Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Thesar hadithesh

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:51 am

Nga Ebu Abdullah Xhabir ibn Abdullah el-Ensarij, radijall-llahu anhuma, transmetohet: "Një njeri e pyeti Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha:
'Ç'mendon, nëse i fali namazet e obliguara, e agjëroj Ramazanin, u përmbahem të lejuarave kurse braktisi të ndaluarat dhe nuk bëj asgjë më shumë nga kjo, a do të hyjë në xhennet?' I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
'Po!'"

(Muslimi)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:57 am

Nga Ebu Dherr el-Gafariu, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është transmetuar nga Krijuesi i tij, i Fuqishmi dhe i Madhërishmi, i cili ka thënë:

"O robët e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit.

O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të lajthuar, përveç atij që e përudhi Unë, prandaj kërkoni udhëzime nga Unë, do t'ju përudhë.

O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, prandaj kërkoni t'ju ushqej, do t'ju ushqej.

O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që e veshi Unë, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t'ju veshi.

O robët e Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fali të gjitha mëkatet, prandaj, kërkoni nga Unë falje, do t'ju fali.

O robët e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo, me çka Mua dëm do të Më shkaktonit që të Më dëmtonit, as që ndonjëherë do të arrini tek ajo që Mua dobi do të Më sjellë, që të Më kontribuonit.

O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm sikur zemra më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë.

O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit nga ju, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim në asgjë.

O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ngriteshi (qëndroni) në një vend dhe dëshirat dhe lutjet Mua të m'i drejtoni, dhe Unë t'i përgjigjesha lutjes së çdonjërit, kjo nuk do ta mungonte atë që kam Unë as aq sa që e mungon gjilpëra kur ngulitet në det.

O robët e Mi! Çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë juve do t'ju shpërblej. Kush gjenë mirë, le ta falënderojë All-llahun, kurse kush gjenë të kundërtën, mos ta fajësojë askënd përveç vetveten."


(Muslimi)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 8:31 am

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Mos ia keni xhelozinë njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos u urreni, mos ia ktheni njëri-tjetrit shpinën, mos garoni njëri me tjetrin në shitblerje dhe bëhuni robët e Zotit, vëllezër. Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bënë dhunë atij, nuk e lë (në baltë), nuk e gënjen, nuk e nënçmon'. 'Takvallëku është këtu', dhe tregoi në krahërorin e tij tri herë. 'Për një njeri është e keqe e mjeftueshme që ta nënçmojë vëllaun musliman. Çdo musliman kundruall çdo muslimani e ka haram: gjakun e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij'."

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 8:31 am

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Me të vërtetë All-llahu i madhëruar ka thënë: 'Kushdo të tregojë armiqësi ndaj mikut (veliut) Tim, Unë do t'i shpall luftë. Me asgjë robi Im nuk mund të Më afrohet, pos me atë me çka Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im mua më afrohet me vepra fakultative (nafile) deri sa nuk e simpatizojë (dua). E kur e dua, dashuria e tij ndaj Meje mbizotëron, dhe të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon është vetëm për Mua; të pamurit e tij me të cilin sheh është vetëm për Mua; dora e tij me të cilën kapë, punon vetëm për Mua; këmba e tij me të cilën ec, ec vetëm për Mua. I këtilli nëse më kërkon diç, do t'ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë'."

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 8:31 am

Nen autoritetin e Ebu Hureires (ra) se Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thene:

“- Cilido qe largon nje hall te kesaj bote nga nje besimtar, All-llahu do t’ia largoje nje nga hallet ne Diten e Gjykimit.
- Cilido qe lehteson per nje person te skamur, All-llahu do t'ia lehtesoje pjesen (hisen) e tij ne kete bote dhe tjetren.
- Cilido qe fsheh (hesht) gabimet e nje Muslimani, All-llahu do t'ia fshehe (mbuloje) gabimet e tij ne kete bote dhe tjetren.
- All-llahu do ta ndihmoje nje sherbetor (te Tij) aq sa ky ndihmon vellane e tij.
- Cilido qe kerkon (ndjek, gjurmon) nje rruge per te kerkuar dije, All-llahu (si rrjedhim) do t'ia beje te lehte atij rrugen per ne Xhennet.
- Asnje grup njerezish nuk grumbullohet bashke ne nje nga shtepite (mesxhidet, xhamite) e All-llahut, duke lexuar Librin e All-llahut dhe duke e studiuar ate midis tyre, pa zbritur paqja mbi ta, pa i kapluar dhe qetesia dhe pa i rrethuar melaiket ata, dhe me All-llahun duke i permendur ata tek ata qe jane me Ate.
- Cilido qe eshte vonuar (ngadalesuar) ne veprat e tij nuk do te pershpejtohet perpara nga pasardhesit e tij."

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 8:32 am

Shndërroi shprehitë e tuaja negative në ato pozitive

Dr. Ahmed Bera El-Emiri thotë:
"Fitimi i një shprehie të re, qoftë ajo intelektuale apo shpirtërore, nuk është gjë e rëndë, kërkon njëzet e një ditë. Gjatë këtyre njëzet e një ditëve ne duhet ti bëjmë këto veprime:

a- Të mendojmë.

b- Të flasim.

c- Të sillemi sipas asaj që na mëson shprehia e re.

d- Të parafytyrojmë në mënyrë të qartë si dëshirojmë të jemi.

Nëse e parafytyron vetveten sikurse ke arritur në formën e kërkuar, ky parafytyrim në mënyrë graduale shndërrohet në realitet. Në këtë të vërtetë aludon fraza: butësia fitohet duke e shtyrë vetveten të butë dhe dija fitohet duke mësuar".(shiko: "Mësime psikologjike për suksesin dhe epërsinë"). __________________
__________________
Fati nuk është vendi drejt të cilit udhëtojmë...por mënyra e udhëtimit ..

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 8:32 am

Dyzet hadithe në një hadith
Dije se çdo gjë që Allahu ka përcaktuar për ty, gjithsesi do të realizohet, kurse atë që Allahu nuk ka përcaktuar për ty, kurrsesi nuk do të realizohet.
E hënë, 01 Qershor 2009 09:42

Transmetohet nga Selman el-Farisiu (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili kishte thënë: "E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për dyzet hadithe, e ai më është përgjigjur: "Cilido pjestarë i ummetit tim që i mëson (dhe i praktikon në jetë) këto hadithe, do të hyj në Xhennet". Unë e pyeta: "Cilat janë këto hadithe o i Dërguar i Allahut? – Ai tha:
1. Të besosh në Allahun;
2. Të besosh në Ditën e Gjykimit;
3. Të besosh në Melaiket e Tij;
4. Të besosh në Librat (e shenjta);
5. Të besosh në Pejgamberët (e Allahut);
6. Të besosh në Ringjalljen pas vdekjes;
7. Të besosh në Përcaktimin e Allahut (Kader) dhe se çdo e mirë dhe e keqe është prej Allahut të Lartësuar;
8. Të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet pos Allahut, dhe se Muhammedi (s.a.v.s) është i Dërguari i Allahut;
9. Të falësh çdo namaz në kohën e vet duke qenë me abdes të plotë (d.m.th. ta përsosësh abdesin në formën më të bukur duke zbatuar të gjitha rregullat e tij);
10. Të japësh Zekatin (kuptohet ai që ka pasuri dhe arrinë sasinë e caktuar);
11. Të agjërosh muajin e Ramazanit;
12. Të kryesh Haxhin nëse ke pasuri;
13. Të falësh 12-të rekate sunnet (muekkedeh-të fortë) për çdo ditë; (sipas një hadithi tjetër këto rekate sunnet janë: 2 rekate para farzit të sabahut, 4 rekate para dhe 2 pas farzit të drekës, 2 rekate pas farzit të akshamit dhe 2 pas farzit të jacisë);
14. Çdo natë mos e lë pa e falë namazin e vitrit;
15. Mos i bën Allahut shirk; (mos i shoqëro dikënd tjetër në adhurim, se shirku është mëkat i madh);
16. Mos u bën i padëgjueshëm dhe mosrespektues ndaj prindërve tu;
17. Mos e ha pasurinë e jetimit pa të drejtë;
18. Mos pi alkool (pije dehëse);
19. Mos bën kurvëri (zina, prostitucion);
20. Mos u beto rrejshëm në Allahun;
21. Mos dëshmo rrejshëm (në dëm të të tjerëve);
22. Mos i ndjek epshet tua (të sëmuara);
23. Mos e përgojo vëllain tënd musliman;
24. Mos i akuzo gratë e ndershme për imoralitet;
25. Mos ki smirë ndaj vëllait tënd musliman (dhe mos përhap fjalë të këqija për besimtarët);
26. Mos bën shaka me njerëz, me qëllim që t'i fyesh dhe t'i ofendosh;
27. Mos u zhyt në lojra dhe argëtime; (Pejgamberi a.s. nuk i ka ndaluar lojrat që janë të dobishme për trupin dhe shëndetin e njeriut, përkundrazi në një hadith tjetër ka thënë: "Mësojuni fëmijëve tuaj notin, gjuajtjen me shigjetë dhe kalërimin", mirëpo qëllimi këtu është që të largohesh nga lojrat e ndaluara siç janë llojet e ndryshme të bixhozit etj., dhe njëkohësisht të mos zhytesh tepër në lojra dhe sporte të ndryshme të cilat të largojnë nga adhurimi dhe përmendja e Allahut);
28. Askujt mos i thuaj "hej, shkurtabiq...(apo diç tjetër)" , duke dëshiruar më këtë nënçmimin e tij;
29. Mos e përqesh asnjë njeri (kushdo qoftë ai);
30. Mos i përhap fjalët e huaja në mesin e njerëzve (p.sh. si t'i thuash dikujt: "A ke dëgjuar se çfarë ka thënë filani për ty?);
31. Të falënderosh shumë Allahun e Lartësuar për begatitë e Tij të panumërta;
32. Të jesh i durueshëm (të bësh sabër) nëse të godet ndonjë bela apo fatkeqësi;
33. Mos ji i sigurtë se Allahu nuk do të dënoi; (mos ji i bindur se me siguri do të shpëtosh nga dënimi i Allahut xh.sh., por gjithherë t'i kërkosh falje Atij, t'i shtosh edhe më tepër adhurimet ndaj Tij se ndoshta do të gjesh shpëtim);
34. Mos i shkëput lidhjet familjare (farefisnore);
35. Duhet të kesh raporte dhe marrëdhënie të mira me të afërmit tu;
36. Mos e mallko askënd prej krijesave të Allahut;
37. Përkujto Allahun sa më shumë (duke bërë dhikër), sidomos fjalët: "Estagfirullah (Kërkoj falje nga Allahu), Allahu Ekber (Allahu është më i madhi) dhe La ilahe il-lall-llah (S'ka të adhuruar pos Allahut);
38. (Kurrsesi) Mos e lë namazin e xhumasë dhe dy bajrameve;
39. Dije se çdo gjë që Allahu ka përcaktuar për ty, gjithsesi do të realizohet, kurse atë që Allahu nuk ka përcaktuar për ty, kurrsesi nuk do të realizohet;
40. Mos e braktis leximin e Kur'anit në çfarëdo situate (vazhdimisht lexo Kur'an aq sa ke mundësi dhe në çfarëdo gjendjeje që je)."

Në fund Selmani tregon: "Pastaj e pyeta Pejgamberin s.a.v.s.: O i Dërguar i Allahut, po çfarë shpërblimi ka ai që i mëson (dhe i praktikon) këto hadithe? Pejgamberi s.a.v.s, tha:– Allahu i Lartësuar do ta ringjallë Ditën e Kijametit së bashku me Pejgamberët dhe dijetarët."

(Transmeton El-Hafidh ebul-Kasim bin Abdurr-rrahman bin Muhammed bin Is'hak bin Mundete; El-Hafidh ebul-Hasan Alijj bin ebi El-Kasim bin Babevejhi Er-Razi; Ibn Asakiri dhe Er-Rafiu nga Selman el-Farisiu (Allahu qoftë i kënaur me të).

Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Enes KOSHI

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 8:33 am

Nga Ebu Seidi Sa'd ibn Malikibn Sina el-Hudarij, radijall-llahu anhu, trasmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:
"Nuk ka dëm as te dëmtuar (reciprok)." ("Askujt nuk guxohet t'i bëhet dem, as dëmi i shkaktuar te kthehet në të njejtën menyrë").

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:27 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi