Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:05 am

LIBRI I TOKËS

Ne historinë e mësojmë

të mbushemi me frymë

të njohim të kaluarën

vlerat e saj në të sotmen

Ne historinë e mësojmë

nga njeriu i njerëzimit

nga shpirti betejave , nga

nevoja për të kundërtën

Ne historinë e mësojmë

që të jemi vetja , vetvetja

trashigimtarë të krijimit

trashigimtarë të përvojës

Ne historinë e mësojmë

nga mëndjet e luftërave

nga bashkësia e gjërave

nga pika e gjakut të rënë
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:05 am

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Index.php?action=dlattach;topic=8873
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:05 am

P R E V E Z A

Kam një lutje Çamëri

Kam një fjalë amanet

Kam një lutje Çamëri

Zot të fatit të jemi vetë

Kam një lutje Çamëri

Kam një fjalë amanet

Kam një lutje kombi im

Shqipëri jam tokë e det

Kam një lutje Çamëri

Kam një fjalë amanet

Babë dielli dhe flamuri

Çamërisë i jepin shëndet

Kam një lutje Çamëri

Kam një fjalë amanet

S´ ka Greqi në Çamëri

Tokë e Çamit shqip flet!..
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:05 am

Trokitje Çame

Në këngët me Çamëri

Fjalës i bien drithma

Djersë të ftofta kohe

Të rëna të përgjakëta

Në këngët me Çamëri

Populli i vogël çam

Çdo ditë i bie daulles

Se toka e tij nuk flë

Në këngët me Çamëri

Të trojeve të ilirisë

Çami tregon Greqinë

Lirinë e tij të shkelur

Në këngët me Çamëri

Prej ku nis Çamëria

Plot lule gjaknxehta

Me këngë çame çelin
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:06 am

A R V A N I T Ë T

Unë flas gjuhën shqipe

i pat thënë mikut të tij

Aristidh Kola - Arvaniti

para se grekët ta vrisnin

Asgjë nuk ka mbaruar

më duhen 4 shekuj jetë

për ta kthyer mbarë, të

kaluarën tonë të shkelur

Nën atë qiell G r e q i e

të të vërtetave përmbys

gjuha bën luftën e saj

Çamëria të mos bjerë

Homeri shkruante në shqip

në shqipen e pellazgëve

në pellazgjisht Odisenë

lexuar e kam këtë verë

Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:06 am

Ç A M Ë T

Çame , Çame, Çamëri

ke kraharorin me flori

I ke krojet bar me vesë

tek bie dielli po të pres

Çame , Çame , Çamëri

plot të vrara ke në gji

tri të korra në një pemë

tri të korra në një lëmë!

Çame , Çame , Çamëri

tremijë vjet moj i l i r i

populli ynë është burrë

është gjaku në flamur

Çame , Çame , Çamëri

ti moj je njëmijë hijeshi

këngën mos e lë të qaj

jepi gjakun të mos thaj
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:06 am

Kënga e K´lumshtit

Mëmë e gjakut

Mëmë Shqipëri

Shpirti më digjet

Të jem me ty

Loti i diellit

Në pemë pikon

Çami e çamja

Gjëmë lëshojnë

Qiellit të gjerë

Ndodhë ka re

Jo rrallë erërat

Fshehin rrufe

Në tokën çame

Homerit plak

Emri e sytë

I kullojnë gjak
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:11 am

Shkruan Janina

jam Prishtinë

jem Tiranë

e jem një himn

Trapi i çamit

traget me nam

mijëra vjet

lundron n´këto anë

Qan Janina

gjakun e saj

nën Greqi

pema do thaj

Dheu i çamëve

një ( dhe ) flori

sa jam Çam

aq jam Shqipëri
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:11 am

J A N I N A

Në pemët e çamit

koha nuk ka rënë

ajo nuk ka tharë

po aty këtu e vrarë

Në pemët e çamit

pjesë të kohës sonë

vetëm janë holluar

ato do shëndoshen

Nën pemët e çamit

edhe ( hija ) qan

luftohet me veten

edhe me të tjerët

Në pemët e çamit

koha s´ vjetërohet

ajo do rinohet, me

gjallesa të gjuhës
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:11 am

LUTJA E ÇAMIT

A më lë o tokë të qaj

unë dua tek t´i një varr

unë dua këtu të vritem

gjaku im të mos thaj

Gurë gjyshi kam këtu

në beteja i ka mbjellur

brenda ka disa këngë

gjyshi im i ka shkruar

A më do o tokë për vete

a më pranon të vdes këtu

të betohem jam ardhë

tek shtëpia ku kam jetu

A më lë o tokë të dua

gjaku i varreve më troket

guri gjyshit atje brenda

ngritu o bir, më thërret!..
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:12 am

P O E T I

Kam edhe pak gjak

kam edhe pak jetë

që letrën ta mbushi

me muzikë të fjalëve

Kam edhe pak gjak

kam edhe pak jetë

të pi edhe pak ujë, të

marr edhe pak frymë

Kam edhe pak gjak

kam edhe pak jetë

që shenjtin e pa zot

ta flaki tej n´errësirë

Kam edhe pak gjak

kam edhe pak jetë

që dritën e ëndrrave

ta shkrijë në fjalë
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:12 am

Këngët e shtëpisë

Prej këtu fillon populli

Intonimin e h i m n i t

betimin e tij për veten

betimin para flamurit

Prej këtu fillon populli

rendjen e tij nëpër kohë

ngjitjen e tij tek vetja

vrapin për të ardhmen

Prej këtu fillon populli

me duar dhe me thonj

të mos humbas kohën

ëndrrën e tij të ardh

Prej këtu fillon populli

të jetë zot i fatit të tij

luftëtari i tëra betejave

heroi i të gjitha fitoreve
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:12 am

Prej këtu fillon populli

ti flakë targat e huaja

ti prish muret që ndajnë

ti hap portat që ndalojnë

Prej këtu fillon populli

të jetë vetja , vetvetja

të hap malet me diell

të hap fushat me rreze

Prej këtu fillon populli

të shprehë fuqinë e tij

lëvizjen e tij përpara, të

drejtën e vetëvendosjes

Prej këtu fillon populli

të jetë trim i betejave

lideri i të gjitha fateve

bashkimi i shqiptarëve
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:12 am

Prej këtu fillon populli

ti bie me grusht të keqes

drejtësisë së padrejtë

dhe mizorisë së fqinjëve

Prej këtu fillon populli

këngën e tij të shtëpisë

t´i marrë ditës d r i t ë

dhe t´i japë kohës kohë

Prej këtu fillon populli

gjeninë e tij krijuese

që lirinë ta armatosë

me kohën e tij historike

Prej këtu fillon populli

marshimin e tij të madh

ndërtimin e tij të lirë

ëndrrën e gjithë brezave
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:13 am

Prej këtu fillon populli

të mbushë gojën thirrje

që këngët e shtëpisë, të

shumëzohen gjithandej

Në këtë ditë të diellit

toka, ajri, uji, z j a r r i

katër rrënjët e arbërit

prej këtu nisin të rritën

Prej këtu fillon populli

fëmijët e tij të luftës, ti

kthej në shtëpinë e tyre

në një betejë krejt ë re

Prej këtu fillon populli

heroikën e këngëve

mesditën e tij të ardh

bashkimin e dy Drinëve
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:13 am

GJEGJ ELEZ ALIA

( Sipas motivit popullor )

Ndali shpurat bajloz i zi

ndali shpurat ku ke mësy

unë nuk kam prona për ty

tokat e mia s´merren me sy!

Gjergj Elezi flet me popullin

qehajasë unë do t´ i tregojë

se zullumi mbi shqiptarët

në mejdan do të mbaroj

Arma e Gjergjit flakë me ar

Arma e Gjergjit prush e zjarr

Kot rreh flatrat bajloz i zi

unë nuk kam motër për ty!

Motra Gjergjit, vëllain veshë

Ia veshë armët me u ndesh

Mbi ( 9 ) plagët ngritet trimi

Gjerg Elezi nis tek himni!

Gjergj Elezi trim mi trima

I ngul shpatën mu tek sqima

kurrë mos mësy në Shqipëri

se s´të lënë shqiptarët e mi
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:13 am

K R I J U E S I

Jam mësuar të jetoj

edhe ku fryn era, edhe

ku bie shi, edhe ku bie

borë. Kjo është jeta ime

shtëpia ku unë vuaj

udha nëpër të cilën eci

Jam mësuar të jetoj

me idetë e kësaj kohe

që i thërrasin mëndjes

të jetë më krijuese, më

e lirë dhe më i lumtur

Jam mësuar të jetoj

me kohën e panginjur

me vetminë kumbuese

dhe kundërthëniet e saj

Jam mësuar të jetoj

edhe aty ku fryn era

edhe aty ku bie rrufeja

edhe aty ku bëhet luftë
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:13 am

PRITJA GJENIUT

Ku është fshehur gjeniu

Ai që f l e t si populli

Ai që qan si p o p u l l i

Ai që di të këndoj si ai

Ku është fshehur gjeniu

Pyesin n ë n a t,baballarët

Gratë e veja, fëmijët jetim

Pyetë e gjithë K o s o v a

Ku është fshehur gjeniu

Ai më i bukuri i këngëve

Ai më i bukuri i betejave

Ai më i bukuri i fitoreve

Ku është fshehur gjeniu

Më i gjakshmi dhimbjeve

Pyetë vullneti i popullit

Pret vullneti i popullit
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:13 am

I burgosuri i idesë

Jam gur i pandarë i kohës

I burgosur i diellit dhe ajrit

Jam fjala e gjerë e poetit

Jam zëri juaj i më të vrarit

Në flakët që vetëm rritën

goditem nga valë të ashpra

nga përsëritjet monotone

të zhurmave thuaja koti

Jam një i burgosur i idesë

një i burgosur...i pafjetur

jam dhimbja e së bukurës

jam loti juaj i përbashkët

Në këtë botë të përplasjeve

kam plot të pashpërthyera

jam arti që nuk mburrem

jam arsyeja që nuk jepem
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik” Empty Re: Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi