Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:50 pm

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Kriza themelore dhe themelimi i Lidhjes

Krahas Fuqive të Mëdha, aktivitet të gjallë kanë treguar edhe shtetet ballkanike, të cilat, duke shfrytëzuar përkrahjen e Fuqive të Mëdha, e fshehnin politikën e tyre grabitqare. Politika nacionale e tyre fillon të konfrontohet me rastin e ndarjes së trashëgimisë turke në Ballkan. Kjo u jep rast edhe Fuqive të Mëdha që të angazhohen edhe më tepër, duke i përkrahur pretendimet nacionaliste të këtij ose të atij populli të Ballkanit.

Mr. Riza Rexha

Kriza Lindore e viteve 1875-1878 dhe Ulqini

Gjatë Krizës Lindore 1875-1878, Perandoria Osmane hyri në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe shoqërore. Asaj i kërcënohej rreziku i shpërbërjes dhe i copëtimit. Përpjekjet, që me reforma të ndryshme administrative t`i shmangej shpërbërjes e t`i forconte pozitat e luhatura, ishin të kota.
Fati i trashëgimit të tokave, që Perandoria Osmane mbante në këtë rajon, si dhe vetë çështja ballkanike, tërhoqi vëmendjen e Fuqive të Mëdha. Është e qartë se interesimi i politikës evropiane për Ballkanin është më i hershëm, mirëpo, për të realizuar qëllimet e saj, politika evropiane bëhet më dinamike, më agresive e më brutale në këtë periudhë.
Fuqitë e Mëdha, edhe kur deklaronin se ishin për ruajtjen e status-quosë, edhe kur pretendonin se ndihmonin luftën e popujve të shtypur, në të vërtetë kërkonin drejtëpërdrejt fitime territoriale për vete ose tentonin të siguronin, nëpërmes aleatëve të tyre, monarkive të reja ballkanike, baza politiko-strategjike për depërtim të mëtejshëm në Ballkan.
Politika e Fuqive të Mëdha ishte një kompleks i tërë me manovra diplomatike, kërcënime ushtarake e premtime mashtruese. Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Perandorisë Osmane nuk ishte i njëjtë. Anglia dhe Franca përpiqeshin ta mbanin në këmbë Perandorinë e dobësuar Osmane dhe të rrisnin ndikimin e tyre në zotërimet e saj. Austro-Hungaria ishte kundër formimit të një shteti të madh sllav në Ballkan. Megjithatë, për çështjen e Krizës Lindore dhe për Ballkanin, prej Fuqive të Mëdha më të interesuara ishin Rusia dhe Austro-Hungaria, ambiciet, planet dhe konkurrenca e të cilave ka një traditë qindravjeçare.
Rusia Cariste ndiqte rrugën e shëmbjes së Perandorisë Osmane për t`u zmadhuar në kurriz të saj, me pretekstin e mbrojtjes së interesave të popullsisë sllave në Ballkan. Në projektet që hartonte për rregullimin e ardhshëm të Turqisë europiaine, shqiptarët nuk i llogariste fare. Gadishulli Ballkanik ishte për Rusinë një territor greko-sllav, i cili duhej t`i nënshtrohej vetëm influencës ruse. Sipas saj, së pari do të forcohej ndikimi rus në Ballkan, e pastaj, dalëngadalë, do të dominojë në këtë rajon.
Krahas Fuqive të Mëdha, aktivitet të gjallë kanë treguar edhe shtetet ballkanike, të cilat, duke shfrytëzuar përkrahjen e Fuqive të Mëdha, e fshehnin politikën e tyre grabitqare. Politika nacionale e tyre fillon të konfrontohet me rastin e ndarjes së trashëgimisë turke në Ballkan. Kjo u jep rast edhe Fuqive të Mëdha që të angazhohen edhe më tepër, duke i përkrahur pretendimet nacionaliste të këtij ose të atij populli të Ballkanit. Kjo periudhë për popujt e Ballkanit është epokë e zhvillimit të vetëdijes kombëtare. Lëvizja e popujve të shtypur të Ballkanit për çlirim kombëtar e shoqëror ishte në rritje.
Edhe populli shqiptar, që ishte në kuadër të Perandorisë Osmane, kaloi nëpër ato faza të zhvillimit ekonomik-shoqëror, nëpër të cilat kalonte edhe tërë pjesa evropiane e Perandorisë Osmane. Hendeku midis masave të gjera dhe pushtetit feudal turk thellohej gjithnjë më tepër. Shqiptarët ndihmuan për dobësimin e mëtejshëm të Perandorisë Osmane. Ngjarjet në trojet shqiptare ishin me të vërtetë një hallkë në luftën e përbashkët të popujve të Ballkanit për çlirim nga autokracia e Portës.
Si një bashkësi territoriale, gjuhësore dhe historike, shqiptarët përbënin një unitet, i cili kishte interesa ekonomike, politike e kulturore të përbashkëta, pavarësisht nga ndarja në krahina apo në tri fe rivale e përçuese ndikimesh politike e kulturore të huaja. Te shqiptarët zotëronte parimi: Shpata para - feja prapa, theksonte një udhëpërshkrues dhe shkencëtar anglez. Shqiptarët, jo vetëm të krishterët, por edhe myslimanët, deklaronin se nuk duhej të luftonin për ruajtjen e Turqisë po qe se do të shpërthente një luftë e përgjithshme në Ballkan.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:51 pm

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (2)

Luftë në shumë fronte kundër vendimeve të Fuqive të Mëdha

Shqiptarët ishin të vendosur të kundërshtonin me çdo kusht dorëzimin e territoreve shqiptare dhe ishin të gatshëm që të njëjtat t`i mbronin edhe me armë. Ata deklaronin se do të luftonin jo vetëm kundër ushtrisë së Malit të Zi, por do të qëllonin edhe kundër forcave turke, po qe se ato do të tentonin t`ia dorëzonin tokat shqiptare.

Mr. Riza Rexha

Kriza Lindore e viteve 1875-1878, nga një çështje politike, siç ishte për popujt e tjerë, për popullin shqiptar u kthye në një pyetje të madhe - për jetë a vdekje dhe kësaj pyetjeje populli shqiptar dhe figurat që qëndronin në krye të Lidhjes Shqiptare i dhanë një përgjigje të prerë: me luftë më shumë fronte e shumëformëshe, të anulohet vendimi i forumeve të Fuqive të Mëdha.
Siç dihet, me Traktatin e Berlinit qe paraparë që Malit të Zi t`i jepej Tivari, Podgorica, Shpuza, Zhabjaku, Gucia, Plava dhe Rugova, ndërsa Shqipërisë iu la Ulqini, Hoti, Gruda dhe Këlmendi. Lidhja e Prizrenit nuk u pajtua me vendimet e Kongresit të Berlinit dhe aktivitetin e saj programor, përveç në fitimin e autonomisë, e drejtoi në mbrojtjen e tërësisë tokësore shqiptare. Populli shqiptar u zotua dhe u tregua se është i gatshëm për ruajtjen e tokës së vet.
Zemërimi i shqiptarëve arriti pikën kulminante në momentin kur u informuan se Turqia po përgatitej t`ia lëshonte Malit të Zi tokat në veri të Shqipërisë të cilat ia kishte dhënë Kongresi i Berlinit. Fjala ishte për Plavën e Gucinë.
Shqiptarët ishin të vendosur të kundërshtonin me çdo kusht dorëzimin e territoreve shqiptare dhe ishin të gatshëm që të njëjtat t`i mbronin edhe me armë. Ata deklaronin se do të luftonin jo vetëm kundër ushtrisë së Malit të Zi, por do të qëllonin edhe kundër forcave turke, po qe se ato do të tentonin t`ia dorëzonin tokat shqiptare.
...
Vendimi i Fuqive të Mëdha për t`ia dhënë Malit të Zi Ulqinin (maj-korrik 1880)

Gati dy vjet pas Kongresit të Berlinit, as neni 28 i Traktatit të Berlinit, i cili i jepte Malit të Zi trojet e Plavës dhe Gucisë, as Protokoli i 18 prillit 1880, i cili në vend të tyre i jepte Malit të Zi viset e Hotit dhe Grudës, nuk ishin vënë në jetë.
Meqenëse as Mali i Zi nuk qe në gjendje t`i realizonte dëshirat e veta ndaj territoreve shqiptare të Plavës e Gucisë, të Hotit e Grudës, edhe pse përdori forcën e armëve, as Fuqitë e Mëdha që bënin presion tek Porta e Lartë që forcat e saj t`i ripushtonin pozicionet që ishin në duart e shqiptarëve e t`ia japin Malit të Zi, diplomacia evropiane kërkoi zgjidhje të re. Me një fjalë, mosrealizimi i dispozitave të Traktatit të Berlinit ishte një goditje e rëndë për autoritetin e Fuqive të Mëdha nënshkruese të Traktatit të Berlinit.
Duke filluar prej majit të vitit 1880, bëheshin kombinime të ndryshme diplomatike lidhur me trevat e banuara me shqiptarë.
Në një situatë të rëndë dhe të pazgjidhshme për arsye të moszbatimit të vendimeve të Traktatit të Berlinit nga ana e Turqisë, u vendos që të kërkohej një rrugë tjetër dhe mënyra se si të dilej nga kjo situatë e ndërlikuar. Ishte e nevojshme që të gjendeshin mjete më efikase, me të cilat Porta e Lartë do të detyrohej që të lëshonte territoret si kompensim për rajonet që nuk u lëshuan.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:51 pm

Fuqitë e Mëdha kërkojnë jetësimin e vendimeve të tyre

Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, lordi Granvil, më 14 maj 1880 i shkroi ambasadorit anglez në Paris dhe i tha se ka ardhur koha e fundit për realizimin e vendimeve të miratuara duke e përkrahur Malin e Zi. Fuqitë e Mëdha kërkonin që kësaj radhe Perandoria Osmane duhej të vinte në jetë vendimin e tyre, qoftë edhe duke përdorur armët kundër shqiptarëve.

Mr. Riza Rexha

Ngjarjet rreth Plavës dhe Gucisë, Hotit dhe Grudës, qitën në shesh se Fuqitë e Mëdha nuk kishin ndërmend të hynin në luftë me shqiptarët për interesa të Malit të Zi. Megjithatë, kujdesin e tyre e përqëndruan në zgjidhje të shpejtë në favor të tij. Kishin shpresë se do ta kënaqnin Cetinën duke ndryshuar edhe një herë projektin territorial.
Në gazetën e regjimit të shtetit malazez "Glas crnogorca" thuhej se nuk ka dyshim se Traktati i Berlinit do t`i nënshtrohet rishikimit, sepse nuk ka shpresë që shqiptarët në mënyrë paqësore të japin çfarëdo pjese të tokës së tyre.
Pas një lufte të gjatë diplomatike dhe një sërë intervenimesh e këshillash, kabinetet e Fuqive të Mëdha erdhën tek ideja e zëvendësimit të viseve të Hotit dhe të Grudës me një krahinë tjetër që gjendej nën sundimin e Perandorisë Osmane.
Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, lordi Granvil, më 4 maj 1880 iu drejtua së pari qeverisë austro-hungareze e pastaj edhe qeverive të tjera të cilat e kishin nënshkruar Traktatin e Berlinit, me kërkesë që t`i vihej pikë luhatshmërisë së Portës së Lartë lidhur me zbatimin e Traktatit të Berlinit. Propozimin e Londrës, Vjena e pranoi me seriozitet. Hajmerle, ministër i Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, iu përgjigj Granvilit se qeveria e tij është tejet e interesuar që me qeverinë britanike të kontribuojë për zgjidhjen e konfliktit turko-malazez. Mirëpo Vjena ka edhe një rezervë: mund të ndodhë që edhe me anë të presionit diplomatik mbi Portën, ajo të përgjigjet se nuk është në gjendje t`i largojë shqiptarët nga rruga e tyre.
Granvili më 14 maj 1880 i shkroi ambasadorit anglez në Paris dhe i tha se ka ardhur koha e fundit për realizimin e vendimeve të miratuara, duke e përkrahur Malin e Zi.
Fuqitë e Mëdha kërkonin që kësaj radhe Perandoria Osmane duhej të vinte në jetë vendimin e tyre, qoftë edhe duke përdorur armët kundër shqiptarëve.
Porta e Lartë vazhdoi të arsyetohej para Fuqive të Mëdha se vendimet e tyre do të mund të zbatoheshin në Shqipëri vetëm po të përdorej dhuna kundër shqiptarëve, atë që e kërkonin edhe Fuqitë e Mëdha. Mirëpo, përdorimi i dhunës ishte plot me rreziqe për të. Ministri i Punëve të Jashtme i Perandorisë Osmane, Savas pasha, në përgjigjjen që i dha më 15 maj 1880 promemories së Fuqive të Mëdha, kërkonte prej tyre që po të mos e besonin rrezikun e situatës që ishte krijuar prej shqiptarëve në kufirin turko-malazez, le të dërgonin përfaqësuesit e tyre për ta parë vetë gjendjen në vend.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:51 pm

Të ndalohet copëzimi i tokave shqiptare

Komiteti i Shkodrës, më 18 maj 1880, u dërgoi një memorandum konsujve të Fuqive të Mëdha në Shkodër, ku kërkonte ndërhyrjen e tyre te qeveritë e veta për ndalimin e copëzimit të tërësisë tokësore shqiptare dhe njohjen e të drejtave kombëtare shqiptare.

Mr. Riza Rexha

Duke parë se Fuqitë e Mëdha po zhvillonin një aksion të dendur diplomatik dhe se ndihej rreziku i copëzimit të trojeve shqiptare në favor të Malit të Zi, Komiteti i Shkodrës, më 18 maj 1880, u dërgoi një memorandum konsujve të Fuqive të Mëdha në Shkodër, ku kërkonte ndërhyrjen e tyre te qeveritë e veta për ndalimin e copëzimit të tërësisë tokësore shqiptare dhe njohjen e të drejtave kombëtare shqiptare. Në memorandum theksohej: "Shqipëria, atdheu ynë i dashur dhe i pafat, i cili ka shkruar faqe të lavdishme në historinë e kombeve, nuk do as të shitet dhe as të shkëmbehet dhe as nuk do të durojë kurrë një pushtim të huaj... Ne nuk dëshirojmë tjetër veç të jemi shqiptarë, nuk duam veçse tërësinë e vendit tonë, të atdheut tonë që sikundër për ne, është i dashur për të gjithë popujt e qytetëruar të botës..."
Për t`u kapërcyer edhe kjo vështirësi, nismën e mori diplomacia britanike.
Në Londër u zhvilluan biseda sekrete ndërmjet përfaqësuesit të kurorës së Habsburgëve, grof Karolit dhe lordit Granvil, se cilat territore t`i ofrohen Malit të Zi, sepse, siç shihet, vendimet e Kongresit të Berlinit për t`i dhënë Malit të Zi Plavën dhe Gucinë dhe më vonë marrëveshja e Fuqive të Mëdha për t`i zëvendësuar në vend të tyre me Hotin dhe Grudën, nuk dukej se do të realizoheshin, meqenëse populli shqiptar, i udhëhequr nga Lidhja Shqiptare, nuk lejonte të realizohej një gjë e tillë që shkonte në dëm të trojeve shqiptare.
Pas rënies së qeverisë konservatore të lordit Bikonsvild në Angli, në pushtet erdhi Partia Liberale në krye me Gledstonin. Ky e fajësonte qeverinë konservatore pse nuk kishte qenë në gjendje që t`i shuante vatrat e konflikteve në Ballkan. Ky kërkonte që çështja e konfliktit turko-malazez të zgjidhej sa më parë. Mirëpo, mendimi i tij përforcohej edhe nga ambasadorët britanikë në Stamboll, Lajard, e më vonë Goshen, se çështja e kufirit turko - malazez nuk mund të zgjidhej pa konflikte.
Lordi Granvil tentonte që territori që do të ishte kompensim për Plavë e Guci, gjegjësisht Hot dhe Grudë, të kërkohet në luginën e lumit Lim. Ky propozim arsyetohej me faktin se më e arsyeshme ishte që Malit të Zi t`i bashkohej një territor në të cilin jeton kombi sllav. Mirëpo, me këtë propozim nuk u pajtua qeveria austro-hungareze e cila i drejtoi qeverisë britanike një lloj memorandumi, në të cilin theksohej se për shkak të interesave ushtarako-strategjike, ekonomike e politike të Monarkisë territori në luginën e Limit nuk mund të vinte në konsiderim. Austro-Hungaria i drejtoi Londrës këtë pyetje: "A mund të ishte e mundur të gjendej në perëndim të Shkodrës, në drejtim të bregdetit një tokë që mund të arrihej më lehtë, të cilën Mali i Zi do ta pranonte?" Qeveria britanike e mori parasysh arsyetimin austro-hungarez dhe u tërhoq nga propozimi për territor në luginën e Limit.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:51 pm

Në kërkim të zgjidhjes së re

Në dukje, Londra u bë faktori kryesor veprues për çështjen e Ulqinit, mirëpo në realitet ajo e paraqiti idenë e inicuar nga Austro-Hungaria, ndërsa Vjena qëndronte me qëllim në radhë të dytë, për të mos tërhequr mbi vete revoltën e shqiptarëve. Gjithashtu frikësohej se mos Rusia do të ngurronte ta përkrahte kur do të shihte se autore ishte ajo. Prandaj, Anglia luajti rolin e autores, derisa të sigurohej miratimi prej Fuqive të Mëdha.

Projekti për kufijt e rinj

Mr. Riza Rexha

Qeveria austro-hungareze erdhi në ide që zgjidhja më e përshtatshme do të ishte që Malit të Zi t`i kthehet Ulqini me rrethina deri në Bunë e banuar tërësisht me shqiptarë, meqë shihte se Ulqini me rrethina ishte shumë më i mundshëm për t`u shkëputur, sesa Hoti dhe Gruda si vise malore.
Më 5 qershor 1880, ambasadori anglez në Paris, lordi Llajons, i shkruante ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Frejsine, se Fuqitë e Mëdha ishin të shtrënguara të kërkonin një zgjidhje të re e cila do të kënaqte kërkesat e Cetinës. Londra besonte se zëvendësimin e Hotit dhe të Grudës me një territor tjetër do ta pranonte, përveç Parisit, edhe Vjena. Londra ishte e mendimit që Malit të Zi duhet t`i jepej territori midis liqenit të Shkodrës, detit Adriatik dhe lumit Buna. Ky projekt, sipas Londrës, do ta evitonte përdorimin e forcës nga ana e Stambollit, duke supozuar se shqiptarët do të kundërshtonin më pak për këtë zgjidhje. Mirëpo ambasadori anglez në Paris, Llajonsi, shkruante: "Është shumë e vështirë ta detyrosh Portën të marrë masa energjike kundër shqiptarëve dhe është e dyshimtë se ajo do të jetë në gjendje, edhe sikur të ketë vullnet të mirë, të ushtrojë mbi ta një shtrëngesë me rezultat".
Në dukje, Londra u bë faktori kryesor veprues për çështjen e Ulqinit, mirëpo në realitet ajo e paraqiti idenë e inicuar nga Austro-Hungaria, ndërsa Vjena qëndronte me qëllim në radhë të dytë, për të mos tërhequr mbi vete revoltën e shqiptarëve. Gjithashtu frikësohej se mos Rusia do të ngurronte ta përkrahte kur do të shihte se autore ishte ajo. Prandaj, Anglia luajti rolin e autores, derisa të sigurohej miratimi prej Fuqive të Mëdha.
Konsulli Lippih (Austro-Hungari) dhe Grin (Angli) përpiluan një projekt për kufijtë e rinj. Sipas këtij projekti, Ulqini me rrethina deri në Bunë i jepeshin Malit të Zi së bashku me fshatin e Mërkotit.
Dhënia e Ulqinit me rrethina arsyetohej me faktin se, nga aspekti strategjiko-ushtarak, do të mund të pushtohej me sulm nga toka që do të ndihmohej me luftanije nga deti.
Këta dy konsuj, pasi e kryen misionin e tyre, telegrafisht i njoftuan qeveritë e veta. Në këtë kohë, kur u propozua që t`i jepet Malit të Zi, Ulqini kishte rreth 10 350 banorë.
Diplomati britanik, lordi Granvil, theksonte se Londra me Parisin duhej të ushtronin ndikimin e tyre në mënyrë që Vilajetit të Shkodrës t`i njihej njëfarë autonomie me qëllim që të kënaqnin aspiratat e ligjshme të shqiptarëve të veriut, por me kusht që këta t`i ruanin lidhjet e tyre me Portën. Lidhur me këtë, konsulli Grin kishte marrë udhëzime për t`i propozuar Komitetit Ndërkrahinor të Lidhjes Shqiptare për Shkodër të drejtën e autonomisë së Vilajetit të Shkodrës si shpërblim në rast se shqiptarët do ta dorëzonin pa luftë Ulqinin dhe rrethinat e tij. Diplomacia britanike shpresonte se Ulqini me pozitën e tij bregdetare do t`u jepte mundësinë Fuqive të Mëdha që në rast nevoje të përdornin aksionin e luftanijeve të tyre, përballë të cilit, sipas Londrës, shqiptarët do të kapitullonin pa bërë rezistencë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:51 pm

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (6

Përpjekja për përçarjen e shqiptarëve

Në manovrën diplomatike Londra u mbështet më tepër në bashkëpunimin e Vjenës sesa në atë të Parisit. Ata mendonin se popullsia e këtyre rajoneve nuk do të pajtohej me humbjen e Ulqinit dhe se kjo pakënaqësi do të mund të kapërcehej në rast se do t`i jepeshin premtime për autonomi.

Mr. Riza Rexha

Me këtë lojë diplomatike, qeveria britanike e Gledstonit, e cila nuk ishte aspak dakord me kërkesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për krijimin e një vilajeti të bashkuar shqiptar, duke parë se Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje t`i kundërvihej haptas zemërimit të shqiptarëve, zgjodhi rrugën e përçarjes së shqiptarëve nëpërmjet idesë autonomiste jo për tërë trojet shqiptare, por vetëm për Vilajetin e Shkodrës. Në këtë manovër diplomatik Londra u mbështet më tepër në bashkëpunimin e Vjenës sesa në atë të Parisit. Ata mendonin se popullsia e këtyre rajoneve nuk do të pajtohej me humbjen e Ulqinit dhe se kjo pakënaqësi do të mund të kapërcehej në rast se do t`i jepeshin premtime për autonomi.
Për propozimin e dhënë u deklaruan të gjitha Fuqitë e Mëdha.
Rusia, si çdoherë, duke qenë mbrojtëse e përbetuar e Malit të Zi, kur mori vesh se, për shkak të rezistencës së shqiptarëve, partnerët e saj mendonin ta korrigjonin për të tretën herë vendimin e tyre për t`i dhënë Malit të Zi në vend të Hotit dhe Grudës një krahinë tjetër që mbante Perandoria Osmane, ministri i saj i Punëve të Jashtme, Girs, deklaroi më 5 qershor 1880 se ai ishte i pakënaqur për të dy projektet e Londrës - si për dhënien e Ulqinit Malit të Zi ashtu edhe për njohjen e autonomisë së Vilajetit të Shkodrës. Megjithatë, për dhënien e Ulqinit Malit të Zi deklaroi se pajtohej në qoftë se do të pajtohej Cetina. Në fund e përkrahi këtë propozim me shpresë se aleatit të saj të vogël në Ballkan do t`i plotësoheshin kërkesat. Ajo insistonte në nevojën që Fuqitë e Mëdha të merreshin vesh për mjetet efikase që duheshin përdorur për ta detyruar Portën e Lartë që t`i plotësonte këto vendime, sepse, sipas Rusisë, posedimi i rajoneve rreth Bunës dhe Ulqini me bregdet janë më tepër se kompensim për territoret e mëparshme.
Italia në fillim shprehu rezervë, sepse kishte frikë nga ndikimi austro-hungarez sipas nenit 29 të Traktatit të Berlinit, por më në fund i dha përkrahje të plotë idesë së Granvilit, duke theksuar faktin se është e nevojshme që më parë të analizohet se mos vallë Porta e Lartë kthehet në realizimin e vendimit të 12 prillit.
Franca e përkrahu propozimin për t`i dhënë Malit të Zi Ulqinin me rrethina, por theksin e vuri në instrumentin diplomatik i cili duhej drejtuar Portës. Sipas Francës, ky instrument diplomatik duhej të ishte marrëveshja ndërmjet të gjitha kabineteve evropiane. Ajo dëshironte që vendimi të ishte rezultat i një qëndrimi të përbashkët dhe mund i të gjitha Fuqive të Mëdha.
Gjermania dha pëlqim global për propozimin e dhënë. Ajo theksonte se kjo është një çështje urgjente që do zgjidhje, prandaj edhe angazhohej për harmonizimin e aksionit të përbashkët të Fuqive të Mëdha.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:52 pm

Pika kulminante e manovrave diplomatike

Ekzistonte bindja se "prania e luftanijeve austro-hungareze dhe angleze në ujërat shqiptare gjatë periudhës së dorëzimit të Ulqinit do të kishte një efekt më të mirë". Përfaqësuesi britanik propozonte që dorëzimi i tokave në perëndim të liqenit të Shkodrës të shoqërohej me një demonstrim të forcës në det, që popullsisë së Shkodrës t`i imponohej zgjidhja e propozuar. Përfaqësuesi i Austro-Hungarisë në Cetinë, Temeli, theksonte se kryqëzimi i anijeve austro-hungareze dhe angleze duhej të shrihej nga Ulqini në Durrës.

Mr. Riza Rexha
Në telegramin që Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ia dërgoi Sen Kantenit, i ngarkuar me punë i Francës në Cetinë, theksohej: Fuqitë e Mëdha, në kërkim të një mjeti për t`i dhënë fund konfliktit midis Malit të Zi dhe popullit shqiptar, janë marrë vesh midis tyre për të rekomanduar një kombinim sipas të cilit Malit të Zi, në vend të rretheve të dhëna nga Memorandumi i Stambollit (18 prill 1880), t`i jepet një shtrirje tokësore midis liqenit të Shkodrës dhe detit Adriatik, deri në grykën e Bunës.
Më 13 qershor 1880, Qeveria e Malit të Zi mori një notë nga përfaqësuesi britanik në Cetinë, në të cilën ishin caktuar afërsisht kufijt e rinj ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë, në vend të atyre të 12 prillit të vitit 1880. Në notë thuhej se paragrafët e nenit 29 të Traktatit të Berlinit, që kishin të bënin me Tivarin dhe rrethinat e tij, do të zbatoheshin gjithashtu edhe në Ulqin me rrethina.
Më 14 qershor 1880, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi u bë me dije se Krajl Nikolla e pranonte kompensimin e ri - Ulqinin me rrethina. Krajl Nikolla kishte edhe disa vërejtje: së pari, vërejtja qëndronte lidhur me liqenin e Shasit, i cili, sipas projektit të ri, mbetej në anën e Shqipërisë. Sipas tij, kufiri duhej të kalonte përmes liqenit të Shasit.
Krajl Nikolla kërkoi nga Britania e Madhe garanci për dhënien e Ulqinit sepse, sipas tij, do të dilnin telashe, meqë Ulqini ishte qytet thellësisht shqiptar. Krajl Nikolla i vuri Britanisë së Madhe dy kushte: që fortifikatat ushtarake turke, që ndodheshin në kufi, të rrënoheshin dhe që ajo të zotohej se dorëzimi i territorit të ri do të kryhej në mënyrë të rregullt dhe paqësore për të shmangur, siç theksonte ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Stanko Radonjiqi, "atë që Principata të mos bëhej për të tretën herë viktimë e shkeljes së zotimeve nga ana e Portës së Lartë".
Çështja e "kompensimit të Ulqinit" arriti pikën më kulminante në manovrat diplomatike. Vjena dhe Londra, si iniciatore, kishin paraparë edhe masat për ta dorëzuar. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Shkodër, Grini, në një telegram që mbante datën 15 qershor 1880, shtronte nevojën e pushtimit të pikave të nevojshme gjatë Bunës si dhe kontrollimin e liqenit me anije, sepse kështu, sipas tij, mund të parandalohej çdo ndërhyrje e shqiptarëve. Me këtë propozim qe pajtuar edhe përfaqësuesi austro-hungarez. Ekzistonte bindja se "prania e luftanijeve austro-hungareze dhe angleze në ujërat shqiptare gjatë periudhës së dorëzimit të Ulqinit do të kishte një efekt më të mirë". Përfaqësuesi britanik propozonte që dorëzimi i tokave në perëndim të liqenit të Shkodrës të shoqërohej me një demonstrim të forcës në det, që popullsisë së Shkodrës t`i imponohej zgjidhja e propozuar. Përfaqësuesi i Austro-Hungarisë në Cetinë, Temeli, theksonte se kryqëzimi i anijeve austro-hungareze dhe angleze duhej të shrihej nga Ulqini deri në Durrës.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:52 pm

Shqiptarët kundërshtojnë me armë vendimin e Fuqive të Mëdha

Zemërimi i thellë që shkaktoi lajmi i shkëputjes së krahinës së Ulqinit, "një territor thellësisht shqiptar", siç e cilësoi ato ditë konsulli frëng në Cetinë, Sen Kanten, u pasua nga mbledhja e ngutshme e Komitetit Ndërkrahinor në Shkodër, i cili vendosi që të luftonte me armë deri në fund për ta penguar Perandorinë Osmane që ta zbatonte vendimin e Fuqive të Mëdha.

Mr. Riza Rexha

Më 16 qershor 1880, sipas një lajmi të oficerit të rojës ushtarake malazeze tek Ura e Mërkotit, thuhet se Porta e Lartë e priti me zemërim vendimin e Fuqive të Mëdha për lëshimin e Ulqinit me rrethinat. Ajo qe bindur se vendimi i Fuqive të Mëdha duhej të vihej patjetër në jetë, por ajo, megjithatë, detyrohej nga ato që të përdorte me çdo kusht dhunën kundër shqiptarëve. Porta e analizoi çështjen dhe erdhi në përfundim se për të do të ishte më mirë që të përdorte dhunën kundër shqiptarëve katolikë të Hotit dhe Grudës, sesa kundër banorëve të rrethit të Ulqinit, shumica e të cilëve ishin myslimanë, prandaj edhe ajo u mundua mjaft që ta pengonte propozimin e dhënë. Mirëpo, tanimë ishte bërë vonë, sepse Fuqitë e Mëdha nuk kishin rrugëdalje më të përshtatshme sesa që ta shkëputnin Ulqinin me rrethinat dhe t`ia bashkëngjitnin Malit të Zi.
Fuqitë e Mëdha vendosën që propozimin për shkëputjen e Ulqinit me rrethinat t`ia paraqitnin për shqyrtim Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Stamboll, të cilës i takonte e drejta që ta zëvendësonte Protokollin e 18 prillit 1880 me një vendim të ri.
Lidhur me këtë, gazeta e Beogradit "Istok", botoi lajmin se ky propozim i zemëroi shumë shqiptarët që ishin të gatshëm për qëndresë të vendosur. Pas këtij lajmi, Lidhja Shqiptare e informoi korrespondentin e "Standardit" në Shkodër se nuk do t`ua lëshonte Ulqinin malazezëve dhe se do t`i bënte çdo rezistencë të mundshme zbatimit të këtij projekti të Fuqive të Mëdha. Lidhja Shqiptare deklaroi njëkohësisht se do ta sulmonte me 20 000 djem Tivarin, posa malazezët të provonin që ta pushtonin Ulqinin.
Zemërimi i thellë që shkaktoi lajmi i shkëputjes së krahinës së Ulqinit, "një territor thellësisht shqiptar", siç e cilësoi ato ditë konsulli frëng në Cetinë, Sen Kanten, u pasua nga mbledhja e ngutshme e Komitetit Ndërkrahinor në Shkodër, i cili vendosi që të luftonte me armë deri në fund për ta penguar Perandorinë Osmane që ta zbatonte vendimin e Fuqive të Mëdha.
Komiteti Ndërkrahinor i Shkodrës dërgoi me të shpejtë në Ulqin si hap të parë rreth 1 000 ushtarë për ta mbrojtur. Por, përpara se të arrinte kjo ndihmë, Lidhja Shqiptare dërgoi në Katërkollë një numër anëtarësh të Lidhjes me qëllim që të pengonin zhvillimin e ndonjë ngjarjeje të papritur.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:52 pm

Mobilizimi i përgjithshëm i shqiptarëve

Dul Mehmeti dhe udhëheqësi i çetës, Jakup Bajraktari, anamalas, u vendosën në Megjureç dhe mbanin nën kontroll vijën kufitare prej Megjureçit deri tek Ura e Mërkotit. Në Goranë gjendej ushtria vullnetare e ardhur nga Shkodra, Malësia, Puka, Mirdita, gjithsej rreth 4000 ushtarë, ndërsa për dy ditë prisnin të vinin edhe nga Dibra. Në krye të vullnetarëve në Goranë ishin Jakup aga, udhëheqës i çetës dhe shkodrani Haxhi Mustafa. Nga Ana e Malit vinin të gjithë ata që ishin të aftë për pushkë, duke filluar prej moshës 15-70 vjeçare.

Mr. Riza Rexha

Në këtë kohë, në Rrezigaqe u mblodh ushtria vullnetare e Anës së Malit në krye me Dul Mehmetin nga fshati Shas.
Në një lajm të dërguar nga oficeri i rojës ushtarake malazeze tek Ura e Mërkotit më 16 qershor 1880, thuhej se bylykbashi (udhëheqës i çetës këmbësore) i Anës së Malit me Dul Mehmetin dhe me kajmekanin (prefekti i rrethit të Ulqinit) Mustafa begun, do të dilnin në vijën kufitare prej Detit Adriatik e deri në Megjureç për ta siguruar kufirin. Në këtë lajm kishte reaguar roja malazeze që vepronte në këtë rajon dhe ishte shtuar me 50 ushtarë të tjerë. Kështu, me një rast, kur e kishte vërejtur dhe e kishte thirrur që të ndalej, Dul Mehmeti, kryekomandant i të gjithë anamalasve, i ishte përgjigjur: “Unë shkoj në tokën time”. Dul Mehmeti dhe udhëheqësi i çetës, Jakup Bajraktari, anamalas, u vendosën në Megjureç dhe mbanin nën kontroll vijën kufitare prej Megjureçit deri tek Ura e Mërkotit.
Në Goranë gjendej ushtria vullnetare e ardhur nga Shkodra, Malësia, Puka, Mirdita, gjithsej rreth 4000 ushtarë, ndërsa për dy ditë prisnin të vinin edhe nga Dibra. Në krye të vullnetarëve në Goranë ishin Jakup aga, udhëheqës i çetës dhe shkodrani Haxhi Mustafa. Nga Ana e Malit vinin të gjithë ata që ishin të aftë për pushkë, duke filluar prej moshës 15-70 vjeçare.
Në informatat që iu dhanë ministrit të Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Masho Vërbicës, më 16 qershor 1880, theksohej se në Mozhur kishte rreth 1500 ulqinakë në krye me Haxhi Mehmet Becin dhe Mehmet Begun, të dy nga Ulqini, dhe se në Mozhur ishin vendosur edhe malësorët që banonin në anën e djathtë të Bunës. Ndërsa në lajmin që e dha oficeri i rojës malazeze tek Ura e Mërkotit, Pero Vukoviqi, më 16 qershor 1880, theksohej se forcat mbrojtëse të vendosura në Mozhur e kishin detyruar rojën malazeze të largohej nga ky vend dhe se ajo ishte vendosur pastaj te xhamia në Kunje.
Të gjithë ushtarët vullnetarë kishin obligim ta ruanin kufirin dhe të mos lejonin ta cenonte ushtria e Malit të Zi.
Vullnetarët vazhdonin të vinin pandërprerë. Në një lajm tjetër theksohej se nga Tuzi kishin ardhur 1000 vetë, ndërsa nga Mati dhe Dibra do të vinin rreth 5000 të tjerë. Në një lajm të një kapidani të një anijeje tregtare, e cila nga Ulqini arriti në Tivar, thuhej se në Ulqin kishin arritur rreth 4000 malësorë të armatosur dhe disa lundra plot me municion. Flitej se gjithsej ishin tubuar rreth 8000 luftëtarë dhe se vetëm në vijën kufitare prej detit Adriatik e deri në Megjureç supozohet se kishte rreth 5000 vullnetarë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:52 pm

Ulqini të mos i dorëzohet Malit të Zi

Më 20 qershor 1880 u mbajt një tubim i shqiptarëve në Shkodër në të cilin u vendos që Ulqini të mos i dorëzohet Malit të Zi. Në këtë tubim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Portës, Abdyl Latif Efendia dhe Mustafa pasha, të cilët deklaruan para tubimit se Porta e Lartë në çdo aspekt përkrahte qëndrimin e shqiptarëve dhe nuk do ta lëshonte tokën e shqiptarëve.

Mr. Riza Rexha

Më 19 qershor 1880 në Shkodër u organizua një mbledhje e gjerë me përfaqësuesit e Degës së Ulqinit, Shkodrës dhe me shkodranë të tjerë. Mbledhja miratoi një protestë, që në emër të Komitetit të Lidhjes për Shkodrën ia dërgoi Konferencës së Berlinit, e cila ishte mbledhur për të shqyrtuar problemin e kufirit greko-turk. Në këtë protestë thuhej: “... Shqiptarët nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë copëzimin e vendit të tyre dhe aq më pak ndonjë shkëmbim tokësor të çfarëdoshëm. Shqipëria është e vendosur, siç e ka treguar edhe më parë me fakte, që të mos pranojë ndonjë sundim të huaj... Populli shqiptar, duke iu referuar dispozitave të Traktatit të Berlinit, u lutet përfaqësuesve të plotfuqishëm të Fuqive të Mëdha... të marrin seriozisht parasysh kërkesat që ka paraqitur më parë për ruajtjen e të drejtave të tij të sanksionuara nga një kohë aq e gjatë që nuk mbahet mend.” Protestën e përshkonte një frymë kombëtare dhe drejtohej në emër të të gjithë shqiptarëve. Në të shihej vendosmëria e shqiptarëve për të kundërshtuar çdo copëzim të tokave të tyre dhe për të mos pranuar kurrfarë kombinimi diplomatik.
Më 20 qershor 1880 u mbajt një tubim i shqiptarëve në Shkodër në të cilin u vendos që Ulqini të mos i dorëzohet Malit të Zi. Në këtë tubim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Portës, Abdyl Latif Efendia dhe Mustafa pasha, të cilët deklaruan para tubimit se Porta e Lartë në çdo aspekt përkrahte qëndrimin e shqiptarëve dhe nuk do ta lëshonte tokën e shqiptarëve.
Porta e Lartë kishte hetuar se ishin bërë biseda rreth “kompensimit të Ulqinit”, por zyrtarisht ende nuk ishte informuar. Megjithatë ajo nuk ndejti duarkryq, por zhvilloi disa aktivitete duke kërkuar rrugë për t’i ikur realizimit të vendimit rreth dorëzimit të Ulqinit. Në mbledhjen që e mbajti më 21 qershor 1880, Këshilli i Ministrave, pasi e analizoi problemin që mund të vinte në shprehje, e autorizoi Musa pashën për të zhvilluar bisedime me Ministrinë e Jashtme të Anglisë. Turqia nuk i ikte zgjidhjes së problemit me kompensim, por nuk ishte për ndërrim me toka shqiptare, por me toka të banuara me sllavë, që kishin kaluar nën sundimin e Austro-Hungarisë. Këto bisedime mbaheshin me dyer të mbyllura, sepse, po qe se do të informohej Vjena, në aktivitetet e ardhshme ajo atëherë do të mbante qëndrim antiturk.
Në letrën e 22 qershorit 1880, Engjëll Çoba shkruante nga Shkodra: “Perandoria Osmane duket se don me na bamun një propozim të ri me ndru vendin. Por kujtoj që ne kena me ndej top dhe kërkuj mos me i lëshu gjë. Fuqitë e Mëdha e kanë kot e s’di pse bjerrin kohë ato zotni e bajnë mirë me shikju punët e veta”.
Lajmi për shkëputjen e Ulqinit dha rast për rritjen e mëtejshme të lëvizjes së rezistencës kundër çdo cungimi tokësor. Rritej urrejtja edhe kundër qeverisë osmane, e cila nuk ishte në gjendje t’i mbronte tokat shqiptare nga copëzimi.
Komiteti Ndërkrahinor i Shkodrës u bëri thirrje krahinave të tjera të vendit që të përgatisnin vullnetarët e tyre. Përgjigjja më e shpejtë erdhi nga Dibra. Dibranët si kurdoherë u treguan të gatshëm të dërgonin vullnetarët e tyre. Engjëll Çoba shkruante edhe këtë: “Ka pak ditë e ka pas ardhur një zotni prej Dibre e pat prumun një shkresë me myhyr të të parëve të Dibrës dhe të Matit dhe na ka thënë se jemi hazër për sa mijë vetë që të dueni”. Sipas tij, qysh më 21 qershor 1880, Komiteti Ndërkrahinor i Shkodrës vendosi të kërkonte nga Dibra vetëm 3 mijë luftëtarë dhe se më tej, po të ishte nevoja, do të kërkonte vullnetarë të tjerë.
Sipas konsullit frëng, Lë Re, Dibra premtoi se ishte e gatshme të dërgonte për mbrojtjen e Ulqinit të gjithë burrat e aftë për armë, rreth 15 000 vetë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:53 pm

Orvatjet e Perandorisë Turke për të mos zbatuar vendimet

Porta pranonte që Malit të Zi, po qe se do të kërkonin Fuqitë e Mëdha, t’ia paguante shumën e tatimit, duke filluar prej prillit 1880, për territoret që qenë paraparë t’i jepeshin Malit të Zi deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Më 25 qershor 1880, njëri nga autoritetet e qeverisë osmane, Musurus pasha (ish ambasador i Perandorisë Osmane në Londër), u orvat ta bindte ambasadorin britanik, Goshën, se projekti për t’ia dhënë Malit të Zi Ulqinin me rrethina ishte më i keq se vendimi për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë dhe më i keq se ai për Hot dhe Grudë.

Mr. Riza Rexha

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi kishte njoftime se në Ulqin ishte organizuar me të shpejtë një forcë ushtarake mbrojtëse prej 2 500 vetësh të armatosur, e përbërë nga vendas ulqinakë dhe nga vullnetarë shkodranë, ndërsa forcat që priteshin të vinin nga rrethet e tjera, mendohej se do të arrinin numrin prej rreth 6000 vetësh.
Me propozimin e Fuqive të Mëdha, Mali i Zi më 22 qershor 1880 u dërgoi një notë përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë, ku thuhej: “Duke pranuar me dëshirë propozimin për kufij të rinj, të cilin e paraqiti Britania e Madhe, e inicuar nga Austro-Hungaria dhe për të cilin këto dy fuqi janë angazhuar se do t’i njoftojnë edhe kabinetet e tjera, kral Nikolla nuk e fsheh shqetësimin se Porta e Lartë si herët tjera nuk do ta realizojë, siç është rasti me Plavën dhe Gucinë”.
Në këtë kohë në kabinetin turk u bënë disa ndërrime. Në vend të Savas pashës erdhi Abedin pasha, ndërsa ministër i Mbrojtjes u emërua Hysen pasha.
Porta e Lartë vendosi t’u tërhiqte edhe një herë vëmendjen Fuqive të Mëdha rreth gjendjes së krijuar. Më 24 qershor 1880, ministri i Punëve të Jashtme, Abedin pashë Dinoja, i dërgoi një notë ambasadorit austro-hungarez Dubskit, ku thuhej: “Jemi të bindur se Fuqitë e Mëdha e kanë gjithashtu në zemër që t’u shmangen pasojave që do të sillin përdorimin e mjeteve të dhunës kundër shqiptarëve, të cilët, duke mos ditur shtrëngesat e politikës, po përpiqen të kundërshtojnë lëshimin e trojeve të tyre. Përveç dëshirës që ka për të shmangur gjakderdhjen, Perandoria Osmane ka parasysh edhe pasojat që do të kishte lufta kundër këtyre turmave të armatosura. Porta e Lartë me këtë donte t’i thoshte Vjenës se përdorimi i Forcës nga ana e Stambollit do ta ndizte kryengritjen antiosmane të shqiptarëve, gjë që mund të çonte shkëputjen e Shqipërisë nga kontrolli i Perandorisë Osmane. Abedin pasha propozonte që çështja të zgjidhej me “ndihmën e kohës”, me një fjalë të mbetej në fuqi Protokolli i 18 prillit 1880, kurse Stambolli merrte përsipër që të ripushtonte viset e Hotit dhe të Grudës (të cilat qysh nga data e 22 prillit 1880 ndodheshin nën kontrollin e shqiptarëve) dhe t’ia dorëzonte Malit të Zi”. Për realizimin e këtij Protokolli, Porta e Lartë kërkonte t’i lejohej një afat më i gjatë, në mënyrë që të bëhen të gjitha përgatitjet për lëshimin e territoreve në mënyrë paqësore. Mirëpo, ripushtimi i pozitave që kishin shqiptarët, të cilat pastaj do t’i dorëzoheshin Malit të Zi, donte të thoshte luftë me shqiptarët, pasojat e së cilës do të ishin të pallogaritshme.
Porta pranonte që Malit të Zi, po qe se do të kërkonin Fuqitë e Mëdha, t’ia paguante shumën e tatimit, duke filluar prej prillit 1880, për territoret që qenë paraparë t’i jepeshin Malit të Zi deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.
Më 25 qershor 1880, njëri nga autoritetet e qeverisë osmane, Musurus pasha (ish ambasador i Perandorisë Osmane në Londër), u orvat ta bindte ambasadorin britanik, Goshën, se projekti për t’ia dhënë Malit të Zi Ulqinin me rrethina ishte më i keq se vendimi për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë dhe më i keq se ai për Hot dhe Grudë. E vetmja zgjidhje pa gjakderdhje, sipas tij, do të ishte t’i lëshohej një sipërfaqe toke nga ana e rajonit të Vasojeviqit, e banuar me popullsi malazeze.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:53 pm

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (13)

Rritje e presionit ndaj Portës së Lartë

Ministri turk e bëri me dije homologun e tij se Porta gjendej në pamundësi materiale dhe morale që malazezëve t’ia dorëzonte një qytet shqiptar siç ishte Ulqini. Në anën tjetër, Abedin pasha tërhoqi vëmendjen se dobia materiale sipas Protokollit të prillit për Mal të Zi do të ishte me vlerë të vogël, sepse gjithmonë do të kishte konflikte me fiset shqiptare.

Mr. Riza Rexha

Në përgjigjen e Portës, në vendimin e saj konkret se a mendonte ta zbatonte njërin nga vendimet, u prit vetëm dy ditë. Fuqitë e Mëdha nuk pranonin që Portës së Lartë t’i lejonin një kohë më të gjatë për realizimin e vendimit. Kërkonin nga Porta që Malit të Zi t’i lëshohet Ulqini me territor deri në Bunë. Në këtë propozim të ri ishte paraparë edhe një korrigjim në vijën kufitare në lindje të liqenit të Shkodrës, përkatësisht fshati Dinoshë parashihej t’i mbetej Malit të Zi. Për ta zbutur situatën, Portës i propozohet t’i japë autonomi Shqipërisë Veriore.
Portës së Lartë edhe një herë iu tërhoq vëmendja se, në rast se do ta refuzonte projektin e ri, do të mbetej në fuqi obligimi për zbatimin e Protokollit të 18 prillit, prandaj Abedin pasha do të duhej të përgjigjej në një afat sa më të shkurtër.
Ambasadori britanik, Gosheni, në bisedë me sulltan Abdyl Hamidin, edhe një herë e sinjalizoi se çështja e kufirit turko-malazez është urgjent. Sulltani e drejtoi Goshenin në bisedë me homologun e tij, Abedin pashën. Ministri turk e bëri me dije homologun e tij se Porta gjendej në pamundësi materiale dhe morale që malazezëve t’ia dorëzonte një qytet shqiptar siç ishte Ulqini. Në anën tjetër, Abedin pasha tërhoqi vëmendjen se dobia materiale sipas Protokollit të prillit për Mal të Zi do të ishte me vlerë të vogël, sepse gjithmonë do të kishte konflikte me fiset shqiptare. Prandaj për Mal të Zi do të ishte shumë më e dobishme, sipas Abedin pashës, që përveç shumës, e cila paraqet tatimin në të cilin Mali i Zi ka të drejtë duke filluar prej 22 prillit 1880, të pranonte edhe dëmshpërblimin në lartësinë e vlerës së tërë atij territori. Shumën e të hollave për Hot dhe Grudë, Porta do t’i paguante në afat prej një muaji prej ditës së marrëveshjes për këtë çështje.
Ky propozim bëri që të thellohej kriza diplomatike në marrëdhëniet e Malit të Zi me Portën. Gavro Vukoviqi, përfaqësues diplomatik i Malit të Zi në Stamboll reagoi ashpër dhe pak mungoi që ai të tërhiqej nga Stambolli. Halil beu në Cetinë e bindi Stanko Radonjiqin, ministrin malazez të Punëve të Jashtme, se Porta do të zgjidhte shpejt çështjen e kufijve, duke e realizuar Protokollin e prillit. Stanko Radonjiqi iu përgjigj se s’kishte gjë kundër, por se ishte e nevojshme që Porta të jepte njëfarë garancioni.
Edhe Vjena bënte presion të ashpër në Portën e Lartë. Hajmerle e bëri me dije Portën që të mos llogariste rastësisht në mospajtimin e Fuqive të Mëdha si dhe të mos shpresonte se qeveritë e tyre do të bënin lëshime dhe se do të lejonin që Turqia ta pengonte realizimin e vendimeve të tyre. Hajmerle konstatoi edhe gjëra të tjera, që kishin të bënin me lojën diplomatike të Portës.
Kabineti i Londrës i kishte dhënë udhëzime Goshenit që të hedhte poshtë të gjitha afatet të cilat do t’i kërkonte Porta për realizimin e obligimeve të veta sipas Traktatit të Berlinit. Nga Porta kërkohej ose të zbatonte Protokollin e prillit ose të pranonte projektin e ri britaniko-austro-hungarez për dorëzimin e Ulqinit.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:53 pm

Konferenca e Stambollit rikonfirmon vendimin për dorëzimin e Ulqinit

Më 26 qershor 1880 u mbajt Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Stamboll. Në seancën e parë, përfundimisht u miratua vendimi, që me qëllim që të evitohej konflikti i ri, t’i dorëzohej Malit të Zi Ulqini me rrethina në vend të Hotit dhe Grudës. Edhe pse Konferenca nuk mori një vendim të prerë rreth mjeteve me të cilat do të detyrohej Perandoria Osmane që të vinte në zbatim vendimin e Fuqive të Mëdha, megjithatë, si variant, u caktua mundësia e detyrimit të Portës së Lartë me anë të demonstrimit të forcës në det, hollësitë e të cilës do të konkretizoheshin më vonë.

Mr. Riza Rexha

Qeveria ruse ato ditë deklaronte se gjithmonë do të pajtohej me fuqitë e tjera kur do të ishte fjala për zgjidhjen e çështjes së kufirit të Malit të Zi me Turqinë, por se tash për tash nuk mund të deklarohej se çfarë hapash do të ndërmerrte për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Revolta e shqiptarëve në këtë kohë kishte arritur pikën kulminante. Ata ishin përbetuar dhe unanimisht kishin vendosur që asnjë pëllëmbë tokë të mos i lëshonin më kurrkujt.
Më 25 qershor 1880, Komiteti i Shkodrës telegrafoi në Tiranë, Kavajë dhe Durrës për ta thirrur popullsinë e atjeshme që të shkonte në mbrojtje të Ulqinit. Për në Pukë, Pulaj e Postribë u nisën lajmëtarë për t’i mobilizuar vullnetarët. Në Tuz do të dërgoheshin reparte për të vënë prita. U dërguan për Ulqin rreth 70 vetë të armatosur me pushkë të sistemit Martini. Qe nisur urdhër për Dibër dhe Mat, me qëllim që këto vise të mos vonoheshin me dërgimin e ndihmave që kishin premtuar. Komiteti i thirri që për armë të përgatiteshin rreth 3000 vetë.
Duke ndjekur me interesim gjendjen politike ndërkombëtare si dhe qëndrimin e fuqive të huaja ndaj çështjes shqiptare, një tregtar shkodran, me letrën në gjuhën amtare drejtuar një shoku të vet jashtë Shqipërisë e njoftonte atë me ngjarjet e Shkodrës dhe shkruante: “Prej gazetave po shohim se sulltani po i lëshon Malit të Zi Ulqinin në vend të Hotit dhe Grudës. Më 25 qershor 1880 Komisioni i Miletit (Qeveria e Tuzit), vendosi me e forcue këtë anë... Po nisim nja 400 vullnetarë shkodranë në drejtim të qytetit të Ulqinit. U lëshua kushtrimi: Kush është kenë tre në shtëpi, njëri të rrinte në Tuz, i dyti të shkont për Ulqin, e një me nejun në shtëpi”. Secili mal, përveç luftëtarëve që mbante në Tuz, duhej të dërgonte 100 vullnetarë të tjerë në Ulqin.
Më 25 qershor 1880, Mali i Zi u dërgoi notë përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë me qëllim që të merreshin masa për realizimin e vendimit të miratuar lidhur me dorëzimin e Ulqinit. Në notë theksohej se, në qoftë se mënyra e realizimit do të fitonte leje nga Fuqitë e Mëdha dhe në qoftë se Porta e Lartë do t’u jepte Fuqive të Mëdha siguri se kjo çështje do të realizohej pa kurrfarë hamendjeje, nota përfundonte me deklaratën: “Meqë Porta ngurronte t’u përgjigjej përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, ngurrim ky në të cilin ne mund ta vërenim qëllimin e ikjes nga bisedat, ne e tërhoqëm përfaqësuesin tonë nga Stambolli. Mirëpo, pasi Porta deklaroi se ishte gati të realizonte Protokollin, ne atëherë i thamë përfaqësuesit tonë që të priste edhe pak në Stamboll.” Afati prej tri javësh, që ia dhanë Fuqitë e Mëdha Portës për të lëshuar Hotin e Grudën ose Ulqinin, kaloi dhe Porta nuk e realizoi as njërën as tjetrën.
Porta e Lartë përsëri premtoi se në vend të Hotit dhe Grudës do ta lëshonte Ulqinin, por me kusht që Fuqitë e Mëdha t’i jepnin një afat më të gjatë për realizimin e këtij vendimi. Si kusht ishte që kufiri ndërmjet Podgoricës dhe liqenit të Shkodrës të caktohej drejtpërdrejt në vend, sipas pikave të paraqitura në Traktatin e Berlinit. Fuqitë e Mëdha i dhanë një afat prej 21 ditësh.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:54 pm

Planet për qetësimin e Shkodrës për humbjen e Ulqinit

Ministri i Punëve të Jashtme i Perandorisë Osmane i dha përgjigje Tisos se nuk besonte se Porta e Lartë do të ishte në gjendje të vendoste për ndryshimin e propozuar nga Fuqitë e Mëdha, sepse shqiptarët do të kundërshtonin dhe Porta nuk do të ishte në gjendje të përdorte dhunën kundër tyre.

Mr. Riza Rexha

Në Konferencë u caktua kufiri i ri ndërmjet Malit të Zi dhe Portës së Lartë për rajonin e Ulqinit. Vija kufitare fillon nga gryka e Bunës, shkon lumit përpjetë deri te pika ku nga liqeni i Shasit del vija që derdhet në Bunë – vija e Shëngjergjit, prej aty ndjek kufirin jugperëndimor të liqenit të Shasit, kalon përmes sheut të Megjureçit, nëpër Kllezën të Naltë del në Mërkot dhe shkon deri në pikën e kufirit të caktuar nga Traktati i Berlinit, në Megjureç, e prej aty në liqenin e Shkodrës në ishullin Golica Topall.
Po në atë datë, më 26 qershor 1880, përfaqësuesi i Francës në Stamboll, Tiso, në emër të ambasadorëve të Fuqive të Mëdha i dorëzoi një notë kolektive Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane, me të cilën e kishin në dije se kishin vendosur që Malit të Zi t’i jepnin Ulqinin me rrethina deri te lumi Buna. Njëkohësisht i sugjeronin t’u jepte shqiptarëve të Vilajetit të Shkodrës disa rregullime administrative me qëllim që t’i qetësonte. Po ashtu, në fund të notës e ftonin Portën e Lartë që të merrte masa për ta realizuar vendimin e tyre, se, ndryshe, do të gjendej para obligimeve të mëparshme ndaj Fuqive të Mëdha.
Lidhur me këtë notë, ministri i Punëve të Jashtme i Perandorisë Osmane i dha përgjigje Tisos se nuk besonte se Porta e Lartë do të ishte në gjendje të vendoste për ndryshimin e propozuar nga Fuqitë e Mëdha, sepse shqiptarët do të kundërshtonin dhe Porta nuk do të ishte në gjendje të përdorte dhunën kundër tyre.
Konsulli austro-hungarez në Shkodër, Lippihu dhe ai i Britanisë së Madhe pranë qeverisë malazeze, Grini, u propozuan qeverive përkatëse që t’u premtonin shkodranëve autonominë administrative të vilajetit të tyre për t’i qetësuar që ta pranonin humbjen e Ulqinit si një e keqe më e vogël ndër dy të këqijat. Në propozim thuhej se edhe për Portën e Lartë e lyp interesi që gjatë zbatimit të variantit të propozuar t’u jepeshin shqiptarëve të Vilajetit të Shkodrës disa të drejta lidhur me administrimin e tyre, me qëllim që të kënaqeshin dhe të plotësonin dëshirat e tyre, të ligjshme, por duke i lënë të paprekura lidhjet që i bashkojnë shqiptarët me Perandorinë Osmane. Qeveria austriake, dhënien e autonomisë shqiptarëve të viseve veriore nuk e shihte si masë kundër Turqisë, por ishte mënyra më e mirë që ato të ruheshin me të gjitha fuqitë.
Lippihu nuk e fshehte vështirësinë që do ta kishte për t’i bindur shkodranët, sepse teksti i notës përshkohej thellësisht nga fryma antishqiptare. Çdo gjë ishte llogaritur që të vihej në shërbim të qëllimeve të Fuqive të Mëdha. Nga nota dilte qartazi qëllimi që të përçaheshin forcat kombëtare shqiptare që ishin për mbrojtjen e tërësisë tokësore, të thyhej uniteti i tyre, të futej përçarja fetare dhe rajonale. Propozimi për autonomi ishte një zgjidhje parciale dhe ai ishte i papranueshëm për interesat e popullit shqiptar, sepse me të cenohej integriteti territorial shqiptar. Ishte në plan të veçohej Vilajeti i Shkodrës, gjë që ishte në kundërshtim me programin kombëtar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila luftonte për një autonomi në shkallë kombëtare e jo parciale. Ky paragraf nuk ishte paraparë për të mirën e popullit shqiptar, për simpatinë që kishin Fuqitë e Mëdha për këtë popull, por ishte vënë në shërbim të realizimit të synimeve të tyre për të dobësuar frontin e përgjithshëm kombëtar të rezistencës. E bënin këtë vetëm sa për të shkëputur Ulqinin, e pastaj shqiptarët të jetonin nën sundimin e të huajve si përpara. Formulimi i paragrafit për të drejtat lidhur me administrimin ishte i paqartë, nuk shtronte asgjë konkrete, ishte lehtë për ta interpretuar në mënyra të ndryshme, sipas interesit të fuqive të interesuara.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:54 pm

Ulqini i kërkon ndihmë Shkodrës

Më 28 qershor 1880, kur u vërtetua se vendimi për dorëzimin e Ulqinit ishte i saktë, Komiteti i Shkodrës dhe ai i Ulqinit morën masa për organizimin e rezistencës, e cila vlerësohej si luftë për të gjithë popullin shqiptar. Sipas lajmeve, vihej re se më 28 qershor 1880 u dërguan forca vullnetare: nga Ana e Malit nja 1500 vetë, prej malesh nja 500 malësorë, nga Ulqini me fshatrat e veta rreth 1500 vetë, ndërsa nga Shkodra shkuan rreth 400 vetë. Gjithsej bëheshin rreth 4000 vetë që shkuan në kufi.

Mr. Riza Rexha

Shkodra u informua detajisht për propozimin e ndërrimit të territoreve qysh më 21 qershor 1880, meqë Komiteti i Shkodrës kishte në telegraf njeriun e tij, atdhetarin Isuf Krajën. Sapo u njoftuan për këtë vendim, ulqinakët dërguan në Shkodër Mehmet Becin dhe Mehmet Gjylin për t’i kërkuar ndihmë Degës së Shkodrës. Këta sqaruan se me okupimin e parë të Ulqinit nga Mali i Zi (1878) popullsia e Ulqinit me rrethina kishte vuajtur shumë. Me rastin e tashëm, një qëndresë e fortë për të mbrojtur qytetin dhe rrethinat do të ishte e mundur vetëm me ndihmën e mjaftueshme të shkodranëve. Ishte e nevojshme që paraprakisht të sigurohej përkrahja. Pas bisedimeve, Dega e Shkodrës u dha premtime të forta për ndihmë. Nga Dega u porositën që të ktheheshin sa më parë në qytetin e tyre për të siguruar vazhdimin e rezistencës.
Për të analizuar situatën e krijuar nga vendimet e Fuqive të Mëdha, u thirr mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare. Konsulli Grin ishte njoftuar me punën e Këshillit dhe e njoftoi Londrën se ky Këshill do të shqyrtonte edhe masat që duhet marrë për të kundërshtuar vendimin e Konferencës së Stambollit rreth Ulqinit.
Më 26 qershor 1880, Lidhja Shqiptare dërgoi delegatë në Ulqin për të marrë opinionin e atjeshëm lidhur me dorëzimin e Ulqinit.
Për shkak të tensionit tepër të lartë që ishte krijuar, udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare u shpërndanë në organizatat e vilajeteve të tyre.
Më 28 qershor 1880, kur u vërtetua se vendimi për dorëzimin e Ulqinit ishte i saktë, Komiteti i Shkodrës dhe ai i Ulqinit morën masa për organizimin e rezistencës, e cila vlerësohej si luftë për të gjithë popullin shqiptar.
Sipas lajmeve, vihej re se më 28 qershor 1880 u dërguan forca vullnetare: nga Ana e Malit nja 1500 vetë, prej malesh nja 500 malësorë, nga Ulqini me fshatrat e veta rreth 1500 vetë, ndërsa nga Shkodra shkuan rreth 400 vetë. Gjithsej bëheshin rreth 4000 vetë që shkuan në kufi. Gjithashtu qe vendosur që prej malësive, ulqinakëve, shkodranëve dhe Anës së Malit të çoheshin nja 150 vetë në Shëngjin për të ruajtur që të mos vinte farë force nga deti dhe për të penguar daljen e saj në tokë. Edhe në telegramin e dërguar nga konsulli i përgjithshëm austro-hungarez, Lippih, nga Shkodra më 29 qershor 1880, thuhej se shkodranët e armatosur ishin nisur për Ulqin.
Në raportin e datës 29 qershor 1880 të përfaqësuesit të Francës, Tiso, në Stamboll, theksohet se nga bisedat që i kishte bërë ai me Abedin pashën kishte vërtetuar parashikimet e tij lidhur me ndërrimin e territoreve. Ministri turk i kishte thënë se Porta nuk kishte mundësi që Malit të Zi t’ia dorëzonte tokat e banuara me shqiptarë, siç ishte Ulqini me rrethina. Ai deklaroi gjithashtu se Shqipëria vullnetarisht do ta paguante vlerën e tokës së vet.
Më 30 qershor 1880, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha u mblodhën në Stamboll për ta shqyrtuar përgjigjen e Turqisë.
Sipas raportit të ambasadorit francez në Londër, grofit de Montebella, kabineti i Londërs tanimë i kishte dhënë instruksione Goshenit, ambasadorit francez në Stamboll, që të refuzonte çdo kërkesë të Portës përkitazi me obligimet ndaj Malit të Zi. Gosheni ishte urdhëruar që t’i propozonte Portës ose të realizonte propozimin e grof Cortit (ambasadorit italian në Stamboll) të datës 12 prill 1880 ose të pranonte propozimin për dhënien e Ulqinit. Pas shumë manovrave diplomatike, Porta përsëri theksoi se ishte e gatshme të zbatonte paragrafët e 12 prillit 1880. Kabineti anglez nuk i besoi Abedin pashën se Porta kishte marrë një vendim të tillë, por megjithatë i la asaj edhe një afat prej tri javësh.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:54 pm

Fuqitë e Mëdha kërcënojnë me demonstrim force

Më 30 qershor 1880, në një fshat të vogël jo larg Gjakovës, në Rekoc, Këshilli Qendror i Lidhjes Shqiptare mbajti një mbledhje me rëndësi në të cilën u analizua edhe çështja e Ulqinit. Nga Dega e Lidhjes së Ulqinit merrte pjesë Mehmet Beci, i cili i kishte informuar hollësisht pjesëmarrësit e mbledhjes për rrezikun që i ishte kanosur Ulqinit. Në mbledhje qe marrë vendim që Ulqinit të mbrohej dhe për realizimin e këtij vendimi duhej të merreshin masa konkrete, të bëhej mobilizimi dhe dërgimi i vullnetarëve.

Mr. Riza Rexha

Pas një lufte të gjatë diplomatike, kabineti britanik u propozoi kabineteve të tjera të demonstronin kolektivisht forcën detare si presion mbi qeverinë turke që ta realizonte vendimin për dorëzimin e Ulqinit. Parashihej që në këtë demonstrim të marrin pjesë të gjitha Fuqitë e Mëdha, sepse po qe se njëra nuk do të merrte pjesë, Turqia do të mendonte se ato janë të përçarë dhe nuk do ta merrte seriozisht këtë vendim.
Edhe ministri i Punëve të Jashtme i Austro-Hungarisë, Hajmerle, i ishte hidhëruar Portës. Ai me një ton të lartë e kishte lajmëruar ambasadorin turk në Vjenë, Ekrem pashën, se qëndrimi i Portës do ta detyronte që ta humbte durimin dhe se Porta do të gjendej para rrezikut. Baroni Hajmerle i çoi instruksione grofit Karoli në Stamboll, që ta bindte Portën të realizonte projektin e 12 prillit ose atë të 12 qershorit të vitit 1880, duke i dhënë një afat prej tri javësh. Përndryshe, kabineti i Vjenës do ta miratonte propozimin e grofit Granvil për të demonstruar kolektivisht forcën detare si kanosje për dorëzimin e Ulqinit.
Kabineti francez u deklarua se, po qe se nuk do të zbatoheshin vendimet e Fuqive të Mëdha, do të duhet të ndërmerrej një aksion i përbashkët, në të cilin do të duhej të merrnin pjesë të gjitha Fuqitë e Mëdha, sepse mungesa e një flamuri të një shteti do të ndikonte negativisht dhe do të fitohej bindja se në mes tyre ka përçarje.
Kabineti gjerman dha pëlqim për të marrë pjesë në këtë demonstrim detar të forcës.
Më në fund, më 30 qershor 1880, Porta e Lartë u përcaktua për alternativën e 12 qershorit 1880, që të lëshohet Ulqini me rrethina.
Vendimi për të lëshuar Ulqinin me rrethina u dha frymëzim të ri zemërimi masave popullore shqiptare. Situata ndërlikohej gjithnjë e më tepër. Porta e Lartë, edhe pse kishte vendosur ta lëshonte Ulqinin me rrethina, deklaronte zyrtarisht se lëshimi i trojeve shqiptare nuk varej prej saj, ngaqë këto troje i mbronin forcat shqiptare.
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë të deklaroi se do t’i tërhiqte të gjithë funksionarët qeveritarë nga Ulqini, por nuk garantonte për rezultatet e marrjes së Ulqinit nga Mali i Zi, sepse atë e mbajnë shqiptarët me armë në dorë.
Në lajmin e 30 qershorit 1880 Komiteti i Lidhjes në Shkodër njoftonte se ishte i vendosur për ta kundërshtuar dorëzimin e Ulqinit.
Më 30 qershor 1880, në një fshat të vogël jo larg Gjakovës, në Rekoc, Këshilli Qendror i Lidhjes Shqiptare mbajti një mbledhje me rëndësi në të cilën u analizua edhe çështja e Ulqinit. Nga Dega e Lidhjes së Ulqinit merrte pjesë Mehmet Beci, i cili i kishte informuar hollësisht pjesëmarrësit e mbledhjes për rrezikun që i ishte kanosur Ulqinit. Në mbledhje qe marrë vendim që Ulqinit të mbrohej dhe për realizimin e këtij vendimi duhej të merreshin masa konkrete, të bëhej mobilizimi dhe dërgimi i vullnetarëve.
Reparti i gardës së Degës së Lidhjes së Shkodrës, që udhëhiqej nga Isuf Sokoli, ishte bërthamë e trupës vullnetare për mbrojtjen e Ulqinit. Kjo gardë dhe Isuf Sokoli, që gëzonin besim, simpati dhe autoritet të madh në popull, ndikuan që rreth tyre të mblidheshin mjaft vullnetarë.
U dha kushtrimi për t’u grumbulluar vullnetarë e për të shkuar në frontin e ri të Ulqinit. Ra urdhri që 800 shqiptarë të thirreshin në pazarin e Shkodrës për të marrë armët dhe për t’u nisur për në Ulqin. Pasi u tubuan, ata kapën armët, u vendosën në lundra dhe nëpër liqenin e Shkodrës e Bunës u drejtuan për në Ulqin. Edhe ditët e tjera regjistroheshin vullnetarë që shkonin për në Ulqin. Sipas njoftimeve që kishte marrë Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, në fund të qershorit 1880 llogaritej se forcat mbrojtëse të Ulqinit arrinin në 5-6000, që më vonë të shtoheshin në 8000, me tendencë të rritjes deri në 9000 veta.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:54 pm

Mbrojtja e Ulqinit, luftë për të gjithë popullin shqiptar

Përgatitjet për mbrojtjen e Ulqinit shkaktuan shqetësim në Cetinë. Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Stanko Radonjiqi, i shkruante konsullit francez, Sent Kantenit, më 4 korrik 1880, se kishte frikë që me Ulqinin mos po përsëritej “skandali i Plavës dhe i Tuzit”.

Mr. Riza Rexha

Në kohën e ngjarjeve rreth Ulqinit, Komiteti i Lidhjes së Shkodrës ishte mjaft i organizuar dhe i fortë. Ai e mori drejtpërdrejt në dorë mbrojtjen e qytetit dhe rrethinave të tij. Ai e kishte në duar fuqinë e pushtetit, sepse Porta duhej të konsultohej me të për dorëzimin e Ulqinit. Duhet theksuar mendimin e diplomatëve të huaj të cilët theksonin se për fuqinë e Lidhjes duhej pasur kujdes njësoj si për fuqinë e Turqisë.
Mbrojtja e Ulqinit vlerësohej si luftë për të gjithë popullin shqiptar. Këtë detyrë e vlerësuar, si obligim kombëtar, mbrojtjen e qytetit me rrethina e mori në dorë Komiteti i Shkodrës.
Krahas gatishmërisë për qëndresë të armatosur, u hartua edhe plani i përqëndrimit të forcave të armatosura. Ushtria vullnetare mbrojtëse e Ulqinit ishte e organizuar në tre korpuse:
1. në Mozhur qëndronin forcat vullnetare ulqinake dhe të rrethinës së ngushtë nën komandën e Mehmet Becit;
2. në Goranë qëndronin forcat vullnetare shkodrane dhe anamalase nën komandën e Isuf agës dhe Haxhi Muftarit (Isuf Sokolit);
3. në Kaliman qëndronin forcat vullnetare të krahinave të tjera, komandanti i të cilave ende nuk ishte caktuar.
Pas të gjitha ballafaqimeve diplomatike, çështja e Ulqinit filloi të hynte në binarë edhe më të komplikuar.
Gjatë muajit korrik problemi zhvillohej në disa fronte. Për forcimin e frontit të mbrojtjes së Ulqinit bëhej një mobilizim i ri. Çdo familje duhej të dërgonte një mashkull vullnetar. Dërgimi i ushqimeve në front qe organizuar si përmes rrugës ujore ashtu edhe përmes asaj tokësore.
Sipas të dhënave të zëvendëskonsullit austro-hungarez në Tivar, del se në Ulqin me rrethina ishin përqëndruar forca të konsiderueshme vullnetarësh të armatosur. Kjo masë njerëzish, e vendosur nëpër kampe, shtrihej nga Ulqini deri te shpatet e malit Mozhurr. Lajmet e mëvonshme vënë në dukje se priteshin përforcime me forca të tjera prej 6 mijë shqiptarësh vullnetarë, ndërsa në disa lajme të tjera thuhet se nga Kavaja, Elbasani, Durrësi dhe Vlora kanë premtuar se, sipas nevojës, do të dërgoheshin edhe 12 mijë vetë të tjerë. Këto forca të armatosura të Lidhjes Shqiptare, duke filluar nga Ulqini, të shpërndara në njësi të vogla deri në rrëzë të malit Mozhurr, përparonin gjithnjë e më tepër dhe arritën gati deri në Kunje. Shqiptarët nuk hasnin në rezistencën e forcave malazeze, sepse, siç bëhet me dije, ato bënin një mbrojtje thjesht pasive. Kjo ishte një taktikë e tyre sipas së cilës do të lejohej që shqiptarët të përparonin qoftë edhe deri në Dobrovodë, afër Tivarit, që aty pastaj t’i rrethonin dhe shpartallonin. Mirëpo, nga ana tjetër, askush nuk ishte i bindur se shqiptarët janë aq naivë që të lejonin të kapeshin e të mposhteshin në befasi.
Duke përcjellur lëvizjet e kryera nga Lëvizja Shqiptare, forcat malazeze të stacionuara në Urë të Mërkotit u tërhoqën nga kjo pikë dhe u stacionuan në Kunje. Përgatitjet për mbrojtjen e Ulqinit shkaktuan shqetësim në Cetinë. Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Stanko Radonjiqi, i shkruante konsullit francez, Sent Kantenit, më 4 korrik 1880 se kishte frikë që me Ulqinin mos po përsëritej “skandali i Plavës dhe i Tuzit”.
Vjena u pajtua me pikëpamjen e Londrës se Ulqini nuk do të dorëzohej lehtë në qoftë se nuk do të përdorej forca kundër Portës së Lartë.
Edhe konsulli italian, Zerbo, u deklarua se projekti i lëshimit të territoreve shqiptare është shumë i vështirë dhe mund të ketë të njëjtin përfundim si projektet e tjera të mëparshme
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:55 pm

Mali i Zi refuzon propozimin alternativ të Portës së Lartë

Kur situata bëhej më e komplikuar, i ngarkuari me punë nga Mali i Zi në Stamboll telegrafon se Porta e Lartë e kishte refuzuar propozimin alternativ për dorëzimin e Ulqinit dhe propozonte që Mali i Zi duhej të merrej vesh drejtpërdrejt me Portën. Porta e Lartë orvatej ta bindte Malin e Zi që ta pranonte Protokollin e 18 prillit 1880, sepse për të ishte më lehtë ta përdorte dhunën kundër shqiptarëve të Hotit dhe Grudës sesa të Ulqinit me rrethinat e tij.

Mr. Riza Rexha

Autoritetet malazeze ishin të preokupuara dhe të frikësuara edhe për situatën e dy fshatrave, të Mërkotit dhe Mikuliqit. Banorët e këtyre dy fshatrave, theksonte konsulli Depollo, për nga origjina, besimi, gjuha dhe zakonet mund të bashkohen me Shqipërinë fqinje dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me popullsinë sllave fqinje. Simpatia e madhe e tyre drejtohet nga Lidhja Shqiptare, drejt së cilës janë drejtuar mendjet e tyre dhe shikimi i tyre që nga çasti i parë i lëvizjes së tashme; për qeverinë malazeze që sundon mbi ta, ata ushqejnë një urrejtje të madhe. Ata mund të jepnin një kontigjent prej afro 1 400 luftëtarësh që do t’i bashkoheshin Lidhjes Shqiptare.
Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, kishte arsye të bazuara për t’ua pasur frikën banorëve të këtyre dy fshatrave me rastin e ndonjë rreziku, sepse ato mund të bashkoheshin me grupet e armatosura të Lidhjes Shqiptare. Vojvoda Zh. Petroviqi, duke dashur t’i bënte për veti, i ftoi në një darkë krerët e këtyre fshatrave dhe disa nga njerëzit më me influencë të myslimanëve të Tivarit dhe me fjalë të zgjedhura tentonte t’i afronte. Megjithatë, edhe pas bisedës që u zhvillua me këtë rast, punët përsëri nuk u zhvilluan në favor të Malit të Zi. Gjithë popullsia e këtyre fshatrave ëndërronte për çastin e volitshëm që të çlirohej nga sundimi i tanishëm dhe të ndante fatin me Shqipërinë fqinje.
Lordi Granvil njoftonte se kishte marrë vesh se Porta po i tërhiqte forcat e rregullta nga krahina e Ulqinit dhe në vend të tyre po mblidhte vullnetarë shqiptarë. Sipas tij, princi i Malit të Zi do të kishte qenë në gjendje ta merrte krahinën e Ulqinit, por këtë akt ai do ta kryente më me sukses me ndihmën detare të Austro-Hungarisë dhe Anglisë dhe eventualisht edhe të ndonjë fuqie tjetër. Paramendohej që një veprimtari e tillë nuk do të paraqiste rrezik për Stambollin; përkundrazi Porta do të shihte që kjo çështje po zgjidhej. Mendohej se me shqiptarët do të bëhej ndonjë tratativë. Lordi Granvil mendonte se edhe paraqitja e disa barkave luftarake me marinarë në Bunë ose edhe në liqenin e Shkodrës do të ishte një hap i dobishëm si kundër Lidhjes Shqiptare, ashtu edhe kundër rezistencës turke. Me këtë propozim u pajtua edhe përfaqësuesi austro-hungarez, konti Karoli.
Lidhja Shqiptare e përcillte situatën dhe nuk lejonte kurrfarë ndërhyrje të forcave malazeze dhe në vend të garnizonit turk, që qe larguar nga Ulqini dhe kishte shkuar në Shkodër, dërgoi një aradhë të armatosur vullnetarësh prej 600 vetësh. Gjithashtu, lajmet e datës 5 korrik 1880 njoftonin se përpjekjeve të Malit të Zi për ta marrë Ulqinin Lidhja Shqiptare do t’i përgjigjej me 20 000 ushtarë të armatosur nga Shqipëria e Mesme.
Ministria e Punëve të Jashtme e Anglisë ishte e bindur se udhëheqësit shqiptarë nuk do të ndërmerrnin asnjë aksion të shpejtuar kundër Malit të Zi, në qoftë se malazezët nuk do t’i sulmonin territoret shqiptare.
Ndërkohë, kur situata bëhej më e komplikuar, i ngarkuari me punë nga Mali i Zi në Stamboll telegrafon se Porta e Lartë e kishte refuzuar propozimin alternativ për dorëzimin e Ulqinit dhe propozonte që Mali i Zi duhej të merrej vesh drejtpërdrejt me Portën. Porta e Lartë orvatej ta bindte Malin e Zi që ta pranonte Protokollin e 18 prillit 1880, sepse për të ishte më lehtë ta përdorte dhunën kundër shqiptarëve të Hotit dhe Grudës sesa të Ulqinit me rrethinat e tij. Këtij propozimi princ Nikolla iu përgjigj se nuk mund të hynte në tratativë me Portën, sepse dyshonte se mos ishte edhe kjo një lojë e Stambollit për të fituar në kohë. Prastaj, princ Nikolla mendonte se kjo çështje është në dorën e Fuqive të Mëdha, vendimeve të të cilave Mali i Zi do t’u nënshtrohej krejtësisht. Mirëpo, sipas konsullit Sen Kanten, Porta këtë radhë me të vërtetë synonte ta zgjidhte problemin e kufirit turko-malazez, sepse donte t’i përqendronte forcat e saj në kufirin turko-grek.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:55 pm

Shqiptarët refuzojnë kërkesën për dorëzimin e Ulqinit

Porta e Lartë dhe Vjena bënin përpjekje për të mbjellë përçarje në Shkodër dhe për këtë qëllim përdornin të gjitha mjetet e mundshme, korrupsionin, paratë, medaljet, premtimin, etj. Stambolli dërgoi në Shkodër një grup personash që duhej të ushtronin influencën e tyre që vullnetarët të hiqnin dorë nga rezistenca.


Mr. Riza Rexha

Porta e Lartë kishte planifikuar edhe një formë tjetër të zgjidhjes së çështjes aktuale. Këtë e publikoi Abedin pashë Dinoja, ministër i Punëve të Jashtme i Perandorisë Osmane, i cili i ishte lutur të ngarkuarit me punë të Malit të Zi në Stamboll që të vënte në dijeni krajl Nikollën se Porta e Lartë do të ishte e gatshme ta shpërblente lëshimin tokësor me anën e pagimit të një shume të baravlefshme të caktuar nga vetë krajl.
Diplomacia evropiane mundohej të gjente zgjidhje për zbatimin e vendimit të miratuar nga Fuqitë e Mëdha lidhur me çështjen e Ulqinit. Gosheni, ambasador anglez në Stamboll, preferonte që autoriteteve turke, në qoftë se do të refuzonin ta zbatonin shkëputjen e Ulqinit me rrethina, do të duhej t’u dorëzohej një ultimatum me përmbajtje, që në rast se Turqia nuk do ta zbatonte brenda tri javësh shkëputjen e territorit të caktuar me Protokollin e 18 prillit, Ulqini do t’i dorëzohej me forcë Malit të Zi. “Në momentin kur dihet se s’ka mbetur tjetër rrugëdalje, theksonte Gosheni, edhe okupimi i Ulqinit duhet të bëhet me forcë dhe për këtë duhet të paralajmërohet Porta e Lartë”.
Në telegramin e baron Hajmerles dërguar kontit Karoli të datës 7 korrik 1880 thuhet: “Ne pajtohemi se Porta duhet të ftohet përsëri për ta zgjidhur çështjen dhe se, nëse ajo insiston në Protokollin e 18 prillit 1880, demonstrimi i forcës detare duhet të vonohet. Por Portës i është thënë se nëse nuk e zbaton Protokollin brenda tri javëve nga dita e komunikatës së përbashkët nga ana e ambasadorëve, do të pritet krajl saj që ajo të bashkohet me Fuqitë e Mëdha për ta ndihmuar princ Nikollën që me forcën e armëve të vendoset në pronat e kazasë së Ulqinit”.
I dërguari turk, Halil Beu, e njoftoi krajl Nikollën më 7 korrik 1880, se Porta e Lartë, për shkak të notës së fundit të ambasadorëve në Stamboll, ishte gati ta plotësonte Protokollin e 18 prillit 1880.
Më 9 korrik 1880, Abedin pashë Dinoja, tentonte t’i bindte ambasadorët e Austro-Hungarisë dhe Britanisë së Madhe se Turqia ishte duke marrë hapa seriozë për zbatimin e Protokollit të 18 prillit 1880. Për realizimin e këtij qëllimi, Porta e Lartë ishte gati të paguante të holla dhe të dërgonte 6000 ushtarë. Ambasadori Goshen i tha Abedin pashës se, duke pasur parasysh premtimet e deritashme, deklaratën e tashme e pranonte me rezervë. Mirëpo pasi premton se mundet, i pati thënë ai Abedin pashës, Portës do t’i lihet përsëri një afat prej tri javësh që ta dorëzojë Hotin dhe Grudën.
Abedin pasha u dërgoi edhe shqiptarëve një qarkore me anë të së cilës i ftonte shqiptarët që ta dorëzonin Ulqinin. Kjo qarkore nuk u përfill nga shqiptarët.
Në këto rrethana Porta e Lartë dhe Vjena bënin përpjekje për të mbjellë përçarje në Shkodër dhe për këtë qëllim përdornin të gjitha mjetet e mundshme, korrupsionin, paratë, medaljet, premtimin, etj.
Stambolli dërgoi në Shkodër një grup personash që duhej të ushtronin influencën e tyre që vullnetarët të hiqnin dorë nga rezistenca.
Këshilli i Ministrave e kishte parë të arsyeshme që të tërhiqte e të joshte njerëz me qëllim që të përfitonte nga shërbimi dhe ndërmjetësimi i tyre, të lëshonte dhjetë fermane (dekrete) mbretërore duke lënë vendin e emrit bosh, me anë të të cilave të jepen dhjetë grada të larta, nga të cilat tri të klasit të dytë, tri të klasit të tretë, e katër të kapuçibashit si dhe dhjetë copë berate për dhënien e dekoratës mexhidie të klasit IV dhe V. Tentonin të tërhiqnin rreth vetes disa nga figurat që qëndronin në krye të rezistencës kundër dorëzimit të tokave shqiptare. U bënë tentime të thyhej edhe Isuf Sokoli, duke i ofruar poste e dekorata. Përgjigjja e tij ishte se luftonte për vatan dhe do të luftonte deri sa të kishte frymë. Misioni turk dështoi
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:55 pm

Fushata diplomatike

Në lajmet që vinin nga Shkodra thuhej se populli i Shkodrës brohoriste që shqiptarët duhet t’i marrin përsëri të gjitha territoret që i kishte marrë Mali i Zi. Banorët e Ulqinit thoshin gjithashtu se me kurrfarë kushti nuk do të rrinin nën Malin e Zi. Dega e Shkodrës përdorte parullën ushtarake: “Të veprojmë së bashku, të lidhemi së bashku, të vdesim së bashku”.

Mr. Riza Rexha

Edhe konsulli britanik, Grin, në dhjetëditëshin e parë të muajit korrik filloi aksionin e vet ndaj udhëheqësve të Lidhjes Shqiptare për Shkodër. Qëllimi i tij ishte t’i thyente dy krerët – Hodo pashë Sokolin dhe Prekë Bibë Dodën. Grini i njoftoi të dy se Londra po ndërmjetësonte te Fuqitë e Mëdha që Sanxhaku i Shkodrës të ndahej në dy sanxhaqe të cilët do të kishin nga disa priviliegje autonomiste. Njëri sanxhak do të përfshinte viset malore katolike dhe në krye të tij do të caktohej Prekë Bibë Doda, ndërsa sanxhaku i dytë do të përfshinte viset fushore myslimane në krye me Hodo pashë Sokolin. Për realizimin e këtij projekti, Grini vinte dy kushte: 1. Që shqiptarët të mos kundërshtonin dorëzimin e Ulqinit, dhe 2. Propozimi për caktimin e kryetarëve të dy sanxhaqeve të dilte nga vetë shqiptarët. Mirëpo, edhe kjo përpjekje nuk dha rezultat.
Shqiptarët ishin pushtuar nga një entuziazëm i madh patriotik lidhur me mbrojtjen e rajoneve që Fuqitë e Mëdha ia kishin premtuar Malit të Zi.
Të gjithë kapidanët dhe patriotët e lundrave shqiptare, të cilët jetonin dhe kishin si burim jetese vetëm detin dhe që në det kishin interesat jetike, duke ndjekur gjurmët e të gjithë bashkatdhetarëve të tjerë të malësive dhe thirrjen e Komitetit të Lidhjes, i braktisën punët e tyre dhe anijet e tyre duke i tërhequr në tokë e shpesh edhe ata që i kishin marrë me qira dhe që ishin plot mallra, i rrokën armët dhe vrapuan për t’u rreshtuar nën flamurin e ngritur nga Lidhja Shqiptare për të mbrojtur tokën e tyre.
Në mes të vullnetarëve shqiptarë qarkullonin parulla prej gojës në gojë: “Më mirë të vdesim, sesa t’i lëshojmë Malit të Zi qoftë edhe një pëllëmbë tokë”. Njoftohej se shqiptarët ishin të furnizuar si me të holla, ashtu edhe me gjërat më të nevojshme për ushqim. Theksohej se numri i shqiptarëve të vendosur në mes të Ulqinit, malit Mozhurr dhe viseve rreth e rrotull gjatë ditëve të fundit ishte shtuar.
Në lajmet që vinin nga Shkodra thuhej se populli i Shkodrës brohoriste që shqiptarët duhet t’i marrin përsëri të gjitha territoret që i kishte marrë Mali i Zi. Banorët e Ulqinit thoshin gjithashtu se me kurrfarë kushti nuk do të rrinin nën Malin e Zi.
Dega e Shkodrës përdorte parullën ushtarake: “Të veprojmë së bashku, të lidhemi së bashku, të vdesim së bashku”.
Lidhur me realizimin e vendimit që Malit të Zi t’i jepet Ulqini zhvillohej një manovër e pandërprerë diplomatike. Ishte çështja se si të detyrohej Porta e Lartë të zbatonte ose Protokollin e 18 prillit ose dorëzimin e Ulqinit me rrethina.
Në këtë fushë diplomatike Britania e Madhe ndërhynte pranë kabineteve të Fuqive të Mëdha që të organizonin flotën e përbashkët që do të demonstronte para Ulqinit. Qeveria britanike kujtonte se një demonstratë detare në ujërat e Ulqinit do t’i shërbente për t’i bindur turqit që të mos mendonin se Evropa nuk do të ndërhynte në çështjen e Ulqinit.
Princi gjerman Hohenlohe thoshte se Porta e Lartë, pas skadimit të afatit trijavor, po qe se nuk e zbaton vendimin e caktuar, do të duhej të bashkohej me Fuqitë e Mëdha për ta ndihmuar Malin e Zi për të vënë në zotërim territorin e Ulqinit. Mirëpo, ajo rezervohej gjithnjë kur shtrohej çështja e pjesëmarrjes aktive në demonstrimin eventual të flotës ndërkombëtare për t’i ndihmuar aksionit të Malit të Zi.
Kjo çështje qe shtyrë për një kohë. Thuhej se, edhe po qe se do të vendosej për një demonstrim kolektiv detar, do të duhej të përjashtohej krejtësisht zbarkimi në tokë, lundrimi i vaporëve në Bunë ose në liqenin e Shkodrës. Për numrin e anijeve, që do të ofronte çdo shtet veç e veç për flotën e bashkuar, do të vendosej më vonë.
Gjithashtu kërkohej që secila nga Fuqitë e Mëdha të hiqte dorë që në start nga qëllimet në dobi të tyre.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:55 pm

Fuqitë e Mëdha kërkojnë sërish dorëzimin e Ulqinit

Ministri turk Abedin Pashë Dinoja theksonte se dorëzimi i rajonit të ri paraqiste vështirësi më të mëdha sesa dorëzimi i trevës së Tuzit, mbasi shqiptarët nuk do ta lëshonin kurrsesi qytetin e Ulqinit. Konkretisht, Abedin pashë Dinoja propozonte që Mali i Zi të kënaqej me një rregullim të ri, duke i dhënë pjesën më të madhe të territorit që parashihej në Protokollin e 18 prillit 1880 dhe një pjesë të mirë të territorit që përmbante nota e 26 qershorit 1880, por në asnjë mënyrë qytetin e Ulqinit, sepse ky banohej vetëm nga shqiptarët.

Mr. Riza Rexha

Për t’iu bashkuar flotës së bashkuar ndërkombëtare pëlqim dha edhe Rusia. Kabineti rus priste me mirësi çdo propozim që i ndihmonte Malit të Zi për të vënë nën sundim territoret e premtuara në Kongresin e Berlinit. Zoti Giers theksonte se demonstrimi i flotës mund të premtonte suksese, ndërsa në Stamboll do të shkaktonte frikë.
Pëlqimin për t’iu bashkuar flotës së bashkuar ndërkombëtare e dha edhe Italia.
Më 12 korrik 1880 qeveria gjermane e pranoi propozimin për dërgimin e një flote para Ulqinit, por me kusht që të bëhet një demonstrim me karakter paqësor. Këtë propozim e aprovoi edhe Franca.
Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Stanko Radonjiq, i dërgoi një letër sekrete Durandit, të ngarkuarit me punë nga Italia në Cetinë, lidhur me pjesëmarrjen e flotës së bashkuar ndërkombëtare paralel me lëvizjen e forcave malazeze drejt Ulqinit. Sipas tij, si e tillë nuk do të ishte ndihmë e madhe, veçanërisht nëse malazezët do të detyroheshin të përdornin forcën e armëve. Ky aksion do të thoshte një sulm gjatë tërë vijës kufitare me Shqipërinë. Ai dëshironte ta dinte qëndrimin e Fuqive të Mëdha, se a do ta ndihmonin aksionin edhe me forma të tjera, sepse, po qe se jo, do të ishte një rrezikim i madh. Mali i Zi, për të treguar se përgjegjësinë e kufijve të rinj me Mal të Zi ua linte Fuqive të Mëdha, iu drejtua atyre me një notë verbale. Në notë ai theksonte se gjendja në Shqipëri është mjaft delikate. Thuhej gjithashtu se atje organizoheshin çeta shqiptarësh që dërgoheshin në Ulqin, se ishin grumbulluar rreth 2 500 veta të armatosur dhe se së shpejti do të kishte edhe 6000 vetë. Situata ishte më e rëndë se më parë. Mali i Zi kërkonte mbështetje te Fuqitë e Mëdha.
Më 15 korrik 1880, Porta e Lartë i dha përgjigje notës që Fuqitë e Mëdha ia kishin dërguar asaj më 26 qershor 1880, me të cilin e vinin në dijeni se kishin vendosur që Mali i Zi të merrte Ulqinin me rrethinat e tij në vend të Hotit dhe Grudës. Në të njëjtën kohë i sugjeronin që t’u jepte shqiptarëve të Vilajetit të Shkodrës disa “rregullime” administrative. Në përgjigjen e vet, Abedin pashë Dinoja njoftonte se nuk kishte nevojë që Hotin dhe Grudën ta zëvendësonte me Ulqinin dhe rrethinat e tij, sepse Porta e Lartë kishte vendosur që ta zbatonte Protokollin e 18 prillit 1880 dhe ishte gati t’i ripushtonte viset rreth e rrotull Tuzit, të cilat tani ndodheshin nën kontrollin e shqiptarëve dhe t’ua dorëzonte malazezëve. Ministri turk theksonte se dorëzimi i rajonit të ri paraqiste vështirësi më të mëdha sesa dorëzimi i trevës së Tuzit, mbasi shqiptarët nuk do ta lëshonin kurrsesi qytetin e Ulqinit. Konkretisht, Abedin pashë Dinoja propozonte që Mali i Zi të kënaqej me një rregullim të ri, duke i dhënë pjesën më të madhe të territorit që parashihej në Protokollin e 18 prillit 1880 dhe një pjesë të mirë të territorit që përmbante nota e 26 qershorit 1880, por në asnjë mënyrë qytetin e Ulqinit, sepse ky banohej vetëm nga shqiptarët.
Çështjen e autonomisë administrative të Vilajetit të Shkodrës, ministri Abedin Pashë Dinoja e hidhte krejtësisht poshtë. Ai shtonte se, popullsitë e Vilajetit të Shkodrës kanë qenë gjithnjë të kënaqura nga gjendja e tyre dhe kurrë nuk u ka shkuar mendja t’i kërkojnë Portës së Lartë privilegje të tjera përveç atyre që gëzojnë sot. Megjithatë, ai njoftonte se qeveria e Portës së Lartë ishte duke studiuar në bazë të dispozitave të nenit 23 të Traktatit të Berlinit një rregullore që do të zbatohej në të gjitha provincat e Turqisë Evropiane, nga e cila do të përfitonte edhe Shqipëria.
Përgjigjja e Portës së Lartë nuk u mor parasysh nga Fuqitë e Mëdha. Ato e refuzuan kategorikisht propozimin, mbasi e konsideronin si një manovër të Portës së Lartë për ta zvarritur më tej çështjen e përfitimeve territoriale të Malit të Zi. Sipas tyre, ishte një propozim tepër i paqartë, i pacaktuar dhe mund të ishte bazë e përshtatshme për një këshillim të ri. Përvoja i kishte mësuar Fuqitë e Mëdha se çdo projekt i ri në këtë fazë vetëm e ndërlikonte dhe e bënte situatën edhe më serioze.
Nën rrethana të këtilla, Fuqitë e Mëdha ia përsëritën Portës thirrjen që të zbatonte vendimin e 18 prillit dhe Malit të Zi t’ia lëshonte territorin e bregdetit të Ulqinit
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:56 pm

Shqiptarët nuk e njohin më as sulltanin

Kur Mustafë Pasha, i cili me vete kishte prurë 5 000 lira turke për t’iu shpërndarë shqiptarëve që të mos rezistonin, kërkoi që të mos kundërshtohej Perandoria, meqë Sulltani vetë do ta lëshonte këtë krahinë pas vendimit të Fuqive të Mëdha, shqiptarët iu përgjigjën: “Për këtë arsye nuk e njohim as sulltanin”.

Mr. Riza Rexha

Ngjarjet rreth dorëzimit të Ulqinit u bënë temë diskutimi edhe në parlamentet e shteteve evropiane. Në seancën e Parlamentit italian më 16 korrik 1880, deputeti Marchese Rafaelli Kapelli, bëri një interpelancë duke pyetur se Kongresi i Berlinit a i mori parasysh të drejtat e shqiptarëve dhe a deshi t’i mbronte apo jo.
Deputeti Rugero Bonghi shtoi këto fjalë: “Të drejtat e shqiptarëve duhet të nderohen dhe është e drejtë që populli shqiptar të ruajë një tokë për veten e tij”.
Deputeti Maurici tha: “Si në shqyrtimin e kufirit grek ashtu edhe në caktimin e Ulqinit për Mal të Zi, është fjala për të futur nën zgjedhë popullsi të huaja, të ndryshme nga raca”. Deputeti Giusepe Masari shtoi: “Popullsia e Ulqinit është shqiptare dhe nuk mund të shtrëngohet pa dashur të bëjë pjesë nën Malin e Zi”.
Deputeti Medero Savini tha: “Dorëzimi i Ulqinit Malit të Zi u vendos prej Fuqive të Mëdha dhe kjo është një gjë e tmerrshme”.
Më 17 korrik 1880, ambasadorët në Stamboll biseduan mbi dorëzimin e Ulqinit. Ambasadori rus Novikov, dhe ai italian, Corti, e akuzuan Turqinë për situatën e rëndë të krijuar. Mirëpo, ata nuk e çmuan situatën ashtu siç ishte në realitet, sepse nuk ishte fjala vetëm për faktorin turk, por edhe për rezistencën e shqiptarëve që nuk lejonin të shkëputej toka shqiptare. Këtë e kishte vërejtur mirë edhe ambasadori i Francës, i cili u kishte thënë kolegëve të vet se Evropa nuk ishte duke e çmuar forcën e Lidhjes Shqiptare.
Lidhja Shqiptare jo vetëm që e përcillte situatën, por vazhdonte me aktivitet të pandërprerë për mobilizimin e vullnetarëve dhe për forcimin e pozitave mbrojtëse të Ulqinit. Në një shkresë të zotit Kirby Green, që ia dërgoi kontit Granville më 16 korrik 1880, thuhej: “Kam nderin t’i raportoj shkëlqësisë suaj se Seit Fetah Dragusha, një hoxhë, i cili i takon njërës nga familjet më me influencë të Shkodrës, dhe person i cili ka marrë pjesë në të gjitha veprimet më të shquara të Lidhjes Shqiptare, tash u kthye nga një mision i cili iu kishte besuar nga Komiteti i qyteteve jugore të Vilajetit të Shkodrës, si dhe i të atyre të Shqipërisë së Mesme. Fetah Dragusha është angazhuar në regjistrimin e vullnetarëve për t’i dërguar në Tuz dhe Ulqin”.
Sipas raportit të 21 korrikut 1880, forcat shqiptare në Ulqin ishin forcuar shumë. Lajmet që kishin arritur prej gazetës “Korrespondans politik” nga Cetina, me titull “Mali i Zi dhe shqiptarët”, thonin: “Një anije turke zbarkoi një grup mirditas në Ulqin, të cilët i zunë vendet më strategjike në të. Ndërkohë, atyre u është bashkuar një grup i shqiptarëve të Durrësit dhe të Kavajës dhe u kanë premtuar se do t’u arrijnë ndihma të mjaftueshme”.
Në një telegram nga Londra bëhej me dije se Lidhja e Shqiptarëve mbajti një mbledhje në Prizren, ku ishin tubuar 250 anëtarë. Ata shqyrtonin çështjen e tokave shqiptare të cilat Evropa ia kishte ndarë Malit të Zi. Këtu Lidhja ishte deklaruar si çdo herë se Malit të Zi nuk do t’i lëshonte asgjë.
Kur Mustafë Pasha, i cili me vete kishte prurë 5 000 lira turke për t’iu shpërndarë shqiptarëve që të mos rezistonin, kërkoi që të mos kundërshtohej Perandoria, meqë Sulltani vetë do ta lëshonte këtë krahinë pas vendimit të Fuqive të Mëdha, shqiptarët iu përgjigjën: “Për këtë arsye nuk e njohim as Sulltanin”.
Nga situata që zhvillohej, lajmet nga Cetina bënin me dije se Mali i Zi ishte në një pozitë të keqe, sepse Tivari ishte rrezikuar nga shqiptarët që kishin zënë pozita më të volitshme. Për ta mbrojtur këtë qytet, krajl Nikolla kishte dërguar 6. 800 ushtarë. Nga mali i Mozhurrit i kërcënohej rreziku tjetër, sepse atje gjendeshin 3 000 vetë të armatosur dhe prisnin rastin e volitshëm. Mali i Zi nuk kishte më shumë se 16 taborre ushtarësh, prandaj duhej t’i mobilizonte të gjithë ata që ishin në gjendje të bartnin armët. Cetina mori masa për t’u furnizuar me ushqim. Lajmet njoftonin se ushtria malazeze mbushte fortesat me bukë, mish, biskota e produkte të tjera ushqimore që do t’i përdornin në rast të ndonjë rrethimi nga forcat e Lidhjes Shqiptare. Mirëpo, siç theksonte Ministria e Punëve të Jashtme e Anglisë, udhëheqësit shqiptarë nuk do të ndërmerrnin ndonjë aksion të shpejtuar kundër Malit të Zi, në qoftë se malazezët nuk do t’i sulmonin territoret shqiptare.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:56 pm

Fuqitë e Mëdha vendosin të demonstrojnë forcën në det

Në qarqet diplomatike fitoi ideja e demonstrimit të flotës së bashkuar ndërkombëtare në brigjet e Ulqinit me anën e së cilës do ta detyronin Portën që të zbatonte vendimin e 26 qershorit 1880. Praktikisht, ky demonstrim detar duhej t’i jepte përkrahje Malit të Zi që ta merrte me forcë Ulqinin.

Mr. Riza Rexha

Më 24 korrik 1880, Këshilli i Ministrave i Portës së Lartë mori vendim që ta lëshonte Ulqinin. Në vendim thuhej: “Sikurse dihet, shqiptarët kundërshtuan lëshimin dhe dorëzimin e tokave tanimë të njohura, të cilat me një vendim të veçantë qe vendosur t’i liheshin si shkëmbim Malit të Zi. Fuqitë e Mëdha në notën e tyre kërkonin ose të zbatohej sa më shpejt përmbajtja e vendimit (mendohet në atë të 18 prillit 1880 që të lëshohet Hoti, Gruda e Kelmendi) ose Malit të Zi t’i jepet bregdeti deri në derdhjen e Bunës, duke përfshirë edhe Ulqinin. Lidhur me këtë çështje qe vendosur që, në vend të viseve të cilat shqiptarët kundërshtonin t’i dorëzonin, t’i jepeshin Malit të Zi toka nga vise të përshtatshme të kazasë së Ulqinit që ishin më të mëdha se ato të Hotit, Grudës dhe Kelmendit, por pa qytetin e Ulqinit”. Kjo iu kumtua edhe ambasadave.
Më 26 korrik 1880 nga ministri i luftës bëhet me dije se Perandoria Osmane, lidhur me lëshimin dhe dorëzimin e Ulqinit me rrethina, miratoi një vendim të ri, në të cilin thuhet: “Në mënyrë që kjo punë të rregullohet, pranohet që të dorëzohet tërë ana e Ulqinit”. Pas këtij vendimi, u vendos që lëshimi dhe dorëzimi i Ulqinit të shtyhej gjersa të merrej përgjigjja nga ambasadat, dhe që kjo përgjigjje të merret me gojë nga ambasadorët e huaj nëpërmjet Ministrisë së Jashtme.
3. Ulqini përballë flotës së bashkuar luftarake ndërkombëtare (gusht-tetor 1880)
Përpjekjet që me anë të diplomacisë të detyrohej Turqia të realizonte Traktatin e Berlinit lidhur me kufijtë e Malit të Zi nuk dhanë fryt.
Siç u theksua, më 15 korrik 1880 Abedin pashë Dinoja u dha përgjigje ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Stamboll lidhur me vendimin për dorëzimin e Ulqinit. Ai u propozoi që të ktheheshin te Protokolli i 18 prillit 1880, që në vend të Ulqinit dhe rrethinave të tij, Malit të Zi t’i ktheheshin Hoti dhe Gruda.
Lidhur me këtë, ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll, më 3 gusht 1880 i dorëzuan Portës së Lartë një notë kolektive. Ata shprehnin në të keqardhjen e tyre duke bërë të ditur se qeveritë e tyre nuk mund t’i pranonin propozimet e Portës të formuluara në notën e 15 korrikut 1880. Ato shprehnin moskënaqësinë e tyre me zgjatjen e afateve të dorëzimit të territoreve të parapara me vendimin e Fuqive të Mëdha. Ato kërkonin gjithashtu nga Porta që të vinte në jetë propozimin që përmbante nota e 26 qershorit 1880, lëshimin e Ulqinit me rrethina, duke e konsideruar si një kombinim më të pëlqyeshëm për të gjithë. Në qoftë se Porta e Lartë do t’u përmbahej angazhimeve që ajo i kishte marrë përsipër me Protokollin e 18 prillit 1880, të nënshkruarit do të detyroheshin të paralajmëronin atë se, me mbarimin e afatit prej tri javësh (deri më 24 gusht 1880) duke filluar nga njoftimi i tanishëm, nuk i kishte zbatuar plotësisht marrëveshjet e Protokollit, dhe se qeveritë e tyre besonin se ajo do të bashkohej me fuqitë nënshkruese të Traktatit të Berlinit për ta ndihmuar princin e Malit të Zi që ta merrte në dorëzim me anën e forcës rajonin e Ulqinit.
Në zhvillimin e këtyre ngjarjeve, tërë aktiviteti i Fuqive të Mëdha qe koncentruar në çështjen e Ulqinit. Në qarqet diplomatike fitoi ideja e demonstrimit të flotës së bashkuar ndërkombëtare në brigjet e Ulqinit me anën e së cilës do ta detyronin Portën që të zbatonte vendimin e 26 qershorit 1880. Praktikisht, ky demonstrim detar duhej t’i jepte përkrahje Malit të Zi që ta merrte me forcë Ulqinin.
Në demonstrimin e forcës në det duhej të merrnin pjesë të gjitha Fuqitë e Mëdha dhe secila veç e veç duhej ta jepte pëlqimin, duke deklaruar në të njëjtën kohë se prej këtij aksioni të përbashkët detar nuk do të kërkonte kurrfarë fitimi dhe se me anijet luftarake nuk do të sillnin këmbësorinë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:56 pm

Fuqitë e Mëdha përgatiten për demonstrim detar

Fuqitë e Mëdha përgatiten për demonstrim detarFuqitë e Mëdha përgatiten për demonstrim detar

Mr. Riza Rexha

Austro-Hungaria parimisht pajtohej me propozimin që të merrte pjesë në një demonstrim të këtillë të flotës së bashkuar në dobi të Malit të Zi dhe propozoi që çdonjëra nga Fuqitë e Mëdha të marrë pjesë me nga dy anije. Ajo propozoi gjithashtu që do të ishte me vend që Mali i Zi të thirrej që me ushtri ta okuponte Ulqinin. Austro-Hungaria e përkrahu gjithashtu edhe propozimin e Granvilit që Portës së Lartë t’i dërgohej një komunikatë e përbashkët e Fuqive të Mëdha që për tri javë ta zbatonte Protokollin e prillit. Në qoftë se nuk do ta plotësonte këtë kërkesë, atëherë Turqia do të duhej të thirrej që t’u bashkangjitej Fuqive të Mëdha për ta ndihmuar Malin e Zi që ta merrte Ulqinin. Ajo ishte edhe kundër zbarkimit në tokë, sepse nuk e përjashtonte mundësinë e angazhimit të drejtpërdrejtë të Rusisë në anën e Malit të Zi.
Anglia në parim pranonte që çdo shtet të dërgonte nga dy anije, por nuk do të paraqiste vështirësi edhe nëse ndonjëri nga shtetet do të dërgonte vetëm një anije. Britania e Madhe dhe Austro-Hungaria u morën vesh për pikat themelore: kuptimin, modalitetin dhe madhësinë e flotës së bashkuar ndërkombëtare.
Gjermania tregoi gatishmëri që në shoqëri me fuqitë e tjera të valëvitet edhe flamuri i saj në ujërat para Ulqinit. Ajo hodhi poshtë pjesëmarrjen në çfarëdo aksioni eventual në tokë që do të shkonte në favor të Malit të Zi.
Franca gjithashtu tregoi gatishmëri për të marrë pjesë në demonstrimin detar. Ajo theksonte se ky aksion duhej të ishte aksion tërësisht kolektiv, të paraqiste dëshirën e të gjithëve. Në qoftë se nuk do të merrte pjesë vetëm edhe një shtet, mendonte ajo, atëherë do të kompromitohej autoriteti i Evropës. Franca kërkonte të mos ndërmerrej desanti si dhe të mos ndizej asnjë fishek nga anijet.
Rusia, mike dhe aleate, në realitet mbrojtëse e Malit të Zi, theksonte se duhej të ndërmerrej një aksion efikas, por nuk i hynte definimit të tij, sepse dëshironte të mbeste anash, neutrale. Si qëndrim zyrtar i qeverisë ruse mund të merrej përgjigjja e Girsit dhënë Granvilit se qeveria e tij pajtohet dhe se ajo tërë kohën kishte theksuar se “pa masa efikase nuk do të zgjidhet çështja e Malit të Zi”. Girsi shpresonte se një thirrje kolektive do të mund të kishte efekt, kështu që ndoshta nuk do të kishte nevojë për demonstrim detar.
Fuqitë evropiane ranë dakord për parimet themelore, për karakterin dhe qëllimin e demonstrimit detar. Gjithashtu duhej definuar protokollin e realizimit të Protokollit të prillit po qe se Porta do të jepte përgjigje pozitive. Sipas Hajmerles, në protokollin e ardhshëm duhej të përkufizohej e të theksohej se ky demonstrim detar i dedikohet vetëm çështjes së Malit të Zi dhe se qeveritë pjesëmarrëse nuk do të bëjnë kurrfarë pazarllëqesh që do të ishin në kundërshtim me aksionin e përbashkët për zbatimin e Traktatit të Berlinit.
Porta lëkundej në qëndrimin e saj. Ajo ishte e gatshme në parim ta lëshonte Ulqinin, por u gjet përballë qëndresës së vendosur jo vetëm të banorëve të qytetit dhe rrethinave të tij, por edhe të popullsisë së krahinave të tjera të Shqipërisë, e veçanërisht të Shkodrës që kishte lidhje të ngushta me ekonominë e Ulqinit. Nga ana tjetër, Fuqitë e Mëdha i kanoseshin Portës me një demonstratë të bashkuar të flotës luftarake përpara Ulqinit për ta detyruar të zbatonte vendimet e Berlinit.
Ambasadori austro-hungarez i shkruante Vjenës se sulltani kishte më shumë frikë nga kryengritja shqiptare sesa nga demonstrata e flotës ndërkombëtare.
Në bisedën që kishte bërë ambasadori italian, Corti, në Stamboll me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Abedin pashë Dinon kishte fituar përgjigjen se Porta e Lartë ishte e vendosur që t’i jepte fund çështjes së Ulqinit duke ia dorëzuar Malit të Zi. Në propozimin e Abedin pashës, Porta deklaronte se i vinte rëndë të lëshonte tokë pjellore në vend të Hotit dhe të Grudës. Në propozimin e Abedin pashës se është e mjaftueshme që trupat osmane të largoheshin nga territori në fjalë, përfaqësuesi italian kishte shprehur mendimin se do të ishte e domosdoshme që dorëzimi formal i territorit në fjalë të bëhej nga ana e autoriteteve osmane, duke ia dorëzuar princ Nikollës. Gjithashtu u bë me dije se princi Lobasov parashtroi një ide, sipas së cilës Porta do të okupojë ushtarakisht tokat në diskutim dhe pastaj do t’ia dorëzojë forcave malazeze që të vendosen aty. Abedin pasha deklaroi se Porta obligohet që vetëm forcat e armatosura dhe administratën t’i tërheqë në anën tjetër të Bunës, por nuk do të japë kurrfarë përgjegjësie në qoftë se shqiptarët do ta mbrojnë tokën e paraparë për lëshim.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 12:56 pm

Fuqitë e Mëdha pranojnë kërkesat e Portës

Në fund të gushtit 1880 Fuqitë e Mëdha i pranuan dy kërkesat e Portës për t’ia lënë Dinoshën Perandorisë Osmane dhe për ta zgjatur afatin e dorëzimit të Ulqinit deri më 20 shtator 1880. Nga presioni i vazhdueshëm i Fuqive të Mëdha, nga qëndrimi i tyre i vendosur për t’i dhënë fund çështjes së Ulqinit, Porta e Lartë filloi të përgatitej për të marrë masa energjike kundër shqiptarëve.

Mr. Riza Rexha

Duke pasur përvojë të hidhur në lojën e deriatëhershme diplomatike, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Stamboll i vunë rëndësi të posaçme faktit që Porta e Lartë duhej të obligohej në kushte precize teknike dhe modalitete të caktuara që do të jetë siguri e realizimit.
Ideja e demonstratës së flotës së bashkuar luftarake ndërkombëtare e ngushtoi Stambollin, sepse ajo jo vetëm që do ta diskreditonte Perandorinë Osmane, por edhe do t’u çilte rrugë Fuqive të Mëdha për ta vazhduar politikën e tyre në favor të Greqisë. Për këtë arsye ajo u përpoq edhe një herë verbalisht më 14, ndërsa me shkrim më 18 gusht 1880, t’i bindte Fuqitë e Mëdha që të hiqnin dorë nga demonstrata mbasi kjo, sipas saj, nuk ishte në interes të paqes.
Porta e Lartë parimisht e pranonte lëshimin e Ulqinit me dy kushte: 1. Që vija kufitare të ishte ajo që dilte nga zbatimi në vend i pikave të definuara në Traktatin e Berlinit (duhej të eliminohej çdo përmirësim kufiri – ishte fjala për fshatin Dinoshë) dhe 2. Afati për realizimin e këtij vendimi duhej të shtyhej edhe disa javë, sepse afati tri javë nga data e notës së 3 gushtit 1880 ishte vërtet i shkurtër. Në qoftë se Fuqitë e Mëdha nënshkruese nuk do ta pranonin propozimin e mësipërm dhe do të mendonin se do të marrin ndonjë masë që do të prihej për ta ndihmuar Malin e Zi që ta pushtojë me forcë qytetin e Ulqinit, Qeveria Perandorake do të ndodhej në pamundësi që t’u bashkohej nën çdo formë qoftë, me masa që do të merreshin pa pëlqimin e saj.
Sulltani u njoftua për të gjitha çështjet që kishin të bënin me dorëzimin e Ulqinit. Ai kërkonte qartësi se në qoftë se nuk do të jetë e mundur që të zbatohen pikat e marrëveshjes së 18 prillit 1880 dhe do të preferohet shkëmbim me Ulqinin, atëherë duhet të bëhet e qartë që ana e Ulqinit të mos konsiderohet e të mos quhet më vonë nga malazezët ose nga Fuqitë e Mëdha si një shtojcë ndaj viseve të Hotit e të Grudës, por të bëhej e qartë se kur të dorëzohej Ulqini me rrethina, viset e Hotit dhe të Grudës do t’i mbesin Perandorisë Osmane. Kërkonte që të përpilohej një hartë dhe të tregohen viset e Ulqinit dhe rrethinave të tij që do t’i lëshoheshin Malit të Zi dhe viset e Hotit dhe Grudës që duhet t’i mbeteshin Perandorisë Osmane.
Diplomacia e Fuqive të Mëdha mori qëndrim se nuk duhej bërë problem, por t’i lihej Dinosha Turqisë. U vlerësua si i pranueshëm vendimi i kushteve të Portës së Lartë, sepse nuk e cenonte thelbin e vendimit të 26 qershorit 1880. Cetina e kundërshtoi. Në notën verbale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi paraqitur ministrit të Vjenës, Temel, më 21 gusht 1880, thuhej se princi kurrë nuk do ta jepte pëlqimin e vet për këtë lëshim. Protestat e Cetinës nuk u morën parasysh. Në fund të gushtit 1880 Fuqitë e Mëdha i pranuan dy kërkesat e Portës për t’ia lënë Dinoshën Perandorisë Osmane dhe për ta zgjatur afatin e dorëzimit të Ulqinit deri më 20 shtator 1880.
Nga presioni i vazhdueshëm i Fuqive të Mëdha, nga qëndrimi i tyre i vendosur për t’i dhënë fund çështjes së Ulqinit, Porta e Lartë filloi të përgatitej për të marrë masa energjike kundër shqiptarëve. Si masë të parë ajo largoi nga Shkodra valiun Izet pashën dhe në vend të tij caktoi Osman pashën. Komandën e forcave ushtarake të vilajetit ia ngarkoi gjeneralit energjik Riza pashës, të cilin e pajisi me kompetenca të gjera për të vepruar kundrejt shqiptarëve si me dhunë ashtu edhe me dredhi.
Ndërkohë në Shkodër ishte kthyer edhe Isuf Sokoli për të shqyrtuar situatën në të gjitha aspektet me Komitetin e Shkodrës, për të kërkuar ndihma e për të hartuar planin për të ardhmen. Ardhja e tij u prit me entuziazëm nga populli.
__________________
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1) Empty Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi