Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

!!!...Burgoset se ha nga pjata e te dashures dhe nuk e paguan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

!!!...Burgoset se ha nga pjata e te dashures dhe nuk e paguan

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 6:58 pm

Dan Linscomb, 40-vjeçar nga Texas City, Texas, mendoi të hante në bufenë e restorantit “Iron Skillet” në Atlanta më 21 tetor. Ai pranoi se “hëngri disa kafshata nga pjata e të dashurës”. Kur punonjësit i thanë se duhet të paguante nga 7 dollarë për 2 pjaat, Lincomb refuzoi të paguante për njërën prej tyre. Ai tha “se nuk kishte tabela që paralajmëronin se dikush nuk mund të hante nga pjata e dikujt tjetër”. Stafi i restorantit njoftoi policinë, e cila arrestoi Linscomb me akuzën e grabitjes, për shkak se refuzoi të paguajë pjatën e të dashurës, përveç të tijës. Ai thotë se hëngri vetëm pak dhe nuk ishte i detyruar ta paguante.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: !!!...Burgoset se ha nga pjata e te dashures dhe nuk e paguan

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 6:58 pm

Babai e padit djalin ne gjyq se eshte dembel

Një baba e dërgoi djalin 20-vjeçar në gjykatën islamike në Nigerinë veriore për dembelizëm, duke kërkuar të dërgohej në burg se refuzon të bëjë ndonjë punë. “Ai nuk i dëgjon fjalët e mia dhe po i sjell turp familjes sime. Jam i lodhur me të”, thotë babai i dëshpëruar. “Ju lutem futeni këtë djalë në burg që unë të jem i irë”, thotë Samaila Tahir, një tregtar në qytetin verilindor të Bauchi-t. Tahir tha në gjykatë se djali nuk shkon në shkollë dhe është anëtar i bandave kriminale. Gjykata e dënoi me gjashtë muaj burg, pasi nuk i është bindur prindërve.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: !!!...Burgoset se ha nga pjata e te dashures dhe nuk e paguan

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 6:59 pm

Ndez 400 qirinj ne park per ti shprehur dashurine

Një i dashuruar kroat ndezi 400 qirinj në një park për të shkruar mesazhin e dashurisë për të dashurën, por policia ndërhyri të rregullonte gjithçka. “Ivana, të dua”, ishte mesazhi, i cili dallohej qartë në errësirën e mbrëmjes, mes ndërtesave të larta të Zagrebit në sfond. “Nuk ishte e lehtë. Mu deshën më shumë se dy orë të rreshtoja qirinjtë dhe t’i mbaja të ndezur”, thotë i dashuruari, Domagoj. “Kur sapo i mbarova, shkova të marr Ivanën”, shton ai. Domagoj donte t’i bënte një surprizë për përvjetorin e parë të lidhjes me Ivanën. Momenti romantik u ndërpre kur policia mbërriti

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: !!!...Burgoset se ha nga pjata e te dashures dhe nuk e paguan

Mesazh nga No.i.d prej Fri Jul 02, 2010 6:59 pm

Thyejne rekordin, shohin 123 ore filma pa pushim

Një kanadez dhe një gjermane pretendojnë se kanë thyer rekordin botëror se kanë parë pa pushim 57 filma në 123 orë. Eksperimenti u realizua në një shtëpi plastike në “New York’s Times Square”. Zëdhënësi i librit “Gines” thotë se Suresh Joachim dhe Claudia Wavra kanë thyer rekordin botëror, por verifikimi kërkon dy javë. Tentativa nisi kur tetë sfidues vendosën të shohin “Iron Man” më 2 tetor dhe përfunduan me filmin “Thelma dhe Louise” disa ditë më vonë. Secili film është parë derisa përfunduan edhe titrat e fundit dhe asnjëri prej konkurrentëve nuk ia ndante sytë ekranit. Mes çdo filmi ka patur 10 minuta pushim

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: !!!...Burgoset se ha nga pjata e te dashures dhe nuk e paguan

Mesazh nga Sponsored content Today at 6:22 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi