Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Lajme nga bota Islame

Faqja 23 e 23 Previous  1 ... 13 ... 21, 22, 23

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 3:47 am

Perpara ketij triniteti kishe nje tjeter qe te vellzeronte me fqinjin nga i cili je cliruar para nje dekade. Me ate ritem asimilues etnik te nemanjideve, qe osmaneve i mungori teresisht, thjeshte do ishe nje serb i zjarrte. Eshe nje diskutim historik dhe kerkon njohuri objektive. Me vjen mire qe solle "betimin", por harrove se ishte ne shqip.

Nuk e kuptoj perse shqetesohesh se me ke do qendroje ajo goca ne klase, si do e perjetje teorine e Darwini (tani po e lexoj se qenka problem njohja e saj), cfare ngjyre ka shkolla, si i ben detyrat e shtepise etj. Ti i mbyll deren e shkolles me pretekstin se do trembet Adelina nga mjekra e Darwinit?! Ajo goce kerkon te hyje ne ate shkolle ne ato kushte qe ka shkolla. Ne Kosove nuk vepron sheriati dhe as disa metoda te fundit amerikane ku nxenesit ndahen ne klasa sipas sekseve. Ne keto kushte besimi ngelet ne fushen vetjake, ne kete rast te shprehur nga veshja. Ndalimi i saj eshte depertim ne sferen personale.
U shkaterrua arsimi ketu ne Itali nga nxenesit me shami dhe kryqet neper mure? Andej nga ne po e gjejne trurin italianet.
Darwini nuk ishte i pershtatshem as per Bogdanin. Nene Tereza mbronte, ne nje deklarate, gjyqin ndaj Galileut. Perzierja eshte e ndaluar edhe nga Bibla - kujto shen Palin, Agostinin, klerin e sotem, murgeshat.
Meqenese i kemi vene shkolles emrin e priftit duhet te rruajme Darwinin? Sistemi arsimore, informacioni shkollore, perberja e klasave nuk cenojne lirine e besimit. Imponimi i nje modeli eshte pengues. Ti duhet te jesh i kenaque qe kjo vajze hyn ne nje ambjent ku ka meshkuj: keshtu mund te dale me lehte nga feja.

Eshte me se i qarte ngjasimi z. moderator. Kriminalizon nje veshje fetare duke i quajtur bartesit e saj si rrezik i shnderrimit te Prishtines ne Kabul. Meqenese dallimi mes ketyre dy qyteteve paska ngelur tek veshja, nuk do te jete aq problematik ky transformim, per rrjedhoje edhe shqetesimi me duket i kote. Por, me Kabul nenkupton nje model te shprehur nga shamia. Kjo e fundit eshte pjese e nje feje qe sipas teje duhet te jete e padukshme per te menjanuar Trinitetin, Kabulin, traumat psikologjike te nxeneseve kur shikojne Darwinin ne liber dhe meshkuj ne klase. Pra, e thene me kjarte , problemi qendron tek feja jo tek shamia.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 3:47 am

Pikrisht ketu e kisha fjalen kur thash se une nuk beje analiza te "hollesishme" por as Besimin nuk e marr si mozaik ,vetem disa nyanca te tij e te tjerat ...s'ka rendesi se ku veten!
Me kete qe ju po deklaroni ketu ,Shamine ,e keni zbrite ne nivelin e Veshjeve Versaqe apo te nje modelisti tjeter ,thjeshte ceshtje deshire dhe trend mode!!
...e une jam kunder keti denigrimi!!!

Dhe dicka shume interesante vrehet ne keto shkrime .
Gjithmone shembujt e "mire" te tolerimit vijn nga Italia ,Franca ,SH.B.A dhe asnjehere nga Arabia Saudite ,Irani ,Jemeni apo Malezia p.sh .
Pse athu!????
Lavderohet mesuesi qe e ka leju qiken me sham,i me luajt Fusball ...!!!
Lavdohet shkolla qe e lejon shamine neper klaset ku eshte Kryqi !!!?
Kurse ju pengon emri i shkolles dhe i Sheshit .Po kjo eshte "Merre Shamine e ulu e vajto"thot populli!!
Nuk eshte Shamia as qe e trashe e as qe e tehollon Besimin por nese eshte Urdher Kuranor atehere kujdese ne analizat e juaja te sterholluara sepse po hyni ne mal pa sopate!!
Nje popull qe nuk ka Atdhe dhe qe nuk eshte Zot ne shtepin e vet ,
eshte monedhe per kusur ,
vjen i huaj edhe te Puthe edhe te vret!!

Por me mire i leme "analizat" sepse ceshtja eshte e thjeshte per ate qe don me e kuptu!!
Kurse sa i perkete fakteve historike ,more zotri ,rrase jam me keso fakte.
I kam duartrokite Dreqit e te biriot por kurr deri sot vetevetes !!
I kam sherby cdonjerit qe i ka shkele keto troje por kurr ,deri sot ,vetevetes!
I jam lute Zotit ne njeqind menyra e ne njeqind gjuhe por kurr, deri sot, SHQIP !
Pse ? Mos ka Zoti nevoje qe me mua te flas me perkthyse apo dikush tjeter ,ne Emer te Zotit ,deshiron te me mbaj ROB ne shtepine time!!?

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 3:47 am

Unë i jap vajzës, qytetares kosovare, rolin qe i takon ne shoqëri, dinjitetin e zgjedhjes se saj. Këtu lexova etiketa “trend” dhe “mode”, metaforat e shëmtuara te rrezikshmërisë - frike nga Darwini, Kabuli etj - disa kujtime te nacionalizmit serb. Edhe tek këshilla qe me drejton, për te cilën te falënderoj, përsëri nuk del dot nga krahasimi i veshjes me imazhin e Kabulit. Për ty shamia është problem, kjo ka rendësi; pastaj është problem mode, kulture apo doktrine fetare, është çështje dytësore. Meqenëse me këshillon, te njëjtën gjë me takon ta bej edhe unë: nuk kam dërguar shami ne Strasburg, pra nuk jam anëtar i “ju” edhe pse vërej qarte stereotipin. Ato qe nuk janë “unë” janë domosdoshmërish “ju” - thua ti. Kur njerëzit përcaktojnë grupe dhe klasa priren te bazojnë mendimin ne stereotipa, ne modele dhe jo ne gjykimin e diskutimit qe kane përpara syve. Eshte e keshillueshme te komunikosh me mua jo me modele.

Shembujt e tolerancës nga Italia etj , konsideroji per ate qe sillen këtu, si shembuj laicizmi përkundër çdolloj hipokrizie qe fshihet pas ndalimit te shamive. Malajzia, e vetmja nga vendet e renditura, ka pakica te konsiderueshme fetare. Nuk me rezultojnë probleme me te veçanta se ato ne Itali. Vendet e tjera kane me tepër probleme brenda komuniteteve fetare te fesë dominuese. Nga njëra ane ti nuk do t’i ngjasosh Kabulit dhe Riadit, te këqijve, nga ana tjetër nuk e gjen vetveten as ne perëndim: kjo me shtyn te besoj se nuk flitet për tolerance, laicizem, liri etj, por për fobi, kompleks inferioriteti dhe dëshirë e qarte për te syrgjynosur një fe. Ne ketë prizëm duhet pare edhe emri i shkollës. Vajza duhet te jete e padukshme për hir te shkollës, ndërsa vete shkolla le te prezantohet me emra klerikësh. Laicizmi vlen për te dyja, për ndryshe, i dashur Guri, duhet te përforcoj mendimin se nuk është motivi laik dhe kulturore qe pjell këto pretendime ndaj shamisë. Ne asnjë shkrim tendin nuk lexova çështjen e emrit fetare ne një shkolle laike, por vetëm vajzën e mbuluar ne shkollën laike, te shoqëruar me pretekste nga me te çuditshmet. Laicizmi ishte i njëanshëm. Kjo me detyroi te kujtoj emrin eshkolles, te sjelle shembuj nga vende laike: sepse nuk je laik i ekuilibruar.

Pak rendësi ka sa e forcon ose e dobëson besimin shamia, themelore për temën është se shprehja e besimit pengohet. Pse?? Arsyet nuk qëndrojnë, janë te njëanshme, qesharake. Deri tani nuk ke arritur te argumentosh një qellim ndalimi dhe ta mbrosh racionalisht.

Asjeri nuk vuri ne dyshim ekzistencën e atdheut. Se dyti, koncepti i atdheut është shume i vone: nuk kane jetuar njerëzit me përpara? I pengoi hebrenjtë mungesa e atdheut te ishin lider ne shume fusha te jetës globale? Është shpikja e atdheut qe përmirësoi boten dhe jetën tone? Mos nxjerr probleme te kota. Shamia i përket një identiteti i cili bashkëjeton me identitetin kombëtare. Vajza e paraqitur me ketë identitet nuk kërkoj te mënjanohet një identitet tjetër, por thjeshte te shfaqe atë çka i njohin kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare. Siç te shkruajta me pare ti ke zëvendësuar një politike nacionaliste te fqinjëve qe shikojnë tek shqiptaret problemin fetare, terrorizmin dhe Kabulin: dikush nga frika, dikush nga turpi, dikush nga urrejtja, dikush nga rroga, mban gjallë ketë teori kospiracioniste.

Problemi qenka si i lutesh Zotit? Si i lutej Nene Tereza? E pra ajo, çuditërisht, nuk është e dukshme ne problemin e kuptueshmërisë se gjuhës! Shume fjale nga gjuha qe përdor janë te huazuara, alfabeti gjithashtu: mos valle kur shkon ne një aeroport te huaj i flet ne shqip për kokëfortësi?! Tani na doli problemi tek gjuha! Nga shamia tek gjuha fetare: qe te dyja duke qene te huaja nuk lejohen. Me detyron te bej një liste fjalësh, nga shkrimet e tua, qe nuk kane origjine shqipe? Fillo nga vetja një here, pastaj tek Adelina e me rralle. Ti lutu Zotit si te kesh dëshire ose mos ju lut fare, por nuk ke te drejte te obligosh te tjerët te uniformohen ne pretendime personale.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 3:48 am

Shamia kurrë nuk mund të jetë e ndaluar në Kosovë sepse është pjesë qenësore e besimit të shumicës së kosovarëve, e besimit tradicional autokton jo ’të pasluftës’.

Ndërkohë shamia si obligim fetarë ishte dhe mbetet përjetësisht pjesë jo vetëm e besimit të myslimanëve shqiptarë por edhe pjesë e kulturës, traditës dhe identitetit kombëtarë shqiptar. Shamia kurrsesi nuk ka të bëjë me rrymat e reja dhe as që mund të trajtohet me të njëjtin tretman që trajtohet në perëndim e aq më tepër të krahasohet me shtetin problematik të Francës si shembull të keq të fundamentalizmit sekular. Në Kosovë dhe në Shqiptari në përgjithësi shamia paraqet vlerë dhe është pjesë e pandashme e identitetit kombëtarë. ‘ Nëse shqiptarët mysliman nuk janë më mysliman, ato më nuk janë as shqiptar por nuk janë as njerëz’. Prandaj është shumë e rrezikshme dhe më tepër i ngjan ideve të fqinjëve oportunist ideja për të ç’islamizuar shqiptarët kështu që mbete edhe 50 % me i zhvesh pastaj për ti veshur ish-shqiptarët me çfarë duan.
Nuk ka ndonjë familje myslimane që nuk ka ose që nuk ka pasur anëtarë (gjyshe, nënë apo motër ) me shami . Nëse shaminë e quajmë fenomen të ri atëherë gjyshet, ster gjyshet tona qenkan më modernet.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 3:48 am

Me vjen keq!
Une po mundohem te flas shqip dhe te kuptohem shqip.
Ketu po luhet me fjale dhe me analiza te panevojshme.
Shamia si pjese e kultures shqiptare ishte ketu edhe para islamizmit .Shamia si tradite fetare ishte dhe mbetet edhe sot ne pjesen me te madhe te besimtareve musliman por jo vetem tek ky besim .Shamia eshte pjese edhe e kulturave dhe besimeve tjera .Thjeshte ajo ,shamia ,para se te jet obligim fetar ishte nevoje dhe nga kjo nevoje edhe pjese e garderobes te shumica e popujve ne Bote!!
Por une nuk e kam ndermend te leshohem ne analiza me te "holla" rreth keti problemi sepse ceshtja ketu nuk shtrohet a te lejohet shamia apo te mos lejohet .Problemi eshte pse tash gadi mbas nje viti aktualizohet ky problem dhe ngritet kaq shume pluhur per asgje.
Pse muslimanet (shqiptare) sot, kur pretendojn se jan cliru ,ata rrihen ne mes vedi per punet e Zotit!!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 3:48 am

Udheheqja politike ne Maqedoni
http://www.youtube.com/watch?v=W50TumiCKGI

ne Kosove
http://www.youtube.com/watch?v=bxAZi...eature=related

ne Shqiperi
http://www.youtube.com/watch?v=tgSQP...eature=related

Keto na drejtojne, kane ne dore fatet e vendeve tona, na japin edhe leksione moralizmi laik, doktrinal dhe kulturore: vendosin si duhet te vishemi ne shkolle dhe kush duhet te beje hije neper sheshet publike; jane ato qe krenohen me personazhe dhe nuk marrin nga personazhet as etiken e tyre.
Me rregullin e treshit (ne version dialektik) duhet te themi se meqenese rrihen disa politikane, e gjithe politika eshte e tille, te gjithe shqiptaret jane te tille dhe ne nuk njohim kulturen e diskutimin ne menyre absolute. Nuk digjet jorgani per nje plesht z.Guri, madje as per disa. Nuk arrihet ne konkluzione te tilla pergjithsuese qe "muslimanet rrihen mes vedi", pasi ne te njejtin perfundim mund te arijme per politikanet dhe shqiptaret ne teresi duke u nisur nga raste individuale. Eshte komike kjo menyre gjykimi. Ne qe jetojme ne perendim jemi mesuar me gjykime ndaj shqiptareve te bazuara ne sjelljet e disa bashkeatdhetareve. Nese nuk na pelqen ne nje rast, duhet te jete e papelqyesheme, si metode paragjykimi, ne cdo rast.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 3:48 am

Duhet thene kjarte se Parlamenti dhe Xhamia me asgje nuk i gjasojn njera tjetres .Namazi i Xhumase dhe Xhamia ,une mendoj , jan te shenjeta !???
Por ajo kenga "moj e mire qe del te talla..."si duket po "lendohet"njejte si ne Xhami ,su ne Parlament!!!
Kurse, ne ate se kush po e udheheqe kete popull ,keni plotesisht te drejte por vet i kemi zgjedhe dhe tash nuk mund te fajsojm Millosheviqin!!!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Linddt prej Tue Jul 13, 2010 11:05 am

flm shoter shum per kto lajme te bukura coolthumb

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Wed Jul 14, 2010 9:02 pm

flm shoter per kto lajme shummm

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Sponsored content Today at 9:15 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 23 e 23 Previous  1 ... 13 ... 21, 22, 23

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi