Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Angelina Jolie merr leje për xhirimin e filmit në Sarajevë

Shko poshtë

Angelina Jolie merr leje për xhirimin e filmit në Sarajevë Empty Angelina Jolie merr leje për xhirimin e filmit në Sarajevë

Mesazh nga No.i.d Thu Oct 21, 2010 9:06 pm

Angelina Jolie merr leje për xhirimin e filmit në Sarajevë Angeli-joli-300x173

Vetëm pesë ditë ka zgjatur beteja e aktores së njohur hollywoodiane, Angelina Jolie, me autoritetet boshnjake.

Të hënën, Ministria e Kulturës e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës ka kthyer lejen për xhirimin e filmit të saj debutues si regjisore. Pesë ditë më parë, Gavrilo Grahovac, ministër i Kulturës në Federatën Myslimano-Kroate, e kishte tërhequr lejen që ia kishte dhënë në shtator.

Këtë e kishte bërë pasi shoqata “Gra, viktima të luftës” kishte kritikuar skenarin bazuar në atë që ishte publikuar në mediat lokale. Ata e kishin cilësuar si fyes rrëfimin për dashurinë e një të gruaje te dhunuar myslimane me dhunuesin serb.

Producenti boshnjak i Joliet, Edin Sharkiq, udhëheqës i kompanisë boshnjake “Scout Film”, ka thënë se ka pranuar lejen me shkrim dhe Jolie me ekipin e saj në nëntor do të fillojnë xhirimet në Sarajevë për projektin e tyre filmik, “Untitled: Love Story”.

Ai ka thënë se filmi flet për një tregim dashurie në mes të një gruaje boshnjake dhe një burri serb gjatë luftës, por detaje të tjera nuk janë zbuluar. Më parë ai ka mohuar se skenari përmban atë rrëfim që e kishte kritikuar shoqata “Gra, viktima të luftës” në Sarajevë, e cila shoqatë kishte bindur ministrin Grahovac që të tërhiqte lejen.

Barika Haseçiq, udhëheqëse e kësaj organizate, kishte thënë se nuk do të lejonin asgjë që do të falsifikonte dhembjen e tyre, duke shtuar se nga mijëra dëshmi të femrave të dhunuara gjatë luftës, nuk ekziston as një e vetme që flet për histori dashurie në mes viktimës dhe dhunuesit.

Ministri ndërroi mendje pasi Sharkiq e bindi atë se thashethemet për skenarin nuk janë të vërteta. Ai nuk ka preferuar të fliste më shumë. Por në kohën kur ministri i kishte thënë “jo” xhirimit të filmit në Sarajevë, kishte thënë se vetë atij do t’ia dërgonte skenarin.

Telenovela me lejen për xhirim ka qenë kryeartikull në shumë media botërore. Ndërkaq edhe në Bosnjë-Hercegovinë qe cilësuar si një veprim skandaloz i kreut të Ministrisë së Kulturës në Federatën Myslimano-Kroate, Gavrilo Grahovac. Një grup aktorësh, të cilëve rrallë u jepet shansi për të punuar me regjisorë të mëdhenj, e patën cilësuar situatën si një censurë.

Emir Haxhihafizbegoviq, ministër i Kulturës për kantonin e Sarajevës, i cili edhe vetë është një aktor i njohur i kohës së ish-Jugosllavisë, kishte thënë se është shokuar nga vendimi.

A është kjo mënyra se si i falënderohemi Angelina Jolies… për trajtimin e tragjedisë së Bosnjës, e cila tashmë ishte harruar në botë… për punësimin e pesë apo gjashtë aktorëve boshnjakë në filmin e saj?” – kishte thënë ai për të përditshmen “Oslobodjenje”.
Ndryshe, Angelina Jolie tashmë ka nisur xhirimet në Hungari.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi