Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Enxhi Kamenica: Nuk jam shtatzënë me Noizyn

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Enxhi Kamenica: Nuk jam shtatzënë me Noizyn

Mesazh nga No.i.d prej Tue Aug 31, 2010 6:28 pm



Preferon që të mos flasë për jetën e saj private, megjithatë lidhjen e saj me Dorin, djaloshin simpatik nga Tirana, e njohin të gjithë, edhe për faktin se Enxhi e ka tatuazhuar emrin e tij në qafën e saj.

E pranon që këtë verë i ka shtuar disa kilogramë për shkak të mos frekuentimit të palestrës rregullisht, sikundër pranon që ende s’e ka bërë testin e shtatzënisë…

Rrëfehet sot e ‘infiltruara’, në një intervistë tejet interesante me nota të shumta humori e çiltërsie. Zbuloni sot të vërtetën e vajzës bukuroshe që ndezi e epshet e një pjese të mirë, prej meshkujve të “Big Brother”…

Një javë më parë u publikua në një të përjavshme lajmi se ju jeni në një lidhje me reperin e njohur Noizy. Cili është komenti juaj në lidhje me këtë?

Komenti im, pak i ekzagjeruar si shkrim, por nuk mund të mohoj që mes meje dhe Rigelsit që ka një miqësi të mirë.

Cila është realisht lidhja juaj me Noizyn? Si je njohur me të?

Një njohje shumë e rastësishme në një natë të ftohtë “vere”, por që me kalimin e kohës u kthye në një miqësi të fortë.

Thuhet gjithashtu se ju bashkëjetoni bashkë. Ju njiheni realisht me familjarët e Noizyt?

Bashkëjetesa nuk ekziston normalisht, dhe logjikisht pasi jemi vetëm miq, por kam pasur fatin të njoh familjen e tij dhe sigurisht që gëzoj një respekt maksimal për atë familje.

Ne jemi vënë në dijeni të një problemi që ekziston mes familjes suaj të dytë (asaj tropojane) dhe familjes së Noizyt. Si ka reaguar familja juaj pas publikimit të këtij lajmi?

Siç thatë dhe ju, ajo është familja ime e dytë kështu që gjithçka ndodh me mua është në mirëkuptimin e tyre.

I pëlqejnë Enxhit meshkujt si Noizy?

Është shumë i bukur për të qenë në preferencat e mija.

Është aluduar gjithashtu për një shtatzëni tuajën? Kjo sa e vërtetë është?

Se kam bërë akoma testin e shtatzënisë që nga dita që…. doli shkrimi në gazetë.

Ndërkaq Enxhi ju për më shumë se 5 vite keni qenë në një lidhje dashurie me një djalë, emri i të cilit është Dori. Marrëdhënia juaj tani ka përfunduar, apo vijoni të takoheni?

Jetën time private dëshiroj ta kem gjithmonë të tillë.

Të flasim tani pak për pushimet. Ku i ka kaluar Enxhi pushimet gjatë kësaj vere?

Gjithandej dhe shumë larg syve kureshtar.

Sa i përket angazhimeve tuaja aktuale në punë, me çfarë po merreni?

Vazhdoj të drejtoj revistën dhe agjencinë e modeleve “AS” si dhe jam duke menaxhuar “W HOTEL”. Ndërkaq jam dhe duke shqyrtuar një ofertë të mirë pune për në shtator.

Vazhdoni t’i ruani miqësitë me banorët e Big Brother?

Patjetër që po.

Me cilët prej tyre shkoni më mirë?

Me dashurinë time, Klodin.

Keni në plan ndonjë projekt televiziv?

Patjetër që po, nuk do të mungojë kurrë dora e Enxhit në projekte të ndryshme televizive.

Sa ju ka shërbyer reality show “Big Brother” për karrierën tuaj si modele, e më tej si bizneswoman?

Nuk ka ndikuar aspak në modeling, pasi nuk është ajo ç’ka unë kam zgjedhur të bëj në jetë, por ka ndikuar për mirë në profesionin tim sigurisht.

Statuset në Facebook

Shumë njerëz mund të kenë menduar se statusi i saj në rrjetin më të madh social në botë, facebook.com drejtuar banorit më të përfolur të këtij edicioni të “Big Brother”, Klodit është në shenjë tallje ndaj tij. Por në fakt e vërteta nuk është aspak kështu. Këtë status Enxhi e ka vënë në dijeni të plotë të Klodit, madje ka qenë ai vetë që ia ka sjellë në mendje këtë ide vajzës.

“Ndërsa kisha dalë të argëtohesha një mbrëmje me Klodin tek ‘Mai Tai’ i kërkova një mendim për ndonjë status në facebook dhe ai më tha vëre kështu: ‘Klodi ankohet dhe ngre zërin pse tualetet kanë ndarje vetëm për meshkujt dhe femrat dhe jo për homoseksualët’ dhe unë e vura menjëherë. Unë kurrsesi nuk mund të tallesha me Klodin, ai është njeriu që respektoj më shumë nga të gjithë banorët e tjerë.

Veç kësaj unë kam shumë miq të ngushtë që janë homoseksualë dhe kurrsesi nuk do të mundesha të fyeja ata. Nëse do të vini re në statuset e mëparshme të facebook-ut unë kam bërë një debat të madh me të gjithë miqtë e mi virtualë në lidhje me këtë çështje”, – përfundon bukuroshja Kamenica, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë të gjitha aludimet e njerëzve se ajo mund të ketë ndonjë mendim paragjykues ndaj komunitetit gay.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi