Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga bota Islame

3 posters

Faqja 19 e 23 Previous  1 ... 11 ... 18, 19, 20, 21, 22, 23  Next

Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:10 am

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me vëmendje dhe e shqetësuar po përcjell gjendjen në veriun e Shqipërisë, ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatbardhësisht jo edhe viktima në njerëz.

Kryesia, duke parë gjendej e rënd me të cilin po përballet popullate e atakuar nga përmbytjet, këtyre ditëve ka vendosur që të premten më 15 janar 2010, në të gjitha xhamitë e Kosovës të organizoj aksion për grumbullimin e mjeteve financiare me destinim ndihmë zonave të përmbytura.

Aksioni do të zhvillohet pas namazit të xhumasë në gjitha xhamitë e Kosovës. Ndërsa për të sensibilizuar xhematin, Kryesia ka udhëzuar imamët që hytben e xhumasë t’i kushtojnë solidaritetit dhe ndihmës me njerëzit në rast të fatkeqësive.

Kryesia e BIK për këtë aksion, përmes një qarkoreje ka njoftuar të gjithë Këshillat vendor që të bëjnë përgatitjet e duhura, në mënyrë që aksioni të jetë sa më masiv, porse ka kërkuar nga Këshillat vendor një mobilizim të posaçëm.

Kryesia e BIK apelon tek xhematlinjt dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, e që kanë mundësi materiale të kontribuojnë me pasurinë e tyre që sado pak t’ua lehtësojmë vështirësitë vëllezërve tanë që këto ditë po kalojnë në një situatë të rënd.

Për këtë qëllim Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës pran NLB Prishtina, ka hapur edhe një xhirollogari bankare ku të gjithë të interesuar mund të japin kontributet e tyre.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:10 am

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për ndihmë Shkodrës,
NLB Prishtina 17080009000003687
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:11 am

Angli, vellezerit shqiptare martojne bashke femijet
Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Angli-martesa
Dy vellezer shqiptare emigrante ne Londer jane denuar me 6 vite burg ne total pasi ilegalisht martuan femijet e tyre me njeri-tjetrin. Kujtim Llleshi i njohur ne Angli me emrin Resmi Lleshi i tha policise, se per te shpetuar vajzen 12 vjecare nga gjetja e nje dashuri te papershtatshem dhe jo mysliman, ra dakort me villain, Rexhep Lleshin, ta martonte ate me djalin e tij.

Martesa mes dy kusherinjve te pare ndodhi me 25 mars 2008 ne shtepine e Rexhep Llleshit, pasi sipas tyre ata kishin pyetur nje imam i cili i kishte thene se kjo martese sipas fese islame eshte e lejueshme. Pasi kane kryer lutjen e marteses, te dy vellerzerit sebashku me nenen e djalit 16 vjec, i kane inkurajuar ata te kryejne marredhenie seksuale. Te nesermen ne mengjes nena e djalit ka kontrolluar carcafet per gjetjen e shenjave te gjakut.

Mosgjetjen e shenjave te gjakut, ia ka treguar bashkeshortit Rexhep Lleshi, i cili e ka rikthyer mbesen e tij tek i vellai duke i thene se ajo nuk ishte e virgjer dhe e ndershme. E tronditur nga ajo qe kishte ndodhur nje nate me pare, 12 vjecarja ia ka treguar ngjarjen nenes se saj e cila ishte divorcuar prej Kujtim Lleshit, i cili ishte martuar perseri dhe kishte 7 femije.

Menjehere nena e vajzes e ka denocuar ngjarjen ne polici dhe me pas kjo martese ilegale eshte hetuar nga skuadra e krimeve seksuale. Gjate procesit gjyqesor ne te cilin viktima mes loteve gjeti kurajon te deshmonte, dy vellezerit nuk i kane pranuar akuzat, pasi sipas tyre, ata nuk kishin kryer ndonje krim.

Gjykatesi Robert Fraiser Morrison duke lexuar masen e denimit me nga tre vjet burg per dy vellezerit, tha se kjo ngjarje ishte nje incident i papelqyeshem dhe se ne Britanine e Madhe e madhe, inicimi i marredhenies seksuale te nje vajze 12 vjecare perben krim te denueshem me burg.

Kujtim Lleshi i ka bertitur gjykatesit pse ai e denoi duke iu drejtuar me fjalet: “Une s’jam kriminel, doja te mbroja vajzen time”. Ai ka rezistuar per disa minuta qe te mos shoqerohej nga gardianet drejt qelive te gjykates. Eshte dashur perdorimi forces nga pese gardiane duke e terhequr ate zvarre per ne qeli.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:11 am

Kjo është tmerrësisht skandaloze!! Dhe kjo feja Islame nganjëherë më bën të dyshoj... më duket krejtësisht ka shkalluar kohën e fundit!

Zot jepu mend njerëzve sepse tru ka edhe kafsha!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:11 am

Kjo s'ka të bëjë me fenë islame por...
...me atë se çfarë bëhet në emër të tij, siç ndodh edhe në të gjitha skajet e botës në emër të ndonjë feje, ideologjie a partie tjetër.

Martesa të tillla janë bërë në kohën e Xhahilijetit (para se të vijë Islami). Pastaj është zhdukur tërësisht për një kohë shumë të gjatë.

Për fat të keq, pas një kohe, gjat kohës së kolonizimeve, kur shumë familje kanë qenë të izoluara, ashtuqë nuk kanë mundur të bëjnë martesa normale, detyrimisht, si mundësi e vetme për t'i shpëtuar zhdukjes... kanë filluar "këngën e vjetër". Kjo, në fillim ka qenë ndërmarrje e përkohshme (deri sa të hapen rrugë e perspektiva tjera...) por, për fat të keq, pak nga rrethanat e pak nga ajo se me kalimin e kohës është kuptuar si gjë normale, me të njëjtën "këngë" vazhdohet edhe sot e kësaj dite. (Annemarie Schimmel !!!)

Sigurisht që ky rast është akt i shëmtuar dhe s'ka të bejë me islam, pos në rast se këta dy vëllezër jetojnë në Hënë ku, pos tyre s'ka asnjë krijesë tjetër njerëzore.




P.S.
Kjo temë është rrahur me dhjeta herë në këtë forum. Eshtë bërë zakon që të gjitha temat që hapen, askush nuk i lexon faqet paraprake, kështuqë është duke ndodhur që në çdo faqe temeje bëhen pyetje të njëjta apo, edhe një fenomen tjetër, askush nuk niset nga ajo se për çfarë është hapur tema por sejcili reagon në bazë të postimit të fundit (që në të shumtën e reasteve s'ka të bëjë dot me temën...).
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:11 am

Idila , nuk ke se çfare te dyshon per fejën muslimane , në lidhje me ate tekst se na solli panta-rhei.
Po të kërkojm neper mjet faqeve të netit , mund të gjenim lloj-mendimesh imami lloj psikopati të ashtuquajtur imami që profesionalisht nuk ka lidhje me ligjeratën e Islamit.
-Pale sa eshte munduar panta të gjen diç për të shfaqur ketu në forum , ku ka të bëj ndonjë tekst per dobësit e Islamit për të zgjeruar zemrën nga urrejtja.

- une më mirë të kisha kshillu të lexon saktesitë i cili perbën nga juristët Islamik dhe me diturin me te lartë kanë të kryer për imamatet .
si p.sh ketu thot keshtu;
Largësia nga gjaku

Fejesa Islame preferon që e fejuara të jetë sa më larg me gjak, me qëllim që fëmija të lindë më i shëndoshë dhe pa të meta psikofizike. Martesa me femrën sa më të largët me gjak, është imunitet i pasardhësve nga sëmundjet e trashëguara familjare. Në anën tjetër, bëhet zgjerimi i miqësisë dhe i njoftimit të myslimanëve ndërmjet veti. Për këtë Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mos martoni femrën e afërt (nga gjaku), sepse fëmija lind i dobët.
****
1.martesa farz (e detyrueshme) është ajo martesë kur personi i plotëson kushtet e martesës e që nuk është në gjendje të mbrohet prej jetës amorale
2.martesa vaxhib (obligim) është kur personi i plotëson kushtet për martesë e që nuk është i sigurt se pa martesë nuk do të mund të ruhet prej jetës amorale.
3.martesa sunnet (traditë profetike) është kur personi i plotëson kushtet e martesës dhe është në gjendje të mbrohet prej amoralitetit. Pejgamberi a.s ka thënë: “Martohuni, shtohuni, se me të vërtetë unë krenohem me shtimin tuaj ndaj popujve në Ditën e Gjykimit”.
4.martesa është mekruh (e urryer), kur personi është i pasigurt për t’i zbatuar obligimet e martesës.
5.martesa haram (e ndaluar) është kur personi nuk i plotëson kushtet e martesës. Martesa pa plotësimin e kushteve shkakton pasoja dhe dëme te bashkëshortja.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:12 am

S H Q I P Ë ' R I : Vajzat me shami do të lejohen ligjërisht në institucionet arsimore.

Marrë nga Gazeta Albania
Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Itudiantevoile
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:12 am

Vetëm një vit më parë, ministri i Arsimit i qeverisë “Berisha” deklaroi se nuk do të lejohen në universitet apo në shkolla publike vajzat që mbulojnë kokën me shami, pasi shkollat në Shqipëri janë laike. Por, projektligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” u jep fund debateve për lejimin ose jo të shfaqjes së besimit dhe të fesë. Ky draft i paraqitur në Kuvend nga një grup deputetësh parashikon lejimin e të drejtës së shfaqjes së besimit dhe të fesë. Madje ky projekt i detyron të gjitha institucionet publike arsimore që të mos i pengojnë personat që shfaqin fenë dhe besimin. Ky draft u jep fund debateve që kanë shoqëruar së fundi fillimin e viteve shkollore. Janë shënuar gjatë këtyre viteve disa raste kur vajzat me shami nuk janë lejuar të ndjekin shkollën apo universitetin. Madje projektligji, i cili përfshin ndalimin e diskriminimit për disa target grupe, ku përfshihen orientimet e ndryshme seksuale, raca, gjinia, etnia, gjuha etj., parashikon rrugën e ankimimit në rast të shkeljes së dispozitave ligjore që parashikon në këtë projektligj që pritet të futet së shpejti në axhendën e punimeve të Kuvendit.

Besimi

Në Nenin 10 të projektligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” parashikohet ndalimi i diskriminimit në rastin e ushtrimit të së drejtës së besimit. “Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, veçanërisht, kur ka të bëjë me shprehjen e tyre nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes”, - shkruhet në pikën e parë të këtij neni. Më poshtë parashikohet kufizimi i kësaj të drejte vetëm për arsye të sigurisë kombëtare. “Përbëjnë përjashtim dispozitat e përgjithshme ligjore ose nënligjore, të cilat janë të domosdoshme për sigurinë publike, për identifikimin e personave për shkak të një interesi legjitim shtetëror, për parandalimin apo ndjekjen e veprave penale, ose kur elemente të paraqitjes janë të lidhura me detyrime që burojnë nga rregullat për ushtrimin e profesionit dhe funksione të ndryshme publike e private”, - shkruhet në pikën 2 të këtij neni. Ndërsa në Nenin 17 të këtij drafti parashikohet e drejta e çdo njeriu, pavarësisht besimit apo fesë për të ndjekur shkollën. “Ndalohet t’i refuzohet një personi ose një grupi personash pranimi në një institucion arsimor publik”, - shkruhet në pikën dy të Nenit 17.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:12 am

Debati

Rreth një vit më parë u ndaluan dy vajza me shami nga qyteti i Burrelit që të ndjekin shkollën. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Komuniteti Mysliman dënoi ashpër këtë veprim duke përqendruar kritikat ndaj deklaratave të ministrit të atëhershëm të Arsimit, Fatos Beja. Ministri deklaroi se do të ndalohen të gjithë ata që mbajnë simbole fetare në mjediset arsimore për shkak se shkollat në Shqipëri janë laike. Menjëherë pas kësaj ka reaguar Komuniteti Mysliman që i është referuar Kushtetutës së Shqipërisë ku është e garantuar e drejta e besimit dhe e arsimimit. “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i garanton çdo shtetasi shqiptar të drejtën e arsimimit dhe të lirisë së besimit. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”, - shkruhej në reagimin e Komunitetit Mysliman.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:12 am

Procedurat e ankimimit në rast të diskriminimit të çfarëdollojshëm

Në projektligjin e paraqitur në Kuvend nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike janë parashikuar procedurat e paraqitjes së një ankimimi në rast të pretendimit për diskriminim. Në Nenin 33 të këtij drafti parashikohet se “një person ose një grup personash që pretendojnë se janë diskriminuar, ose një organizatë me interesa legjitime që pretendon diskriminim në emër të një personi apo grupi personash mund të paraqesë ankesë së bashku me provat e disponueshme para komisionerit, me shkrim, ose në raste përjashtimore, gojarisht në mënyrë që të mund të mbahet procesverbal. Organizata me interesa legjitime paraqet prokurë të posaçme për të përfaqësuar personin ose grupin e interesave. Me marrjen e ankesës komisioneri vërteton faktet. Për këtë qëllim, komisioneri mund t’u kërkojë ankuesit dhe personit kundër të cilit është drejtuar ankesa të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 30 ditëve nga dita që bëhet kjo kërkesë. Kur e sheh të përshtatshme komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike dhe fton palët dhe çdo person tjetër të interesuar. Kur e sheh të përshtatshme komisioneri kërkon të arrijë një marrëveshje pajtimi mes ankuesit dhe personit kundër të cilit është paraqitur ankesa. Në rast se personi kundër të cilit është bërë ankesa nuk e informon komisionerin ose nuk e zbaton vendimin, komisioneri vendos masë për ndëshkimin me gjobë për personin kundër të cilit është paraqitur ankesa. Si mjet të fundit, veçanërisht kur shkelësit nuk i përmbahen vendimit të komisionerit ose nuk e paguan gjobën brenda tre muajve pas afatit të caktuar nga komisioneri dhe sanksioni nuk është kundërshtuar në gjykatë, komisioneri mund t’u kërkojë autoriteteve kompetente heqjen apo pezullimin e lejes ose autorizimit të shkelësit për ta ushtruar veprimtarinë e tij. Shkelësi ndaj të cilit merret masa ndëshkimore me gjobë ka të drejtë të ankohet në gjykatën kompetente sipas Kodit të Procedurës Civile.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:12 am

Ka njerëz që nuk e hanë bananen vetëm për arsyen se nuk është e përmendur në Kur'an.
Ka njerëz që nuk i pranojnë për të Dërguar ata që nuk përmenden në Kur'an.
Sikurse që ka njerëz sikur rasti në fjalë ku mospërmendjen e një gjëje (En-Nisa :23)e shohin si të lejuar.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:13 am

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 %28u39u%291001%20zbulime
Londër: Ekspozitë për shenjat që ka lënë Islami në shkencë


Ekspozita e hapur në Muzeun e Shkencës në Londër nxjerr në pah një sërë zbulimesh të shkencëtarëve myslimanë midis shekujve 7-16 të cilat nuk diheshin më parë ose që kishin filluar të harroheshin.
Një ndër veprat më të pëlqyera të kësaj ekspozite e cila do të jetë hapur deri në datën 25 prill, është një kopje gjigande e Orës së Elefantit e projektuar në shekullin e 13-të.
Kjo orë e projektuar me një teknologji tepër të avancuar për periudhën e saj, jep orën çdo 30 minuta me anë të kuçedrave që shkojnë poshtë.
Një tjetër vepër e pëlqyer nga vizitorët është një kopje e hartës botërore e pikturuar nga udhëtari mysliman El-Idrisi në shekullin e 12-të.
Ekspozita e hapur duke pasur në plan të parë fëmijët dhe të rinjtë në moshën shkollore, po tërheq interes të madh nga shkollat.
Ekspozita synon të arrijë kuptimin e Islamit nëpër botë, dhe pas Anglisë ajo do të hapet edhe nëpër vende të tjera të botës.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:13 am

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 30936
ANKESA E MUSLMANEVE,"NGRIN"MIRELA BOGDANI
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:14 am

TIRANE-Partia Konservatore e Uellsit ka vendosur të pezullojë nga lista e kandidatëve për deputetë Mirela Bogdanin”, njoftoi dje Forumi Musliman i Shqipërisë. Vendimi është marrë pas një letre që iu dërgua nga Forumi Musliman i Shqipërisë, ku informohej se Bogdani, në emisionin “Déjà Vu” të datës 12.12.2009, që u transmetua në stacionin televiziv “Top Channel”, kishte lëshuar disa deklarata fyese për realitetet multi-kulturore që ekzistojnë në Britaninë e Madhe. “Partia Konservatore ka shfaqur shqetësim për këtë çështje dhe unë mund t’ju siguroj se ne e kemi trajtuar atë në detaje. Partia krenohet për natyrën e saj gjithëpërfshirëse dhe që ka përkrahje nga të gjitha komunitetet dhe besimet fetare. Unë jam shumë i kënaqur që ne kemi një anëtar asambleje musliman brenda listës që do t’i çojmë Asamblesë Kombëtare të Uellsit. Ai është një pjesë e rëndësishme dhe integrale e grupit tonë dhe të partisë sonë. Pas procesit të zgjedhjes së përfaqësuesve që janë zgjedhur dhe pasi çështja është hetuar, Mirela Bogdani është pezulluar nga lista e kandidatëve të Partisë Konservatore. Ajo nuk është miratuar për të qenë kandidate për një deputet në Uells dhe unë nuk besoj se ndonjëherë ka pasur një vend në Uells”, citojmë nga letra që Nicholas Bourne, lideri i Partisë Konservatore të Uellsit i ka dërguar Forumit Musliman të Shqipërisë.
Letra
Në letrën informuese drejtuar Partisë Konservatore të Uellsit, Forumi Musliman referuar deklaratave të Bogdanit në emisionin “Déjà vu” të datës 12.12.2009, theksonte mes të tjerash se “Znj. Bogdani është shprehur shumë e shqetësuar për rrezikun e ‘islamizimit të Evropës’, për shkak të refuzimit që muslimanët i bëjnë asimilimit ndaj kulturës evropiane. Në një moment gjatë emisionit ajo u shpreh se “një pjesë veriore e Londrës tani njihet si Londonistan, sepse po të shkosh atje, të duket vetja si në Middle East” dhe “mua më vrasin sytë kur shikoj në mes të Londrës njerëz me ferexhe”. Gjithashtu, ajo ka shprehur shqetësim për eventualitetin e pranimit të Turqisë në BE për shkak të fesë islame të popullatës së saj, e cila sipas kësaj zonje, “do të prishë ekuilibrat e Evropës së Bashkuar”. Mandej, Forumi Musliman i Shqipërisë shprehej se “për sa më sipër, jemi të mendimit që deklaratat e znj. Bogdani duhet të shihen me vëmendje nga organizmat e partisë suaj”.
Reagon Mirela Bogdani: Me sulmojne ekstremistet
Mirela Bogdani në një prononcim të djeshëm për “Gazeta Shqiptare” pretendon se letra e Partisë Konservatore, që bën fjalë për skualifikimin e saj nga lista e kandidatëve për deputet në Uells, duhet të vërtetohet për autenticitetin e saj. Bogdani sqaron se në datën 6 nëntor 2009, ajo është kualifikuar në Listën Kombëtare të Kandidatëve për Deputetë të Partisë Konservatore Britanike dhe prej asaj dite, sipas saj, nuk i është njoftuar asnjë vendim për skualifikimin nga kjo listë. “Gazeta Shqiptare” boton më poshtë të plotë reagimin e Bogdanit:
“Pas disa komenteve të mia mbi ferexhetë dhe islamikët në emisionin “De ja vu” në dhjetorin e vitit të kaluar, disa individë dhe një organizatë ekstremiste fondamentaliste, e quajtur Forumi Musliman Shqiptar, pas së cilës fshihet individi i rrezikshëm Olsi Jazexhiu, filluan një fushatë ndaj meje duke më etiketuar si islamofobe. Kjo fushatë përfshiu e-maila dhe kërcënime, letra e telefonata drejtuar institucionit ku unë punoj momentalisht, Top Channel-it, si dhe Partisë Konservatore Britanike. Nga bisedat e bëra me njerëz të ndryshëm, si p.sh, me përfaqësues të Komunitetit Musliman Shqiptar, me studiuesen britanike Miranda Vickers që ka shkruar mbi Islamin në Shqipëri, me gazetarë dhe akademikë, mësova që kjo organizatë e dyshimtë lufton për vendosjen e një rryme fondamentaliste të Islamit në Shqipëri dhe për këtë arsye dhe Komuniteti Musliman Shqiptar, që është një organizate decente, që përfaqëson rrymën e moderuar të Islamit, është distancuar prej tyre dhe i kanë denoncuar në shumë raste. Pra, individi i rrezikshëm Olsi Jazexhiu dhe kjo organizatë, e cila për hir të vërtetës përbëhet veç prej një grusht fanatikësh, bënë ç’është e mundur që të hakmerren për komentet dhe denoncimin që iu bëra unë në shkrime të mia, madje deri në Britani, me letra e telefonata pranë Partisë Konservatore për të dëmtuar kandidaturën time. Letra e cila është dërguar nga Jazexhiu në “Gazetën Shqiptare”, është një fabrikim i tij, pasi unë nuk kam dijeni për një letër të tillë (gjëja më minimale që bëhet në një rast të tillë, është t’i dërgohet për dijeni dhe personit përkatës). Lidhur me kandidimin tim, pas një seleksionimi paraprak, në 6 nëntor të vitit të kaluar unë fitova PAB (Parliamentary Assesment Board), e cila më kualifikoi në Listën Kombëtare të Kandidatëve për Deputetë të Partisë Konservatore Britanike dhe u caktova të luftoj në Uells. Bashkëngjitur keni dokumentin e Komitetit për Përzgjedhjen e Kandidatëve që e tregon këtë. Në fund të muajit unë do shkoj në Uells për të vazhduar procesin. Megjithatë, unë jam shumë e zhgënjyer nga ‘Gazeta Shqiptare’ që vendosin të botojnë një letër të pavërtetuar për autenticitetin e saj dhe dërguar nga një organizatë e dyshimtë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:14 am

Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:14 am

Qfare të keqen paska parë kjo nga motrat muslimane??..
kështu ndodh me pshurajket kur arijnë standardin e transfermimit nga shtalla në qytetin evropian ,
Ksaj e paska mbet të drejton kulturën evropiane .
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:15 am

Edhe pse kam shkruar per kete vajze, personalisht fjalet e saj nuk me lene pershtypje. Nuk gjykoj nga ai aspekt se i takoj besimit qe ajo e ve ne tallje por nga nje kend tjeter, nga ai te kuptuarit drejte. Kjo ka preardhje muslimane, gjushen e ka muslimane dhe ketu duhet te ndalmi pak. Flet shumecka, fyen 70% e kombit te vete, vetem te ulet ne kelltuqet e parlamentit. Kjo eshte deshpruese
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:15 am

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 %28u59u%291001
1001 zbulime dhe shpikje të botës islame në një ekspozitë në Londër

A mund ta imagjinoni jetën sot pa kafe, pa kompiuter apo pa motorrin me pistona? Këto shpikje apo zbulime janë bërë elementë kaq thelbësorë të jetës sonë, por shumë nga ne nuk e dimë se të gjitha këto e kanë zanafillën nga bota e lashtë islame.

Një ekspozitë me objekte të lashtësisë të shpikura ose zbuluara nga bota myslimane është hapur kohët e fundit në Muzeun e Shkencës në Londër dhe nxjerr një pah një realitet krejt tjetër nga ideja e një konflikti mes civilizimit perëndimor dhe atij oriental.

Një filxhan kafe, qoftë turke, kapuçino apo ekspres është tashmë pjesë e pandashme e shumë kulturave. Emrin e merr nga “Kawah” e Jemenit ku për herë të parë filloi të bëhej kafeja në Gadishullin Arabik.

Profesor Salim al Hasani i Universitetit të Mançesterit shpjegon se kokrrat e kafesë u sollën në Jemen nga Etiopia.

“Dimë që kafeja u shpik në vitet e para të Islamit, nga një i ri i quajtur Khaled, i cili ruante delet në Etiopi.”

Deleve, siç duket u pëlqenin kokrrat e kafesë. Kështu që, sipas gojëdhënës, i riu i mori kokrrat e kafesë e i solli në një dyqan në Jemen, ku lindi pija e re. Ka plot shpikje dhe zbulime të tjera që datojnë që nga fillimet e botës islame në shekullin e shtatë, e më pas.

“Një prej tyre është shpikja e universitetit në vitin 850 nga një e re, e quajtur Fatima al-Fihri në qytetin Fez të Marokut. Ky ishte universiteti i parë në botë që jepte diploma.”

Kjo është edhe tema e ekspozitës së re në Muzeun e Shkencës në Londër. Ajo titullohet: 1001 shpikje – Trashëgimia myslimane një titull që të kujton ciklin e përrallave 1 Mijë e Një Netë. Por kjo ekspozitë përqendrohet në shpikjet dhe përparimet shkencore dhe teknologjike që ndryshuan botën tonë, duke filluar nga universitetet më të hershme, tek shpikjet mjekësore, higjena, pompat dhe mulliri me ujë.

Mendoni se është histori e harruar? Aspak! Mjafton të pyesni këdo në rrugët e Kairos apo Damaskut dhe do t’ju tregojnë për ditët e arta të Islamit, jo thjesht pushtimet, por edhe përparimet kulturore, shkencore dhe teknologjike. Këto përparime u arritën në kulmin e lulëzimit të perandorisë islame, ku u përhap nga Lindja e Mesme në Afrikën Veriore e deri në Spanjën e jugut dhe përtej.

“Gjatë asaj kohe, e cila zgjati rreth 1 mijë vjet, pati plot kontribute në shkencë dhe teknologji nga të cilat përfituan civilizimet tona duke huazuar nga civilizimi mysliman.”

Myslimanët përfituan nga përparimet në Indi, Kinë apo Greqinë dhe Egjiptin e lashtë dhe e përcollën atë, ashtu si në rastin e kësaj replike të orës me elefant të projektuar nga shpikësi, inxhinieri dhe matematicieni mysliman, al Jazari në fillim të shekullit të 13.

An Mari Brenan është pedagoge në Universitetin South Bank të Londrës. Ajo ka mbetur e mahnitur nga këto shpikje. Kjo orë me një elefant indian dhe dragoj kinezë është objekti i saj i preferuar.

“Ora me elefant është e mrekullueshme, pasi i ngjet një ore të Kombeve të Bashkuara. Ka elementë nga qytetërime të ndryshme. Unë, si shkencëtare, e pëlqej pasi tregon se shkenca mund të jetë edhe interesante edhe krijuese e dekorative dhe të përfaqësojë kulturat e ndryshme.”

Kalojmë tek fusha e matematikës dhe algjebrës. Numrat e botës perëndimore njihen si numra arabikë, por dikur kishin emër tjetër:

“Numrat që kemi sot – 1,2,3- quhen numra arabikë, por në fillimet e tyre arabët i quanin ‘numra indianë’.”

Ndërsa numri ‘0’ për shembull e merr emrin nga fjala ‘zephir’ në arabisht, dhe u përdor për herë të parë nga shkencëtarë arabë si pjesë e ekuacioneve matematike. Ky numër është shumë i rëndësishëm në formulën e kombinimit të numrave 1 dhe 0 për të zhvilluar kompiuterat dhe teknologji të tjera.

Ashtu si edhe kafeja, çfarë do të bënim dot sot, pa kompiuter??!!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:15 am

Skenderaj, 26 shkurt - Kuvendi Komunal i Skenderajt ka marrë sot vendim që ta mbyllë xhaminë e fshatit Marinë. Vendimi pritet të ekzekutohet që sot. Deri ne një vendim tjetër të Bashkësisë Islame se çka do të ndodhë me këtë xhami, ajo do të jetë e mbyllur. Gjithashtu, është marrë vendim edhe për largimin e imamit të kësaj xhamie, Kemal Duka, i cili vjen nga Elbasani.
Pas këtij vendimi një grup i banorëve të fshatit Marinë kanë protestuar, duke u zotuar se nuk do të lejojnë largimin e imamit Duka, për arsye se, sipas tyre, imami u ndihmon fshatarëve me mjete financiare dhe ndihma ushqimore. Ndërsa hoxha nuk ka dashur të përgjigjet qarte nëse do të largohet me vullnet apo jo. Ai ka thënë se banorët këtu e duan, mirëpo nuk do të luftojë më shtetin.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:16 am

Kjo është shoqata, dhe aktivitetët e tia fetare për të cilën ai ekitetohet si "terorirst".

Turp Bashkesis Islame !
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:17 am

A ka rregulla ne Islam dhe per cfar eshte BIK??
Sa Xhami nuk i nenshtrohen kesaj Bashkesie dhe nese eshte numer i madh i tyre atehere vertete marri i qofte .Por nese Xhamia e Marines eshte e vetmja ateher kjo marri bie mbi diken tjeter.
Me nderime !
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:17 am

500 a me shume Xhami qe i ka Kosova
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:17 am

Mbyllet xhamia e Marinës

Autoritetet komunale të Skenderajt kanë mbyllur xhaminë në fshatin Marinë, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të xhamisë për aktivitete jofetare, mosfutjen e saj nën juridiksionin e Bashkësisë Islame dhe manipulime, siç thuhet, me femra e fëmijë. Iniciatorët për mbylljen e xhamisë thonë se me këtë hap ndërpritet radikalizmi islamik në fshat.
Që nga mëngjesi i sotëm, xhamia në fshatin Marinë të Skenderajt është mbyllur, si për besimtarët, ashtu edhe për vetë Xhemajl (Kastriot) Dukën, i cili ushtroi në të funksionin e imamit, ndërsa hapësirën e xhamisë e shfrytëzoi për aktivitete të shoqatës “Rahma/Mercy”.
Kanë qenë pikërisht këto aktivitete, të cilat ngjallën dyshime te aktivistët për të drejtat e njeriut, të cilët, përmes një peticioni, kërkuan mbylljen e xhamisë dhe largimin e Kastriot Dukës.
Ushtrimi ilegal i funksionit të imamit, keqpërdorimi i xhamisë për aktivitete jofetare deri në orët e hershme të mëngjesit, ardhja e mysafirëve të dyshimtë nga vende të ndryshme, manipulimi me të varfrit dhe bonjakët, e në veçanti me femrat e mitura, janë ndër arsyet që ceken në peticionin, i cili kërkon largimin e Dukës. Ajnishahe Halimi, një nga iniciatorët e peticionit, të shndërruar tashmë në vendim ekzekutiv të kuvendit komunal, thotë se situata në Marinë është alarmante.
“Unë jam myslimane dhe i përkas besimit fetar islam, mirëpo myslimane dhe respektim të fesë në mënyra tradicionale, siç ka qenë përpara, e jo me një kulturë iraniane a irakiane, sepse nuk kemi nevojë. Situata është më se alarmante, jo vetëm në Drenicë, por në tërë Kosovën me këtë sekt, sepse tërë Kosova, pas luftës, është përfshirë në një ekstremizëm, radikalizëm të fesë, gjë që çon te fundamentalizmi islamik”.
“Unë do të doja të ik nga ky fundamentalizëm islamik. Ne kemi qenë të shqetësuar. Për këtë kemi bërë peticionin, i cili u nënshkrua nga 6 mijë qytetarë”, thotë Ajnishahe Halimi.
Por, Kastriot Duka nga Elbasani, që tashmë ka ndryshuar emrin në Xhemajl, një ditë para se të mbyllej xhamia, në njërën nga dhomat e saj të shndërruar në zyrë, hodhi poshtë akuzat.
Ai, madje, akuzoi iniciatorët e peticionit, se kanë mbledhur nënshkrime të rreme.
“Ka marrë nënshkrime të rreme, ka manipuluar në emër të Albin Kurtit. Ky nuk është vendim i drejtë, sepse shteti është i ndarë nga xhamia. Ne kemi Bashkësinë Islame në Kosovë, e cila ka të drejtë dhe kompetencë ta mbyllë xhaminë kur ka baza”.
“Por, megjithatë, ne jemi në negociata me Bashkësinë Islame dhe shumë shpejt do ta zgjidhim problemin e xhamisë së Marinës”, tha Duka.
Pretendimet për nënshkrime të rreme hidhen poshtë jo vetëm nga Halimi, por edhe nga udhëheqësit e komunës së Skenderajt. Nënkryetari Abdyl Ymeri dyshon se aktivitetet në xhami ishin në përputhje me rregullat e Bashkësisë Islame.
“Kjo xhami nuk i është përgjigjur as Bashkësisë Islame dhe aktivitetet që i zhvillon aty, për neve janë të dyshimta”, thotë Ymeri.
Duka thotë se përmes organizatës së tij, “Rahma/Mercy”, ndihmon 550 familje në Drenicë me nga 20 euro në muaj.
Në Marinë, shumica e banorëve kanë familjarë të vrarë në luftë. Ata thonë se shoqata “Ramha/Mercy”, me seli në Angli, vazhdimisht u ka ndihmuar në ushqime, por edhe në të holla.
Shefkije Mëziu është njëra nga ato që thotë se ka përfituar.
“Janë shpifje. Hoxha na ka ndihmuar të gjithëve me shpirt. Për hoxhën s’ka çka thotë askush. Atë ditë që ta heqin hoxhën nga këtu, sidomos kush ka jetimë, mbaron krejt”, thotë Mëziu, e cila pranon se merr 20 euro në muaj nga shoqata “Ramha/Mercy”, mirëpo është shteti ai që i paguan më shumë asaj - nga 135 euro në muaj, si kompensim për humbjen e të shoqit në luftë.
Ndryshe, në faqen e saj të internetit, shoqata humanitare “Rahma/Mercy”, e themeluar në vitin 1999, shkruan se, fillimisht, synim kryesor kishte ndihmën për refugjatët kosovarë, e më vonë për bonjakët.
Por, sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, ndihmat zakonisht janë kushtëzuar me lojalitetin e treguar ndaj z.Duka, që nënkupton dërgimin e fëmijëve në xhami për mësime kuranore, e në këtë rast edhe mbulimin e vajzave të vogla.
Në internet, madje, qarkullon një video, ku Duka mbulon vajzat 6 - 7-vjeçare. Vetë z.Duka pranoi se vajzat janë mbuluar, por tha se kanë pasur pëlqimin e prindërve.
“Ne jemi myslimanë, vajzat i mbulojmë me shamia, pa marrë parasysh moshën... Puna e shamisë është në liri të besimit të tyre. Çdo prind e dërgon fëmijën në xhami. Unë jam prind, fëmija im ka qejf të vishet me këtë uniformë. Dakord jam me këtë, por kjo është liri e besimit të fëmijëve”, u shpreh Duka.
Sidoqoftë, aktivitetet e Dukës nuk janë parë me sy të mirë as nga vetë Bashkësia Islame. Për më tepër, është kjo e vetmja xhami, apo Duka i vetmi imam, që nuk është në juridiksionin e kësaj bashkësie. Duka i tha Radios Evropa e Lirë se tani është në negociata për të zgjidhur problemin me Bashkësinë Islame.
“I nderuari kryeminam Sabri Bajgora na ka dhënë fjalën se shumë shpejt do të afrohet, do të vijë këtu për të diskutuar çështjen e xhamisë dhe na ka dhënë fjalën se unë do të shkoj atje, do ta zgjidhim këtë problem në mënyrën më të bukur, më të mirë, që të kënaqet hoxha, banorët e fshatit dhe ne si Bashkësi Islame”, deklaroi Duka.
Ky interesim për të negociuar me Bashkësinë Islame vjen pas disa vjet shpërfilljeje që Duka i bëri kësaj bashkësie. Kryemimami i Kosovës, Sabri Bajgora, thotë se nuk ka kurrfarë negociatash me Dukën.
“Absolutisht, as që kam kontaktuar me të që nga viti 2003, as që kam negociuar me Dukën, e as që kemi ndërmend të negociojmë me të. Z.Duka nuk i është përmbajtur marrëveshjes së vitit 2003 dhe 2009 për konkurs, prandaj për ne 'çështja Duka' është e përfunduar dhe ne kërkojmë që sa më shpejt imami legjitim Hoti ta marrë detyrën e vet në xhaminë e Marinës”, shprehet Bajgora. Sidoqoftë, banorët e Marinës kanë paralajmëruar për nesër një protestë kundër largimit të Dukës nga fshati Marinë.
Por, qytetarët e Skenderajt, që nënshkruan peticionin, kërkojnë që ushtrimi i fesë islame të jetë edhe më tej tradicional dhe jo të sillen praktika më radikale, që mund të çojnë në fundamentalizëm islamik.
Në të vërtetë, një shqetësim për ekstremizmin fetar në Kosovë, përkatësisht për Lëvizjen WAHABBI, e pati shprehur që në vitin 2007, në një raport të saj, Ministria e Punëve të Brendshme.
Në raport thuhej se Lëvizja WAHABBI në Kosovë ka filluar të përhapet në përmasa më të vogla menjëherë pas përfundimit të luftës, ndërsa metodologjia, të cilën e ka aplikuar në Kosovë, ka qenë përmes organizatave të ndryshme humanitare dhe joqeveritare, kinse duke i ndihmuar popullatës civile, ndërsa qëllimi i saj kryesor ka qenë përhapja e ideve WAHABBI-ste".
Në raport vlerësohej se aktivitetet e pjesëtarëve të kësaj lëvizjeje në Kosovë ishin në fazën e krijimit të infrastrukturës së tyre. (rfe)
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:18 am

Çfarë po ndodh me xhaminë ?!

‘Xhami e Marines’ është një nga top lajmet e kohëve të fundit në mediet shqipfolëse . Iniciuar nga kompania mediale ‘KOHA’ Prishtinë, në radhë të parë para disa javësh nga KTV dhe më vonë me disa shkrime në K.D. u trajtua tema e imamit të xhamisë së Marinës dhe aktivitetit të tij, kuptohet atëherë kishte retorik më të butë . Pas pak kohe filloj edhe peticioni ‘i çuditshëm’ i OJQ së grave ‘Prehja’ i sponsoruar nga kryetari i komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku, kur pas kësaj këtë temë filluan ta trajtojnë edhe mediet e tjera . Le të përmendim këtu edhe gazetën e pa nivel dhe tashmë të bojkotuar për racizmin dhe anti islamin e treguar – pra gazetën Express e cila e pa si rast ideal për të i lëshuar kthetrat e saj kundër fes Islame.
Të gjithë janë të mendimit se inspirimi për këtë fushat ka filluar nga një video e famshme tashmë në you tube e cila grupeve dhe forumeve anti islame po u shërben si shpallje (kupto prej djallit).
Është më e tmerrshme kur këtë lloj të gjuhës dhe fjalorit e kanë përvetësuar edhe disa njerëz që vetën e quajnë intelektual e ka kohë që janë harxhuar kanë mbetur statik si përmendore për sa i përket njohurive thelbësore për Islamin.

E vërteta është se hoxha Xhemail Duka sado që është i sinqertë dhe i devotshëm, instalimi i tij në xhamin e Marinës ishte jashtë ligjor. Por ky si një problem teknik mes tij dhe institucionit duhet të zgjidhej më herët duke mos pritur intereferimin e tjerëve – imagjinoni tani u ka mbet prapë vogëlushëve të gazetës së ulët të Expressit të flasin dhe të gjykojnë – aq se nuk ka burra tjerë .

Nga observimi jo emocional dhe faktik që mund të i bëhet kësaj çështje mund të vëresh se këtu ka 4 grupe të ndryshme interesi me objektiva të ndryshme dhe një i pesti që është vetëm vegël.
1. Bashkësia Islame Kosovës dhe mungesa e moralit më shumë se sa e fuqisë juridike për të vepruar dhe menaxhuar situatën.
2. Imami Xhemajl Duka dhe shkurtëpamësia dhe pamaturia e tij e veprimit. Kjo nuk ia mohon vlerat e tij shpirtërore si morale, devotshmërisë e diturisë . Këtu edhe beackgraundi i tij është shumë i kërkuar për publikun , që mendoj se për ti mbyllur fjalët dhe për të vulosur një herë e përgjithmonë Hoxha Xhemajl të botoj një fletushkë me historinë e jetës së vetë që të marrin vesh të gjithë sepse kanë frikë nga se mund të ketë agjendë të fshehur.
3. Kryetari i Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku dhe nevoja e tij që vëmendjen e opinionit ta drejtoj diku tjetër dhe jo te aferat e tij kurruptive për të cilat u akuzua vitin e kaluar nga mediet. Nga një komunë kaq e vogël si ajo e Skenderajt u vjedhën në rastin konkret nga xhirollogaria e Komunës u transferuan te xhirollogaria e vëllait të kryetarit të komunës.
4. Mediet –Kompania mediale ‘KOHA’ dhe gazeta Express pastah edhe tjerat që janë të prirura për të bërë ngjarje që ta paraqesin Islamin vendas si negativ.

Ja pse.
A keni dëgjuar që ndonjë nga këto medie të ketë folur apo shkruar për qindra aktivitete kulturore që janë organizuar në dy javët e fundit nga xhamit dhe Këshillat e BIK anë e kënd Kosovës, në vigjilje të Ditëlindjes së Përsonalitetit më të madh në botë Pejgamberit Muhammed a.s.
Aktivitet të ngjashme do të zhvillohen edhe gjatë fillimit të marsit sepse këtë kohë e llogarisin edhe si kohë e ‘Mevludit’ një eveniment i rëndësishëm i kulturës Islame por edhe Shqiptare. Pse në këtë kohë të mos flitet për këto aktivitet nëse jo të bëhen debatet e mirëfillta apo dokumentarët për rolin e mevludit për ruajtjen e identitetit kombëtarë të paktën të folët për gjallërinë kulturore në xhamia dhe nga bota fetare e Kosovës.
Sigurisht që jo dhe kjo jo pse njerëzit janë të prirë për negativitet por se për fenë Islame janë të rezervuar se ‘mos ka një agjendë të fshehur’ a Islami në trojet shqiptare ekziston qysh para 7 ose 8 shekujsh.

Kushdo që ka gabuar duhet të bartë përgjegjësinë e veprimeve të veta ; si Imam Duka, si BIK, si Sami Lushtaku dhe vëllau i tij, si mediet dhe disa gazetarë histerik dhe jo profesional apo edhe ata profesional e tendencioz si Ajnishanja vegla .
Kjo e fundit ndoshta së shpejti do të gjendet jashtë nga OJQ-ja e saj me që në Australi dhe Zeland të Re janë duke mbledhur nënshkrime për largimin e saj nga OJQ-ja Prehja.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 3:18 am

Keqperdorimi me i keq e me i poshter eshte keqperdorimi i se mires, kam fjalen per ligjet e R.Kosoves.

Shqelem bythve edhe jasht R.Kosoves, nuk kem nevoj per kesi "njerz zoti"!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 19 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 19 e 23 Previous  1 ... 11 ... 18, 19, 20, 21, 22, 23  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi