Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

7 mrekullite e botes NenUjore !!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

7 mrekullite e botes NenUjore !!!

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 6:03 pm

Ishulli “Palau”

Zyrtarisht “Republika e Palaut”, është një ishull-komb prej 177 miljesh katror në oqeanin Paqësor, rreth 800 kilometra në lindje të Filipineve dhe 3200 kilometra në jug të Tokios. Duke qenë se ka dalë nga kujdestaria e OKB-së (administruar nga SHBA) në vitin 1994, është një prej kombeve më të reja dhe më të vogla të botës. Ishujt më të populluar janë Angaur, Babeldaob, Koror dhe Peleliu.

Guma e koraleve në Belize

Gumat nënujore “Belize” janë një seri koralesh që përvijojnë gjirin e Belizës, rreth 300 metra larg bregut dhe 40 kilometra në jug. Këto mrekulli të natyrës të mbrojtura nga UNESCO shtrihen rreth 300 kilometra, duke qenë sistemi i dytë për nga madhësia i koraleve në botë, pas atij në Australi. Ky vend është destinacioni më i frekuentuar në Belize, me gati 260 mijë vizitorë.

Guma e madhe nënujore, Australi

Guma e madhe nënujore në Australi është sistemi më i madh i koraleve në botë, i përbërë prej 3 mijë shkëmbinj individualë dhe 900 ishuj që shtrihen për 2600 kilometra mbi një zonë prej 344,400 kilometrash katrorë. Guma ndodhet në detin Koral, të ndarë nga gjiri “Queensland” në Australi. Ajo dallohet edhe nga hapësira dhe është struktura e vetme në botë që përbëhet nga organizma të gjallë.

Grykat hidrotermale

Një grykë hidrotermale quhet një “oxhak i zi”, një plasje në sipërfaqen e planetit nga e cila del ujë i nxehtë i ngrohur nëntokë. Grykë hidrotermale gjenden rëndom pranë vendeve me aktivitet vullkanik, pllakëzave tektonike të ndara, gjire oqeanike dhe vendeve të nxehta. Të tilla ka plot në botë, më i famshmi është Parku Kombëtar “Yellowstone” në SHBA.

Ishujt “Galapagos”

Arkipelagu “Galapagos”, me një popullsi prej 30 mijë banorësh, është provincë e Ekuadorit, një shtet në veri-përëndim të Amerikës së Jugut. Ishujt janë të gjitha pjesë e sistemit të parkut kombëtar të Ekuadorit. Ato janë të famshme për numrin e madhe të specieve endemike dhe të studimeve të kryera nga Charles Darwin gjatë udhëtimeve të tij.

Liqeni Baikal

Njihet gjithashtu si “Syri i kaltër” i Siberisë. 1637 metra i thellë, me trupin 1285 metra mbi nivelin e detit, liqeni Baikal është më i thelli në botë. Është në të njëjtën kohë liqeni më i madh me ujë të freskët për nga volumi. Mban afërsisht 20 për qind të sipërfaqes me ujë të freskët të botës dhe 90 për qind të ujit të freskët të rrjedhshëm në Rusi.

Deti i Kuq

Deti i Kuq është një gji i oqeanit Indian, mes Afrikës dhe Azisë. Lidhja me oqeanin është në jug, përmes ngushticës Babe el Mandeb dhe Gjirit të Adenit. Në veri ndodhet gadishulli i Sinait dhe Gjiri i Suezit (që çon në kanalin e Suezit). Deti i Kuq ka një sipërfaqe prej 450,000 kilometrash katror, 1,900 kilometra i gjatë dhe 300 kilometra në pikën më të gjerë.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi