Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlore - Prishtine, Pavaresia e dyte

Shko poshtë

Vlore - Prishtine, Pavaresia e dyte  Empty Vlore - Prishtine, Pavaresia e dyte

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 8:09 am

Zyrtarisht, sot, Kosova fillon të funksionojë si shtet më vete. Ndonëse do të duhet edhe pak kohë të barabartësohet institucionalisht me shtetet e tjera të botës. Parlamenti i Kosovës, me porosi të SHBA dhe BE, do të shpallë, në Prishtinë, Deklaratën e Pavarsisë. Nuk ka mbetur më asgjë e mistershme për tu zbuluar. Dihen të gjithë përkrahësist dhe kundërshtarët e pavarsisë së Kosovës. Përpjekjet diplomatike për të arritur një kompromis të një lloji tjetër, që do të kalonte nëpërmjet KS të OKB, e që do ta bënte Kosovënm menjëherëm anëtare të kësaj organizate, kanë dështuar. SHBA-të dhe pjesa thelbësore e BE-së, janë treguar të vendosur për ta mbështetur deri në fund pavarsinë e Kosovës. Rusia e ka shfrytëzuar procesin për të përmirësuar pozitat e saj në botë. Serbët nuk janë treguar të gatshëm për ta pranuar realitetin e ri.
Në kuptimin më të drejpërdrejtë, sot është një ditë historike për Kosovën. Një ditë që sa më shumë të kalojë koha, aq më e rëndësishme do të bëhet. 17 shkurti do të hyjë në historinë e saj si Data e Pavarsisë, ndërsa në historinë e shqiptarëve si data e Pavarsisë së Dytë.
Para 100 vjetësh do të mblidheshin në Vlorë disa nga burrat më të shquar të Kombit për të shpallur Shqipërinë shtet të pavarur. Në rrethana krejt të tjera, në një kohë kur Perandoria Osmane po jepte shpirt, ndërsa Shqipëria rrezikonte të përpihej nga fqinjët. Ndonëse nuk arritën të bashkoheshin nën një shtet, gjysma e shqiptarëve ja dolën të kishin shtetin e tyre, pavarsisht se çfarë modeli arritën të ndërtonin. Gjysma tjetër mbetën të shpërndarë në katër shtete.
Që nga shpallja e pavarsisë në Vlorë më 28 nëntor 1912, Shqipërisë ju deshën disa vite (Janar 1920 me Kongresin e Lushnjës) për të filluar ndërtimin e shtetit në gjithë territorin e njohur ndërkombëtarisht. Kjo sa për arsye të rrethanave të brendshme, luftës mes veti për pushtet (pasojë largimi i detyrur i Princ Vidit), aq edhe për arsye të presionit të jashtëm, që koincidoi me Luftën e Parë Botërore.
Shqiptarët nuk u pajtuan asnjëherë me konfiguracionin shtetëror të imponuar në mënyrë të dhunshme. Ky mospajtim, natyrshëm, erdhi në rritje për shkak të trajtimit, të diferencuar, që ju bë atyre në shtetet fqinje me Shqipërinë. Ekzistenca e Shqipërisë si shtet, ka shërbyer më së pakti si shpresë dhe më së shumti si një mbështetje për shqiptarët e Kosovës, dhe trojeve të tjera etnike, për të ndryshuar pozitën e tyre në raport me shtetin ekzistues. Simbolet kombëtare u kthyen në një frymëzim shpirtëror për të gjithë shqiptarët jashtë Shqipërie. Varësisht nga rrethanat politike, brenda dhe jashtë ish Jugosllavisë, kërkesat e shqiptarëve kanë qenë të ndryshme. Por shqiptarët e kanë pasur vazhdimisht një ide të njëjtë: atë të bashkimit kombëtar nën një shtet të vetëm.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vlore - Prishtine, Pavaresia e dyte  Empty Re: Vlore - Prishtine, Pavaresia e dyte

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 8:10 am

Historia nuk ti jep të gjitha menjëherë. As në dy here, e as në disa herë mbase. Ngjarja e Vlorës (me zhvillimet që pasuan), ishte hapi i parë madhor për kombin shqiptar. Pavarsia e Shqipërisë edhe mund të mos ndodhte. Shqiptarët mund të ishin ndëshkuar edhe më keq, siç mund të kishin pasur edhe më shumë fat nëse do të ishin pozicionuar më mirë dhe më shpejt në raport me disa ngjarje dhe rrathana të historisë.
Ngjarjet e mëdha për një komb, të përmasave të kësaj që po ndodh sot në Prishtinë, mund të ndodhin njëherë në 100 vjet, mbase dhe më rrallë, shumë më rrallë. Nga mënyra se si ka ecur Europa (ka kaluar dy luftëra të përmasave të mëdha dhe dy-tri të tjera në rajonin e Ballkanit) shqiptarët nuk duhet të ndjehen të penduar për historinë e tyre. Ndonëse kanë qenë të vonuar.
Po t’jua hapësh zemrat shqiptarëve, të cilët, për hir të së vërtetës, nuk i kanë rënë më qafë kujt, ata nuk janë aq të kënaqur nga pavarsia e Kosovës. Pse duhet që shqiptarët të funksionojnë të ndarë në dy shtete? Për të qenë të sinqertë, deri në fund, shumica dërmuese e shqiptarëve, për të mos thënë të gjithë, e konsiderojnë pavarsinë e Kosovës si hapin e parë, ndërmjetës, për bashkimin e saj në një model shtetëror, me Shqipërinë.
Dita e sotme, simbolikisht, është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e shqiptarëve. Por loja vazhdon…ajo do të varet prej kontekstit europian. E treta e vërteta.

Burimi Gazeta Shekulli
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi