Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari)

2 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari) - Faqe 2 Empty Re: Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 5:09 pm

Mjer i ziu!

Trishtimi i shijuar
Për inat të inatit
Që mbeti i ngujuar
Nga vepra e Djallit.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari) - Faqe 2 Empty Re: Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 5:10 pm

Mirmengjes o shoku im ,....
gjumi heret me ka dal,......
keto vargje rrjedhin nga zemra....
jan breng e shprehin hall....

Un nuk ngrysem prej deshperimi...
dhe pse jeta me genjen,.....
rri e heshtur ne driten e trishtimit .....
e nesermja nje dit te bukur me diell bjen....

Ne malet me bor,ne kodrat plot gjelberim,......
po ja thot kenges bilbili plot me mallengjim,...
do te thur un vargje ,keng e melodi,.....
bariu ne mal tuj kullot delet ,....
fyellit me lot ti bie......
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari) - Faqe 2 Empty Re: Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Edmond Tue Nov 23, 2010 5:18 pm

Pavaresisht nga dashamiresia tende Akili per te paraqitur ketu poezite e mia te ciklit me titull, "Ajo, vetem ajo!", duhej patjeter te vendosje emrin tim, pasi jane krijimet e mia qe te gjitha ato qe kane titullin perkates. Nuk di c'te ka penguar per ta bere kete veprim te ligjshem e te detyrueshem. Keshtu cenohet e drejta e autorit. Jo vetem kaq, por edhe vendosja e disa vjershave te tjera pa titull, qe s'jane timet, duke mos patur autoresine , ngaterrohen aty dhe duket sikur jane te te njejtit autor. Lutem sa me pare te rregullohet ky gabim si ne kete faqe me poezi, ashtu dhe ne ate me tregime, ku te gjitha tregimet jane te miat. Si poezite, edhe tregimet jane te deshmuara me firmen time kudo internetit, ne disa nga botimet e mia dhe ne shtypin shqiptar ne Greqi.
Edmond
Edmond
Antar
Antar

Numri i postimeve : 14
PIKE : 16
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 23/11/2010
Mosha : 66
Vendbanimi : Selanik

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari) - Faqe 2 Empty Re: Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Edmond Tue Dec 21, 2010 4:49 pm

Po bie Hëna

Po bie Hëna
Ngadalë po bie
Humbëtirës së natës
Natës së humbëtirës.
Duart e mia
Padukshëm shtrihen
Dhe unë pas tyre
Humbas errësirës.

Po bie Hëna
Megjithatë nuk bie
Ka kohë që e pres
Me duart e shtrira.
Po ikën mbrëmja
Me të sajën hije
Dhe unë që më kot
Hënën e prita...
Edmond
Edmond
Antar
Antar

Numri i postimeve : 14
PIKE : 16
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 23/11/2010
Mosha : 66
Vendbanimi : Selanik

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari) - Faqe 2 Empty Re: Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Edmond Sat Jan 01, 2011 6:18 pm

Nuk je Penelopa…

U largova prej teje, për të t’patur më pranë
Vetëm ty për të t’patur, të largova prej meje
Mes botës absurde, m’u pështiros çdo fjalë
Mes absurdit të botës me ulërima sirene.

Tani jam i qetë në Itakën që gjeta
Jo atë Itakë të Odiseut dinak
Nuk je Penelopa që endën legjenda
Je vetë legjenda, që të prek dhe s’të kap.
Edmond
Edmond
Antar
Antar

Numri i postimeve : 14
PIKE : 16
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 23/11/2010
Mosha : 66
Vendbanimi : Selanik

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari) - Faqe 2 Empty Re: Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Edmond Sat Jan 01, 2011 6:18 pm

Sirenat e mia

Më ndihmo, e dashur, aty ku s'kam fuqi
Aty ku zë sirenash, po ma çmendin shpirtin
S'ka ç'më bën litari, që lidhi një Uliks
Sirenat e mia, veç nga ty mund t'ikin.

Më çliro, e dashur, nga joshja e tyre
S'jam i dobët unë, por të fuqishme ato
Çfarë?
Në sirenë mashkull dhe unë qenkam kthyer?
Veç për ty, e dashur, të të kem gjithmon'.
Edmond
Edmond
Antar
Antar

Numri i postimeve : 14
PIKE : 16
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 23/11/2010
Mosha : 66
Vendbanimi : Selanik

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari) - Faqe 2 Empty Re: Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Edmond Sat Jan 01, 2011 6:19 pm

Nga qielli ulur

Unë derën kisha mbyllur
Dritaret, gjithashtu
I shtrirë, i përgjumur
I lodhur ca më shum’.

As desha tjetër gjë
E çfarë tjetër të desha
Kur gjëja është asgjë?
Ndaj me asgjënë rrash’ fjeta.

Por, ç’ishte ajo dritë
Si një shkëndijë komete
Që dhomës u vërtit
Dhe mori formë femre?

Fërkova sytë më kot
Më kot cimbitha faqen
Më thotë gjumi xheloz
“Me tjetër do kënaqesh!?”

Xheloz e kthehu prapa
Ky gjumë i jetës sime
Më ngjeshet sa vjen nata
Si homos(s) më përdridhet

E ku ta dijë ai
Magjinë e kësaj nate
Me shenjën si shkëndijë
Që ndezën një trup vajze?

…..

Unë derën e mbaj mbyllur
Dritaret, gjithashtu
Veç një nga qielli ulur
I hap dhe shpirtit hyn.
Edmond
Edmond
Antar
Antar

Numri i postimeve : 14
PIKE : 16
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 23/11/2010
Mosha : 66
Vendbanimi : Selanik

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari) - Faqe 2 Empty Re: Ajo, vetëm ajo! (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi