Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

3 posters

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Shko poshtë

Kohë çalamane (Edmond Shallvari) - Faqe 4 Empty Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Edmond Wed Nov 24, 2010 11:42 pm

Fjala e kuajve

Na mbeti nami

Turpi na mbeti

Na mbeti faji

I bërë nga tjetri.

Nga tjetri dinak

U bëmë viktimë

Nga barku plot gjak

Gjakosëm njerzinë.

Rrënuam një Trojë

Kuptoni, o kuaj?

Dhe mbetëm simbol

I dinakërisë së huaj.

S’na ndahet tani

Dhe të duam ne

Mbi vithet na rri

Dinaku Odise.

O Zot, si durojmë

Mbi vithet tona

Odisetë që vazhdojnë

Të përmbysin Troja!
Edmond
Edmond
Antar
Antar

Numri i postimeve : 14
PIKE : 16
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 23/11/2010
Mosha : 66
Vendbanimi : Selanik

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kohë çalamane (Edmond Shallvari) - Faqe 4 Empty Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Edmond Sun Dec 19, 2010 8:17 pm

Nga qielli ulur

Unë derën kisha mbyllur
Dritaret, gjithashtu
I shtrirë, i përgjumur
I lodhur ca më shum’.

As desha tjetër gjë
E çfarë tjetër të desha
Kur gjëja është asgjë?
Ndaj me asgjënë rrash’ fjeta.

Por, ç’ishte ajo dritë
Si një shkëndijë komete
Që dhomës u vërtit
Dhe mori formë femre?

Fërkova sytë më kot
Më kot cimbitha faqen
Më thotë gjumi xheloz
“Me tjetër do kënaqesh!?”

Xheloz e kthehu prapa
Ky gjumë i jetës sime
Më ngjeshet sa vjen nata
Si homos(s) më përdridhet

E ku ta dijë ai
Magjinë e kësaj nate
Me shenjën si shkëndijë
Që ndezën një trup vajze?

…..

Unë derën e mbaj mbyllur
Dritaret, gjithashtu
Veç një nga qielli ulur
I hap dhe shpirtit hyn.
Edmond
Edmond
Antar
Antar

Numri i postimeve : 14
PIKE : 16
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 23/11/2010
Mosha : 66
Vendbanimi : Selanik

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kohë çalamane (Edmond Shallvari) - Faqe 4 Empty Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga princ of persia Mon Dec 20, 2010 6:30 pm

flm shum te bukura zotri Edmond Very Happy
princ of persia
princ of persia
Homie
Homie

Numri i postimeve : 474
PIKE : 843
Popullariteti Popullariteti : 17
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kohë çalamane (Edmond Shallvari) - Faqe 4 Empty Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Edmond Tue Dec 21, 2010 4:47 pm

Faleminderit princ of persia. Te pershendes....

Modeli i ri

Të solla e dashur modelin e ri
Që sot dua ta veshësh në ballon e natës
Eshtë modeli i veshjes me lakuriqësi
Ujdisur magjishëm për çast të ekstazës.

Më lerë të të xhvesh lakuriqësinë
I gjithi të t’i vishem brendësisë
Aty, vetem aty, ku e ke magjinë
Të vdes e të ringjallem dashurisë.
Edmond
Edmond
Antar
Antar

Numri i postimeve : 14
PIKE : 16
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 23/11/2010
Mosha : 66
Vendbanimi : Selanik

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kohë çalamane (Edmond Shallvari) - Faqe 4 Empty Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi