Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

32 shpikjet e 2008-ës

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

32 shpikjet e 2008-ës - Faqe 2 Empty Re: 32 shpikjet e 2008-ës

Mesazh nga Linddt Fri Jul 01, 2011 11:08 pm

26. Vjelësi biokimik i energjisë

Humbja e energjisë tashmë është bërë moda e shek. XX. Energjia është kudo përreth nesh, na duhet vetëm të dimë si ta përdorim atë. Ky ka qenë motivimi i Max Donelan i Universitetit Simon Fraser, për të shpikur një pajisje, e cila shfrytëzon energjinë e të ecurit. Pajisja vendoset përqark gjurit dhe lëshon energji duke përdorur të njëjtin parim që lejon makinat hibride të reciklojnë energjinë e krijuar nga frenimi. Një person i cili ecën me këtë pajisje në të dy gjunjtë mund të çlirojë deri në 5 vat energji - mjaftueshëm për të karikuar dhjetë telefona celularë - pa penguar ecjen e tij. Pajisja e Donelan-it është shpikja më gjeniale e një klase produktesh, të cilët vjedhin energji, në një kohë kur pajisjet portative si Blacberries apo iPod-et po bëhen pjesë e pandarë e jetës sonë. Nuk duhet të na shpëtojë asnjë vat energji pa e shfrytëzuar.


Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

32 shpikjet e 2008-ës - Faqe 2 Empty Re: 32 shpikjet e 2008-ës

Mesazh nga Linddt Fri Jul 01, 2011 11:08 pm

27. Fuqi e lindur nga era

Sa më lart të ngjitesh, aq më e fortë bëhet era. Sikur të ishim të aftë të shfrytëzonim vetëm 1% të flladit të lartësive të mëdha, do të prodhonim energji të mjaftueshme për çdo njeri mbi Tokë. Ky është pikërisht qëllimi i "Sky Windpower". Kompania e San Diegos - e themeluar nga një shkencëtar i cili zbërthente kode gjatë Luftës së Dytë Botërore - po krijon turbina ere fluturuese, të cilat mund të kapin energjinë. Ky është përkufizimi i teknologjisë së lartë.


Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

32 shpikjet e 2008-ës - Faqe 2 Empty Re: 32 shpikjet e 2008-ës

Mesazh nga Linddt Fri Jul 01, 2011 11:08 pm

28. Shërbimi i ri në Ping-Pong

Olimpisti gjerman, Dimitrij Ovtcharov, kryen një shërbim që nuk ka asnjë lidhje me fuqinë. Ka lidhje më shumë me të çuditshmen. Duke u përkulur deri në nivelin e tavolinës, ai afron fytyrën afër pallaskës dhe performon një kërcim me dorë para se të godasë topin drejt kundërshtarit, i cili me shumë mundësi është tepër i hutuar për t'u kundërpërgjigjur. Pikërisht ky është qëllimi.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

32 shpikjet e 2008-ës - Faqe 2 Empty Re: 32 shpikjet e 2008-ës

Mesazh nga Linddt Fri Jul 01, 2011 11:08 pm

29. Çimento që ha smogun

Merrni çimento të zakonshëm. Përzijeni atë me një agjent të quajtur foto-katalizator (dioksid titani, nëse doni vërtet ta dini), i cili shpejton procesin natyral, i cili e shpërbën smogun në komponentët e tij përbërës. Tani filloni t'i shtroni gjërat me këtë material. Pikërisht kjo është ajo çfarë po bëjnë në Segregate, një provincë italiane afër Milanos. Çimento që ha smogun quhet TX Aktiv dhe firma italiane, "Italcementi", ka shpenzuar 10 vjet për ta shpikur atë. Tashmë një rrugë në Segregate është e shtruar me këtë material dhe "Italcementi" thotë se kjo e ka ulur nivelin e oksidit nitrik në këtë zonë deri në 60%. Bonus: ndërtesat e bëra me TX Aktiv do të jenë më të pastra.


Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

32 shpikjet e 2008-ës - Faqe 2 Empty Re: 32 shpikjet e 2008-ës

Mesazh nga Linddt Fri Jul 01, 2011 11:08 pm

30. Shtatë mëkatet e reja kapitale

Në mars të këtij vitit, Vatikani ka rifreskuar mëkatet kapitale tradicionale të Biblës me shtatë mëkate të reja sociale. Kjo është bërë për ta evoluar listën që të jetë në sintoni me tundimet e botës moderne. Gjërat e shtuara: mëkatet bioetike, eksperimentet moralisht të dyshimta, të cilat dëmtojnë embrionin njerëzor, përdorimi i drogës, ndotja, padrejtësitë sociale, grumbullimi i pasurisë së tepruar dhe shkaktimi i varfërisë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

32 shpikjet e 2008-ës - Faqe 2 Empty Re: 32 shpikjet e 2008-ës

Mesazh nga Linddt Fri Jul 01, 2011 11:09 pm

31. Shenja gishtërinjsh të zmadhuara

Fizikanti anglez John Bond krijoi një teknikë për të analizuar shenjat e gishtërinjve në një armë edhe pasi është pastruar mirë. Djersa e gërryen metalin, kështu që Bond aplikoi një ngarkesë elektrike dhe një lloj pluhuri karboni të imët tek pjesa e gërryer e armës duke zbuluar shenjat e gishtërinjve. Tashmë policët janë duke e përdorur këtë metodë 4-mujore për të rihapur disa çështje të arkivuara prej vitesh.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

32 shpikjet e 2008-ës - Faqe 2 Empty Re: 32 shpikjet e 2008-ës

Mesazh nga Linddt Fri Jul 01, 2011 11:09 pm

32. Atlete të teknologjisë së lartë

"Nike" dhe "Adidas" edhe këtë vit e kanë vazhduar luftën e tyre për të krijuar atlete inovatore. "Nike" ka rritur një fitore me atletet e tyre tradicionale me shputë me majë, duke i pajisur me një material të hollë sa një letër, e cila i ngjitet atletit si një lëkurë e dytë. Fijet e holla me Vectran, një material i përdorur për të qepur balonat e përdorura për anijet kozmike, përshkojnë njëra tjetrën si tela të hollë nga lidhëset deri tek shputa duke e mbajtur këmbën në pikat kyçe të presionit si thembra. Filet e holla shtrëngojnë fort atleten me një material të huaj minimal duke bërë të mundur që të pëshojë më pak se 100 gram, gjë që e bën këtë atlete të ketë peshën më minimale të historisë së këpucëve. Ndërkohë, "Adidas" është duke bashkëpunuar me "Porche Design" dhe ka krijuar atleten "Porche Design Sport Bounce" (me kërcime jashtëzakonisht të buta). Tiparet e saj të sustave metalike, të cilat funksionojnë si një jastëk për këmbët, iu bën të vraponi aq butë sa një udhëtim në një makinë sportive.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

32 shpikjet e 2008-ës - Faqe 2 Empty Re: 32 shpikjet e 2008-ës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi