Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Biografia e Shtjefën Gjeçovit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Biografia e Shtjefën Gjeçovit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 06, 2010 7:52 am

kjo vepër e Shtjefën Gjeçovit ribotohet sipas botimit të vitit 1933 shtypur në Shkodër.

Biografia e Shtjefën Gjeçovit


Shtjefën Konstantin Gjeçovi lindi në Janjevë më 12 korrik 1874. Mësimet fillore i kreu në vendlindje, kurse më 15 gusht të vitit 1888, me urdhërin françeskan, hyri në kuvendin e Fojnicës (Bosnje). Mësimet liceale e filozofike i vijoi në kuvendet françeskane të Dërventës dhe Banja Llukës, ndërsa ato teologjike në Kreshevë. Shërbeu si famullitar në Pejë, Rubrikg, Laç të Kurbinit, Gomsiqe, Durrës, Vlorë, Shkodër, Zym, etj. Ishte edhe mësues i gjuhës shqipe në Borgo Rizzo të Zarës.
Shtjefën Gjeçovi, veç famullitar dhe mësues, ishte edhe studius i palodhshëm i çështjeve të ndryshme shkencore. Mblidhte dhe studionte materiale etnografie, historike, gjuhësore e arkeologjike. Botoi, me emër të plotë ose me pseudonimt Lkeni i Hasit e Komnen edhe Kanina, shumë shkrime nëpër të përkohshmet e ndryshme si të “Albania”, “Hylli i Dritës”, “Populli”, “Brezi i ri”, etj. Megjithatë, veprimtaria e Gjeçovi nuk kufizohet vetëm në artikujt e gazetave, por ky ishte edhe një përkthyes i suksesshëm dhe një autor i veprave originale. Më 1904 botoi veprën “Jeta e shë Luçis, pajtores s’arkidieçezit të Durrësit”, me 1905 shkroi tragjikomedinë “Markhulli Kryqytas”. Veprën “Agimi i Gjytetniis” e botoi në Shkodër më 1910. në vitin 1912 shqipëroi dhe botoi dramën “Atil Riguli” të poetit italian Pjetro Metastasio. Më 1912 përktheu “Shna Ndou i Padues” të A. M. Dal-Gal, pastaj “Vajza e Orleansit ose Joana d’Art” të Bergamos, e poashtu, shkroi edhe dramën “Mojsi Golemi".
Shtjefën Gjeçovi dha kontributin e tij edhe më lëmin e arkeologjisë. Ky arriti të mblidhte e radhiste materiale arkeologjike, duke kriuar kështu një koleksion të pasur arkeologjik në muzeumin françeskan të Shkodrës. Në lëmin e arkeologjisë dallohet studimi i tij me titull “Trashigime thrako-iliriane” që botohej në revistën ”Populli”, e më vonë edhe në “Hylli i Dritës”. Por , vepra më e rëndësishme e Shtjefën Gjeçovit është përmbledhja e rregullave të së drejtës zakonore dhe dokeve të popullit me titull “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, disa kapituj të të cilit filluan të botoheshin me 1913 dhe vazhduan më vonë në “Hylli i Dritës”, por që dolën si libër në vete më 1933, pra pas vdekjes së Gjeçovit. Përmbledhjen e tij, e cila ishte në dorëshkrim, e rënditën, plotësuan dhe e botuan etërit françeskan si vepër postume. Kjo, është përmbledhja e së drejtës zakonore shqiptare, me rëndësi të madhe për studime në disiplina të ndryshme shkencore. Në Shtjefën Gjeçovin u bë atentat në afërsi të fshatit Zym më 14 tetor 1929 nga xhandarët jugosllavë.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi