Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2008 DISA NGA LAJMET ME TE ÇUDITSHME TE VITIT

Shko poshtë

2008 DISA NGA LAJMET ME TE ÇUDITSHME TE VITIT Empty 2008 DISA NGA LAJMET ME TE ÇUDITSHME TE VITIT

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 7:17 pm

2008 DISA NGA LAJMET ME TE ÇUDITSHME TE VITIT

Letra për Babagjyshin
“arreston” një pedofil
Një burrë 50 vjeç u padit në
Teksas të SHBA-së për
dhunë seksuale të përsëritur
ndaj një vogëlusheje që e
kishte denoncuar në një
letër drejtuar Babagjyshit të
Vitit të Ri, njofton shtypi lokal. Andres Enrique
Cantu, i arrestuar nga policia në
McAllen, doli para një gjykate të Teksasit
për agresion seksual ndaj dy vogëlusheve,
anëtare të familjes së tij, dy motra që aktualisht
janë 9 dhe 10 vjeç, sipas të përditshmes
lokale “Monitor MCallen”. Andres
Cantu, që ka punuar për disa vite në sektorin
shkollor, i ka përdhunuar dy vajzat,
njërën për katër vjet që nga gushti 2004 deri
në shkurt 2008 dhe tjetrën gjatë gjithë vitit
të shkuar. Vajza më e re i shkroi Babagjyshit
të Vitit të Ri gjatë një projekti shkollor,
ku i kërkonte që ky burrë të mos e prekte
më atë dhe motrën e saj dhjetë vjeç. Ai
tashmë rrezikon për këto fakte të paktën
50 vjet burg.

Një çift francez, jetë
në dy dhoma me 67 qenushë
Një çifti shtatëdhjetëvjeçarësh
nga Castelmoron
mbi-Lot, në jugperëndim
të Francës iu morën 58
nga 67 qentë që bashkëjetonin
me ta në një hyrje me dy
dhoma, njoftojnë sot burime pranë shërbimeve
veterinare. Qentë, për të cilët nuk
u dha hollësi lidhur me racën, iu besuan
shoqërisë për mbrojtjen e kafshëve, SPA.
Shërbimet veterinare, të mbështetura nga
xhandarmëria, ndërhynë në bazë të një
rregulloreje që tregon se mund të quhet
“keqtrajtim fakti që nuk merresh sa duhet
me kafshët ose që nuk i mban në një ambjent
të përshtatshëm”. Megjithatë, personat
e moshuar, të cilët mundën të mbajnë
nëntë qenë sipas ligjit, i ushqenin siç duhet
kafshët që u bënin shoqëri. Një procesverbal
iu dërgua prokurorit të republikës
dhe ky i fundit pritet të vendosë për
ndjekje të mundshme penale.

Supervjedhje bizhuterish
kap vlerën e 80 milionë USD
Vlera e bizhuterive të
vjedhura në argjendarinë
‘’Harry Ëinston’’, që gjendet
në shëtitoren e njohur
“Montaigne” në Paris, ka arritur
vlerën 80 milionë dollarë,
u deklarua nga një burim. Nga një
vlerësim paraprak pas vjedhjes së bizhuterive
doli që shuma e tyre ishte rreth 60
deri në 80 milionë dollarë ose 47-62 milionë
euro, sipas këtij burimi. Argjendaria
është sulmuar nga tre persona të armatosur
që mundën të marrin pothuajse të
gjithë bizhuteritë që gjendeshin në dyqan.

400 euro gjobë, sepse ka
fyer ministrin e Jashtëm
Drejtësia franceze gjobiti një
person me 400 euro pasi
fyeu kreun e diplomacisë
franceze, Bernard Kushner.
Ai ishte dëgjuar nga disa
policë gjatë pushimit të një
mbledhjeje të ministrave të Jashtëm të
Evropës. Policët kishin kërkuar 600 euro
gjobë për burrin 46-vjeçar që kishte kaluar
10 orë i ndaluar para se të thirrej në gjyq
më 6 shtator. Burri që kërkoi falje gjatë seancës
së zhvilluar në gjykatën e Avinjonit,
ka shpjeguar që nuk e ka duruar kurrë faktin
që Bernard Kushner, një socioalist,
ndëroi petkun dhe u ribashkua me kampin
e presidentit Nicolas Sarkozi në kuadrin
e politikës “së hapjes” e hedhur nga presidenti
i djathtë në 2007-n.

Rusët po pijnë më pak...
votka për shkak të krizës
Kriza financiare botërore ka
ndikuar aq shumë në treg
saqë rusët po minimizojnë
edhe konsumin e vodkës.
“Sasitë e magazinuara të
pijes kombëtare ruse ishin
gjashtë herë më të mëdha në fillim të këtij
muaji sesa në të njëjtën periudhë të vitit të
kaluar, sepse fabrikat po prodhojnë më
shumë vodka nga kërkesa”, deklaroi një
grup lobingu i industrisë së alkoolit.
“Njerëzve u duhet të mos i shpenzojnë
paratë, ndaj po ulin edhe shpenzimet për
pijet alkolike dhe e gjithë kjo lidhet me
efektet që ka kriza ekonomike mbi të
ardhurat aktuale të popullsisë”, deklaroi
Pavel Shapkin, presidenti Shoqatës Kombëtare
të Alkoolit (NAA). Studimet e kryera
nga NAA tregonin se vdekjet si pasojë e
helmimit nga alkooli u shtuan gjatë muajit
shtator deri në 1 458, sepse një pjesë e
rusëve mundoheshin të zëvendësonin
vodkën me disa pije të tjera të rrezikshme,
por më të lira. Rusët konsumojnë me anë
të pijeve më tepër se 15 litra alkool të pastër
për person çdo vit

Kur sekretarja amerikane
e Shtetit bën ...pazar
Sekretarja e Departamentit
amerikan të Shtetit, Kondolesa
Rajs u argëtua në qytetin
australian të minierave,
Perth, duke pirë kafe së
bashku me ministrin e Jashtëm
dhe duke biseduar me disa adoleshente
për pazaret. Rajs u tregoi një grupi adoleshentesh
se hobi i saj, pas pune, ishin
blerjet, gjithashtu një aktivitet shumë i
preferuar për femrat e Perthit, të cilat kohët
e fundit asistuan në hapjen e dyqanit
të njërës prej firmave prestigjoze të bizhuterive
“Tiffany”, në qytetin e vogël dhe të
izoluar të Oqeanit Indian, që tashmë po
përjeton një “boom” ekonomik, falë industrisë
australiane të minierave. Aktualisht,
ekonomia në rritje e Perthit ka tërhequr një
numër të madh markash të njohura, përfshirë
“Gucci”, “Louis Vuitton” dhe “Bally”.
Gjatë vizitës në Perth me ftesë të ministrit
të Jashtëm australian, Stefen Smith, Rice u
takua me prindërit e tij në lokalin e Cinos,
për habinë e vendasve dhe nën mbikëqyrjen
e shumë agjentëve të sigurisë diplomatike.

Kameron kërkon rikthimin
e biçikletës së grabitur
Lideri i konservatorëve britanikë,
David Kameron
apeloi për rikthimin e
biçikletës së tij, pas grabitjes
jashtë një supermarketi në
perëndim të Londrës. Kameron,
i cili rregullisht shkon me biçikletë
në Dhomën e Komuneve, ndodhej në supermarketin
“Tesco”, në rrugën Portobello,
kur i vodhën biçikletën. “Nëse dikush e
ka parë biçikletën time, unë do të doja ta
kisha përsëri atë”, deklaroi Cameron. Ai
shtoi se kishte njoftuar edhe Scotland Yardin.
Në Londër vidhen çdo vit rreth 19 mijë
biçikleta.

Moska, një herë e gjysmë
më e shtrenjtë se Nju Jorku
Moska është qyteti më i shtrenjtë
për emigrantët dhe
është 1,5 herë më i shtrenjtë
se Nju Jorku, Shangai,
Madridi dhe Amsterdami,
thuhej në një raport për kostot
e jetesës. Tokioja u rendit një vend
para Londrës, në vendin e dytë në renditjen
botërore, ndërsa Osloja, e fuqizuar
nga të ardhurat e naftës norvegjeze, u rendit
e katërta duke u ngritur gjashtë pozicione.
Asunsion u rendit si kryeqyteti më
pak i shternjtë në botë për gjashtë vjet me
radhë, sipas jnë studimi vjetor të kryer nga
zyra e burimeve njerëzore “Mercer”, që
krahasoi kostot e më tepër se 200 artikujve
në 143 qytete. Moska rezultoi me një indeks
të kostos së jetesës prej 142,4 pikësh
krahasuar me qytetin më të shtrenjtë
amerikan, Nju Jorkun, i cili humbi shtatë
pozicione dhe u rendit në vendin e 22-të
me 100 pikë.

Athinë, policia prangos një
person me kokainë
në... stomak
Policia greke në aeroportin
e Athinës ka arrestuar një
shtetas të huaj, në stomakun
e të cilit janë zbuluar
718 gramë kokainë, njoftoi gazeta “Kathimerini”.
Policia shtoi se 34-vjeçari, i dyshuar
si kontrabandist narkotikësh, ka
mbërritur në Athinë nga Bregu i Fildishtë
nëpërmjet Brukselit. Sipas policisë, droga
ishte e destinuar për tregun grek të narkotikëve.
Pas arrestimit, nga stomaku i kontrabandistit
janë nxjerrë 54 qese me kokainë.

Kushner shpreh keqardhje për
ekzekutimin në vitin ...1793
Shefi i diplomacisë
franceze, Bernard Kushner
shprehu keqardhjen e tij në
Vjenë pranë homologes
austriake, Ursula Plassnik
për “ekzekutimin e një austriakeje”,
mbretëreshës Marie-Antoinette,
para 215 vjetësh në Paris. Në hapje të konferencës
së përbashkët të shtypit, Plassnik
falenderoi ministrin francez, vendi i të cilit
mban presidencën e radhës së BE-së, për
lançimin e Unionit të Mesdheut të dielën
e kaluar në Paris. Dhe duke buzëqeshur
shtoi: “...edhe pse para 215 vjetësh një austriake
është ekzekutuar në Paris”. “Sigurisht,
sot marrëdhëniet janë shumë më të
mira”, nxitoi të shtonte ajo. “Shpreh
keqardhjen për austriaken”, u përgjigj
Kushner, duke nënvizuar se “megjithatë
është një mëri e vjetër që në atë kohë quhej
revolucion francez”. Pas ekzekutimit në
gijotinë, më 16 tetor 1793, të Marie-Antoinette-
s, bashkëshortja e mbretit të
Francës Luigji XVI dhe bijë e perandorit
François I i Lorenës dhe perandoreshës
Marie-Therese të Austrisë, “gjithsesi Evropa
u frymëzua jo pak nga po ky revolucion
francez”, vijoi ministri.

Kujdes! Celularët
edhe mund t’ju tradhtojnë
Kujdes! Mos harroni kurrë
celularin tuaj në shtëpi apo
në zyrë. Jo sepse do merrni
një thirrje të rëndësishme
apo një lajmërim për jetë a
vdekje…,është shumë më
keq se kaq: partneri ose partnerja juaj
mund të provojë më në fund se ju nuk i
keni qëndruar besnik/e. Një studim i realizuar
në Itali tregon se 9 në 10 raste tradhtie
janë zbuluar nga telefoni celular. Dhe po
të kemi parasysh celularomaninë , mund
të themi se kemi përpara një seri prishjesh
të marrëdhënieve sentimentale apo divorcesh
për aq më shumë kur statistikat
tregojnë se gjysma e popullsisë në botë do
të ketë një celular deri në fund të vitit 2007.
Studimi është realizuar nga ‘Tomponzi Investigation’,
një firmë detektive italiane e
specializuar në zbulimin e tradhtive, e cila
ofronte me këtë rast në formë altruiste
edhe disa rregulla të arta. Njëra prej tyre
është që të fshihni menjëherë të gjitha
mesazhet dyshues sikundër edhe thirrjet
e marra. Ose të ridërgoni mesazhin e marrë
pa krijuar mesazh të ri. Më origjinalja
është të fshihni bisedën, duke bërë sikur
flisni për ndonjë bisedë pune atëherë kur i
dashuri apo e dashura ju telefonojnë teksa
jeni të shoqëruar nga bashkëshorti ose
bashkëshortja.

Shtatzania, duhanpirëset
kërkojnë dyfishin e kohës
Duhanpirëset kërkojnë dyfishin
e kohës së grave që
nuk konsumojnë duhan,
për të mbetur shtatzënë, sipas
një studimi të Institutit
Kombëtar të Shëndetit dhe
Kërkimit Mjekësor në Francë (Inserm).
“Rezultatet e para të studimit konfirmojnë
efektin negativ të duhanit mbi fertilitetin,
efekt ky që është pohuar edhe nga ekipe të
tjera evropiane” , cilësohet në studim. Projekti
pilot konsistoi në studimin e 1200
grave nga 18 - 44 vjeç dhe të partnerëve të
tyre. Konkluzioni: “gjysma e femrave duhanpirëse
donin dyfishin e kohës për të
mbetur shtatzënë, në krahasim me ato që
nuk pinin”. Por këto efekte negative të duhanit
nuk ndikojnë vetëm tek gratë, por
edhe tek burrat. Mjekët nënvizojnë që të
paktën duhanpirësit, duhet të mënjanojnë
duhanin gjatë kohës që duan të bëjnë një
fëmijë.

Nervoze? Po. Por kafeina
mbron kujtesën tek gratë...!
Nervoze, por me një kujtesë
për t’u patur zili…! Gratë
mbas moshës 65 vjeç që
pijnë tre deri në katër kafe
apo çaj në ditë kanë një
kujtesë më të mirë se gratë
që nuk përdorin kafeinë , siç nxjerr në pah
një studim i botuar së fundmi nga revista
“Neurology”. Përgjatë katër viteve një
grup studiuesish francezë ka studiuar
konsumin e kafeinës në 7.017 persona
(4.197 gra dhe 2.820 burra) duke arritur
në konkluzionin se sa më shumë kafeinë
të marrin në ditë gratë mbas moshës 65
vjeç aq më të mirë do ta kenë kujtesën,
një efekt që gjithsesi është vënë re edhe
tek disa nga meshkujt. Por, në studim cilësohet
se me kalimin e moshës organizmi
duket se ka më shumë nevojë për kafeinë;
kështu tek gratë që kalojnë 65 vjeç kafeja
apo çaji e ul në 30% përqind humbjen e
kujtesës. Por jo vetëm kaq , studiuesit tregojnë
se kafeina parandalon edhe demencën.

Kriza, pagjumësi te agjentët
tregtarë dhe ... taksistët
Agjentët e shitjeve të
pronave të patundshme
janë në majën e klasifikimit
për llojet e punëve që kanë
më pak kohë në dispozicion
për të fjetur, pjesërisht falë
shqetësimeve si pasojë e krizës ekonomike
dhe të tregut gjithmonë të paqëndrueshëm.
Ky është rezultati i një studimi
të zhvilluar nga rrjeti i hoteleve “Travelodge”,
pjesë e të cilit u bënë 4 000 punonjës
britanikë, sipas të cilit agjentët e shitjeve
të pronave të patundshme flenë vetëm
pesë orë e 50 minuta në natë. Shoferët dhe
taksistët, të vënë nën presion nga rritja e
çmimit të naftës, flenë vetëm gjashtë orë e
16 minuta në natë, pas tyre renditen bankierët
me gjashtë orë e 23 minuta. Të intervistuarit
u pyetën sa orë flinin në natë dhe
arsyeja pse ndodhte kjo. Më shumë se një
e treta e të pyeturve dha si arsye për pagjumësinë,
stresin e shkaktuar nga frika e
papunësisë si pasojë e krizës financiare

Izrael, në Jug ndalohet të
shtrihesh me një ...bediun
Është e ndaluar të shtrihesh me një beduin,
kjo është përmbajtja e një
programi që u është shpërndarë
nxënësve të kolegjit
“Kyriat Gat”, në një lokalitet
në jug të Izraelit. “Bëj një
krahasim me daljet në det.
Kur shohim flamur të zi ndalohet të dalësh.
Është e njëjta gjë me beduinët, ata janë të
rrezikshëm”, tha për gazetarët Chaim Shalom,
punonjës social, përgjegjës për këtë
program. “Ata u bëjnë shumë dhurata vajzave,
bizhu, rroba, celularë, por gjitha këto
nuk janë falas”, theksoi ai. Si material pedagogjik
ai ka përdorur një video prej 10
minutash të titulluar “Të shtrihesh me
armikun”. “Ky është një program sensibilizimi
dhe jo një program racist”, shpjegoi
Shalom. “Nëse vajzat që shoqërohen me
beduinë martohen me ta, nuk kam asgjë
për të thënë, por kur ato mbeten shtatzëna,
beduinët i braktisin, ndërkohë që janë
regjistruar dhjetëra raste përdhunimesh.
Dy vajza janë vrarë dhe janë djegur”, shtoi
ai. Në Izrael jetojnë më shumë se 185 000
beduinë, shumica në shkretëtirën Neguev
në jug të vendit, sipas shifrave zyrtare. Beduinët
që përbëjnë 12 për qind të popullsisë
arabe në Izrael kanë kombësi izraelite
dhe shërbejnë në ushtri.

Izrael, në Jug ndalohet të
shtrihesh me një ...bediun
Është e ndaluar të shtrihesh me një beduin,
kjo është përmbajtja e një
programi që u është shpërndarë
nxënësve të kolegjit
“Kyriat Gat”, në një lokalitet
në jug të Izraelit. “Bëj një
krahasim me daljet në det.
Kur shohim flamur të zi ndalohet të dalësh.
Është e njëjta gjë me beduinët, ata janë të
rrezikshëm”, tha për gazetarët Chaim Shalom,
punonjës social, përgjegjës për këtë
program. “Ata u bëjnë shumë dhurata vajzave,
bizhu, rroba, celularë, por gjitha këto
nuk janë falas”, theksoi ai. Si material pedagogjik
ai ka përdorur një video prej 10
minutash të titulluar “Të shtrihesh me
armikun”. “Ky është një program sensibilizimi
dhe jo një program racist”, shpjegoi
Shalom. “Nëse vajzat që shoqërohen me
beduinë martohen me ta, nuk kam asgjë
për të thënë, por kur ato mbeten shtatzëna,
beduinët i braktisin, ndërkohë që janë
regjistruar dhjetëra raste përdhunimesh.
Dy vajza janë vrarë dhe janë djegur”, shtoi
ai. Në Izrael jetojnë më shumë se 185 000
beduinë, shumica në shkretëtirën Neguev
në jug të vendit, sipas shifrave zyrtare. Beduinët
që përbëjnë 12 për qind të popullsisë
arabe në Izrael kanë kombësi izraelite
dhe shërbejnë në ushtri.

17 murgeasha “të zhurmshme”
shoqërohen në komisariat
Shtatëmbëdhjetë murgesha
“që po manifestonin
zhurmshëm” u shoqëruan
në komisariatin e policisë
së Iasit (verilindje e Rumanisë)
dhe rrezikojnë të
marrin gjobë për “prishje të rendit publik”,
njoftoi policia lokale. Fetaret që po
drejtoheshin për nga katedralja metropolitane
për të marrë pjesë në marrjen e
detyrës nga metropoliti i ri i Moldavisë,
Teofan, u grindën me anëtarët e forcave
të rendit dhe i quajtën policët “bij të
Judës”, saktësoi policia. “Ato u shoqëruan
në komisariatin e policisë për t’u
identifikuar dhe pyetur lidhur me këtë
incident”, sipas të njëjtit burim.

Britanikët nuk kanë kohë
as të qërojnë... portokallet
Kohët e fundit britanikët
janë shumë të zënë për të
ngrënë portokalle në
pushimin e drekës, ndaj
po u drejtohen frutave që
qërohen më lehtë siç janë
mandarinat, doli nga një sondazh. Për
tre vjet me radhë, konsumi i frutit të portokallit
ka pësuar rënie. Konsumi i këtij
fruti pësoi një rënie prej dy për qind nga
sasia prej 600 milionë kokrrash që u konsumuan
vitin e kaluar, njoftoi instituti i
kërkimeve në treg, TNS. Megjithëse të
pëlqyera ende nga mosha mbi 45 vjeç,
që është e ndërgjegjshme për vetitë kurative
të portokallit, ky frut po zëvedësohet
nga mandarinat që janë më të vogla
dhe më të përdorshme nga të rinjtë.

Një spanjolle zbulon se ka
motër binjake 28 vjet më vonë
Pasi zbuloi rastësisht se
kishte një motër binjake,
një spanjolle vendosi të
padisë Ishujt Kanarie për
shkëmbimin e bebeve që
ka ndodhur 28 vjet më
parë. Gruaja zbuloi se kishte një motër
binjake dhe se i ishte dhënë nënës së
gabuar, pasi e kishin ngatërruar me një
vajzë tjetër në një dyqan në vitin 2001,
njoftoi media spanjolle. Për shkak të gabimit
që ndodhi në klinikë, motra ishte
rritur me nënën natyrale, por me binjaken
e gabuar. Dy motrat, emrat e të
cilave nuk u përmendën, zbuluan se
kishin lindur në të njëjtin spital në vitin
1973 dhe një test i ADN-së konfirmoi më
pas se ishin binjake. “Në vitin 1973 kishte
vetëm dy asistente dhe një përgjegjëse
për repartin me 60 foshnje të sapolindura”,
deklaroi Densi Calero, që punonte
në atë repart të klinikës, në një radio
lokale. “Nuk është e pamundur të
imagjinosh që mund të ketë ndodhur
diçka e tillë”, shtoi ajo. Gruaja vendosi
të padisë shërbimet sanitare të Ishujve
Kanarie më 3 milionë euro kompensim
për traumë emotive, shkruan gazeta “El
Pais”. “Do të doja të mos e kisha zbuluar
kurrë”, kishte thënë gruaja, sipas avokatit
të saj. Motra u rrit me një vajzë tjetër,
duke besuar se ishte binjakja e saj.

Një papagall i humbur gjen
të zotin, dha emrin dhe
adresën
Një papagall që kishte
humbur në periferi të Tokios
mundi të kthehej tek i
zoti, pasi shqiptoi emrin
dhe adresën e tij, njoftoi sot
policia lokale. Shpendi, një papagall gri i
Gabonit, ishte kapur në fillim të majit nga
policia në një kopsht të prefekturës së
Chibas, në lindje të kryeqytetit dhe i ishte
dorëzuar një klinike veterinare. Sipas
një zëdhënësi të policisë, papagalli ishte
mjaftuar fillimisht të këndonte pa
pushim këngë popullore për fëmijë. “Pas
dhjetë ditësh, filloi të përsëriste pa
pushim një emër dhe një adresë”, tregoi
zëdhënësi i policisë së Chibas. Policët
ndoqën udhëzimet e papagallit, që mundi
të gjente kështu të zotin. “Jam shumë i
kënaqur që i mësova të thotë emrin dhe
adresën time”, shprehu kënaqësinë ky i
fundit, cituar nga e përditshmja “Yomiuri
Shimbun”. Papagalli gri i Gabonit konsiderohet
si një nga zogjtë më inteligjentë
të botës.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi