Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Fëmija është imitues i prindit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fëmija është imitues i prindit

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:28 pm

Ajo që më shtyri të ndalem në mënyrë shumë të cektë te ky problem është se sot po hasim në shumë sjellje të pahijshme tek shumë fëmijë tanë.

Jeta jashtë dhe brenda nëpër shumë familje dhe shtëpi, ka marrë një pamje të çrregullt dhe neveritëse. Sikur kemi harruar se edukimi i fëmijëve është obligim dhe domosdoshmëri e prindërve po edhe e shoqërisë, ku rëndësia e së cilës mund të rritet nga vendi në vend, nga koha në kohë.

Është shumë e lehtë që ne të ikim nga përditshmëria e jetës, si dhe të tentojmë të harrojmë se kjo botë është kalimtare, kurse sjellja dhe edukata që mund të lëmë te brezat është e përjetshme dhe e paharruar asnjëherë.

Është realitet që problemet janë pjesë e jetës, sepse po mos të ishin distanca dhe ndarja nuk do të kishte as bota pamjen e saj. Mirëpo s'duhet harruar se kjo botë është kalimtare, ku kënaqësinë e shoqëron dhimbja dhe të qeshurën loti.

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fëmija është imitues i prindit

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:28 pm

Çdo shtëpi ka problemet e saj, madje edhe ndryshojnë nga njëra tjetra, saqë është një fjalë e urtë: “Çdo shtëpi që qet tym ka edhe hidhërim”, kurse neve po na shtynë të mendojmë se çfarë hidhërimi po kemi, me çfarë sëmundje po lëngon një pjesë e shoqërisë tonë?

Sa njerëz janë përpjekur t’i zgjidhin problemet e tyre, madje ka raste edhe kur i ndërpresin lidhjet mes vete, por fakti qëndron se këta njerëz prapë kërkojnë ndihmë pa e shprehur me fjalë , ngaqë sëmundjen e kanë trashëguese përmes gjeneve.

Jo rrallë herë ndodhë që shkatërrimi i familjes e në veçanti i fëmijëve fillon me shikimin e filmave të pamoralshëm po edhe të atyre serik të përditshëm, saqë për disa zënë vendin në jetën e tyre sa buka e uji. Madje ndodhë që shumë familjarë të kalojnë gjatë kohë në ndeja që s’ju takojnë familjarëve e aq më pakë fëmijëve. Zhvillojnë biseda që assesi fëmija nuk duhet t'i dëgjojë, madje edhe më keq se këto, ka shumë prindër të cilët edhe fyhen mes vete ose fyejnë të tjerët (varet tema e bisedës së tyre) në prezencë të fëmijëve, kurse fëmija në raste të tilla vetëm absorbon duke i konsideruar të qëlluara dhe burrërore, dhe me rastin e parë që i jepet, ose me motrën, vëllanë apo shoqërinë i shprehë pa as më të voglin hezitim dhe këtë vetëm nëse pakëz ia prishin tetikun siç thotë populli.

Në çfarë gjendje kanë ardhur shumë familje sot, në veçanti shumë gra (“nëna”) të cilat humbin net të tëra nëpër ndeja duke biseduar biseda të kota e të marra, e që në këto ndeja me vete i kanë edhe fëmijët e tyre, ku në vend që këtyre fëmijëve t’ju nguliten në trurin e tyre gjëra të dobishme dhe me vlerë, ata bëhen imitues origjinal të një prindi (nëne) me edukatë e kulturë të ulët dhe pre e bisedave të kota dhe të pa ndërgjegjshme në familje të tyre.

Jo vetëm këto, kamë parë disa raste kur fëmijët edhe në tryezën e bukës për një neveri shumë të vogël, përveç fjalëve të pista ndaj ushqimit, atyre fyese ndaj nënës edhe e përmbysin tryezën për tokë dhe ndytin dhomën, ku kjo në mënyrë automatike të jep një shembull të mos edukatës së prindërve, madje rastit të tillë vetë nëna i kthehet fëmijës duke ia sharë babanë e tij: "I ke ngjarë babës tënd", ku në vend që ta afrojë dhe këshillojë e që turpi të ndikojë tek fëmija për të mirë, ajo (nëna) përdorë të kundërtën, ku ky gjest veçse e trimëron edhe më shumë, sepse u krahasua me babanë e tij, ndërsa tek ne dihet që babi ka rolin kryesor.

Përveç këtyre në shumë familje mungon edhe edukata e veshjes në prani të familjarëve, madje disa nëna edhe shprehen me një dozë mendjemadhësie duke e konsideruar si avansim dhe privilegj ku thonë: ”çka ka lidhje, në det të gjithë zhveshë rrijnë…”. Si duket kjo ju duket krejt normale dhe avansim, kurse e kundërta qëndron ndryshe.

Rast tjetër kemi edhe pirjen e duhanit dhe të alkoolit nëpër familje dhe në prani të fëmijëve, ku ata (fëmijët) e mësojnë si diçka të mirë dhe ecje me kohën sipas tyre, dhe gradualisht duke ia shtuar edhe disa vese të tjera të këqija , këto veç i fusin në praktikë. Andaj pra, duhet të mendojmë se sa e sa fëmijë i kemi me duhan në gojë dhe një numër jo të vogël edhe me alkool ?! Çfarë mund të jetë shëndeti i tyre dhe çfarë mund të presim prej tyre?!

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fëmija është imitues i prindit

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:28 pm

Disa hapa praktik për një familje të lumtur

Për t'i ikur të gjitha këtyre që u cekën e që janë vetëm minimumi i gjërave të liga që i imitojnë shumë prej fëmijëve nga familjet e tyre, kurse ata (edhe familjarët po edhe fëmijët ) i konsiderojnë gjëra normale dhe që të shpijnë në lumturi , kurse lumturia në familje është epiqendra më e lartë e çdo familjari çfarëdo qoftë ai , edhe pse definicionet e njerëzve ndryshojnë nga njëra tjetra për ta arritur atë që të bënë të lumtur, mirëpo secili zgjedhë në këtë çështje aq sa di dhe do .

Para se t'i cekim disa hapa praktik të lumturisë në këtë botë, po theksojmë se është e pamundur të jesh i lumtur në këtë botë nëse nuk e synon edhe lumturinë e botës tjetër, kurse këto të dyja i arrin vetëm besimtari i devotshëm.

Nuk ka mundësi të gëzosh lumturi , nëse nuk punon në projektin e duhur të faqeve historike të jetës tënde, projekt i cili të ofron rehati të zemrës, qetësi e prehje shpirtërore, të mjaftohesh me të ardhurat e tua financiare dhe të prehesh i tëri me qenien tënde në lezetin e adhurimit ndaj Zotit, Krijuesit të gjithësisë.

All-llahu I lartësuar thotë:

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtarë, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (En-Nahl:97).

Praktikë tjetër e dobishme që mund të edukohet fëmija në të mirë është edhe buzëqeshja dhe përshëndetja e ngrohtë ndaj tyre.

Nëse shohim gjëra neveritëse në shtëpi ose rrugë e sidomos kur fëmijët i kemi afër, të jemi të kujdesshëm se si reagojmë në fjalë ose vepër, sepse fëmija është si aparat i cili vetëm thithë dhe akumulon në mënyrë origjinale.

Kujdesi ndaj mësimdhënësve të fëmijës është i domosdoshëm, edhe nëse nuk ke konsideratë ndaj tyre ose ndonjërit prej tyre, sepse fëmija nuk di se si të veprojë, ai fillon ta urrej atë (mësimdhënësin) dhe lëndën e tij, kurse ajo lëndë ka mundësi të jetë prej lëndëve që fëmija më së shumti ta dojë dhe që ka prirje në te.

Nëse edhe dikush nga farefisi ose shoqëria nuk të pëlqen, kujdes, sepse fëmija i juaj ka mundësi të bëhet shkak që juve të ju lindin situata të palakmueshme ose bela, e nëse ka ndonjë problem ose çështje e që fëmija i juaj vazhdimisht insiston ta kuptoj, atëherë gjeni mënyrën më të mirë dhe më të butë dhe sqarojeni atë (fëmijën).

Ngaqë fëmija imiton edhe gjatë të ushqyerit, kujdes në çdo lëvizje, edhe pse në hap të parë na duket si diçka sekondare.

Kujdesu në pastrim të duarve e pastaj preki enët që shërbeheni, pastaj gjatë servimit dhe uljes rreth tryezës së bukës e sidomos edhe gjatë të ushqyerit.

Filloni të parët ju në emër të Zotit dhe ushqehuni me të djathtën, mos flisni kur keni ushqim në gojë dhe mos shllapitni gjatë të ushqyerit. Shërbehuni vetëm para vetës dhe mos bëni gjeste që t'i neveritni të tjerët.

Gotat mos i kapni me duar sipër, ngaqë vendohen buzët në to, ose mos i futni gishtat brenda në gotë, siç veprojnë shumë njerëz.

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fëmija është imitues i prindit

Mesazh nga Shpejtim prej Mon Aug 16, 2010 4:29 pm

Kur të ktheheni nga puna, qyteti apo nga jashtë, pastroni duart së pari dhe pastaj takohuni me familjarë, dhe më pastaj vazhdo të shkosh në dhomën tënde t'i ndërrosh rrobat e jo në prezencën e fëmijëve, edhe pse shumë fëmijë iu shkojnë prindërve prapa, sepse zhveshja para fëmijëve është turp dhe gjë e ndaluar, dhe më pastaj përkushtoja kohën e ndarë atyre duke ia dhënë pamjen prindërore ambientit të shtëpisë dhe familjes, plotësoi boshllëqet e mungesës tënde tek fëmijët dhe tek bashkëshorti/ bashkëshortja.

Në ditë vikendi ndajë ditët. Njërën bëjeni ditë leximi dhe komentimi jashtë atij obligativ që fëmijët e kanë nëpër shkolla, kurse tjetrën vizita në farefisni ose bëjë ftesa të afërmve.

Bënë ta zgjedhësh edhe ndonjë piknik apo shëtitje në qytet dhe në këtë të shfrytëzosh rastin të bësh ndonjë dhuratë modeste e solide që i stimulon fëmijët, mirëpo në të njëjtën kohë zgjedh bashkë me fëmijët edhe ndonjë dhuratë për juve dhe gjyshërit e tyre.

Nëse vizitoni parqet apo kopshtet zoologjike kujdesuni ndaj fëmijëve që mos t'i hedhin letrat e ambalazhit të ushqimit në rrugë, si dhe kujdesuni se si ushqehen, ngaqë ata janë fëmijë edhe mund të përlyhen.

Nëse ka nevojë t'i tërhiqet vërejtja, përdoreni butësinë dhe gjeni shprehje që fëmija të përmirësohet e jo fjalë e dhunë që ai të mos ketë guxim të kërkoj e të hajë asgjë më.

Nëse keni mundësinë e argëtimit me ndonjë lojë nëpër oborrin tuaj apo parqet e qytetit, ndajeni lojën në dy pjesë, me qëllim që në pjesën e parë të jetë fëmija partner me njërin prind, kurse në pjesën e dytë të jetë me tjetrin prind, që në këtë gjë të zë vend kënaqësia dhe edukata e mirë.

Çdo mbrëmje kujdesuni për lidhjen e fëmijës tuaj me prindërit e tu. Pyetni (fëmijët) se çfarë përralla apo çfarë të reja u kanë mësuar gjyshërit.

Mundohuni që shumë gjëra që i takojnë të kaluarës e që në atë rast kërkon fëmija sqarim, drejtojeni tek prindi i juaj, edhe nëse ju e dini. Nëse njërin prind ose te dytë i keni në amshueshmëri , shpesh herë gjeni rastin t'ua lidhni ndonjë tregim apo ndonjë gjë me ta, me qëllim që mos t'i harrojnë gjyshërit e tyre. Ndërsa sot jemi dëshmitar të asaj se sa shumë po braktisen pleqtë, kurse si duket ne kemi harruar që çdo ditë e nga pleqëria po shkojmë, madje edhe ne do të kemi nevojë për dikë të kujdeset për neve.

Edhe pse këshillat dhe mësimet për njerëzimin në përgjithësi s’kanë fund e as mbarim, mirëpo ajo që na bënë të mjaftohemi dhe që të kemi mbështetje e prehje, është të praktikuarit e veprës profetike të Muhamedit, salallahu alejhi ue selem.

S’ka dyshim se nëse e kemi parasysh këtë rregull, kjo do të na i largojë brengat dhe mërzitë dhe do të na sjellë gëzim dhe lumturi në të dy botët.

Shpejtim
Antar
Antar

Numri i postimeve : 27
PIKE : 35
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fëmija është imitues i prindit

Mesazh nga Sponsored content Today at 8:29 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi