Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:19 am

Rilindja Kombëtare – një epokë e re historike


Shek. XIX shënoi për popullin shqiptar, ashtu si për popujt e tjerë të Ballkanit, një epokë të re, atë të Rilindjes. Ai ka hyrë në historinë moderne të vendeve të Ballkanit si shekulli i lëvizjeve dhe i revolucioneve kombëtare, që ndoqën njëri-tjetrin dhe që çuan në çlirimin e shumicës së popujve të këtij gadishulli nga zgjedha e Perandorisë Osmane dhe në formimin e shteteve të pavarura. Këto lëvizje u zhvilluan në kushtet e rënies së Perandorisë Osmane, të shthurjes së marrëdhënieve të vjetra feudale dhe të lindjes së ekonomisë së tregut, të zgjimit të mëtejshëm të ndërgjegjes kombëtare të popujve të këtij gadishulli dhe të zgjerimit të ndërhyrjeve të Fuqive të Mëdha në këtë Perandori.

Megjithëse, për një varg rrethanash të brendshme e të jashtme, Shqipëria ishte vendi i fundit në Ballkan që u shkëput nga Perandoria Osmane dhe që shpalli pavarësinë kombëtare, krahasuar me vendet e tjera ballkanike, ajo, që në fundin e shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, nisi të zhvillohej nga pikëpamja ekonomiko-shoqërore e politike në po ato drejtime si edhe fqinjët e saj ballkanikë, Serbia, Greqia, Bullgaria e Rumania.

Vështirësitë e ritmet e ngadalshme të këtij zhvillimi të Shqipërisë, të diktuara nga kushtet e rënda e të ndërlikuara, që ishin karakteristike për vendet nën sundimin osman, nuk e penguan shoqërinë shqiptare që në agimin e shek. XIX të kishte, krahas ndryshimeve, edhe mjaft gjëra të përbashkëta me shtetet fqinje, të krijonte premisat që çuan në konsolidimin e shqiptarëve si komb, në ngritjen e mëtejshme të ndërgjegjes kombëtare dhe në zhvillimin e lëvizjes kombëtare.
Proceset e reja, që u shfaqën në jetën politike e kulturore të Shqipërisë në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XIX, shënuan fillimin e epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e cila zë një periudhë të tërë historike, shtrihet nga vitet 30-40 të atij shekulli dhe deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.
Rilindja Shqiptare përbën një lëvizje të gjithanshme kombëtare, me një përmbajtje të re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqërore dhe organizative. Ajo synonte të zgjidhte detyrat që i takonin revolucionit kombëtar, të çlironte vendin nga sundimtarët e huaj osmanë, të bashkonte trojet shqiptare në një shtet të vetëm e të pavarur, t’u hapte rrugën zhvillimit e përparimit ekonomiko-shoqëror, politik e kulturor të Shqipërisë.

Rilindja ishte e lidhur me një shkallë më të lartë të zhvillimit të kombit shqiptar, me konsolidimin e tij, që çoi në lindjen e një lëvizjeje të re nga përmbajtja dhe objektivat e saj, të nacionalizmit, që ishte një lëvizje karakteristike për historinë moderne të të gjithë popujve, e cila, si në çdo vend edhe në Shqipëri, kishte si synim të formonte shtetin kombëtar, që do të përmbushte aspiratat politike, shoqërore, ekonomike e kulturore të popullit shqiptar. Ashtu si te popujt e tjerë, edhe te shqiptarët nacionalizmi u karakterizua nga ndjenja e përbashkësisë, e komunitetit ndërmjet shqiptarëve, si pjesëtarë të të njëjtit komb. Kjo lëvizje ishte e lidhur me ndryshimet dhe me përparimet që u bënë në shek. XIX në fushën kulturore, ekonomike, ideore e politike.

Gjuha dhe kultura materiale e shpirtërore e shqiptarëve, të formuara gjatë shekujve të parë të historisë së tyre e të konsoliduara veçanërisht në shekujt e mesjetës, mbetën një faktor i rëndësishëm, që shprehte njësinë etnike të popullit shqiptar, që shtrihej në një territor kompakt, dikur më të gjerë, por tashmë i rrudhur gjatë dyndjeve të popujve në Ballkan. Ky territor përputhej përafërsisht me truallin e banuar në lashtësi nga paraardhësit e tyre, ilirët e Jugut. Epoka e Rilindjes solli përparime të mëdha në kulturën e shqiptarëve e në radhë të parë në lëvrimin e gjuhës shqipe, e cila ishte dëshmi e bashkësisë së shqiptarëve, tipari themelor i kombit shqiptar, nyja qendrore që bashkonte gjithë shqiptarët, pa dallim krahine e feje.

Në gjuhën shqipe u theksuan prirjet për afrimin e varianteve letrare të dy dialekteve (të veriut e të jugut) dhe u hodhën themelet e gjuhës letrare shqipe. Konsolidimi i shqiptarëve si komb i bashkuar shtroi si kërkesë të domosdoshme lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe, kapërcimin e prapambetjes në shkrimin e shqipes, të trashëguar nga shekujt e sundimit osman, që u shpreh në përpjekjet për vendosjen e një alfabeti të njëjtë dhe në zhvillimin gjatë shek. XIX të një letërsie të gjerë artistike, didaktike e publicistike. Gjatë Rilindjes u hodhën themelet e letërsisë dhe të kulturës së sotme shqiptare në tërësi. Në fundin e atij shekulli kultura e re kombëtare nuk ishte më aspiratë, por përbënte, me breza të tërë shkrimtarësh, mendimtarësh, publicistësh e dijetarësh të fushave të ndryshme, një realitet, i cili kishte provuar katërcipërisht identitetin e përveçëm kulturor të popullit shqiptar, si edhe vitalitetin e forcën e tij krijuese kulturore.

Përveç kësaj, mbi bazën e kulturës popullore, me variantet e nënvariantet e shumta, morën shtrirje të gjerë mbarëshqiptare elemente të rëndësishme të fushës materiale e shpirtërore, të mënyrës së jetesës, të veshjeve, të veglave të prodhimit, të ndërtimeve, të krijimtarisë artistike (të folklorit etj.), të cilat u bënë pronë e përbashkët e gjithë popullit.

Në zhvillimin e mëtejshëm të kombit dhe të nacionalizmit shqiptar, si në çdo vend tjetër, ndikuan edhe ndryshimet që ndodhën në jetën ekonomike të Shqipërisë qysh në shek. XVIII e sidomos në shek. XIX. Në këtë periudhë, kur zhvillohet procesi i shthurjes së mëtejshme të feudalizmit dhe i lindjes së ekonomisë së tregut, kur forcohen lidhjet e komunikacionit, ato ekonomike e tregtare ndërmjet qytetit e fshatit dhe ndërmjet qyteteve, si edhe ato ndërkrahinore, kur formohet një treg i përbashkët kombëtar dhe zgjerohen lidhjet tregtare të Shqipërisë me shtetet evropiane, vendin e ndjenjave të izolimit e të partikularizmit të ngushtë, krahinor e provincial, e zunë ndjenjat e interesave të përbashkët të të gjithë kombit e të territoreve të banuara prej tij. U rrit roli i qyteteve, jo vetëm si qendra të administratës osmane, por edhe si qendra të jetës ekonomike e politike të Shqipërisë.

Këto zhvillime, që ndodhën gjatë Rilindjes, sollën forcimin e ndërgjegjes kombëtare te shqiptarët, që u shpreh me vetëdijen e tyre të përbashkët për përkatësinë në të njëjtën etni, në të njëjtin komb, komb që jetonte në një territor të përbashkët, që kishte prejardhje, gjuhë, zakone, formim shpirtëror, kulturë e histori të njëjtë dhe që dallohej nga të tjerët. Këto elemente kishin fituar qëndrueshmëri si rrjedhim i qëndresës shekullore të popullit shqiptar për t’i mbrojtur nga pushtuesit e huaj e sidomos nga ata osmanë; ato u ruajtën e u trashëguan nga shqiptarët edhe në epokën e Rilindjes.

Gjatë Rilindjes lindi dhe u zhvillua ideologjia e re kombëtare, e cila, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare, shprehte aspiratat jo më të krahinave të veçanta, por të të gjithë Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve. Thelbin e saj e përbënte lufta kundër shtypjes kombëtare, jo vetëm me mjete materiale, të armatosura, por në radhë të parë me ato intelektuale, me idetë që argumentonin të drejtën e natyrshme njerëzore të popullit shqiptar për të qenë i lirë e i pavarur kombëtarisht. Ashtu si te popujt e tjerë, kjo do të arrihej vetëm me formimin e një shteti kombëtar e të veçantë shqiptar. Këto ide, të përhapura gjerësisht në rrethet e kulturuara brenda e jashtë vendit nëpërmjet librave e shtypit, u futën dora-dorës edhe në mendjet e njerëzve të thjeshtë, ndihmuan në formimin te populli shqiptar të ndërgjegjes së përbashkët kombëtare, e cila mishëronte vullnetin e gjithë kombit.

Rilindja ishte një lëvizje e gjerë, që tërhoqi në jetën politike të gjitha forcat shoqërore të popullit shqiptar dhe që kishte rrënjë të thella historike. Ajo u zhvillua në një truall të përgatitur nga kryengritjet popullore, që nuk u ndërprenë gjatë katër shekujve të robërisë osmane dhe që drejtoheshin kundër kësaj robërie. Gjatë këtyre lëvizjeve ishte formuar te shqiptarët ndjenja e kombësisë, e identitetit dhe e individualitetit të tyre të veçantë përballë sundimtarëve të huaj. Por këto lëvizje, edhe pse kishin karakter çlirimtar, mbetën prej fillimit deri në fund lëvizje të veçuara e të palidhura ndërmjet tyre. Epoka e Rilindjes krijoi kushtet për bashkimin e tyre, për t’i kanalizuar ato në hullinë e lëvizjes kombëtare. Megjithatë, lëvizje organizativisht të veçuara e pa lidhje me njëra-tjetrën pati edhe gjatë Rilindjes.

Ato dëshmonin se ndërgjegjja kombëtare nuk kishte arritur ende kudo pjekurinë në shkallën e duhur. Konsolidimi i ndërgjegjes kombëtare kaloi përmes një rruge të vështirë, duke kapërcyer prirjet e lokalizmit, të separatizmit patriarkal feudal, të trashëguara nga e kaluara. Të zhvilluara në rrethanat e reja, që u krijuan në shek. XIX, këto kryengritje të shtresave të ndryshme të popullsisë morën tipare të reja, filluan të karakterizohen nga ndjenja e bashkësisë së interesave të të gjithë shqiptarëve kundër sundimtarëve osmanë. Ato u shkrinë dora-dorës në lëvizjen e përgjithshme kombëtare dhe u bënë pjesë e saj.

Rilindja solli elemente të reja edhe në organizimin e drejtimin e lëvizjes çlirimtare shqiptare, duke e ngritur atë në një shkallë më të lartë. Nga kuvendet e besëlidhjet krahinore e ndërkrahinore, që drejtonin veprimet e përbashkëta luftarake në shkallë të gjerë, u kalua në formimin e organizatave udhëheqëse mbarëshqiptare, që drejtonin lëvizjen në shkallë kombëtare, siç qenë Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) e Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900) gjatë shek. XIX, si dhe komitetet kombëtare në fazën e fundit të Rilindjes. Themelimi i organizatave të tilla udhëheqëse diktohej si nga shtrirja e njëkohshme e lëvizjes në mbarë trevat shqiptare, ashtu edhe nga karakteri i përgjithshëm kombëtar i objektivave të saj gjatë Rilindjes.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:19 am

Programi politik i Rilindjes


Ideologjia e Rilindjes u konkretizua në programin e saj politik e kombëtar, i cili u përpunua gradualisht, duke filluar nga vitet 30-40 të shek. XIX dhe u pasurua gjatë zhvillimit të mëtejshëm të lëvizjes kombëtare. Thelbin e tij, si të çdo lëvizjeje tjetër nacionale, e përbënte formimi i shtetit kombëtar shqiptar.
Përpjekjet e para (pas atyre të periudhës së Skënderbeut, në shek. XV) për shkëputjen e Shqipërisë nga sundimi osman dhe për formimin e një shteti shqiptar u bënë në vigjilje të epokës së Rilindjes, në fundin e shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, kur u formuan dy pashallëqet shqiptare, ai i Shkodrës në veri (1771-1831) dhe i Ali pashë Tepelenës në jug (1787-1822). Megjithatë, këto dy pashallëqe, për një varg arsyesh të brendshme e të jashtme, nuk arritën të bashkoheshin (siç bënë Principata e Moldavisë dhe ajo e Vllahisë më 1859-1861) dhe të themelohej kështu, më herët se në vendet e tjera të Ballkanit, një shtet autonom shqiptar. Shqiptarët i shfaqën përsëri prirjet e tyre për t’u shkëputur nga Stambolli dhe, kur krerët e Jugut formuan, më 1828, Lidhjen Shqiptare, deklaruan se do të luftonin kundër Greqisë vetëm po të rrezikohej Shqipëria dhe jo Turqia. Kështu ata nxorën pothuajse krejtësisht Shqipërinë e Jugut nga kontrolli i Portës së Lartë. Ata kërkuan të vendosnin në vilajetin e Janinës një administratë të tillë civile, e cila t’u njihte të drejta të barabarta gjithë banorëve të këtij vilajeti, shqiptarëve e grekëve, myslimanëve e të krishterëve.

Bashkëkohësit shihnin në këto qëndrime të krerëve shqiptarë të Jugut prirjet nacionaliste, madje edhe synimin e tyre për pavarësi dhe për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane, gjë që mund të arrihej nëse do të ishte vendosur një lidhje e ngushtë ndërmjet tyre dhe Pashallëkut të Shkodrës, i cili shtrihej në atë kohë pothuajse në gjithë Shqipërinë e Veriut. Për shkak të pavendosmërisë së vetë krerëve feudalë shqiptarë, që i trëmbeshin shkëputjes nga Perandoria Osmane, ky bashkim nuk u arrit dhe Shqipëria humbi atëherë mundësinë për të hedhur poshtë robërinë osmane.

Programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare nuk lindi menjëherë në formën e tij të plotë. Fillimet e tij u hodhën nga mendimtarët e shquar shqiptarë, intelektualët rilindës në vitet 30-40 të shek. XIX. Ata përpunuan dora-dorës idetë për të drejtat e kombit shqiptar, i plotësuan me ato iluministe për shkollën e gjuhën shqipe dhe në përgjithësi për kulturën kombëtare, si edhe me kërkesat për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Edhe lëvizjet e para të viteve 30-40 të atij shekulli, që u shtrinë pothuajse në të gjitha trevat shqiptare, si dhe idetë e tyre për një administrim të veçantë për tokat shqiptare, për drejtimin e tyre nga vetë shqiptarët, madje, siç u kërkua gjatë kryengritjes së viteve 1843-1844, për një organizim të tillë të Shqipërisë si ai i shteteve fqinje, kishin karakter çlirimtar, shënuan një hap përpara drejt programit autonomist.

Me rritjen e lëvizjes kombëtare në vitet 70 të shek. XIX dhe veçanërisht në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), u përpunua në mënyrë të plotë programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare për sigurimin e autonomisë territoriale-administrative dhe të pavarësisë së vendit nga sundimi i Perandorisë Osmane, i cili u pasurua e u zhvillua më tej në fundin e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX nga organizatat e tjera politike mbarëshqiptare. Në këtë program, ideologët rilindës, në përputhje me kohën e me rrethanat, përcaktuan rrugët nëpërmjet të cilave populli shqiptar, ashtu si fqinjët e tij ballkanas, do të arrinte të formonte shtetin e vet kombëtar e të bashkuar. Organizimin e shtetit shqiptar rilindësit e mendonin në të dyja format, të autonomisë dhe të pavarësisë. Autonomia dhe pavarësia janë konceptuar gjithmonë si dy etapa të zgjidhjes së çështjes shqiptare, të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Por për një varg arsyesh, që kishin të bënin më shumë me rrethanat e jashtme ndërkombëtare, por edhe me raportin e forcave shoqërore e politike brenda vendit, platforma e autonomisë territoriale-administrative të Shqipërisë mbizotëroi gjatë gjithë Rilindjes, deri në nëntorin e vitit 1912.

Shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e Perandorisë Osmane, vlerësohej nga mendimtarët rilindës si një organizim i përkohshëm e kalimtar, për të shkuar, në kushte më të favorshme ndërkombëtare drejt një shteti plotësisht të pavarur. Autonomia territoriale-administrative krijonte mundësitë që të ngriheshin institucionet juridike-politike dhe strukturat ekonomiko-shoqërore, që do të shërbenin si mbështetje për rendin shtetëror të pavarur, i cili do të vendosej sapo të krijoheshin kushtet e përshtatshme. Kjo ishte rruga që kishin ndjekur drejt pavarësisë edhe disa shtete të tjera ballkanike; ishte e natyrshme që shqiptarët të merrnin parasysh edhe përvojën e tyre.

Por në rastin e shqiptarëve kërkesa e autonomisë u kushtëzua, në një shkallë të konsiderueshme, nga një varg arsyesh të karakterit ndërkombëtar. Rilindësit mendonin se autonomia territoriale-administrative e Shqipërisë, nën sovranitetin e sulltanit, do të ishte një zgjidhje më e pranueshme për Portën e Lartë, sesa ajo e pavarësisë dhe e shkëputjes së plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Ata e shikonin autonominë si një masë që mund të pajtohej edhe me politikën e status quo-së së Perandorisë Osmane, të ndjekur nga Fuqitë e Mëdha. Një administrim autonom i Shqipërisë do t’u priste rrugën lakmive pushtuese të shteteve të reja ballkanike, të shfaqura qysh në vitet 40 të shek. XIX. Duke siguruar njohjen zyrtare nga Porta e Lartë dhe nga Fuqitë e Mëdha të të drejtave të shqiptarëve mbi trojet e tyre dhe të përkatësisë së tyre etnike shqiptare, autonomia territoriale-administrative e Shqipërisë nën sovranitetin e Perandorisë Osmane do të shmangte, sa të ishte e mundur më shumë, rrezikun e copëtimit dhe të aneksimit nga shtetet fqinje.

Organizimi i Shqipërisë si një njësi e veçantë shtetërore autonome, qoftë edhe brenda Perandorisë Osmane, do të mënjanonte gjithashtu rrezikun e identifikimit të saj me këtë Perandori, kur kjo të shthurej dhe zotërimet e saj të ndaheshin ndërmjet shteteve ballkanike.
Rilindja, edhe pse ishte në thelb një lëvizje ideore, karakterizohej gjithashtu nga veprime të armatosura të shtresave më të gjera të popullsisë kundër sundimtarëve osmanë. Rilindësit më të përparuar e vlerësuan lëvizjen e armatosur si një mjet të domosdoshëm për të siguruar të drejtat kombëtare dhe për çlirimin e vendit. Këto lëvizje të armatosura, që ndoqën njëra-tjetrën, gjatë shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, nisën me kryengritjet kundër reformave të Tanzimatit në vitet 30-40 e vazhduan deri te kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912, që çuan në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:19 am

Forcat shoqërore të lëvizjes kombëtare



Rilindja Kombëtare ishte një lëvizje e re, e cila shënoi një etapë më të lartë, në krahasim me lëvizjet e mëparshme çlirimtare, edhe nga përbërja e forcave shoqërore që e udhëhoqën atë. Në periudhën e feudalizmit në krye të lëvizjeve çlirimtare qëndronin krerë feudalë ose fshatarë. Meqenëse atëherë vendi ishte i ndarë në njësi politiko-administrative të veçanta, pa lidhje me njëra-tjetrën dhe ku krerët hynin shpeshherë në konflikt me njëri-tjetrin, lëvizjet kundër zgjedhës së huaj bëheshin, si rregull, në emër të një njësie politiko-administrative të veçantë dhe synonin çlirimin e kësaj njësie e jo të të gjitha trojeve shqiptare. Edhe kërkesat e tyre ekonomike e politike ishin të kufizuara dhe me karakter lokal.
Ndryshe ndodhi në epokën e Rilindjes, kur lëvizja çlirimtare i kapërceu caqet lokale e krahinore, krijoi të gjitha kushtet e domosdoshme për bashkimin e forcave më të ndryshme shoqërore të kombit shqiptar rreth një programi dhe një qëllimi të vetëm.

Zhvillimi i ekonomisë së re të tregut solli ndryshime në strukturën shoqërore të vendit. U formua borgjezia kombëtare si një forcë e re shoqërore, e cila, në kushtet e një zhvillimi të dobët të kapitalizmit dhe të ruajtjes së mbeturinave të feudalizmit, ishte e lidhur edhe me pronën mbi tokën. Ajo përfaqësohej kryesisht nga tregtarët, zejtarët e pasur dhe pronarët e manifakturave, të punishteve e të fabrikave të para. Si një forcë që ishte e interesuar si për formimin e një shteti të bashkuar shqiptar, ashtu edhe për krijimin e kushteve për sigurimin e personit e të pronës dhe për zhvillimin e ekonomisë së tregut në përgjithësi, borgjezia, në radhë të parë intelektualët e dalë nga radhët e saj, luajtën një rol të rëndësishëm si në përpunimin e programit të lëvizjes kombëtare, ashtu edhe në drejtimin e saj.

Inteligjencia, e cila vinte jo vetëm nga radhët e borgjezisë, por edhe nga shtresat e tjera të popullsisë, zuri një vend të veçantë për nga roli i saj në lëvizjen kombëtare të periudhës së Rilindjes. Ajo luftoi e punoi për ngritjen dhe zhvillimin e arsimit kombëtar, për përhapjen e tij në popull, për lëvrimin e gjuhës e të kulturës shqiptare në përgjithësi, përpunoi idetë nacionale e ideologjinë e Rilindjes, programin kombëtar dhe mendimin politik shqiptar në të gjitha etapat e Rilindjes. Nga radhët e saj dolën edhe mjaft nga themeluesit e drejtuesit e organizatave kombëtare që udhëhoqën lëvizjen nacionale.

Në një vend si Shqipëria, ku bujqësia vijonte të mbetej sektori kryesor i ekonomisë, forcën më të madhe ekonomike e shoqërore e përbënin pronarët çifligarë, të lidhur me pronën mbi tokën, por edhe me ekonominë e tregut. Ndryshe nga pronarët e mëdhenj me origjinë feudale, që përfaqësonin një shtresë konservatore, e cila përgjithësisht mbështeste sundimtarët osmanë, çifligarët, edhe pse nuk kishin një fizionomi shoqërore homogjene, as pikëpamje politike të njëjta, ndjenin domosdoshmërinë e shndërrimeve ekonomike e politike në vend.
Përveç kësaj, çifligarët e rinj ishin të pakënaqur edhe nga paaftësia e Perandorisë Osmane për të mbrojtur tërësinë tokësore të vendit nga rreziku i copëtimit dhe i zhdukjes së shqiptarëve si komb, rrezik që filloi t’u kanosej, sidomos duke filluar nga mesi i shek. XIX. Grupe të veçanta të kësaj force shoqërore u përfshinë në programin kombëtar shqiptar dhe luajtën një rol të dukshëm në lëvizjen nacionale shqiptare në epokën e Rilindjes, kurse mjaft intelektualë, të dalë nga gjiri i kësaj shtrese çifligarësh, përqafuan idetë e reja, u bënë pionierë e ideologë të Rilindjes.

Për bashkimin politik të të gjitha forcave shoqërore të kombit, krahas rrezikut të jashtëm, ndikoi edhe një faktor tjetër, me karakter politik dhe ekonomik, siç ishte zbatimi i reformave (i Tanzimatit) në vitet 30-40 të shek. XIX. Tanzimati, krahas ndryshimeve në marrëdhëniet agrare, në administratë dhe në legjislacionin e Perandorisë Osmane, solli për shqiptarët dy rrjedhoja: zëvendësimin e drejtuesve të administratës lokale (që vinin nga paria shqiptare) me funksionarë turq, të cilët u vendosën në krye të administratës civile e ushtarake të Shqipërisë, dhe shtimin e shtypjes ekonomike e kombëtare mbi popullsinë. Të dy këta faktorë e zgjeruan bazën shoqërore të lëvizjes kombëtare.

Forcën kryesore njerëzore e luftarake të lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes e përbënin, si edhe në lëvizjet e mëparshme çlirimtare, fshatarësia dhe vegjëlia qytetare, të cilat përfaqësonin shumicën dërrmuese të popullsisë. Një vend të veçantë zinin në këtë lëvizje fshatarët pronarë e malësorët, që ishin edhe forca kryesore më e gjerë e lëvizjes kombëtare. Fshatarët pronarë, që përfaqësonin 5/6 e popullsisë agrare, i ndien më tepër se çdo shtresë tjetër pasojat rrënimtare të centralizimit të pushtetit perandorak osman dhe, njëlloj si forcat e tjera shoqërore, rrezikun e pushtimit të tokave të tyre nga shtetet fqinje dhe pasojat e politikës së këtyre shteteve për copëtimin e atdheut. Prandaj ata morën pjesë aktive në luftën kundër sundimtarëve të huaj osmanë, si edhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.

Prej tyre doli edhe pjesa më e madhe e kurbetlinjve, të cilët, duke u kthyer nga vendet e mërgimit, ku kishin qenë në kontakt me idetë e përparuara të kohës, luajtën një rol të rëndësishëm në formimin më të shpejtë politik të bashkatdhetarëve, si nëpërmjet shoqërive të shtypit patriotik të mërgimit, ashtu edhe me qëndrimet e tyre të herëpashershme në atdhe. Me fshatarët bashkoheshin zejtarët e tregtarët e vegjël të qyteteve, që ishin të afërt nga gjendja ekonomike me ta.

Lëvizja kombëtare, me objektivat e saj themelorë, me luftën për çlirimin e Shqipërisë nga robëria e huaj dhe për ruajtjen e tërësisë së territoreve të saj, ishte një front i gjerë, i cili bashkoi shumicën dërrmuese të forcave shoqërore të vendit. Edhe udhëheqja e lëvizjes kombëtare nuk i takoi një force të vetme shoqërore. Në krye të saj dolën përfaqësues të borgjezisë, të inteligjencies, të çifligarëve (të bejlerëve) me prirje atdhetare, elementë të veçantë të parisë, klerikë atdhetarë, përfaqësues të fshatarësisë etj. Nga radhët e gjithë këtyre forcave dolën një varg i tërë mendimtarësh (që vinin sidomos nga inteligjencia), që u bënë udhëheqës ideologjikë, kulturorë e politikë, ndërsa nga grupet e tjera shoqërore dolën organizatorë dhe drejtues politikë e ushtarakë të lëvizjes kombëtare.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:20 am

Karakteri demokratik dhe antifeudal i Rilindjes



Lëvizja Kombëtare Shqiptare e periudhës së Rilindjes pati përgjithësisht tipare demokratike e antifeudale, sepse drejtohej kundër ideologjisë së prapambetur mesjetare të sundimtarëve osmanë dhe kundër administratës së tyre shtypëse. Përgjithësisht programi politik i Rilindjes frymëzohej nga parimet demokratike të revolucioneve të Evropës Perëndimore, në të cilat disa nga mendimtarët rilindës kishin qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë.

Lufta kundër zgjedhës nacionale osmane për krijimin e një shteti të pavarur, që përbënte synimin themelor të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ishte në vetvete një masë demokratike, e cila i dha asaj një përmbajtje të përgjithshme demokratike. Përmbushja e këtij objektivi do t’i hapte rrugën zhvillimit ekonomik e kulturor të vendit. Përveç kësaj, lëvizja kombëtare drejtohej kundër një force të caktuar shoqërore, kundër parisë gjysmëfeudale turko-osmane (me sulltanin në krye), që kishte pushtetin politik dhe shtypte e mbante të robëruar popullin shqiptar e ata joturq në tërësi. Kjo luftë, që i shkaktoi goditje të njëpasnjëshme gjithë sistemit ekonomik e politik gjysmëfeudal osman, e dobësoi atë dhe sundimin e tij në Ballkan, i dha lëvizjes së Rilindjes Shqiptare një karakter antifeudal.

Por, në një kuptim më të gjerë, fryma antifeudale e demokratike shfaqet në gjithë përmbajtjen e Rilindjes Shqiptare, në ideologjinë dhe në programin e saj, në lëvizjen kulturore, në luftën për lirinë e shkollës e të shkrimit shqip dhe në kërkesat programatike të organizatave kombëtare e të kryengritjeve shqiptare, që synonin ta fusnin vendin në rrugën e përparimit ekonomik e kulturor.
Megjithatë, Rilindja Shqiptare nuk doli nga suazat e lëvizjes kombëtare, ajo synonte të zgjidhte në radhë të parë çështjen nacionale dhe nuk arriti të merrte, si në vendet e tjera të Ballkanit, karakter agrar, të shtronte për zgjidhje edhe çështjen e tokës. Për këtë ndikuan një varg faktorësh, të cilët nuk ishin të pranishëm në vendet fqinje të Ballkanit.

Në këto vende (në Serbi, në Greqi e në Bullgari) klasa e çifligarëve feudalë osmanë shtypte ekonomikisht e politikisht popujt e tyre, jo vetëm me anën e pushtetit politik, por edhe si pronare e pjesës më të madhe të tokave. Për më tepër, ajo ishte me fe myslimane, ndërsa popujt e shtypur ishin të krishterë. Kështu që në këto vende konflikti nacional ndërmjet sunduesve osmanë dhe popujve të robëruar u mpleks edhe me atë shoqëror ndërmjet fshatarësisë së shtypur e çifligarëve turq, si edhe me kontradiktën fetare ndërmjet fshatarit të krishterë e çifligarit mysliman. Të tria këto kontradikta u shkrinë në lëvizjen kombëtare të këtyre popujve në një të vetme dhe i dhanë asaj në të vërtetë, megjithëse jo në mënyrë të shprehur, edhe karakter agrar.

Lëvizja Kombëtare Shqiptare u zhvillua në rrethana të tjera shoqërore dhe në një kuadër tjetër fetar. Në Shqipëri çifligarët ishin me kombësi shqiptare dhe në pjesën më të madhe me fe myslimane, pra me të njëjtën fe që kishte shumica e popullsisë së vendit. Për më tepër, një pjesë e tyre u përfshi në lëvizjen kombëtare. Përveç kësaj, edhe rrethet borgjeze, që morën pjesë në lëvizje, pjesërisht ishin vetë pronarë tokash dhe si rrjedhim bashkëpunuan me çifligarët. Nga ana tjetër, shumica e fshatarëve, që u rreshtuan në luftën për çlirimin kombëtar, ishin fshatarë të lirë individualë të zonave malore e kodrinore.

Ata nuk ishin nën varësinë social-ekonomike të pronarëve çifligarë, por vuanin nga shtypja e shtetit osman. Prandaj, këta fshatarë individualë u ngritën kundër kësaj shtypjeje të rëndë ekonomike e politike të Portës së Lartë, kundër politikës së egër fiskale, kundër shërbimit të detyrueshëm e të gjatë ushtarak, kundër shpërdorimeve të qeveritarëve dhe të derebejve që bashkëpunonin me ta për çlirimin e vendit. Fshatarësia, në përgjithësi, i drejtoi armët edhe kundër çifligarëve e parisë gjysmëfeudale, por në ato raste kur këta bashkëpunuan hapur me sunduesit osmanë dhe me ushtrinë e tyre që dërgohej për shtypjen e kryengritjeve.

Në zbehjen e konflikteve sociale dhe të luftës për tokën ndikoi edhe një faktor tjetër i natyrës politike. Në kushtet kur në Shqipëri sundonte një regjim mesjetar e despotik pushtues, me tiparet më të shëmtuara të dhunës ekonomike e politike (siç ishin taksat e rënda, diskriminimi politik, që arrinte deri në mohimin e vetëqenies së kombit shqiptar, ndalimi i mësimit të gjuhës amtare shqipe në shkolla, mungesa e të drejtave më elementare njerëzore, madje edhe masakrimi i popullsisë shqiptare me anën e ekspeditave ndëshkimore), dilnin në plan të parë kontradiktat nacionale midis popullit shqiptar dhe sundimtarëve osmanë.

Në këto rrethana nuk mund të shtroheshin për zgjidhje problemet ekonomiko-shoqërore të luftës kundër shtypjes gjysmëfeudale, duke përfshirë edhe çështjen agrare, të tokës; kështu Rilindja mori tërësisht karakterin e një lëvizjeje që duhej të zgjidhte, në radhë të parë, çështjen më të mprehtë politike, atë kombëtare, të zhdukte robërinë osmane, duke krijuar një shtet autonom ose të pavarur shqiptar. Si rrjedhim, aspiratat ekonomiko-shoqërore të fshatarëve dhe posaçërisht ato për tokën nuk u përfshinë në programet e Rilindjes.
Megjithatë, lufta e fshatarësisë dhe e vegjëlisë së qytetit kundër sistemit të rëndë shtypës ekonomik e politik osman dhe në radhë të parë kundër taksave e detyrimeve të tjera, kundër diskriminimit në lëmin politik, të arsimit e të kulturës, kishte karakter shoqëror e antifeudal. Kjo e përforcoi edhe më shumë kontradiktën kombëtare dhe i dha përmasa të gjera bazës sociale të lëvizjes rilindëse.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:20 am

Çështja fetare



Si rrjedhojë e pushtimit dhe e sundimit katërshekullor osman, shqiptarët hynë në historinë moderne të ndarë në tri besime të ndryshme fetare: krahas feve të mëparshme ortodokse e katolike, të cilat i ruajti një pjesë e popullsisë, u shtua edhe ajo myslimane, së cilës i përkiste tashmë shumica e shqiptarëve.
Shek. XIX bashkë me këtë ndarje fetare të popullsisë trashëgoi edhe peshën e rëndë të politikës teokratike të sulltanëve osmanë, që vinte shenjën e barazimit midis fesë e kombësisë dhe e trajtonte popullin shqiptar, me tri besime, të ndarë në tri kombësi të ndryshme. Kësaj politike i bënë jehonë Patrikana greke e Stambollit, si dhe qarqet drejtuese të shteteve fqinje e kishat e tyre respektive. Jeta shpirtërore (ndërgjegjja fetare) e besimtarëve shqiptarë sundohej nga tri institucione fetare, tri shkolla dhe tri kultura të huaja. Këto institucione klerikale vareshin nga tri qendra universale të huaja, nga Halifati sulltanor, Patrikana fanariote dhe Papati roman, prej të cilave asnjëra nuk e përkrahte idenë e një shteti kombëtar shqiptar.

Por ndryshe nga disa vende të tjera ballkanike, popullsia shqiptare nuk u nda në aq kombësi sa edhe fe. Ndërgjegjja fetare nuk e errësoi dhe nuk e mbuloi asnjëherë ndërgjegjen e kombësisë shqiptare. Udhëtarët e huaj të shek. XIX kanë vënë në dukje se, ndërsa nga pikëpamja fetare në përgjithësi ishte hapur një hendek midis ortodoksit, katolikut e myslimanit të të njëjtit komb, te popullsia e Shqipërisë mbizotëronte ndjenja e kombësisë. Ndërmjet elementëve të feve të ndryshme të vendit u ruajtën lidhjet shpirtërore, ekonomike e shoqërore, madje edhe lidhjet familjare. Me këtë shpjegohet prania e sinkretizmit fetar të përfaqësuar nga “laramanët” (të krishterët e fshehtë), përhapja e gjerë e bektashizmit me doktrinat e tij liberale dhe fakti që Shqipëria nuk njohu asnjëherë grindje e luftëra fetare.

Megjithëse popullsia shqiptare i pati bërë ballë kësaj trysnie qindravjeçare dhe, siç shkruante udhëtari anglez Th. S. Hjugs (Th. S. Hughes) në vitin 1820, e ruajti të paprekur ndjenjën e kombësisë së vet, ndarja në tri fe të ndryshme e sidomos varësia e tyre nga institucione të huaja klerikale dhe politika e përçarjes fetare, e ndjekur ndaj shqiptarëve, e vështirësuan bashkimin e popullit shqiptar dhe u bënë pengesë në luftën e tij kundër zgjedhës së huaj për çlirimin kombëtar. Përveç kësaj, Porta e Lartë, Patrikana greke prej nga vareshin kishat ortodokse të Shqipërisë, si dhe fuqitë e tjera të huaja u përpoqën t’i përdornin fetë në Shqipëri si një mjet që i shërbente politikës së tyre. Rrjedhojat negative, që vinin nga kjo ndarje fetare e shqiptarëve, mund të shihen si një nga faktorët (pas atyre ekonomiko-shoqërorë), që përcaktuan ritmet disi të ngadalshme të procesit të emancipimit politik dhe të zgjimit kombëtar të shqiptarëve.

Ndarja e popullsisë në tri besime dhe politika e përçarjes fetare që ndiqej ndaj saj, nuk mund të mos shtronte përpara Lëvizjes Kombëtare Shqiptare disa detyra të veçanta, që nuk i ka njohur ajo e vendeve të krishtere ballkanike. Feja e përbashkët, krahas ideve kombëtare, ishte një faktor që i afronte shpirtërisht elementët përbërës të këtyre popujve ballkanikë dhe që shpejtoi bashkimin e tyre kombëtar në luftën çlirimtare kundër sundimtarëve osmanë, të cilët ishin myslimanë. Meqë popullsia e këtyre vendeve i përkiste të njëjtit besim fetar, udhëheqja e lëvizjes së tyre përfitoi nga antagonizmi fetar me sundimtarët osmanë për ta përdorur kishën si forcë ideologjike dhe agjitatore në lëvizjen çlirimtare. Ndërsa në Shqipërinë e shek. XIX, kur popullsia ishte e ndarë në tri besime të ndryshme fetare dhe kur 3/4 e saj ishte myslimane, domethënë kishte të njëjtën fe me sundimtarët osmanë, nuk mund të bëhej fjalë për këtë antagonizëm, të shtruar në rrafsh fetar.

Në këto kushte bashkimi i shqiptarëve në luftën çlirimtare do të arrihej jashtë fesë, mbi fenë dhe vetëm i mbështetur në parimin e kombësisë. Rrjedhimisht lufta për afirmimin e parimit të kombësisë, që ishte e përbashkët për të gjitha lëvizjet kombëtare ballkanike, pati në Shqipëri veçoritë e saj, u ngrit jo vetëm jashtë fesë, por u drejtua njëherazi kundër identifikimit të përkatësisë fetare të elementëve të ndryshëm të popullsisë shqiptare me atë kombëtare dhe e zhveshi ndarjen fetare nga petku politik. Rilindësit bënë një punë këmbëngulëse e të vështirë për të kapërcyer dasitë fetare dhe politikën përçarëse të sundimtarëve osmanë e të Patrikanës së Stambollit, që identifikonin fenë me kombësinë. Ata luftuan gjithashtu kundër çdo orvatjeje për ta shndërruar ndarjen fetare në përçarje politike-fetare.

Rilindja Kombëtare u ndesh edhe me konceptet fetare mbi kombin. Ideologjisë së panislamizmit, të panortodoksizmit etj., që kishte gjetur mbështetje edhe në disa qarqe çifligare e borgjeze turkomane e grekomane shqiptare dhe që identifikonte fenë me kombësinë, ajo i kundërvuri iluminizmin e racionalizmin e vet e, në radhë të parë, konceptin mbi kombin shqiptar si një kategori e veçantë historike, që ishte një dhe i pandarë, megjithëse u takonte tri besimeve fetare, e që dallohej nga kombet e tjera.

Iluministët e vendosën Rilindjen Kombëtare në një platformë të përparuar, bashkëkohëse dhe jashtëfetare, në parimin e kombësisë, të shqiptarisë. Parimi “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, që përshkon një literaturë të tërë politike e artistike të periudhës së Rilindjes, ishte pa dyshim afetar, por jo antifetar, një parim politik, që synonte bashkimin e shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare. Ky koncept i shqiptarisë si feja e shqiptarëve pushtoi gjatë epokës së Rilindjes mendjet e zemrat e shqiptarëve, duke u bërë një forcë ideore, që bashkoi shpirtërisht e mendërisht shqiptarët në luftën për çlirimin kombëtar.

RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:20 am

Çështja fetare



Si rrjedhojë e pushtimit dhe e sundimit katërshekullor osman, shqiptarët hynë në historinë moderne të ndarë në tri besime të ndryshme fetare: krahas feve të mëparshme ortodokse e katolike, të cilat i ruajti një pjesë e popullsisë, u shtua edhe ajo myslimane, së cilës i përkiste tashmë shumica e shqiptarëve.
Shek. XIX bashkë me këtë ndarje fetare të popullsisë trashëgoi edhe peshën e rëndë të politikës teokratike të sulltanëve osmanë, që vinte shenjën e barazimit midis fesë e kombësisë dhe e trajtonte popullin shqiptar, me tri besime, të ndarë në tri kombësi të ndryshme. Kësaj politike i bënë jehonë Patrikana greke e Stambollit, si dhe qarqet drejtuese të shteteve fqinje e kishat e tyre respektive. Jeta shpirtërore (ndërgjegjja fetare) e besimtarëve shqiptarë sundohej nga tri institucione fetare, tri shkolla dhe tri kultura të huaja. Këto institucione klerikale vareshin nga tri qendra universale të huaja, nga Halifati sulltanor, Patrikana fanariote dhe Papati roman, prej të cilave asnjëra nuk e përkrahte idenë e një shteti kombëtar shqiptar.

Por ndryshe nga disa vende të tjera ballkanike, popullsia shqiptare nuk u nda në aq kombësi sa edhe fe. Ndërgjegjja fetare nuk e errësoi dhe nuk e mbuloi asnjëherë ndërgjegjen e kombësisë shqiptare. Udhëtarët e huaj të shek. XIX kanë vënë në dukje se, ndërsa nga pikëpamja fetare në përgjithësi ishte hapur një hendek midis ortodoksit, katolikut e myslimanit të të njëjtit komb, te popullsia e Shqipërisë mbizotëronte ndjenja e kombësisë. Ndërmjet elementëve të feve të ndryshme të vendit u ruajtën lidhjet shpirtërore, ekonomike e shoqërore, madje edhe lidhjet familjare. Me këtë shpjegohet prania e sinkretizmit fetar të përfaqësuar nga “laramanët” (të krishterët e fshehtë), përhapja e gjerë e bektashizmit me doktrinat e tij liberale dhe fakti që Shqipëria nuk njohu asnjëherë grindje e luftëra fetare.

Megjithëse popullsia shqiptare i pati bërë ballë kësaj trysnie qindravjeçare dhe, siç shkruante udhëtari anglez Th. S. Hjugs (Th. S. Hughes) në vitin 1820, e ruajti të paprekur ndjenjën e kombësisë së vet, ndarja në tri fe të ndryshme e sidomos varësia e tyre nga institucione të huaja klerikale dhe politika e përçarjes fetare, e ndjekur ndaj shqiptarëve, e vështirësuan bashkimin e popullit shqiptar dhe u bënë pengesë në luftën e tij kundër zgjedhës së huaj për çlirimin kombëtar. Përveç kësaj, Porta e Lartë, Patrikana greke prej nga vareshin kishat ortodokse të Shqipërisë, si dhe fuqitë e tjera të huaja u përpoqën t’i përdornin fetë në Shqipëri si një mjet që i shërbente politikës së tyre. Rrjedhojat negative, që vinin nga kjo ndarje fetare e shqiptarëve, mund të shihen si një nga faktorët (pas atyre ekonomiko-shoqërorë), që përcaktuan ritmet disi të ngadalshme të procesit të emancipimit politik dhe të zgjimit kombëtar të shqiptarëve.

Ndarja e popullsisë në tri besime dhe politika e përçarjes fetare që ndiqej ndaj saj, nuk mund të mos shtronte përpara Lëvizjes Kombëtare Shqiptare disa detyra të veçanta, që nuk i ka njohur ajo e vendeve të krishtere ballkanike. Feja e përbashkët, krahas ideve kombëtare, ishte një faktor që i afronte shpirtërisht elementët përbërës të këtyre popujve ballkanikë dhe që shpejtoi bashkimin e tyre kombëtar në luftën çlirimtare kundër sundimtarëve osmanë, të cilët ishin myslimanë. Meqë popullsia e këtyre vendeve i përkiste të njëjtit besim fetar, udhëheqja e lëvizjes së tyre përfitoi nga antagonizmi fetar me sundimtarët osmanë për ta përdorur kishën si forcë ideologjike dhe agjitatore në lëvizjen çlirimtare. Ndërsa në Shqipërinë e shek. XIX, kur popullsia ishte e ndarë në tri besime të ndryshme fetare dhe kur 3/4 e saj ishte myslimane, domethënë kishte të njëjtën fe me sundimtarët osmanë, nuk mund të bëhej fjalë për këtë antagonizëm, të shtruar në rrafsh fetar.

Në këto kushte bashkimi i shqiptarëve në luftën çlirimtare do të arrihej jashtë fesë, mbi fenë dhe vetëm i mbështetur në parimin e kombësisë. Rrjedhimisht lufta për afirmimin e parimit të kombësisë, që ishte e përbashkët për të gjitha lëvizjet kombëtare ballkanike, pati në Shqipëri veçoritë e saj, u ngrit jo vetëm jashtë fesë, por u drejtua njëherazi kundër identifikimit të përkatësisë fetare të elementëve të ndryshëm të popullsisë shqiptare me atë kombëtare dhe e zhveshi ndarjen fetare nga petku politik. Rilindësit bënë një punë këmbëngulëse e të vështirë për të kapërcyer dasitë fetare dhe politikën përçarëse të sundimtarëve osmanë e të Patrikanës së Stambollit, që identifikonin fenë me kombësinë. Ata luftuan gjithashtu kundër çdo orvatjeje për ta shndërruar ndarjen fetare në përçarje politike-fetare.

Rilindja Kombëtare u ndesh edhe me konceptet fetare mbi kombin. Ideologjisë së panislamizmit, të panortodoksizmit etj., që kishte gjetur mbështetje edhe në disa qarqe çifligare e borgjeze turkomane e grekomane shqiptare dhe që identifikonte fenë me kombësinë, ajo i kundërvuri iluminizmin e racionalizmin e vet e, në radhë të parë, konceptin mbi kombin shqiptar si një kategori e veçantë historike, që ishte një dhe i pandarë, megjithëse u takonte tri besimeve fetare, e që dallohej nga kombet e tjera.

Iluministët e vendosën Rilindjen Kombëtare në një platformë të përparuar, bashkëkohëse dhe jashtëfetare, në parimin e kombësisë, të shqiptarisë. Parimi “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, që përshkon një literaturë të tërë politike e artistike të periudhës së Rilindjes, ishte pa dyshim afetar, por jo antifetar, një parim politik, që synonte bashkimin e shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare. Ky koncept i shqiptarisë si feja e shqiptarëve pushtoi gjatë epokës së Rilindjes mendjet e zemrat e shqiptarëve, duke u bërë një forcë ideore, që bashkoi shpirtërisht e mendërisht shqiptarët në luftën për çlirimin kombëtar.

RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:21 am

Tradita historike



Rilindja trashëgoi nga shekujt e mëparshëm një pasuri të çmuar historiko-kulturore, me vlera morale e politike, mbi të cilën ajo u mbështet dhe të cilën e zhvilloi më tej në një rrafsh të ri, me një platformë të re ideologjike e politike. Ajo iu drejtua historisë dhe e përdori këtë trashëgimi për të afirmuar të drejtën e popullit shqiptar për të jetuar i lirë e i pavarur. Rilindësit i kthyen sytë nga e kaluara historike, jo vetëm pse kombi shqiptar, ashtu si kombet e tjera, merr prej andej burimin e tij, por edhe për t’i vënë provat e lashtësisë së tij në shërbim të detyrave që qëndronin para lëvizjes kombëtare: për të rritur krenarinë e bashkatdhetarëve në luftën e vështirë për çlirimin kombëtar, për të ndihmuar në ngritjen e ndërgjegjes së tyre kombëtare, për të forcuar më tej individualitetin e shqiptarëve si komb dhe bashkimin e tyre përballë sundimtarëve osmanë, për t’u dhënë një mbështetje historiko-shoqërore kërkesave kombëtare dhe për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik të huaj ndaj çështjes shqiptare.

Rilindësit e përdorën historinë si një mjet të fuqishëm në shërbim të kësaj çështjeje, si edhe për të hedhur poshtë pohimet e atyre shteteve, të cilët, për të arritur më lehtë synimet e tyre ekspansioniste ndaj Shqipërisë, ua mohuan shqiptarëve historinë. Rilindësit u kapën sidomos pas origjinës së lashtë të shqiptarëve dhe pas epokës së Skënderbeut. Në rastin e parë ata u përpoqën të argumentonin e të përhapnin tezën mbi origjinën pellazgjike ose ilire të popullit shqiptar dhe të provonin me këtë se shqiptarët janë ndër banorët më të vjetër të Ballkanit, autoktonë dhe zotër të ligjshëm të truallit të vet, të cilin askush nuk kishte të drejtë ta prekte. Në rastin e dytë, duke evokuar e duke pasqyruar gjerësisht në letërsi epokën e Skënderbeut, luftën e tij ngadhnjimtare kundër ushtrive të Perandorisë së fuqishme Osmane, rilindësit synonin të afirmonin vitalitetin e popullit shqiptar, aftësinë e tij për t’u bashkuar politikisht dhe të drejtën për të formuar shtetin e vet kombëtar.

Historisë i janë drejtuar edhe rrethet politike të vendeve fqinje, sidomos pas formimit të shteteve kombëtare. Qarqet politike serbe evokuan Perandorinë e Stefan Dushanit të shek. XIV, ato greke Perandorinë Bizantine dhe ato bullgare Perandorinë Mesjetare të Borisit e të Simeonit. Sipas tyre, shtetet serb, grek e bullgar ishin trashëgimtarë të perandorive përkatëse mesjetare dhe rrjedhimisht kishin “të drejtën historike” të shtriheshin në kufijtë e dikurshëm. Mirëpo asnjë nga këto perandori nuk shtrihej në gjithë Ballkanin ose në pjesën më të madhe të tij, të banuar si në të kaluarën edhe në shek. XIX nga popuj të ndryshëm, që ishin zotër të trojeve ku jetonin. Rrjedhimisht synimi për t’i rikrijuar ato, që ishte shprehje e politikës ekspansioniste të këtyre shteteve, cenonte rëndë interesat e popujve ballkanikë, ndërsa, në rastin e shqiptarëve, çonte në pushtimin e territoreve të tyre etnike, amtare, ose në copëtimin e tyre. Orvatjet për përmbushjen e këtyre synimeve u bënë shkak për luftëra ndërmjet vetë vendeve ballkanike.

Përdorimi i traditës historike nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare nuk kishte prirje të tilla ekspansioniste. Shqiptarët nuk kishin formuar në të kaluarën ndonjë perandori, së cilës t’i referoheshin mendimtarët e veprimtarët rilindës. Epoka më e ndritur, të cilën e evokuan rilindësit, ishte ajo e Skënderbeut. Por kufijtë e shtetit të lirë e të pavarur shqiptar, të krijuar prej tij në shek. XV shtriheshin në toka shqiptare, madje nuk i përfshinin të gjitha këto toka; ky shtet lindi dhe qëndroi në truallin shqiptar dhe zhvilloi, derisa u shtyp, një luftë mbrojtëse kundër agresionit osman.

Ndryshe nga ai i vendeve fqinje ballkanike, historicizmi i Rilindjes Shqiptare, argumentimi i karakterit historik të përkatësisë etnike të trojeve shqiptare, shërbeu si mbështetje për bashkimin politik të shqiptarëve dhe të territoreve të banuara prej tyre jo vetëm në të kaluarën, por edhe në periudhën më të re, në shek. XIX.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:21 am

Faktori ndërkombëtar



Lufta për çlirimin kombëtar, për formimin e një shteti të bashkuar shqiptar, ashtu si në vendet e tjera të Ballkanit, edhe në Shqipëri nuk mund të zhvillohej jashtë ndikimit të Fuqive të Mëdha dhe të raporteve ndërkombëtare të kohës.
Në shek. XIX Fuqitë e Mëdha e kishin vënë Perandorinë Osmane nën ndikimin e tyre, ishin bërë tanimë një faktor i dorës së parë që përcaktonte fatin e saj dhe të zotërimeve të saj duke përfshirë edhe ato ballkanike. Të bindura tanimë përfundimisht se kjo Perandori po shkonte drejt shembjes së pashmangshme, këto shtete punonin për të forcuar më tej ndikimin në zotërimet e saj dhe mbi shtetet që do të dilnin pas rrënimit të saj. Në këto rrethana, si lëvizjet kombëtare, ashtu edhe procesi i formimit të shteteve nacionale, nuk mund të zhvilloheshin në mënyrë të pavarur dhe jashtë ndikimit e vullnetit të Fuqive të Mëdha. Ashtu si këto lëvizje, edhe ajo kombëtare shqiptare, ishin bërë pjesë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Zgjidhja e çështjes kombëtare në këto vende përcaktohej në një shkallë të konsiderueshme nga këto marrëdhënie ndërkombëtare.

Kështu, edhe pse patën shpërthyer në Serbi kryengritja e parë më 1804 dhe e dyta më 1815, ndërsa në Greqi e në Rumani më 1821, këto vende u çliruan nga robëria osmane vetëm pas disfatës që Turqia pësoi në Luftën ruso-turke të viteve 1828-1829, kur, sipas traktateve të paqes ndërmjet Rusisë e Perandorisë Osmane, u njoh autonomia e principatës serbe dhe e Malit të Zi, u përforcua autonomia e principatave të Vllahisë e të Moldavisë dhe u njoh pavarësia e Greqisë, e cila u sanksionua edhe me Traktatin e Londrës të Fuqive të Mëdha më 1830. Edhe Bullgaria, ndonëse u përfshi më 1876 nga një lëvizje kryengritëse kundër robërisë osmane, u shpall si principatë autonome (pjesa veriore e saj) dhe si njësi shtetërore nën vasalitetin e sulltanit, me emrin Rumelia Lindore (pjesa jugore), pas shpartallimit të Perandorisë Osmane në Luftën ruso-turke të viteve 1877-1878 dhe pas Traktatit të Shën-Stefanit dhe atij të Berlinit më 1878.
Rol vendimtar ka pasur faktori i jashtëm edhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, si dhe në fatin e çështjes shqiptare në përgjithësi.

Por, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, ndërhyrjet e këtij faktori në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të periudhës së Rilindjes kanë qenë, me ndonjë përjashtim, me rrjedhoja negative për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Asnjë nga Fuqitë e Mëdha nuk e mori nën sqetull çështjen shqiptare dhe nuk u angazhua për zgjidhjen e saj. Ky qëndrim mospërfillës, madje edhe opozitar i shteteve evropiane ndaj çështjes kombëtare shqiptare, që do të vazhdonte edhe pas Rilindjes, ndonëse ka qenë diktuar nga interesat e tyre të njohur politikë dhe strategjikë në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri, si edhe nga synimi për të ruajtur ekuilibrin ndërmjet tyre, ka qenë përcaktuar edhe nën ndikimin e faktorit fetar. Dihet se afria e besimit fetar ka nxitur jo vetëm Rusinë, ku identifikimi populist i kombit me fenë ishte më i spikatur (“rus” kishte kuptimin “kristian” - i krishterë), por edhe Fuqitë e tjera të Mëdha evropiane të përkrahnin lëvizjen kombëtare të popujve të krishterë të Ballkanit. Ndërkaq, lëvizja kombëtare e popullit shqiptar, shumica e të cilit i përkiste fesë myslimane, përgjithësisht nuk ka gëzuar një përkrahje të tillë edhe kur ka përjetuar kulmet e saj, madje të atilla që rrallë mund të ndeshen edhe në vendet e tjera të Ballkanit, siç kanë qenë periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881) dhe ajo e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912.

Por edhe Fuqitë e Mëdha, ndonëse përgjithësisht i sinkronizonin veprimet e tyre kur ndërhynin në Perandorinë Osmane dhe posaçërisht në Shqipëri, nuk kanë mbajtur gjithnjë e të gjitha të njëjtin qëndrim ndaj çështjes shqiptare. Janë të njohura sidomos qëndrimet e veçanta të Austro-Hungarisë, e cila, edhe pse kur ishte fjala për ndërhyrjet në Perandorinë Osmane vepronte si një nga gjymtyrët më të rëndësishme të koncertit të shteteve evropiane, punonte njëherazi për të nxitur zhvillimin kulturor të shqiptarëve, që e shihte si një mjet për forcimin tek ata të ndjenjave kombëtare. Kjo politikë diktohej, pa dyshim, nga interesat e saj ekonomikë e politikë në Shqipëri, si vend me një pozicion të rëndësishëm në Adriatik, nga synimi i Vjenës për të shfrytëzuar për këta interesa Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Në pragun dhe sidomos gjatë luftërave ballkanike (1912-1913) Austro-Hungaria nisi të përkrahte në fillim idenë e vendosjes së një administrimi autonom në Shqipëri e më pas, në periudhën e përgatitjes së Shpalljes së Pavarësisë, atë të një shteti kombëtar shqiptar.

Ndërhyrja e faktorit të jashtëm në çështjen shqiptare ka qenë e shumëfishtë: krahas Fuqive të Mëdha në lëvizjen shqiptare ndërhynin jo vetëm me mjete propagandistike e diplomatike, por edhe me agresionin e hapur ushtarak, edhe shtetet fqinje (Serbia, Greqia dhe Mali i Zi). Duke filluar nga vitet 30 të shek. XIX, këto shtete ndiqnin një politikë ekspansioniste për pushtimin e tokave shqiptare. Në këto kushte Rilindja Shqiptare u detyrua ta drejtonte tehun e luftës njëherësh në dy fronte: kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar dhe kundër lakmive shoviniste të shteteve fqinje, të cilat përkraheshin nga Fuqitë e Mëdha, sidomos nga Rusia, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Lufta në dy fronte, me dy objektiva, përbënte një veçori të lëvizjes shqiptare të epokës së Rilindjes, e cila e bënte atë të dallohej nga lufta që zhvilluan kombet e tjera të Ballkanit në shek. XIX. Megjithatë, kjo veçori nuk i përjashtoi aspak shqiptarët e lëvizjen e tyre kombëtare nga fronti i përbashkët i qëndresës së popujve të Ballkanit kundër zgjedhës shekullore osmane, gjatë së cilës u treguan të gatshëm për të bashkëpunuar me popujt fqinj të Gadishullit Ballkanik dhe dhanë një kontribut të çmuar.

Pasojat e ndërhyrjeve të jashtme Shqipëria i ndjeu tepër rëndë. Brenda 40 vjetëve të fundit para Shpalljes së Pavarësisë (1912), Fuqitë e Mëdha dhe sidomos shtetet fqinje ballkanike, që përkraheshin prej tyre, ndërhynë, madje edhe me mjete ushtarake, dy herë në çështjen shqiptare: në vitet 1878-1881, kur iu kundërvunë Lidhjes së Prizrenit dhe kërkesave të vazhdueshme të saj për një shtet autonom shqiptar dhe kur me vendimet e Kongresit të Berlinit gjymtuan rëndë territoret shqiptare, si dhe më 1912-1913, kur edhe pse e njohën shtetin e pavarur, të porsashpallur shqiptar, i shkëputën atij më shumë se gjysmën e territoreve dhe të popullsisë, që ua aneksuan shteteve fqinje.



Periodizimi i lëvizjes kombëtare



Epoka e Rilindjes dhe lëvizja kombëtare që u zhvillua gjatë saj përbëjnë një proces unik e tërësor. Megjithatë, sikurse është pranuar në historiografinë shqiptare, ajo ndahet në disa periudha ose faza.

Faza e parë fillon në vitet 30 të shek. XIX dhe vijon deri në vitet e shpërthimit të Krizës Lindore, më 1876-1877. Kjo është periudha e ndryshimeve të rëndësishme në jetën ekonomiko-shoqërore, politike e kulturore të vendit, e konsolidimit të procesit të formimit të shqiptarëve si komb. Në këtë fazë nis të përvijohet mendimi politik i Rilindjes, i ideologjisë dhe i programit të saj, që u përpunua nga ideologët e parë të Rilindjes. Përpjekjet për afirmimin e kombit shqiptar nëpërmjet lëvrimit e përhapjes së kulturës dhe të arsimit shqip u shoqëruan me një zhvillim të tillë të kulturës kombëtare të paparë deri atëherë, që në kushtet, në të cilat ndodhej Shqipëria asokohe, e pati qendrën e vet më shumë në kolonitë shqiptare të mërgimit, por edhe brenda vendit. Në këtë fazë të lëvizjes kombëtare u formulua, ndonëse jo në mënyrë të plotë, edhe kërkesa e organizimit autonom të trojeve shqiptare. Kjo periudhë karakterizohet gjithashtu nga një varg kryengritjesh të popullsisë fshatare e qytetare që shpërthyen në vitet 30-40 dhe që vazhduan thuajse pa ndërprerje deri në fillimin e Krizës Lindore, më 1876-1877. Epoka e re historike në të cilën u zhvilluan u dha atyre tipare të reja, karakteristike për lëvizjet çlirimtare të Rilindjes.

Faza e dytë përfshin vitet 1878-1881, kur në kushtet e Krizës Lindore, një element i rëndësishëm i së cilës ishte edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare, u shënua një kthesë e rëndësishme në zhvillimin e saj, u krijua organizata mbarëshqiptare – Lidhja e Prizrenit. Lidhja dhe udhëheqësit e saj përpunuan programin më të plotë politik të lëvizjes kombëtare për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë që kërcënohej nga monarkitë fqinje, për bashkimin e të gjitha trevave shqiptare në një shtet autonom kombëtar. Në këtë fazë, nën drejtimin e Lidhjes së Prizrenit dhe të udhëheqësve të saj më të vendosur, u bë përpjekja e parë për të sendërtuar me rrugën e luftës së armatosur programin e lëvizjes kombëtare, për të themeluar shtetin kombëtar shqiptar. Nga kjo fazë çështja shqiptare u bë një realitet objektiv në politikën ballkanike të Fuqive të Mëdha, një element i pandarë i kombinacioneve të tyre diplomatike në Ballkan dhe në Evropë.

Faza e tretë e lëvizjes kombëtare shtrihet nga vitet 1881 dhe mbyllet më 1908, me revolucionin e turqve të rinj. Në këtë periudhë Lëvizja Kombëtare Shqiptare, edhe pse nuk njohu pika të atilla kulmore, siç ishin vitet e Lidhjes së Prizrenit, erdhi duke u rritur, si nga pikëpamja cilësore, me zhvillimin e mëtejshëm të mendimit politik e të kulturës, ashtu edhe nga organizimi i saj. Në vitet e para pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit mori hov lufta për shkollën dhe kulturën kombëtare, u hodhën themelet e shkollës kombëtare, u zhvillua letërsia shqipe, u zgjerua publicistika shqiptare, zhvilloi veprimtarinë e vet një varg i tërë shkrimtarësh, mendimtarësh e publicistësh, që krijuan vepra, të cilat vunë themelet e letërsisë dhe të kulturës së sotme shqiptare.

Në këtë periudhë zgjerohet më tej veprimtaria patriotike e kolonive shqiptare të mërgimit, që dhanë një kontribut të çmuar në lëvizjen kombëtare. Vitet e fundit të shek. XIX shënuan një ngritje të re të lëvizjes për autonominë e Shqipërisë, që u shpreh në dy drejtime kryesore: së pari, në përgatitjen e një vargu memorandumesh, peticionesh e traktatesh politike (ku spikat vepra “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhetë?”), me të cilat u pasurua më tej programi politik i Rilindjes për formimin e shtetit kombëtar, për organizimin e kushtetutën e tij; së dyti, në themelimin e një organizate të re mbarëshqiptare, të Lidhjes së Pejës (1899-1900), që mori përsipër të vazhdonte, në kushtet e reja, misionin historik të Lidhjes së Prizrenit. Themelimi i komiteteve “Për lirinë e Shqipërisë” dhe veprimtaria e tyre (1905-1908) ishte dëshmi e ngritjes së mëtejshme të shkallës së organizimit të lëvizjes kombëtare në këtë fazë. Ndonëse vazhdoi të zhvillohet në mënyrë të pavarur, me interesat e saj të veçanta, Lëvizja Kombëtare Shqiptare u bashkua me atë të turqve të rinj dhe u bë një faktor i rëndësishëm për fitoren e Revolucionit xhonturk të vitit 1908.

Faza e katërt (1908-1912) hapet me fitoren e Revolucionit xhonturk dhe mbaron me Shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Kjo është periudha e rritjes së lëvizjes politiko-kulturore (më 1908-1910) dhe e kryengritjeve të mëdha shqiptare kundër sundimit osman në vitet 1910-1912, të cilat dallohen si nga përmasat e shkalla më e lartë e organizimit, ashtu edhe nga programi politik autonomist që parashtruan. Lëvizja kombëtare u bë në këto rrethana një faktor i rëndësishëm ndërkombëtar, ndërsa kryengritjet shqiptare të viteve 1910-1912 e dobësuan pushtetin osman në Ballkan dhe i hapën rrugën shkatërrimit të tij përfundimtar pas luftërave ballkanike të viteve 1912-1913.

Kryengritjet, sidomos ajo e përgjithshme e vitit 1912, përgatitën truallin për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, që ishte një fitore e madhe historike me të cilën mbyllet epoka e Rilindjes Kombëtare. Por, i shpallur në vitet e luftërave ballkanike dhe për shkak të vendimeve të padrejta të Konferencës së Londrës të Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha (1912-1913), shteti i pavarur shqiptar nuk arriti të bashkojë, siç ishte përcaktuar në platformën politike të Rilindjes, të gjitha trojet e Shqipërisë, pjesa më e madhe e të cilave mbeti jashtë kufijve të tij, nën robërinë e shteteve fqinje, të Serbisë, të Malit të Zi e të Greqisë. Në këto rrethana çështja kombëtare shqiptare mbeti e pazgjidhur përfundimisht, duke u kthyer në periudhat më pas në një problem i lëvizjes për çlirimin kombëtar të asaj popullsie shqiptare që mbeti në ato shtete dhe duke u bërë njëherazi një faktor që ndikoi fuqishëm në marrëdhëniet e shtetit shqiptar me këto vende fqinje.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:21 am

ZHVILLIMI EKONOMIK DHE SHOQËROR I SHQIPËRISË

GJATË SHEK. XIX - FILLIMI I SHEK. XX







1. TROJET SHQIPTARE





Shtrirja e trojeve shqiptare


Gjatë çerekut të dytë të shek. XIX, me gjithë disfatat e shpeshta që kishte pësuar në të kaluarën, Perandoria Osmane zotëronte ende territore të gjera në Lindjen e Afërme, në Gadishullin Arabik, në Afrikën Veriore dhe në Gadishullin Ballkanik. Brenda këtyre territoreve banonin afërsisht 33 milionë banorë. Në Evropën Juglindore Perandoria Osmane kishte humbur territore të rëndësishme (Hungarinë, Kroacinë, Besarabinë etj.).

Veç kësaj, pak kohë më parë Greqia kishte fituar pavarësinë kombëtare në një pjesë të territoreve të saj, ku banonin rreth 850 mijë frymë. Më 1840 në viset ballkanike, të cilat ndodheshin ende nën kontrollin e Perandorisë Osmane, banonin rreth 10,5 milionë frymë. Prej tyre, Mali i Zi, Serbia, Vllahia e Moldavia, me gjithsej 4,8 milionë frymë, kishin fituar autonominë nën suzerenitetin e sulltanit?. Viset e tjera (me gjithsej 5,8 milionë banorë), përfshirë edhe trojet shqiptare, ndodheshin nën sundimin e plotë të Perandorisë Osmane.

Si edhe më parë, popullsia e Perandorisë përbëhej nga një mori kombësish, të cilat ndryshonin nga gjuha, nga feja, nga zakonet dhe nga mënyra e jetesës. Shteti osman vijonte të mos e pranonte konceptin e kombësisë. Duke qëndruar e lidhur pas konceptit teokratik mesjetar, që e identifikonte kombësinë me fenë, Porta e Lartë vazhdoi t’i ndante shtetasit e vet, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, në “myslimanë”, në “rumë” (ku përfshinte ortodoksët), në “latinë” (ku përfshinte katolikët etj.) dhe në “jahudi” (çifutë). Ajo nuk u kishte dhënë asnjëherë rast atyre të deklaronin të paktën gjuhën e tyre amtare, as kur bëhej regjistrimi i popullsisë. Për këtë arsye qeveria turke nuk e shpalli ndonjëherë numrin e popullsisë së saj sipas përbërjes kombëtare, rrjedhimisht as numrin e banorëve të kombësisë shqiptare.

Qysh në pjesën e parë të shek. XIX, me lindjen e lëvizjeve kombëtare të popujve ballkanikë, filloi interesimi i qarqeve të ndryshme evropiane për strukturën etnike të Perandorisë Osmane. Por, nga mungesa e të dhënave zyrtare të sakta, autorë të ndryshëm shpallën njoftime që binin në kundërshtim ndërmjet tyre, ndërsa qarqet politike greke, serbe e bullgare, të cilat, për të përligjur pretendimet e tyre ndaj territoreve shqiptare, filluan t’i konsideronin shqiptarët ortodoksë në jug si grekë, në veri si serbë, në lindje si bullgarë, kurse shqiptarët myslimanë të këtyre viseve herë si turq, herë si grekë, si serbë a si bullgarë të islamizuar dhe pastaj të shqiptarizuar.

Megjithatë, një shumicë studiuesish dhe udhëtarësh të huaj, të cilët gjatë shek. XIX e njohën nga afër strukturën etnike të Gadishullit të Ballkanit, vunë në dukje se, me gjithë sundimin katërshekullor osman, popullsia shqiptare e ruante gjithnjë të paprekur identitetin e kombësisë së vet. Këtë identitet nuk e kishte cenuar as kthimi i shumicës së shqiptarëve në fenë islame, as politika turke e diskriminimit fetar kundrejt shqiptarëve të krishterë, as fryma e dasisë fetare që qendrat e huaja kishtare kishin përhapur në Shqipëri. Sikurse shënonte udhëtari anglez Xh. K. Hobhauz (J. C. Hobhouse), i cili e vizitoi Shqipërinë më 1809, shqiptarët e tri besimeve nuk e quanin veten, siç ndodhte me popullsitë e tjera të Perandorisë, as “myslimanë”, as të “krishterë”, por në radhë të parë me emrin e tyre etnik “shqiptarë”.

Shqiptarët banonin në të njëjtat troje ku kishin jetuar gjatë gjithë historisë së tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në mes të shek. XIX trojet e tyre mbulonin një sipërfaqe prej rreth 75 mijë kilometra katrorë. Ato shtriheshin: në veri deri në Tivar, në Podgoricë, në Rozhaj e në Novi Pazar (Pazari i Ri), në verilindje deri në Nish, në Leskovc e në Vranjë, në lindje deri në Kumanovë, në Shkup e në Manastir, në jug deri në Konicë, në Janinë e në Prevezë. Brenda kësaj treve banonin 1 800 000-1 900 000 frymë.

Megjithatë, si pasojë e kushteve historike që njohu Gadishulli Ballkanik gjatë sundimeve shekullore romake, bizantine, bullgare, serbe dhe osmane, në disa vende të trojeve shqiptare, kryesisht në ato periferike, kishin depërtuar si kolonistë edhe pjesëtarë të kombësive të tjera. Prania e këtyre kombësive nuk ishte e njëllojtë kudo. Nga kjo pikëpamje treva shqiptare ndahej në dy zona të mëdha: në trungun etnik, ku shqiptarët përbënin shumicën absolute të popullsisë, dhe në brezin anësor, ku shqiptarët përbënin pakicën e saj, krahas popullsive të tjera. Me gjithë ngushtimin që kishte pësuar gjatë shekujve mesjetarë, trungu etnik përfshinte, në mesin e shek. XIX, viset e Gegërisë (ku bënte pjesë edhe Kosova) dhe të Toskërisë (ku përfshihej edhe Çamëria), me një sipërfaqe prej rreth 52 mijë kilometra katrorë, me rreth 1 300 000 frymë, shumica e të cilëve qenë shqiptarë?. Së bashku me banorët shqiptarë të brezit anësor, numri i popullsisë shqiptare arrinte në atë periudhë në rreth 1 500 000 frymë.

Në brezin anësor, me një sipërfaqe prej 23 mijë kilometra katrorë dhe me një popullsi e cila sipas burimeve të ndryshme arrinte në rreth 500 000-600 000 frymë, përveç shqiptarëve, kishte popullsi malazeze në veriperëndim (Podgoricë, Shpuzë, Zhabjak, Moraçë), boshnjake në veri (Kolashin, Rozhaj, Novi Pazar), serbe në verilindje (Vranjë, Leskovc, Nish), maqedone në lindje (Shkup, Perlep, Manastir) dhe greke në jug (Artë, Prevezë, Janinë)??.

Në kushtet e lindjes së lëvizjeve kombëtare ballkanike, kjo rrethanë u shfrytëzua nga qarqet nacionaliste të vendeve të Ballkanit dhe nga Fuqitë e Mëdha, që i përkrahnin ato për të realizuar lakmitë e tyre shoviniste. Pasojat negative të kësaj politike, e cila filloi të shfaqej qysh në vitet 40 të shek. XIX, i ndjeu në radhë të parë popullsia shqiptare.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:21 am

Struktura ekonomike dhe shoqërore e viseve shqiptare në vitet 30-40


Në çerekun e dytë të shek. XIX viset shqiptare, me gjithë përparimin që ishte dukur në zhvillimin e ekonomisë në periudhën e mëparshme, karakterizoheshin ende nga prapambetja e theksuar dhe ruanin gjithnjë tiparet e një vendi agrar të prapambetur. Shumica dërrmuese e popullsisë merrej, si edhe më parë, me bujqësi e blegtori. Në fshat banonin, ku më shumë e ku më pak, rreth 87% të banorëve të këtyre viseve.

Shqipëria ishte e begatë nga natyra, kishte mjaft toka pjellore, siç ishin: fusha e Zadrimës, tokat e Rrafshit të Dukagjinit, të Fushë-Kosovës, të Gjilanit, trevat bregdetare fushore midis Shkodrës e Durrësit që bashkëkohësit i quanin “të shkëlqyera, të vaditura nga shumë rryma uji”, fushat midis Tiranës dhe Elbasanit etj. Në juglindje shtrihej fusha pjellore e Korçës. Toka pjellore gjendeshin edhe në pellgun Strugë-Ohër-Resnjë. Për pjellorinë e tyre shquheshin edhe fushat e Delvinës, të Pargës, të Paramithisë, të Margëllëçit, të Filatit etj. Pjelloria e luginës së Dropullit kishte tërhequr vëmendjen e agjentëve konsullorë e ushtarakë anglezë, francezë dhe austriakë. Në trevën e Çamërisë dhe në ndonjë vend tjetër merreshin dy prodhime në vit. Toka të përshtatshme për bujqësi kishte edhe në trevat malore në Guci, në luginat e Mirditës, në Malin e Sharrit, në viset kodrinore të Drenicës, të Podgorit, të Pejës, në Lugun e Drinit në viset malore midis Lezhës, Krujës, Durrësit dhe Elbasanit, që në mjaft raste ishin punuar më mirë se në viset fushore.

Megjithatë ekonomia bujqësore karakterizohej nga një prapambetje e theksuar. Në viset e Shqipërisë së Ulët Bregdetare sipërfaqe të mëdha tokash qëndronin të përmbytura nga ujërat. Por edhe në fushat jomoçalore sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore, ndonëse mjaft pjellore, rrinin të papunuara, pasi, për shkak të zotërimit të pronave të mëdha çifligare, popullsia fshatare në këto fusha ishte shumë e pakët. Përqindja më e madhe e popullsisë fshatare ishte përqendruar në viset e brendshme.

Kudo toka punohej kryesisht me parmendën e drunjtë të pajisur me një plor hekuri dhe të tërhequr nga penda e qeve ose e buajve. Parmenda me rrota përdorej aty-këtu vetëm në zonën e Shkodrës. Si në Ballkan, ashtu edhe në Shqipëri plehërimi sistematik i tokave ende nuk njihej. Tokat plehëroheshin vetëm rastësisht me pleh organik. Sipërfaqen më të madhe nën kulturë për çdo ekonomi agrare e kishte Kosova. Rendimentet në bujqësi ishin shumë të ulëta. Rendimentet më të larta siguroheshin nga misri, i cili zinte në gjithë Perandorinë Osmane vendin e parë në kulturat bujqësore. Si drithëra buke pas misrit vinin gruri, thekra dhe elbi. Orizi kultivohej në disa vise të Shqipërisë së Ulët Bregdetare (në fushat e Tiranës, të Ishmit, të Shkumbinit, të Kavajës e të Shkodrës). Ndër bimët industriale vendin e parë e zinte duhani, i cili kultivohej kudo; liri, kërpi dhe meli mbilleshin në sasira të kufizuara; pambuku kultivohej vetëm në trevën e Tiranës, të Maliqit e të Devollit.

Në Shqipërinë Bregdetare kishte ullinj me shumicë, aq sa vaji së bashku me duhanin zinin vendin e parë ndër artikujt bujqësorë që eksportoheshin nga Shqipëria. Vreshtaria ishte mjaft e përhapur si në fushë, ashtu dhe në malësi. Në Shqipëri njiheshin në përgjithësi të gjitha perimet që kultivoheshin në Perandorinë Osmane. Më të përhapurat ishin fasulja, thierza, qepa, lakra, preshi e kungulli. Fshatarët kudo merreshin me rritjen e bletëve, në disa vise gjithashtu me kulturën e mëndafshit.

Krahas bujqësisë një vend të rëndësishëm në ekonominë e vendit zinte, si edhe më parë, blegtoria. Madje në disa vende ajo ishte dega kryesore e ekonomisë. Blegtoria përbëhej kryesisht nga dhentë e dhitë dhe më pak nga bagëtitë e trasha. Një pjesë e mirë e fushave të Shqipërisë, si ajo e Ulqinit, Zadrima dhe Bregu i Matit, shfrytëzoheshin më shumë si kullota dimërore sesa si toka bujqësore. Bjeshkët kryesore të Kosovës, si Podgori, Rugova, Juniku, Jezeri e sidomos Sharri, të pasura me kullota e me lirishte pyjore, ushqenin një numër të madh bagëtish të imëta, kurse fushat e Kosovës e të Pollogut dalloheshin për numrin e madh të tufave të bagëtive.

Udhëtarëve të huaj u kishte tërhequr vëmendjen pasuria e madhe në bagëti të imëta e të trasha e fushës së Myzeqesë. Treva midis Strugës, Pogradecit, Voskopojës, Korçës, Kolonjës, Konicës, si edhe krahina e Labërisë shquheshin gjithashtu për zhvillimin e blegtorisë. Në Shqipëri ishte zhvilluar edhe rritja e shpendëve, një pjesë e të cilëve eksportohej në viset më të ngrohta; në vendet ku mbillej mani rritej krimbi i mëndafshit.
Nuk kishte pothuajse asnjë ekonomi fshatare pa ekonominë ndihmëse blegtore. Madje, në disa vise malore, mjaft familje fshatare të ardhurat kryesore i siguronin nga blegtoria. Në blegtori, ashtu si edhe në bujqësi përdoreshin mjete e metoda të prapambetura.

Sikurse fshati, edhe qyteti nuk ishte shkëputur ende nga prapambetja ekonomike. Përqindja e ulët e popullsisë qytetare (rreth 13% e popullsisë së vendit) pasqyronte shthurjen me ritme të ngadalshme të ekonomisë natyrore në fshat dhe sundimin e plotë të prodhimit zejtar në qytet. Në fund të viteve 30 qytetet më të rëndësishme në trevën e katër vilajeteve? ishin Manastiri (35 000 banorë), Shkodra (25 000 banorë), Janina (25 000 banorë), Prizreni (20 000 banorë) dhe Shkupi (15 000 banorë). Vinin pastaj Gjirokastra (10 000 banorë), Peja (10 000 banorë), Prishtina (10 000 banorë), Elbasani (8 000 banorë), Berati (8 000 banorë), Ohri (8 000 banorë), Tirana (7 000 banorë), Gjakova (7 000 banorë), Tetova (5 000 banorë), Korça (5 000 banorë), Dibra (4 000 banorë), Kruja (4 000 banorë), Preveza (4 000 banorë) etj.

Në të gjitha qytetet zotëronte ekonomia e vogël zejtare. Edhe tregtia zhvillohej me vështirësi për shkak të rrjetit të prapambetur të komunikacionit. Në këto vise edhe rrugët e karrove e të qerreve nuk ishin të mjaftueshme. Transporti i brendshëm kryhej kryesisht me kafshë barre. Në Janinë, në Shkodër, në Prizren, në Manastir, në Berat e gjetkë ishin shfaqur prej disa dhjetëvjeçarësh më parë punishte të tipit manifakturor, por ato ende nuk ishin çliruar nga normat tradicionale esnafore.

Edhe përsa i përket strukturës shoqërore të popullsisë, viset shqiptare ruanin ende tiparet e shoqërisë feudale, ndonëse tashmë në shthurje të shpejtë. Grupimin kryesor shoqëror në ekonomi e formonin, si edhe më parë, feudalët çifligarë së bashku me funksionarët e lartë të aparatit burokratik dhe shtresat e sipërme të klerit, të cilët përfaqësonin rreth 0,2% të popullsisë së vendit. Veç kësaj, edhe pse sistemi i timareve u hoq në fillim të viteve 30, një pjesë e feudalëve i ruante ende pozitat ekonomike të mëparshme. Krahas bejlerëve çifligarë, të cilët zotëronin sipërfaqe të mëdha tokash të punueshme e të papunueshme, sundonin ende feudalët derebej, spahinjtë e timareve dhe bajraktarët e malësive.

Në radhët e prodhuesve të fshatit zotëronin gjithashtu shtresat e mëparshme - fshatarët pronarë, të cilët formonin gjithnjë shumicën dërrmuese të popullsisë agrare (84-86%). Por, sado që zyrtarisht ishin çliruar nga sistemi i timareve, ata ndodheshin gjithnjë nën varësinë e derebejve, të spahinjve ose të bajraktarëve. Pjesën tjetër të popullsisë agrare (14-16%) e përbënin fshatarët pa tokë, bujq e argatë, të cilët vazhdonin të mbeteshin nën varësinë ekonomike të bejlerëve çifligarë.

Në katet e larta të popullsisë qytetare qëndronin, si edhe në shekullin e kaluar, krerët e esnafëve dhe reshperët e mëdhenj së bashku me aparatin burokratik dhe me ulematë. Pjesën dërrmuese (afërsisht 76-80%) të popullsisë qytetare e formonin zejtarët e thjeshtë dhe tregtarët e vegjël. Pjesën tjetër (afërsisht 20-24%) e përbënin shtresat e ulëta, të zhveshura nga çdo lloj pasurie, të cilat formonin vegjëlinë qytetare (kallfët, çirakët, shegertët, muratorët, druvarët dhe punëtorët e ndryshëm të krahut).

Politika obskurantiste që Perandoria Osmane kishte ndjekur për katër shekuj me radhë, jo vetëm e kishte lënë vendin me një rrjet arsimor shtetëror të prapambetur, por kishte krijuar një situatë mbytëse edhe për ngritjen e shkollave private të arsimit të përgjithshëm. Porta e Lartë kishte nxitur vetëm zhvillimin e arsimit fetar (islamik në turqisht, ortodoks në greqisht dhe katolik në italisht). Megjithatë edhe numri i shkollave fillore e fetare turke (mektebeve dhe medreseve) ishte shumë i kufizuar, kurse ai i shkollave fetare të krishtera edhe më i pakët. Brenda katër vilajeteve, ku bënin pjesë viset shqiptare, kishte vetëm një shkollë të mesme të arsimit të përgjithshëm - gjimnazi greqisht “Zosimea” në Janinë. Si rrjedhim, në vitet 40 gati 98% e popullsisë ishte analfabete. Madje në shumicën dërrmuese të fshatrave nuk kishte asnjë njeri të shkolluar, qoftë edhe me arsim të ulët, fillor.

Shkaktare kryesore e kësaj prapambetjeje të përgjithshme ishte vetë Perandoria Osmane, e cila me regjimin e saj feudal-ushtarak kishte penguar për shekuj me radhë zhvillimin e lirë ekonomik e kulturor të vendit. Ndonëse gjatë njëqind vjetëve të fundit ekonomia natyrore kishte hyrë në rrugën e shthurjes dhe vendin e saj po e zinte ekonomia e tregut, qarqet sunduese osmane vazhdonin të ruanin regjimin e vjetruar politik feudal, absolutizmin sulltanor me karakter teokratik mesjetar, që nuk u përshtatej kushteve të reja historike. Jeta politike në Shqipëri ndodhej ende nën zgjedhën e derebejve, të funksionarëve parazitarë dhe të ulemave fanatikë, të cilët, ndryshe nga feudalët çifligarë, ishin të shkëputur nga sfera e prodhimit dhe e shkëmbimit.

Ata i nxirrnin të ardhurat e tyre kryesisht duke grabitur popullsinë me anën e dhunës ose arkën e shtetit me anën e posteve qeveritare. Si rrjedhim i dhunës, i grabitjes, i arbitraritetit e i pasigurisë, ekonomia e viseve shqiptare ndodhej në një amulli të theksuar. Për këtë arsye, punishtet e para manifakturore që kishin filluar të lindnin nëpër qytete qysh në dhjetëvjeçarët e fundit të shek. XVIII mbetën në hapat fillestarë nuk u kthyen në industri të mirëfillta kapitaliste. Edhe pronësia tokësore çifligare, e cila gjithashtu ishte rritur qysh në shek. XVIII, në vend që të përvetësonte, siç ishte e natyrshme, format e ekonomisë së tregut, ishte gozhduar në qerthullin e marrëdhënieve feudale.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:22 am

Ndryshimet administrative. Organizimi i vilajeteve


Pasi shtypi qëndresën e feudalëve separatistë provincialë, Porta e Lartë nuk e rimëkëmbi më sistemin e vjetër administrativ të ejaleteve, i cili ishte përmbysur në viset shqiptare qysh në gjysmën e dytë të shek. XVIII, pjesërisht nga anarkia feudale që pushtoi këto vise dhe kryesisht nga ekzistenca relativisht e gjatë e pashallëqeve të Shkodrës e të Janinës. Vendin e ejaleteve e zunë pashallëqet, të cilat u ndërtuan mbi parimet centraliste. Për të mos u dhënë mundësi guvernatorëve provincialë që të forcoheshin politikisht dhe ekonomikisht, njësitë e reja administrative ishin shumë më të vogla se ejaletet e dikurshme. Në krye të pashallëqeve tani u emëruan si guvernatorë pashallarë të karrierës ushtarake, të pajisur me grada sipas sistemit evropian.

Në kuadrin e kësaj reforme administrative, territoret me popullsi shqiptare u ndanë, në fillim të viteve 30, midis 9 pashallëqeve (pashallëqet e Manastirit, të Janinës, të Shkodrës, të Prizrenit, të Pejës, të Prishtinës, të Shkupit, të Vranjës e të Leskovcit). Kryengritjet që shpërthyen në gjysmën e parë të viteve 30 e detyruan Portën e Lartë t’i krijonte përsëri më 1836 njësitë e mëdha administrative e sipas kësaj reforme, viset me popullsi shqiptare u ndanë midis 3 ejaleteve: në ejaletin e Manastirit, guvernatori i të cilit, me titullin “valiu i Rumelisë”, tani kishte në administrim pashallëqet e Manastirit, të Shkodrës, të Prizrenit dhe të Pejës; në ejaletin e Sofjes, me në krye një mareshal (myshir), nën vartësinë e të cilit hynë gjithashtu pashallëqet e Prishtinës, të Shkupit, të Vranjës, të Leskovcit e të Nishit; në ejaletin e Janinës, me në krye një vezir, në kufijtë e të cilit hyri, përveç trojeve jugore shqiptare, edhe pashallëku i Thesalisë. Më 1846, pashallëku i Shkodrës dhe ai i Prizrenit u shkëputën nga valiu i Rumelisë (nga ejaleti i Manastirit) dhe formuan një njësi administrative më vete, me emrin ejaleti i Shkodrës, i varur drejtpërdrejt nga Stambolli.

Me qëllim që ta forconte më tej pushtetin qendror dhe të rriste kontrollin e vet në provinca, Porta e Lartë ndërmori më 1864 një reformë tjetër administrative, sipas së cilës vendin e ejaleteve e zunë vilajetet, me në krye një vali (guvernator). Edhe vilajetet u ndanë si dikur ejaletet në sanxhakë, në kaza e në nahije. Vilajeti u pajis me një aparat burokratik të plotë. Në mënyrë të veçantë ky aparat kishte për detyrë të vilte taksat për shtetin, të nxirrte rekrutët për ushtrinë dhe të suprimonte venomet tradicionale. Sipas shembullit të shteteve evropiane, nën urdhrat e valiut qëndronte Mexhlisi, d.m.th. këshilli administrativ i vilajetit, nga i cili vareshin drejtoritë e ngarkuara për sektorë të veçantë të administratës (drejtoria e financës, e vakëfeve, e ekonomisë, e arsimit etj.). Repartet ushtarake të vilajetit me komandantin e tyre me gradë, sipas rastit, gjeneral divizioni ose gjeneral armate, tani vareshin drejtpërdrejt nga sulltani nëpërmjet shtatmadhorisë së përgjithshme të ushtrisë osmane. Krahas tyre kishte një varg organesh të tjera, siç ishin ato gjyqësore dhe zyrat e sheriatit, të cilat në disa vise mbetën përsëri në fuqi, ato të xhandarmërisë e të policisë, të cilat vareshin drejtpërdrejt nga valiu.

Një strukturë administrative pak a shumë të njëllojtë kishte edhe sanxhaku me kazanë.
Vilajetet nuk u krijuan menjëherë. Madje disa prej tyre u suprimuan dhe u rikrijuan përsëri më vonë. Veç kësaj, edhe kufijtë e tyre administrativë nuk qenë të qëndrueshëm. Shpeshherë krahina të tëra shkëputeshin nga një vilajet dhe futeshin nën vartësinë e një vilajeti tjetër.
Trojet shqiptare u prekën pjesërisht nga reforma e re administrative më 1867 me krijimin e vilajetit të Selanikut, i cili përfshiu disa krahina të Shqipërisë Lindore (rrethet e Matit, të Dibrës, të Strugës, të Pogradecit e të Korçës). Dy vjet më vonë, më 1869, u krijua vilajeti i Shkodrës, në kufijtë e të cilit hynë, përveç viseve të Shqipërisë Veriore, edhe krahinat e Matit, të Dibrës, të Prizrenit, të Gjakovës etj. Më 1873 kufijtë e vilajetit të Shkodrës u ngushtuan në favor të një vilajeti të ri, të vilajetit të Prizrenit, i cili përfshiu gjithë Kosovën së bashku me sanxhakët e Dibrës, të Shkupit e të Nishit. Gjatë kësaj kohe edhe ejaleti i Janinës u kthye në një vilajet.

Megjithatë, ndryshimet më të shpeshta dhe më të thella harta e vilajeteve i pësoi gjatë viteve të Krizës Lindore (1875-1878). Në mënyrë të veçantë vilajeti i Kosovës, qendra e të cilit kaloi nga Prizreni në Prishtinë, pësoi ndryshime të rëndësishme në shtrirjen e vet territoriale pothuajse çdo vit, në ndonjë rast edhe dy herë në vit. Kështu, për shembull, më 1875 ai shtrihej vetëm në viset e Kosovës, kurse dy vjet më vonë nën juridiksionin e tij u përfshi një territor i gjerë, që nga Dibra deri në Nish. Po ashtu ndodhi edhe me vilajetin e Shkodrës, i cili, pasi u suprimua më 1875, u riorganizua më 1877 jo si vilajet, por si ejalet, me një territor gati dy herë më të vogël se ai që kishte katër vjet më parë. Në të njëjtën kohë, vilajeti i Manastirit, i cili u krijua për të parën herë më 1875, dy vjet më vonë u suprimua duke hyrë në juridiksionin e vilajetit të Selanikut.

Pavarësisht nga këto ndryshime të thella dhe të shpeshta, trojet shqiptare mbetën më tepër të ndara midis katër vilajeteve. Veç kësaj, në secilin nga këto vilajete u përfshinë edhe kombësi të tjera: në vilajetin e Kosovës popullsi shqiptare, serbe e maqedone, në atë të Manastirit popullsi shqiptare, maqedone e greke, në vilajetin e Janinës popullsi shqiptare, greke dhe vllehe, kurse në atë të Shkodrës popullsi shqiptare e malazeze. Megjithatë, shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë në çdonjërin prej tyre dhe në të katër vilajetet të marra së bashku. Më shumë se kurdoherë tani që në Ballkan kishin marrë hov të madh lëvizjet për çlirim kombëtar, qëllimi që ndiqte Porta e Lartë me këtë politikë administrative ishte t’i mbante të përçara popullsitë joturke të Perandorisë, duke i vënë në grindje kombësitë e ndryshme të një vilajeti dhe duke penguar bashkimin politik të popullsisë së një kombësie të vetme, që ishte e shpërndarë në vilajete të ndryshme.

Harta administrative e Perandorisë Osmane në Gadishullin Ballkanik u bë pak a shumë e qëndrueshme vetëm pasi kaloi tallazi i Krizës Lindore. Por edhe tani trojet shqiptare mbetën të copëtuara midis katër vilajeteve. Madje, një pjesë e trungut etnik (krahina e Ulqinit) dhe disa vise të brezit anësor (krahinat e Podgoricës, të Shpuzës, të Vranjës, të Leskovcit e të Nishit) tani mbetën jashtë Perandorisë Osmane, pra jashtë katër vilajeteve, pasi u aneksuan nga Mali i Zi dhe nga Serbia në vitet 1878-1880. Më 1888 ndarja e katër vilajeteve në sanxhakë dhe e sanxhakëve të tyre në kaza, ndarje e cila mbeti në fuqi deri në fund të sundimit osman, ishte në këtë mënyrë:

Vilajetet Sanxhakët dhe kazatë

vilajeti i Shkodrës



1. Sanxhaku i Shkodrës (kazaja e Shkodrës, e Tuzit, e Lezhës, e Pukës, e Mirditës, e Krujës)?.
2. Sanxhaku i Durrësit (kazaja e Durrësit, e Kavajës, e Shijakut, e Tiranës).
vilajeti i Kosovës 1. Sanxhaku i Shkupit (kazaja e Shkupit, e Kumanovës, e Kaçanikut, e Shtipit, e Radovishtës, e Koçanës, e Kratovës, e Peçevës, e Egri-Palankës).
2. Sanxhaku i Prizrenit (kazaja e Prizrenit, e Lumës, e Tetovës).
3. Sanxhaku i Pejës (kazaja e Pejës, e Gjakovës, e Gucisë, e Beranës, e Tërgovishtës).
4. Sanxhaku i Prishtinës (kazaja e Prishtinës, e Mitrovicës, e Vuçiternës (e Vushtrisë), e Gjilanit, e Preshevës).
5. Sanxhaku i Pazarit të Ri - Novi Pazari (kazaja e Pazarit të Ri, e Senicës, e Kolashinit, e Akovës, e Novi Varoshit, e Prepoljes).
vilajeti i Manastirit 1. Sanxhaku i Manastirit (kazaja e Manastirit, e Ohrit, e Follorinës, e Kërçovës, e Përlepit).
2. Sanxhaku i Korçës (kazaja e Korçës, e Starovës, e Bilishtit, e Oparit, e Kolonjës, e Kosturit, e Hurupishtit).
3. Sanxhaku i Elbasanit (kazaja e Elbasanit, e Çermenikës, e Peqinit, e Gramshit).
4. Sanxhaku i Dibrës (kazaja e Dibrës, e Radomirës, e Matit, e Rekës).
5. Sanxhaku i Selfixhesë (kazaja e Selfixhesë, e Kozhanit, e Naseliçit, e Lapsishtit, e Grebenesë, e Kajlarit, e Elasonës).
vilajeti i Janinës 1. Sanxhaku i Janinës (kazaja e Janinës, e Leskovikut, e Konicës, e Filatit, e Ajdonatit, e Mecovës).
2. Sanxhaku i Gjirokastrës (kazaja e Gjirokastrës, e Tepelenës, e Përmetit, e Himarës, e Delvinës, e Pogonit).
3. Sanxhaku i Beratit (kazaja e Beratit, e Vlorës, e Myzeqesë, e Mallakastrës, e Skraparit, e Tomorricës).
4. Sanxhaku i Prevezës (kazaja e Prevezës, e Margëllëçit, e Paramithisë, e Lorosit).

Popullsia që banonte në territoret e 4 vilajeteve ishte më 1850, afërsisht 1 700 000 banorë, kurse më 1912 rreth 2 354 000 banorë*. Kjo rritje shumë e ngadalshme (40% brenda 60 vjetëve) përcaktohej nga niveli ekonomik e shoqëror shumë i prapambetur i vendit, konkretisht nga përqindja e lartë e vdekshmërisë së fëmijëve, nga epidemitë e shpeshta që pllakosnin Turqinë, nga mesatarja e ulët e moshës së popullsisë dhe nga mërgimi i dendur që pushtoi këto vise pas mesit të shek. XIX.

Për nga numri i banorëve katër vilajetet kishin dallime të ndjeshme ndërmjet tyre. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit të sundimit osman, popullsinë më të madhe e kishte vilajeti i Kosovës, i cili kishte në të njëjtën kohë edhe numrin më të madh të popullsisë shqiptare. Pastaj vinin me radhë vilajeti i Manastirit, i Janinës dhe i Shkodrës. Sipas statistikave zyrtare osmane të vitit 1912 popullsia e të katër vilajeteve ishte afërsisht kjo:

Vilajetet Popullsia Popullsia shqiptare %
vilajeti i Kosovës 909 700 258 900 61,4 %
vilajeti i Manastirit 694 800 375 900 54,1 %
vilajeti i Janinës 559 700 330 800 59,1 %
vilajeti i Shkodrës 190 000 186 500 98,2 %
gjithsej 2 354 200 1 452 100 61,7 %

Sipas përllogaritjeve të përafërta, përbërja etnike e popullsisë së katër vilajeteve të marra bashkërisht (pa sanxhakun e Selfixhesë) ishte më 1912:

shqiptarë …………………..
maqedonë ………………….
grekë………………………..
serbë ……………………….
turq ………………………..
vllehë ………………………
të ndryshëm……………….. 1 452 100 frymë
317 500 “
170 000 “
163 900 “
130 400 “
117 400 “
2 200 “ 61,7 %
13,5 %
7,3 %
6,9 %
5,5 %
5,4 %
0,1 %
2 354 200 frymë 100 %

Raporti i shqiptarëve kundrejt kombësive të tjera ndryshonte nga njëri vilajet në tjetrin. Në vilajetin e Shkodrës shqiptarët përfaqësonin 98,2 %, kurse malazezët 0,6 %, të tjerët 2 %. Në vilajetin e Janinës, kundrejt shqiptarëve që zinin 59,1 %, grekët mbulonin 29,4 %, vllehët 10,4 %, të tjerët 1,1 %. Në vilajetin e Kosovës, ku qe përfshirë edhe pjesa lindore e Maqedonisë, me shumë pak banorë shqiptarë (kazatë e Shtipit, të Radovishtës, të Koçanës, të Kratovës, të Peçevës, të Kriva-Palankës), shqiptarët përfaqësonin 61,4 %, kurse serbët 16,2 %, maqedonët 13,3 %, turqit 9,1 % (pa sanxhakun e Shkupit, në vilajetin e Kosovës, shqiptarët përfaqësonin 79,1 %. Në vilajetin e Manastirit, pas shqiptarëve që zinin 54,1 %, vinin maqedonët 27,3 %, vllehët 7,4 %, turqit 5,8 %, serbët 2,1 %, të tjerë 0,1 %.

Shpërndarja e popullsisë shqiptare nuk ishte e njëllojtë as në 16 sanxhakët e katër vilajeteve. Në 11 sanxhakë shqiptarët përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë, nga 62,2 % në atë të Prevezës deri në 98 % në atë të Shkodrës. Këta sanxhakë ishin: i Shkodrës, i Elbasanit, i Durrësit, i Beratit, i Dibrës, i Pejës, i Prizrenit, i Prishtinës, i Gjirokastrës, i Korçës dhe i Prevezës. Në katër sanxhakët e tjerë, raporti i shqiptarëve me popullsitë e tjera ishte i tillë: në atë të Novi Pazarit shqiptarët përbënin gjysmën e popullsisë; në atë të Shkupit shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë vetëm në kazanë e Shkupit dhe në qytet; në sanxhakun e Manastirit po ashtu shqiptarët kishin shumicën vetëm në kazanë e qendrës dhe në qytetin e Manastirit; në sanxhakun e Janinës shqiptarët përbënin shumicën në pjesën perëndimore të tij; në sanxhakun e Selfixhes shqiptarët nuk çonin peshë.

Me këtë strukturë etnike, katër vilajetet perëndimore të Turqisë Evropiane merrnin kështu, si bashkërisht ashtu dhe veçanërisht, karakterin e vilajeteve shqiptare. Mbi këtë bazë lindi platforma e rilindësve, të cilët kërkonin përfshirjen e tyre brenda shtetit të ardhshëm shqiptar. Megjithatë, atdhetarët përparimtarë, duke qenë më objektivë, pranonin që brenda kufijve të Shqipërisë mund të mos përfshiheshin kaza të veçanta pa popullsi shqiptare.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:22 am

2. ZHVILLIMI I EKONOMISË SË TREGUT NË QYTET





Ekonomia qytetare. Shthurja e esnafeve



Në çerekun e dytë të shek. XIX, në qytetet shqiptare mbisundonte ende prodhimi i vogël i mallrave. Masën dërrmuese të popullsisë qytetare (afërsisht 76-80%) e përbënin si dhe më parë zejtarët dhe tregtarët e vegjël. Në shumicën e rasteve zejtarët ua shisnin ende konsumatorëve prodhimet e tyre pa ndërmjetësinë e tregtarëve. Çdo zejtar kishte punishten e vet të vogël. Masën më të madhe e përbënin zejtarët, të cilët kishin të angazhuar në punishten e tyre një kallfë dhe një çirak. Punishtet me dy a më tepër kallfë ishin të pakta.

Në qytetet kryesore të vendit ekzistonin pak a shumë po ato degë prodhimi që ishin zhvilluar gjatë shekujve të kaluar dhe në mënyrë të veçantë gjatë shek. XVIII. Të tilla ishin zejtaritë që merreshim me përpunimin e metaleve (armëtarë, farkëtarë, kovaçë, bakërxhinj, kazanxhinj, teneqexhinj etj.). Shkodra, Prizreni, Elbasani dhe Peja ishin gjithnjë të përmendura për prodhimin e stolive prej ari e argjendi. Një masë e konsiderueshme e zejtarëve merrej me prodhimin dhe zbukurimin e artikujve të veshmbathjes (tabakët, shajakxhinjtë, rrobaqepësit, xhokaxhinjtë, opingarët etj.). Kishte pastaj një numër të madh zejtarësh të degëve të ndryshme, të cilët prodhonin artikuj ushqimorë (furrxhinj, sheqerxhinj, gjellbërës, kafexhinj, vajxhinj) ose merreshin me përpunimin e lëndës së drurit (marangozë, tavanxhinj, sëndukxhinj, vozaxhinj, çibukxhinj, drugdhendës, qerrexhinj etj.). Dyqanet ose punishtet e zejtarëve, ishin gjithnjë të grumbulluara në një lagje më vete - në çarshi a në pazar - të veçuara nga lagjet e banuara të qytetarëve. Gjithashtu çarshitë ose pazaret ruanin akoma tiparet e mëparshme. Brenda tyre, dyqanet dhe punishtet zejtare të një dege prodhimi ishin të rreshtuara në të njëjtën rrugë.

Në vitet 30-40 qëndronin gjithnjë në këmbë organizatat esnafore të zejtarëve. Formalisht çdo esnaf e ruante ende monopolin e prodhimit të vet. Askush nuk kishte të drejtë të hapte një punishte të re zejtare pa lejen e këshillit të esnafit. Në përgjithësi, esnafët vazhdonin sipas traditës të caktonin çmimin e shitjes së artikujve që prodhonin zejtarët e tyre. Megjithatë disiplina e vjetër esnafore kishte filluar prej kohësh të shkelej. Ku më shumë e ku më pak, zejtarët nuk i respektonin më rregullat e dikurshme në lidhje me sasinë, cilësinë dhe çmimin e artikujve që prodhonin për treg. Monopoli esnafor i prodhimit kishte pësuar një goditje të rëndë dhe në një drejtim tjetër. Në disa lloje zejesh, zejtarët kishin fituar të drejtën të shisnin prodhimet e tyre edhe në viset e tjera. Madje, në disa raste, nën presionin e zejtarëve, Porta e Lartë kishte filluar ta hiqte krejtësisht monopolin esfanor për një varg prodhimesh. Qysh në vitin 1841, sulltan Abdyl Mexhiti, me një ferman perandorak drejtuar gjithë ejaleteve, hidhte poshtë lutjen e esnafit të opingarëve të zonës së Përmetit, të cilët kërkonin ta ruanin më tej monopolin e prodhimit të tyre, mbasi ky pretendim, siç thuhej në ferman, ishte në kundërshtim me sistemin e Tanzimatit.

Pasojat e zhvillimit të ekonomisë monetare ishin ndier në mënyrë të veçantë në radhët e esnafëve, të tregtarëve apo të tyxharëve, siç quheshin në atë kohë. Disiplina esnafore në gjirin e tyre ishte shthurur qysh në shek. XVIII. Reshperët e mëdhenj, të cilët kishin dalë nga radhët e borgjezisë tregtare, ishin pasuruar sidomos me veprimtarinë tregtare që zhvillonin me tregun e huaj. Rreth mesit të shek. XIX, reshperët e mëdhenj, si pronarë të kapitalit tregtar monetar, mund të mateshin, për nga fuqia ekonomike, me çifligarët e vendit. Të tillë reshperë kishte në të gjitha qytetet e rëndësishme, por masa e tyre kryesore ishte përqendruar në Shkodër, ku disa firma tregtare e vazhdonin veprimtarinë e tyre qysh nga shekulli i kaluar. Firmat e mëdha shkodrane shquheshin për rrezen e gjerë të veprimtarisë tregtare në të cilën hynin jo vetëm Shqipëria Veriore, Qendrore dhe Verilindore (Kosova), por edhe treva e Malit të Zi, madje edhe pjesa veriore e Maqedonisë. Reshperët e Shkodrës kishin agjenci tregtare në Durrës, Tiranë, Prizren, Pejë, Ulqin, Tivar, Shkup, kurse rreth 60 firma shkodrane kishin agjentë ose korrespondentë tregtarë në Trieste, prej nga ata lidheshin me tregun evropian. Në radhë të dytë vinin tregtarët e Beratit, të cilët kishin agjensi ose korrespondentë të tyre në Durrës e Vlorë, kurse jashtë vendit në Trieste, Korfuz e Maltë.

Reshperët ushtronin edhe veprimtarinë kamatare dhe valutore (kambiste). Megjithatë, si kudo në Perandorinë Osmane, edhe në viset shqiptare funksionin ekonomik kryesor borgjezia reshpere e kryente si ndërmjetëse midis tregut të brendshëm dhe tregut të jashtëm, duke u varur kryesisht nga tregu i huaj.
Zhvillimi i pandërprerë i ekonomisë monetare, i cili mori një hov të madh sidomos gjatë viteve 40 e 50, e shpejtoi ritmin e shthurjes së esnafëve. Nën nxitjen e kërkesave të qytetarëve e të fshatarëve për prodhimin e qytetit, regjimi i vjetër esnafor mori nga vetë zejtarët dhe tregtarët vendas goditjen përfundimtare. Komisionet lokale, të cilat për hir të traditës vazhdonin në çdo kaza të caktonin akoma çmimet javore të prodhimeve qytetare e fshatare, u suprimuan përfundimisht gjatë viteve 50. Më 1861 u hoq zyrtarish me dekret perandorak edhe privilegji i fundit që u kishte mbetur organizatave esnafore, e drejta e lejes për ushtrimin e zejeve, e cila tani kaloi në kompetencë të organeve shtetërore lokale.

Organizatat esnafore vazhduan të ekzistonin edhe më vonë, por tani ato nuk e kryenin më funksionin ekonomik që kishin gëzuar, si institucione të rendit feudal, gjatë shekujve të kaluar. Tani esnafët morën pamjen e organizatave shoqërore dhe ndikimi tradicional, që ato ushtronin akoma mbi zejtarët dhe tregtarët, erdhi përherë e më tepër duke u dobësuar.
Si përfundim, qysh gjatë viteve 40 punishtet zejtare u kthyen në njësi ekonomike në pronësi të plotë të mjeshtrave zejtarë, të pavarura nga disiplina esnafore. Me shthurjen dhe pastaj me heqjen e esnafeve u hap përfundimisht rruga e konkurrencës së zejtarëve dhe e tregtarëve në fushën e çmimeve. Më parë në qytetet kryesore, dhe pastaj në tregjet e vogla, filloi të vepronte lirisht ligji i vlerës, lëvizja e çmimeve sipas ofertës dhe kërkesës, lufta për të ulur koston dhe për të shtuar prodhimin. Kështu në tregun shqiptar filluan dalngadalë të vepronin ligjet e ekonomisë së tregut.



Zhvillimi i mëtejshëm i tregut të brendshëm



Mbisundimi për një kohë të gjatë i ekonomisë natyrore dhe i regjimit të timareve që mbështetej në të e kishte vonuar së tepërmi zhvillimin e tregut të brendshëm shqiptar. Deri një shekull më parë lidhjet e fshatit me qytetin ishin shumë të dobëta. Në treg shkonin kryesisht prodhimet fshatare, të grumbulluara në formën e rentës feudale nga ana e spahinjve. Gjithashtu nevojat e fshatarëve për prodhimet zejtare të qytetit ishin të pakëta, sepse këto nevoja ata i plotësonin brenda ekonomisë së tyre individuale. Veç kësaj, sa kohë sundonte regjimi i timareve, nevojat, që u lindnin herë pas here fshatarëve për tokë suplementare, ata i siguronin me anën e tokave “vakante” që ndodheshin brenda timarit, të cilat spahiu i dikurshëm ua jepte pa ndonjë vështirësi me tapi, mbasi këto sillnin rritjen e të ardhurave edhe për vetë spahiun.

Por qysh gjatë shek. XVIII, me shthurjen e vazhdueshme të regjimit të timareve, mundësia për të zgjeruar bashtinën individuale mori fund për fshatarët, sepse tokat “vakante” filluan të binin në duart e bejlerëve çifligarë. Fshatarët e vegjël, që mbetën me toka të pakëta, u detyruan ose të vendoseshin në çifligjet e bejlerëve feudalë, ose të kërkonin burime jetese suplementare. Meqenëse zgjedhja feudale në çifligje ishte shumë e rëndë, fshatarët e varfër përpiqeshin me çdo kusht t’i shmangeshin kthimit të tyre në bujq-çifçinj. Por edhe nëpër qytete, fronti i punës ishte shumë i kufizuar qoftë për nivelin jo aq të zhvilluar të ekonomisë monetare, qoftë për pengesat që vinin nga regjimi feudal esnafor. Për këto arsye, deri në vitet 40, burimet suplementare të jetesës fshatarët e vegjël i siguronin, në një masë të kufizuar, me anën e mercenarizmit, kurse shumica e tyre dërrmuese me anën e një veprimtarie të dytë ekonomike.

Këtë veprimtari suplementare ekonomike ata e zhvillonin brenda ose jashtë fshatit, brenda ose jashtë sferës bujqësore. Për fshatarët e vegjël që zotëronin pak dynymë tokë shpeshherë të ardhurat nga veprimtaria suplementare zinin vendin e parë në buxhetin e varfër të familjes. Sipas veprimtarisë së dytë që zhvillonin, fshatarët e varfër kishin fituar tiparet e reja social-ekonomike. Një pjesë e tyre ishte kthyer në paraqendarë - fshatarë, të cilët pjesën e tokës që u nevojitej e merrnin me qira nga pronarët çifligarë duke u kthyer kështu në gjysmëpronarë dhe gjysmëbujq. Një pjesë tjetër qe kthyer në argatë (fshatarë gjysmëpronarë e gjysmëpunëtorë), të cilët largoheshin gjatë disa muajve të vitit nga toka e tyre e pamjaftueshme dhe punonin me mëditje pranë ekonomive të tjera bujqësore, si druvarë, shataxhinj, lamaxhinj, kosaxhinj, belaxhinj, kazmaxhinj, sharrëxhinj etj.

Krahas tyre në fshatin shqiptar kishte edhe fshatarë-zejtarë, të cilët pranë ekonomisë së vogël bujqësore organizonin brenda në familje një punishte të vogël zejtare për prodhime artikujsh të caktuar të destinuar për treg?. Kishte më në fund edhe një kategori tjetër banorësh të fshatit, fshatarët-kurbetlinj, të cilët nevojat e tyre i plotësonin me të ardhurat që një ose dy nga anëtarët e familjes u dërgonin nga kurbeti qytetar, brenda ose jashtë vendit, ku ata qëndronin për periudha të gjata dhe punonin si punëtorë, si zejtarë ose si tregtarë.

Diferencimi i radhëve të fshatarësisë tregonte se ekonomia natyrore, mbështetja e rendit feudal, tashmë kishte hyrë në rrugën e shthurjes së shpejtë. Masa të konsiderueshme fshatarësh kishin filluar të shisnin në treg jo vetëm prodhimet e tyre bujqësore, blegtorale, zejtare, por në mjaft raste, siç ndodhte me argatët ose kurbetlinjtë, edhe fuqinë e tyre të punës.
Heqja e regjimit feudal-ushtarak, sanksionimi i pronësisë tokësore çifligare, lënia e lirë e çmimeve të tregut, rritja e vazhdueshme e peshës së taksave dhe vendosja e shërbimit të gjatë ushtarak e shpejtuan më tej procesin e varfërimit të fshatarëve. Ky varfërim e rriti numrin e prodhuesve të vegjël, të cilët, për të siguruar burime të tjera jetese, ishin gati të shisnin kudo fuqinë e tyre të punës. Si rrjedhim, pas viteve 40, zhvillimi i tregut të brendshëm të fuqisë punëtore u krye me ritme më të shpejta.

Tani që mundësitë për të rritur tokën pa blerje u prenë dhe kërkesat fiskale shtetërore u shtuan, fshatarët u detyruan t’i kushtonin më tepër kujdes edhe shfrytëzimit të ekonomisë së tyre. Kjo solli rritjen, ndonëse me ritme të ngadalshme, të prodhimit bujqësor dhe të kontaktit të fshatarëve me tregun. Pas viteve 40 fshatarët filluan të vinin gjithnjë e më shpesh në qytet për të shitur prodhimet e tyre. Tani atyre u nevojiteshin të holla më tepër se më parë për të paguar taksat shtetërore që erdhën duke u shtuar, qoftë për të blerë artikuj industrialë për të cilat tani kishin nevojë më tepër se më parë.
Zgjerimi i lidhjeve të fshatit me qytetin i dha gjithashtu hov prodhimit zejtar. Hov morën sidomos zejtaritë që përpunonin prodhimet e fshatarëve (lëkurë, lesh, li, pambuk, mëndafsh, ullinj, duhan), po edhe zejtaritë që prodhonin artikuj për fshatin (vegla, enë, veshje, mbathje, pajime të ndryshme). Kjo solli rritjen e numrit të zejtarëve dhe të tregtarëve.

Nga viti 1842 në vitin 1888 numri i punishteve zejtare dhe i dyqaneve tregtare në qytet u rrit: në Shkodër nga 2 600 në 3 500, në Prizren nga 950 në 1 560, në Korçë nga 480 në 840, në Berat nga 680 në 820, në Elbasan nga 580 në 730, në Tiranë nga 610 në 720, në Tetovë nga 450 në 610, në Prishtinë nga 380 në 530 etj. Një rritje të tillë patën të gjitha qytetet e vendit duke përfshirë këtu edhe qytetet e vogla (për shembull, brenda të njëjtës periudhë numri i dyqaneve u rrit në Përmet nga 84 në 188, në Gostivar nga 40 në 97, në Starovë nga 45 në 85, në Peqin nga 48 në 96, në Tepelenë nga 15 në 45 etj.). Veç kësaj, në çdo krahinë fushore ose malore lindi tregu lokal ku fshatarët vinin çdo javë, ditën e pazarit, për të shitur prodhimet e tyre dhe për të blerë sendet e nevojshme. Disa nga këto qendra të vogla, të cilat në vitet 40 e ruanin akoma karakterin e fshatit, si Fieri, Lushnja, Ballshi, Këlcyra, Frashëri, Kukësi, Shijaku, tani kishin me dhjetëra dyqane zejtarie e tregtie.
Depërtimi me ritme më të shpejta i ekonomisë monetare në fshat u pasqyrua gjithashtu me rritjen e marrëdhënieve të shkëmbimit me vendet e huaja.

Brenda 50 vjetëve (që nga viti 1842 deri në vitin 1892) lëvizja tregtare u rrit afërsisht katër herë. Si dhe më parë, ajo filloi të zhvillohej kryesisht me anën e detit. Numri i anijeve që preknin skelat shqiptare erdhi gjithnjë duke u rritur. Nga rreth 160 ngarkesa e shkarkesa anijesh në vit që kryheshin në mesin e shekullit, numri i tyre arriti, në fund të shekullit, në rreth 400. Nga interesi që paraqisnin tani viset shqiptare për tregun evropian, anijet e shoqërive të mëdha të lundrimit të Austrisë e të Italisë, siç ishin “Llojdi”, “Pulia” (Puglia), “Adria” filluan të frekuentonin rregullisht, një herë, pastaj dy herë dhe më tutje tri herë në javë skelat e Shëngjinit, të Durrësit, të Vlorës e të Sarandës.

Madje qysh në vitet 50 e 60 edhe familjet reshpere shkodrane Daragjati, Bianki dhe Muzhani blenë me fondet e tyre anije me avull, me të cilat kryenin lundrime tregtare të rregullta midis skelave shqiptare dhe skelave të Adriatikut. Një zhvillim relativisht të madh mori gjatë kësaj periudhe edhe lëvizja tregtare me viset e brendshme të Gadishullit Ballkanik, e cila, edhe pse kryhej gjithnjë me karvane kuajsh, kishte përsëri leverdi për tregun e brendshëm shqiptar. Lidhjet gjithnjë e më të shpeshta të fshatit me tregun i tregon sidomos rritja e vëllimit të artikujve bujqësorë e blegtoralë, nga rreth 6 milionë franga ari më 1850 në afërsisht 12 milionë franga ari më 1898, që eksportoheshin nga skelat shqiptare në tregjet evropiane. Atë e tregon gjithashtu lista gjithnjë në rritje e artikujve që importoheshin nga tregjet e huaja, të cilat vinin nga jashtë ose në gjendje të gatshme (vajguri, sheqer, kafe, pëlhura, vegla, armë, llamba, sapunë, kinkaleri etj.) ose si lëndë e parë dhe përpunoheshin nga zejtarët vendas (hekur, çelik, plumb, kallaj, zink, lëkurë, stofë etj).

Zhvillimi i tregut të brendshëm solli si kudo edhe në Shqipëri nevojën e veprimeve më të lehta financiare dhe të lëvizjes më të shpejtë të mallrave. Nën ndikimin e këtyre nevojave, filluan të ngrihen dhoma e tregtisë, gjykata tregtare, zyra postare dhe agjenci lundrimi. Qysh në vitet 80, Banka Perandorake Osmane çeli degë të saj në qendrat e katër vilajeteve, të cilat nga ana e tyre krijuan korrespondentë bankarë në qytetet e tjera të vendit. Në të njëjtën kohë u ngritën në të gjitha qendrat e sanxhakëve dhe të kazave degë ose arka të Bankës Bujqësore osmane (Ziraat Bankasi), të cilat kryenin edhe veprime krediti. Gjithashtu krijuan agjenci në Shkodër, në Durrës e në Vlorë edhe disa nga shoqëritë e mëdha të sigurimeve të Triestes e të Venedikut. Nga 2 shtete të huaja që kishin më 1840 konsullata në viset shqiptare (Franca, Anglia), në fund të shek. XIX kishin konsullatat e tyre në këto vise 9 shtete (Franca, Anglia, Austria, Italia, Rusia, Greqia, Serbia, Rumania, Mali i Zi).

Që nga pjesa e fundit e shek. XIX, nën presionin e kërkesave të reshperëve shqiptarë, u dukën edhe hapat e parë në ndërtimin e rrugëve të komunikacionit, nga të cilat patën një farë interesi rrugët e qerreve që lidhën Shkodrën me Lezhën e Shëngjinin, Tiranën me Durrësin e Kavajën, Sarandën dhe Gjirokastrën me Janinën, Manastirin me Korçën dhe Janinën, Elbasanin me Kavajën e Durrësin. Gjatë viteve 70 u ndërtua gjithashtu hekurudha Selanik-Shkup-Mitrovicë, e cila kalonte përmes viseve të Kosovës.

Shthurjen gjatë kësaj periudhe me ritme më të shpejta të ekonomisë natyrore dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregut të brendshëm e tregon më në fund ngritja e dyqaneve tregtare dhe e punishteve zejtare nëpër fshatrat e vendit. Në vitet 40 të tilla dyqane jashtë qyteteve ishin shumë të rralla, gjë që ndodhte pjesërisht edhe nga pasiguria që sundonte në këto vise. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX, edhe pse pasiguria nuk u likuidua plotësisht, numri i tyre erdhi vazhdimisht duke u rritur, në mënyrë të veçantë në ato krahina të Shqipërisë së Jugut ku ekonomia monetare kishte depërtuar me ritme më të shpejta se gjetkë. Sipas njoftimeve zyrtare turke, në vitet 80 kishte jashtë qyteteve: në kazanë e Korçës me 168 fshatra 1 175 dyqane, në atë të Beratit me 175 fshatra 360 dyqane, në kazanë e Përmetit me 140 fshatra 340 dyqane, në atë të Gjirokastrës me 62 fshatra 240 dyqane, në atë të Delvinës me 130 fshatra 140 dyqane, në kazanë e Vlorës me 64 fshatra 45 dyqane, në atë të Tepelenës me 61 fshatra 35 dyqane. Rrjeti i dyqaneve u ngrit, ndonëse me përpjestime më të vogla, edhe në vise të tjera të vendit. Për shembull, po atë vit kishte: në kazanë e Peqinit me 97 fshatra 80 dyqane, në atë të Dibrës së Epërme me 142 fshatra 76 dyqane, në kazanë e Dibrës së Poshtme me 38 fshatra 25 dyqane, në kazanë e Elbasanit me 97 fshatra 20 dyqane, në atë të Matit me 33 fshatra 15 dyqane, në atë të Gramshit me 66 fshatra 5 dyqane etj.

Shtrirja e rrjetit të tregtisë në fshat i dha një shtytje të madhe forcimit të lidhjeve ekonomike midis tregjeve lokale dhe qyteteve kryesore, njëkohësisht edhe midis vetë qyteteve kryesore të vendit. Me gjithë pengesat që vinin nga vështirësitë e komunikacionit dhe nga pasiguria e qarkullimit, qendrat kryesore ekonomike të vendit tashmë u lidhën me njëra-tjetrën ose drejtpërdrejt, ose tërthorazi, duke u kthyer në hallka të veçanta të tregut të brendshëm kombëtar. Si rezultat i këtij zhvillimi, gjatë kësaj periudhe u formua bashkësia e jetesës ekonomike në viset shqiptare.
__________________

RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:22 am

Punishtet manifakturore dhe fabrikat e para



Zhvillimi i ekonomisë monetare dhe shthurja e disiplinës esnafore i dhanë një shtytje shtimit të prodhimit të punishteve zejtare. Ky proces pushtoi sidomos punishtet zejtare të këpucëve, të opingave, të lëkurëve, të shajakëve, të qilimave, të armëve, të argjendarisë, të qëndistarisë etj. Rreth mesit të shek. XIX në Shkodër, Prizren, Berat, Elbasan, Korçë e gjetkë kishte mjaft punishte ku punonin 5 deri 10 krahë pune, madje në disa prej tyre deri në 15 krahë pune. Në këto punishte procesi i prodhimit vijoi të kryhej, si edhe më parë, me po ato vegla dore, por tani mori një përmbajtje të re social-ekonomike. Si trajtimi i krahëve të punës, ashtu dhe shitja e prodhimeve të tyre, nuk vareshin më nga disiplina esnafore, por nga ligjet e tregut të lirë. Kallfa dhe çiraku i djeshëm u kthyen në një shitës të “lirë” të krahut të tyre të punës, kurse mjeshtri zejtar në një pronar i plotë i mjeteve të prodhimit. Si rrjedhim, pas viteve 40 në gjirin e punishteve të mëdha zejtare filluan të lindnin, ku më parë e ku më pas, elementet e para të marrëdhënieve të ekonomisë së tregut.

Por në punishtet e mëdha zejtare të kësaj periudhe mbeti për disa kohë në fuqi ndarja e mëparshme e punës. Procesi i kooperimit të thjeshtë hyri me vështirësi në gjirin e tyre. Megjithatë, nën nxitjen e konkurrencës së lirë, që u zhvillua gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX, qoftë midis prodhimeve të zejtarëve lokalë, qoftë midis tyre dhe prodhimeve evropiane, nga radhët e borgjezisë tregtare dolën nisma për të ngritur punishte manifakturore me një bazë teknike më të përparuar se ajo e punishteve zejtare. Filluan të duken makineritë e para të sjella nga jashtë për punimin e lëndës së parë vendase. Nga vitet 70 të shek. XIX lindën elementet e para të industrisë me motor, u ngritën ndërmarrjet industriale të mekanizuara (fabrikat), që punonin me fuqi motorike. Por këto ndërmarrje kishin më shumë pamjen e punishteve të zgjeruara me disa makina. Të tilla qenë për shembull flandrat për përpunimin dhe endjen e mëndafshit, që tregtari shkodran Filip Parruca solli qysh në vitin 1860 nga Italia, filatura mekanike me avull që sollën nga jashtë afërsisht në atë kohë vëllezërit Bianki në Shkodër, makinat e dorës për përpunimin e gajtanëve ose çarqet për prodhimin e shiritave, që disa pronarë punishtesh sollën gjithashtu nga jashtë pak vite më vonë.

Por ndërmarrjet më të rëndësishme të industrisë në Shkodër ishin fabrika e sapunit (e ndërtuar nga Stefan Bianki dhe Engjëll Çoba, e cila prodhonte afër 180 tonë sapun në vit), fabrika e makaronave, ajo e brezave, e tisazhit, e cigareve (ku punonin mbi 100 punëtore), fabrika e tullave, mullinjtë e blojes me fuqi motorike, shtypshkronja, fabrika e uthullës dhe e verës, një kantier i vogël për ndërtimin e riparimin e barkave, furra moderne Hofman etj. Në Ulqin ishin ngritur kantieret e ndërtimit të anijeve, në njërin prej të cilëve punonin deri në 50 punëtorë.

Në qendrat e tjera të vendit lindën gjithashtu ndërmarrjet e para industriale për përpunimin e artikujve të konsumit, si fabrika mielli, vaji, sapuni, të pëlhurave, të cigareve, të lëkurës, të tisazhit etj. Më 1870 u ndërtuan në Korçë dy furra moderne për prodhimin e gëlqeres, një mulli drithi me kapacitet bluarjeje 150 kv në 24 orë, një fabrikë miellit etj. Në fundin e shek. XIX u ndërtuan në Prishtinë dy fabrika mielli dhe disa mullinj me motorë, ndërsa në viset e tjera të vilajetit të Kosovës u ngritën një fabrikë sapuni, një sharrë mekanike për përpunimin e drurit (me kapital shqiptaro-gjerman), fabrika e birrës, e miellit, e tullave dhe e tjegullave; në Tetovë ishte ngritur fabrika e gajtanit, 15 punishte për prodhimin e pëlhurave dhe fabrika e miellit (e ndërtuar nga një firmë hungareze); në Prizren dhe në Plevlje kishte dy fabrika të tjera gajtani. Në Durrës ishte ngritur një sharrë mekanike (që i përkiste një shoqërie franceze) dhe disa mullinj me fuqi motorike; në Vlorë ishte ngritur industria nxjerrëse e bitumit të Selenicës, kriporja, një poçeri (ku punonin më shumë se 100 punëtorë), disa fabrika të kohës për prodhimin e vajit; në Elbasan ishin ndërtuar dy presa moderne dhe një makinë hidraulike për prodhimin e vajit, një fabrikë sapuni, fabrika e duhanit dhe ajo e miellit; në Gjirokastër ishte ngritur fabrika e përpunimit të lëkurës; në Kavajë kishte kripore, punishte të qeramikës, dy mullinj me fuqi motorike; në Prevezë u ngrit një fabrikë sapuni etj.

Gjatë kësaj periudhe u dukën edhe investimet e huaja, të cilat u kufizuan vetëm në sferën e shfrytëzimit të minierave dhe të pyjeve. Qysh më 1875 Shoqëria angleze “Mejers” (Mayers) mori për shfrytëzim minierat e serës në Selenicë; më pas (më 1891) këtë koncesion e mori nga Shoqëria “Mejers”, një shoqëri frënge, e formuar në Paris posaçërisht për shfrytëzimin e kësaj miniere (Société des bitumes de Selenitza). Më 1904 Shoqëria italiane “Firpo e Berberis” mori për shfrytëzim pyjet e Thumanës afër Durrësit dhe solli këtu sharra mekanike moderne. Më 1910 Shoqëria tjetër italiane “Vismara” filloi, gjithashtu, me anën e sharrave moderne shfrytëzimin e pyjeve të Mirditës. Në vitet e fundit të sundimit osman u ngritën nga investitorë të huaj një fabrikë makaronash në Shkodër, një fabrikë vaji në Vlorë etj.

Ngritja e fabrikave, sado që u krye me ritme të ngadalshme, tregonte se Shqipëria kishte hyrë në rrugën e lindjes së ndërmarrjeve kapitaliste. Megjithëse me një teknikë më të përparuar, të gjitha këto fabrika kishin pa përjashtim një kapacitet të vogël prodhimi dhe secila kishte një numër të kufizuar punëtorësh, madje disa prej tyre më pak se punishtet e mëdha zejtare. Pesha e prodhimit të tyre industrial, së bashku me atë të punishteve manifakturore, zinte një vend fare të parëndësishëm kundrejt prodhimit që dilte nga duart e zejtarëve të vegjël, të cilët mbushnin si edhe më parë tregjet lokale të vendit. Veç kësaj, megjithëse borgjezia reshpere zotëronte fonde monetare të mëdha dhe ndonëse kishte një treg të lirë krahësh pune, as fabrikat e reja, as punishtet manifakturore nuk e rritën më tej prodhimin dhe nuk u kthyen në industri moderne. Për më tepër, disa prej tyre e pushuan pas disa kohësh veprimtarinë ekonomike. Arsyeja kryesore e zhvillimit shumë të ulët të prodhimit industrial kapitalist në Shqipëri qe varfërimi me ritme shumë të shpejta që i shkaktuan tregut të brendshëm, nga njëra anë sistemi fiskal parazitar i sunduesit osman, nga ana tjetër vërshimi i pandalshëm i mallrave të huaja të vendeve të zhvilluara të Evropës.

Çdo vit me miliona groshë mblidheshin në formë taksash nga Shqipëria dhe merrnin rrugën e Stambollit, ndërsa në vend shpenzoheshin shuma tepër të pakëta vetëm për mbajtjen e administratës shtetërore. Kështu, për shembull, në vitin 1888, sipas të dhënave të salnamesë osmane për vilajetin e Manastirit, nga tre sanxhakët shqiptarë të këtij vilajeti (sanxhakët e Korçës, të Elbasanit dhe të Dibrës) shuma e taksave të vjela ishte 13,8 milionë groshë, kurse pjesa e shpenzuar në vend vetëm 3,7 milionë groshë. Po kështu ndodhte edhe në viset e tjera. Sipas salnamesë turke për vilajetin e Janinës, në vitin 1900 në sanxhakët e Gjirokastrës, të Beratit e të Prevezës u grumbulluan atë vit 16,4 milionë groshë dhe u shpenzuan në vend vetëm 2,7 milionë groshë. Kjo grabitje e vazhdueshme, e cila bëhej në kurriz të shtresave të gjera të popullsisë, që ishin pothuajse të vetmit kontribuesë të buxhetit turk dhe konsumatorë kryesorë të prodhimeve industriale, solli si pasojë dobësimin e vazhdueshëm të tregut të brendshëm shqiptar.

Faktori tjetër që shpuri në dobësimin e tregut të brendshëm shqiptar ishte konkurrenca e mallrave evropiane, të cilat në bazë të kapitulacioneve hynin në Shqipëri me një tagër tepër të ulët doganor. Si rrjedhim i këtyre faktorëve, prodhimi i punishteve zejtare e manifakturore lokale, duke mos qenë në gjendje t’i bënte ballë konkurrencës së prodhimeve industriale të huaja, hyri në një krizë të rëndë, e cila e çoi në një rënie të vazhdueshme. Goditjen e parë e pësuan prodhimet e tekstileve, siç qenë tekstilet e linjta, të leshta dhe të mëndafshta. Me vërshimin e mallrave të huaja, eksportimi i këtyre prodhimeve nga Shqipëria u ndërpre, madje këto prodhime filluan të mos gjenin treg as brenda vendit. Si pasojë, filandrat dhe makineritë, që u sollën në vitet 60-80 në Shkodër, në Korçë e në Berat për prodhimin e tekstileve të leshta e të mëndafshta filluan të mbylleshin njëra pas tjetrës. Në fillim të shek. XX jetonte ende prodhimi i vogël i grave shtëpiake (shajaku në Korçë e në Berat, mëndafshi në Tiranë e në Shkodër), por edhe këtu ky prodhim ishte në rënie të plotë. Për të njëjtat arsye, rënia që ishte shfaqur qysh më parë në prodhimin e armëve të zjarrit (pushkë, kobure, fishekë) tani u thellua më tej. Pas mesit të shek. XIX zejtarët armëtarë, që mbushnin ende pazaret e Shkodrës, të Prizrenit dhe të Elbasanit nuk i prodhonin më të gjitha pjesët e armëve. Disa prej tyre, siç qenë për shembull tytat e pushkëve e të kobureve, filluan t’i sillnin nga jashtë. Por edhe kjo nuk vijoi gjatë. Me vërshimin në Shqipëri të armëve martina, më të lira dhe më moderne, prodhimi vendas i pushkëve e i kobureve, me gjithë traditat e lashta, ra përfundimisht, derisa u zhduk fare gjatë çerekut të fundit të shek. XIX. Gjatë kësaj periudhe filloi të binte edhe zejtaria e tabakëve, e cila gjithashtu nuk qe më në gjendje t’i konkurronte nga çmimi lëkurët e regjura në fabrikat moderne evropiane. Këtë fat pësuan edhe degë të tjera, siç qenë zejtaritë e argjendarëve, të remtarëve, të drugdhendësve etj.

Nga ana tjetër, me vërshimin e mallrave të huaja dhe me rrënimin e punishteve të vendit, u përmbys raporti që ekzistonte më parë në bilancin e tregtisë së jashtme të viseve shqiptare. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX vëllimi i mallrave të importuara nga tregjet evropiane erdhi duke u rritur. Në listat e tyre tani bënin pjesë edhe artikuj të cilët më parë prodhoheshin nga zejtarët shqiptarë, madje edhe artikuj të cilët më parë figuronin në listat e mallrave që eksportonte Shqipëria (fije mëndafshi, fije pambuku, stofra të leshta, pëlhura mëndafshi, enë shtëpiake, lëkurë të punuara, shuall e këpucë, armë e barut, brava e gozhdë, feste e breza, kazma e lopata etj.). Për më tepër, në listën e mallrave që tani eksportoheshin nuk figuronin më si dikur artikuj të përpunuar dhe aq më pak mallra të gatshme, por vetëm bagëti të imëta e të trasha, shumë pak prodhime bujqësore dhe kryesisht lëndë të para në gjendje natyrore (lesh, lëkurë, duhan, ullinj, dyllë i papunuar etj.). Diferenca midis importimeve dhe eksportimeve erdhi kështu vazhdimisht duke u rritur. Në fund të shek. XIX vlefta e mallrave të importuara nga skelat bregdetare ishte tri herë më e madhe se ajo e mallrave të eksportuara (më 1898 nga skelat e Shqipërisë u importuan mallra me një vleftë prej 34 milionë franga ari, kurse vlefta e mallrave të eksportuara ishte rreth 12 milionë franga ari). Ky deficit i theksuar që vazhdoi me dhjetëra vjet e varfëroi edhe më shumë pasurinë monetare të vendit. Shterrimin e plotë të kësaj pasurie e frenuan deri në një farë shkalle vetëm dërgesat periodike valutore të kurbetlinjve (emigrantëve) shqiptarë, që punonin në vise të huaja dhe që i kishin lënë familjet në Shqipëri.

Karakteri parazitar i administratës osmane dhe konkurrenca tregtare e shteteve evropiane, duke varfëruar sistematikisht pasurinë monetare vendase, e dobësuan thellësisht fuqinë blerëse të masave popullore dhe krijuan kështu një situatë mbytëse për zhvillimin e industrisë kombëtare shqiptare. Për këtë arsye trojet shqiptare mbetën deri në fund të sundimit osman pa asnjë industri të zhvilluar.
Më 1912 në trojet e trungut etnik shqiptar kishte, përveç punishteve manifakturore, shumë pak fabrika të vogla me motorë:

Mullinj drithi ……………………. 26 njësi
Fabrika vaji ……………………... 4 “
Fabrika sapuni ………………….. 2 “
Fabrika lëkurësh ………………... 2 “
Fabrikë tisazhi ………………….. 1 “
Fabrika cigaresh ………………... 2 “
Fabrikë makaronash ……………. 1 “
Shtypshkronja …………………... 5 “
Sharra mekanike ………………... 7 “
50 “

Të gjitha këto fabrika kishin pa përjashtim një kapacitet shumë të kufizuar prodhimi. Numri i punëtorëve të këtyre njësive ishte gjithashtu fare i vogël. Në secilën prej tyre punonin 3-15 punëtorë dhe fare rrallë mbi 16 punëtorë, kurse numri i tyre i përgjithshëm llogaritej në disa qindra punëtorë. Si përfundim, marrëdhëniet karakteristike për ekonominë e tregut në u dukën Shqipëri jo aq në rritjen e ndërmarrjeve moderne kapitaliste, por kryesisht në veprimin e ligjeve të ekonomisë së tregut.



Struktura shoqërore e qyteteve



Ekonomia e re e tregut, që lindi në Shqipëri gjatë shek. XIX solli ndryshime në strukturën shoqërore të qyteteve. Por për shkak të ruajtjes së strukturës shtetërore feudale të Perandorisë Osmane, e cila qëndronte në fuqi vetëm në saje të dhunës, qytetet shqiptare nuk u çliruan dot nga zgjedha e shtresës së vjetër feudale sunduese. Përfaqësuesit kryesorë të saj, funksionarët e lartë të administratës shtetërore, shtresat e sipërme të klerit islamik dhe feudalët e fuqishëm derebej, të shkëputur si edhe më parë nga sfera e prodhimit, vijuan të grabisnin popullsinë dhe arkën e shtetit me anën e dhunës, të arbitraritetit, të mashtrimit dhe të spekulimeve. Për këtë arsye ata nuk ishin aspak të interesuar për ta ndryshuar strukturën ekonomike, shoqërore e politike të Perandorisë Osmane. Në kushtet e reja të krijuara nga veprimi i ligjeve ekonomike kapitaliste, karakteri parazitar i tyre u bë më i theksuar. Nga pjesëtarët e klasës së vjetër sunduese qenë prekur vetëm krerët e feudalizuar të esnafeve, të cilët, me heqjen e monopolit esnafor, humbën bazën e tyre ekonomike, si rrjedhim burimin e pushtetit të tyre të dikurshëm. Deri në vitet 60 ata vazhduan të bënin pjesë në shtresat e larta të popullsisë qytetare, vetëm për hir të traditës shekullore ose përkrahjes politike që Porta e Lartë u detyrua t’u jepte për të shuar trazirat e shkaktuara prej tyre.

Borgjezia tregtare, sidomos reshperët e mëdhenj, me rritjen e mëtejshme të tregtisë grosiste, u fuqizuan më shumë. Me krizën që shkaktoi ndër prodhuesit shqiptarë vërshimi i mallrave të huaja, edhe burimi tjetër i fitimit të tyre, fajdeja, erdhi gjithashtu duke u rritur (në vitet 80 në tregun e Shkodrës fajdeja kapte normalisht 50-60%). Në qytetet e pajisura me garnizone ushtarake reshperët nxorën fitime të mëdha edhe nga kontratat për furnizimin e ushtrisë me ushqime, veshmbathje e pajime të ndryshme. Në tregjet kryesore të vendit ata futën nën varësinë e tyre shumë nga zejtarët e vegjël dhe nga gratë shtëpiake, të cilat tani përpunonin lëndën e parë vendase të grumbulluar prej reshperëve dhe të destinuar për eksport (lesh, lëkurë, mëndafsh, bimë, fruta etj.). Reshperët u pajisën me anije lundrimi (12 anije deri më 1912) dhe përqendruan në duart e tyre kapitale tregtare e monetare të mëdha. Por kjo pjesë e borgjezisë, në kushtet e arbitraritetit të administratës osmane dhe të zhvillimit të dobët të tregtisë, nuk arriti të kalonte kapitalet e saj nga sfera e qarkullimit në atë të prodhimit, mbeti e lidhur deri në fund të sundimit osman me veprimtarinë tregtare e kamatare, duke i akorduar kredi edhe vetë financës shtetërore lokale. Veç kësaj, me hyrjen gjithnjë e më shumë të tokës në sferën e qarkullimit të mallrave, një pjesë e tregtarëve u bënë njëkohësisht pronarë çifligjesh, duke u kthyer kështu në një borgjezi reshpero-çifligare.

Forca e re shoqërore që lindi në këtë kohë, borgjezia industriale, për shkak të klimës mbytëse që sundoi për zhvillimin e ekonomisë së tregut, sidomos pas viteve 70, pati deri në fund të sundimit osman një peshë të parëndësishme.
Me zhvillimin e ekonomisë së tregut filloi të shfaqej në viset shqiptare edhe një shtresë tjetër shoqërore, punëtorët, bërthamën e së cilës e përbënin mëditësit e thjeshtë që punonin në fabrikat, minierat, kriporet, anijet, sharrat dhe punishtet e ndryshme. Por në radhët e kësaj shtrese shoqërore hynin edhe prodhuesit e tjerë të qytetit, siç ishin kallfët, çirakët, shegertët, muratorët, qiraxhinjtë, hamejtë, druvarët, prodhuesit e vegjël të pazarit e të shtëpisë që punonin për reshperët e mëdhenj dhe, së bashku me ta, shtresa e të papunëve. Punëtorët e të gjitha kategorive punonin pa përjashtim deri 14 orë në ditë dhe merrnin një pagë shumë të ulët, që shpesh jepej në formën e qesimit. Deri në fund të sundimit osman nuk doli asnjë legjislacion që të mbronte të drejtat më elementare të punëtorëve.

Me gjithë pasojat që pati për prodhimim e vogël vërshimi i mallrave të huaja, masën dërrmuese të popullsisë së qyteteve e formonin, si edhe më parë, zejtarët e tregtarët e vegjël. Edhe pse disa nga zejtaritë e vjetra u zhdukën nga pazaret e qyteteve ose ishin në rënie të plotë, forcimi i vazhdueshëm i lidhjeve të fshatit me qytetin u dha mundësi zejtarëve që merreshin me veshmbathjet fshatare t’i shpëtonin rrënimit ekonomik (zejtarët që prodhonin tirqe, shallvare, poture, kallca, opinga, breza, qeleshe etj.). Veç kësaj, në disa degë të prodhimit zejtar artikujt evropianë nuk arritën ta konkurronin prodhimin vendas, i cili shitej më lirë se prodhimi i huaj (prodhimet e remtarëve, të farkëtarëve, të poçarëve, të saraçëve, të këpucëtarëve etj.). Më në fund, rritja e kërkesave të vetë popullsisë qytetare solli në disa fusha shtimin e numrit të zejtarëve (rrobaqepës, marangozë, furrxhinj, sheqerxhinj, sahatçinj etj.). Zhvillimi i tregut të brendshëm, vërshimi i mallrave të huaja dhe zhvillimi i jetës qytetare sollën nga ana e tyre rritjen e mëtejshme të dyqaneve të tregtarëve të vegjël dhe të lokaleve të shërbimit social (hotele, hane, restorante, pijetore etj.). Por rritja e numrit të zejtarëve të vegjël nuk tregonte aspak lulëzimin e tyre ekonomik. Sikurse shënonte një udhëtar i huaj, që kaloi në Shqipëri më 1910, shumica e zejtarëve ishte e zhytur në varfëri të thellë dhe qëndronte në dyqanet e veta vetëm sepse nuk gjente punë tjetër.

Megjithëse ekonomia feudale ishte shthurur, sundimtari osman vijonte ta ruante të paprekur sistemin politik e shtetëror feudal. Ndërsa zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendit kërkonte shkëputjen e viseve shqiptare nga grabitja sistematike e huaj, sundimtari osman përpiqej ta forconte më tej shtypjen e vet shekullore në Shqipëri.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 10:56 am

3. DEPËRTIMI I EKONOMISË SË TREGUT NË FSHAT





Rritja dhe copëzimi i pronës çifligare



Në fillim të viteve 40 timari feudal turk zyrtarisht nuk ekzistonte më në Perandorinë Osmane. Ai ishte suprimuar me ligj nga Porta e Lartë qysh në vitin 1834. Në të vërtetë, timari ishte zhdukur nga tokat më pjellore të viseve shqiptare, të cilat kishin hyrë në sistemin e çifligut, përpara se të hiqej zyrtarisht. Timari qëndronte ende vetëm në fshatrat me toka buke të pakëta, por edhe këtu zotëruesit e tyre, spahinjtë, në shumicën e rasteve ishin kthyer prej kohësh në feudalë-derebej. Si të tillë ata i ruanin pozitat sunduese vetëm në saje të përkrahjes që u detyrua t’u jepte sulltani me anën e sistemit të “harxheve”. Sipas këtij sistemi, feudalët spahinj gëzonin të drejtën në kohë lufte të rekrutonin kundrejt “harxheve” (shpërblimeve) mercenarë për në luftë dhe në kohë paqeje të vilnin, kundrejt një shume të caktuar, taksat shtetërore brenda timarit të tyre.

Megjithatë, pas vitit 1834 spahinjtë nuk u ngjanin atyre të shekujve të kaluar, pasi tani nuk e gëzonin tesarrufin (zotërimin) mbi tokat e fshatarit. Si rrjedhim ata e kishin humbur zotërimin feudal mbi tokën. Por edhe pse e humbën tesarrufin, spahinjtë derebej, duke u mbështetur në forcat e tyre të armatosura dhe në përkrahjen e Portës së Lartë, vijuan të ushtronin pushtet mbi fshatarët e zonës së tyre.

Për të njëjtat arsye Porta e Lartë nuk preku as bajraktarët e krahinave malore të veriut. Ata vijuan të gëzonin si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje po ato detyra dhe po ato të drejta që kishin pasur gjatë shekullit të kaluar. Megjithatë, në viset malore të Veriut, për shkak të mbeturinave ende të gjalla të normave fisnore, dhuna dhe arbitrariteti i bajraktarëve nuk morën përpjesëtime aq të mëdha, sa ato të derebejve në viset e tjera të vendit.

Me heqjen e sistemit të timarit dhe me njohjen zyrtarisht të pronësisë private mbi tokën, pronësia çifligare u njoh ligjërisht nga shteti osman. Bejlerët çifligarë fituan të drejtën jo vetëm ta administronin, por edhe ta zgjeronin lirisht pronën e tyre, e cila për më tepër hyri nën mbrojtjen e dretpërdrejtë të Perandorisë Osmane. Madje Porta e Lartë, shumicën e çifligjeve që ua kishte konfiskuar dikur feudalëve të dënuar si kryengritës, në radhë të parë Ali pashë Tepelenës, Ibrahim pashë Vërlacit, Ibrahim bej Alltunit, Osman bej Kryekuqit, i shpalli pronësi private shtetërore, duke e kthyer kështu vetë Perandorinë Osmane në një pronare të madhe çifligare. Të drejtën e pronësisë e fituan edhe institucionet fetare islamike e të krishtera. Si rrjedhim, me likuidimin e pronësisë feudale-ushtarake, ajo feudale-çifligare u bë forma kryesore e pronësisë tokësore, mbi të cilën tani mbështetej shteti feudal turk.

Në vitet 40 çifligjet kapnin në viset e katër vilajeteve rreth 700 mijë hektarë ose rreth 55 për qind të tokave të punueshme. Por shpërndarja e tyre nuk ishte e njëjtë kudo. Në krahinat e vilajetit të Janinës çifligjet zinin rreth 70 për qind të tokave të punueshme, në viset e vilajetit të Shkodrës rreth 60 për qind, në të Manastirit rreth 52 për qind dhe në viset e Kosovës rreth 40 për qind.
Pronësia çifligare nuk ishte rritur njësoj as brenda secilit vilajet. Ajo ishte shtrirë kryesisht në viset fushore, aty ku ndodhej pjesa më e madhe e tokave të punueshme. Nga të dhënat për ejaletin e Janinës del, se më 1850 në rrethet e sotme të Fierit dhe të Lushnjës të gjitha fshatrat pa përjashtim (184 fshatra) ishin kthyer në çifligje. Në disa vise të tjera të ejaletit, si në rrethin e Pogonit, pronësia çifligare zinte 93 për qind të fshatrave, në atë të Paramithisë 91 për qind, në atë të Filatit 64 për qind, në kazanë e Delvinës 58 për qind, në atë të Gjirokastrës 35 për qind, në atë të Vlorës 29 për qind, në krahinën e Mallakastrës 20 për qind, në kazanë e Përmetit 12 për qind, kurse në kazanë e Tepelenës 9 për qind. Brenda ejaletit të Janinës kishte gjithashtu vise, siç ishte kazaja e Skraparit dhe ajo e Tomoricës me 43 fshatra, të cilat nuk e njihnin fare institucionin e çifligut.

Shumica dërrmuese e pronës çifligare, rreth 76 për qind e sipërfaqes së saj, ishte në pronësi private të bejlerëve feudalë, mjaft nga të cilët e kishin grumbulluar me grabitje gjatë dyqind vjetëve të kaluar. Gjatë viteve 40 ajo ndodhej e përqendruar ende në duart e pak familjeve feudale, që të gjitha me origjinë shqiptare. Disa prej tyre zotëronin sipërfaqe të mëdha jo vetëm në viset shqiptare, por edhe në krahinat e tjera të Turqisë Evropiane: p.sh., familja e Skyfterajve të Libohovës zotëronte rreth 28 000 ha tokë në Toskëri, në Çamëri e në Thesali, kurse ajo e Begollajve të Pejës rreth 22 mijë ha në Kosovë, në Bosnjë e në Serbi. Pronarë të mëdhenj feudalë, të cilët zotëronin çifligje në viset shqiptare, ishin Kokatët e Delvinës (rreth 18 000 ha), Gjinollët e Prishtinës (rreth 16 000 ha), Toptanët e Tiranës (rreth 15 000 ha), Dërrallat e Tetovës (rreth 12 000 ha), Rrotullat e Prizrenit (rreth 10 000 ha), Bushatllinjtë e Shkodrës (rreth 8 500 ha), Okllapajt e Gjilanit (rreth 8 000 ha), Alizotët e Gjirokastrës (rreth 7 500 ha) etj.

Pas bejlerëve feudalë, vendin e dytë si pronar latifondist e zinte vetë shteti osman, i cili zotëronte rreth 20 për qind të pronës çifligare. Pjesa dërrmuese e çifligjeve shtetërore, rreth 105 000 ha (afërsisht 75 për qind e sipërfaqes së tyre), ndodhej në vilajetin e Janinës, kurse pjesa tjetër ishte e shpërndarë në vilajetet e Manastirit, të Shkodrës dhe të Kosovës.
Institucionet fetare myslimane, të cilat zinin vendin e tretë, zotëronin rreth 4 për qind të sipërfaqes së përgjithshme çifligare. Afërsisht gjysma e tyre ndodhej në vilajetin e Janinës, kurse në vilajetet e tjera çifligjet vakëfore ishin shumë të copëzuara.
U rritën edhe zotërimet tokësore të kishave ortodokse e katolike. Në vitet 60-70 të shek. XIX 23 kisha e manastire zotëronin rreth 1 300 ha tokë të punueshme dhe pyje.

Me gjithë shtrirjen e madhe të pronësisë çifligare numri i bujqve të vendosur nëpër çifligje ishte i vogël në krahasim me mundësitë e shfrytëzimit të saj. Në të vërtetë, ndërsa çifligjet zinin rreth 55 për qind të tokave të punueshme, në këto toka punonin rreth 25 për qind të familjeve fshatare. Më shumë se 2/3 e tokave çifligare ishin lënë djerr. Kështu në fushën e Myzeqesë në 184 fshatra qenë vendosur vetëm 2 616 familje bujqish çifçinj.
Me përfshirjen e tokës në sferën e qarkullimit të mallrave, vlefta e saj si burim të ardhurash për pronarin erdhi vazhdimisht duke u rritur. Kjo pati pasoja të thella në fushën e pronësisë tokësore.

Te bejlerët çifligarë, të cilët nuk iu përshtatën kushteve të reja që u krijuan me zhvillimin e ekonomisë monetare, përfshirja e tokës në sferën e tregtisë solli copëzimin e saj në duart e trashëgimtarëve të ndryshëm dhe pastaj shitjen e saj pjesë-pjesë. Ky proces, i cili vijoi deri në fund të sundimit osman, dobësoi, si pronarë çifligarë, mjaft nga familjet e vjetra feudale të vendit, siç ishin Kokatët, Skyfterajt, Alizotët, Delvinajt, Toptanët, Bushatllinjtë etj.?
Përkundrazi, familjet feudale, të cilat u lidhën me ekonominë çifligare, i pushtoi lakmia për të shtënë në dorë toka bujqësore. Si rrjedhim, çifligjet e tyre u rritën me ritme të shpejta. Kjo rritje u bë me rrugë të ndryshme. Njëra prej tyre ishte rruga e vjetër e përvetësimit të tokave shtetërore “vakante”, siç quheshin tokat e mbetura prej kohësh të papunuara. Kjo ndodhi sidomos në fushat e Shqipërisë së Ulët, ku të ashtuquajturat toka vakante zinin sipërfaqe të mëdha. Me anën e ryshfeteve mjaft pronarë të rinj siguruan pa ndonjë vështirësi, nga administrata e korruptuar osmane, tapitë përkatëse, duke u kthyer kështu në pronarë të këtyre tokave.??

Rrugë tjetër e rritjes së pronës çifligare ishte shtënia në dorë e tokave të fshatarëve të vegjël nga ana e bejlerëve të pasur. Kjo mënyrë, e cila ishte zbatuar edhe më parë, gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX mori një përhapje më të madhe. Shumë fshatarë të vegjël i humbën tokat e tyre ngase i shitën për të shlyer borxhet e rënda ose u konfiskuan me anë gjyqi nga kreditorët. Ata që përfituan më shumë nga shitja e këtyre qenë jo vetëm bejlerët e mëdhenj (Toptanët, Vrionët, Vlorajt, Vërlacët, Biçakçinjtë), por edhe mjaft bejlerë të dorës së dytë, të cilët me këtë mënyrë u kthyen në pronarë të mëdhenj (Vokopolat, Bonotët, Hamzarajt, Resulajt etj.).
Prirja për të grabitur tokat pushtoi edhe feudalët derebej. Zakonisht, pasi vinin njërën këmbë në një fshat, bejlerët derebej e vijonin dhunën përpara syve të administratës shtetërore derisa e kthenin fshatin në çiflig, duke u kthyer kështu dhe ata vetë në pronarë çifligarë. Me anën e këtij sistemi pronësia çifligare u shtri jo vetëm në viset e ulëta, por edhe në krahinat e brendshme, si në rrethet e Korçës, të Kolonjës, të Dibrës, të Matit, të Kukësit etj., ku më parë kjo pronësi njihej pak ose nuk njihej fare.

Bejlerët çifligarë i rritën pronat e tyre duke blerë gjithashtu çifligjet që vinin në shitje feudalët e ndryshëm. Veç kësaj, bejlerët çifligarë përfituan edhe në kurriz të çifligjeve shtetërore, të cilat Porta e Lartë i vinte në shitje sa herë ndodhej në vështirësi financiare, sidomos çifligjet që ndodheshin të shpërndara andej-këtej si ishuj të rrethuar nga fshatra të lira. Të tilla ishin kryesisht çifligjet shtetërore të kazave të Delvinës, të Përmetit, të Mallakastrës, të Tepelenës, të Korçës, të Lezhës, të Shkodrës, të cilat në pjesën e tyre më të madhe fundi i sundimit turk i gjeti çifligje private. Çifligjet private u rritën edhe në kurriz të çifligjeve sulltanore me anën e dhuratave që sulltan Abdyl Hamiti II u jepte herë pas here bejlerëve shqiptarë ose në formë shpërblimi për shërbime në favor të pallatit, ose në formë prike kur martoheshin me gratë e haremit perandorak.

Si rrjedhim i këtij zhvillimi në krye të pronarëve të mëdhenj çifligarë qëndronin më 1912 familjet e Vrionëve me 16 300 ha, e Toptanëve me 13 500 ha, e Vlorajve me 13 000 ha, e Dërrallave me 8 500 ha, e Vërlacëve me 7 500 ha, e Kryezinjve me 7 500 ha, e Dinove me 6 500 ha, e Dragave me 6 000 ha, e Biçakçinjve me 5 400 ha dhe një numër i madh bejlerësh pak të njohur në mesin e shek. XIX, por që tani kishin grumbulluar me mijëra hektarë tokë, si Resulajt në Lushnjë (4 500 ha), Bonatët në Peqin (4 500 ha), Vokopolajt në Lushnjë (3 000 ha), Risiliajt në Vlorë (2 000 ha), Shaskat në Vlorë (2 000 ha) etj. Megjithatë, në radhët e tyre, krahas rritjes së pronës çifligare, veproi gjithashtu, nëpërmjet së drejtës së trashëgimisë, copëzimi i saj. Kështu, për shembull, më 1912 pronat e Vrionëve qenë ndarë, ndonëse në mënyrë jo të barabartë, në 9 pronarë, ato të Toptanëve në 8, të Biçakçinjve në 8, të Vlorajve në 4 e kështu me radhë.

Copëzimi i pronësisë çifligare me anën e shitjes dhe të trashëgimisë shkaktoi, veç të tjerave, diferencimin ekonomik të çifligarëve, pasi pranë pronarëve të mëdhenj u rrit numri i pronarëve çifligarë të mesëm e të vegjël. Por radhët e tyre u rritën më shumë me pronarë të ndryshëm që nuk kishin origjinë feudale, pasi tokat që shitën fshatarët e varfëruar, madje edhe një pjesë e tokave që shitën vetë feudalët çifligarë, ranë ku më shumë e ku më pak, në duart e tregtarëve të qyteteve e të fshatarëve të pasur, të cilët në këtë mënyrë u kthyen në çifligarë të vegjël e të mesëm. Madje, ndonjëri prej tyre u bë çifligar i madh, si Iljaz Qoku (Dibër), Milto Shallvari (Durrës), Jaho Çiniu (Gjirokastër), Muhamet Abazi (Gjirokastër), të cilët më 1912 zotëronin rreth 4 000 ha secili. Kjo kategori e re çifligarësh me origjinë jofeudale u shfaq pothuajse në të gjitha krahinat e vendit, në mënyrë të veçantë në rrethet e Shkodrës, të Korçës, të Gjirokastrës, të Elbasanit, të Tiranës e të Vlorës.

Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX u rritën edhe çifligjet vakëfore, kryesisht në kurriz të pronës çifligare shtetërore (12 fshatra të Myzeqesë u kthyen në vitet 80 nga pronësi shtetërore në pronë çifligare vakëfore).
Por krahas rritjes së pronës çifligare u zhvillua edhe procesi i kthimit të saj në pronë fshatare. Ky proces u krye me anën e blerjes së tokave çifligje nga ana e fshatarëve, të cilët u bënë pronarë të mesëm e të vegjël (siç ndodhi, për shembull, në një pjesë të tokave të Kokatëve, të Alizotëve, të Toptanëve, të Skyfterajve) ose nga bujqit çifçinj, të cilët me sakrifica të mëdha u kthyen në pronarë të vegjël (siç vepruan, për shembull, bujqit e çifligjeve Drenovë e Boboshticë në Korçë, Kapinovë e Vertenik në Berat, Levan e Visokë në Mallakastër, Labovë e Glinë në Gjirokastër, Qilarisht e Bodar në Përmet etj.).
Si rrjedhim, sipërfaqja e pronës çifligare filloi të ulej vazhdimisht. Më 1912 ajo ishte në të katër vilajetet bashkërisht rreth 620 mijë ha, pra rreth 100 mijë ha më pak se më 1840. Ulja u duk në të katër vilajetet: në vilajetin e Janinës nga 240 mijë ha në 228 mijë ha, në atë të Kosovës nga 216 mijë ha në 184 mijë ha, në atë të Manastirit nga 202 mijë ha në 160 mijë ha, kurse në vilajetin e Shkodrës nga 55 mijë ha në 48 mijë ha. Më 1912 prona çifligare përfaqësonte në gjithë Shqipërinë rreth 45 për qind të tokës së punueshme*.
Si pasojë e këtij procesi ndryshoi edhe raporti ndërmjet tri kategorive të pronës çifligare. Më 1912 prona private zinte 81 për qind, prona shtetërore 15 për qind dhe prona vakëfore 4 për qind të sipërfaqes tokësore çifligare. Veç kësaj, prona private çifligare tani nuk ishte më aq e përqendruar si në vitet 40 në duart e pak familjeve feudale. Pjesa më e madhe e saj tani ishte e pjesëtuar në duart e disa mijëra pronarëve çifligarë të mesëm e të vegjël me origjinë pjesërisht feudale, pjesërisht borgjeze.

Si përfundim, edhe pse prona çifligare zinte ende një sipërfaqe të madhe (rreth 45 për qind të tokës së punueshme), ajo nuk e ruante karakterin e pronësisë feudale. Fakti që toka kishte hyrë përfundimisht në sferën e qarkullimit të mallrave dhe se sipërfaqja çifligare rritej ose pakësohej kryesisht me anën e parasë, tregonte se prona çifligare tashmë kishte fituar tiparet e pronës borgjeze.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 10:56 am

3. DEPËRTIMI I EKONOMISË SË TREGUT NË FSHAT





Rritja dhe copëzimi i pronës çifligare



Në fillim të viteve 40 timari feudal turk zyrtarisht nuk ekzistonte më në Perandorinë Osmane. Ai ishte suprimuar me ligj nga Porta e Lartë qysh në vitin 1834. Në të vërtetë, timari ishte zhdukur nga tokat më pjellore të viseve shqiptare, të cilat kishin hyrë në sistemin e çifligut, përpara se të hiqej zyrtarisht. Timari qëndronte ende vetëm në fshatrat me toka buke të pakëta, por edhe këtu zotëruesit e tyre, spahinjtë, në shumicën e rasteve ishin kthyer prej kohësh në feudalë-derebej. Si të tillë ata i ruanin pozitat sunduese vetëm në saje të përkrahjes që u detyrua t’u jepte sulltani me anën e sistemit të “harxheve”. Sipas këtij sistemi, feudalët spahinj gëzonin të drejtën në kohë lufte të rekrutonin kundrejt “harxheve” (shpërblimeve) mercenarë për në luftë dhe në kohë paqeje të vilnin, kundrejt një shume të caktuar, taksat shtetërore brenda timarit të tyre.

Megjithatë, pas vitit 1834 spahinjtë nuk u ngjanin atyre të shekujve të kaluar, pasi tani nuk e gëzonin tesarrufin (zotërimin) mbi tokat e fshatarit. Si rrjedhim ata e kishin humbur zotërimin feudal mbi tokën. Por edhe pse e humbën tesarrufin, spahinjtë derebej, duke u mbështetur në forcat e tyre të armatosura dhe në përkrahjen e Portës së Lartë, vijuan të ushtronin pushtet mbi fshatarët e zonës së tyre.

Për të njëjtat arsye Porta e Lartë nuk preku as bajraktarët e krahinave malore të veriut. Ata vijuan të gëzonin si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje po ato detyra dhe po ato të drejta që kishin pasur gjatë shekullit të kaluar. Megjithatë, në viset malore të Veriut, për shkak të mbeturinave ende të gjalla të normave fisnore, dhuna dhe arbitrariteti i bajraktarëve nuk morën përpjesëtime aq të mëdha, sa ato të derebejve në viset e tjera të vendit.

Me heqjen e sistemit të timarit dhe me njohjen zyrtarisht të pronësisë private mbi tokën, pronësia çifligare u njoh ligjërisht nga shteti osman. Bejlerët çifligarë fituan të drejtën jo vetëm ta administronin, por edhe ta zgjeronin lirisht pronën e tyre, e cila për më tepër hyri nën mbrojtjen e dretpërdrejtë të Perandorisë Osmane. Madje Porta e Lartë, shumicën e çifligjeve që ua kishte konfiskuar dikur feudalëve të dënuar si kryengritës, në radhë të parë Ali pashë Tepelenës, Ibrahim pashë Vërlacit, Ibrahim bej Alltunit, Osman bej Kryekuqit, i shpalli pronësi private shtetërore, duke e kthyer kështu vetë Perandorinë Osmane në një pronare të madhe çifligare. Të drejtën e pronësisë e fituan edhe institucionet fetare islamike e të krishtera. Si rrjedhim, me likuidimin e pronësisë feudale-ushtarake, ajo feudale-çifligare u bë forma kryesore e pronësisë tokësore, mbi të cilën tani mbështetej shteti feudal turk.

Në vitet 40 çifligjet kapnin në viset e katër vilajeteve rreth 700 mijë hektarë ose rreth 55 për qind të tokave të punueshme. Por shpërndarja e tyre nuk ishte e njëjtë kudo. Në krahinat e vilajetit të Janinës çifligjet zinin rreth 70 për qind të tokave të punueshme, në viset e vilajetit të Shkodrës rreth 60 për qind, në të Manastirit rreth 52 për qind dhe në viset e Kosovës rreth 40 për qind.
Pronësia çifligare nuk ishte rritur njësoj as brenda secilit vilajet. Ajo ishte shtrirë kryesisht në viset fushore, aty ku ndodhej pjesa më e madhe e tokave të punueshme. Nga të dhënat për ejaletin e Janinës del, se më 1850 në rrethet e sotme të Fierit dhe të Lushnjës të gjitha fshatrat pa përjashtim (184 fshatra) ishin kthyer në çifligje. Në disa vise të tjera të ejaletit, si në rrethin e Pogonit, pronësia çifligare zinte 93 për qind të fshatrave, në atë të Paramithisë 91 për qind, në atë të Filatit 64 për qind, në kazanë e Delvinës 58 për qind, në atë të Gjirokastrës 35 për qind, në atë të Vlorës 29 për qind, në krahinën e Mallakastrës 20 për qind, në kazanë e Përmetit 12 për qind, kurse në kazanë e Tepelenës 9 për qind. Brenda ejaletit të Janinës kishte gjithashtu vise, siç ishte kazaja e Skraparit dhe ajo e Tomoricës me 43 fshatra, të cilat nuk e njihnin fare institucionin e çifligut.

Shumica dërrmuese e pronës çifligare, rreth 76 për qind e sipërfaqes së saj, ishte në pronësi private të bejlerëve feudalë, mjaft nga të cilët e kishin grumbulluar me grabitje gjatë dyqind vjetëve të kaluar. Gjatë viteve 40 ajo ndodhej e përqendruar ende në duart e pak familjeve feudale, që të gjitha me origjinë shqiptare. Disa prej tyre zotëronin sipërfaqe të mëdha jo vetëm në viset shqiptare, por edhe në krahinat e tjera të Turqisë Evropiane: p.sh., familja e Skyfterajve të Libohovës zotëronte rreth 28 000 ha tokë në Toskëri, në Çamëri e në Thesali, kurse ajo e Begollajve të Pejës rreth 22 mijë ha në Kosovë, në Bosnjë e në Serbi. Pronarë të mëdhenj feudalë, të cilët zotëronin çifligje në viset shqiptare, ishin Kokatët e Delvinës (rreth 18 000 ha), Gjinollët e Prishtinës (rreth 16 000 ha), Toptanët e Tiranës (rreth 15 000 ha), Dërrallat e Tetovës (rreth 12 000 ha), Rrotullat e Prizrenit (rreth 10 000 ha), Bushatllinjtë e Shkodrës (rreth 8 500 ha), Okllapajt e Gjilanit (rreth 8 000 ha), Alizotët e Gjirokastrës (rreth 7 500 ha) etj.

Pas bejlerëve feudalë, vendin e dytë si pronar latifondist e zinte vetë shteti osman, i cili zotëronte rreth 20 për qind të pronës çifligare. Pjesa dërrmuese e çifligjeve shtetërore, rreth 105 000 ha (afërsisht 75 për qind e sipërfaqes së tyre), ndodhej në vilajetin e Janinës, kurse pjesa tjetër ishte e shpërndarë në vilajetet e Manastirit, të Shkodrës dhe të Kosovës.
Institucionet fetare myslimane, të cilat zinin vendin e tretë, zotëronin rreth 4 për qind të sipërfaqes së përgjithshme çifligare. Afërsisht gjysma e tyre ndodhej në vilajetin e Janinës, kurse në vilajetet e tjera çifligjet vakëfore ishin shumë të copëzuara.
U rritën edhe zotërimet tokësore të kishave ortodokse e katolike. Në vitet 60-70 të shek. XIX 23 kisha e manastire zotëronin rreth 1 300 ha tokë të punueshme dhe pyje.

Me gjithë shtrirjen e madhe të pronësisë çifligare numri i bujqve të vendosur nëpër çifligje ishte i vogël në krahasim me mundësitë e shfrytëzimit të saj. Në të vërtetë, ndërsa çifligjet zinin rreth 55 për qind të tokave të punueshme, në këto toka punonin rreth 25 për qind të familjeve fshatare. Më shumë se 2/3 e tokave çifligare ishin lënë djerr. Kështu në fushën e Myzeqesë në 184 fshatra qenë vendosur vetëm 2 616 familje bujqish çifçinj.
Me përfshirjen e tokës në sferën e qarkullimit të mallrave, vlefta e saj si burim të ardhurash për pronarin erdhi vazhdimisht duke u rritur. Kjo pati pasoja të thella në fushën e pronësisë tokësore.

Te bejlerët çifligarë, të cilët nuk iu përshtatën kushteve të reja që u krijuan me zhvillimin e ekonomisë monetare, përfshirja e tokës në sferën e tregtisë solli copëzimin e saj në duart e trashëgimtarëve të ndryshëm dhe pastaj shitjen e saj pjesë-pjesë. Ky proces, i cili vijoi deri në fund të sundimit osman, dobësoi, si pronarë çifligarë, mjaft nga familjet e vjetra feudale të vendit, siç ishin Kokatët, Skyfterajt, Alizotët, Delvinajt, Toptanët, Bushatllinjtë etj.?
Përkundrazi, familjet feudale, të cilat u lidhën me ekonominë çifligare, i pushtoi lakmia për të shtënë në dorë toka bujqësore. Si rrjedhim, çifligjet e tyre u rritën me ritme të shpejta. Kjo rritje u bë me rrugë të ndryshme. Njëra prej tyre ishte rruga e vjetër e përvetësimit të tokave shtetërore “vakante”, siç quheshin tokat e mbetura prej kohësh të papunuara. Kjo ndodhi sidomos në fushat e Shqipërisë së Ulët, ku të ashtuquajturat toka vakante zinin sipërfaqe të mëdha. Me anën e ryshfeteve mjaft pronarë të rinj siguruan pa ndonjë vështirësi, nga administrata e korruptuar osmane, tapitë përkatëse, duke u kthyer kështu në pronarë të këtyre tokave.??

Rrugë tjetër e rritjes së pronës çifligare ishte shtënia në dorë e tokave të fshatarëve të vegjël nga ana e bejlerëve të pasur. Kjo mënyrë, e cila ishte zbatuar edhe më parë, gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX mori një përhapje më të madhe. Shumë fshatarë të vegjël i humbën tokat e tyre ngase i shitën për të shlyer borxhet e rënda ose u konfiskuan me anë gjyqi nga kreditorët. Ata që përfituan më shumë nga shitja e këtyre qenë jo vetëm bejlerët e mëdhenj (Toptanët, Vrionët, Vlorajt, Vërlacët, Biçakçinjtë), por edhe mjaft bejlerë të dorës së dytë, të cilët me këtë mënyrë u kthyen në pronarë të mëdhenj (Vokopolat, Bonotët, Hamzarajt, Resulajt etj.).
Prirja për të grabitur tokat pushtoi edhe feudalët derebej. Zakonisht, pasi vinin njërën këmbë në një fshat, bejlerët derebej e vijonin dhunën përpara syve të administratës shtetërore derisa e kthenin fshatin në çiflig, duke u kthyer kështu dhe ata vetë në pronarë çifligarë. Me anën e këtij sistemi pronësia çifligare u shtri jo vetëm në viset e ulëta, por edhe në krahinat e brendshme, si në rrethet e Korçës, të Kolonjës, të Dibrës, të Matit, të Kukësit etj., ku më parë kjo pronësi njihej pak ose nuk njihej fare.

Bejlerët çifligarë i rritën pronat e tyre duke blerë gjithashtu çifligjet që vinin në shitje feudalët e ndryshëm. Veç kësaj, bejlerët çifligarë përfituan edhe në kurriz të çifligjeve shtetërore, të cilat Porta e Lartë i vinte në shitje sa herë ndodhej në vështirësi financiare, sidomos çifligjet që ndodheshin të shpërndara andej-këtej si ishuj të rrethuar nga fshatra të lira. Të tilla ishin kryesisht çifligjet shtetërore të kazave të Delvinës, të Përmetit, të Mallakastrës, të Tepelenës, të Korçës, të Lezhës, të Shkodrës, të cilat në pjesën e tyre më të madhe fundi i sundimit turk i gjeti çifligje private. Çifligjet private u rritën edhe në kurriz të çifligjeve sulltanore me anën e dhuratave që sulltan Abdyl Hamiti II u jepte herë pas here bejlerëve shqiptarë ose në formë shpërblimi për shërbime në favor të pallatit, ose në formë prike kur martoheshin me gratë e haremit perandorak.

Si rrjedhim i këtij zhvillimi në krye të pronarëve të mëdhenj çifligarë qëndronin më 1912 familjet e Vrionëve me 16 300 ha, e Toptanëve me 13 500 ha, e Vlorajve me 13 000 ha, e Dërrallave me 8 500 ha, e Vërlacëve me 7 500 ha, e Kryezinjve me 7 500 ha, e Dinove me 6 500 ha, e Dragave me 6 000 ha, e Biçakçinjve me 5 400 ha dhe një numër i madh bejlerësh pak të njohur në mesin e shek. XIX, por që tani kishin grumbulluar me mijëra hektarë tokë, si Resulajt në Lushnjë (4 500 ha), Bonatët në Peqin (4 500 ha), Vokopolajt në Lushnjë (3 000 ha), Risiliajt në Vlorë (2 000 ha), Shaskat në Vlorë (2 000 ha) etj. Megjithatë, në radhët e tyre, krahas rritjes së pronës çifligare, veproi gjithashtu, nëpërmjet së drejtës së trashëgimisë, copëzimi i saj. Kështu, për shembull, më 1912 pronat e Vrionëve qenë ndarë, ndonëse në mënyrë jo të barabartë, në 9 pronarë, ato të Toptanëve në 8, të Biçakçinjve në 8, të Vlorajve në 4 e kështu me radhë.

Copëzimi i pronësisë çifligare me anën e shitjes dhe të trashëgimisë shkaktoi, veç të tjerave, diferencimin ekonomik të çifligarëve, pasi pranë pronarëve të mëdhenj u rrit numri i pronarëve çifligarë të mesëm e të vegjël. Por radhët e tyre u rritën më shumë me pronarë të ndryshëm që nuk kishin origjinë feudale, pasi tokat që shitën fshatarët e varfëruar, madje edhe një pjesë e tokave që shitën vetë feudalët çifligarë, ranë ku më shumë e ku më pak, në duart e tregtarëve të qyteteve e të fshatarëve të pasur, të cilët në këtë mënyrë u kthyen në çifligarë të vegjël e të mesëm. Madje, ndonjëri prej tyre u bë çifligar i madh, si Iljaz Qoku (Dibër), Milto Shallvari (Durrës), Jaho Çiniu (Gjirokastër), Muhamet Abazi (Gjirokastër), të cilët më 1912 zotëronin rreth 4 000 ha secili. Kjo kategori e re çifligarësh me origjinë jofeudale u shfaq pothuajse në të gjitha krahinat e vendit, në mënyrë të veçantë në rrethet e Shkodrës, të Korçës, të Gjirokastrës, të Elbasanit, të Tiranës e të Vlorës.

Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX u rritën edhe çifligjet vakëfore, kryesisht në kurriz të pronës çifligare shtetërore (12 fshatra të Myzeqesë u kthyen në vitet 80 nga pronësi shtetërore në pronë çifligare vakëfore).
Por krahas rritjes së pronës çifligare u zhvillua edhe procesi i kthimit të saj në pronë fshatare. Ky proces u krye me anën e blerjes së tokave çifligje nga ana e fshatarëve, të cilët u bënë pronarë të mesëm e të vegjël (siç ndodhi, për shembull, në një pjesë të tokave të Kokatëve, të Alizotëve, të Toptanëve, të Skyfterajve) ose nga bujqit çifçinj, të cilët me sakrifica të mëdha u kthyen në pronarë të vegjël (siç vepruan, për shembull, bujqit e çifligjeve Drenovë e Boboshticë në Korçë, Kapinovë e Vertenik në Berat, Levan e Visokë në Mallakastër, Labovë e Glinë në Gjirokastër, Qilarisht e Bodar në Përmet etj.).
Si rrjedhim, sipërfaqja e pronës çifligare filloi të ulej vazhdimisht. Më 1912 ajo ishte në të katër vilajetet bashkërisht rreth 620 mijë ha, pra rreth 100 mijë ha më pak se më 1840. Ulja u duk në të katër vilajetet: në vilajetin e Janinës nga 240 mijë ha në 228 mijë ha, në atë të Kosovës nga 216 mijë ha në 184 mijë ha, në atë të Manastirit nga 202 mijë ha në 160 mijë ha, kurse në vilajetin e Shkodrës nga 55 mijë ha në 48 mijë ha. Më 1912 prona çifligare përfaqësonte në gjithë Shqipërinë rreth 45 për qind të tokës së punueshme*.
Si pasojë e këtij procesi ndryshoi edhe raporti ndërmjet tri kategorive të pronës çifligare. Më 1912 prona private zinte 81 për qind, prona shtetërore 15 për qind dhe prona vakëfore 4 për qind të sipërfaqes tokësore çifligare. Veç kësaj, prona private çifligare tani nuk ishte më aq e përqendruar si në vitet 40 në duart e pak familjeve feudale. Pjesa më e madhe e saj tani ishte e pjesëtuar në duart e disa mijëra pronarëve çifligarë të mesëm e të vegjël me origjinë pjesërisht feudale, pjesërisht borgjeze.

Si përfundim, edhe pse prona çifligare zinte ende një sipërfaqe të madhe (rreth 45 për qind të tokës së punueshme), ajo nuk e ruante karakterin e pronësisë feudale. Fakti që toka kishte hyrë përfundimisht në sferën e qarkullimit të mallrave dhe se sipërfaqja çifligare rritej ose pakësohej kryesisht me anën e parasë, tregonte se prona çifligare tashmë kishte fituar tiparet e pronës borgjeze.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 10:56 am

Marrëdhëniet agrare brenda çifligjeve



Deri në vitet 40 çifligjet e katër vilajeteve ruanin ende, në vijat e tyre të përgjithshme, tiparet themelore të çifligjeve feudale, pak a shumë ashtu siç ishin formuar gjatë shekujve të kaluar. Në gjirin e tyre ekonomia natyrore ishte shthurur me ritme më të ngadalshme se në fshatrat joçifligje të vendit. Pothuajse të gjitha karakterizoheshin nga prapambetja e theksuar e teknikës bujqësore. Secili bujk ishte i pajisur me një ngastër toke, në të cilën ai kishte ngritur ekonominë e vet. Kafshët e punës së bashku me veglat e tjera të prodhimit ishin pothuajse kudo pronë e fshatarit çifçi. Edhe pse juridikisht quhej si ortak me pronarin, çifçiu në të vërtetë ndodhej në vartësinë e plotë të feudalit të fuqishëm çifligar. Marrëdhëniet ndërmjet çifçinjve dhe çifligarit vijonin të ndërtoheshin sipas traditës mbi bazën e së tretës, të gjysmës dhe të qesimit, të praktikuara pothuajse në të gjitha pronat çifligare. Nga mesi i viteve 60 të shek. XIX filluan të përpiloheshin edhe kontrata qiraje me shkrim, dukuri që erdhi duke u shpeshuar. Këto marrëdhënie mbështeteshin tani, në ligjin agrar të vitit 1858, sipas të cilit fshatarët mbaheshin si qiramarrës të thjeshtë dhe juridikisht të lirë, ndërsa ndarja e prodhimit vijoi të bëhej siç kishte qenë para Tanzimatit. Nga këto sisteme, më i përhapuri vijoi të ishte ai i së tretës. Madje, krahas të tretës së prodhimit ose të qesimit në natyrë që i jepte pronarit, bujku ishte ngarkuar prej kohësh edhe me detyrimin e angarisë, të cilin kanunametë e vjetra nuk e kishin lejuar. Si rrjedhim, detyrimet e fshatarit çifçi ndaj çifligarit e ruanin karakterin e mëparshëm të detyrimit joekonomik.

Zhvillimi ekonomik e shoqëror që u duk në viset shqiptare gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX dhe viteve të para të shek. XX preku jo vetëm karakterin e pronësisë çifligare, por edhe regjimin e brendshëm të çifligjeve. Zhvillimi i tregut të brendshëm, rritja e popullsisë qytetare dhe zgjerimi i marrëdhënieve tregtare me viset e huaja e përfshiu me ritme të shpejta në sferën e qarkullimit të mallrave edhe prodhimin bujqësor të çifligjeve. Meqenëse në tregun shqiptar çmimet e prodhimeve bujqësore pësonin ndryshime të theksuara nga një stinë në tjetrën, pronarët çifligarë vijonin ta kërkonin rentën në natyrë dhe jo në të holla, sepse, duke e grumbulluar drithin në verë për ta shitur në dimër, ata nxirrnin fitime më të mëdha. Kështu bejlerët pronarë filluan të ktheheshin edhe në tregtarë hambarxhinj. Lidhja e prodhimit të çifligut me tregun ndikoi në ekonominë e bujkut çifçi, sepse ky tani filloi të detyrohej nga çifligari që të kultivonte ato kultura bujqësore, të cilat kishin leverdi tregtare për atë. Në këto rrethana, pas mesit të shek. XIX ekonomia natyrore u shthur në gjirin e çifligjeve me ritme të shpejta.

Veç kësaj, disa çifligarë filluan të praktikonin jo sistemin e së tretës, por atë të qesimit (sasi e caktuar drithi që bujku detyrohej t’i jepte feudalit pavarësisht nga prodhimi i korrur). Sistemi i qesimit ishte në interes të çifligarit, sepse me anën e tij renta vjetore ishte e sigurt. Veç kësaj ai ia linte pronarit përherë shtegun të hapur për t’ia rritur bujkut më tej detyrimin. Në të vërtetë, aty ku ky sistem u zbatua, masa e detyrimit u rrit kohë pas kohe. Nga 2,5 deri në 3 kv drithë për ha që ishte më 1880, ai arriti në 4 deri 5 kv drithë për hektar më 1912, sasi kjo e madhe po të merret parasysh teknika e prapambetur e bujqësisë dhe rendimentet e ulëta të prodhimit. Veç kësaj, ky sistem e detyronte bujkun ta dorëzonte sasinë e caktuar të drithit edhe në vitet me korrje të këqija, gjë që sillte rrënimin e tij ekonomik. Për këto arsye shumica e bujqve nuk e pranoi sistemin e qesimit, prandaj ai nuk u shtri në të gjithë vendin, por u kufizua vetëm në disa çifligje të viseve të ulëta.

Depërtimi i vazhdueshëm i ekonomisë së tregut në fshat pati edhe pasoja të tjera për fshatarët-bujq. Një pjesë e vogël e tyre arriti me sakrifica ta blinte tokën dhe të kalonte në radhët e fshatarësisë pronare. Megjithatë, numri i fshatarëve bujq nuk u pakësua, sepse radhët e tyre shtoheshin vazhdimisht me fshatarë të vegjël, të cilët, duke mos i bërë ballë varfërimit ekonomik, shisnin tokat e tyre dhe hynin si bujq nëpër çifligje. Si rrjedhim, në vitin 1912 fshatarët bujq përfaqësonin afërsisht 18% të popullsisë fshatare.

Duke mos i bërë dot ballë rritjes së kërkesave të çifligarit dhe lëvizjes stinore të çmimeve, ekonomia e shumicës së tyre filloi të lëkundej. Bujqit filluan të merrnin gjithnjë e më shumë borxh. Meqë nuk ishin në gjendje t’i shlyenin ato, bujqit e varfëruar filluan të shisnin kafshët e tyre të punës. Për ta mbajtur në këmbë ekonominë e tyre, u detyruan të merrnin me qira nga pronari së bashku me tokën e bukës edhe pendën e qeve?. Numri i këtyre bujqve punëtorë (gjysmatarë ose qesimtarë) që ishin jo vetëm pa tokë, por edhe pa veglat kryesore të punës (qetë), erdhi vazhdimisht duke u rritur. Më 1912 çifligjet pa të tillë bujq ishin shumë të rralla. Në disa raste ata formonin brenda çifligut edhe pakicën (për shembull, në çifligun Rreth afër Durrësit kishte 15 bujq pa pendën e qeve dhe 28 bujq me kafshët e punës). Po kishte dhe çifligje ku ata formonin shumicën dërrmuese (në çifligun Kullë afër Shijakut kishte atë vit 44 bujq pa kafshët e punës dhe vetëm 6 bujq me pendën e qeve).

Në disa raste varfërimi i fshatarëve bujq shkoi edhe më tej. Disa prej tyre, të mbetur pa kafshë pune dhe të zhytur në borxhe, nuk qenë në gjendje ta mbanin në këmbë ekonominë e tyre individuale. Prandaj jo vetëm si individë, por edhe si familje u kthyen në argatë të thjeshtë, punëtorë të përhershëm bujqësorë.
Në kushtet e zhvillimit të ekonomisë monetare dhe të vendosjes së pronësisë private të tokës, detyrimi që i jepte pronarit çifligar jo vetëm bujku i varfëruar (gjysmatari), por edhe ai që zotëronte ende veglat kryesore të prodhimit (tretari) pushoi së qeni formë e rentës feudale. Në të dy rastet ai mori karakterin e qirasë së tokës, kurse fshatari bujk rentar, gjysmatar ose qesimtar atë të një qiramarrësi të thjeshtë. Për më tepër si të tillë ata i njohu edhe Ligji i tokës (Eraz-i Kanuni) i vitit 1858, me të cilin fiksoheshin marrëdhëniet e reja agrare në Perandorinë Osmane. Në të vërtetë, nëpër çifligjet e Shqipërisë filloi të përhapej gjithnjë e më shumë praktika e “marrëveshjeve” ndërmjet bujkut e çifligarit në lidhje me kushtet e punës dhe me format e detyrimit. Sipas vendeve këto “marrëveshje” përsëriteshin çdo 1, 2 ose 5 vjet, madje në vitet e fundit të sundimit osman, në disa raste, ato filluan të fiksoheshin me shkrim. Nevoja që kishte bujku për tokë dhe pozita e tij e ulët shoqërore, i jepte mundësi pronarit çifligar t’i diktonte atij kushte të rënda, të kërkonte, krahas të tretës a qesimit, edhe disa ditë pune angari ose dhurata të ndryshme në bagëti, shpendë, vezë etj. Megjithatë, në kushtet e krijuara pas mesit të shek. XIX, nënshtrimi i bujkut nuk rridhte nga vartësia e tij ligjore ndaj feudalit, por nga nevoja e jetës, nga po ajo nevojë që e shtynte punëtorin të pranonte mëditjen që i diktonte pronari i fabrikës. Pra, qiraja që bujku tani i jepte pronarit filloi të vishej me karakterin e detyrimit ekonomik.



Lindja e borgjezisë agrare



Tërheqja e tokës në sferën e qarkullimit të mallrave, lidhja e prodhimit bujqësor të çifligut me tregun, pjesëmarrja e çifligarëve në veprimet tregtare dhe aspirata e tyre për investime në fushën e industrisë i futi pronarët çifligarë në rrugën e borgjezimit.
Shprehja më e thjeshtë e borgjezimit të pronarëve feudalë ishte prirja që pushtoi çifligarët për të përqendruar në duart e tyre së bashku me tokën edhe veglat kryesore të punës. Përqendrimi i qeve, i farës e i banesës së bujkut në duart e çifligarit ishte një lloj investimi që pronari i tokës bënte në fushën e prodhimit, të cilin nuk e njihte rendi feudal. Si rrjedhim, përballë bujkut që zotëronte vetëm krahët e punës, qëndronte çifligari si zotërues i tokës, i mjetit kryesor të prodhimit dhe i veglave kryesore të punës, që e bënin atë të afërt me një pronar kapitalist.

Borgjezimi i pronarëve çifligarë u shpreh edhe në forma më të përparuara. Me qëllim që të rritnin të ardhurat nga të tretat ose nga qesimi, disa bejlerë çifligarë filluan të nxitnin përdorimin nga fshatarët çifçinj të një teknike më të përparuar në bujqësi. Interesimi për farë dhe për fidanë më të mirë filloi, me sa dihet, qysh në vitet 40. Në vitet 60 Kahreman bej Vrioni solli nga jashtë jo vetëm farë të zgjedhur, por edhe plugje të hekurta, kurse nipi i tij, Azis pashë Vrioni, u përpoq të përhapte gjerësisht në çifligjet e veta kulturën e orizit e të duhanit. Po këto nisma mbetën në mes të rrugës. Shfrytëzimi i bujqve ishte aq i egër, sa varfëria e thellë, në të cilën ata ishin zhytur, nuk u jepte asnjë mundësi për ta çuar ekonominë e tyre sadopak përpara. Për këtë arsye deri në fund të sundimit osman përdorimi i plugut të hekurt mbeti shumë i kufizuar dhe rendimentet në bujqësi tepër të ulëta.

Lakmia për të siguruar fitime sa më të mëdha nxiti edhe te bejlerët prirjet për të kaluar në qeverisjen e drejtpërdrejtë të pronave të tyre. Duke zgjedhur tokën më të mirë të çifligjeve, bejlerët shpërngulën në toka të tjera bujq çifçinj dhe i zëvendësuan me familje bujqish argatë, të cilët nuk kishin as ekonomi individuale, as kafshë pune, as shtëpi banimi. Ata punonin si mëditës të thjeshtë në tokën e pronarit çifligar me veglat e punës të pronarit dhe nën varësinë e tij ekonomike. Lindën kështu mbi truallin e pronësisë çifligare fermat bujqësore me elementet e marrëdhënieve kapitaliste.

Të tilla ferma bujqësore u dukën gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX pothuajse kudo ku kishte latifunde çifligare. Madje, në ndonjë rast pronarët e tyre bënë përpjekje të mëtejshme për t’i kthyer ato në ferma bujqësore moderne. Qysh në vitet 80 Syrja bej Vlora pruri në fermën e vet, që organizoi në Skroftinë (Vlorë), disa bujq arbëreshë nga Italia për të përhapur kulturën e patates dhe pak më vonë një grup teknikësh hungarezë për të administruar me sistemin borgjez të qeverisjes tokat e tre çifligjeve (Frakull, Çerven, Ferras, gjithsej 1 600 ha). Por në kushtet e regjimit anakronik osman, të prapambetjes së theksuar të vendit, të mungesës së plotë të rrugëve dhe të prirjes së bejlerëve pronarë për të siguruar fitime sa më të mëdha me investime sa më të pakëta, as fermat bujqësore nuk u zhvilluan më tej. Në të tilla rrethana bejlerët pronarë parapëlqyen t’i depozitonin kapitalet e tyre monetare nëpër bankat e huaja dhe të vijonin t’i administronin çifligjet, si edhe më parë, pa bërë investime me peshë. Kështu, për shembull, më 1912, në çifligun e Mifolit (Vlorë), pronë e Xhemil bej Vlorës, nga 21 familje bujqish vetëm 2 qenë familje argatësh; në çifligun Rreth (Durrës), pronë e Esat pashë Toptanit, nga 48 familje bujqësh vetëm 5 qenë familje argatësh etj. Madje disa bejlerë pronarë nuk merreshin fare me qeverisjen e drejtpërdrejtë të çifligjeve të tyre. Si rrjedhim, qeverisja e drejtpërdrejtë kapitaliste e çifligjeve nga bejlerët pronarë u frenua menjëherë, sapo filloi të duket në truallin e Shqipërisë. Pavarësisht nga kjo, pronarët çifligarë filluan të humbisnin dalëngadalë fizionominë e mëparshme që kishin si pronarë feudalë dhe të përvetësonin, ndonëse me vështirësi, tiparet e një borgjezie çifligare, të lidhur me metodat e vjetra të shfrytëzimit të fshatarëve bujq.

Në të njëjtën kohë, diferencimi ekonomik që veproi pas mesit të shek. XIX në gjirin e çifligjeve, krijoi mundësinë që punën e çifçinjve të kthyer në argatë ta shfrytëzonin edhe fshatarët bujq, të cilët për hir të rrethanave të veçanta kishin një ekonomi individuale më të konsoliduar. Këto familje të veçuara bujqish filluan të merrnin me qira nga çifligari toka të tepërta për t’i punuar pjesërisht me anëtarët e familjes dhe pjesërisht me bujqit argatë. Më 1912 kjo dukuri vërehet në shumë çifligje, për të cilat ka njoftime deri diku të hollësishme. Sipas të dhënave të këtij viti, disa bujq kishin deri 3 nganjëherë edhe më shumë argatë të përhershëm të pajtuar me rrogë vjetore, përveç argatëve stinorë, të cilët i pajtonin me pagë ditore gjatë periudhës së mbjelljeve e të korrjeve. Edhe pse nuk ishin pronarë të tokës që qeverisnin, ata pushuan së qeni fshatarë çifçinj, përderisa përdornin në ekonominë e tyre individuale punën e të tjerëve dhe siguronin nga puna e tyre të ardhura të mëdha. Si të tillë këta qiramarrës të thjeshtë përvetësuan dalëngadalë tiparet e fermerit bujk.

I njëjti proces ndodhi gjatë kësaj kohe edhe në radhët e fshatarësisë pronare. Tokat që shitën fshatarët e vegjël të rrënuar ekonomikisht nuk ranë të gjitha në duart e bejlerëve çifligarë. Pjesërisht ato u blenë nga elementë të veçuar që dolën prej radhëve të fshatarëve, të cilët u kthyen në pronarë të pasur. Kështu, nga procesi i diferencimit ekonomik që pushtoi vendin pas viteve 40 të shek. XIX, numri i fshatarëve të pasur pothuajse u pesëfishua. Në fillim tokat e tepërta ata ua jepnin me qira fshatarëve bujq ose fshatarëve - paraqendarë, duke u kthyer në çifligarë të vegjël. Por me kohë disa fshatarë të pasur filluan të praktikonin në tokat e tyre punën e argatëve të përhershëm a stinorë. Kështu, në periudhën e fundit të sundimit osman, krahas qiramarrësve lindën në fshatin shqiptar, si rrjedhim i zhvillimit të ekonomisë së tregut në bujqësi, edhe fshatarët e pasur.
Fshatarët e pasur dhe fermerët bujq së bashku me pronarët çifligarë të fermave ishin kategori të reja shoqërore, të cilat fshati shqiptar nuk i njihte më parë. Ato lindën në kushtet e shthurjes së mëtejshme të ekonomisë feudale dhe të zhvillimit të shpejtë të ekonomisë monetare.

Por, nga ana tjetër, ato lindën në kushtet e varfërisë dhe të prapambetjes së thellë, ku e kishte lënë vendin sundimi i gjatë osman. Për këtë arsye pronarët e fermave, fermerët bujq dhe fshatarët e pasur mbetën të vjeguar pas formave të prapambetura të qeverisjes bujqësore dhe nuk patën asnjë nxitje për të përvetësuar metodat e teknikën e përparuar të ekonomisë kapitaliste. Megjithatë ata përbënin borgjezinë agrare, sepse tipari i tyre themelor ishte përdorimi i punës së fshatarëve argatë, të cilët në këtë periudhë përfaqësonin mëditësit e fshatit.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 10:56 am

Fshatarët pronarë


Me heqjen e regjimit të timareve (vitet 30) ndryshoi edhe gjendja e fshatarëve pronarë. Me këtë masë në kategorinë e fshatarëve pronarë u përfshinë ata fshatarë që kishin ruajtur tapitë deri në prag të reformave centralizuese dhe të Tanzimatit. Tani ata nuk ishin më, de jure, raja të spahiut, sepse ligjërisht nuk ndodheshin më nën vartësinë e tij feudale. Formalisht fshatarët e mesëm e të vegjël u kthyen në fshatarë të lirë dhe ligjërisht u njohën pronarë të tokës së tyre, të cilën tani mund ta shitnin, ta jetërsonin dhe ta hipotekonin lirisht.
Megjithatë, fshatarët me tokë nuk u bënë plotësisht të lirë, pasi vendin e marrëdhënieve të mëparshme me feudalin spahi tani e zunë marrëdhëniet me shtetin feudal osman, i cili i grabiste me anën e feudalëve derebej, të sipërmarrësve të taksave (myltezimëve) e funksionarëve të administratës. Ata u njohën juridikisht si zotërues privatë të tokës mirie, ndonëse patën ende disa pengesa fiskale për përdorimin e lirë të saj.

Pozitat e fshatarëve pronarë të mesëm e të vegjël u tronditën jo vetëm nga rritja e vazhdueshme e taksave shtetërore (taksë mbi tokën, mbi banesën, mbi prodhimin, mbi bagëtinë, mbi shpendët, për bletët, për mullirin, për rrugën, për shërbimin ushtarak, abuzimet e shumta etj., por edhe nga veprimi i ligjeve të ekonomisë së tregut në fshat (sidomos nga luhatja e theksuar stinore e çmimeve). Tronditjen e ndjenë sidomos fshatarët pronarë të vegjël, të cilët për shkak të të ardhurave të pakëta nga toka bujqësore ishin të detyruar të blinin çdo vit drithë me të hollat që nxirrnin nga veprimtaria e tyre suplementare. Por me vërshimin e mallrave të huaja dhe me konkurrencën e prodhimit të qyteteve, të ardhurat e tyre nga kjo veprimtari erdhën duke u pakësuar. Si rrjedhim, varfëria i detyronte fshatarët të merrnin borxhe nga fajdexhinjtë. Afatet e borxheve mbaronin zakonisht në kohën e korrjeve ose të vjeljeve. Për të shlyer borxhin fshatari detyrohej të shiste drithin në verë kur çmimet ishin të ulëta dhe ta blinte në pranverë kur ato ishin më të larta. Me forcimin e administratës perandorake osmane pas mesit të shek. XIX, pesha e taksave shtetërore në kurriz të masave fshatare erdhi duke u rritur.

Barrë e rëndë u bë edhe shërbimi i gjatë ushtarak për popullsinë myslimane ose taksa e shërbimit ushtarak për popullsinë e krishterë. Për t’i bërë ballë varfërimit të vazhdueshëm, pronarët e vegjël filluan të shisnin kafshët e punës dhe pastaj bagëtitë e imëta, të cilat ose ranë në duart e fshatarëve të pasur dhe mbetën përsëri në vend ose u blenë nga reshperët e mëdhenj për t’u eksportuar. Me thellimin e tij të mëtejshëm, ky proces po e detyronte fshatarin e varfëruar të shiste më në fund edhe tokën. Megjithatë, numri i tyre nuk u pakësua. Madje u rrit për arsye të pjesëtimit të familjeve midis djemve të fshatarit, kurse për shkak të shitjeve sipërfaqja u pakësua. Kështu gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, në viset e katër vilajeteve shtresa e fshatarëve pronarë u rrit (nga afërsisht 220 mijë familje më 1840 në rreth 280 mijë familje më 1912), por si përqindje në krahasim me popullsinë fshatare u pakësua (nga rreth 84% më 1840 në rreth 79% më 1912). Kjo qëndresë e fshatarësisë së vogël vetëm në një masë të vogël qe rrjedhojë e hapjes së tokave të reja nga fondi i kujrisë ose nga prona e përbashkët e fshatit. Kryesisht ajo u arrit në saje të mërgimit të krahëve të tepërta të familjes së fshatarit.


Kurbeti


Mërgimi, që u zgjerua në këtë periudhë, pati diku karakter stinor, diku karakter shumëvjeçar; një pjesë mërgonte brenda vendit, kurse shumica jashtë Shqipërisë. Sidoqoftë mërgimi i fshatarëve në masën dërrmuese u bë pa e shpërngulur familjen nga fshati dhe pa e prishur ekonominë e vogël bujqësore.
Fshatarët shqiptarë e shfrytëzonin edhe më parë mërgimin stinor. Por përmasat e tij ishin mjaft të kufizuara në krahasim me valën e madhe të mërgimit stinor që pushtoi vendin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX dhe pjesës së parë të shek. XX. Numri i të mërguarve është vështirë të përcaktohet qoftë edhe afërsisht, pasi fshatarët e varfër largoheshin për disa muaj nga vendi i tyre pa lënë gjurmë në dokumentet e kohës. Pasi përfundonin mbjelljet dhe vjeljet e vjeshtës, zakonisht në fillim të nëntorit mijëra krahë pune linin familjet e shkonin jo vetëm nëpër qytetet e katër vilajeteve shqiptare, por deri thellë në Greqi, në Serbi e në Bullgari, pa përjashtuar Stambollin e fshatrat rreth e rrotull kryeqytetit turk. Ky mërgim stinor vazhdonte deri në fillim të pranverës, kur fshatarët e mërguar ktheheshin me kursimet e domosdoshme për të mbuluar bilancin pasiv të ekonomisë së tyre bujqësore.

Edhe mërgimi shumëvjeçar nuk ishte i panjohur për fshatarësinë shqiptare. Madje me të tillë fshatarë, të cilët mërgimin shumëvjeçar e kthenin brenda në Shqipëri në mërgim të përhershëm, ishin rritur edhe vetë qytetet e vendit. Por deri në fund të shek. XVIII mërgimi ekonomik jashtë trojeve shqiptare bëhej kryesisht në drejtim të Stambollit. Vetëm nga fundi i shek. XVIII e sidomos nga fillimi i shek. XIX u dukën mërgimet shumëvjeçare në vende të tjera të huaja, siç ishin Rumania, pastaj Egjipti dhe pak më vonë Greqia ose Serbia. Megjithatë, kurbeti ekonomik shumëvjeçar mori një karakter masiv të paparë vetëm pas mesit të shek. XIX. Ai përfshiu edhe shtresat e ulëta qytetare, megjithatë pjesën dërrmuese të kurbetlinjve e përbënin gjithnjë fshatarët e vegjël.

Mërgimi shumëvjeçar preku sidomos fshatarët e varfër të Shqipërisë së Jugut, sepse në këto vise ekonomia monetare kishte depërtuar më thellë se gjetkë. Për disa dhjetëvjeçarë qyteti që tërhoqi më shumë kurbetlinj qe përsëri Stambolli. Në vitet 80 Stambolli kishte rreth 60 mijë shqiptarë të ardhur nga të katër vilajetet. Ai u bë qyteti me popullsi më të madhe shqiptare edhe kundrejt qyteteve të Shqipërisë. Duke tërhequr njëri-tjetrin shqiptarët vijuan të mërgonin gjithashtu në Egjipt e në Rumani, ku u vendosën jo vetëm nëpër qytete, por edhe nëpër fshatrat e luginës së Nilit e të Danubit. Sipas njoftimeve që jep P. Kabue (P. Caboué), në fund të sundimit osman kishte në Egjipt rreth 30 mijë e në Rumani rreth 10 mijë shqiptarë, të cilët merreshin me zejtari, me tregti dhe me bujqësi. Nga radhët e tyre ishte formuar edhe një shtresë tregtarësh të pasur. Nga vitet 70 kurbetlinjtë shqiptarë filluan të çanin rrugën nëpër vende të tjera të panjohura për ta më parë. Njëri prej tyre ishte Rusia, ku mërguan me qindra veta, kryesisht fshatarë të krahinave juglindore.

Më vonë, në vitet 90, në Rusi shkuan me qindra punëtorë për ndërtimin e hekurudhës transiberiane, të cilët pastaj u vendosën me punë të ndryshme në Odesë, në Vladivostok, në Irkutsk e gjetkë. Me fitoren e autonomisë së Bullgarisë (1878), shumë kurbetlinj fshatarë u vendosën nëpër qytetet e saj, sidomos në Sofje, në Filipopol e në Vranë duke formuar këtu brenda një kohe të shkurtër një koloni prej 2 mijë shqiptarësh. Në përpjesëtime të vogla kurbetlinjtë rrahën edhe vise të tjera të huaja, si Austrinë, Italinë etj. Në periudhën e fundit të sundimit osman vendi që tërhoqi pjesën më të madhe të kurbetlinjve shqiptarë qe kontinenti amerikan dhe kryesisht Shtetet e Bashkuara. Të mërguarit e parë shqiptarë zbritën në SHBA në fillim të viteve 80, kurse vala e madhe e këtij mërgimi filloi në fund të shek. XIX. Më 1912 në ShBA numëroheshin rreth 40 mijë kurbetlinj shqiptarë, pothuajse të gjithë me origjinë nga Shqipëria e Jugut. Në fillim kurbetlinjtë fshatarë u grumbulluan njëri pas tjetrit në Boston Mass, në Nju-Jork dhe në Sen-Lui (Saint-Louis), ku formuan edhe lagje me shqiptarë, por pastaj u vendosën edhe në vise të tjera të ShBA-së, deri në brigjet e Paqësorit. Një pjesë e vogël e kurbetlinjve u vendosën në shtete të tjera të kontinentit amerikan (Kanada, Argjentinë etj.).

Fshatarët që shkuan në kurbet lanë pas tyre familje të varfëruara. Për të blerë navllon (biletën e udhëtimit detar) ata u detyruan të shisnin kafshët e punës dhe të hynin në borxh. Po edhe atje ku vajtën i prisnin kushte të vështira jetese. Duke mos e njohur gjuhën e huaj dhe duke mos pasur ndonjë profesion, ata u detyruan të kryenin punët më të rënda. Zakonisht shkonin në kurbet që të ktheheshin pas dy ose tre vjetësh dhe, pasi të qëndronin disa muaj pranë familjeve të tyre, të niseshin përsëri. Por shpesh herë ata qëndronin në mërgim për periudha shumë të gjata, disa harroheshin fare në dhe të huaj. Kështu kurbeti u bë një plagë shoqërore për masat fshatare dhe qytetare.
Mërgimi stinor a shumëvjeçar ndikoi në ekonominë e vendit në dy drejtime: nga njëra anë, duke i dhënë mundësi fshatarit të vogël të përballonte deri diku nevojat familjare, e ngadalësoi procesin e rrënimit të tyre të plotë ekonomik; nga ana tjetër, dërgesat periodike të kurbetlinjve, të cilët erdhën duke u shtuar derisa arritën në vitet e fundit të sundimit osman afërsisht 14-16 milionë franga ari në vit, e frenuan deri në një farë shkalle asfiksinë e plotë që po i shkaktonte ekonomisë së vendit grabitja fiskale e Stambollit dhe vërshimi i mallrave të huaja.


Malësorët e Veriut


Trevat shqiptare nuk u zhvilluan të gjitha njëlloj nga pikëpamja ekonomike e shoqërore. Në përshtatje me kushtet historike e natyrore, disa nga krahinat e thella malore u zhvilluan me ritme më të ngadalshme se viset që kishin një truall bujqësor relativisht më të pasur. Prapambetja më e theksuar dukej sidomos në malësitë e Mbishkodrës, të Dukagjinit, të Mirditës, të Pukës dhe të Gjakovës, në të pesë “Malet e Mëdha”, siç quheshin ato në shek. XIX.

Marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore në këto zona rregulloheshin sipas së drejtës zakonore të trashëguar nga shekujt e kaluar. Megjithatë, asnjëra nga këto malësi nuk ndodhej në stadin e rendit fisnor, qoftë dhe në shpërbërje e sipër. Jo vetëm në çdo “mal” (krahinë), por edhe në çdo fshat, madje në shumicën e rasteve edhe në çdo lagje, banonin familje që nuk kishin lidhje gjaku ndërmjet tyre. Baza e organizimit fisnor - pronësia e përbashkët mbi fondin e tokave bujqësore - ishte zhdukur. Prona private mbi tokat e bukës ishte vendosur prej disa shekujsh. Kjo pronë ishte sanksionuar në mënyrë të theksuar edhe në të drejtën zakonore, me të gjitha tiparet e saj kryesore, siç janë shitja, blerja, jetërsimi. Në kanunin e Lekë Dukagjinit, që është mbledhur nga Shtjefën Gjeçovi në fund të shek. XIX, prona private ishte shpallur e shenjtë, e paprekshme. Edhe në rast se një familje shpërngulej nga fshati, thuhet në kanun, “po s’e shiti trollin e tokën, ashtu do t’i rrijë e nuk ka tager (të drejtë - shën. i aut.) kush me ngulë mbi to”.

Paprekshmëria e tokës garantohej me norma të veçanta nga kanuni. Kufijtë e pronave nuk mund të prekeshin, as mund të lëvizeshin: “me luejt kufinin, - thuhet në kanun, - asht nji si me luejtë me eshtent’e të dekunve”. Gjurmët e pronësisë së përbashkët të fisit mbi tokën e bukës dhe dukuria e ndarjes së herëpashershme të tokave ndërmjet anëtarëve të fisit qenë zhdukur krejtësisht.
Toka blihej e shitej, ajo trashëgohej pa ndonjë pengesë. Jo vetëm toka, por edhe radha e ujitjes dhe e mullirit mund të shitej. Toka u shitej edhe kushërinjve më të afërt, gjë që shpreh edhe më shumë konsolidimin e pronës private mbi tokën.
Institucioni i pronës private mbi tokën dhe mbi veglat e punës kishte sjellë në gjirin e malësorëve të krahinave të veriut të gjitha pasojat e diferencimit të popullsisë. Shumë malësorë kishin humbur pronat e tyre dhe ishin kthyer në bujq ose argatë, të cilët shfrytëzoheshin nga pronarët e pasur të tokave. Këta të fundit tokat i jepnin me qira ose merrnin pranë ekonomive të tyre punëtorë mëditës, rrogëtarë me pagë vjetore ose argatë me pagë ditore nga radhët e malësorëve të varfëruar, që i kishin humbur a i kishin shitur pronat e tyre. Figurën e pronarit të pasur të tokave dhe atë të fshatarit bujk pa tokë e gjejmë të pasqyruar edhe në kanunin e maleve. “Bulg, - thuhet në kanun, - thirret njaj, i cili hinë me punue tokën e njaj zotnije”. Një varg normash rregullonin marrëdhëniet ekonomike ndërmjet pronarit e bujkut; detyrimi i bujkut (qiraja) caktohej edhe këtu sipas marrëveshjes së “lirë”: “Gjithçka të mbjellë bulgu në tokë të zotnis do ta ndajë me zotnin mbas vendimit qi të kenë ba”. Edhe këtu shkalla e shfrytëzimit ishte shumë e lartë, deri në gjysmën e prodhimit. Në kanun thuhet: “Në se e pastë bulgu gjan’ e zotnis përgjymës, kashti i rrin bulgut e me pleh do të plenohen tokët. Mundin e puntoris e njeh bulgu”.

Në këto vise malore ka pasur edhe bujq, të cilët detyroheshin të merrnin me qira së bashku me tokën edhe kafshët e punës. Në kanun bëhet fjalë edhe për kushtet e marrjes së kafshëve të punës me qira, për të cilat bujku i paguante pronarit 1,50 kv kur e dimëronte vetë kaun dhe 2,25 kv kur e dimëronte pronari. Këtë qira ai do t’ia paguante pavarësisht nëse e shfrytëzonte ose jo në punë kaun e parmendës. Duhet shtuar këtu se, me gjithë kushtet e rënda në të cilat ishte vënë, bujku i këtyre krahinave të prapambetura nuk e njihte angarinë. Ai ishte i ngarkuar me korrjen, shirjen, zhveshjen e misrit, por vetëm në tokën e tij. Në rast se pronari e mblidhte vetë misrin, bujku, thuhet qartë në kanun, nuk kishte detyrë për zhveshjen e misrit, por vetëm t’ia mbartte pranë kullës pronarit.
Një tjetër figurë shoqërore, që tregonte diferencimin e malësorëve të varfër, qe dalja edhe atje në shesh e rrogtarit (e fshatarit argat). Në kanun bëhet fjalë për normat që rregullonin marrëdhëniet ndërmjet rrogtarit e punëdhënësit. Atje thuhet shprehimisht se rrogtari “po s’eci mbas andes së zotnis, ky mund t’a dajë...”.

Me toka shumë të pakëta, burimi kryesor i jetesës së malësorëve të varfër ishte blegtoria. Në të vërtetë, para mesit të shek. XIX këto vise qenë shumë të pasura me blegtori. Familjet malësore kishin tufa bagëtish, të cilat numëronin me qindra ose me disa dhjetëra krerë të imëta e të trasha. Kjo gjendje e dikurshme pasqyrohej edhe në kanunin e Lekës, sidomos aty ku bëhet fjalë për gjobat e ndryshme. Gjobat me 10 kokë bagëti qenë të zakonshme; por kishte gjoba edhe më të mëdha, si për shembull, për një vrasje 100 deshë e një ka. Në një vend tjetër të kanunit thuhet: “Ma e ulta giobë mbrrin në nji dash e ma e nalta nuk mund të kalojë mbi njiqind desh”.

Përveç blegtorisë, burim tjetër të ardhurash për malësorët ishin shpërblimet në të holla që merrnin për shërbimet e tyre si mercenarë. Mercenarizmi ishte për këto krahina një dukuri e diktuar nga kushtet e sundimit osman, nga varfëria e thellë ekonomike dhe nga pamundësia për të siguruar të ardhura me anë të punës. Blegtoria, bujqësia dhe mercenarizmi kishin krijuar deri në mesin e shek. XIX njëfarë ekuilibri në bilancin e ekonomisë familjare të këtyre malësorëve.
Por gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX ky ekuilibër u prish. Me përgjithësimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, të ardhurat nga mercenarizmi u prenë. Me centralizimin e pushtetit perandorak, Porta e Lartë filloi të kërkonte taksa edhe nga malësorët e varfër. Veç kësaj, duke mos qenë shumë larg Shkodrës, Gjakovës e Pejës, edhe këto krahina të veçuara filluan të ndienin ndikimin e marrëdhënieve të tregut. Qoftë për të siguruar bukën e vitit, qoftë për të paguar taksat shtetërore, fshatarët malësorë, filluan të merreshin me veprimtari suplementare ekonomike, grumbullonin katran, gështenja, lëndë, dru, të cilat i shisnin në Shkodër. Por edhe kjo nuk i shpëtoi nga varfërimi.

Me anën e kryengritjeve të shpeshta ata i shpëtuan për njëfarë kohe pagesës së taksave shtetërore. Me keqësimin e vazhdueshëm të gjendjes ekonomike, malësorët filluan të shitnin edhe bagëtitë, e vetmja pasuri me peshë që kishin. Brenda disa dhjetëvjeçarëve pasuria blegtorale e këtyre viseve ose u pakësua nga shitja në tregjet e qyteteve, ose u përqendrua në duar të disa familjeve të pasura malësore. Si kudo edhe këtu fenomeni i borxheve u përhap me ritme shumë të shpejta. Gjendja e tyre në mjerim të vazhdueshëm i shtynte fajdexhinjtë të kërkonin kamatë të madhe, duke shkelur e duke lënë mënjanë dispozitat e kanunit të Lekë Dukagjinit, të cilat e ndalonin fajdenë.
Mërgimi stinor nuk la pa prekur as fshatarët e varfër të këtyre malësive, të cilët filluan të largoheshin gjatë disa stinëve nga fshati për të kërkuar punë në vende të ndryshme, sidomos në Shkodër. Ky mërgim që u përhap me shpejtësi krijoi edhe këtu një kategori malësorësh, të cilët për të jetuar u detyruan të shitnin fuqinë e tyre të punës si mall.

Diferencimi shoqëror solli edhe këtu konflikte ndërmjet vegjëlisë e bajraktarëve të viseve malore. Këto konflikte janë pasqyruar në kanun, megjithëse jo aq qartë për shkak të mbledhjes dhe të kodifikimit jo të plotë. “Po u çue një katund, - thuhet në kanun, - për me u ngrefë luftë Krenvet, Strapleqvet e Vogjlis së Flamurit, nën të cilin gjindet, atbotë do të bahet me dije Dera e Gjomarkut në za të së cilës do të çohen edhe Flamujt tjerë e nën prirje të kësaj Dere do të msyhet katundi i dalun dore, edhe i biejn në mend me ndëshkime giobësh, me të nxjerrun prej vendit, a edhe me të grime katundisht, në pastë ba kush ndo’i faj për të grim”.

Megjithatë në malësitë e Veriut kishte akoma mbeturina të largëta të marrëdhënieve patriarkale e fisnore. Të tilla ishin kujtimi i fisit dhe kujria e fisit, karakteri patriarkal i familjes dhe rendi i trashëgimisë së pronës, rendi i shitjes së tokave dhe norma e martesave, zakoni i gjakmarrjes dhe kuvendi i fisit.
Në viset malore të Shqipërisë së Veriut ruheshin ende gjurmët e barazisë së vjetër fisnore, megjithëse kishin filluar të përforcoheshin privilegjet e bajraktarëve, e sidomos të familjes së Gjonmarkajve në Mirditë. Gjurmët e barazisë së dikurshme ruheshin vetëm në të drejtën e shprehur. Kështu, për shembull, në kanun thuhej se “gjithsa djelm të lejn, njihen të mirë e nuk veçohen njeni prej tjetrit”; “Kanunet qi ven një katund me Pleq e Vogjli për vedi... as Flamuri e as Dera e Gjonmarkut nuk mund t’ua luej”.


Struktura shoqërore e fshatit në fund të sundimit osman


Në kushtet e krijuara pas viteve 40, erdhën duke u ndryshuar si fizionomia e shtresave të shoqërisë agrare, ashtu edhe marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Në radhë të parë këto ndryshime prekën feudalët si kategori shoqërore. Me heqjen e sistemit të timareve, feudalët spahinj nuk përbënin më, si në të kaluarën, mbështetjen kryesore të sundimit osman. Tani që humbën tesarrufin, nga i cili buronte pushteti i tyre feudal, mjaft spahinj u shndërruan në feudalë derebej ose u bënë funksionarë të administratës. Këta feudalë derebej, duke u mbështetur krejtësisht në dhunën e hapur dhe duke përfituar nga dobësia e pushtetit qendror, vijuan njëri pas tjetrit të kthejnë mjaft fshatra të lira në fshatra çifligje, duke u bërë pronarë çifligarë. Megjithatë figura e derebeut nuk u zhduk nga fshati shqiptar. Deri në fund të sundimit osman shtresa e feudalëve derebej, edhe pse erdhi duke u zvogëluar, vazhdoi të shtypte dhe të shfrytëzonte fshatarët e lirë.

Me heqjen e sistemit të timareve, vendin kryesor në grupimin sundues të shoqërisë agrare e zunë bejlerët çifligarë, pesha e të cilëve në jetën ekonomike e shoqërore të vendit erdhi duke u rritur.
Pronarët e mëdhenj me origjnë feudale, të lidhur pas metodave të vjetra të përdorimit të punës së bujqve, nuk kishin interes për ta ndryshuar strukturën shoqërore e shtetërore të Perandorisë, për më tepër ata ishin kundër reformave të reja osmane. Si të tillë ata formonin një koalicion të përbashkët me shtresat e tjera konservatore të vendit, të cilat bënin gjithashtu pjesë në radhët e parisë sunduese, siç ishin shtresat e larta të hierarkisë klerikale dhe funksionarët e lartë të administratës perandorake osmane.

Të tjerët, çifligarët e prirur për metodat e organizimit kapitalist të çifligjeve, kërkonin zbatimin e reformave shtetërore në dobi të ekonomisë së tyre çifligare. Veçanërisht të interesuar për të ashtuquajturin evropianizim të Turqisë ishin pronarët e mëdhenj të tokave, të cilët synonin t’i investonin kapitalet e tyre jo vetëm në fushën bujqësore, por edhe në sferën industriale, duke u bërë kështu jo vetëm pronarë çifligjesh, por edhe pronarë fabrikash?. Me një bazë të tillë ekonomike këta bejlerë çifligarë kishin një fizionomi shoqërore të dyfishtë: si pronarë tokash ata kishin pika takimi me bejlerët feudalë, si veprimtari ekonomike anonin kryesisht nga borgjezia reshpere, në ndonjë rast edhe nga borgjezia industriale.

Shprehje e depërtimit të ekonomisë së tregut në bujqësi ishte lindja e një force të re në shoqërinë fshatare, e borgjezisë agrare (fshatarët e pasur dhe fermerët bujq). Por në rrethanat e përqëndrimit të fondit kryesor të tokës në duart e bejlerëve çifligarë, borgjezia agrare, e lindur nga radhët e fshatarëve pronarë, dhe e bujqve çifçinj nuk pati kushte të favorshme zhvillimi. Për këtë arsye, ashtu si borgjezia industriale, edhe ajo mbeti deri në fund të sundimit turk në hapat e saj fillestarë si klasë, shumë e pakët në numër dhe tepër e dobët nga pesha ekonomike.
Në radhët e popullsisë së fshatit pjesën më të varfër e përfaqësonin bujqit çifçinj dhe fshatarët argatë. Në mënyrë të veçantë fshatarët argatë tani kishin marrë krejtësisht tiparet e punëtorëve të fshatit, pasi ata nuk kishin tanimë ekonomi individuale. Megjithatë, si fshatarët argatë, ashtu edhe bujqit çifçinj, në kushtet e atëhershme, nuk e shikonin shpëtimin e vet te zbatimi i ndonjë reforme agrare si ato që u bënë në vendet e tjera të Evropës, por te pajisja e tyre me tokë me anë të blerjes dhe me rrugë individuale.

Deri në fund të sundimit osman pjesën dërrmuese të popullsisë agrare e formuan fshatarët pronarë, kurse në radhët e tyre fshatarët e vegjël. Edhe pse pronarë të tokës që punonin, fshatarët e vegjël ishin aq të varfër, sa nuk mund të siguronin jetesën pa punuar jashtë ekonomisë së tyre brenda ose jashtë vendit.
Sikurse qyteti, ashtu edhe fshati shqiptar karakterizohej në fund të sundimit osman nga një kompleks i tërë kontradiktash. Ndërsa fondi kryesor i tokave të punueshme (rreth 45 %) ishte në duart e pronarëve çifligarë, prodhuesit fshatarë që punonin në këto toka (bujqit dhe argatët) përfaqësonin afërsisht 18% të popullsisë agrare. Së bashku me malësorët fshatarët e vegjël e të mesëm përbënin rreth 65% të popullsisë agrare, kurse pesha e prodhimit të tyre bujqësor ishte, për shkak të tokave të pakëta që zotëronin, (rreth 25%) shumë e ulët kundrejt prodhimit global bujqësor. Edhe pse jeta ekonomike e fshatit ecte drejt ekonomisë së tregut, mungonin kushtet e domosdoshme për zhvillimin e borgjezisë agrare. Shumica dërrmuese e popullsisë agrare nuk kishte fare marrëdhënie ekonomike me ekonominë e tregut. Nga ana tjetër, baza ekonomike e feudalizmit ishte shthurur përfundimisht, ndërsa në Perandorinë Osmane vijonte të ruhej struktura shtetërore feudale. Po ashtu edhe bejlerët çifligarë, ndërsa mbanin nën shtypje ekonomike fshatarët bujq e fshatarët argatë, linin pa shfrytëzuar një pjesë të mirë të tokës së punueshme, u hiqnin fshatarëve të vegjël mundësinë të pajiseshin me toka për të cilat kishin nevojë dhe pengonin zhvillimin e lirë të borgjezisë agrare.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 10:57 am

1. FILLIMET E LËVIZJES KOMBËTARE





Gjendja në Shqipëri pas reformave të para centralizuese osmane



Zhvillimi i lëvizjes kombëtare në vitet 30-40 të shek. XIX përkon me periudhën e reformave të para centralizuese, që filluan të ndërmerreshin në Perandorinë Osmane në vitet 30. Me këto reforma, në mënyrë të veçantë me likuidimin e sistemit të timareve, dhe me njohjen ligjërisht të pronës private mbi tokën (më 1834), si edhe me masat për riorganizimin e sitemit administrativ, ushtarak dhe të taksave, Porta e Lartë synonte ta fuste vendin në rrugën e evropianizimit, të forconte pushtetin qendror, të rimëkëmbte fuqinë e Perandorisë, e cila ishte dobësuar së tepërmi nga prapambetja ekonomiko-shoqërore, nga sistemi shtetëror anakronik, thellësisht shtypës e parazitar, dhe nga kryengritjet e vazhdueshme të popujve të shtypur.

Reformat filluan të zbatoheshin në Shqipëri qysh në vitet 30. Ato i dhanë një goditje të rëndë në radhë të parë shtresës së vjetër feudale-ushtarake, e cila, si kudo edhe në Shqipëri, kishte filluar të shthurej dhe ishte dobësuar shumë nga ekspeditat osmane të viteve 1822-1831. Një pjesë e krerëve feudalë që ishin aktivizuar në kryengritjet u asgjësua, të tjerë u internuan dhe ata që mundën të shpëtonin mërguan jashtë vendit, ndërsa pronat e tyre u shpallën çifligje shtetërore. Reforma agrare u dha mundësi të ngriheshin e të forcoheshin çifligarëve të rinj, pronarë privatë të tokave, të lidhur me Portën e me politikën e saj centralizuese.

Dobësimi i klasës feudale shqiptare i dha mundësi borgjezisë, të përfaqësuar nga tregtarët dhe pronarët e punishteve zejtare e të manifakturave të merrte pjesë më me gjallëri në jetën ekonomike e politike të vendit.
Reformat e para centralizuese u quajtën të pamjaftueshme, prandaj Mustafa Reshit pasha, pasi mori edhe pëlqimin e sulltanit të ri, Abdyl Mexhitit, që sapo kishte hipur në fron, përgatiti projektin e reformave, të njohura me emrin Tanzimat. Ato u shpallën nga Mustafa Reshit pasha me dekretin perandorak (Hati Humajun) të 3 nëntorit 1839, që mban emrin “dekreti i Gjylhanesë”. Me këtë akt shpalleshin këto reforma: garantohej paprekshmëria e jetës, e nderit dhe e pasurisë për të gjithë shtetasit osmanë, pa dallim feje; hiqej konfiskimi i pasurisë për ata që paditeshin në gjykatë dhe fëmijët e tyre nuk privoheshin nga e drejta e trashëgimisë së pasurisë; vendosej ndarja dhe mbledhja e rregullt e taksave dhe hiqej sistemi i sipërmarrjes së tyre (iltizami); futej shërbimi i rregullt ushtarak dhe shkurtohej afati i tij; shërbimi i regullt (nizami) do të zgjaste 4-5 vjet, ndërsa ai rezervist (redifi) 7 vjet.

Po të vlerësohet në përgjithësi, Tanzimati ishte një orvatje që ndërmorën qarqet qeveritare osmane për ta shpëtuar Perandorinë e tyre nga humnera ku po rrukullisej dhe për ta rimëkëmbur atë mbi baza të reja, sipas shembullit të shteteve evropiane. Prandaj Tanzimati është vlerësuar nga bashkëkohësit dhe nga studiues të sotëm si një përçapje që Perandoria Osmane po bënte për t’u shkëputur nga e kaluara e saj mesjetare-feudale dhe për të hyrë në rrugën e shndërrimit në një shtet modern.

Por gjithë këto masa ishin gjysmake dhe nuk mund të ndodhte ndryshe në kushtet kur Perandoria Osmane nuk ndërmori reforma rrënjësore për të ndryshuar sistemin e saj ekonomik të prapambetur gjysmëfeudal dhe regjimin politik mesjetar absolutist. Në të vërtetë reformat u katandisën në disa arnime borgjeze, që nuk mund ta ndryshonin gjendjen në Perandori. Megjithatë, nëse edhe këto masa gjysmake ishin të dobishme për Perandorinë Osmane, sepse mund të ndikonin në forcimin e sistemit të saj të centralizuar, në aftësinë për të përballuar lëvizjet çlirimtare dhe ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha, ato nuk qenë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët nuk e gjykuan Tanzimatin me syrin e klikës sunduese sulltaniste, por me logjikën e popullit të shtypur, jo nga pozitat e Portës së Lartë, por nga interesat e kombit të shtypur e të robëruar dhe të aspiratës së tij për ta ndryshuar këtë gjendje.

Shqiptarët e vlerësuan Tanzimatin, jo në prizmin e fuqizimit të Perandorisë, por në këndvështrimin e vetëqeverisjes së Shqipërisë, jo sipas zhurmës së deklaratave të bujshme, por nga rezultatet e tij praktike dhe nga rrjedhojat që pati për popullin shqiptar.
Në të vërtetë Tanzimati nuk u dha shqiptarëve asnjë të drejtë kombëtare, nuk i njohu as si komb më vete, nuk dha asnjë mundësi për vetëqeverisje, madje ua mohoi përsëri të drejtën më elementare njerëzore për të shkruar dhe për të mësuar në shkolla gjuhën amtare. Ai i detyroi shqiptarët t’i nënshtroheshin administratës së huaj burokratike, shërbimit të rëndë e të detyrueshëm ushtarak, rriti më shumë peshën e taksave, që edhe deri atëherë ishte e rënduar dhe përgjithësisht çoi në keqësimin e gjendjes së tyre ekonomike e politike, në forcimin e zgjedhës nacionale turke mbi ta. Ato reforma, në dukje me karakter evropian, që u shpallën edhe nën trysninë e Fuqive të Mëdha (si barazia e gjithë shtetasve, gjithnjë si osmanllinj), nuk u vunë asnjëherë në jetë dhe nuk mund të realizoheshin pa ndryshime rrënjësore në sistemin ekonomik e politik të Perandorisë Osmane, të cilat sulltanët osmanë nuk ishin në gjendje t’i bënin.

Me zbatimin e reformës në fushën administrative, pushteti civil u nda nga ai ushtarak dhe qeverisja e vendit, që deri atëherë bëhej nga feudalët vendas, kaloi në duart e një aparati burokratik të centralizuar. Porta e Lartë nuk kishte më besim te funksionarët shqiptarë. Përvoja e viteve të kaluara kishte treguar se ata ishin të prirur drejt qeverisjes së krahinave në mënyrë autonome e drejt shkëputjes së plotë nga vartësia e Perandorisë Osmane. Prandaj ajo filloi zëvendësimin e tyre shkallë-shkallë me nëpunës të huaj. Në fillim u zëvendësuan qeveritarët e sanxhakëve shqiptarë, kadinjtë, myftinjtë, veçanërisht në ato krahina ku kishin shpërthyer përsëri lëvizje kryengritëse, që sapo ishin shtypur me armë. Kështu, në mjaft sanxhakë e sidomos në Shqipërinë e Jugut pushteti kaloi nga duart e qeveritarëve shqiptarë në ato të funksionarëve turq.

Administrata e re përbëhej nga nëpunës të huaj që nuk e dinin gjuhën e vendit dhe nuk i njihnin zakonet e traditat e popullit shqiptar. Meqenëse do të qëndronin në këto poste një periudhë të caktuar dhe meqë një pjesë e nëpunësve ose nuk paguheshin rregullisht ose duhej të siguronin rrogën nga të ardhurat lokale, ata përpiqeshin të grabisnin me të gjitha mënyrat popullsinë me anë taksash e gjobash, pa u përmbajtur as në përdorimin e forcës. Përveç kësaj, praktikohej gjerësisht ryshfeti, pa të cilin nuk mund të kryhej asnjë punë. Ai u jepej si nëpunësve të thjeshtë, ashtu edhe funksionarëve të organeve më të larta të Perandorisë Osmane. Edhe sistemi i mbledhjes së taksave me anë të iltizamit (sipërmarrjes), megjithëse u krijua një aparat i veçantë nëpunësish të financave, në praktikë nuk u hoq, por mbeti në fuqi për një kohë të gjatë, sepse u leverdiste funksionarëve të lartë të shtetit, që përfitonin e pasuroheshin me këto lloj spekulimesh.

Ndërsa në një varg qendrash administrative u grumbulluan me shumicë nëpunësit e huaj turq, disa zona, si Tiranën, Matin, Lezhën, Ulqinin, etj., Porta e Lartë i la, në vitet 40, ende në duart e oxhakëve të vendit, të cilët i paguanin arkës shtetërore në Stamboll një shumë të përgjithshme vjetore, të nxjerrë nga detyrimet në krahinat që administronin.

Krahas reformës administrative, Porta e Lartë mori masa për të vënë në jetë reformën ushtarake, e cila parashikonte çarmatimin e popullsisë dhe krijimin e një ushtrie të rregullt. Në kuadrin e krijimit të kësaj ushtrie, Veziri i Madh, Mehmed Reshid pasha, që ishte ngarkuar me zbatimin e reformave në Shqipëri, filloi të rekrutonte ushtarë të rregullt (nizamë) nga mosha 15 deri në moshën 30-vjeçare. Të rekrutuarit bënin jetë kazerme dhe stërviteshin sipas rregullave të ushtrive evropiane. Ata e kryenin shërbimin ushtarak larg vendit të vet në kushte shumë të vështira. Vetëm një pjesë e tyre mund të kthehej e gjallë dhe pa u gjymtuar nga shërbimi i gjatë ushtarak në dhe të huaj. Më të shumtë ishin ata që vdisnin nga abuzimet e intendentëve, nga mungesa e ushqimit dhe e veshmbathjes dhe nga epidemitë, sesa ata që vriteshin në luftë.

Shërbimi rezervist (redif) bëhej zakonisht në vendlindjen e rezervistëve. Kjo u jepte atyre mundësi që në një kohë të caktuar, krahas shërbimit ushtarak, të merreshin edhe me bujqësi e me blegtori.
Reforma ushtarake u shoqërua edhe me tatime e taksa të reja “të jashtëzakonshme”, që shërbenin për ushqimin dhe për veshjen e ushtarëve nizamë. Por edhe kjo reformë nuk u zbatua kudo dhe menjëherë. Ushtria e rregullt u vendos në qytete, ku mbaheshin garnizone ushtarake. Në Manastir dhe në Janinë u grumbulluan forca të mëdha, me anë të të cilave Porta ushtronte një trysni të vazhdueshme mbi trevat shqiptare.
Ndërsa nga njëra anë Stambolli organizonte ushtrinë e rregullt, nga ana tjetër vazhdonte të përdorte repartet e parregullta, të rekrutuara nga krerë feudalë e bajraktarë midis malësorëve për t’i dërguar në frontet e luftës me shtete të tjera ose për të shtypur kryengritjet brenda e jashtë Shqipërisë. Në këto raste Porta e Lartë synonte jo vetëm të përfitonte nga ndihma e tyre ushtarake, por edhe t’i largonte nga Shqipëria ku zienin kryengritjet e t’i neutralizonte këto forca të rrezikshme për të.

Me reformat e periudhës së Tanzimatit Porta e Lartë u kishte njohur kombësive të Perandorisë Osmane të drejtën të merrnin arsim në gjuhën amtare në shkollat publike. Por ajo vijonte të barazonte kombësinë me fenë. Kështu, myslimanët e Perandorisë, midis të cilëve edhe shqiptarët, ajo vazhdoi edhe pas kësaj t’i quante “turq”, ndërsa ortodoksët, qofshin këta shqiptarë, bullgarë, serbë a vllehë, i quante “grekë” ose “rumë” dhe i kishte lënë nën administrimin fetar e kulturor të Patrikanës greke të Stambollit. Si kombësi më vete quheshin edhe katolikët ose “latinët” e Perandorisë.

Shqiptarëve të ndarë në myslimanë, ortodoksë e katolikë, duke mos bërë pjesë në një bashkësi të vetme fetare dhe duke mos u njohur kështu si një kombësi më vete, nuk u jepej mundësia të lëvronin lirisht gjuhën e tyre amtare. Ata detyroheshin të kishin arsimin sipas fesë së tyre turqisht, greqisht ose italisht. Në përputhje me këtë politikë, pas shpalljes së dekreteve të Tanzimatit në Shqipëri u rrit numri i shkollave në gjuhë të huaj. Shkolla shtetërore fillore dhe qytetëse (ruzhdie) në gjuhën turke u hapën në krahina të ndryshme të vendit; në Shqipërinë e Jugut u rrit edhe numri i shkollave laike në gjuhën greke për popullsinë ortodokse, të cilat ishin nën mbikqyrjen e peshkopëve grekë, ndërsa në veri, ndonëse më pak, u rrit numri i shkollave katolike që drejtoheshin nga kleri ose nga disa mësues privatë në Shkodër. Megjithëse përhapnin njohuri të dobishme dhe ndihmonin në arsimimin e një pjese të fëmijëve, këto shkolla, përveç atyre që drejtoheshin nga mësues privatë, përshkoheshin nga një frymë fanatizmi dhe intolerance fetare, nuk shërbenin për afirmimin kombëtar të shqiptarëve të feve të ndryshme, por nxisnin dasinë fetare dhe u shërbenin politikës së shteteve që i mbanin ato dhe synimeve të tyre për asimilimin e shqiptarëve.

Reformat, formalisht, parashikonin barazinë e shtetasve pavarësisht nga feja e tyre. Por në të vërtetë paria sunduese feudale osmane vijoi ta ruante pozitën e saj të privilegjuar kundrejt popullsisë së krishterë. Pabarazia juridike e popullsisë së krishterë shprehej, përveç të tjerave, në pagimin e një takse të veçantë për gjithë meshkujt e krishterë mbi 12 vjeç (xhizje).

Vetë sulltani e rrethi i tij familjar, si edhe përfaqësuesit e tjerë të klasës feudale osmane, nxirrnin përfitime duke shkelur parimet e shpallura nga reformat dhe duke ruajtur praktikën e vjetër të abuzimeve, siç ishte veçanërisht shitja e posteve qeveritare. Sulltani e familja e tij ruajtën në Shqipëri për një kohë të gjatë një varg privilegjesh feudale. Kështu, një pjesë e mirë e të ardhurave të sanxhakut të Ohrit, ku përfshiheshin krahina të tëra shqiptare, vijuan t’i shkonin si të ardhura private sulltanes-nënë, kurse sulltanit i shkonin të ardhurat nga qiraja e Bezistenit? në pazarin e Shkodrës dhe nga shitja e së drejtës së peshkimit po në këtë qytet. Madje, gabelët (arixhinjtë) e Myzeqesë edhe pas shpalljes së reformave vazhduan të quheshin të gjithë skllevër të sulltanit dhe shërbimet e tyre u shiteshin për vit (nga ana e tij) të interesuarve kundrejt një shume të caktuar.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 10:57 am

Fillimet e ideologjisë e të kulturës kombëtare


Reformat shtuan pakënaqësinë e shtresave më të ndryshme të popullsisë ndaj sundimtarëve osmanë dhe acaruan më tej kontradiktat kombëtare dhe ekonomiko-shoqërore me ta.
Këtë gjendje shpirtërore të popullsisë dhe aspiratat e saj i shprehën në dokumente të rëndësishme e në vepra shkencore e artistike ideologët dhe shkrimtarët e parë të Rilindjes, si Naum Veqilharxhi (1797-1854), Jeronim de Rada (1814-1903) etj. Kjo veprimtari synonte, me anën e përhapjes së ideve e të kulturës kombëtare, të forconte ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar dhe bashkimin e tij mbi ndarjet fetare e krahinore në luftë për lirinë, për tërësinë territoriale dhe për zhvillimin demokratik të shoqërisë shqiptare.

Prapambetja e përgjithshme e Shqipërisë dhe shtypja ekonomike e politike osmane bënë që ideologjia e kultura kombëtare të zhvilloheshin me vështirësi e në përmasa të kufizuara brenda vendit. Ato gjetën kushte më të përshtatshme zhvillimi jashtë atdheut, në kryeqytetin e Perandorisë, në Stamboll, në Itali, në shtetet ballkanike etj. Në këto vende kishin filluar të përhapeshin idetë e Revolucionit francez (1789-1794), i cili, si një revolucion i fuqishëm demokratik, i kishte dhënë një goditje të rëndë regjimit feudal absolutist e ideologjisë së tij në Evropë dhe kishte shpallur e kishte përhapur idetë e mëdha të lirisë e të kombësisë. Këto ide kishin gjetur mishërimin e tyre edhe në revolucionet çlirimtare në Serbi, në Greqi e në Rumani. Idetë e reja kishin ndikuar mbi intelektualë dhe tregtarë shqiptarë që u njohën me to në qytete të ndryshme të Evropës dhe filluan luftën kundër ideologjisë mesjetare-klerikale të Perandorisë teokratike të sulltanëve-kalifë e të Patrikanës ortodokse të Stambollit, si dhe kundër zgjedhës kombëtare të sundimtarëve osmanë.

Idetë kombëtare u bënë jehonë kryengritjeve popullore kundër Tanzimatit, por nuk arritën ende në këtë periudhë të formuloheshin në mënyrë të plotë në një program tërësor politik të lëvizjes kombëtare. Ato u shprehën jo aq në traktate politike, në memorandume ose nëpërmjet shtypit, sesa në vepra letrare e në studime për popullin shqiptar, për historinë, gjuhën e kulturën e tij. Me shkrimet e tyre rilindësit e parë luftuan për të shtuar dashurinë për vendin, për të ngritur më tej ndërgjegjen kombëtare të popullit, duke lartësuar traditat e mëdha patriotike të së kaluarës e sidomos të epokës së Skënderbeut dhe kulturën e pasur popullore; ata i kushtuan një kujdes të veçantë gjuhës amtare e shkollës shqipe si mjete jo vetëm për të nxjerrë vendin nga errësira mesjetare, por edhe për të afirmuar individualitetin e vetëqenien kombëtare të shqiptarëve.

Naum Veqilharxhi formuloi idetë e para për rrugët e çlirimit të kombit shqiptar. Si iluminist e atdhetar i shquar punoi për të përhapur diturinë e shkollën kombëtare në Shqipëri, të cilat i quante mjete të rëndësishme për emancipimin dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Jeronim de Rada, nga arbëreshët e Italisë, e ripunoi “Milosaon” i ndikuar drejtpërdrejt nga lëvizjet kryengritëse të viteve 30. Ai dalloi tek ato etapën e re që shënuan për lëvizjen çlirimtare të popullit shqiptar dhe nxori prej tyre përfundimin se tanimë “erdhi dita e Arbrit”, që tingëllonte si një thirrje për t’i nxitur shqiptarët të vijonin luftën kundër sundimtarëve të huaj.
Kthesa që shënuan kryengritjet e viteve 30-40 në lëvizjen çlirimtare shqiptare gjeti pasqyrim edhe në krijimtarinë e shkrimtarit arbëresh Vinçenc Dorsa, i cili shkruante, më 1847, se Shqipëria kishte hyrë tanimë në epokën e Rilindjes dhe se ajo besonte që do të çlirohej së shpejti.

Duke e kuptuar rolin e madh të përdorimit të gjuhës amtare për zhvillimin e vendit, rilindësit i dhanë rëndësi mësimit e shkrimit të saj dhe përhapjes së arsimit shqip me një alfabet të përbashkët. Duke u nisur nga mendimi shkencor se gjuha është e para ndër shenjat themelore dalluese të kombit, me njësimin e alfabetit ata synonin njësimin e gjuhës, që do të çonte në forcimin e njësisë kombëtare. Prandaj rilindësit e parë, si dhe të tjerët që i pasuan, ishin ideologë të çlirimit kombëtar e mësues dhe hartuan vepra shkencore e letrare si edhe tekste shkollore.


Tiparet e reja të lëvizjeve çlirimtare kundërosmane



Me zbatimin e Tanzimatit u vendos mbi popullin shqiptar shtypja e drejtpërdrejtë dhe e egër e sundimtarëve osmanë. Administrata burokratike e përbërë nga nëpunës me kombësi të huaj, grabitqarë e të pangopur, detyrimet e rënda fiskale, shërbimi i rregullt dhe i zgjatur ushtarak, gjyqet e korruptuara etj., e rëndonin zgjedhën kombëtare dhe e shtonin shtypjen ekonomike e politike mbi pjesën më të madhe të popullsisë.
Fshatarësia dhe vegjëlia e qyteteve duhej të përballonin detyrime e taksa të rënda që vendoste administrata e re, abuzimet e nëpunësve osmanë, si dhe mashtrimet e spekulimet e sipërmarrësve të të ardhurave shtetërore, në një kohë kur ekonominë e popullsisë myslimane e dëmtonte edhe shërbimi shumëvjeçar ushtarak, që i rrëmbente krahët më të aftë për punë.
Me administratën e re u ndesh edhe fshatarësia e disa zonave malore, që gëzonte të drejta vetëqeverisjeje të fituara me luftë. Mosnjohja e këtyre të drejtave dhe orvatjet për të zbatuar sistemin tatimor e rekrutimin e detyruar ushtarak u sillnin këtyre krahinave një shtypje e shfrytëzim ekonomik që nuk e kishin njohur më parë.

Nga reforma prekeshin edhe shtresa të tjera të popullsisë: spahinjtë e dikurshëm dhe krerët e esnafëve, të cilët kishin humbur të drejtat e privilegjet që u siguronte sistemi i mëparshëm feudal-ushtarak; një pjesë e bajraktarëve, e kapedanëve dhe e bylykbashëve, të cilët nuk e gëzonin më të drejtën e rekrutimit të ushtarëve me rrogë që u sillte fitime; çifligarët e goditur nga Porta si dhe ata që ishin lidhur me tregun kërkonin zhvillimin e tij dhe ishin të pakënaqur nga pengesat burokratike të administratës së re; pjesa më e madhe e borgjezisë, që u zhgënjye shumë shpejt nga reformat të cilat, jo vetëm nuk vendosën rregullin e qetësinë e dëshiruar dhe nuk zhdukën pengesat e brendshme për zhvillimin e lirë të tregtisë e të industrisë së tregut kombëtar, por edhe e bënë atë objekt të abuzimeve grabitqare të administratës së re.

Si pasojë, pakënaqësia ndaj reformave përfshiu shtresat më të ndryshme shoqërore, pjesën më të madhe të popullsisë. Kjo pakënaqësi erdhi duke u rritur shkallë-shkallë me orvatjet që bëri Porta e Lartë për të zbatuar reformat në Shqipëri dhe u shndërrua në kryengritje të armatosura që vijuan njëra pas tjetrës për disa dhjetëra vjet. Në këto kryengritje morën pjesë pothuajse të gjitha forcat e grupet shoqërore të popullsisë. Lufta mori karakter ballor, që dëshmonte për ndryshime në përmasat e në organizimin e saj. U krijua kështu një front i gjerë kundërosman, i cili përbënte tiparin kryesor të kthesës që ishte bërë në luftën çlirimtare të popullit shqiptar.

Pas goditjeve ekonomike e politike që krerët feudalë shqiptarë pësuan në vitet 1822-1831, ata nuk qenë më në gjendje as të organizonin dhe as të udhëhiqnin kryengritjet kundër sundimit osman. Në udhëheqje të lëvizjes kryengritëse, gjatë viteve 30-40, krahas krerëve çifligarë dolën përfaqësues të borgjezisë qytetare e të fshatarësisë. Ky ishte një tipar tjetër i ri që dëshmonte për ndryshimet cilësore të ndodhura në zhvillimin e luftës së armatosur.
Ndryshime thelbësore ndodhën edhe në përmbajtjen e në karakterin e kërkesave të kryengritjeve të fillimeve të Rilindjes Kombëtare, të viteve 30-40 të shek. XIX. Lufta për të përjashtuar nga zbatimi i politikës së centralizmit burokratik viset shqiptare shprehte në fakt kërkesën për njohjen e kombësisë shqiptare si kombësi më vete, për trajtimin e veçantë të Shqipërisë në kuadrin e Perandorisë dhe për administrimin e saj nga njerëzit e vendit, që nënkuptonte synimin për vetëqeverisje në shkallë kombëtare e jo më lokale-krahinore. Kurse në rastet, qoftë edhe të veçanta, siç ishte ai i Kryengritjes së Dervish Carës të viteve 1843-1844 e ndonjë tjetër, kur kryengritësit i referoheshin shembullit të organizimit të shteteve fqinje, shpreheshin haptazi pretendimet për autonominë e vendit të tyre.

Forcat e shtresat e ndryshme shoqërore u jepnin këtyre kërkesave përmbajtje të ndryshme. Në lëvizje u aktivizuan edhe ato shtresa, të cilat kishin humbur privilegjet e pozitat që gëzonin në sistemin feudal-ushtarak e që synonin t’i rifitonin ato. Lëvizja e tyre kishte karakter të kufizuar e konservator, sepse synonte ta kthente vendin prapa, në të kaluarën. Por pjesa më e madhe e popullsisë që mori pjesë në kryengritjet përbëhej nga masat qytetare e fshatare, të cilat në administrimin e vendit nga shqiptarët shihnin çlirimin e tyre nga zgjedha e rëndë kombëtare e administratës së huaj burokratike osmane dhe nga shtypja e egër e saj.

Këto kërkesa nuk arritën, në ato vite, të formuloheshin në mënyrë të përcaktuar, në formën e një programi të vetëm dhe të paraqiteshin në emër të të gjithë popullit shqiptar, sepse mungonte një udhëheqje e formuar politikisht dhe një organizatë a një qendër e vetme drejtuese, që të bashkërendonte lëvizjet e veçanta, t’i shkrinte ato në një lëvizje të përgjithshme e t’i jepte asaj një program të përbashkët kombëtar. Megjithatë, siç është pranuar me të drejtë nga historiografia e sotme shqiptare, kërkesa më e shpeshtë e këtyre kryengritjeve për një status të veçantë të trojeve shqiptare, duke i dalluar e duke i veçuar nga territoret e tjera të Perandorisë Osmane, përmbante në “embrion”, në formulimin e saj fillestar, kërkesën e administrimit autonom të Shqipërisë, të autonomisë territoriale-administrative të saj, duke ua lënë atë në dorë “krerëve” të vendit.

Kryengritjet kundër shtypjes kombëtare patën në fillim karakter lokal, por, meqenëse shpërthyen pothuajse në të njëjtën kohë e për të njëjtat shkaqe, drejtoheshin kundër një armiku të përbashkët dhe kishin kërkesa të njëllojta. Ato u shndërruan dora-dorës në kryengritje të gjera të fuqishme duke përfshirë krahina të tëra të vendit. Për herë të parë u bënë përpjekje për kapërcimin e kornizave lokale dhe për organizimin e një kryengritjeje të përgjithshme (më 1834), që shprehte prirjen e popullit shqiptar drejt bashkimit. Gatishmëria e bashkëpunimi ndërmjet vatrave të veçanta të kryengritjeve dhe solidariteti ndërmjet popullsisë së trevave të ndryshme, tregonin se procesi i bashkimit të popullit shqiptar kishte hedhur rrënjë të qëndrueshme.

Ndryshime u vunë re edhe në aspektin organizativ të kësaj lufte. Dolën në skenë forma organizative demokratike dhe më të kohës. Me zgjerimin e luftës, për të përballuar forcat e mëdha armike dhe për të bashkërenduar veprimet luftarake u organizuan kuvende, besëlidhje, pleqësi dhe këshilla të kryengritësve, disa nga të cilat, ndonëse kishin qenë edhe më parë, morën përmbajtje të re. Krahas përfaqësuesve të parisë çifligare, në to merrnin pjesë tani edhe përfaqësues të shtresave më të gjera të popullsisë, të vegjëlisë qytetare e fshatare, të pronarëve të vegjël të tokave, kryepleq e nëpunës të vegjël, shumica e të cilëve ishin pak të njohur. Përveç kësaj, besëlidhjet e kapërcyen karakterin e ngushtë lokal dhe në disa raste morën karakter ndërkrahinor, siç ishin Besëlidhja e nëntë krahinave të Shqipërisë së Jugut e viteve 1833-1834, Këshilli i Përkohshëm në Shkodër (1833-1835), Kuvendi i Madh Ndërkrahinor i Mesaplikut (1847), i cili, duke krijuar Lidhjen Kombëtare Shqiptare dhe organin e saj Komitetin Kombëtar, mund të shihet si një organizëm që synonte të merrte karakterin e një forumi me përmasa kombëtare.

Një rol gjithnjë e më të dukshëm filluan të luanin në këto kryengritje qytetet e sidomos ato kryesore, si Shkodra, Berati, Prizreni, Gjakova, Shkupi e Elbasani, të cilat u bënë qendra të rëndësishme të këtyre lëvizjeve. Kjo dëshmonte për peshën gjithnjë e më të madhe që filluan të kishin qytetet në jetën ekonomike e politike të vendit.

Të zhvilluara në kohën, kur te shqiptarët ishte formuar tanimë një vetëdije politike e kombëtare, kryengritjet e viteve 30 e 40 nuk mund të mos merrnin tipare të reja, nacionalçlirimtare. Dëshmi e kësaj vetëdijeje të shqiptarëve ishte edhe përkrahja që ata u dhanë revolucioneve nacionale në Principatat Rumune dhe në Greqi, në vitet 20, në të cilat dhanë një kontribut të çmuar. Mjaft e gjerë ishte pjesëmarrja e shqiptarëve të kolonisë së Rumanisë dhe jo vetëm e atyre, por edhe e të tjerëve të ardhur nga Shqipëria, e veçanërisht nga trevat e saj jugore, në kryengritjen që shpërtheu në Principatat Rumune në vitin 1821. Disa prej tyre kishin marrë pjesë edhe në Revolucionin serb të vitit 1815. Është një fakt i njohur, tanimë, se Naum Veqilharxhi, një nga personalitetet më të shquara të Rilindjes Shqiptare, mori pjesë në kryengritjen e vitit 1821 në Vllahi dhe në Moldavi qysh në fillim të saj, ndihmoi në organizimin e revoltës dhe ishte i pranishëm, si komandant ushtarak, gjatë disa veprimeve luftarake që u zhvilluan kundër forcave osmane. Rol të veçantë, si organizator dhe komandant ushtarak, në kryengritjen e vitit 1821 në Principatat Rumune luajti iluministi tjetër i njohur shqiptar, Konstandin Duka.

Shqiptarët përbënin një forcë të rëndësishme luftarake në trupat e eteristëve*, të komanduar nga princi grek Aleksandër Ipsilanti, si edhe në ato të rumunit Tudor Vladimiresku që luftuan trimërisht në radhët e kryengritësve të drejtuar nga komandantët shqiptarë, Haxhi Prodani e kapiten Mihallaqi. Të shumtë ishin shqiptarët që u vranë në betejat që u zhvilluan gjatë kësaj kryengritjeje e sidomos në atë të Skulenit, pas së cilës trupat e tyre u hodhën në lumin Pruth. Edhe masakra që ushtria osmane ndërmori në Bukuresht ndaj forcave kryengritëse, në gusht të vitit 1821, ishte drejtuar kundër shqiptarëve që morën pjesë në revoltën kundërosmane.

Shqiptarët u bashkuan me kryengritjen e Principatave Rumune jo si mercenarë, por si luftëtarë që ishin të ndërgjegjshëm se, duke kontribuar në çlirimin e popullit rumun nga sundimtarët osmanë, të cilët mbanin të robëruar gjithë popujt e Ballkanit, do të jepnin ndihmesën e tyre edhe në çështjen e çlirimit kombëtar të popullit shqiptar. Pikërisht pse vepruan si një forcë e ndërgjegjshme politikisht në aktet e kryengritjes së Principatave Rumune, shqiptarët përmenden krahas grupeve të tjera etnike që morën pjesë në lëvizje. Edhe frymëzuesit e lëvizjes, eteristët, në thirrjen që u drejtuan shqiptarëve, grekëve, vllahomoldavëve, bullgarëve, serbëve, maqedonëve etj. qysh në fillim të kryengritjes u kujtonin atyre se kjo luftë bëhej për çlirimin e gjithë popujve të Ballkanit dhe njëherazi të atdheut të tyre, se është atdheu i tyre i robëruar ai që u bën thirrje të ngrihen kundër sundimtarëve të huaj osmanë.

Shqiptarët ishin, gjithashtu, një forcë aktive me rol të veçantë si në përgatitjen e kryengritjes greke të vitit 1821, ashtu edhe në zhvillimin e revolucionit në përgjithësi. Nëse Ali pashë Tepelena me veprimet e tij ushtarake kundër ushtrive osmane u dha dorë eteristëve të shpërthenin kryengritjen në mars të vitit 1821, shqiptarët (arvanitët), krahas grekëve, ishin nismëtarë të kësaj kryengritjeje. Qysh në mars të vitit 1821 u bashkuan me Revolucionin grek fshatra të tëra shqiptare (arvanite) të Atikës. Kryengritësit shqiptarë, të udhëhequr nga fshatari i thjeshtë Melet Vasili nga Atika (i quajtur Haxhimeleti), marshuan në fundin e marsit drejt Athinës, e detyruan garnizonin osman të mbyllet në Akropol dhe çliruan Athinën. Përgjithësisht gjatë fazës së parë të Revolucionit grek arvanitët, dhe jo vetëm ata, por edhe shqiptarët e trevave të Shqipërisë, duke përfshirë edhe ata myslimanë, u bënë figura qendrore e ngjarjeve dhe e veprimeve luftarake të kryengritësve. Kryengritësit e Peloponezit, grekë e shqiptarë (arvanitë), të komanduar nga Kolokotroni, arritën të merrnin qytetin e Tripolicës, për çlirimin e të cilit patën luftuar pesë muaj me radhë, vetëm pasi shqiptarët myslimanë hynë në marrëveshje me ta dhe dezertuan në masë nga ushtria osmane. Pati edhe mjaft shqiptarë myslimanë, ndërmjet të cilëve njihen Mustafa Gega, Bajram Lapi, Avdi Gega etj., të cilët jo vetëm dezertuan nga ushtria osmane, por morën pjesë në veprimet luftarake të Revolucionit grek.

Është i njohur gjithashtu kontributi i luftëtarëve suliotë, të udhëhequr nga Marko Boçari, të cilët gjatë periudhës së parë të Revolucionit grek mbajtën barrën kryesore të luftës në Greqinë kontinentale. Edhe sundimtari i pashallëkut të Shkodrës, Mustafa pashë Bushatlliu, duke kundërshtuar urdhrin e sulltanit, braktisi, në vitin 1823, luftimet në Misolongjin e rrethuar, nuk pranoi të marshonte drejt Athinës për të shtypur kryengritjen dhe u kthye me ushtrinë e tij në Shkodër. Shpërthimi i rrethimit të Misolongjit nga grekët më 1823 u arrit, krahas të tjerave, edhe nga ndihmesa e shqiptarëve që dezertuan në masë nga ushtria osmane. Këto dezertime të shqiptarëve myslimanë nga ushtria do të përsëriteshin edhe në rrethimin e dytë të Misolongjit, në vitin 1825.
Po kështu, pjesa më e madhe e feudalëve shqiptarë të Toskërisë nuk pranoi të bashkëpunonte me Portën e Lartë në shtypjen e kryengritjes greke.

Ata i kumtuan të dërguarve të Stambollit se do të hynin në ushtrinë osmane vetëm në qoftë se do të rrezikoheshin territoret e Shqipërisë Jugore. Për shkak të këtij qëndrimi të shqiptarëve dështoi fushata ushtarake osmane kundër Revolucionit grek në shkurt-qershor të vitit 1821. Dështuan gjithashtu përpjekjet që Hurshid Pasha bëri në vitin 1822, pas vrasjes së Ali pashë Tepelenës, për të mobilizuar shqiptarët në ushtrinë osmane dhe për t’i hedhur ata kundër Revolucionit grek. Dezertimi i ushtarëve shqiptarë vazhdoi edhe gjatë fushatës së Ibrahim Pashës së Egjiptit kundër Revolucionit grek në vitin 1827. Megjithatë, qysh në periudhën e Revolucionit grek, shqiptarët u ndeshën me qëndrimet shoviniste të udhëheqësve grekë ndaj tyre dhe territoreve të Shqipërisë. Ndërsa popullsia myslimane shqiptare iu nënshtrua atëherë masakrave nga forcat ushtarake të Revolucionit grek.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në revolucionet në Principatat Rumune e në Greqi dhe kontributi që dhanë ato në luftën për çlirimin e popujve rumun e grekë ishin dëshmi jo vetëm e ndjenjave miqësore ndaj popujve fqinjë, por edhe dëshmi e aspiratave të tyre liridashëse. Këto aspirata dëshmojnë njëherazi se shqiptarët, si popull, po hynin në epokën e re të Rilindjes me një vetëdije të përcaktuar politike, me ideale kombëtare e çlirimtare, të cilat nuk mund të mos shfaqeshin edhe në kërkesat, në synimet, në shkallën e organizimit dhe përgjithësisht në karakterin e kryengritjeve të viteve 30-40 të shek. XIX.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 10:57 am

2. KRYENGRITJET KUNDËROSMANE NË VITET 30-40





Kryengritjet e vitit 1833


Reformat centralizuese të qeverisë osmane, që filluan të zbatoheshin në Shqipëri me dërgimin e nëpunësve civilë dhe ushtarakë turq, hasën në qëndresën e popullsisë shqiptare që nisi me moszbatimin e urdhrave për t’u shndërruar më pas në kryengritje të armatosur.

Pas dy kryengritjeve lokale, që shpërthyen në fillim të vitit 1833 në Kolonjë e në Dibër dhe që u shtypën nga qeveria turke, kryengritja mori një shtrirje të gjerë të panjohur në periudhat e mëparshme në zonën Berat-Vlorë-Delvinë-Çamëri.
Qeverisja arbitrare e Emin Pashës, i biri i Mehmet Reshit pashës, e mbështetur në një terror, si dhe orvatjet për zbatimin e reformës ushtarake ishin shkaqet e drejtpërdrejta që e kthyen pakënaqësinë e popullsisë në një kryengritje që u shtri në krejt Shqipërinë e Jugut. Në fillim të korrikut 1833 ngritën krye banorët e Tepelenës, të cilët shtinë në dorë qytetin. Kryengritja, që udhëhiqej nga Balil Nesho, u shtri në krahinat e Gjirokastrës e të Delvinës. Për shtypjen e saj Stambolli dërgoi forca të shumta osmane, të komanduara nga Emin Pasha.

Shumica e kryengritësve u vendos në Qafën e Peshkëpisë, ndërsa pjesa tjetër, e organizuar në çeta të vogla, u vendos gjatë rrugës për në Peshkëpi. Goditjet që këto çeta u dhanë forcave osmane dhe dezertimi i shumë ushtarëve shqiptarë, të rekrutuar me forcë, e vështirësuan gjendjen e qeveritarit osman. Por këtij i erdhi në ndihmë peshkopi ortodoks i Drinopojës (i Gjirokastrës), i cili, duke njohur mirë pozicionet e kryengritësve, i kaloi forcat osmane nëpër një grykë tjetër. Të papërgatitur për sulmin e befasishëm, kryengritësit luftuan me trimëri dhe, pasi lanë shumë të vrarë, u tërhoqën në fshatin Luzat, ku i shkaktuan Emin Pashës një shpartallim të plotë.

Të nxitur nga kjo fitore, u hodhën në kryengritje edhe banorët e qyteteve të Beratit e të Vlorës. Duke nisur si një kryengritje fshatare, ajo brenda një kohe të shkurtër u kthye në një lëvizje të të gjithë popullsisë, gjeti mbështetje të fortë në banorët e Beratit, të cilët rrethuan kështjellën. Kryengritja përfshiu gjithashtu krahinat e Tomoricës, të Skraparit e të Kurveleshit. Një pjesë e kryengritësve shkuan në ndihmë të forcave që kishin rrethuar kështjellën e Beratit, kurse pjesa tjetër zuri grykat e rrugët nga pritej të vinte ushtria osmane. Rrezja e kryengritjes u përhap në krahinat e Delvinës e të Çamërisë. Jehona e saj u ndje edhe në Shqipërinë e Mesme. Me kërkesën e banorëve të Elbasanit një pjesë e kryengritësve u hodh nga Berati në atë krahinë për t’i ndihmuar ata në luftën kundër administratës osmane.

Në këto rrethana Porta e Lartë, me shpresë se kryengritësit do të shpërndaheshin, e largoi Emin Pashën nga Shqipëria e Jugut. Por në mesin e shtatorit të 1833-it, nën goditjet e fuqishme të kryengritësve, ra kështjella e Beratit. Në qytetin e çliruar të Beratit, kuvendi i përfaqësuesve të të gjitha krahinave kryengritëse miratoi dy kërkesa themelore: t’u ngarkohej shqiptarëve drejtimi i krahinave kryengritëse dhe të uleshin detyrimet ndaj shtetit, duke zbritur në atë masë që paguhej në kohën kur pashallëku i Beratit qeverisej nga feudali shqiptar, Ahmet Kurt pasha.

Shtrirja e gjerë e kryengritjes, që fillonte nga Skrapari e Kurveleshi, në Myzeqe e në Vlorë e deri në Çamëri, e detyruan Portën e Lartë të hiqte dorë përkohësisht nga rekrutimi i ushtarëve nizamë, të shpallte amnistinë dhe të lejonte vendosjen e disa shqiptarëve si qeveritarë në kazatë e Beratit, të Vlorës, të Tepelenës, të Gjirokastrës e të Përmetit dhe emërimin e të tjerëve si komandantë në garnizonet e kështjellave të Beratit, të Gjirokastrës etj. Kjo ishte një fitore e rëndësishme e kryengritjes, por jo e plotë. Të paformuara politikisht dhe me një udhëheqje pa përvojë, forcat kryengritëse u shpërndanë, duke besuar se do të plotësoheshin të gjitha kërkesat e tyre.

Po në vitin 1833 lëvizja kryengritëse përfshiu edhe Shqipërinë e Veriut. Vatra kryesore e saj u bë Shkodra, qyteti më i zhvilluar i vendit. Zbatimi i reformës ushtarake, abuzimet dhe grabitjet e administratës së re shkaktuan pakënaqësi te popullsia qytetare. Por shtresat e pasura të krishtera të qytetit, sipas porosisë së dhënë nga emisarët austriakë, që u kërkonin të mos bashkoheshin me popullsinë myslimane, nuk u përfshinë në lëvizje. Më 10 prill të vitit 1833 u dha kushtrimi për mbylljen e dyqaneve në tregun e Shkodrës. Rreth 4 000 veta të armatosur nga popullsia e qytetit dhe nga malësorët përreth zunë sheshin e qytetit. Në emër të kryengritësve një delegacion i dërguar nga ata kërkoi që veziri Ali Namik pasha të hiqte dorë nga zbatimi i reformave, nga dhuna e grabitjet dhe të vendoseshin rregullat që kishin qenë në fuqi në kohën e qeverisjes së vendit nga Mustafa pashë Bushatlliu.

Por thelbin e këtyre kërkesave e përbënte synimi për një qeverisje autonome të krahinës së Shkodrës. Duke parë fuqinë e revoltës dhe për të fituar kohë, qeveritari, Ali Namik pasha, premtoi se do të merrte parasysh kërkesat e të revoltuarve. Ndërkohë ai mori masa për shtypjen e saj. Më 7 gusht të vitit 1833 ai dërgoi një repart ushtarësh në tregun e qytetit për ta shtënë në dorë. Ky veprim çoi në përleshje të ashpra midis forcave osmane dhe njësive kryengritëse. Pabesia e qeveritarit e shtyti edhe popullsinë katolike të bashkohej me myslimanët. Pas kësaj lëvizja mori formën e një kryengritjeje. Më 8 gusht u organizua një kuvend, ku morën pjesë përfaqësues të lagjeve të qytetit. Kuvendi zgjodhi një Këshill të Përkohshëm, që riorganizoi forcat vullnetare dhe caktoi një delegacion që do të shkonte në Stamboll për t’u ankuar në emër të popullsisë së Shkodrës kundër qeveritarit të sanxhakut.

Kryengritja udhëhiqej nga një Këshill përfaqësues. Kjo ishte një formë e re organizimi që ndeshej për herë të parë në lëvizjen shqiptare. Këshilli përbëhej nga përfaqësues të parisë, të krerëve që ishin pasardhës të Bushatllinjve dhe të borgjezisë zejtare-tregtare të qytetit.
Ndërsa pritej përgjigjja nga Stambolli, Ali Namik pasha, duke thirrur në ndihmë edhe trupat që kishte mbledhur i biri në Ohër e në Elbasan, u orvat të shtypte me forcën e armëve kryengritjen qytetare. Mirëpo këto orvatje dështuan para qëndresës së forcave kryengritëse. Forcat osmane u thyen dhe u tërhoqën me disfatë para se të mbërrinin në Shkodër.

Kryengritja nuk gjeti ndonjë mbështetje te Fuqitë e Mëdha. Edhe qeveria austriake, ndonëse kishte marrë përsipër mbrojtjen e katolikëve, urdhëroi emisarin e saj në Shkodër që të mos pranonte asnjë kërkesë të kryengritësve. Vonesa e përgjigjes së Portës së Lartë u tregoi qartë kryengritësve se kërkesat e tyre mund të përmbusheshin vetëm me luftë e në bashkëpunim me krahinat e tjera të vendit. Përveç lidhjeve që ishin vendosur me malësorët e me krahinat përreth qytetit të Shkodrës, u bënë përçapje për të hyrë në bashkëpunim me viset e tjera shqiptare, në Shqipërinë e Mesme e të Jugut. Një delegacion u dërgua në Elbasan, ku banorët e qytetit, të ndihmuar edhe nga vullnetarët e ardhur nga Berati, mbanin të bllokuar qeveritarin e huaj.

E ndodhur para një lëvizjeje kryengritëse, që kishte përfshirë tokat shqiptare nga Shkodra deri në Çamëri dhe që krijonte përshtypjen e një kryengritjeje të përgjithshme, Porta e Lartë u detyrua të pushonte nga detyra Ali Namik pashën, të pezullonte përkohësisht zbatimin e reformave dhe të premtonte se do të paguante dëmet që u ishin shkaktuar shqiptarëve gjatë luftimeve. Më 2 dhjetor 1833 Ali Namik pasha, pas tre muajsh rrethimi, u detyrua ta lërë Shkodrën. Në vendin e tij u dërgua Hafëz Pasha.

Ndërkaq, pasi zgjidhi konfliktin me Mehmet Aliun e Egjiptit, Porta e Lartë rifilloi orvatjet për të zbatuar me forcë reformat. Kjo u bë shkak për rigjallërimin e lëvizjes kryengritëse. I shoqëruar nga tetë regjimente të rregullta, Hafëz Pasha filloi të shkarkonte elementët kundërshtarë dhe t’i zëvendësonte me nëpunës të huaj, rriti taksat doganore për mallrat e importuara nga 2% në 5% dhe u orvat të zbatonte reformën ushtarake. Ndërkohë, edhe qeveritari i Shqipërisë së Jugut, Mehmet Hamdi pasha, kishte marrë urdhër të zbatonte reformën ushtarake në këto treva.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 10:57 am

Përpjekjet për organizimin e një kryengritjeje të përgjithshme (1834-1835)



Kryengritjet në jug e në veri, me gjithë shtrirjen e gjerë, nuk arritën të vendosnin lidhje midis tyre dhe të siguronin qeverisjen e tokave shqiptare nga nëpunësit vendas. Ndërkohë Porta e Lartë, pasi zgjidhi konfliktin me Egjiptin, u orvat përsëri të zbatonte me forcë reformat. Kjo i dha shkak rifillimit të lëvizjes kryengritëse në Shqipëri.

Përvoja luftarake e vitit 1833 u tregoi udhëheqësve të kryengritjeve të veçanta në Toskëri dhe në Gegëri se rezultatet do të arriheshin në rast se do të organizohej një kryengritje e përgjithshme me një udhëheqje të vetme. Gjatë verës së vitit 1834 u shkëmbyen mendime ndërmjet përfaqësuesve të krahinave të ndryshme të vendit, pas të cilave u vendos të organizohej një kryengritje e tillë e përgjithshme dhe u hartua për këtë një plan i përgjithshëm operativ. Sipas këtij plani do të sulmohej në fillim kështjella e Beratit dhe, me të rënë ajo në duart e kryengritësve, gjysma e tyre, së bashku me forcat kryengritëse të Kavajës, të Tiranës e të Mirditës dhe me popullsinë e Shkodrës, do të sulmonin trupat e qeveritarit të Shkodrës, kurse gjysma tjetër, së bashku me kryengritësit e sanxhakut të Delvinës, do të sulmonin forcat e Mahmut Pashës, që kishte zëvendësuar Emin Pashën në Janinë.

Ky ishte plani i parë operativ për një kryengritje të përgjithshme dhe përbënte një hap të rëndësishëm në luftën çlirimtare. Me këtë plan krerët e Shqipërisë bashkoheshin në një lidhje ushtarake mbarëshqiptare dhe merrnin në duart e tyre nismën për të vepruar bashkërisht.

Kryengritjen, ashtu siç ishte parashikuar, e filloi në vjeshtën e vitit 1834 popullsia e qytetit të Beratit, e cila rrëmbeu armët për të mbrojtur disa ushtarë që kishin ardhur me leje nga Stambolli e nuk dëshironin të ktheheshin në shërbimin ushtarak. Kryengritësit mbyllën qeveritarët në kështjellë dhe ftuan udhëheqësin e njohur të kryengritjeve të mëparshme, Tafil Buzin, për të drejtuar veprimet ushtarake. Ai sapo kishte dështuar përpara Tepelenës, së bashku me Shahin bej Delvinën, kur zbarkoi këtu nga Kreta për të organizuar një kryengritje dhe kishte pranuar amnistinë. Megjithatë, ai erdhi nga fshati i vet në Berat. Brenda një kohe të shkurtër rreth tij u grumbulluan 10 000 vullnetarë. Kryengritësit shtinë në dorë magazinat shtetërore të drithit, të cilin ia shpërndanë popullsisë.

Kryengritja u përhap shumë shpejt në krahinat e Vlorës, të Tepelenës, të Skraparit, të Tomoricës, të Mallakastrës, të Përmetit e të Beratit, në atë rreze si një vit më parë. Kjo dëshmonte për lidhje të forta ndihme e bashkëpunimi ndërmjet këtyre krahinave dhe për një ngritje të ndërgjegjes politike. Përfaqësuesit e shtatë krahinave u mblodhën në një kuvend në Berat, ku vendosën të formonin një Besëlidhje politike. Atë e drejtonte një pleqësi, e cila si një organ drejtues kolegjial bëri një ndarje pune ndërmjet anëtarëve të saj. Kryetar u zgjodh Abaz bej Lushnja nga familja e Ngurzajve. Tafil Buzi u ngarkua me drejtimin e veprimeve luftarake dhe për lidhjet me botën e jashtme, veçanërisht me Mehmet Aliun e Egjiptit.

Ky i fundit interesohej gjallërisht për kryengritjet në Shqipëri, sepse i shihte si një faktor të rëndësishëm për dobësimin e fuqisë së Perandorisë Osmane, me të cilën prej kohësh ishte në konflikt. Besëlidhja nuk kishte vetëm karakter ushtarak e ndërkrahinor, por ishte edhe një organ qeverisës, i dalë nga lufta për të zëvendësuar administratën osmane. Udhëheqja e Besëlidhjes përbëhej nga krerë feudalë, përfaqësues të zejtarëve e të tregtarëve, të klerit e të fshatarësisë.
Në emër të kryengritësve, Pleqësia i paraqiti qeveritarit osman, Hamdi Pashës, kërkesat për të përjashtuar krahinat kryengritëse nga zbatimi i reformave centralizuese dhe për t’u njohur atyre një qeverisje autonome nga vetë shqiptarët. Kërkesat e Pleqësisë nuk u morën parasysh nga Porta e Lartë. Kjo i dha hov më të madh kryengritjes.

Me nismën e Tafil Buzit, në Besëlidhje hynë edhe krahina e Sulovës dhe e Vërçës. Nga mesi i dhjetorit, pas 2 muaj lufte, kështjella e Beratit iu dorëzua kryengritësve. Aty u vendos një garnizon i ri i përbërë nga 100 ushtarë. Ata përfaqësonin në mënyrë të barabartë të nëntë krahinat e Besëlidhjes. Komandantët e forcave ushtarake të qytetit u zëvendësuan me kryengritës të dalluar për trimëri. U bë hapi i parë për sigurimin e vetëqeverisjes. Por plani i përgjithshëm operativ i kryengritjes së përgjithshme nuk u zbatua më tej. Porta e Lartë kishte marrë ndërkohë një varg masash për ta penguar realizimin e tij. Ajo u kishte premtuar krerëve dhe udhëheqësve të esnafëve se do të plotësonte kërkesat e tyre. Nga ana tjetër, Hafëz Pasha kishte përforcuar garnizonet e Durrësit e të Kavajës me një sasi të madhe topash e municionesh. Ai thirri në Shkodër mjaft pashallarë e bejlerë që kishin marrë pjesë në hartimin e planit operativ të kryengritjes dhe u premtoi se do të hiqte dorë nga zbatimi i reformave centralizuese. Këto masa shkaktuan lëkundje e përçarje në udhëheqjen e kryengritjes.

Në këto kushte, forcat kryengritëse, pasi morën kështjellën e Beratit, nuk u nisën kundër qeveritarit të Shkodrës, ndërsa popullsia e këtij qyteti nuk u ngrit kundër sundimtarit osman. Në ditët e para të janarit 1835 Pleqësia e Beratit, duke u besuar premtimeve të Hamdi Pashës, që miratoi ndryshimet e bëra në administratën lokale, nënshkroi me të një marrëveshje për shpërndarjen e forcave kryengritëse. Kjo shënoi një fitore të Besëlidhjes së nëntë krahinave kryengritëse të Shqipërisë së Jugut pasi u ndërprenë përsëri reformat centralizuese.
Në shkurt 1835 Hamdi Pasha, që tani ishte ngritur në postin e valiut të Rumelisë, ftoi mjaft krerë shqiptarë në Manastir, disa prej të cilëve i nisi në Stamboll, kurse të tjerët i shpërbleu. Vetëm Tafil Buzi nuk u paraqit dhe, kur qeveritari osman filloi të shkelte marrëveshjen, nisi përsëri kryengritjen. Rreth 6 000-8 000 kryengritës nën drejtimin e tij vunë nën kontroll zonën Vlorë-Berat. Këtë herë kryengritja nuk pati shtrirjen e mëparshme.

Pasi dështoi në Berat e në Elbasan, ai iu drejtua Janinës në krye të disa qindra kryengritësve. Në afërsi të saj Tafil Buzi shpërndau një shpallje, me të cilën u bënte thirrje shqiptarëve të ngjeshnin armët për çlirimin e atdheut të tyre. Kërkesat kryesore ishin dy: dëbimi i nëpunësve dhe i ushtarëve turq nga territoret shqiptare dhe zbritja e taksave në masën e kohërave të mëparshme. Shpallja e Tafil Buzit ishte një nga proklamatat e para ku bëhej thirrje për çlirimin e atdheut. Këtu për herë të parë flitej në emër të të gjithë vendit dhe jo vetëm të krahinave kryengritëse. Në emër të kryengritësve ai i dërgoi një mesazh Mehmet Aliut të Egjiptit, me të cilin kërkonte përkrahjen e tij.

Jehona që gjeti shpallja brenda në vend dhe kërkesa e ndihmës së Mehmet Aliut, e shqetësuan qeverinë osmane. Me masa diplomatike ajo e detyroi Mehmet Aliun të mos i përgjigjej ftesës për ndihmë, ndërsa, nga ana tjetër, dërgoi kundër kryengritësve forca të shumta ushtarake. Pas një qëndrese të ashpër e të gjatë kryengritësit nuk ishin në gjendje t’i bënin ballë armikut. Më 2 maj 1835 Tafil Buzi u detyrua të pranonte amnistinë që i propozoi valiu i Rumelisë dhe të hiqte dorë nga lufta.

Po në maj 1835 shpërtheu një kryengritje e re në krahinën e Myzeqesë. Qindra fshatarë, nën drejtimin e Alush bej Frakullës, vunë dorë mbi çifligjet shtetërore dhe i shpallën pronë të tyre. Kryengritja u përhap nga Myzeqeja në krahinat e Vlorës, të Mallakastrës e të Tepelenës. Numri i kryengritësve arriti në 7 000 veta. Me kryepleqtë e krahinave kryengritëse u organizua një kuvend në fshatin Portëzë të Fierit, ku u formua një Besëlidhje e re. Ajo do të kishte një ushtri të përhershme me rrogë për mbrojtjen e krahinave të çliruara. Shpenzimet për mbajtjen e saj do të përballoheshin prej të ardhurave të çifligjeve shtetërore. Krahinat e besëlidhura do të drejtoheshin prej kryepleqve vendas dhe vetëm këta do të kishin të bënin, në emër të Besëlidhjes, me pushtetin qendor për të dorëzuar detyrimet ndaj shtetit. Me këto vendime të kuvendit synohej të realizohej një autonomi ndërkrahinore.

Mirëpo, kryengritja e Myzeqesë nuk pati sukses për shkak të dëmeve që i solli veprimtaria përçarëse e qeveritarëve osmanë e sidomos të paqëndrueshmërisë së agallarëve e të bejlerëve vendas, të cilët, kur Porta e Lartë u premtoi se nuk do t’i prekte interesat e tyre, lidhën me të një marrëveshje bindjeje dhe nënshtrimi.
Rënia e përkohshme e lëvizjes kryengritëse në Shqipërinë e Jugut dhe trysnia që ushtroi Stambolli, e shtynë qeveritarin e Shkodrës, Hafëz Pasha të rifillonte zbatimin e reformave centralizuese dhe të shkelte premtimet e dhëna. Ai hoqi nga aparati administrativ e ushtarak vendasit e padëshiruar, ngriti taksat doganore nga 2-5 për qind, vendosi taksa të reja “të jashtëzakonshme” dhe u orvat të zbatonte reformën ushtarake.

Për të zbutur këto masa qeveria osmane i dërgoi në ndihmë një ushtri prej 10 000 vetash. Popullsia e Shkodrës nuk iu bind urdhrave të tij dhe kundërshtoi të gjitha orvatjet për të zbatuar reformat. Kështu filloi një kryengritje e re shumë më e madhe se simotrat e saj me qendër në Shkodër. Më 18 maj 1835 qeveritari osman zuri tregun, kurse regjimentet e ushtrisë së rregullt morën kodrat rreth qytetit. Po atë ditë ai urdhëroi të arrestohej Hamza Kazazi, ish-komandant i rojës së qytetit, i hequr nga detyra prej Hafëz Pashës. Krisma e pushkës së Hamza Kazazit ngriti në këmbë gjithë qytetin. Luftimet zgjatën atë ditë gjashtë orë dhe përfunduan me tërheqjen e forcave qeveritare, që lanë shumë të vrarë e të plagosur.

Qëndresën e qytetit e udhëhiqte Këshilli i Ri i Përkohshëm, ku bënin pjesë përfaqësues të borgjezisë tregtare (Haxhi Abdurrahmani e Kasem Hoxha), të mjeshtërve zejtarë (Hamza Kazazi e Dasho Shkreli), të çifligarëve (Hysen bej Bushati, Ali bej Bajrami dhe Jusuf Beu) dhe një përfaqësues i klerit të ulët islam (Haxhi Idrizi). Hamza Kazazi u ngarkua me drejtimin e veprimeve ushtarake. Këshilli i Përkohshëm njihet në literaturë edhe si qeveri provizore. Si në asnjë kryengritje tjetër, këtë herë u hartua një strategji e taktikë e qartë.

Forcat kryengritëse u organizuan në bazë lagjesh dhe gjithmonë ishin në pozita sulmi. Me qytetarët shkodranë u bashkuan vullnetarë nga Postriba, Gjakova, Peja, nga Malësia e Mbishkodrës, Ulqini, Podgorica, nga krahinat e Mirditës, të Matit e të Dibrës. Qindra kryengritës nga Dibra e Mati iu përgjigjën planit operativ të kryengritjes së përgjithshme dhe zbritën në drejtim të Elbasanit. Kështu, kryengritja përfshiu gati gjithë Shqipërinë e Veriut. Gjenerali francez Kybjer, komandant i forcave të Mesdheut, e quante kryengritjen një revolucion, duke i dhënë kuptimin e një lëvizjeje me një shtrirje të gjerë dhe me synimin për të flakur zgjedhën osmane.

Në pamundësi për ta shtypur me forca ushtarake, Hafëz Pasha kërkoi të dinte kërkesat e kryengritësve, të cilat ia paraqiti një delegacion i dërguar prej tyre. Kryengritësit kërkuan largimin e Hafëz Pashës nga Shkodra, dorëzimin e kështjellës një shqiptari dhe anulimin e taksave të vendosura gjatë reformave centralizuese. Një nga emisarët francezë në Prevezë shkruante në ato ditë se kryengritësit pretendonin një pavarësi të plotë ose të formonin një shtet të ngjashëm me Serbinë.

Hafëz Pasha nuk mund të pranonte kërkesa të tilla, prandaj kërkoi ndihmën e Portës së Lartë. Kryengritësit thyen forcat osmane në përleshjet që u bënë më 23-24 maj, më 2 qershor, më 9 qershor, më 24 qershor dhe më 6 korrik 1835. Më 14 korrik kryengritësit thyen në Lezhë forcat e valiut të Rumelisë, me të cilin qenë bashkuar edhe disa pashallarë shqiptarë. Pas kësaj fitoreje kryengritja u shtri në të gjithë Shqipërinë e Veriut. Porta e Lartë u detyrua të dërgojë një ushtri të rregullt prej 30 000 vetash, një nga më të mëdhatë e asaj kohe, që u vu nën komandën e sekretarit të sulltanit, Vasaf Efendiut.

Në pritje të këtyre forcave, valiu i Rumelisë hyri në bisedime me kryengritësit për të mënjanuar ndeshjet e armatosura. Ai u dorëzoi atyre një dokument (ferman) të rremë, me të cilin sulltani gjoja pranonte kërkesat e tyre.
Por lufta e gjatë kishte dëmtuar shumë zejtarët e tregtarët shkodranë, që qenë gati të largoheshin prej saj. Pjesa më e vendosur e udhëheqjes së kryengritësve, si Haxhi Idris Boksi, Dasho Shkreli etj., e kuptuan kurthin dhe e vijuan luftën. Por në ndeshjen me ushtrinë osmane më 1 shtator 1835, në afërsi të Lezhës, kryengritësit u thyen dhe u detyruan të tërhiqen drejt Shkodrës. Nga kjo gjendje e vështirë ata nuk mundën t’i nxirrnin as kryengritësit dibranë e matjanë që godisnin nga prapa krahëve ushtrinë osmane, as thirrja e Tafil Buzit drejtuar popullit shqiptar për të mos furnizuar me ushqime ushtrinë osmane. Më 18 shtator 1835 ushtria osmane, që ishte nisur nga Lezha e Ulqini, hyri në qytetin e Shkodrës.

Pjesa më e vendosur e kryengritësve u largua drejt zonave malore.
Për të mos e acaruar më tej gjendjen, Porta e Lartë bëri disa lëshime, e largoi Hafëz Pashën nga Shkodra dhe e zëvendësoi shërbimin e rregullt ushtarak me një taksë në të holla, ndërsa sanxhaku i Shkodrës u përjashtua nga zbatimi i reformave centralizuese deri në vitet 50. Por këto ishin vetëm disa fitore të pjesshme të kryengritësve, të cilët synonin vendosjen e një qeverisjeje autonome të vendit.

Edhe pse kryengritjet e viteve 1834-1835 përfshinë një pjesë të mirë të trevave shqiptare, ato nuk arritën të shndërroheshin në një kryengritje të përgjithshme, me një udhëheqje të vetme dhe me veprime të bashkërenduara. Arsyet duhen kërkuar jo vetëm në epërsinë ushtarake osmane, por edhe në papjekurinë politike të kryengritësve dhe sidomos në lëkundjet e mjaft prej krerëve feudalë e të bajraktarëve, që braktisnin luftën sa herë që Porta bënte disa lëshime ose premtonte të kënaqte interesat e tyre partikulariste.
__________________
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 10:58 am

Kryengritjet shqiptare të viteve 1836-1839



Edhe pse kryengritjet e viteve 1834-1835 u shtypën, gjendja në Shqipëri nuk u qetësua. Porta e Lartë ishte e vendosur të zbatonte reformat dhe priste rastin e volitshëm për të shkelur premtimet që u kishte bërë shqiptarëve. Por edhe shtresat e gjera të popullsisë shqiptare ishin të vendosura të mos i pranonin ato dhe barrën e rëndë që sillte zbatimi i këtyre reformave. Ndërkaq, përballë qëndresës së përgjithshne të shqiptarëve, Porta e Lartë u detyrua të ndërrojë taktikë, hoqi dorë nga zbatimi i menjëhershëm i reformave në të gjitha tokat shqiptare, duke i vënë në jetë pjesë-pjesë. Në të njëjtën kohë, para zbatimit të tyre, bëri për vete mjaft krerë feudalë të lëkundur. Në këto rrethana kryengritjet, edhe pse vazhduan pareshtur, nuk arritën të merrnin një shtrirje të gjerë, në rrafsh kombëtar, por mbetën të kufizuara në caqet lokale ose krahinore, që i dha mundësi Stambollit t’i shtypte më lehtë.

Në verën e vitit 1836 shpërtheu kryengritja në krahinën e Vlorës, e udhëhequr përsëri nga Tafil Buzi, por ajo nuk zgjati shumë. Pas një viti rifilloi në përmasa më të gjera në Myzeqe.

Qëndresa e armatosur u shtri edhe në trevat veriore të vendit, në Rrafshin e Dukagjinit, në Kosovë dhe në krahinën e Dibrës. Në vjeshtën e vitit 1836 popullsia shqiptare e krahinave të Bihorit e të Tërgovishtës nuk pranoi të regjistroheshin ushtarët rezervistë. Në fillim të vitit 1837 u ngrit popullsia e Matit, dëboi qeveritarin e huaj dhe e detyroi valiun e Rumelisë të risjellë atje Haxhi pashë Matin, të shkarkuar pas kryengritjes së Shkodrës.

Në qershor të vitit 1837 kryengritja e drejtuar nga Alush bej Frakulla përfshiu krahinën e Myzeqesë. Në ditët e para të qershorit 1837 kryengritësit u ndeshën me forcat osmane përpara qytetit të Beratit dhe i thyen ato. Kundër tyre u hodh Emin Pasha, me një ushtri prej 5 000 vetash, që mbërriti në fillim në Berat për të kaluar më pas në Myzeqe. Në një përleshje të pabarabartë në fshatin Frakull kryengritësit u mundën. Alush Frakulla me 150 veta u kapën dhe u dënuan me punë të detyruar. Megjithëse kryengritja u shtyp, Emin Pasha nuk guxoi të zbatonte reformën ushtarake.

Po në verën e vitit 1837 lëvizja kryengritëse u shtri në krahinat e Gjakovës, të Pejës, të Plavës e të Gucisë, ku shpërtheu qëndresa e armatosur kundër rekrutimit të ushtarëve nizamë e kundër taksave që shoqëronin reformat. Kryengritësit gjakovarë shpartalluan forcat qeveritare, shtinë në dorë qytetin e Gjakovës dhe shpallën vetëqeverisjen e krahinave të tyre. Kjo ishte një fitore e rëndësishme e kryengritësve, por në një zonë relativisht të kufizuar. Kjo u dha mundësi forcave osmane, të përkrahuara edhe nga krerë vendas, ta shtypnin lëvizjen brenda një kohe të shkurtër.

Më ndryshe u zhvilluan ngjarjet në krahinën e Dibrës e në atë të Prizrenit. Në vjeshtën e vitit 1837 rreth 8 000 kryengritës nga Dibra e Sipërme dhe e Poshtme iu kundërvunë përpjekjeve të Portës së Lartë për kufizimin e vetëqeverisjes lokale të kësaj krahine. Kryengritësit rrethuan qytetin e Dibrës së Madhe dhe mblodhën në katundin Krifcë Kuvendin e tyre, i cili kërkoi nga të dërguarit e valiut të Rumelisë zëvendësimin e një nëpunësi të huaj, të caktuar prej tij me një shqiptar si edhe garancinë për të mos dënuar asnjë kryengritës. Vendosmëria e kryengritësve e detyroi Portën e Lartë të pranonte kërkesat e tyre. Kështu në krahinën e Dibrave u ruajt tradita e qeverisjes prej nëpunësve vendas.

Në ditët e para të muajit gusht të vitit 1839 kryengritja përfshiu qytetin e Beratit, që varej atëherë nga sanxhaku i Vlorës. Qindra qytetarë sulmuan selinë e qeveritarit të Beratit, i cili mundi të shpëtojë duke u mbyllur në kala. Kryengritja u shtri në tërë krahinat e sanxhakut të Vlorës. Në Kuvendin që u mbajt në qytetin e Beratit përfaqësuesit e kryengritësve i paraqitën sulltanit të ri, Abdyl Mexhitit, në emër të të gjithë Shqipërisë së Jugut, kërkesën për vendosjen e një administrate civile e ushtarake shqiptare në të gjitha hallkat shtetërore. Si qeveritar i përgjithshëm i saj u propozua Ismail Pasha, nipi i Ali pashë Tepelenës dhe djali i Veli Beut. Kryengritësit mendonin se emri i mirë i kësaj shtëpie do të ndikonte në bashkimin e shqiptarëve dhe të tokave të tyre. Në shtator 1839 kryengritësit shtinë në dorë kështjellën. Në këto rrethana Porta e Lartë u detyrua të pezullojë përkohësisht reformat centralizuese.

Në mesin e shtatorit të vitit 1839 lëvizja kryengritëse u shtri në Prizren, banorët e të cilit rrëmbyen armët dhe e detyruan qeveritarin osman, Ismet Pashën, të largohej nga qyteti. Një delegacion i kryengritësve i kërkoi Portës së Lartë që të hiqte taksat e reja, t’u jepej fund grabitjeve, t’i njihej sanxhakut të Prizrenit një qeverisje autonome, duke e shkëputur njëkohësisht nga varësia e drejtpërdrejtë ushtarake nga qeveritari (myshiri-mareshali) i Rumelisë. Ky u orvat të përdorte mirditasit dhe kapedanin e tyre për të shtypur kryengritjen. Por mirditorët, tek të cilët ishte forcuar tanimë vetëdija politike, nuk pranuan të luftonin kundër vëllezërve të tyre. Porta e Lartë u detyrua që edhe në këtë sanxhak të ndërpriste zbatimin e reformave centralizuese.

Si rrjedhojë e kryengritjeve shqiptare të viteve 30 reformat centralizuese nuk u çuan deri në fund, mbetën në gjysmën e rrugës. Porta nuk arriti të zëvendësonte, në gjithë administratën lokale, nëpunësit vendas me turq. Krahina e Shkodrës u përjashtua nga reformat dhe mbeti kështu deri në mesin e atij shekulli. Reformën ushtarake Stambolli u orvat ta vinte në jetë në Shqipëri nëpërmjet ekspeditave të njëpasnjëshme ushtarake, që mobilizonin me forcë ushtarët nizamë e rezervistë, ndërsa reforma gjyqësore nuk arriti të zbatohej.



Kryengritja e Dervish Carës (1843-1844).

Qëndresa kundërosmane në Shqipërinë e Veriut


Në vitet 1843-1844 Kosova dhe trevat lindore shqiptare u bënë vatër e njërës prej kryengritjeve më të fuqishme kundërosmane të gjysmës së parë të shek. XIX, e cila, sipas emrit të udhëheqësit të saj, është quajtur Kryengritja e Dervish Carës.
Në Shqipërinë e Veriut reformat e Tanzimatit u shpallën zyrtarisht në vitin 1843. Shpallja e tyre shkaktoi një valë të re kryengritjesh që morën shtrirje të gjerë ndërkrahinore. Qendra kryesore të tyre mbetën qytetet. Zëvendësimi i funksionarëve shqiptarë me nëpunës të huaj dhe urdhri për rekrutimin e ushtarëve nizamë ishin dy shkaqet e drejtpërdrejta të shpërthimit të kryengritjeve në këtë zonë. Në verën e vitit 1843 ngritën krye banorët e Prizrenit, që dëbuan nëpunësit e rinj turq. Këtë ngjarje e ndoqën kryengritjet në Prishtinë e në Gjakovë. Ushtria osmane e përforcuar kundërveproi menjëherë dhe nuk e pati të vështirë t’i shtypte këto lëvizje lokale. Veprimet e ushtrisë u shoqëruan me terror e grabitje.

Kryengritja e Dervish Carës filloi në Shkup më 21 korrik dhe u zgjerua më shumë në gusht të vitit 1843, kur, me ardhjen e forcave osmane nën drejtimin e Hajredin Pashës, u shtuan përpjekjet për rekrutimin e ushtarëve të rinj. Kryengritësit hynë në konflikt të armatosur me ushtrinë osmane. Në nëntor kryengritësit çliruan Gostivarin, ndërsa në fillim të janarit 1844, pas luftimeve të ashpra, çliruan Tetovën. Këtu, si në Gostivar, u vendos pushteti i kryengritësve dhe shtabi i saj, me Dervish Carën në krye. Kryengritja, përveç Dervish Carës, udhëhiqej edhe nga komandantë të tillë, si Emin Xhambazi, Sulejman Toli (Tërnova), Selman Rogoçica, Emin Bojana, Ymer Presheva, Baba Feka, Sejdi Mexha, Bajram Vaksinca etj.

Në shkurt 10 000 kryengritës të armatosur hynë në Shkup, e çliruan atë, formuan këtu një Këshill të kryengritjes dhe përqendruan pushtetin në duart e veta.
Agjitatorë në vise të ndryshme të Kosovës, si në Vranjë e Leskovc, i bënin thirrje popullsisë të hidhej në luftë kundër pushtetit osman. Të tjerë ishin dërguar në krahinat fqinje për të siguruar mbështetjen e popullsisë së tyre. Udhëheqësit e kryengritjes u bënë thirrje që të ngriheshin kundër sundimtarëve osmanë edhe banorëve të krahinave të tjera të Shqipërisë, duke theksuar me këtë rast se ata duhej të bashkoheshin me kosovarët, sepse ishin vëllezërit e tyre.

Në fillim të shkurtit u çlirua Kumanova, ku me kryengritësit u bashkua edhe popullsia maqedone. Pas Kumanovës u çliruan Presheva, Bujanovci, Vranja, Gryka e Kaçanikut, Leskovci e viset e tjera veriore të Kosovës. Në muajt e parë të vitit 1844 kryengritja u përhap në Pejë, në Gjakovë, në Prizren e deri në Shkodër, ndërsa në pranverën e vitit 1844 kryengritja kishte përfshirë të gjitha trevat shqiptare, nga Manastiri e Ohri në jug deri në skajet veriore e verilindore të Kosovës, në të cilat shqiptarët vendosën pushtetin e tyre. Garnizonet ushtarake turke u detyruan të mbylleshin në kështjellat e qyteteve.

Shtrirja e kryengritjes dhe fitoret e saj në Kosovë e në Fushën e Pollogut ngjallën shpresa edhe në popullsinë e krahinave të tjera të vendit. Qeveria osmane i trëmbej përhapjes së saj të mëtejshme dhe shndërrimit në një kryengritje të përgjithshme shqiptare. Prandaj autoritetet osmane hynë në bisedime me udhëheqësit e kryengritjes. Gjatë bisedimeve kryengritësit i kërkuan Stambollit të anulonte ligjin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të zëvendësonte funksionarët osmanë të pushtetit lokal, që nuk dinin gjuhën shqipe, me nëpunës shqiptarë dhe të njihte autonominë e Shqipërisë, në suazat e Perandorisë Osmane, ashtu siç ishte njohur autonomia e Serbisë më 1830.

Këto kërkesa nuk u pranuan nga Stambolli, prandaj bisedimet dështuan. Ndërkaq, Porta e Lartë, krahas përgatitjeve ushtarake për shtypjen e kryengritjes, shpalli edhe një amnisti për ata që do të dorëzonin armët dhe premtoi se nuk do të përdorej forca për rekrutimin e ushtarëve të rregullt. Me këto masa ajo synonte të ngjallte lëkundje në radhët e kryengritësve.

Porta e Lartë, nga njëra anë, premtoi se do të hiqte dorë nga nizamët e tatimet e reja, ndërsa, nga ana tjetër, filloi të sjellë forca të shumta që i përqendroi në Manastir. Për të shmangur kthimin e saj në një kryengritje të përgjithshme, me përmasa mbarëshqiptare, Porta e Lartë përqendroi në Manastir 32 000 ushtarë, të komanduar nga Omer Pasha, që më 18 maj kaluan në mësymje kundër kryengritësve dhe i detyruan ata të tërhiqeshin drejt Shkupit, Tetovës, Kumanovës e Karadakut (Malit të Zi) të Shkupit. Luftime të ashpra u zhvilluan në Grykën e Katllanovës nga 13-17 maj 1844. Përleshja më e përgjakshme ishte ajo që u bë më 18 maj në afërsi të Banjës së Katllanovës, në të cilën u vendos fati i kryengritjes në Fushën e Shkupit. Pas një qëndrese të fuqishme kryengritësit, të ndodhur përballë një ushtrie që kishte epërsi teknike, që përdori gjerësisht artilerinë, u detyruan të tërhiqeshin. Pas luftimesh të ashpra që vijuan edhe pas kësaj beteje, më 21 maj ushtria osmane, që kishte epërsi mbi kryengritësit, arriti të merrte Shkupin, ku bëri arrestime të shumta të pjesëmarrësve të kryengritjes, një pjesë e të cilëve u dërgua për t’u gjykuar në Stamboll.

Në maj-qershor ushtritë osmane të Omer Pashës, pas luftimesh të rrepta me kryengritësit, pushtuan Tetovën, Gostivarin, Kumanovën, Preshevën, Bujanovcin dhe Vranjën, ndërsa në mesin e korrikut morën të gjitha qendrat nga Kaçaniku deri në Prishtinë. Prej andej u hodhën për të shtypur qëndresën e kryengritësve në Prizren, në Pejë, në Gjakovë e në Shkodër, ku bënë arrestime të shumta. Kryengritësit kudo u bënë ushtrive osmane një qëndresë të ashpër, e cila qe më e fuqishme në Kërçovë, në Tetovë e në Gostivar. Me rivendosjen e pushtetit osman në këto qytete u arrestuan shumë udhëheqës të kryengritjes. Pas shtypjes së kryengritjes, në korrik 1844, Shqipëria, sipas dëshmive të bashkëkohësve, trajtohej më shumë si vend i pushtuar sesa si provincë e Perandorisë Osmane.

Pas përfundimit të kryengritjes në Kosovë e në Pollog, ushtria osmane, në vjeshtën e vitit 1844, u përqendrua në sanxhakun e Dibrës, popullsia e të cilit ishte hedhur në kryengritje kundër zbatimit të reformës ushtarake dhe anulimit të vetëqeverisjes lokale të krahinës. Por forcat e komanduara nga Rexhep pashë Tetova u thyen nga kryengritësit në fushën e Mavrovës. Pas këtyre ngjarjeve Stambolli hodhi në këtë krahinë ushtri të shumta, të komanduara nga Hajredin Pasha.

Përfaqësuesit e kryengritësve thirrën në nëntor 1844 kuvendin e tyre në Fushën e Gjoricës, që u drejtua nga Sheh Mustafa Zerqani. Në kuvend u vendos të mbroheshin të drejtat e autonomisë lokale, që popullsia gëzonte prej kohësh. Kuvendi i bëri thirrje për t’u bashkuar me kryengritësit dibranë edhe popullsisë së krahinave të Kosovës, të Mirditës, të Elbasanit e të Gjakovës, ku Porta po mblidhte forca për t’i hedhur kundër tyre. Gjatë muajit nëntor 1844 kryengritësit dibranë e matjanë, të komanduar nga Cen Leka, u zunë rrugën ushtrive osmane të komanduara nga Hajredin Pasha. Por përballë forcave numerikisht të shumta turke dhe të pajisura me artileri kryengritësit u tërhoqën në luginën e lumit Drin. Ndërkohë, Hajredin Pasha, për t’i përçarë shqiptarët, shpalli se të gjithë ata që do të dorëzonin armët, do të liheshin të lirë dhe se nuk do të rekrutonte nizamë. Ky premtim zuri vend te një pjesë e krerëve, por shumica e tyre e vazhdoi qëndresën.

Luftime të ashpra, që zgjatën 5 ditë të tëra, u zhvilluan në nëntor në fshatin Gjoricë, ku krahas burrave luftuan edhe gratë e fëmijët. Ato përfunduan me humbje të mëdha për të dyja palët e sidomos për ushtrinë osmane. Megjithatë, falë epërsisë numerike e teknike, ushtria osmane, pas luftimesh të përgjakshme, i detyroi kryengritësit të tërhiqeshin nga pozitat e tyre. Për t’u hakmarrë forcat osmane dogjën fshatra të tëra, të braktisura nga fshatarësia, e cila largohej për t’i shpëtuar terrorit të egër të ekspeditës osmane.
Ndonëse kryengritja e sanxhakut të Dibrës u shtyp, Porta e Lartë u detyrua ta përjashtojë këtë krahinë nga reforma ushtarake deri në vitet 50 të shek. XIX, po ashtu si trevën e Shkodrës.

Lufta e vendosur e dibranëve pati jehonë në viset e tjera shqiptare. Në mesin e majit të vitit 1845 rreth 2 000 malësorë të krahinës së Gjakovës u ngritën kundër qeveritarit të saj dhe e detyruan atë të largohej nga qyteti për në Prizren. Kryengritja u përhap në viset malore të Rekës, të Bytyçit, të Gashit, të Tropojës dhe të Krasniqit, që u ngritën nën udhëheqjen e Binak Alisë dhe të Sokol Aramit. Rreth 8 000 kryengritës sulmuan në maj të atij viti qytetin e Gjakovës dhe e çliruan atë. Por valiu i Rumelisë hodhi kundër tyre ushtri të shumta dhe mjaft mercenarë, të rekrutuar nga viset malore të Shqipërisë së Veriut. Pas luftimesh të përgjakshme, që vazhduan mbi një muaj, kryengritja u shtyp.

Mehmet Reshit pasha urdhëroi arrestimin e atyre që kishin marrë pjesë në kryengritje. Në të njëjtën kohë sulltani, për të qetësuar gjendjen, fali rreth 2 000 shqiptarë, të burgosur në Stamboll pas shtypjes së kryengritjeve të viteve të fundit. Megjithëse ushtria osmane i shtypi kryengritjet shqiptare të këtyre viteve, Porta e Lartë, edhe pse e shpalli Tanzimatin, u detyrua ta ndërpriste edhe për disa vjet zbatimin e sistemit të ri në Shqipërinë Veriore.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 10:58 am

Kryengritja e vitit 1847 në Shqipërinë e Jugut



Në Shqipërinë e Jugut Porta e Lartë e shpalli me bujë Tanzimatin (dekretin e Gjylhanesë) më 1845, në një ceremoni të organizuar në Janinë. Por kishte vite që vendi po i ndiente pasojat shkatërrimtare të ekspeditave ushtarake dhe të arbitraritetit të nëpunësve grabitqarë osmanë. Në sanxhakun e Beratit, të formuar rishtazi, që përfshinte edhe krahinat e Vlorës, të Mallakastrës, të Skraparit e të Përmetit, u ngarkua me detyrën e mytesarifit Hysen pashë Vrioni, çifligari më i madh i atyre trevave. Forca të rëndësishme ushtarake, një pjesë e të cilave udhëhiqeshin nga Hysen pashë Vrioni, filluan të përshkonin vendin duke çarmatosur popullsinë dhe duke nxjerrë me forcë taksa e nizamë. Një dëshmitar i kohës, Demir agë Vlonjati, tregon se, sapo afroheshin ekspeditat turke, të gjithë njerëzit iknin nga shtëpitë “sikur të kishte rënë murtaja”. Zbatimi me dhunë e me vrazhdësi i reformave, ndonëse në krye u bë vetëm në disa krahina, e kishte shtuar së tepërmi urrejtjen e masave popullore ndaj sundimtarëve osmanë dhe kishte përgatitur truallin për një kryengritje të re.

Duke e ndier këtë rrezik, qeveritarët osmanë i ftuan krerët e Toskërisë në Manastir për t’i bindur që të hiqnin dorë nga qëndresa e të pranonin Tanzimatin. Të njëjtën gjë bënë në Janinë me rreth 800 agallarë e koxhabashë të fshatrave, si edhe me përfaqësues të parisë së qyteteve e të institucioneve fetare. Ata zyrtarisht u dhanë autoriteteve osmane përgjigje pozitive, por në të vërtetë, siç doli më vonë, shumica kishte vendosur ta kundërshtonte me të gjitha mjetet sistemin e ri.

Për organizimin më të mirë të qëndresës, krerët e Shqipërisë së Jugut mblodhën kuvendin e tyre në Mesaplik të Vlorës, në qershor 1847, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga mjaft krahina të Shqipërisë, kryesisht të asaj të Jugut. Shumicën dërrmuese në kuvend e përbënin përfaqësuesit e fshatarësisë. Kuvendi u shpreh kundër Tanzimatit dhe vendosi të mos jepeshin ushtarë, të mos paguheshin taksa të reja dhe të mos pranohej administrata e re osmane.

Ai mori edhe vendime të tjera me rëndësi të madhe politike. Kuvendi e shpalli popullin shqiptar, myslimanë e të krishterë, një dhe të pandarë, bëri thirrje që të gjithë, pa përjashtim, të hidheshin në luftë kundër sundimtarëve osmanë dhe kërkoi që t’u sigurohej jeta, nderi e pasuria të gjithë shqiptarëve pavarësisht nga feja. Kuvendi porositi që forcat e armatosura shqiptare, të cilat do të mblidheshin në krahina të ndryshme, të mos i shkaktonin as dëmin më të vogël popullsisë dhe ushqimi i luftëtarëve të sigurohej nga taksat e vjetra që jepte vendi. Mbi këto baza u formua besëlidhja e përfaqësuesve të Shqipërisë së Jugut ose, siç u quajt, “Lidhja Kombëtare Shqiptare”. Lidhja formoi një komitet për drejtimin e veprimtarisë politike e ushtarake, në krye të të cilit u zgjodh Zenel agë Gjoleka nga Kurveleshi, i dëgjuar për trimërinë dhe për përvojën luftarake që kishte fituar në kryengritjet e viteve 30.

Kur në fillim të korrikut xhelepçinjtë erdhën në Kurvelesh për të mbledhur taksat e bagëtive, ata u pritën me armë nga popullsia. Zenel Gjoleka me 500 luftëtarë u drejtuan kundër Delvinës, qendër e administratës osmane, të cilën e çliruan. Kryengritja përfshiu gjithë Labërinë dhe brenda pak kohësh u përhap edhe në trevën e Çamërisë, të Përmetit dhe sidomos të Mallakastrës, ku fshatarët kryengritës zgjodhën si udhëheqës Rrapo Hekalin. Në të njëjtën kohë shpërthyen kryengritje në trevat veriore, në rrethet e Elbasanit, të Tiranës, të Matit, të Dibrës, të Plavës e të Gucisë.

Çifligarët vrionas mobilizuan të gjitha forcat e tyre dhe, të përkrahur nga reparte ushtarake turke, sulmuan Mallakastrën. Një betejë e ashpër që zgjati tri ditë u zhvillua në fshatin Greshicë. Kryengritësit, të cilëve u erdhën në ndihmë fshatarë nga Myzeqeja dhe nga krahina e Vlorës, i shpartalluan forcat armike dhe kapën të gjallë Isuf bej Vrionin me të vëllanë, që kryesonin ekspeditën; të dy i ekzekutuan në Qafën e Sinjës.

Pas kësaj fitoreje kryengritësit, rreth 1 000 veta, me Rrapo Hekalin në krye, iu drejtuan Beratit dhe e rrethuan. Pas disa ditë luftimesh qyteti ra në duart e tyre. Kryengritësit u përpoqën të merrnin kështjellën ku ishin strehuar qeveritarët turq e vendas, si edhe forcat turke, por u detyruan të tërhiqeshin nga zjarri i fortë i artilerisë. Për të mbajtur kalanë të rrethuar, në Berat u grumbulluan forca të reja të ardhura nga krahinat përreth, deri nga Dangëllia e Përmeti. Ndërkohë, forcat e shtuara të kryengritësve, të udhëhequra nga Zenel Gjoleka, po arrinin suksese të reja. Pasi shpartalluan një ushtri turke që vinte nga Janina, ata sulmuan Gjirokastrën dhe e rrethuan garnizonin në kala.

E shqetësuar nga këto humbje dhe nga përhapja e gjerë e kryengritjes, qeveria e Stambollit, e cila në fillim mendonte t’i bënte ballë kryengritjes me forcat që kishte në vend, mobilizoi trupa të reja, të cilat u përqendruan sidomos në Manastir e në Janinë për të asgjësuar vatrat më të rrezikshme të kryengritjes në jug. Qeveria turke zuri edhe brigjet detare, për të ndaluar ndihmën që mund t’u vinte kryengritësve nga Muhamet Aliu i Egjiptit. Për t’i ardhur në ndihmë garnizonit të rrethuar në Gjirokastër, u dërgua nga Thesalia një ushtri prej 3 000 vetash nën komandën e një feudali shqiptar, Shahin bej Kosturit. Por, që në përpjekjet e para me kryengritësit në jug të Gjirokastrës, forcat turke u thyen nga forcat shqiptare të udhëhequra nga Zenel Gjoleka.

Fitoret e kryengritësve bënë bujë në Shqipëri dhe jashtë saj. Jehona e tyre u ndie edhe në Kosovë, ku filluan të dukeshin shenjat e një lëvizjeje të re. Nëpunësit turq braktisnin në panik postet sapo dëgjonin për afrimin e kryengritësve. Udhëtari anglez E. Spenser, që udhëtonte në këtë kohë nëpër Shqipëri, shkruante: “Heroi i ditës kudo është Gjoleka”.

Për të siguruar suksesin e plotë të kryengritjes, Komiteti i Lidhjes u përpoq të gjente edhe një aleat të jashtëm. Për këtë qëllim ai iu drejtua Greqisë, marrëdhëniet e së cilës me Stambollin në këtë kohë ishin acaruar. Qeveria greke tregoi interesim të veçantë për kryengritjen shqiptare, jo vetëm sepse përpiqej t’i shkaktonte vështirësi Turqisë duke nxitur shqiptarët, duke u premtuar edhe ndihma materiale e financiare, të vijonin luftën, por edhe sepse synonte që ta vinte kryengritjen shqiptare në shërbim të saj për të realizuar lakmitë territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut, që ishin shpallur zyrtarisht qysh më 1844 me të ashtuquajturën Megali Idea (Idea e Madhe). Këto qëllime ishin shkaku që bisedimet ndërmjet Zenel Gjolekës dhe kryeministrit grek J. Koletis nuk patën sukses.

Bisedimet shqiptaro-greke dhe rreziku që mund t’i vinte nga një aleancë e mundshme ushtarake ndërmjet kryengritësve e Greqisë e shtynë Portën e Lartë të vepronte më me vendosmëri për ta nënshtruar sa më parë Toskërinë. Sulltani i shpalli “fermanllinj” Zenel Gjolekën e pasuesit e tij. Një ushtri prej 15 mijë vetash u nis nga Manastiri në drejtim të Beratit.

Zenel Gjoleka e Tahir Çapari, në krye të 1 500 kryengritësve, më 28 gusht 1847 i dolën përpara ushtrisë osmane prej 5 000 vetash, që ishte nisur nga Janina. Pas përleshjes që zhvilluan me të në fshatin Dholan, në verilindje të Janinës, i shkaktuan asaj disfatë. Me këtë fitore para kryengritësve u hap rruga për në Janinë, të cilën mund ta merrnin edhe për shkak se garnizoni i qytetit përbëhej në shumicë nga ushtarë shqiptarë. Por marshimi i mëtejshëm i kryengritësve drejt Janinës u ndal për shkak të lajmit se forcat e tjera ushtarake osmane po përparonin nga Manastiri drejt Beratit e Mallakastrës. Zenel Gjoleka u hodh në Labëri, ku ishin drejtuar forcat e shumta osmane.

Kryengritësit e udhëhequr nga Rrapo Hekali goditën forcat ushtarake të komandantit të Rumelisë gjatë rrugës drejt Beratit, në afërsi të këtij qyteti. Sapo ushtria turke iu afrua qytetit, garnizoni i rrethuar doli nga kalaja dhe sulmoi kryengritësit në qytet. Duke u ndodhur midis dy zjarresh dhe përballë fuqive shumë më të mëdha, kryengritësit u tërhoqën nga qyteti në rrethet e tij dhe vijuan luftën të ndarë në çeta më të vogla e me sulme të befasishme.
Nga Berati ushtria osmane u hodh në Vlorë për t’u bashkuar me pjesën tjetër që kishte ardhur nga deti dhe për të ndarë forcat kryengritëse të Rrapo Hekalit nga ato të Zenel Gjolekës. Prej andej ushtria u drejtua për në Labëri, ku nuk hyri dot nëpërmjet Grykës së Kuçit, sepse aty ishin përqendruar kryengritësit e Zenel Gjolekës, por nga ana e Mesaplikut. Ushtria osmane dogji fshatrat Bolenë, Kuç, Kallarat etj.

Reparte të tjera ushtarake osmane zbarkuan në Himarë për t’u rënë kryengritësve prapa krahëve. Në kushte të tilla edhe Zenel Gjoleka i ndau kryengritësit në çeta më të vogla. Njëra prej tyre u ndesh me forcat osmane në fshatin Palavli, në fushë të Delvinës. Ndonëse luftuan me trimëri, kryengritësit u thyen përballë ushtrive të shumta armike.

Me shtypjen e kryengritjes në Shqipërinë e Jugut, trupat osmane përdorën gjerësisht terrorin mbi popullsinë, duke e vijuar ekspeditën ndëshkuese edhe gjatë dimrit 1847-1848. Ato mundën të shtinin në dorë udhëheqësit kryesorë të kryengritjes, si Rrapo Hekalin me të vëllanë Hamitin, Tahir Çaparin dhe mbi 1 000 luftëtarë të tjerë, të cilët i burgosën dhe i internuan. Rrapo dhe Hamit Hekali vdiqën në burg, ndërsa Zenel Gjoleka me një grup besnikësh u tërhoqën në Greqi, ku gjetën strehim. Ushtria turke arriti të shuante njërën pas tjetrës vatrat e qëndresës edhe në trevat e tjera. Qeveria osmane ndërmori atëherë zbatimin e sistemit të ri tanzimatist në Shqipërinë e Jugut.

Kryengritja e 1847-ës shënon një shkallë më të lartë të lëvizjeve çlirimtare kundër Tanzimatit si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga shtrirja e organizimi i saj. Ajo dallohet në radhë të parë për rolin aktiv të masave fshatare në drejtimin e saj. Kjo kryengritje luajti një rol të rëndësishëm për bashkimin e shqiptarëve si një tërësi etnike me interesa të përbashkëta, pavarësisht nga feja e krahina, ashtu siç ishte vendosur në kuvendin e Mesaplikut. Ideja e bashkimit u shpreh edhe në këngët popullore që iu kushtuan kryengritjes. Në një nga këto këngë poeti popullor i drejtohet Zenel Gjolekës me fjalët “sos lëfton për vete, / por për gjithë vilajete” dhe vë në dukje se udhëheqësi trim nuk lufton “as për mua, as për ti, / po për gjithë Shqipëri”. Duke folur për këtë kryengritje, Sami Frashëri vinte në dukje që ajo kërkoi bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një Shqipëri autonome.

Në folklor gjejmë mjaft të dhëna edhe për karakterin shoqëror të kësaj kryengritjeje të drejtuar, ashtu si edhe të tjerat, kundër grabitjes nga shteti osman dhe nga feudalët e mëdhenj vendas. “Nizam e xhelepe s’ka / është vendi fukara”, thuhet në një këngë. Dhe në një memorandum, të hartuar nga krerët e lëvizjes më 15 gusht 1847, kryengritësit vinin në dukje se nuk kishte kush të përkujdesej për “fakir fukaranë”.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 10:58 am

3. IDEOLOGËT E PARË TË LËVIZJES KOMBËTARE





Krahas dukurive të reja politike e shoqërore të kryengritjeve kundërosmane të viteve 30-40, ku spikatën kërkesat për trajtimin e veçantë të Shqipërisë dhe për administrimin e saj nga njerëzit e vendit, lindi dhe u zhvillua në Shqipëri edhe ideologjia kombëtare. Shprehësit e parë më të shquar të ideve të reja u bënë Naum Veqilharxhi dhe Jeronim de Rada.



Naum Veqilharxhi dhe veprimtaria e tij në vitet 40



Naum Veqilharxhi (1797-1854) lindi në Vithkuq (rrethi i Korçës), që ishte një qytezë me zeje e tregti të zhvilluar dhe me një popullsi arsimdashëse. Që në moshë të re, para vitit 1806, ai shkoi në Vllahi, ku kishte një koloni të rëndësishme shqiptarësh. Më 1821 Naumi, bashkë me shqiptarë të tjerë, mori pjesë në kryengritjen e madhe popullore që shpërtheu në Vllahi kundër sundimit osman nën udhëheqjen e Tudor Vladimireskut.

Lufta që zhvilloi kundër sundimit osman në dhe të huaj ia shtoi dashurinë për vendlindjen. Duke punuar si avokat në Brailë të Rumanisë, ai u njoh me idetë përparimtare dhe u formua si iluminist. Këtu ai iu kushtua me mish e me shpirt çështjes së çlirimit kombëtar të atdheut të vet, Shqipërisë.

Naumi, i cili edhe në dokumentet vetjake në mërgim e cilësonte veten me kombësi shqiptare, kishte besim të patundur te populli shqiptar, në aftësitë e tij për t’u ndriçuar e për t’u çliruar dhe në të ardhmen e tij më të mirë. Ky besim buronte jo vetëm nga patriotizmi i flaktë dhe nga përvoja e njohuritë filozofike e historike që kishte fituar, por edhe nga realiteti i Shqipërisë, ku kryengritjet çlirimtare kundër sundimit osman pasonin njëra-tjetrën nga jugu në veri.
Si iluminist Naumi arriti në përfundimin se popullit shqiptar, të zhytur në padije, i duhej patjetër arsimimi në gjuhën amtare si mjet për ngritjen e ndërgjegjes dhe përparimin shpirtëror e material të tij, se pa zhvillim kulturor nuk mund të kishte çlirim politik të popullit. “Ka ardhur koha, - shkruante ai më 1846, - që t’i flakim të gjitha paragjykimet e vjetruara, ka ardhur koha që të mendohemi më me pjekuri dhe më me guxim të këmbejmë udhë, duke marrë këtej e tutje si shembull kombet e përparuara mbi tokë... Dhe duke synuar këtu, le të ecim pa u lëkundur, me guxim, me durim dhe me këmbëngulje”.

Nevoja për masa të frytshme e konkrete në fushën e arsimit në gjuhën shqipe ishte bërë veçanërisht e theksuar në vitet 40, me shtimin e numrit të shkollave të huaja që filluan të hapeshin në Shqipëri.

Naum Veqilharxhi u bë shprehës i atyre rretheve atdhetare shqiptare, brenda e jashtë vendit, të cilat e kuptuan rrezikun e madh që paraqisnin shkollat e huaja për bashkimin e popullit shqiptar dhe për çlirimin e tij kombëtar dhe që e ndien nevojën e ngutshme për të përhapur arsimin në gjuhën amtare. Prandaj ai kërkonte një shkollë të re, shqipe nga gjuha, racionaliste nga përmbajtja dhe masive nga shtrirja. Në kushtet e Shqipërisë së prapambetur rruga drejt këtij arsimi do të fillonte nga abetarja dhe për ta hartuar atë duhej përgatitur alfabeti shqip. Alfabetet latine, greke ose arabe, që ishin përdorur deri atëherë për shkrimin e shqipes, pa ndonjë përshtatje të veçantë, jo vetëm nuk jepnin plotësisht të gjithë tingujt e saj, por kishin marrë edhe ngjyrë fetare e ishin bërë përçuese ndikimesh politike të huaja.

Naum Veqilharxhi mendonte se shqiptarët si komb i veçantë, me gjuhë të veçantë, duhej të kishin edhe alfabetin e tyre. Me alfabetin e ri që sajoi qysh në vitet 20, duke huajtur edhe elemente nga alfabetet e tjera, ai kishte hartuar disa tekste; por këto, siç duket, për vështirësi teknike e mungesë mjetesh mbetën për dy dhjetëvjeçarë të pabotuara. Më 1844 Naum Veqilharxhi botoi në Rumani “Evetarin” e tij, një abetare e vogël e poligrafuar, e cila është abetarja e parë e gjuhës shqipe. Abetarja u shpërnda në krahinat jugore të Shqipërisë, në Korçë, në Përmet, në Berat, në Gjirokastër etj. Megjithëse alfabeti ishte i vështirë për t’u përvetësuar, abetarja ngjalli entuziazmin e bashkatdhetarëve. Në një letër, që i drejtohej autorit nga Korça më 22 prill 1845, e njoftonin se abetaret i kishin marrë “... me gëzim të madh dhe me kënaqësi”.

Letra i bënte të ditur se paria e Korçës kishte vendosur të fillonte një fushatë për të ndihmuar Naum Veqilharxhin të blinte një shtypshkronjë dhe të hapte shkolla shqipe. “Mjaft për kaq kohë nën zgjedhën e paditurisë, - shkruanin patriotët korçarë. - Të shpresojmë se brenda një kohe të shkurtër arsimi do të shtrihet në mbarë atdheun tonë dhe në mbarë kombin tonë... Na dërgoni sa më shumë evetore, sepse bashkatdhetarët po kërkojnë pareshtur të gjejnë akoma nga kjo abetare”. Kjo pritje e ngrohtë e këto fjalë tregonin se nisma e Naum Veqilharxhit shprehte aspiratat e një shtrese të gjerë shoqërore brenda vendit, që ndiente nevojën për t’u arsimuar në gjuhën amtare si kusht i rëndësishëm për të çarë errësirën mesjetare dhe për t’i hapur atdheut rrugën e përparimit.

Për t’iu përgjigjur kërkesës së patriotëve korçarë, më 1845 Naum Veqilharxhi botoi një abetare të dytë me titull “Fare i ri evetar shqip”, shumë më të plotë se e para dhe me një parathënie të gjerë. Në këtë abetare Naumi bënte përpjekje serioze për ta vënë mësimin e shqipes mbi baza shkencore; ai e pasuroi gjuhën shqipe me një varg fjalësh e termash të kulturës e të shkencës. Abetaret e Naum Veqilharxhit luajtën një rol të rëndësishëm në Rilindjen Shqiptare, hodhën hapat e parë të arsimit në gjuhën shqipe.

Pas botimit të abetares së dytë Naum Veqilharxhi, me sa duket, u përpoq të krijonte një shoqëri kulturore shqiptare, e cila do të merrej me botimin në Rumani të librave në gjuhën amtare dhe me dërgimin e tyre në Shqipëri.
Naum Veqilharxhi ishte një mendimtar i shquar iluminist dhe hyri në histori edhe si ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Idetë e tij ai i shprehu në “Qarkoren”, hartuar në gjuhën greke, që u drejtoi nga Rumania, rreth mesit të viteve 40, bashkatdhetarëve ortodoksë në Shqipëri, në letrën e gjatë polemizuese dërguar nipit të vet, që i quante përpjekjet e të ungjit për çështjen shqiptare “himera” dhe në parathënien e abetares së vitit 1845. Këto janë dokumentet e para ideologjike e programatike të njohura deri më sot të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të hartuara nga një përfaqësues i intelektualëve atdhetarë shqiptarë.

Naum Veqilharxhi nisej nga koncepti dialektik se, si në natyrë, ashtu edhe në shoqëri vepron ligji i zhvillimit, se në bazë të këtij ligji kalohet nga më e ulëta në më të lartën, nga e vjetra në të renë. “Asnjë komb nuk ka rënë nga qielli”, “...shoqëria, bashkëpunimi e ka bërë njerinë”. Fjalët e rënda që mund të thuheshin për shqiptarët, shkruante ai, “tregojnë një gjendje që shkëmbehet e nuk mbetet përjetë. Vetëm kafshët e kanë të përcaktuar fatin nga natyra. Njeriu zhvillohet nga të voglat duke përparuar”.

Në gjykimin e gjërave Naum Veqilharxhi vinte arsyen, të cilën, në kundërshtim me dogmatizmin mesjetar, e quante një mjet shumë të rëndësishëm që e ndante njeriun nga bota e kafshëve dhe e bënte zotin e të fshehtave të gjithësisë.
Sipas këtyre koncepteve filozofike Naumi trajtoi edhe çështjen shqiptare, historinë e kombit të vet dhe detyrat që qëndronin përpara vendit. Kombi shqiptar, theksonte ai, është krijuar në të njëjtën kohë me kombet e tjera, zë një vend të caktuar në tokë, ka karakter të veçantë, gjuhë e zakone të veçanta, shekujt e tij mitologjikë, heroikë, politikë e fetarë dhe ruan në gjirin e tij një thesar të madh kulturor. Të ndihmoje këtë komb të fitonte ndërgjegjen dhe të zhvillohej Naum Veqilharxhi e quante “një borxh ndaj vendlermit” (vendlindjes).
Shakun kryesor të gjendjes së mjeruar në të cilën ndodhej populli shqiptar ai e shihte te “pushtimet e shpeshta”, te “përmbysjet e gjithanshme”, te “ndryshimet politike”, te “dogmat fetare”, te “padija” dhe sidomos te “lënia pas dore e gjuhës sonë kombëtare dhe zëvendësimi i saj me një gjuhë të huaj...”. Faktor vendimtar për nxjerrjen e vendit nga kjo gjendje, Naum Veqilharxhi, si iluminist, quante përhapjen e arsimit e të kulturës në gjuhën amtare. “Ato kombe që mbetën në padije, - shkruante ai, - u shëmbëllejnë thjesht skllevërve...”, këto kombe “...vetëm atëherë mund të dalin nga gjendja e turpshme e mjerimit të tyre kur do të fillojnë të lëvrojnë gjuhën e tyre kombëtare...”.

Me këtë bindje dhe i ndërgjegjshëm për rrezikun që i vinte atdheut nga arsimi në gjuhë të huaj, Naum Veqilharxhi i ftonte bashkatdhetarët e tij të përhapnin arsimin dhe kulturën në gjuhën amtare. Ai u jepte zemër bashkatdhetarëve dhe i këshillonte të mos dëshpëroheshin nga gjendja e vajtueshme në të cilën ndodhej vendi i tyre. “Le të hedhim farën e mirë, - shkruante ai, - dhe me siguri vetë natyra e shenjtë e ngjarjeve do të ndihmojë për gjallërimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemët e bukura dhe shumë të ëmbla të së cilës do t’i korrë padyshim brezi i ardhmë...”.

Naum Veqilharxhi kërkonte që shkolla shqipe të ishte jo vetëm për të pasurit, por edhe për të varfrit dhe interesi i atdheut të vihej mbi interesin vetjak. Por ai nuk e prekte, veçse në mënyrë të papërcaktuar, çështjen e qëndrimit ndaj qeverisë osmane. Megjithëse kryengritjet çlirimtare në Shqipëri kishin paraqitur kërkesën e vetëqeverisjes së vendit, Naumi, me sa duket, mendonte që më parë duheshin shfrytëzuar kushtet e krijuara formalisht nga dekreti i Tanzimatit për të zhvilluar një veprimtari energjike në fushën e arsimit e të kulturës në gjuhën amtare, derisa të rritej ndërgjegjja kombëtare e të arrihej bashkimi i popullit në atë shkallë që të lejonte shtrimin e çështjes së marrëdhënieve politike me Turqinë.



Lëvizja e arbëreshëve të Italisë në përkrahje të çështjes kombëtare në vitet 30-40



Në kohën kur Naum Veqilharxhi zhvillonte veprimtarinë e vet në Rumani dhe krijonte lidhje me disa qendra të Shqipërisë së Jugut, në kolonitë arbëreshe të Kalabrisë dhe të Sicilisë në Itali filluan të dukeshin shenjat e para të një lëvizjeje në përkrahje të çështjes kombëtare shqiptare. Ngjarjet që po zhvilloheshin në këtë kohë në Shqipëri, kryengritjet e njëpasnjëshme, përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për arsimin dhe kulturën kombëtare tërhoqën vëmendjen e një vargu intelektualësh të dalë nga gjiri i kolonive arbëreshe. Arbëreshët nuk e kishin harruar vendin e të parëve dhe i ruanin të gjalla, veçanërisht në folklorin e tyre të pasur, traditat e mëdha të luftës për liri, si dhe gjuhën e doket që kishin marrë nga mëmëdheu.

Të nxitur nga dashuria për atdheun e të parëve dhe nën ndikimin e interesit që shfaqte në gjysmën e parë të shek. XIX shkenca gjuhësore evropiane për gjuhën shqipe, intelektualët arbëreshë filluan të merreshin me studimin e historisë, të folklorit dhe të gjuhës së këtyre kolonive, si dhe në përgjithësi me historinë e mëmëdheut të tyre të dikurshëm. Në kohën kur filluan të bëheshin hapat e parë të gjuhësisë krahasuese dhe u zbuluan lidhjet gjenealogjike të një vargu gjuhësh, studiuesi arbëresh Engjëll Mashi në vitet e para të shek. XIX dhe Josif Krispi e Gjon Skiroj në vitet 30 hodhën tezën e prejardhjes së popullit shqiptar nga pellazgët e të gjuhës së tij nga pellazgjishtja, gjuhë që mendohej se ishte folur nga banorët më të lashtë të Ballkanit e të Mesdheut. Teza e prejardhjes pellazgjike, si shprehje e lashtësisë së popullit shqiptar, zuri vend e u përhap shumë në qarqet shkencore dhe në opinionin e gjerë.

Po në këtë kohë filloi veprimtarinë e tij Jeronim de Rada (1814-1903) nga fshati Makje i Kalabrisë, i cili u bë një nga figurat më të shquara të letërsisë arbëreshe dhe të lëvizjes patriotike shqiptare. Qysh në veprën e tij të parë, poema “Këngët e Milosaos” (1836), shkruar në dialektin arbëresh, De Rada i dha letërsisë shqipe një nga veprat e saj më të bukura. Duke trajtuar edhe më tej tema historike, nga luftërat shqiptaro-turke të shek. XV, si p.sh., në poemën “Serafina Topia” (1843), poeti, i frymëzuar nga kryengritjet shqiptare, si dhe nga lëvizjet çlirimtare që zienin në Itali, në të cilat mori pjesë vetë, vinte në dukje traditat luftarake e liridashëse të popullit shqiptar. Me këto vepra ai u bënte të njohur bashkatdhetarëve dhe nëpërmjet përkthimit italisht gjithë botës historinë e lavdishme të popullit shqiptar. Me këtë intelektualët arbëreshë filluan të sendërtonin atë që e quajtën si detyrë të madhe ndaj mëmëdheut të tyre të lashtë: “të ringjallnin përpara opinionit publik ndjenjat e një kombi të lavdishëm, por të panjohur”, siç shkruante më 1847 në parathënien e veprës së vet “Mbi shqiptarët, kërkime dhe mendime”, studiuesi arbëresh Vinçenc Dorsa. Ai ia kushtonte veprën e vet “kombit të tij të përndarë e të përçarë, por një”. Me këtë Vinçenc Dorsa donte të theksonte se kolonitë arbëreshe e ndienin veten si “pjesë të pandara të një të tëre, të kombit shqiptar”.

Me gjithë kushtet e vështira, ndërmjet vatrave të veçanta të lëvizjes politike e kulturore shqiptare filluan të krijoheshin që herët lidhjet e para. Në vitin 1845 Naum Veqilharxhi dhe shqiptarët e tjerë të Bukureshtit e përgëzonin Jeronim de Radën me një letër për punimin e tij “Mbi hyjnitë e pellazgëve”, të botuar më 1843 në të cilën poeti përpiqej të shpjegonte se një varg emrash të mitologjisë greke në të vërtetë ishin shqip, sepse shpjegoheshin, sipas tij, me anë të shqipes së sotme dhe se pellazgët i kishin dhënë hua kulturës së lashtë greke një varg elementesh. Mendime të ngjashme në lidhje me prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe të popullit shqiptar shfaqën edhe një varg albanologësh të huaj.
Këto mendime të De Radës dhe të albanologëve në lidhje me teorinë pellazgjike u përqafuan nga Naum Veqilharxhi dhe atdhetarë të tjerë shqiptarë. Ato luajtën një rol për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve dhe u përdorën për të vërtetuar autoktoninë e popullit shqiptar në trojet e veta dhe për të shtruar përpara opinionit ndërkombëtar njohjen e të drejtave të shqiptarëve si komb më vete.
Intelektualët arbëreshë ndiqnin me vëmendje ngjarjet që po zhvilloheshin në vitet 30-40 të shek. XIX në Shqipëri. Veprat e tyre jo vetëm u bënin jehonë këtyre ngjarjeve, por edhe, duke evokuar të kaluarën, ngrinin probleme të rëndësishme, si ato të luftës së armatosur për liri, të bashkimit të popullit shqiptar etj. Duke vënë në dukje rëndësinë e kryengritjeve që po ndodhnin në mëmëdheun e tyre të lashtë dhe duke i interpretuar ato si shenja të një kthese Vinçenc Dorsa i përshëndeste “këto kërcënime të vazhdueshme, inkursione, rebelime, mosbindje ndaj ligjeve, bashkimin e shpejtë nën flamurin e një kryetari dhe tërheqjen e vëmendjes që i bëjnë Portës së Lartë”. “Në këto fakte, unë lexoj, - vazhdonte ai, - përgatitjen e furtunës së afërme dhe agimin e ditës së kthjellët që do të vijë pas saj”. Dhe më poshtë: “Shqipëria beson se kjo ditë (e rilindjes së saj - shën. i aut.) është e afërme dhe besimi i vë asaj në lëvizje shpirtin për ta arritur. Ajo nuk flet veçse për rilindje...”.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 10:58 am

4. KUNDËRSHTIMI I PLANEVE EKSPANSIONISTE TË SHTETEVE FQINJE. SHQIPËRIA DHE KRIZA LINDORE E VITEVE 1853-1856





“Megali Idea” greke dhe “Naçertania” serbe



Kryengritjet për autonomi të viteve 30-40, si pjesë përbërëse dhe element aktiv i lëvizjes çlirimtare në Ballkan, e dobësuan sundimin e Portës së Lartë dhe krijuan kushte objektive për bashkëpunimin ushtarak të popujve të shtypur të gadishullit dhe për shpejtimin e çlirimit të tyre nga zgjedha osmane. Por ky bashkëpunim u minua nga politika ekspansioniste e Greqisë dhe e Serbisë.
Në vitet 40 shteti serb dhe ai grek nuk e kishin përfunduar ende bashkimin e tyre kombëtar. Një pjesë e territoreve me popullsi serbe e greke ndodhej ende nën sundimin osman. Për këtë arsye, një nga drejtimet e politikës së këtyre vendeve ishte ai i çlirimit të territoreve dhe i bashkimit të tyre me shtetet kombëtare përkatëse. Por, krahas këtij synimi të drejtë, te qeveritë greke e serbe që drejtonin këto shtete ishin shfaqur prirje të frymëzuara nga ide shoviniste, të cilat u zhvilluan e u shndërruan në një vijë themelore të politikës së tyre.

Në fillim të vitit 1844 kryeministri grek J. Koleti e formuloi dhe e shpalli zyrtarisht programin politik ekspansionist, i cili hyri në histori me emrin “Megali Idea” (“Megali Idhea” - “Ideja e Madhe”). Sipas këtij programi, Greqia si trashëgimtare e Bizantit duhej të shndërrohej në një shtet të madh me kryeqytet Stambollin (Konstandinopojën), ku do të bënin pjesë jo vetëm tokat greke, por edhe të gjitha territoret me popullsi ortodokse jogreke të Ballkanit, që kishin qenë nën Perandorinë Bizantine dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit. “Megali Idea” përfshinte në kufijtë e Greqisë së Madhe edhe tokat shqiptare. Me këtë projekt, në veri në fillim përfshihej në kufijtë e Greqisë gjithë Shqipëria, kurse pas viteve 60 caktohej si kufi verior herë lumi Drin, herë Shkumbini, ndërsa shovinistët më të moderuar grekë e çonin atë deri te lumi Vjosë.

Për realizimin e kësaj platforme qeveria greke parashikonte të hidhte në Shqipërinë e Jugut çeta të armatosura, të cilat do të provokonin kryengritje dhe do të përgatisnin truallin për aneksimin e këtyre territoreve nga Greqia. Ajo u orvat të shfrytëzonte për qëllimet e saj edhe kryengritjet shqiptare, sidomos ato të Shqipërisë së Jugut, siç ishte ajo e vitit 1847, kur kryeministri grek J. Koletis hyri në bisedime me Zenel Gjolekën, të cilat, për shkak të synimeve ekspansioniste të Athinës, dështuan.

“Megali Idea” greke gjeti një mbështetje të fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit. Me formimin e shtetit grek, Patrikana e humbi dora-dorës karakterin ekumenik që kishte më parë dhe u kthye në një kishë greke, në një aleate e Greqisë. Kështu që kisha ortodokse dhe shkollat në gjuhën greke u kthyen në vatra për të helenizuar besnikët e nxënësit që i frekuentonin ato.

Po atë vit, më 1844, ministri i Serbisë I. Garashanin shpalli programin që do të vihej në themel të politikës serbe e që është i njohur në histori me emrin “Naçertanie” (“Projekt”). Edhe qarqet politike drejtuese të Serbisë, ashtu si ato të Greqisë, me pretekstin e çlirimit të tokave të sllavëve të jugut nga zgjedha osmane, synonin të krijonin një shtet të madh, që do të përtërinte perandorinë mesjetare të Stefan Dushanit. Në kufijtë e kësaj perandorie të re, sipas “Naçertanies”, do të hynin edhe viset e Shqipërisë së Veriut së bashku me Kosovën, që ministri serb e pagëzoi me emrin “Serbi e Vjetër”.

Të dyja programet kishin karakter shovinist dhe shprehnin aspiratat ekspansioniste të borgjezisë greke e serbe. Ato nuk e njihnin ekzistencën e kombit e të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe si pasojë kundërshtonin idenë e krijimit të shtetit shqiptar. Sipas këtyre programeve, tokat shqiptare ishin të destinuara të ndaheshin midis Greqisë dhe Serbisë.
Këto synime të shteteve fqinje, që ishin shfaqur edhe më parë, u shndërruan prej viteve 40 të shek. XIX në një politikë të përhershme zyrtare, pasojat e së cilës u ndien shumë shpejt në Shqipëri.



Lufta kundër “turkomanizmit” dhe “grekomanizmit”



Duke filluar prej viteve 50 Lëvizja Kombëtare Shqiptare bëri një luftë gjithnjë e më të ashpër kundër ideologjisë së panislamizmit, të propaganduar nga Porta e Lartë, dhe të panhelenizmit, të përhapur nga qarqet shoviniste të Athinës.
Qeveria e Stambollit ua mohonte kombësinë shtetasve myslimanë joturq të Perandorisë, të cilët i quante osmanllinj dhe ndiqte me këmbëngulje parimin, sipas të cilit Perandoria teokratike Osmane duhej të mbështetej mbi gjithë shtetasit myslimanë pa dallim.

Me qëllim që të përforconin pozitat e tyre në Shqipëri, të rrezikuara nga kryengritjet e vazhdueshme shqiptare dhe nga lëvizja e përgjithshme kryengritëse e popujve të tjerë ballkanas dhe për t’i lidhur sa më ngushtë masat e prapambetura të popullsisë myslimane shqiptare me fatet e Perandorisë, qeveritarët e Stambollit filluan të zhvillonin një fushatë me parulla panislamike për të nxitur fanatizmin e përçarjen fetare midis shqiptarëve. Ata dërguan në Shqipëri për këtë qëllim edhe klerikë myslimanë nga Anadolli e nga vende të tjera lindore. Këtij qëllimi i shërbenin edhe shkollat shtetërore turke që po ngriheshin në vitet 50-60 në Shqipëri, të cilat, edhe pse quheshin formalisht shkolla laike, pjesën më të madhe të programit e kishin me lëndë fetare islamike.

Kundërshtimi që i bënte Porta lëvizjes shqiptare gjente mbështetje te disa shtresa të caktuara të shoqërisë shqiptare, te “turkomanët”. Këta përbëheshin, në radhë të parë, nga elementët fanatikë të klerit mysliman shqiptar, si dhe nga një pjesë e feudalëve të vendit, të cilët pozitën e privilegjuar që kishin si funksionarë fetarë ose shtetërorë ia detyronin sulltanit dhe prandaj ishin të interesuar të mos prisheshin e as të prekeshin lidhjet me të. Ndër turkomanët bënin pjesë edhe disa elementë të borgjezisë së pasur qytetare, të cilët, jo vetëm nën ndikimin e parullave fetare islamike, por edhe si sipërmarrës shtetërorë e pjesëmarrës në spekulime të përbashkëta me funksionarët e Perandorisë, kishin interes të ruanin gjendjen ekzistuese, që u siguronte atyre një varg fitimesh. Qarqet e turkomanëve përpiqeshin të shfrytëzonin për qëllimet e tyre prapambetjen arsimore e kulturore të shtresave të gjera të popullsisë shqiptare, ndjenjat e tyre të natyrshme fetare islame dhe sidomos ndikimin mbi to të sulltanit si Kalif.

Kundërshtim të ashpër gjeti Lëvizja Kombëtare Shqiptare, si edhe ajo e disa popujve të tjerë ballkanas, edhe nga prirjet shoviniste të disa qarqeve të borgjezisë greke, që propagandonin “panhelenizmin” si armë ideologjike për të përgatitur realizimin e planit ekspansionist të “Idesë së Madhe”. Një rol të veçantë në këtë lëvizje luante edhe kleri i Patrikanës greke të Stambollit. Ideologjia panheleniste u mbështet edhe nga disa shtresa të caktuara të shoqërisë shqiptare, nga “grekomanët”, siç u quajtën përfaqësuesit e këtij orientimi, që vinin në radhë të parë nga një pjesë e tregtarëve ortodoksë të Shqipërisë së Jugut, që kishin lidhje me tregjet e Selanikut, të Korfuzit etj.
Dobësia e borgjezisë shqiptare si klasë e re dhe ndikimi i parullave fetare të përhapura me anë të kishës e të shkollave greke u bënë shkak që “grekomanët” të shihnin te borgjezia greke, e cila kishte krijuar shtetin e vet kombëtar, të vetmen mbështetje për t’u çliruar nga zgjedha osmane.

Protagonistët e “Idesë së Madhe” në Shqipëri u përpoqën të shfrytëzonin për qëllimet e tyre edhe dasitë fetare midis borgjezisë e fshatarësisë së krishtere shqiptare dhe bejlerëve çifligarë të vendit, që në shumicën dërrmuese ishin myslimanë, si edhe nevojën e madhe për arsim që kishte popullsia shqiptare, nevojë e cila, për mungesë shkollash në gjuhën shqipe, nuk kishte mundësi të plotësohej atëherë veçse në shkolla greqisht.

Duke luftuar kundër këtyre rrymave mendimtarët rilindës përpunuan platformën e vet, që u bë baza e veprimit të mëtejshëm politik-kulturor të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Të nisur nga fakti se në bazë kriteresh objektive populli shqiptar, me gjithë ndarjen fetare, përbënte një komb më vete dhe si i tillë kishte një rrugë të veçantë të formimit historik që e shpinte në mëvetësinë e tij kulturore e politike, ideologët e lëvizjes kombëtare e drejtuan propagandën e tyre kundër përpjekjeve të “panislamistëve”dhe “panhelenistëve” për të bërë për vete politikisht, sipas parimit fetar, pjesë të veçanta të popullit shqiptar.

Një luftë të posaçme bënë ata, ndër të tjera, kundër tezave politike të panhelenistëve, që, duke i mbështetur synimet e tyre në teorinë pellazgjike, propagandonin se shqiptarët dhe grekët kishin origjinë të përbashkët, ishin pasardhës të pellazgëve nga gjuha e nga prejardhja dhe si rrjedhim ishin vëllezër, e arrinin kështu në përfundimin se shqiptarët duhej të shkriheshin jo vetëm nga pikëpamja kulturore, por edhe politikisht në gjirin e “helenizmit”.

Megjithatë, vështirësitë e krijuara nga një propagandë e tillë armiqësore ndaj kombit shqiptar, nuk i penguan Naum Veqilharxhin dhe aktivistët e tjerë të çështjes kombëtare të vijonin rrugën e nisur. Naum Veqilharxhi iu drejtua pasanikëve shqiptarë në Rumani, Vangjel Zhapës nga Labova e Lunxhërisë (Gjirokastër) dhe Apostol Arsaqit nga Hotova e Përmetit, të njohur si dhurues shumash të mëdha për qëllime mirëbërëse në Greqi, që të jepnin përkrahjen e tyre për të shtypur libra shkollorë në gjuhën amtare, të hartuar prej tij dhe për të hapur shkolla shqipe. Por Vangjel Zhapa doli kundër orientimit të pavarur të veprimtarisë arsimore shqiptare.

Kur po zhvillonte një veprimtari të dendur për çështjen shqiptare, Naum Veqilharxhi vdiq (në vitin 1854). Si fajtor për vdekjen e tij shqiptarët akuzuan në radhë të parë Patrikanën e Stambollit, e cila, për të ruajtur “unitetin” e fesë së krishterë që gjoja ishte vënë në rrezik nga veprimtaria e Naum Veqilharxhit, kishte nxitur Portën për të marrë masa kundër tij. Rrugën e veprimtarit të palodhur e vijuan shumë dishepuj, midis të cilëve edhe Thimi Mitkoja nga Korça.
Një rrugë të veçantë filluan të ndiqnin në këto vite disa intelektualë ortodoksë nga Shqipëria e Jugut e në radhë të parë Anastas Byku nga Lekli i Tepelenës (veproi në vitet 1859-1878). Duke u nisur nga bindja se pa përparim kulturor, pa lëvrimin e mësimin e gjuhës amtare populli shqiptar nuk do të kishte mundësi të zinte vendin që i përkiste midis popujve të tjerë, Anastas Byku botoi në vitet 1861-1862 në Lamia të Greqisë gazetën greqisht-shqip “Pellasgos”, kushtuar çështjes shqiptare.

Të njëjtit qëllim i shërbente edhe abetarja e vogël me titull “Gramë për shqiptarët” (1861), në të cilën përdorej alfabeti greqisht për shkrimin e shqipes. Më tej Anastas Byku punoi për ngritjen e një rrjeti të gjerë shkollash fillore e të mesme në gjuhën shqipe, për të cilat u përpoq të fitonte përkrahjen financiare edhe të Vangjel Zhapës. Por Anastas Byku, ndonëse ishte për ruajtjen e karakterit të veçantë të popullit shqiptar, u shpreh kundër zhvillimit të tij të pavarur dhe për përfshirjen e tij në gjirin e helenizmit. Rrugën e Anastas Bykut e ndoqi në fillim të veprimtarisë së vet edhe Jani Vretoja nga Postenani i Leskovikut (1822-1900), si dhe Eftim Brandi nga Korça (veproi në vitet 1860-1880).

Mendimi i Anastas Bykut, i cili e vinte lëvizjen shqiptare në vartësi të synimeve të qarqeve panheleniste, u kundërshtua nga veprimtarët e lëvizjes shqiptare, midis tyre nga Thimi Mitkoja. Lufta që zhvillonte Lëvizja Kombëtare Shqiptare në fronte të ndryshme dëshmonte për rritjen e saj ideologjike. Mendimi i rilindësve, i formuar qysh në këtë kohë, në lidhje me rrugën e veçantë historike të popullit shqiptar, u bënte jehonë kërkesave të kryengritjeve popullore kundërosmane për autonominë e Shqipërisë. Me forcimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare filluan të diferencoheshin edhe radhët e rretheve borgjeze “turkomane” e “grekomane”, një pjesë e anëtarëve të të cilave u bashkua me të.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE Empty Re: RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VEÇORITË E SAJ DALLUESE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi