Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Rrahje në xhaminë “Isa Beu” në Shkup

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rrahje në xhaminë “Isa Beu” në Shkup

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:26 pm


Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Rrahje në xhaminë “Isa Beu” në Shkup

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:26 pm

Rrahje në xhaminë “Isa Beu” në Shkup

Shkup, 1 korrik - Krerët e Bashkësisë Islame të Maqedonisë janë larguar me dhunë nga xhamia “Isa Beu” në Shkup të premten e kaluar, gjatë tentimit të tyre për të falur namazin e xhumasë, pasi që ditë më parë kishin shkarkuar imamin e kësaj xhamie Ramadan Ramadani. Ithtarët e imamit të kësaj xhamie në pamjet filmike të publikuara sot shihen duke urdhëruar largimin e përfaqësuesve të Bashkësisë Fetare Islame, ndërsa në këtë incident e ka pësuar ish-deputeti i PPD-së, Eshtref Aliu, i cili ishte i pranishëm në faljen e së premtes dhe është goditur derisa po shfaqte revoltën për incidentin e tillë në xhami.

Myftiu Ibrahim Shabani nga Bashkësia Fetare Islame (BFI) në Shkup tha se incidentin e së premtes në xhaminë Isa Beu të Shkupit e kanë shkaktuar ‘vehabistët radikalë’ me në krye Ramadan Ramadanin.

Në një komunikatë për shtyp, Shabani shtoi se “strukturat e dhunshme radikalo-vehabiste penguan Myftiun, kërcënuan disa nga punonjësit e BFI-sё si dhe sulmuan pjesëtarë tё xhematit.”

Ndërkohë, Ramadan Ramadani, imam i shkarkuar i xhamisë, ka mohuar akuzat se në këtë xhami zhvillohen ligjërata dhe promovohet radikalizëm islamik.

"Unë me asgjë nuk dallohem prej myslimanëve të tjerë të cilët jetojnë këtu. Për këtë është dëshmi edhe puna ime si hoxhë për 7 vite në xhaminë e Isa Beut," kështu u përgjigj Ramadani lidhur me akuzat e Ibrahim Shabanit se ai është vehabist.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Rrahje në xhaminë “Isa Beu” në Shkup

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:27 pm

Shkruan Imam Ramadan RAMADANI, imam i xhamisë Isa Begu.

Pra, pirati me emrin Sandokan, që vazhdimisht rrejshëm prezantohet si Menduh Taçi. Por, për të mos kujtuar se është rikualifikuar nga definimi im i mëparshëm për të më duhet të cek se ky njeri në jetën e vet ka pasur mundësi të qëndrojë dhe të vë një -I- të madhe mes inicialeve të veta, por gati gjithmonë ka zgjedhur të bëjë kthesa U dhe të vë atë shkronjë mes inicialeve të veta dhe si i tillë të mbesë.




Autori i këtyre rreshtave ishte njeriu, i cili nxiti më shumë shkrepje aparati me hyrjen e tij në pritjen e organizuar në ambasadën e SHBA-ve, me rastin e 4 Korrikut. Kjo pasi ndodhitë në dhe rreth xhamisë, ku unë shërbej si ligjërues tani që shtat vjet, ishin shumë të freskëta në opinion. Mu nga kjo afërsi kohore dhe të qenit tim i kyçur direkt në ndodhitë edhe kjo kollumnë i kushtohet sqarimit të këtij rasti.
Sqarimi i parë është për përgjegjësinë e cila më takon mua; pasi unë jam autoriteti legjitim në xhami në ditën e xhuma. Unë nuk kisha mekanizma që të mbrohem nga dhuna institucionale të cilën e ushtrojnë mbi mua disa njerëz analfabetë, që fshihen pas vulave të mëdha e shumë të rëndësishme për gjithë myslimanët e Maqedonisë. “Baksuzat” të cilët u futën në xhami dhe tentuan të zaptojnë ritin dhe më pas provokuan duke sharë namazin dhe provokuar ndjenjat e xhematit prezent aty, u dëbuan po nga xhemati. Por ata lanë pas vete pluhur nga fesati dhe përçarja të cilën deshën dhe nuk ia arritën ta provokojnë. Mu nga ai pluhur i së keqes ndodhi incidenti mes disa njerëzve që gati çdo të premte janë në Isa Beg. Rregullsia e tyre vërtetohet edhe me afërsinë e banimit të këtyre njerëzve, por edhe me dëshminë e gjithë njerëzve që falen në Isa Beg. Nuk ishte punë grupesh pasi të gjithë ishim një grup, një xhemat i cili edhe atë ditë e kreu namazin e xhumasë bashkë si edhe tjera herë.
Sqarimi i dytë ka të bëjë për politikën. BDI-ja edhe në këtë rast, si në shumë raste përgjatë historisë së freskët, është në pozicion të vështirë të sqarojë normalitetin e vet. Kjo pasi oponenti i saj, në dukje politik, është aq abnormal për logjikën politike sa që normaliteti i BDI-së duhet vënë shpesh në pah. Shikuar nga ky prizëm dikujt mund t’i duket shumë në rregull pyetja se pse BDI-ja pas ardhjes në pushtet nuk zgjodhi në prezencë të kallashëve dhe me kidnapime një kryetar të BFI-së e të rehatohet e gjithë shoqëria nga sherri i këtij të tanishmit! Por këtu është abnormaliteti, pasi është jashtë çdo norme kësi zgjedhje dhe ajo që duhet dhe tani u pa se patjetër duhet ta bëjë çdo parti, është që të ndihmojë për kthimin e legjitimitetit në BFI. Pa këtë legjitimitet nuk ka rehati në institucionin më të thellë që kemi dhe ky jolegjitimitet, siç edhe shihet vazhdimisht, ka shumë pasoja politike.
Sqarimi i tretë është për titullin dhe personin i cili ka dyqan dhe fiton, kurse mashtron njerëzit që mund t’i besojnë se është duke bë politikë. Pra, pirati me emrin Sandokan që vazhdimisht rrejshëm prezantohet si Menduh Taçi. Por, për të mos kujtuar se është rikualifikuar nga definimi im i mëparshëm për të, më duhet të cek se ky njeri në jetën e vet ka pasur mundësi të qëndrojë dhe të vë një -I- të madhe mes inicialeve të veta, por gati gjithmonë ka zgjedhur të bëjë kthesa U dhe të vë atë shkronjë mes inicialeve të veta dhe si i tillë të mbesë. Ashtu edhe me publikimin e incidentit që ndodhi në xhami, ky njeri zgjodhi këto shkronja. Nëse ka diçka nga stigma dhe etiketimi vehabi e që mund të eksportohet, jashtë kohës dhe vendit, prej ku ky emërtim vjen atëherë ajo është mu kësi përzierje të çuditshme të politikës me fenë; nga këto që i bën Sandokani i këtushëm. Por përkundër asaj se dy herë ka qenë në pushtet në këtë shtet dhe bile ka udhëhequr me Komisionin për denacionalizim; prej ku ka mund shumë të ndihmon BFI-në, shqiptarët dhe gjithë shoqërinë, merita e tij më e madhe fetare është dhe mbetet ndërtimi i kryqit të madh mbi Vodno dhe aprovimi për kishën politike në sheshin e Shkupit.
Dhe krejt në fund, duhet të sqarojmë edhe çka ka Sandokani me mua personalisht, një hoxhë i thjeshtë që nuk merret me politikë, që më dedikon tani të pestën press konferencë politike dhe çka është me e rëndësishme çka ka ky njeri me njerëzit që kanë qenë atë ditë në xhami, e të cilët ai i përmend. Duke e ndërprerë përfundimisht të folurin për vete, do mundohem të shpjegoj arsyet e përmendjes të tre njerëzve të dalluar të xhematit tim.
Z. Eshref Aliu është shtylla e politikbërjes shqiptare në vitet e pavarësisë së këtij shteti dhe është ministri më i suksesshëm i kulturës që ka pasur ndonjëherë Maqedonia. Ajo që kam arritur të di, dëshmoj dhe lexoj për këtë njeri, më bën të konstatoj se mu ky njeri ka qenë ai i cili është meritor që Sandokani të dihet se është përçarësi dhe fraksioneri e jo shqiptarët tjerë. Zoti e di, por po të mos ishte përpjekja e atëhershme dhe zotësia politike e z. Aliut, ne shqiptarët tjerë do të kishim dalë fraksionarë politikë, e jo ky puleni i Trajanovit.
Z. Hisen Ahmeti është i njohur për opinionin si kryetar i Komisionit zgjedhor në zgjedhjet studentore nga koha kur ishte student në juridik. Atëherë ishte viti dhe muaji i mjaltës kur Sandokani premtonte se do t’i kryente punë Marijas së tij, Gruevskit, të cilit deri në ato ditë i shkonin punët hallvë. Ishte mu z. Ahmeti ai tek i cili hasi sharra në gozhdë, dhe as Sandokani me kidnapime e as Marija me dhunë institucionale nuk mundën të ecin një punë të cilën e kishin kotraktuar në shërbim të kontrollimit të gjerë të shoqërisë; duke dashur të vë njeri të vetin me falsifikime për kryetar të Unionit të Studentëve.
Z. Besnik Ejupi është njeriu i cili ngriti Federatën e mundjes së Maqedonisë dhe me autoritetin që ka kryen funksionin sekretar i përgjithshëm i Federatës. Këta të gjithë dhe ndoshta edhe unë vetë, i pengojnë Sandokanit pasi si pirat që është i pengon çdo autoritet i etabluar te shqiptarët e Maqedonisë. Unë vetë sa më vjen turp për incidentin aq shumë krenohem dhe mburrem me këta njerzve

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Rrahje në xhaminë “Isa Beu” në Shkup

Mesazh nga Sponsored content Today at 8:25 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi