Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

10 këshilla si të mbrohemi nga vjedhësit e fjalëkalimeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

10 këshilla si të mbrohemi nga vjedhësit e fjalëkalimeve

Mesazh nga Linddii prej Mon Aug 23, 2010 8:17 am

Identiteti juaj është një gjë e çmuar, edhe kur bëhet fjalë për një botë virtuale online. Mbrojeni!

Kurrë mos iu përgjigjni të panjohurve! Gatishmëria për t'u dhënë informacion personal të panjohurve mund të shndërrohet në një rrezik konstant për identitetin tuaj dixhital. Interneti gjithmonë e më shumë po krijon mundësi të reja për gjetje, shkëmbim apo përdorim informacioni.

Në shumë site përdoruesve të rinj u kërkohet që të regjistrohen për të përdorur këtë sit. Kur regjistrohemi për të marrë informacion nga një portal në Internet, kur lexojmë lajmet online, kur vendosim një emër përdorimi dhe një fjalëkalim për postën elektronike, e kështu me radhë, në të gjitha këto rasteve krijojmë një identitet dixhital që përbëhet nga një bashkësi informacioni personal (emër, mbiemër, adresë, numër telefoni etj.), si dhe nga një mënyrë identifikimi dhe një fjalëkalim.

Ky identitet dixhital na lejon të marrim informacion, të blejmë të mira dhe shërbime në botën virtuale online. Por duhet pasur shumë kujdes që të tregohemi të kujdesshëm për të mos rënë në dorë të mashtrues dixhitalë. Këta të fundit përdorin teknika të shumta për ta bërë të tyren identitetin tonë dixhital, dhe më pas për ta përdorur për vjedhje apo për të shkaktuar të tjera dëme, ne ose të tjerëve. Më poshtë po listojmë 10 këshilla për të parandaluar vjedhjen e identitetit, si online ashtu edhe në jetën reale.

1 – Mos i tregoni askujt mbi fjalëkalimet personale. Mos tregoni as mënyrën se si i krijoni këto fjalëkalime. Mos i shkruani në copa letrash, që lehtësisht mund të bien në dorë të gjithkujt.

2 – Përpiquni që të mos përdorni gjithmonë të njëjtin fjalëkalim, për të hyrë në site apo shërbime të ndryshme në internet. Gjithsesi, do të ishte e udhës që me një sforco minimale të mund t'i ndryshoni rregullisht fjalëkalimet tuaja kryesore, minimalisht çdo 90 ditë.

3 – Përdorni fjalëkalim të përbërë nga, të paktën 8 shkronja, midis të cilave këshillohet të përfshini edhe numra. Shmanguni gjetjes së fjalëve të përdorimit të përditshëm për fjalëkalimin tuaj në Internet. Shmang gjithashtu edhe të dhënat personale, si emrin e qytetit të lindjes, emrat e rrjetit familjar, ditëlindjen e kështu me radhë.

4 – Shmangni përdorimin e fjalëkalimit me të njëjtën emër të përdorur edhe si fjalë identifikuese apo të kombinimit të shkronjave që në tastierën e kompjuterit qëndrojnë afër me njëra-tjetrën.

5 – Jini të kujdesshëm në dhënien e informacionit personal të panjohurve, informacion që në pamje të parë mund të duket si i parëndësishëm, si data e lindjes, pasi mund të përdoren kundër jush për t'jua zbuluar fjalëkalimet.

6 – Nëse ju kërkohen të dhëna personale (emër, email, adresë, telefon, numrin e llogarisë rrjedhëse etj.) verifikoni mënyrën e përdorimit të tyre, pra që të mbahen sekret dhe të mos ndahen me askënd tjetër.

7 – Gjithmonë verifiko identitetin e kujt personi apo kompanie po të kërkon të dhëna personale. Nëse jeni në duar të sigurta, nuk keni pse të ndruheni për të dhënë numrin e telefonit dhe adresën fizike, për të bërë verifikimin. Në të kundërt, hiqni dorë!

8 – Kërkojini ofruesit tuaj të shërbimeve internet (bankës online ose Internet provider-it), nëse ofron instrumente më të sigurta se vetë fjalëkalimet, për t'u mbrojtur nga përdorimi i paautorizuar të llogarive tuaja rrjedhëse në Internet.

9 – Kur bëni blerje online, verifikoni që në pjesën fundore të faqes së hapur të jetë e shfaqur ikona e një çelësi krahas emrit të adresës, ku gjendeni momentalisht. Kjo tregon se lidhja juaj internet është e mbrojtur. Për më tepër, klikoni dy herë mbi këtë çelës dhe në ekran do të shfaqet informacion mbi sitin dhe mënyrën se si jeni lidhur për të përdorur shërbimin që kërkoni.

10 – Mos u mashtroni nga posta elektronike, në dukje të pafajshme, por në realitet absurde të tipit "ju keni fituar një shumë të madhe parash" etj. Banka apo organizata të tjera serioze nuk u kërkojnë kurrë klientëve të tyre të dhëna të rezervuara nëpërmjet email-it, si fjalëkalimin apo numrin e llogarisë rrjedhëse.

Linddii
Master
Master

Numri i postimeve : 663
PIKE : 811
Popullariteti Popullariteti : 40
Data e regjistrimit : 16/08/2010
Vendbanimi : DeqaN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 10 këshilla si të mbrohemi nga vjedhësit e fjalëkalimeve

Mesazh nga deqani1 prej Thu Oct 21, 2010 8:52 pm

Very Happy

deqani1
Antar
Antar

Numri i postimeve : 4
PIKE : 4
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi