Fjale te urta (Islame)
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 12 e 18
Faqja 12 e 18 • 1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 18
Re: Fjale te urta (Islame)
Sjellja jote flet më shumë se fjala, bëhu si pasqyrë ku të tjerët të shohin moralin dhe dinjitetin, bëhu si uji i pastërt për vete dhe pastrues për të tjerët.
Re: Fjale te urta (Islame)
-Asnjë ditë të mos kalojë pa mësuar diçka të re. Atij që i barazohen dy ditë në arritje është në humbje të sigurt (Muhamedi a.s), kështu dita-ditës, do të ndërtosh një kullë personaliteti, e cila qëndron dhe nuk sfidohet lehtë.
Re: Fjale te urta (Islame)
-Bëhu i sjellshëm dhe i urtë. Ashtu si bleta e merr nektarin nga lulja, pa e dëmtuar, ashtu dhe ti, në jetë, merre të mirën dhe mos e paso të ligën.
Re: Fjale te urta (Islame)
-Bëhu punëtor serioz dhe kurioz, në ty të skalitën vlerat e larta të urtësisë, trimërisë dhe fisnikërisë.
Re: Fjale te urta (Islame)
-Zoti i do shumë dinjitozët (ata që jetën e shtrenjtë nuk e marrin për tallje), njerëzit kanë dobi prej tyre dhe, vetëm ata janë fitimtarët që kjo botë nuk i gllabëron.
Re: Fjale te urta (Islame)
Dhe mos harroni, besimtare dhe besimtarë, që guximi qëndron tek e buzëqeshura, atëherë kur zemra qan. N.q.s bota të jep 1000-arsye për të qarë, t'i jepi 1001 arsye për të qeshur, sepse nuk ka natë aq të gjatë e të errët që të ndalojë lindjen e diellit.
(Shkruar nga Stela Cufaj nje vajze Ortodokse nga Shqiperia qe eshte kthyer ne fene Islame)
(Shkruar nga Stela Cufaj nje vajze Ortodokse nga Shqiperia qe eshte kthyer ne fene Islame)
Re: Fjale te urta (Islame)
“Njeri i mençur është ai që kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse njeri i dobët është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe pa arsye (pa kurrfarë merite) shpreson dhe mbështetet në Allahun.”
Nga Ebu Ja’la Shedad ibn Evs, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmeton fjalët e Pejgamberi (a.s)
Nga Ebu Ja’la Shedad ibn Evs, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmeton fjalët e Pejgamberi (a.s)
Re: Fjale te urta (Islame)
"E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre." --- Suretu El-Enfal ---
Re: Fjale te urta (Islame)
Në rrugën e të urtëve
Në fillim duhet të njohësh të vërtetën. Po e dite të vërtetën, mund ta kuptosh të shtrembrën. Por, po e njohe të shtrembrën në fillim, është shumë e vështirë ta kuptosh të vërtetën.
Ai që sheh me syrin e së mirës, edhe kur mendon, mendon mirë. Ai që mendon mirë, jo vetëm që arrin ta gjejë kuptimin e kësaj jete, por edhe ta shijojë atë.
Suksesi apo dështimi ynë janë përgjigje e asaj, se sa vlerë i japim kohës.
Trimëria e çon njeriun në fitore, pavendosmëria e çon atë në rrezik dhe frika e çon atë në "vdekje".
Floriri njihet në zjarr, kurse njeriu njihet në sprovë. Për të duruarin nuk ka fatkeqësi.
Nga erdhëm ne, pse erdhëm e ku do të shkojmë? Vdekja na duket larg, por është shumë afër. Jetojmë si të "pavdekshëm". Sa keq! Edhe vdekja nuk na përjeton dot ne

O ti që po e kërkon të vërtetën, mbaje në mend këtë rregull: “Ai që ka ndonjë dhembje ai do ta ndiej erën e së vërtetës”.(Xh. Rumi).
O ti që po e kërkon të vërtetën, mbaje në mend këtë rregull: “Ai që ka ndonjë dhembje ai do ta ndiej erën e së vërtetës”.(Xh. Rumi).
Re: Fjale te urta (Islame)
Duaj sa te duash, nje dite do te ndahesh.
Jeto sa te duash, nje dite do te vdesesh.
Vepro si te duash, nje dite do te japesh llogari.
__________________
Jeto sa te duash, nje dite do te vdesesh.
Vepro si te duash, nje dite do te japesh llogari.
__________________
Re: Fjale te urta (Islame)
Besimtari gjithnjë mbetet i njëjtë, pa marrë parasysh kohën apo situatën.
Ai mbetet i pathyeshëm në besim, me një fytyrë të njëjtë dhe në të njëjtën rrugë. Ndërsa dyfytyrëshi ndryshon sipas kohës dhe rastit, duke e shikuar vetëm dobinë e vet duke mos çarë kokën për askë tjetër
Të diturit në mesin e të paditurve janë si mjekët në mesin e të sëmurëve

'Kapitali me i madh eshte qe te kesh besim tek Allahu dhe mos i varesh shpresat tek njerezit'
'Besimtari flet pak dhe vepron shume, ndersa munafiku flet shume dhe punon pak'
'Qellimi i mire nuk eshte ti besh punet per te kenaqur njerezit ,por per te kenaqur Allahun'
'Besimtari flet pak dhe vepron shume, ndersa munafiku flet shume dhe punon pak'
'Qellimi i mire nuk eshte ti besh punet per te kenaqur njerezit ,por per te kenaqur Allahun'
Re: Fjale te urta (Islame)
Emri i mirë fitohet me shumë të mira e punë dhe humbet me një të ligë. Populli
Re: Fjale te urta (Islame)
Person i sinqertë është ai që fsheh veprat e tij të mira, ashtu si fsheh veprat e tij të liga.
Jakub el-Makfuti
Jakub el-Makfuti
Re: Fjale te urta (Islame)
Mërgimi dhe udhëtimi janë rruga e gjatë e provimit, e cila kalon nga bota e shpirtrave përmes mitrës së nënës, fëmijërisë, pleqërisë, dynjasë, varrit, Berzakut- botës së ndërmjetme, ringjalljes dhe për tek Ura e Siratit. “Fjalët”, Bediuzaman Said Nursi
Re: Fjale te urta (Islame)
1- Më mirë është të shpenzosh një qiri të vogël se sa tërë jetën ta kalosh në terr.
Re: Fjale te urta (Islame)
2- Gjithnjë derisa qëndron në këmbët e tua mos vajto nëse nuk mundesh të vraposh.
Re: Fjale te urta (Islame)
3- “ E mundshmja” pyet të “ Pamundshmen” ku jeton? U përgjigj: në ëndrrat e të paaftëve.
Re: Fjale te urta (Islame)
5- Nuk është i fortë ai që gjithnjë fiton luftërat, por i dobët është ai i cili gjithnjë e humb paqen
Faqja 12 e 18 • 1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 18
Similar topics
» Fjale te urta :P
» Fjale te Urta ( Proverba)
» Feja Islame
» Fjal te Urta mbi Dashurin..
» Nje fjale..
» Fjale te Urta ( Proverba)
» Feja Islame
» Fjal te Urta mbi Dashurin..
» Nje fjale..
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 12 e 18
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi