tretë që e kam shtruar ishte kjo: Si ishin fjalët e lutjes? Të gjithë, natyrisht kemi parë pamjen e muslimanëve kur luten në drejtim të Qabesë në Mekë. Kemi besuar se muslimanët mendojnë se ndërtesa e zezë prej kubi është Zoti i tyre, apo se mendojnë që Zoti gjendet në të. Në këtë shihet përsëri injorimi që bëjnë jomuslimanët, duke përfshirë edhe të krishterët, sidomos kur është fjala për Islamin. Për mua lutjet dhe adhurimi, edhe kur isha e krishtere, kishin domethënie të madhe, prandaj kam qenë shumë e interesuar ta dija mënyrën dhe fjalët e lutjes.


Përgjigjet janë: Hapi i parë drejt lutjes është pastërtia e shpirtit dhe e trupit. Allahu, Krijuesi i njerëzve, është i Vetmi që ka të drejtë të na thotë si do të qëndrojmë para Tij gjatë lutjes. Më herët, si katolike, gjunjëzohesha që të lutesha dhe kryqëzohesha. Më vonë, kur isha protestante, i ngrinim duart tona, këndonim, duartrokisnim, bërtisnim, luanim dhe qanim. Në atë padije tonën mendonim se ajo ishte rruga e vërtetë drejt Zotit.

Ai (Zoti) na flet në Kur'anin fisnik për rrugën e vërtetë, në të cilën duhet të shtegtojmë drejt Tij: "O besimtarë! Kur doni ta falni namazin, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët, lani dhe këmbët deri në nyje ..." (El Maideh: 6).

Duhet të lajmë fytyrën dhe duart deri pas bërrylave, të fshijmë kokën dhe të lajmë këmbët. Nëse e bëjmë këtë, atëherë na fshihen gjynahet e vogla që i kemi bërë me ato pjesë të trupit. Më pas marrim qëndrim në këmbë, fytyrën e kthejmë nga (fokusim i lutjes sonë) dhe i ngremë duart duke thënë: Allahu ekber (Allahu është më i Madhi).

Pastaj lexojmë suren e parë të Kur'anit fisnik:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!


Pastaj i ngremë duart deri te supet (në nivel të veshëve) dhe themi: Allahu ekber (Zoti- Allahu është më i madhi). Pastaj përkulemi dhe duart i vëmë në gjunjë dhe themi: Subhane rabbijel adhim, (I pa të meta është Zoti im i madhërishëm) tri herë. Kur të drejtohemi, themi: Semi Allahu li men hamideh,(Allahu e dëgjon atë që e falënderon Atë) Rabbena ve lekel hamd (O Zoti ynë ty të takon lavdi). Dhe përsëri: Allahu ekber. Dhe namazliu bie në sexhde dhe thotë tri herë: Subhane rabbijel e'ala. Më pas ulet dhe i lutet Allahut për faljen e gjynaheve të tij (Rabbigfirli - O Zoti im më fal mua) dhe pastaj përsëri merr pozicionin e sexhdes ku përsërit duke thënë tri herë: Subhane rabbijel e'ala (I pa të meta është Zoti im i lartësuar)..

Kam qenë e habitur kur kam dëgjuar fjalët e lutjes (namazit)) sa që kam bërtitur: Kjo lutje vërtet nuk përmban asgjë të ligë! Kjo është lutja me të cilën lavdërohet Zoti! Fjalët e lutjes kanë ardhur përmes udhëzimit nga Zoti, që i janë transmetuar Muhammedit a.s., përmes engjëllit Xhibril. Kjo është mënyra se si falen engjëjt në qiell para fronit të Allahut. Merreni me mend këtë! Muslimanët janë njerëzit e vetëm që falen sikurse engjëjt në qiell! Përveç kësaj, nëse edhe këtë nuk e përfillim, muslimanët janë të obligueshëm të falen në kohë të caktuara, që janë përcaktuar sipas pozitës së Diellit. Do të thotë, me rrotullimin e Tokës vetëm muslimanët falen në çdo moment para më të Madhit dhe të vetmit Zot, para Allahut.

Pyetja e fundit që kisha i përkiste autenticitetin të Kur'anit. Bibla përbëhet prej 66 librave (sipas mësimit katolik madje prej më shumë se 66) dhe janë shkruar prej rreth 40 autorëve të ndryshëm. Disa libra janë shkruar prej autorëve të panjohur, ose nuk janë përmendur fare autorët, p.sh. "Libri i Rutës" në Dhiatën e Vjetër dhe "Letra drejtuar Hebrenjve" në Dhiatën e Re.
Edhe pse "Letra drejtuar Hebrenjve" i përshkruhet Palit, nënshkrimi i tij nuk shfaqet askund dhe përmes kësaj arrihet deri te ndryshimi i stilit të të shkruarit. Natyrisht, i krishteri mesatar nuk e di këtë dhe, pa i mbaruar studimet teologjike, kjo nuk mund të kuptohet vetëm përmes leximit të thjeshtë të Biblës.

Në Bibël ekzistojnë gjithashtu dy gjuhë: gjuha hebraike (në Dhiatën e Vjetër) dhe gjuha greke (në Dhiatën e Re). Asnjëra prej këtyre gjuhëve nuk mund të krahasohet me ato që ne i njohim sot. Përveç kësaj, unë kurrë nuk kam dëgjuar se Jezusi ka folur greqisht! Në kuadër të kurseve të mia më është dashur t'i mësoj të dy gjuhët.

Jam mrekulluar kur kam kuptuar se Kur'ani fisnik ka vetëm një autor, i cili është Zoti, Allahu. Çdo sure (kaptinë), përveç njërës fillon me fjalët: Në emër të Allahut, Bamirësit, Mëshiruesit. E jo sikurse Bibla, e cila në Dhiatën e Vjetër fillon me: Libri (prej)... kurse në Dhiatën e Re fillon me: Ungjilli sipas...

Po përmend kalimthi, se sipas mësimeve biblike Mateu, Marku dhe Luka nuk ishin nxënës të Jezusit. Ata kanë qenë nxënës të Pjetrit dhe të Palit. Marku i ka përpiluar Ungjijtë më të vjetër në vitin 68 "pas Krishtit". Shumë dijetarë pohojnë se Mateu ka kopjuar nga Marku, kurse Marku disa prej informacioneve të tij i ka marrë prej burimeve të tjera, që mbajnë emërtimin Q.
Luka në të dy Ungjijtë dhe librat e tij përmend informacione të pabesueshme. Ungjilli i Gjonit është shkruar rreth 100 vjet pas Krishtit. Sikurse thashë, të gjitha këto janë fakte tek të cilat nuk arrihet lehtë, veçse nëse studiohet teologjia.

Diçka tjetër që më ka fascinuar është fakti se Kur'ani ka mbetur i pandryshuar 1421 vjet (respektivisht 1430 vjet)! Këtë që e lexojmë sot është saktësisht ajo që i është shpallur Pejgamberit, Muhammedit a.s. Nëse e lexojmë përkthimin e Kur'anit, atëherë origjinali në gjuhën arabe gjendet përkrah tekstit të përthyer. Duhet të mendojmë se përkthimi s'është bartje (në çdo gjuhë ka dallime në stilin gramatikor dhe të strukturës, gjithashtu edhe në disa fjali që s'mund të përkthehen asnjëherë në mënyrë të përpiktë ...). Jo vetëm se lutjet në Islam thuhen në gjuhën origjinale, por edhe muslimanët anembanë botës janë të lidhur me gjuhën e përbashkët. P.sh. muslimani kinez, që vjen në Amerikë dhe nuk flet anglishten, me muslimanin amerikan që nuk e flet kinezishten, mund të komunikoj nëse e shfrytëzojnë gjuhën arabe, gjuhën e Kur'anit.

Edhe pse në po atë javë nuk e kam pranuar islamin, kam filluar të frekuentoj mësimet islame. Përsëri jam ulur aty dhe kam qenë e befasuar me atë që kam mësuar. Tërë ajo që kam mësuar gjatë studimeve të mia për Islamin, u hodh poshtë në këto kurse. Ne të krishterët nuk e kemi ditur se muslimanët besojnë se virgjëreshë Marija e ka lindur Jezusin. Ne as që e kemi menduar se ata madje besojnë në ekzistencën e Jezusit.

Por, nëse muslimani nuk beson se Jezusin e ka lindur virgjëreshë Marija, ai nuk është musliman. Kam qenë e befasuar kur kam kuptuar se muslimanët besojnë se Jezusi është ngritur në qiell dhe se do të paraqitet përsëri. Në Kur'an një kaptinë (sure) e tërë është emëruar sipas Marisë (Merjemes), nënës së Jezusit. Mirëpo, muslimanët nuk i luten asaj, sikurse e bëjnë një gjë të tillë katolikët. Në Biblat katolike dhe evangjeliste ekziston vetëm një fragment i vogël që i dedikohet asaj (Marisë) ... Surja Merjem është kaptinë në Kur'an që ka marrë emrin sipas asaj, nënës së Jezusit.

Pas kurseve shkoja zakonisht në shtëpi, që të meditoja. Në atë rast mendoja për atë që kisha mësuar. Krishterizmi më kishte krijuar shumë pyetje, kurse Islami u përgjigjej atyre. Shkoja çdo ditë në kurs, çdo natë lexoja Biblën, dhe çdo natë lutesha: O Zot, më trego se Islami është e vërteta. Dhe atëherë me kalimin e kohës kam pushuar që të them Jezus, Shpirti i Shenjtë, apo o At. Thjesht thosha: O Zot, më trego të vërtetën! Kur i lutemi Zotit të Gjithëfuqishëm që të na tregojë të vërtetën, mos vallë Ai do të na mashtrojë?
Nuk është e lehtë të ndërrosh religjionin. Nuk kam dashur të humbas shpëtimin tim. Një natë, afërsisht dy muaj pas vizitës sime në qendrën islame, jam lutur në këtë mënyrë, si zakonisht, dhe më pas kam shkuar për të fjetur. Para se të flija, mes gjumit dhe zhgjëndrrës kam ndier se diçka ka hyrë në zemrën time. Papritur kam qenë plotësisht e zgjuar, jam ulur në krevat dhe me zë kam thirrur: O Allah, besoj se vetëm Ti je Një dhe Zoti i vetëm! Ajo ishte hera e parë që kisha thënë fjalën Allah, Edhe pse e kisha dëgjuar se si e thoshin të tjerët, asnjëherë më herët, deri në atë moment, nuk e kisha përmendur atë. Pas asaj kam ndier qetësi, dhe ajo, që nga ajo ditë, shyqyr Allahut, nuk më ka braktisur.

Vendimi im nuk mbeti pa pasoja. Të krishterët, që ia dedikojnë dashurinë e tyre Jezusit dhe që i gjykojnë të tjerët se i përndjekin ata që pranojnë krishterizmin, pikërisht ishin vetë ata të parët që më përndoqën mua. Natyrisht, e para që kam humbur ka qenë puna ime. Nuk kam mundur të mbaj leksione në institutin e krishterë. I krishteri mund të jap mësim për islamin, por jo edhe muslimani për krishterizmin. Kur kam pranuar Islamin tashmë isha 7 vjet vejushë, që do të thotë se kam qenë përgjegjëse për vetveten, por edhe për tre fëmijët e mi prej dhjetë fëmijëve.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:49 pm

vazhdimi-->


Tjetra ishte ajo se familja e burrit tim hoqën dorë nga unë. Burri im ishte nga një familje e shquar. Gjyshi i tij është përmendur në librat historikë si hero, kurse i ati një kohë të gjatë ka qenë guvernator. Edhe pse që të tre ishin të vdekur, kam pasur marrëdhënie të mira me familjen e tij, madje edhe më të mira se me familjen time. Pasi jam bërë muslimane, më është thënë se nuk mund të jem më anëtare e familjes dhe se s'mund të marrë pjesë në takimet familjare.

Disa janë akoma aktivë në politikë dhe me siguri nuk është e parapëlqyer të kesh muslimanë si anëtarë të familjes. Me vite kam qenë e afërt me ta dhe kjo më ka lënduar mjaft. Kur më ka vdekur bashkëshorti, ata më ndihmuan t'i edukoj fëmijët, kurse tani ndryshuan kaq shumë. Kam qarë tri ditë, por vazhdimisht, kur kam kryer lutjen (namazin), kam qenë e bindur thellë se vendimi im ka qenë i drejtë.

Burim për mospajtim të mëtejshëm kanë qenë fëmijët e mi. Të gjithë fëmijët, përveç djalit që ishte me mua, atëherë ishin në SHBA. Atë që kam mësuar në qendrën islame, ia kam shkruar në letra. Pasi që kam pranuar Islamin, vajza ime më e madhe (e cila rastësisht ka punuar në rendin e kishës që i përkisja unë) më ka shkruar në një letër: A e di që islami është religjion satanik? I kam dërguar disa letra dhe i kam shkruar: Mos tento të më transformosh! I kam shpjeguar se Allahu na ka ndaluar neve që t'i detyrojmë të tjerët që të pranojnë Islamin dhe kam menduar se do t'i lexojë ato që të mund të kuptonte se në çka besoja unë.

Kur prindërit kanë probleme me fëmijët, atëherë zakonisht takohen me farefisin e afërt (gjyshen, tezen, mbesën ...) gjë e cila mbase do të mund të ndikonte në situatën. Më vonë kam kuptuar se fëmijët e mi janë bashkuar ashtu për shkak timin! Nëna ishte problemi, kurse Islami i gjykuari! Si zakonisht në familjet e mëdha, fëmijët ndahen dhe "grupohen". Tre më të moshuarit janë "shefat", tre të mesmit janë "luftëtarët: kurse më të rinjtë nuk pyeten aspak. Kur diskutimi ishte në vlugun më të madh, më të moshuarit kanë qenë kundërshtarë të rrëmbyer, kurse të mesmit kanë thënë: Ajo është nëna jonë, dhe ai është vendim i saj. Ajo nuk na imponon asgjë neve. Dëshirojmë edhe më tutje të kemi marrëdhënie të afërta me të dhe dëshirojmë që ajo të ketë marrëdhënie të ngushta me nipat e saj.

Kur jam kthyer në SHBA, më të moshuarit tentuan të grindeshin dhe sikur kishin bërë një mur që pengonte çfarëdo diskutimi, ndërsa, në anën tjetër, fëmijët e mesëm ishin shumë komunikues dhe plot pyetje. Bisedat tona ishin vërtet të rëndësishme dhe zhvilloheshin krejtësisht natyrshëm. Madje njëra prej vajzave më tha se si muslimane jam shumë më e përzemërt se sa që kisha qenë si e krishtere! Kjo më ka befasuar shumë, sepse si krishtere gjithnjë jam munduar të jetoj sipas besimit tim.

Kur jam në SHBA vazhdimisht bart abajen dhe hixhabin. Në lidhje me këtë vajza më ka dhënë vërejtën vijuese të papritur. Më ka thënë se kur më shikon një mashkull musliman mund të më njohë menjëherë. Isha kureshtare se si ajo kishte ardhur në një përfundim të tillë, sepse unë nuk i shikoj meshkujt musliman, kurse meshkujt muslimanë në SHBA nuk mund të njihen nga gardëroba (rrobat), shumica e tyre s'kanë madje as mjekër. E kam pyetur në bazë të çfarë gjëje mund ta thotë një gjë të tillë: Kur ata të shikojnë, ajo është ndryshe. Ata të shikojnë me respekt.

Pas gjashtë vjetësh, përfundimisht, edhe më të moshuarit e kanë pranuar se jam muslimane, dhe se me ndihmën e Zotit kurrë më nuk do t'i kthehem krishterizmit. Të tjerët thonë se Islami është vetëm ndryshim i mënyrës së jetës dhe se nuk është si krishterizmi në të cilin shkohet në kishë, dhe kur dilet prej kishe, veprohet ashtu si dëshirohet. Me fjalë të tjera, kërkohet ndryshimi i mënyrës së jetës.

Djali që ka jetuar me mua kur e kam pranuar Islamin, nuk ka qenë aspak i interesuar për religjionin. Atëherë ishte 18 vjeçar dhe religjioni nuk ka qenë i përfaqësuar në stilin e tij jetësor. Një kohë, pasi humba punën e docentit, më kanë lutur në qendrën islame që të formoj një seksion për gra dhe ta udhëheq atë. Çdo javë kam sjellë libra në shtëpi dhe i kam vendosur me rregull në tavolinë. Ditën tjetër librat kanë qenë në të njëjtin vend. Kohë pas kohe i kam ndërruar. Kam shpresuar se atij do t'i interesojnë librat dhe se do t'i lexojë edhe do të fillojë të bëjë pyetje. Kjo nuk ngjau.

Shumë herë në vit i kam ftuar vëllezërit nga qendra islame që të bisedojnë me të. Gjithnjë ka qenë i sjellshëm, por asnjëherë i interesuar. Një ditë dikush bisedoi me të dhe në fytyrën e tij mund të diktohej fryma e bindjes. Më ka pyetur: Pse nuk ma ke treguar atë? Kam qenë e topitur dhe i kam përmendur se librat i kam lënë me shpresën se do t'i lexonte dhe se do të pyeste. Atëherë më ka kallëzuar se, pasi që unë dilja prej shtëpisë, i lexonte librat me shokët e tij dhe vazhdimisht i kthente në vendin e njëjtë. Kisha një orë që thërriste ezanin. Më ka thënë se vazhdimisht kur unë nuk kam qenë në shtëpi, ai e ka kurdisur atë orë. Ai tani quhet Omer. Ai ka braktisur stilin e tij jetësor e shokët e tij dhe tani punon në Arabinë Saudite.

Ai bisedon me motrat e tij më të mëdha për Islamin dhe është më i suksesshëm se unë. Deri tani askush prej familjes nuk e ka pranuar Islamin, por ne akoma i bëjmë davet atyre (i ftojmë në Islam). InshaAllah, do të përjetoj që të shoh që të paktën dikush prej nipave të mi të bëhet musliman. Asnjëherë nuk jam penduar që jam bërë muslimane dhe e lus Allahun që të më jap imanin (besimin) e sahabëve.

Thuaj: 'Me të vërtet, Zoti im më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, fenë e pastër të Ibrahimit besimplotë, i cili nuk ka qenë adhurues i idhujve'. Thuaj: 'Me të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij'." (El En'am: 161-163).
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:49 pm

Londër: Jepet leja për xhami të madhe

Planet për ndërtimin e xhamisë pesë kateshe e cila do të jetë një ndër më të mëdhatë në Londër tani mund të vazhdojnë pas dhënies së lejes.

Xhamia ne qendër të Harrovit do të shërben adhuruesit musliman përreth Londrës kur të ndërtohet në Station Road. Në dizajn janë të përfshira minarja e lartë 40 metra, palestra sportive, restoranti të gjitha në një hapësirë prej 5745 m2.

Pritët qe kjo xhami të hapet në vitin e ardhshëm pasi Këshilli Komunal në Harrov miratoi ndryshimet e bëra në planin që ishte bërë në kërkesën e vitit 2000.

Komiteti i planifikimit ka vendosur kushte në ndërtimin e kësaj ndërtese, ku përfshihet shtëpia që për momentin përdoret si xhami të kthehet në shtëpi banimi.

Ndërtuesit e xhamisë gjithashtu do të paguajnë 15.000 sterlina për të siguruar parkingun.

Merilin Ashton nga komuna e Harrovit thotë se "Kjo do të jetë një ndërtesë më rendësi për Harrovin e pasi i është dhënë leja, na është dashur ti balancojmë kërkesat e xhamisë me opinionet e banorëve vendas.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:49 pm

Britani: Policet të respektojnë shenjtërinë e xhamive

Policet në Avon dhe në Somerset do të duhet të vendosin shamitë gjatë hyrjes së tyre në xhamitë "kjo për të përmirësuar marrëdhëniet me komunitetet myslimane" në vend thuhet ne mediat Britanike.

Kjo do të vlen për 15 policet të cilat punojnë ngushtë me myslimanet përreth Bristolit dhe Somersetit.

Do të jenë dy versione të mbulesave për t'ju përshtatur uniformave të policeve në këtë rajon.

Të dy llojet do të kenë emblemën e policisë së këtij rajoni dhe do të jenë të përshtatshme për policet me apo pa uniformë.



Këto mbulesa u prodhuan pasi policia punoi me Iniciativën e Xhamisë dhe Iniciativën Aklima, thuhet në mediat Britanike.

"Kjo është edhe një angazhim i yni për tu përfshirë në punë me të gjitha komunitetet në vend" thotë Xheki Roberts Asistent i Kryeoficerit.

"Me këtë respektojmë dhe i njohim praktikat fetare e kulturore të komunitetit."

"Ky është një vendim shumë pozitiv për uniformat e këtij rajoni dhe jam i sigurt se do të mirëpritet edhe nga zyrtaret tjera," shton ai.

Rashad Azami, Imam dhe drejtor i Shoqërisë Islame të Bath-it, thotë se "Është shumë kënaqësi të shohësh që policet e Avonit dhe Somersetit kanë paraqitur mbulesa për policet femra si pjesë e uniformës së tyre.

"Kjo do të forcojë marrëdhënie të besueshme në mes policisë dhe komunitetit mysliman."

"Policia ka punuar me komunitetin mysliman në këtë rajon në shkallë të lartë gjatë viteve të fundit."
Femrat muslimane duhet që të mbajnë mbulesën Islame pas periudhës së pubertetit sipas rregullave Islame. /worldbulletin/
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:50 pm

Arkeologët rusë zbulojnë një xhami të lashtë



Arkeologët rus kanë zbuluar një xhami 1000 vjeçare në Kazan, qe është kryeqytet i Tatarstanit duke treguar me këtë rrënjët e lashta të Islamit në këtë vend.

Ekspertët rus dhanë informata në lidhje me rezultatet e studimeve të tyre të cilat kishin zgjatur 11 vite në Pallatin e Kremlinit në Kazan. Sipas tyre, është e gabuar pikëpamja e cila e paraqet Islamin si të shfaqur në këtë rajon vetëm pas shekullit 15.

Ata paraqiten një xhami që i përkiste shekullit të 10-të si një shembull për ta argumentuar të gabuar këtë pikëpamje.

Arkeologët gjeten edhe një tjetër gërmadhë e punuar nga gurët e bardhë afër një kulle të vjetër në qytet. Këto gërmadha të asaj ndërtese të rrënuar ishin të drejtuara në drejtim të Mekes, thonë zbuluesit.

Sipas tyre ky Kazani ka ekzistuar më së fundi në shekullin e 10-të por dokumentet e shkruara i përkasin shekullit të 15-të. Gjatë kësaj periudhe Kazani ishte kryeqytet i "Khanatit Kazan."

Ekspertët që kryen këto punë bërën edhe një zbulim tjetër gjatë viteve 1994-2005 dhe gjeten 1000 vite të Pallatit të Kremlinit.

Arkeologët demonstruan se ky qytet u rrit pas themelimit të "Khanatit Kazan." /worldbulletin/
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:50 pm

Gjithqka po ndodh ne kohe te sotit, sulme terroriste, vrasje nga me te ndryshmet etj etj, ama ato po ndodhin pa prezencen e policise, edhe vrasje te shpejta,ne pytje sekondat.

ama tja ngulesh thiken dikujt 18 here, ne mes te gjykates ne prezence te policis, jaa ky rast mu mka lon pa mend... spo kam koment!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:50 pm

Edhe një shqiptar magjistër i shkencave kur’anore

Bekim Shefki Jashari mbrojti me sukses magjistraturën me temë "Dispozita rreth femrës në suren El-Bekare".

Më 8 korrik 2009 (e mërkurë) në Kolegjin Universitar të Studimeve Islame "Da've" në Bejrut të Libanit; Dega: Tefsiri dhe Shkencat e Kur'anit; i riu nga Llapi Bekim Shefki Jashari mbrojti me sukses magjistraturën me temë "Dispozita rreth femrës në suren El-Bekare." përpara komisionit të përbërë nga profesorët eminentë: Prof. dr. Ahmed Ledun; dr. Ejmen el Kadir dhe dr. Ferid el Hatib.

Mr. Bekim Shefki Jashari lindi më 29.03.1973 në Obraçë të Podujevës. Shkollën fillore "Ali Hadri" e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme, Medresenë "Alaudin" në Prishtinë në vitin 1992. Studimet i vazhdoi në Universitetin e Jordanisë, në Fakultetin "Akide we d'awe" në Aman, ku edhe u diplomua në vitin 1999.
Bekim Sherif Jashari është edhe autor i dy librave: "Namazi dhe rregullat e tij në medh'hebin hanefi" ; dhe "Metoda e thirrjes në Islam."

Aktualisht shërben si imam në "Xhaminë e Kuvajtit" në Podujevë.
Mesazhi.com
Magjistroi Ekrem ef. Simnica

Në Universitetin e Hapur Amerikan, dega në Kajro, profesori Ekrem ef. Simnica mbrojti me sukses temën e magjistraturës.

Me datën 21.07.2009 në Universitetin e Hapur Amerikan dega në Kajro profesori Ekrem ef. Simnica me sukses të plotë mbrojti temën e magjistraturës me titull: "Programi hyjnor i Islamit mbi jetesën paqësore me të tjerët dhe ndikimi i tij tek populli i Kosovës".

Komisioni vlerësues ishte i përbërë nga profesorët e Universitetit të Al-Az'harit: Prof. dr. Muhamed Reshad Dehmesh - Ligjërues në Universitetin e Al-Az'harit – mentor, Prof. dr. Jusuf Iid - ligjërues në Universitetin e Al-Az'harit - mentor ndihmës, Pro.dr. Abdulaziz Eddebur -Ligjërues në Universitetin e Al-Az'harit -anëtar komisioni, Prof. dr. Thervet Salim - Ligjërues në Universitetin e Al-Az'harit -anëtar komisioni.

Komisioni i lartëpërmendur diskutoi dhe elaboroi gjerësisht temën dhe e vlerësoi me notën më të lartë, duke i sygjeruar botimin e saj në gjuhën arabe, gjë e cila do ti shërbente pozitivisht reputacionit të Kosovës tek lexuesit , në të njejtën kohë sygjeroi që ky punim të përkthehet dhe të botohet edhe në gjuhën shqipe, gjë e cila do ti shërbente shumë lexuesit shqipëtar.

Vlenë të ceket se Ekrem ef. Simnica filloi aktivitetin e tij si edukator në M.M. "Alauddin" në Prishtinë në vitin 1991, pastaj punoi aty si profesor që nga viti 1995 dhe e gjithë kjo u kurorëzua me zgjedhjen e tij drejtor i medresesë në mandatin 2004-2008, detyrë të cilën e kreu me përkushtim dhe me sukses të plotë.

Aktualisht është profesor i medresesë dhe anëtarë i kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:50 pm

Ramazani fillon me 21 gusht në Evropë

Këshilli Evropian për Fetva dhe Hulumtime në bazë të llogaritjeve astronomike qe ka bërë njoftoi se muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë me 21 Gusht në Evropë

"Hëna e re do të del me 20 Gusht 2009 në ora 10:02:35 GMT ", njofton ky këshill që është i vendosur në Dublin gjatë një deklarate për Islamonline të shtunën me 15 Gusht.

"Andaj e premtja e 21 Gushtit do të jetë dita e parë e Ramazanit inshallah."

Po ashtu të gjitha vendet Ballkanike kanë njoftuar tashmë se muaji Ramazan do të fillojë të premten sipas llogaritjeve astronomike.

Këshilli Evropian për Fetva dhe Hulumtime (KEFH) kërkoi nga muslimanët në mbarë botën për të miratuar kalkulimet astronomike për te përcaktuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

"Astronomia është shkencë moderne që ka arritur në një shkallë të lartë saktësinë e përcaktimit të fillimit dhe përfundimit të muajve hënor.

"Kështu ne i kërkojmë muslimanëve Evropian për ti pranuar këto kalkulime për të ndihmuar njerëzit në kryerjen e detyrave të tyre fetare sidomos gjatë muajit Ramazan dhe Shevval."

"Po ashtu kërkojmë nga zyrtarë të xhamive dhe dijetarët nga tërë vendet muslimane për të i respektuar këto kalkulime astronomike për të ndihmuar në bashkimin e muslimanëve anembanë." /IOL/
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:50 pm

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Www.el-ahnaf
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:51 pm

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Mbremja%20kuranore%202009-ch_a
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:08 am

MashAllah,

Ahmed Naina eshte njeri prej me te mireve ne bote !


Allahu e ruajt !
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:08 am

Muslimanët e hershëm të Amerikës

Duke hulumtuar kronikat historike, ekspozita në Karolinën e Veriut është duke gjurmuar trashëgiminë e muslimanëve të hershëm dhe ndihmën e tyre në ndërtimin e Amerikës

"Është mahnitëse"- kështu i tha J. Elbëni, mësues në shkollën muslimane Al-Iman në Ralef, gazetës News Observer të hënën.

Për të parë ndihmën që kanë dhënë muslimanët e hershëm në ndërtimin e vendit, Elbëni shoqëronte studentët e klasës së gjashtë dhe të shtatë në ekspozitën "Muslimanët në Amerikë" që mbahej në xhaminë e Universitetit Sho,

Kjo ndodhi paraqet portrete, letra dhe gurë varrezash që tregojnë se muslimanët kanë mbërritur në Amerikë para Kristofor Kolombos në vitin 1492.

Kjo ngjarje na tregon gjithashtu se muslimanët kishin marrë pjesë në të gjitha luftërat e SHBA-së duke filluar nga lufta për pavarësi në vitin 1775-1783.

Të dhënat dëshmojnë se në Luftën e Parë Botërore kishin marrë pjesë 584 ushtarë me mbiemrin Muhamed.

"Ne jemi pjesë e shoqërisë amerikane"- u shpreh Amir Muhamed, udhëheqës i ekspozitës.

Kërkimet rreth prejardhjes së familjes së tij në shtetin e Gjorgjias kishin shpënë në hapjen e kësaj ekspozite.

Ai kishte zbuluar se shumë muslimanë të Afrikës perëndimore ishin sjellë si skllevër para zbulimit të Amerikës.

Islami në Amerikë nuk ka filluar me organizatën fetare Nation of Islam (Kombi islam) e as me valën e imigrantëve në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar.

Megjithëse nuk ka shifra zyrtare, SHBA-ja besohet se strehon rreth shtatë milion muslimanë
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:08 am

Izraelitët e burgosin Macen për shkak se ju ka ndihmuar të burgosurve Palestinez
El-Sebt 04 Dhul Hixheh 1430 / 21 11 2009

Në një burg të Izraelit, në Nakab, që gjendet ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit është futur në qeli një mace si dënim për shërbimin e saj dhe për ndihmën e saj ndaj të burgosurve të cilët e vuajnë dënimin në qeli.
Sipas zyrtarëve të Izraelit, macja ju ka ndihmuar të burgosurve duke bartur objekte të lehta (p.sh. letra, bukë etj.) ndërmjet qelive e të burgosurve.

Ka dal në shesh se macja e ka kryer shërbimin e saj ndaj të burgosurve ka disa muaj derisa është zbuluar rishtazi dhe kështu që administrata e burgut ka vendosur që macen ta fut në qeli – në të njëjtën mënyrë që e bëjnë me të burgosurit.

Ka shumë mace që jetojnë ndërmjet qelive dhe dhomave e të burgosurve palestinezë në disa burgje të izraelit dhe në burgjet private, dhe siç shihet macet po mundohen që të ju ndihmojnë atyre.

El nashra & http://www.politicaltheatrics.net/?p=500
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:09 am

Austri, një afgan keqtrajton seksualisht një të mitur nga Kosova
Lajme nga bota Islame - Faqe 18 30263
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:09 am

VJENE-Mediat austriake informojnë sot për keqtrajtimin seksual të një djaloshi 9-vjeçar nga Kosova, në një qendër për refugjatë në Steiermark.

Një azilkërkues nga Afganistani, 38-vjeçar, siç raporton Tanjug, ka keqtrajtuar seksualisht të hënën në mbrëmje një djalosh 9-vjeçar nga Kosova.

Gjatë një kontrolli në spitalin e Obervartit, mjekët kanë konstatuar lëndimet që i ka përjetuar ky djalosh. Ndërsa, bëhet e ditur se hetimet rreth këtij rasti janë duke u vazhduar, ndërsa afgani Hamid K. mbahet në arrest me kërkesë të prokurorit shtetëror.


Kjo ngjarje e rëndë ndodh në kohën kur në Austri po vazhdon një debat I gjerë për hapjen e një qëndre të refugjatëve. Ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Maria Fekter dëshiron ta hapë një qëndër të tillë në krahinën Burgenland.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:10 am

Bashkësia Islame e Kosovës organizon aksion humanitar për zonat e përmbytura

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Permbytje-rrugetLajme nga bota Islame - Faqe 18 Logo
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 18 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 18 e 23 Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 23  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi