Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Sinan Hoxha: E verteta e fotove me Seldin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sinan Hoxha: E verteta e fotove me Seldin

Mesazh nga besa krasniqi prej Mon Aug 09, 2010 7:16 am

Sinan Hoxha, këngëtari më i përfolur sot në gjithë median për një “lidhje rozë” me Seldin e Big Brother 3, nuk duket shumë i shqetësuar për debatet më të fundit. Por, veç gjithë kësaj që ai e konsideron spekulim, është më i mërzitur, me disa foto që janë publikuar ditën e djeshme në një nga të përjavshmet rozë në treg, “Game Over”, ku shfaqet, ashtu sikurse ne do ti riprodhojmë, foto në plazh të të dy miqve, Seldit dhe Sinanit.
“Kjo është e turpshme. Madje, e paimagjinueshme. Mund të trillojnë, por të censurohen fotot…këtë nuk e kuptoj pse po bëhet” thotë Sinani.
Popullaritet? Ia kthejmë menjëherë ne të Bluetooth.
Po mua nuk më ka rënë popullariteti, vazhdoj koncertet e mia dhe fansat më duan.
Po si është e vërteta e këtyre fotove?
Ne kemi qenë në plazh dhe kjo nuk fshihet sepse jemi me koncerte të planifikuara. Por, bashkë me ne, janë edhe mamatë tona. Madje, po në plazh, ka qenë me ne edhe Rozana Radi. Vetë unë kam qenë nëpër koncerte, dhe Seldi nëpër koncerte. Unë të hënën premtoj, pa 50 mijë euro, se do të bëj një rrëfim të plotë për gjithë këtë çështje në gazetën tuaj…
Kjo ka qenë përgjigja e Sinan Hoxhës, ndërkohë që në tavolinë bashkohet shumë shpejt dhe Rozi.
Sinani, vazhdon të ruajë qetësinë ndonëse temperaturat janë rritur ndjeshëm, me lajmet dhe fotot që publikohen çdo ditë në mediat rozë. Siç duket, për këngëtarin Sinan Hoxha, këto akuza nuk kanë kurrfarë rëndësie, andaj dhe nuk po reagon. Në lidhje me fotot e plazhit, gazetarët e suplementit “Bluetooth”, kanë prova konkrete…
Mamatë e Sinanit dhe Seldit
Siç dihet është padiskutim e pritshme që një lajm i tillë të shkaktojë shqetësim dhe stres, në të dyja familjet e përfshira në këtë skandal, si në atë të Sinanit, ashtu edhe në atë të Seldit. Përgjatë gjithë javës që po lëmë pas, jemi përpjekur të komunikojmë me mamatë, e dy të “sulmuarve”, deri sa më në fund arritëm t’i takonim ato në Vlorë, nën shoqërinë e djemve të tyre…Sinani dhe Seldi ishin të ftuar në këtë qytet, për të performuar në 2 diskoteka të ndryshme verore, dhe si pasojë kishin marrë me vete edhe nënat e tyre, për t’ua larguar në një farë mënyre mendjen nga mjegulla e thashethemeve që është krijuar tashmë në Tiranë. I pamë të katërt bashkë, ulur në një nga komplekset buzë detit dhe sigurisht nuk kishte si të mos kërkonim një prononcim prej mamave, në lidhje me deklaratën e Domenikës. Për to është sigurisht dyfish më e vështirë ta kalojnë këtë situatë, pasi përveçse u përkasin një tjetër brezi, nuk e njohin mirë këtë anën e errët të të qenit i famshëm, përgojimin. Megjithatë, insistimit të gazetarit të “Bluetooth” as ato nuk i rezistuan dot dhe të dyja në një gojë u përgjigjën: “Nuk flasim dot për një thashethem të pakuptimtë që përfshin 2 njerëz të po të njëtës familje.” Sa i përket këtyre fotove, për të cilat kolegët, gazetarë, kanë bërë komentin e tyre, shprehet edhe këngëtarja Rozana Radi, mike e vjetër e Sinanit, që ishte gjithashtu atë ditë në plazh me to… dhe jo vetëm kaq, bashkë me deklaratën e Rozit, vijnë edhe fotot e saj me Sinanin, të shkrepura nga paparaci ynë, po atë ditë.
Rozi Radi, e shokuar nga lajmi
Një nga koleget e këngëtarit, Rozana Radi, tregon sot për suplementin “Bluetooth” se ditën që janë shkrepur fotot nga paparaci i gazetës rozë, ka qenë edhe ajo gjithashtu me Sinanin dhe Seldin. Në mbrëmje të dy këngëtarët kishin koncerte në destinacione të ndryshme, Rozi ishte e ftuar në Borsh, ndërsa Sinani në Vlorë, por plazhin preferuan që të dy ta kalojnë bashkë në Orikum. Kështu ndërsa kontaktuam me Rozin ajo na tha se: “Jam e shokuar nga deklarata e Domenikës që sipas meje nuk është aspak e vërtetë. Ka sa e sa vite që e njoh Sinanin, që kur kam filluar të këndoj. Kemi qenë bashkë të ftuar nëpër diskoteka të ndryshme në Gjermani, Zvicër, Greqi, dhe unë e kam parë me shumë femra Sinanin, plus kësaj i njoh dhe shumë të dashura. Nuk e kuptoj se si nuk i kanë publikuar asnjë foto këtij njeriu deri më tani. Dy zgjidhja ka ose Sinani ka qenë më i kujdesshëm seç duhet ose paparacët nuk kanë qenë edhe shumë të shkathët. Problemi është që një personazh publik, një artist me mend nuk ka pse të bëjë publike me dashje të dashurat e veta. Jeta private është jeta private, paçka se ka nga ata paparacët shumë të shkathët që mundin të shkëpusin momente intime. Po t’i rikthehemi deklaratës së asaj vajzës dhe fotove që janë përdorur, me duken absolutisht absurde. Unë nuk shikoj asgjë të keqe, që të ndihmosh një mik, një vëlla, një njeri që e njeh familjarisht, d.m.th, që kanë hyrje dhe dalje familjare për të bërë disa foto artistike. Unë nuk shikoj asgjë të jashtëzakonshme këtu, për më tepër asgjë për të publikuar një lajm të tillë, nesër mund të shoqëroj unë një shoqen time si më me eksperiencë në këtë fushë (fotografitë), dhe çfarë? Edhe mua nesër do të më nxjerrin lesbike? Problemi është se janë disa njerëz që duan të godasin Sinanin, duan ta shikojnë të rrënuar. Kam përshtypjen se nuk kanë për t’ia arritur, pasi Sinanin e do një diasporë e tërë dhe të gjithë kërcejnë dhe këndojnë këngët e tij. Për mendimin tim nuk ka më vlerë të merren me Sinanin, le të merren me këto që shpifin përmes emrit të Sinanit.
Jeta private
Asnjëherë më parë nuk është përfolur në lidhje me jetën e tij private, ndonëse miqtë e tij të afërt na kanë pohuar se Sinani ka shumë sukses me femrat. Në intervistat e mëparshme, Sinani gjithmonë ka dashur ta mënjanojë këtë pjesë, duke u përpjekur të ruajë privatësinë e tij, por edhe për faktin se asnjëherë nuk i kanë pëlqyer këto ‘pompimet’ nga ana e mediave për lidhje të ndryshme në botën e shoë-bizit shqiptar.
Karriera
Sinan Hoxha, është një ndër këngëtarët më të paguar në tregun muzikor shqiptar. Me një karrierë të gjatë në muzikë, ai mban mbi supe 7 albume tejet të suksesshme si dhe 5 koncerte recitale. Në rrethet e kolegëve përflitet të jetë më i paguari, por ne nuk dimë të themi se sa e vërtetë është kjo. Gjithkush prej rivalëve të tij, u gëzua kur pa deklaratën e Domit, duke menduar se tashmë atij do t’i ulet popullariteti. Por siç duket, edhe pas këtij skandali, Sinani vijon të jetë i preferuar nga publiku. Fotoja që sjellim sot në “Bluetooth”, është shkrepur disa ditë pas publikimit të lajmit në një nga diskotekat verore në Durrës. Siç e shihni dhe vetë nga foto, salla është e mbushur plot me njerëz, rreth 3000 vetë, që kërcejnë e këndojnë së bashku me Sinanin këngët e tij. Ndërkaq, shumë njerëz janë në pritje të një deklarate nga ana Sinanit, për të cilën ne gazetarët e suplementit “Bluetooth”, premtojmë se do të bëjmë të pamundurën për ta siguruar, me apo pa 50.000 eurot e kërkuara prej tij.

besa krasniqi
Homie
Homie

Numri i postimeve : 299
PIKE : 570
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 04/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi