Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Shkaktaret e dhimbjes se shpines

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shkaktaret e dhimbjes se shpines

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:08 pm

Dhimbjet e shpinës llogariten ndër përvojat plot vuajtje të shumë njerëzve dhe përbëjnë ndër shkaqet më të shpeshta për të trokitur te mjeku familjar. Këto dhimbje janë të pranishme para së gjithash në zonën e unazave kurrizore të mesit, mirëpo ato paraqiten edhe në zonën e unazave kurrizore të qafës dhe të kraharorit. Në bazë të kohëzgjatjes së vuajtjes, dhimbjet e shpinës ndahen në dy kategori: dhimbje akute dhe kronike. Dhimbjet akute të shpinës zgjasin disa ditë, deri disa javë. Ato kronike mund të zgjasin me muaj, ose edhe me vite. Fatmirësisht ndodh rrallë që shqetësimet të mbajnë kaq gjatë. Mirëpo, pikërisht këto raste shkaktojnë më shumë vuajtje, të lidhura me një numër të madh bisedash të rënda sqaruese, me vizita mjekësore e terapeutike. Këtu hyjnë dhe frustrimi, ndonjëherë edhe zemërimi me vetveten dhe me fatin e hidhur, mbase edhe zhgënjimi lidhur me mjekët dhe terapeutët, të cilët nuk i kuptojnë ose nuk mund t’i ndihmojnë dot pacientët. Dhimbjet e shpinës janë vetëm simptoma dhe nuk thonë asgjë lidhur me prejardhjen e tyre. Është e çuditshme që me gjithë përparimet në fushën e mjekësisë, shpeshherë shkaktari i kësaj dhimbjeje nuk është përfundimisht i qartë.
Shfaqjet
Shfaqjet degjenerative, dëmtimet në disqet ndërunazore ose një statikë e ndryshuar (shpina e përkulur) vërtet mund të jenë bashkëshkaktarë, mirëpo ato luajnë një rol shumë më të vogël në shfaqjen e në shpjegimin e dhimbjeve të shpinës se sa mendohet zakonisht. Studimet e ndryshme mjekësore kanë mundur të dëshmojnë se plot 80 për qind e të gjithë njerëzve kanë vuajtur ndonjëherë në jetë nga dhimbjet e shpinës, ndërsa plot një e treta i ka pasur këto vuajtje në 24 orët e fundit. Pjesa dërrmuese e këtyre shqetësimeve shuhet sërish në mënyrë spontane ose nën ndikimin e terapisë përkatëse. Afërsisht një e treta e pacientëve ankohen për episode të përsëritura dhe vetëm tek një pakicë prej tyre ndodhin kufizime permanente në jetën e përditshme. Dhimbjet e shpinës hyjnë ndër motivet më të shpeshta për një vizitë mjekësore.
Ndryshimi
Ndryshimi në zhvillimin e njeriut nga katërkëmbësh në ecjen vertikale ka çmimin e tij. Dhimbjet e shpinës bëjnë pjesë në përditshmërinë normale të njerëzve dhe përkundër të gjitha mjeteve ndihmëse teknike si dhe ngarkesave fizike në rënie gjatë punës, nuk vuajmë më pak nga dhimbjet e shpinës se sa më parë. Qartazi nuk luan këtu rol vetëm puna e rëndë, mirëpo edhe qëndrimi trupor dhe qasja ndaj shqetësimeve. Përveç kësaj, trupi ynë vetëm pjesërisht është i ndërtuar për kohërat moderne të automobilave, të uljes së mërzitshme nëpër stole zyrash, të ashensorëve, të shkallëve vetëlëvizëse e shumë të tjerave. Për një funksionim të mirë, trupi presupozon lëvizje dhe ngarkesa normale. Shpina formon boshtin kryesor të trupit tonë. Ajo mbart organin qendror drejtues, kokën, dhe veç kësaj, përmban një konstruksion të tërë në formën e palcës kurrizore dhe rrënjësh nervore dalëse. Kockat, muskujt, ligamentet dhe nervat bashkëpunojnë pandërprerë në një formë mbresëlënëse gjatë çdo lëvizjeje. Kë mund ta çudisë fakti që në këtë konstruksion aq shpejt mund të shfaqet ndonjë çrregullim dhe që shkaku i tij do të mund të jetë aq kompleks?
Kohëzgjatja
Në bazë të kohëzgjatjes së tyre dhimbjet e shpinës ndahen në akute dhe kronike. Definicioni i kohëzgjatjes s’është gjithmonë unik. Te dhimbjet e kryqeve si akute vlen një kohëzgjatje nën 6 javë, ndërsa mbi 6 javë si kronike. Sipas rastit, mund të flitet edhe për dhimbje subakute të shpinës (me këtë nënkuptohet një kohëzgjatje e vuajtjes nga 6 deri në 12 javë). Gjithsesi, lidhur me ndarjen, në përditshmërinë klinike vendos më pak një kohëzgjatje rigorozisht e përfunduar. Shumë më e rëndësishme është rrjedha dhe tendenca e shqetësimeve. Dhimbjet që pas disa javësh fashiten ngadalë, ende vlejnë si akute, madje edhe atëherë kur vazhdojnë për shtatë ose tetë javë. Edhe dhimbjet e qafës ndahen në akute dhe kronike. Në bazë të përmirësimit spontan, kryesisht të ngadaltë, në krahasim me dhimbjet e kryqeve, kufiri është kryesisht dy deri tre muaj. Dallimi midis akutes dhe kronikes përbën njërin ndër kriteret themelore nëse dhe sa sqarime të tjera janë të domosdoshme. Kështu, shpina duron gjatë gjithë jetës ngarkesa të mëdha. Ndërsa dhimbjet e kryqeve, të pandryshueshme ose të përkeqësuara, të cilat, me ose pa terapi, që zgjasin më shumë se sa gjashtë javë, duhen sqaruar më tej nga mjeku familjar ose specialisti. Për dhimbjet e qafës vlen i njëjti rregull, pas rreth dy deri tre muaj. Dhimbjet akute në regjionin e kryqeve fashiten sërish në mënyrë spontane ose nën efektin e terapisë në 80 deri 90 për qind të rasteve me ose pa radiografi.
Shkaktarët
Si shkaqe të dhimbjeve të shpinës përmenden shpesh ndryshimet degjenerative, domethënë reaksionet amortizative (nga shkërmoqjet) nëpër nyjat kurrizore, si dhe statika
e gabuar. Veçanërisht te nyjat e vogla kurrizore (nyjat facete), mund të paraqiten shqetësime, të cilat kanë një ndikim të ngjashëm me një artrozë në nyjen (kyçin) e gjurit ose të legenit. Statika e gabuar vjen në shprehje për shembull: në rastin e një shpine të sheshtë, të rrumbullakët, madje te një përkulje anësore e shtyllës kurrizore. Segmente të shtyllës kurrizore me diskun ndërunazor dhe me dy shkarje disqesh: pjesa e brendshme e
butë e diskut ndërunazor shpërthen jashtë dhe ushtron trysni mbi kanalin spinal dhe mbi rrënjët nervore, duke çuar te një zënie pisk e tyre. Në përgjithësi këto lloj ndryshimesh luajnë një rol shumë më të vogël nga sa mendohet zakonisht. Vetëm në një masë shumë të theksuar ose si pasojë e ndonjë sëmundjeje tjetër ato janë përgjegjëse
të vërteta për shqetësimet. Në rastin e zhvillimit të dhimbjeve kronike, një rol të madh luan dhe gjendja sociale dhe profesionale. Kështu për shembull, stresi dhe pakënaqësia në vendin e punës, por edhe qëndrimet e pafavorshme trupore gjatë punës si dhe duhanpirja, shpien në ndryshime të theksuara degjenerative në një zonë lumbale të shtyllës kurrizore. Si të tilla përmenden: formësimi i një mbërthecke kockore, artroza e nyjave (kyçeve) të vogla kurrizore, që përkundër stadit të përparuar mund të jenë pa dhimbje, ngushtim i disqeve ndërunazore.
Disqet
Sipas rastit edhe dëmtimet e disqeve ndërunazore mund të shpien tek dhimbjet e shpinës. Mirëpo për çudi, shumë njerëz të shëndetshëm, ndonëse në radiografi kanë dëmtime të konstatueshme në disqet ndërunazore, nuk vuajnë nga dhimbjet. Ekzaminimet kanë treguar se 40 për qind e të gjithë njerëzve kanë shkarje disqesh ndërunazore, pa pasur dijeni për këtë fakt. Në raste të rralla, ndërkaq, shkarjet e disqeve ndërunazore (ndryshe quhen edhe herni diskale) për shkak të fqinjësisë së ngushtë me rrënjët nervore, shpien tek dhimbjet rrezatuese në këmbë ose në krah, ose tek dobësimi i grupeve të caktuara të muskujve. Këto raste futen domosdoshmërisht në trajtimin mjekësor. Për shkak të fqinjësisë së ngushtë të shtyllës kurrizore me organet e barkut, rrallë ndonjëherë edhe sëmundjet e organeve të brendshme, si për shembull, pankreasi, mund të reflektohen
në shpinë dhe të prezantohen, përkatësisht, si dhimbje shpine. Në rast dyshimi, mjeku duhet të përjashtojë edhe shumë shkaktarë të tjerë. Kështu edhe osteoporoza mund të çojë në thyerje të kockës kurrizore dhe mund të shfaqen madje dhe inflamacione në disqet ndërunazore. Këto shfaqen gjithashtu dhe te një sërë sëmundjesh inflamatore-reumatike nga të cilat më e njohura është sëmundja e Bechtereë-it (Spondylitis ankylosans). Edhe ngacmuesit (viruset, bakteret) mund të shpien tek një inflamacion në diskun ndërunazor, para së gjithash tek sëmundjet shoqëruese, si për shembull te sëmundja e sheqerit (Diabetes mellitus). Vetëm në raste të jashtëzakonshme
mund të vijë deri te shtresëzimi (metastazat) në shtyllën kurrizore nga disa lloje kanceresh.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shkaktaret e dhimbjes se shpines

Mesazh nga No.i.d prej Tue Jun 29, 2010 4:08 pm

Fakte lidhur me dhimbjet e shpinës
Dhimbjet akute, përkatësisht, dhimbje që zgjasin disa ditë deri disa javë, shërohen sërish spontanisht dhe nuk kanë nevojë për sqarim, në veçanti s’kanë nevojë për radiografi ose për tomografi kompjuterike (CT ose MRI).
Në rastin e dhimbjeve akute të shpinës, mund të ndihmojnë medikamentet, fizioterapia, trajtimi manual ose kiropraktik, shpesh shqetësimet kalojnë edhe pa marrë ndonjë masë.
Në rastin e dhimbjeve akute të shpinës vetëm në raste të jashtëzakonshme duhet të rrini në shtrat. Është e rëndësishme që sa më parë t’u riktheheni aktiviteteve të përditshme.
Mjekun tuaj familjar duhet ta vizitoni para së gjithash atëherë kur dhimbjet akute të shpinës rrezatohen në këmbë ose kur atyre u shtohen në formë përcjellëse ca simptoma për ju të paqarta, si: temperatura, dhimbje të rrezatuara në bark ose kraharor.
Dhimbjet e shpinës që zgjasin shumë javë (kalimi në dhimbje kronike) kanë nevojë për sqarim mjekësor. Vizitojeni mjekun tuaj familjar, ai do të japë sqarime plotësuese (për shembull radiografinë) dhe do t’ju udhëzojë eventualisht për te specialistët e aparatit lëvizor (reumatologu/ ortopedi).
Në radiografi shpeshherë vërehen ndryshime degjenerative ose dëmtime të disqeve ndërunazore që s’kanë vlerë patologjike dhe i takojnë procesit normal të plakjes.
Mjete çudibërëse për trajtimin e dhimbjeve kronike të shpinës nuk gjenden. Mos u besoni këshillave tepër optimiste. Lejoni të këshilloheni mirë nga mjeku juaj familjar ose nga mjeku specialist. Shpesh ka nevojë për ndërhyrje të ndryshme speciale për të arritur te një lehtësim. Shumë të këshillueshme janë programet rehabilituese interdisiplinare ambulatore ose stacionare.
Operacionet në shtyllën kurrizore janë të nevojshme vetëm në raste të rralla. Përpiquni që me gjithë dhimbjet kronike te shpinës të mbeteni aktiv. Ruajtja (kujdesi i tepruar) të çon drejt dobësimit të muskulaturës dhe të shumtën i shton akoma më shumë dhimbjet. Rehabilitimi nënkupton “të rikthesh shprehitë” dhe jo të ruhesh

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi