Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Angli-Gjermani, “finalja e parë”, kualifikohet edhe Gana

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Angli-Gjermani, “finalja e parë”, kualifikohet edhe Gana

Mesazh nga Linddt prej Wed Jun 23, 2010 10:22 pm


Gjermania mundi Ganën dhe siguron vendin e parë në Grupin D, vend ky që e përplas me Anglinë në fazën e metëjshme të Botërorit afrikan. Ndërkohë ganezët edhe pse humbën 1-0 me Gjermaninë kualifikohen për më tej falë golevarazhit më të mirë ndaj Australisë.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin e bardhe 0-0 edhe pse të dyja skuadrat u përpoqën të gjejnë rrugën e rrjetës. Vlen për t’u përmendur një rast i fantazistit të kombëtares gjermane, Ozil, i cili i gjendur përballë me portierin ganez kërkon rrjetën me një gjuajtje të lehtë, por që ndalohet prej Kingston.

Në pjesën e dytë Gjermania e kërkon më shumë golin, ndërsa Gana u përpoq me disa kundërzbritje për të gjetur golin e avantazhit, por pa ia arritur qëllimit. Në minutën e 60-të të takimit, Ozil lëviz bukur pranë vijës së zonës ganeze dhe godet. Topi gjen rrjetën e Kingston dhe Gjermania kalon në avantazh. Minutat në vazhdim nuk ndryshuan rezultatin, ndeshja mbyllet 1-0 për gjermanët rezultat ky që kualifikoi si skuadrën e Lëv ashtu edhe ganezët, që falë golevarazhit renditen para skuadrës australiane.

E pikërisht në ndeshjen tjetër të këtij grupi Australia, megjithëse me shpresa minimale për kualifikim, fiton ndaj Serbisë me rezultatin 2-1. Golat u shënuan që të tre në pjesën e dytë të takimit. Në minutën e 69-të, Tim Kahill trondit shpresat serbe për kualifikim teksa gjen rrugën e rrjetës, për të ardhur më vonë minutën e 73 kur Bret Holman dyfishon për “kangurët”. Serbët ngushtojnë rezultatin në 2-1 në minutën e 84-ët. Minutat në vazhdim janë shumë pak për ballkanasit, ndeshja mbyllet 2-1 dhe si Serbia ashtu edhe Australia e shohin veten jashtë këtij Botërori.

Rezultatet përcaktuan edhe çiftet e tjera të fazës së mëtejshme, ku Gjermania përballet me Anglinë dhe Gana me SHBA-në.

Të enjten luhen ndeshjet e treta dhe të fundit në Grupin F, ku Italia do të përballet me Sllovakinë e Zelanda e Re me Paraguajin në orën 16:00 dhe takimet e Grupit E, ku Holanda përballet me Kamerunin dhe Danimarka me Japoninë në orën 20:30.

Vendos ne Facebook

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi