Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bertina e Big Brother e fiksuar pas djemve të ekranit

Shko poshtë

Bertina e Big Brother e fiksuar pas djemve të ekranit Empty Bertina e Big Brother e fiksuar pas djemve të ekranit

Mesazh nga No.i.d Wed Jul 14, 2010 10:10 am

Gjatë rrëfimit të saj për veten para banorëve të tjerë të “Big Brother 3” u përlot. Pohoi se kishte kaluar një jetë me shumë vështirësi dhe sakrifica, pasi kishte humbur të atin që në moshën 9 vjeçare. Por cila ka qenë jeta që 25 vjeçarja Bertina Mehmeti ka bërë para se të hynte në shtëpinë e famshme “BB3”, si njihej në Delvinë, dhe çfarë ka ndryshuar në karakterin e saj pesë vite më parë, kur nisi studimet në Tiranë për Inxhinieri Mjedisi?
Në fakt është e vështirë t’i gjesh shoqe Bertinës, pasi ajo nuk ka qenë aspak tipi i brishtë dhe që kishte miqësi me vajza. Shumë bashkëmoshatare të saj që kishin pesë vite pa e parë janë çuditur më këtë shndërrim të Bertinës, me veshje disi më femërore dhe me flokë të gjata.
Kaçurrelat e saj nuk kanë ekzistuar më parë, tregon një mike e saj, pasi ajo është njohur për tip i shkathët që shoqërohej kryesisht me djem, që vishej shumë sportive, dhe që i mbante flokët ekstremisht të shkurtra. Dhe ajo që ruan është natyra e saj prej çuni dhe shoqëria vetëm me djem.

Madje e njihnin shumë në Delvinë pasionin e saj për sportet, kryesisht për basketbollin sepse Bertina ishtë e vetmja vajzë e dy skuadrave me djem, që luante basketboll në Delvinë kur ishte në gjimnaz. Nuk shfaqte delikatesë, brishtësi vetëm një natyrë të ftohtë, dhe karakter të mbyllur.

Shumë mendonin se bukuria e saj nuk binte në sy për faktin se sillej shumë si djemtë. Por më shumë se kaq ajo është dalluar për tipin e saj të prerë, që ka një strategji në kokë për t’ia dalë. Gjithsesi në shtëpi ajo ka hyrë me filozofinë se i pëlqen rreziku, dhe se zakonisht u shkon gjërave deri në fund.

Edhe pse ishte një vajzë që tërhiqte vëmendjen e kujtdo nga pamja, dhe linte një përshtypje tjetër sikur gjithçka e kishte në rregull, në fakt Bertina ka bërë jetën më modeste që mund të bëjë një studente. Nuk ka punuar gjatë kohës që ka qenë studente, por veçse ka studiuar dhe ka dalë me rezultate të mira.

Pas përfundimit të shkollës ka punuar si PR në një kompani, është marrë me ‘casting’ në një kompani video-prodhuese, ndërsa para se të hynte në shtëpi punonte si hartuese skicash në një mobileri.

Ajo jetonte në një apartament të përbashkët me qira me disa shoqe, dhe qëllimi kryesor që ka hyrë në këtë shtëpi ka qenë për të ndryshuar jetën e saj. Nuk dihet nëse qëllimet e saj janë dhe përfshirja në botën e televizionit, që është dhe një nga hobet e saj.

Për Drini Zeqon, gazetarin simpatik të “TV Klan”, vajza me kaçurrela që iu drejtua pak kohë më parë në një lokal nate, ishte thjesht një portret i bukur që i kishte rënë në sy edhe here të tjera. Ndërsa për Bertina Mehmetin, e cila atë natë kishte hyrë në bar, për të bërë promocionin e një marke makinash, Drini Zeqo ishte një personazh i njohur i ekranit, me të cilin do kishte pasur shumë dëshirë të hynte në bisedë dhe të shkëmbente disa fjalë më shumë.

Vajza nga Delvina së bashku me disa kolege të saj kanë hyrë në këtë lokal ndër më të frekuentuarit e jetës së natës, për promocion. Ajo së bashku me vajzat e tjera kanë qenë të veshura me kostume promocioni.

Kur Bertina i është afruar Drinit, ajo ka shtuar buzëqeshjen, ka dalë nga korniza e fjalorit promocional, dhe ka qëndruar pak më shumë në tavolinën e tij, ndërsa moderatori i edicioneve informative dhe gazetari i emisionit “Opinion” në “TV Klan”, ka qenë duke pirë diçka në shoqërinë e kolegëve të tjerë gazetarë.
Pasi kanë shkëmbyer disa batuta dhe kanë qeshur së bashku, ajo i ka kërkuar Drinit të bëjnë dhe disa foto të dy për t’i ruajtur si kujtim. Dikush mund të vinte në dyshim këtë njohje rastësore të tyre, pasi nga mënyra se si kanë pozuar duken konfidencialë, por sipas kërkimeve ka qenë vërtet takimi i tyre i parë.
E nëse për Drinin mbeti thjesht një kujtim me një vajzë të bukur, për Bertinën ndoshta ka qenë realizim i synimit të saj për të hyrë gjithnjë e më shumë në një rreth të ri miqsh, atë të botës së televizionit.

Në skedën biografike si konkurrente në “BB3”, ajo ka përmendur si hob të veçantë botën e spektaklit dhe televizionit. Mesa duket gjatë lojës në shtëpi ajo po e mban të fshehtë pasionin, që një ditë dëshiron të jetë dhe ajo vajzë ekrani. /
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi