Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Libri në koma. Rroftë Facebook-u!" - Nga Ridvan Dibra

Shko poshtë

"Libri në koma. Rroftë Facebook-u!" - Nga Ridvan Dibra  Empty "Libri në koma. Rroftë Facebook-u!" - Nga Ridvan Dibra

Mesazh nga * eL Mariachoo...! Sat Aug 07, 2010 9:02 pm

Përvojat e para të një individi (shqiptimi i fjalëve të para, lodrat e para, sherret e zënkat e para, libri i parë i lexuar, shokët e miqtë e parë, puthja e parë, përvoja e parë seksuale, botimi i parë, tradhtia e parë, divorci i parë etj. etj.) është provuar se janë të rëndësishme, në mos vendimtare, në formimin dhe jetën e tij.

Ndërsa në rastin e një shkrimtari, këto përvoja të para, në më të shumtën e rasteve, bëhen gurë themeli mbi të cilat ndërtohet ngrehina e tij letrare.

Me këso arsyetimesh e bindjesh në kokë, vendosa t'i shtoj listës së përvojave të mia të para edhe një të re: atë të facebook-ut. Pasi kisha refuzuar për muaj e muaj me radhë ftesat e shumta në adresën time (shokë e miq, shkrimtarë e jo-shkrimtarë, të njohur e të panjohur), më në fund u dorëzova: ftesës elektronike të poeteshës së re Dezdemonë B. për të qenë shok i saji iu përgjigja pozitivisht (OK).

Më pas, duheshin kryer disa formalitete të thjeshta që unë, më në fund! të bëhesha anëtar me të drejta të plota i komunitetit qindra-milionësh me emrin fort tingëllues FACEBOOK.

Si i mbarova adetet elektronike, natyrisht, kureshtja ime e parë do të ishte njohja me poeteshën e re Dezdemonë B. Profili (portreti) i saj më la pa mend: një bjondinë e hatashme, si e dalë yrysh prej një reviste mode, më këqyrte plot joshje e provokim. Pa e marrë veten mirë nga turbullimi i çastit, erdhi edhe reagimi i saj i parë:

"Hi Ridvan!"
"Hi Dezdemonë".
"Mirë ke qenë?"
"Mirë".
"Ke mirësinë të lexosh poezinë time të fundit?"
"Jam i nderuar..."

Pa e mbaruar mesazhin tim, ia mbërrin edhe vjersha e Dezdemonës: një vargëzim bajat dashurie e që nuk ka asgjë të përbashkët me portretin magjepsës të autores. Megjithatë, ia ngre lart (vjershën).

Poetesha e re largohet e lumtur: si duket, nxiton t'i shpërndajë vargjet e saja tek të tjerë facebook-as. Thuajse jam i bindur se askush, qoftë ai dhe shkrimtari a kritiku më pedant, duke shijuar portretin e autores, nuk do të ketë kurajën ta shajë atë palo poezi...

Sapo jam ndarë nga poetesha e bukur, kur në adresën time vijnë thuajse njëkohësisht dy ftesa:

1. Dëshiron të bëhesh anëtar i grupit "Kundër hipokrizisë së Ismail Kadaresë"?
2. Dëshiron të bëhesh anëtar i grupit "Ne mbrojmë vlerat e Ismail Kadaresë"?

Kujtohem se kohët e fundit jam sharë e kritikuar thuajse njëkohësisht edhe si "mik" i Kadaresë, edhe si "armik" i tij, prandaj dhe i pranoj pa hezitim (OK) të dyja ftesat.

Por befasitë në facebook nuk paskan të sosur! Ftesën e radhës ma dërgon Ridvan Dibra, domethënë vetja ime: "Dëshiron të jesh shok me Ridvan Dibrën?". Thuajse pavetëdijshëm (ndjesë për mungesën e modestisë!), kujtohem sakaq për gjithë ata shembuj shkrimtarësh të shquar (Kafka, Pirandelo, Pesoa, Dostojevski, Prust, Borges, Apdajk, Forster dhe plot të tjerë), të cilët kanë pasur probleme me personalitetin e tyre të dy apo të shumëfishtë.

"Hi Ridvan Dibra!"
"Hi Ridvan Dibra!"
"Je një shkrimtar koti".
"Jam".
"Cinik dhe i shtirur".
"Ndoshta...".

Alter egoja ime virtuale më shan e fyen sa mundet dhe mandej largohet (me siguri!) i kënaqur. Unë nuk kam nge t'i bluaj sharjet e fyerjet, sepse, ndërkohë, në adresën time kanë vërshuar me dhjetëra e dhjetëra ftesa "për shok e mik" (kurrë, në jetën time reale, nuk kam pasur kaq shumë shokë e miq): shkrimtarë të njohur ose jo, politikanë të majtë e të djathtë, lexues dashamirë ose e kundërta, analistë të pavarur e të angazhuar, gazetarë lloj-lloj, miq të fëmijërisë e emigrantë, femra të bukura si kukulla, kritikë e akademikë etj. etj.).

I pranoj të gjithë (OK), derisa më nis dhimbja e kokës dhe vërej me tmerr se pasdrekja ime (e çmuar!) ka shkuar për lesh (siç shprehet një mik i imi shkrimtar): asnjë faqe libri e lexuar, asnjë rresht nga romani im i ri i shkruar...

Dal nga aty (nuk e di pse, por kam përshtypjen se sapo kam dalë nga një kurth katakombesh e ku gëlojnë gjithfarësoj papastërtish) dhe betohem të mos futem më, thuajse i bindur se nuk do të mundem t'i rezistoj gjatë tundimit të kësaj Sirene Bashkëkohore me emrin joshës FACEBOOK.

Në mbrëmje, deri vonë, bluaj në mendje lloj-lloj gjykimesh e interpretimesh rreth raporteve të Librit me fenomenet bashkëkohore, sidomos me Lartmadhërinë e Tij, Internetin. Qëndrimet janë të shumta e të larmishme, por në fund të fundit ata mund të organizohen në dy grupe të mëdha:

1. Partizanët e tezës se "Libri i vërtetë (domethënë Letërsia) është në rrezik dhe se po humbet karakteri i tij elitar". Mbrojtësit më të shumtë të kësaj teze duket se janë Shkrimtarët e vërtetë (domethënë ata që vuajnë për librin).
2. Partizanët e tezës se "libri (domethënë gjithçka e shkruar dhe e bërë publike) po njeh një lulëzim të paparë dhe se institucioni i publikimit kurrë nuk ka qenë më demokratik sesa sot. Mbrojtësit më të shumtë të kësaj teze duket se janë kritikët dhe akademikët (domethënë ata që jetojnë me librin).

Kokën e ndiej plumb nga dyshimet e dilemat. Aq më shumë kur në ditët e sodit, në të ashtuquajturën epokë postmoderne, të vërtetat (herë-herë të dukshme si drita e diellit) bëhen relative dhe të krijohet bindja se gjithkush ka të drejtë.

Të nesërmen, duke ruajtur dyshimet e natës së kaluar, i shmangem programit mësimor dhe u flas studentëve të mi për mrekullinë me emrin facebook. Në fund të orës, veçoj dhjetë studentë (më të mirët!) dhe u bëj një pyetje të thjeshtë: "Sa prej tyre janë anëtarë të bibliotekës së universitetit dhe sa anëtarë të facebook-ut?" Përgjigja nuk më befason dhe aq: dy prej tyre janë regjistruar në Bibliotekë, tetë në Facebook.


Nuk më mbetet gjë tjetër veçse, i tërhequr mënjanë, t'ia pohoj vetes me gjysmë zëri:

LIBRI NE KOMA. RROFTE FACEBOOK-u!
Kaq.


Burimi: Gazeta Shekulli
* eL Mariachoo...!
* eL Mariachoo...!
Antar
Antar

Numri i postimeve : 14
PIKE : 36
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 07/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi