Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jun 26, 2010 2:33 pm

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:42 am

MICHEL de NOSTRADAMUS
( 1503 – 1566 )
MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Nostradamus2
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:42 am

I përqesh kështu falltorët,
që Perendia i zgjodhi nga radhët e fëmijëve të tu
dhe në krahët tuaj i vendosi që ta parathonin kobin tënd
dhe ndonjë mëkat tjetër
mirëpo ty të mbifuqishmit porsa të kaplojë përqeshja
Për flakën e zjarrtë si Nostradamusi i njohur,
nga Zoti i madh dhënë për tërë botën
Edhe përpos demonit që shqetëson shpirtin e tij...
në kallëzimin e fjalës së lashtë ashtu për shumë mote
parashikoi afër tërë këtë kobin tonë.

Shumë komentues dhe studiues të Nostradamusit debatin vetë e fillojnë gjithëmonë me citimin e këtyre vargjeve të poetit dhe estetit të madh francez nga shekulli XVI Pjer Ronsard (1524-1585), përndryshe bashkëkohas, i cili ishte i fascionuar dhe i mahnitur me veprimtarinë e bujshme parathënëse të këtij gjeniu të madh.
Kush është në realitet MISHEL NOSTRADAMUSI ?• Jetoi në shekullin XVI. U lind në 14 dhjetor 1503, në qytetin Salone de Provence të Francës. Lindja e tij pason 11 vite pas zbulimit të Amerikës nga Kolumbo.
• Për kuriozitet, mbiemri i tij në gjuhën latine Nostradamus do të thoshte: “nostra”- jonë dhe “damus”- dama, zonja. Pra, Zonja jonë.
• Zhvilloji një jetë normale të familjarit të ndershëm pa ndonjë skandal të veçantë në biografinë e tij. Është martuar dy herë dhe me rregulla qytetare. Shoqërueset e tij të jetës dy herë ishin zonja me prejardhje të familjeve të pasura aristokrate. Kishte 3 fëmijë nga dy martesa, prej të cilave i mbijetoi vetëm një djalë - Cezari.
• Nga të gjitha virtytet ndoshta negative të tij, shënohet prirja për të huazuar para me kamata të larta.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:42 am

• Pa marrë parasysh lavdërinë dhe popullaritetin e madh që kishte, kurrë nuk është paraqitur si megaloman, por një njeri i thjeshtë dhe i afërt me çdo kë, edhe pse vizita e papritur e Katarina Mediqit dhe mbretit Kali IX, në shtëpinë e tij në Salone, dy vite para vdekjes, ia kishin ul ngapak modestinë e tij që e karakterizonte gjatë tërë jetës. • Me profesion ishte mjek gjenial i kohës së vet, i cili me sukses të madh ka shëruar mortajën (kugën), një sëmundje infektive e pashërueshme dhe vdekjeprurëse që masovikisht ka shfarosur Francën dhe shumë shtete të Evropës së asaj kohe.
• Matematikan dhe astrolog, përpilues i horoskopit te përgjithshëm astrologjie që edhe sot e kësaj dite është i pazëvendësueshëm si “Horoskopi i famshëm i Nostradamusit”. Kuptohet, me njohjen e astrologjisë dhe matematikës , ishte edhe astronom shumë i aftë në llogaritjen e lëvizjeve të planetëve dhe vrojtues i madh i UNIVERSIT të pafund dhe misterioz.
• Astrologu personal i mbretëreshës Katarina Mediqi, si dhe mjeku i Karlit të IX.
• Alkimist (kimist-farmacist) i dalluar, i cili ka zbuluar shumë barëra për sëmundje të ndryshme, që për atë kohë kanë qenë të pashërueshme. Veçanërisht është dalluar me përgatitjen e preparateve të ndryshme kozmetike që kanë bërë çudira në përmirësimin kualitativ kozmetik të femrave të asaj kohe.
• Okulist, mistik dhe parathënës i cili ka hyrë në analet e profetizimit botëror të të gjitha kohëve, nga të cilët shumë parathënie të ngjarjeve kanë ndodhur, kurse pjesa më e madhe e tyre pritet të ndodhin.
Jo vetëm kaq!
Nostradamusi ishte poliglot i vërtetë, njohës shumë i mirë i disa gjuhëve botërore. Përveç gjuhës frëngjishte, e që konsiderohej si gjuhë e tij amëtare, komunikonte dhe shkruante edhe në gjuhën hebreje, latine, greke, italiane, thuhej edhe arabe, gjë që i ka mundësuar hulumtimin dhe njohjen e shumë shkrimeve të vjetra të civilizimeve të hershme. Kjo dëshmohet me njohjen fenomenale të religjioneve botërore dhe filozofisë së tyre.
Në njerën anë ishte një gjeni i çmuar me çudira të veta medicinale duke gëzuar postulate të larta në radhët e fisnikrisë së atëhershme dhe si pjesëtar me privilegje të jashtëzakonshme në oborret mbretërore, kurse në anën tjetër, trajtohej si sharlatan i paskurpullt, i përbuzur, i nënçmuar, i persekutuar dhe i përndjekur, veçanërisht nga ana e inkuizicionit, ku shpeshherë ka qenë në rrezik jete.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:43 am

Është me të vërtetë për t’u çuditur se si Nostradamusi, edhe pse i famshëm në Francë dhe shtete tjera të Evropës, fare nuk ishte i respektuar dhe i çmuar në qytetin e vet të lindjes.Kjo, sigurisht, është një rregull e pashkruar ,që e përcillte çdo gjeni të rangut të tij. Natyra njerëzore kurrë nuk e çmon ate që ka afër dhe që është në te, por gjithmonë zgjidhja kërkohet “atje”, larg dhe sa ma larg. Edhe Zotit i lutet në qiell, edhe pse ai është afër, çdokund, dhe në TE vetë.
Sido që të jetë, Nostradamusi edhe më tej mbetet profet dhe parathënës më i mirë i të gjitha kohëve. Shumë parathënie të tij janë realizuar, dhe një varg syresh priten të realizohen në të ardhmen. Për të, anekënd botës shkruhen libra, broshura dhe xhirohen filma. Sa herë që ndodh ndonjë ngjarje e rëndësishme me përmasa botërore, interesimi për veprat e tij rritet pa masë. Sado kontradiktor, përmes dyerve të vogla, ngadalë por sigurt, studimi për të dhe rreth tij, ka hyrë në rradhët e shkencës bashkëkohore serioze .
Përveç parathënieve të shkruara me shkrim në veprat e tij, ka mjaft të dhëna edhe për ngjarjet nga jeta private që i kanë ndodhur, tregime këto që jo vetëm në kohën e tij, por edhe sot e kësaj dite, rrisin namin e këtij personaliteti gjenial dhe njëkohësisht kontradiktor. Nga shumë margaritarë të parathënieve nga jeta e tij e bujshme që janë përfolur dhe me përpikëri janë regjistruar nga biografët e tij, padyshim ka mjaft. T’i përmendim disa sosh:
* * *Një herë, gjersa ka qenë i ftuar si mysafir nderi në një pritje mbretërore, disa fisnikë, për t’i vënë në lojë aftësitë e tij parathënës, provojnë ta helmojnë me një helm të fortë. Reagimi i helmit ishte i ashpër saqë jeta e tij u rrezikua seriozisht. Fisnikët, për ta nënçmuar, e përqeshin me fjalë:
-“ Si është e mundur që një profet me aq famë të mos mund ta parashikojë tentimin e mbytjes me helm”?.
Pas këtyre fjalëve ai u përgjigjet:
-”Unë e di ditën dhe orën kurë do të vdes, e jo kur disa pa sukses do të tentojnë të më helmojnë. Jam i sigurt se kjo ditë nuk është sot!”
* * *Fama e Nostradamusit si mjek i sukseshëm në vitet 1550-ta ishte shumë e madhe në tërë Francën dhe jashtë kufijve të saj. Pas një vizite që i kishte bërë qytetit BAR – DIK të Francës, lutet nga një fisnik që ta vizitoj bashkëshorten e tij e cila ishte e sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme.Pasi e kryen vizitën , fisniku i bën ftesë që të bëjnë një shëti oborrit të vetë të kështjellës lukzose. Gjat shëtisë, fisniku drejton me gisht në dy derrkuc të pronës së tij duke e lutur që ta parathotë fatin e tyre.Një nga derrkucët ishte me ngjyrë të zezë, kurse tjetra me ngjyrë të kuqremtë.Nostradamusi ngulit vështrimin e vet në drejtim të dy dërrkucëve dhe, pas një qetësie relative, përgjigjet:
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:43 am

-“Derrkucin e zi do ta hani ju, kurse këtë të kuqërremtin do ta grabisë ulëkonja”
Fisniku vetëm qeshi ëmbël me këtë konstatim duke vazhduar më tej shëtinë rreth oborrit të kështjellës dhe pronësisë së madhe të fisnikut.
Pas disa javësh, Nostradamusi bën edhe një vizitë BAR-DIK-ut dhe shkon ta kontrollojë pacienten, bashkëshorten e fisnikut të pasur, e cila tanimë, pas barrërave të preferuara nga Nostradamusi, ndjehej shumë mirë dhe gati e shëruar në tërësi.
Për hir të mikut të tij, fisniku përgatit një gosti të madhe në kështjellën e vet, duke i urdhëruar kuzhinierit personal që për këtë gosti ta prente dhe përgatiste derrkucin e kuqerremtë, pra atë derrkuc për të cilin Nostradamusi kishte parathënë se do ta grabiste ulëkonja.
Pasi hëngrën drekën e pasur, fisniku me një ironi, iu drejtua Nostradamusit:
- “Zotëri i nderuar, më duket se këtë herë keni gabuar. Derrkucin, të cilën ti the se do ta grabiste ulëkonja, e ngrënë ne se bashku”.
- “Nuk është e mundur”! – Brohorit me befasi Nostradamus.
- “Unë edhe më tej jam kategorik se ne e kemi ngrënë derrkucin e zi”!
Fisniku fton kuzhinierin e tij personal, i cili, nga kjo ftesë, fillon të dridhet prej frike. - “Zotëri i nderuar! Më falni! Kam gabuar rëndë dhe besoj se ju do të më kuptoni. Unë veprova ashtu siç më preferuat. Përgatita derrkucin e kuqërremtë për këtë gosti, por, pasi më mungonin disa cikërrime në kuzhinë, e lashë atë të përgatitur dhe shkova me shpejtësi në qytet për t’i blerë gjerat e nevojshme. Kur u ktheva, e pashë se derrkuci i përgatitur ishte grabitur nga në ulëkonjë që shpesh sillet vërdallë kah kjo pjesë e shtëpisë. Nga frika nuk pata rrugëdalje tjetër, dhe e përgatita derrkucin e zi”!
Prej këtij momenti, i cili ka ndodh në vitin 1557 e tutje, fisniku i madh nga BAR- DIKU i njohur me emrin DE FLORENVIL dhe Nostradamusi kanë mbetur shokë dhe miq më të mirë deri në vdekje.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:43 am

* * *Një ditë të bukur pranvere, gjersa Nostradamusi ishte i shtrirë dhe me sy të mbyllur kotej në oborrin e shtëpisë së vet, atypari kalon një fqinjë e re e cila e vëren atë qe pushote i shtrirë në oborr dhe e përshëndet me respekt:
- “Mirëdita doktor”!
- “Mirdita zonjushë e nderuar”- ia kthen mjeku dhe vijon të kotet duke mos i hapur sytë fare. Pas një ore, përsëri duke u kthyer në shtëpi, fqinja e re sërish e takon mjekun në të njëjtin vend dhe sërish e përshëndet:
- “Mirdita doktor! Ende jeni këtu?
- “Mirdita zonjë e dashur! Po, ende jam këtu.
Fqinja e re dhe e bukur e shikon me habi të madhe dhe befasohet në përshëndetjen e dytë të doktorit. Ai, në vend se ta quante zonjush si para një ore, tani e quajti zonjë.
Nostradamusi ia kishte qëlluar se fqinja e tij e re kishte shkuar në një takim me të dashurin e vet, dhe tanimë nuk ishte vajzë por grua.


* * *Po ashtu në këtë kontekst do të ishte tejet interesante edhe rasti që ngriti edhe më tej popullaritetin e aftësive të këtij parathënësi sa ishte i gjallë. Një ditë, duke shëtitur rrugëve të qytetit të Ankonës, papritmas ndalet dhe përkulet pra një murgu të thjeshtë krishter, i cili shëtiste pa brenga me vllezërit fetarë bulevardit të bukur të qytetit. Të gjithë befasohen me këtë gjest të mjekut serioz dhe tanimë shumë të popullarizuar në këto anë. Ai vetëm i përgjigjet shkurt dhe sigurt:
- “ Ju lutem, mos u befasoni! Unë i përkulem një PAPE te ardhshëm”!
Dhe me të vërtetë. Ky murg i thjeshtë në at kohë, pas 19 vitesh emrohet si PAPË me emrin SIKSTINI V
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:44 am

NJË HYJNOR I KULLUAR APO HERETIK I PËRBETUAR?

Nga disa personalitete të rrethit të vet si ato intelektuale, por edhe njerëz të zakonshëm, e posaqërisht nga kisha e atëhershme katolike, Nostradamusi përherë ishte i anatemuar, i përbuzur dhe i nënçmuar si antikrisht dhe heretik i përbetuar.
Shkaqet dihen!
Marrja e tij me astrologji, hermetizëm, alkemi dhe okul-tizëm nuk përkonte me normat shoqërore të moralit kishtar. Prandaj, mendohej se ai kishte lidhje me djallin dhe e kishte gabuar rrugën e vërtetë të Zotit. Për këto aftësi të veta të jashtzakonshme, përherë jetonte në frikë, ankth dhe ikje të pandërprerë.
A mund të thuhej për Nostradamusin se me të vërtetë ishte heretik dhe antikrisht i përbetuar? Në asnjë mënyrë dhe kurrsesi!
Njerëzit me aftësi parathënëse të nivelit dhe rangut të Nostradamusit i shfrytëzojnë njohuritë e ligjeve shpirtërore të cilat funksionojnë në natyrë me një harmoni të kordinuar dhe përpikëri të plotë. Ata që i njohin dhe u nënshtrohen këtyre ligjeve universale , janë personalitete shumë të ngritura dhe me vetëdije të lartë. Ata e dinë se njeriu dhe të gjitha qeniet tjera materiale dhe shpirtërore janë krijesa të Zotit, ashtuqë aftësitë e veta të jashtëzakonshme gjithmonë i konsiderojnë si dhuratë hyjnore të Perendisë. Prndaj, në asnjë mënyrë nuk mund të jenë mohues të ekzistimit të Zotit si mbikrijesë e përhershme dhe hyjnore.
Për ta profetët dhe predikuesit tjerë të së vërtetës nuk konsiderohen si zota, por ndërmjetësues fizikë gjatë kontaktit me nivelet më të larta hyjnore, për t'i prcjellë mesazhet e krijuesit të vetëm si vërejtje serioze për largimin tonë nga rruga e vërtetë. Prandaj, haptazi pranojnë se, në krahasim me MESITË e mirfillta, janë vetëm «vegjëli» në hierarhinë e të privilegjuarve, edhe pse mund të hyjnë në hapësira të caktuara hyjnore, por me kufizime të konsiderueshme.
Besimi në Zotin dhe te dërguarët e tij, tek Nostradamusi nuk ishin kontestuese. Ai shumë mirë e dinte se mësimet e profetëve të mëdhenj, si: Mojsiu, Davidi, Jezuesi, Muhamedi etj, janë instrumetalizuar dhe keqinterpretuar nga hierakia sunduse e klerit kishtar, duke i përshtatur ato për nevoja të veta, në drejtim të ruajtjes së pozitës dominante tek shtresat e gjera popullore.
Për këtë realitet, kurrë nuk është prononcuar haptazi, sepse i nevoitej vetëm një deklaratë sado e vogël dhe e pakontrolluar në këtë cak, që inkuizicioni ta bënte të veten. Edhe ashtu e kishte lakun në fyt me akuzë për marrje me parathënie dhe okulltizëm. Këto akuza, edhe pse të mbrojtura nga autoriteti i fortë mbretëror, dalë nga miqësia me Katarina Mediqin, mbeteshin si mundësi permanente e aktivizimit të tyre në çdo moment të përshtatshëm.
Se a ishte real besimi i tij në Zotin si mbikrijues, mund të dëshmohet në një pasus të letres drejtuar Henrit II, ku thuhej:
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:44 am

Rrëfehem plotësisht se çdo gjë vjen nga Zoti, dhe atij ia flijoj nderin dhe falenderimin e përjetshëm.Unë këtu ( në parathëniet) nuk i kam ngatëruar të dhënat që vijnë nga materia, por vetëm nga vetë Zoti dhe shumica e tyre janë si rezultat i vrojtimit (tim) të lëvizjeve të trupave qiellor, ashtuqë i kam parë në pasqyrën vizlluese, si një vegim të papërmbajtur, si ngjarje të mëdha, të dhembshme, katastrofa të çuditshme, që kanë për të ndodhur.
Në Letrën tjetër drejtuar birit të vet, Cezarit, shkruante:
Përsosshmëria e njohjes së gjërave nuk mund të arrihet pa këtë vetëdije hyjnore:çdo gjë që e parashoh, është inspirim i cili buron, merr forcën e vetë themelore dhe funksionale nga Perëndia, krijuesi i vetëm, pastaj (nga) momenti dhe (në fund nga) natyra
Urrejtja ndaj parathënësve dhe konsiderimi i tyre si antikrisht dhe heretik, vjen edhe nga shfaqja dhe ekzistimi i shumë parathënësve mashtrues, matrapazë të rrejshëm dhe sharlatanë, të cilët ia vënin damkën e zezë edhe këtyre të mirëfilltëve.
Nostradamusi ishte tejet i vetëdijshëm për këtë, prandaj në një vend të po kësaj letreje,drejtuar Cezarit, shkruante:
«Parathënësi i vërtetë, biri im, është ai i që i sheh gjërat e pakapshme për njohuritë e natyrshme të qenieve tjera».Se çka nënkupton me «njohuritë e natyrshme », ai vetë e sqaron në fragmetin e mëtejmë të letrës në fjalë:
«Fshehtësia e pakuptueshme hyjnore dhe aftësia afatgjate krijuese» nuk mund të jenë të kuptueshme «as nga ana e parathënësve të thjeshtë, as me (ndihmën e) ndonjë njohuri të zakonshme ose shkathësie okultiste», por vetëm me kuptimin « se e tërë përhershmëria është momenti i tanishmes , e cila, sa i përket besimit (tonë), përfshihet në nojurinë e përgjithshme kohore».Aftësinë e vetë të parathënies së saktë të disa lokacioneve dhe regjioneve e përshkruante në këtë mënyrë:
Konkretësia e vendeve (në parathënie) më zbulohen nga frymëzimi (i veçantë) që më vjen prej Zotit. Vendet dhe një pjesë e kohës më tregohen nga yjet.Tri kohët: e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja së bashku me përherësinë, janë në përbërjen e revolucionit të trupave qjellorë.Mëkati i Nostradamusit nuk ishte ateizmi i tij, por mençuria dhe urtësia e cila e ngriti mbi nivelin e kohës së vet dhe jashtë saj, prandaj ai edhe sot e kësaj dite është ende gjallë dhe konsultohet gjithmonë, veçanërisht saherë që paraqitet ndonjë katastrofë me përmasa të gjera nërkombëtare .
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:45 am

Edhe pse tejet i errët dhe i pakuptueshëm, nuk ka dyshim se tek renditja e ceturijeve të parathënieve të Nostradamusit, ka ekzistuar një çelës i përsosur i deshifrimit kronologjik të ngjarjeve në vijim. Se sa ka qenë miqësia e madhe në mes të Katarina Mediqit dhe Nostradamusit, dëshmon fakti se këtë çeëls nuk e ka ditur askush, çuditërisht as më të afërmit e vet, siç ishte i biri CEZARI, ndaj të cilit kishte një dashuri dhe respekt të veçantë, por fshehtësinë e madhe ia ka besuar Katarina Mediqit. Ajo ka qenë e njoftuar për mënyrën e deshifrimit të centurieve të Nostradamusit, por jo të gjithave.Vetëm për ngjarjet që do të ndodhin gjatë një periode të caktuar kohore, gjegjësisht gjer më vitin 1792, kur duhet të vije deri tek ndërrimi i mënyrës së llogaritjes së kohës. Kjo edhe realizohet gjatë Revulucionit Francez. Kalendari i vjetër zëvendësohet me kalendarin e ri republikan . Katarina Mediqi (1519 - 1589) ishte bashkëshortja e Heriut II. Pas vdekjes tragjike të bashkëshortit, në një dyluftim, bëhet mbretëreshë e Francës (1547 - 1559). Ishte nëna e tre djemve - mbretër të Francës: Franji II, Karli IX dhe Henri III. Kjo miqësi shumë e madhe me Katarinën dhe autoriteti i saj i pakonte-stueshëm, shpeshëherë i’a kanë shpëtuar jetën Nostradamusit nga përndjekjet e vazhdueshme të inkuizicionit.
Të dytë së bashku kishin karakteristika gati të njëjta: e donin Italinë si dhe preperatet e ndryshme kozmetike dhe eliksiret. Por, para së gjithash, më së shumti i bashkonte pasioni i dyanshëm për njohuritë mistike të shkencës së okultizmit. Katarina Mediqi, edhe pse ishte mbesë e papës Klimenti VII, kurrë nuk është nguruar që publikisht të merret me okultizëm.
Mbretëresha Katarina, një ditë, e kishte ftuar Nostra-damusin në oborrin mbretëror, duke kërkuar nga ai që të para-thoshte fatin e tre djemëve të saj. Në dhomën speciale të ndërtuar për kët qëllim, Nostradamusi e fillon ritualin duke e ftuar së pari egjullin e vet për ta ndihmuar në këtë profetizim.Kjo kërkesë i realizohet tek pas 45 mbrëmjeve të njëpasnjëshme. Në pasqyrën speciale magjike nga çeliku, Nostradamusit i paraqitet salla luksoze mbretërore rreth së cilës bijtë e Mbretreshës duhej silleshin. Sa herë që do të silleshin rreth kësaj salle, aq vite do të sundonin si mbretër të Francës. Frasoa II ju soll sallës vetëm një herë, Karli IX 14 herë, kurse biri më i vogël, Henri III, 15 herë. Edhe vetë Katarina befasohet kur në pasqyren magjike vëren siluetën e paraqitur pas birit më të vogël, që sillet 21 herë rreth salle. Në këtë siluetë e dallon figurën e qartë të Henrik Burbonskit.
Me këtë ritual, Nostradamusi i parathotë Katarinës se pas vrasjes së birit të saj më të vogël, Henrit III, do të shuhet vargu i sundimit të mbretërve nga fara e fisit VALO e cila, tani për tani, kishte pushtetin në Francë. Atë do ta zëvendësonte Henrik Burbonski, që do të jetë në fronin mbretëror plot 21 vjet.
Ashtu edhe ka ndodhur!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:45 am

Katarina Mediqit, pas kësaj parathënieje të qartë dhe bindëse, i mbetej vetëm kurajoja se përmes bijve të saj do të sundonte Frencën plot 30 vjet.
Nuk kanë mbaruar parathëniet e Nostradamusit për Katarinën dhe bijtë e saj vetëm në rrethanat e përshkruara si më lart. Nostradamusi e kishte paraparë vdekjen e mbretit Henri II, dhe në këtë parathënie po ashtu ishte në vazhdimësi edhe mbetje vejë e Mbretreshës.
Zonja në pushtet do të mbetet vetëm
Pasi që i pari do të shuhet në mejdanin e nderit
Shtatë vite do të vuaj nga dhembja
Pastaj jetë të gjatë do të ketë në kohët e
konflikteve të mëdha.
Për karakteristikat gjakpirëse dhe vrazhdësisë së birit të dytë të Katarinës, mbretit Karlit IX, i cili sundoi Francën plotë 14 vjet, Nostradamusi kishte parathënë kështu:
Mbreti i egër kur ta ushtroj
Dorën e tij të përgjakur, me zjarr, hekur dhe shpatë
Kudo populli do të jetë i frikësuar
(do) Të shohin shumë të varrur nga qafa dhe këmbët.
Gjatë sundimit të Karlit IX, në një konflikt të shkaktuar, Mbreti tregohet shumë gjakpirës dhe tejet i vrazhdë. Ai, jo vetëm që ka urdhëruar mundime dhe likuidime të mëdha të përgjakura, por edhe vetë drejtëpërdrejt ka marrë pjesë në këto ekzekutime.
Dora e tij gjakatare ka qenë e përzier edhe në natën e kobshme të Bartolomeut, që ka ndodhur në Pariz, në mbrëmjen e festës së shën. Bartolomeut, më 24.08.1572, ku me bekimin edhe të vetë Papës, vetëm brenda një nate, janë likuiduar dhe masakruar pa mëshirë, me mijëra hunigotë të besimit protestant.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:45 am

Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës

Që nga publikimi i librit Les Propheties – që është botuar e ribotuar shumë herë që nga vdekja e tij – Nostradamusi ka tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjithë njerëzve që ndjekin kultin. Entuziastët e tij të shumtë, e mos të flasim për shtypim, e lavdërojnë atë për parashikimin e një vargu të gjerë të ngjarjeve kryesore që i kanë shënuar zhvillimet gjatë shekujve të kaluar.

Nostradamus (Michel de Nostredame) u lind më 14 dhjetor 1503, në qytetin francez St. Remy dhe vdiq më 2 korrik 1566. U shkollua në Avignon ku studioi filozofinë,
gramatikën dhe retorikën, përveç këtyre studioi edhe letërsinë klasike, mjekësinë, historinë dhe astrologjinë.

Nostradamus-i ishte një nga publikuesit më të mëdhenj botëror të profecive. Ai njihet më së shumti për librin e tij Les Propheties, edicioni i parë i të cilit u paraqit në vitin 1555. Që nga publikimi i këtij libri – që është botuar e ribotuar shumë herë që nga vdekja e tij - Nostradamusi ka tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjithë njerëzve që ndjekin kultin. Entuziastët e tij të shumtë, e mos të flasim për shtypim, e lavdërojnë atë për parashikimin e një vargu të gjerë të ngjarjeve kryesore që i kanë shënuar zhvillimet gjatë shekujve të kaluar.

Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi epidemia e mortajës. Në këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtë, i cili iu kundërvu kësaj sëmundjeje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një sukses të madh. Në luftë kundër kësaj sëmundje ai përdorte si mjet kryesor, aplikimin e higjienës personale dhe doza të mëdha të vitaminës C. Kur hynte në fshat të infektuar, pikësëpari kërkonte mënjanimin e kufomave nga rrugët. Pacientëve, së pari, u rekomandonte sa më shumë ajër të pastër, ujëra të pastra dhe ilaç, të cilin e kishte mbaruar vetë.

Më vonë, në kohën e një epidemie të rëndë të mortajës, Nostradamusi përjetoi një tragjedi të rëndë familjare dhe, sado që u përpoq maksimalisht t’ua shpëtonte jetën, i vdiqën bashkëshortja me të dy fëmijët.

I dëshpëruar nga tragjedia familjare, Nostradamusi filloi të dyshonte në aftësitë e veta mjekuese dhe për gjashtë vjetët vijues, brodhi nëpër Evropë poshtë-lart pa ndonjë cak. Duke kaluar nëpër periudhën më të errët të jetës, ai, për herë të parë, filloi t’i vërente aftësinë e veta të parashikimit të së ardhmes.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:45 am

Shpërthimi i mortajës në Aix, atëherë kryeqytet i Provansës, për nëntë muajt rresht, e nxiti Nostradamusin që prapë të merrej me shërimin e të infektuarve dhe të shpëtonte sa më shumë njerëz. Pas zhdukjes së mortajës, ai shpërblehet nga paria e qytetit të Aix-it me një pension jetësor.

Dhjetë vjet pas vdekjes së bashkëshortes dhe të fëmijëve, Nostradamusi vendoset në Salon dhe martohet përsëri. Në martesën e dytë i lindin tri vajza dhe tre djem. Nostradamusi e shndërroi katin e dytë të shtëpisë në një laborator (astrolaborator), në të cilin kishte mjete të ndryshme për magjitë dhe predikimet që do të bënte i mbyllur në laborator. Në këtë mënyrë në vete zgjoi vizione të çuditshme, të cilat më vonë filloi t’i shënojë.

Për disa vite me radhë Nostradamusi u mendua nëse do t’i bënte publike predikimet e tij apo jo. Përfundimisht në vitin 1550 ai për herë të parë publikoi almanakun e tij të profecive, i cili përbëhej prej dymbëdhjetë pjesëve nga katër rreshta më vonë të quajtura “strofa”. Secili strofë përmbante predikime themelore për vitin pasues.

Almanaku hasi në mirëpritje te lexuesit dhe kjo e nxiti Nostradamusin që ta vazhdonte punën e tij. Ai vazhdoi publikimin e një almanaku çdo vit pasues.


Veprën e tij më të famshme, The Centuries (Shekujt), Nostradamusi filloi të shkruante në vitin 1554, derisa shkroi dhjetë vëllime me nga 100 strofa. Shekujt I deri në IV i botoi në Lyon në vitin 1555, kurse tri pjesët e mbetura pak më vonë. Tri pjesët e fundit Nostradamusi i botoi në vitin 1558 dhe atë në ekzemplarë të kufizuar, të cilët ua shpërndau njerëzve të caktuar.

Vepra e tij Shekujt ka përjetuar botime të ribotime të vazhdueshme gjatë 400 vjetëve të fundit të historisë së njerëzimit.
Në kohën e botimit të tyre, por dhe sot, profecitë e Nostradamus-it kanë hasur në vlerësime dhe kritika të ndryshme. Kombinimet e fjalëve franceze, sllave, greke, latine dhe italiane të shkruara, në mënyrë enigmatike, si gjëegjëzave, lojëra fjalësh, anagrameve dhe epigrameve për interpretimin e të cilave duhet pasur dituri të madhe në një varg të gjerë subjektesh.

Që prej botimit të veprave të Nostradamus-it në shekullin XVI e deri me ditën e sotme, një numër i madh i studiuesve janë magjepsur me veprat e tij dhe kanë tentuar t’i kuptojnë dhe t’i deshifrojnë ato. Predikimet e tij janë të shumta dhe shumë prej tyre nuk janë interpretuar akoma.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jun 28, 2010 11:46 am

Për injorantët, mendjeshkurtrit, Nostradamus-i ishte një krijesë e dreqit. Nga filozofët, Nostradamus-i vazhdon të lavdërohet dhe të mallkohet. Poetët mbesin të hutuar nga kuptimi i strofave të tij të egra. Interpretimi është i hapur për të gjithë. Pos atyre profetike, që janë përmbushur gjatë periudhave të ndryshme kohore, askush nuk është në gjendje ta interpretojë në formë të saktë dhe finale ndonjë nga profecitë e Nostradamusit, që flasin për të ardhmen tonë. Kjo është një fushë e hapur për individë, studime të veçanta. Ndoshta edhe ky ishte qëllimi.
Ato që janë interpretuar, janë interpretuar pasi që ngjarjet kanë ndodhur dhe asnjëherë ato nuk kanë shërbyer që një ngjarje e caktuar të evitohet.

Deri në fund të jetës Nostradamusin e mbajti kthjelltësia e mendjes. Para se të vdiste, saktësisht natën e fundit, kur ndihmësi i uroi natë të mirë, predikuesi francez ia kthen përshëndetjen dhe i rrëfen se të nesërmen në mëngjes do të gdhihej i vdekur. Dhe ashtu ndodhi. Më 1 korrik 1566 Nostradamusi vdes. Varroset në pozitë vertikale (në këmbë) pasi ashtu edhe e kishte lënë porosi/amanet.

Ky predikues francez nga shekulli XVI i ka paraparë shumicën e ngjarjeve botërore. Disa nga parashikimet e tij, të bëra realitet, janë: 1. Arratisja e Ludovikut XVI në Varen, 2. Revolucioni në Francë e Rusi, 3. Dy luftërat botërore, 4. Lufta në Afganistan, 5. Epidemia e AIDS-it, 6. Hedhja e bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki, 7. Vrasja e Kennedit, 8. Shembja e murit të Berlinit, 9. Holokausti i madh gjerman dhe terrori nazist, etj. etj. Ai, gjithashtu, ka parashikuar edhe fundin e botës. Sipas tij, tragjedia në New York është pretekst për fillimin e luftës së tretë botërore, ku do të zhvillohet luftë e madhe ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve. Iniciator për këtë sipas profecive të Nostradamusit do të jetë antikrishti i tretë, të cilin ai e quan “Mabus”, i cili vjen nga Lindja e Mesme. Dy antikrishtët e parë janë deshifruar, si Napoleoni dhe Hitleri, kurse për të tretin mendohej së është Sadam Hyseini, por tani ka edhe mendime se bëhet fjalë për kryeterroristin Osama Bin Laden.

Nastradamusi e ka parashikuar edhe tragjedinë e 11 shtatorit në New York, me një varg të tij: “Në muajin e nëntë të vitit, në shekullin e ri. Një mbret i madh i Terrorit do të vijë nga qielli. Qielli do të digjet me 45 gradë. Zjarri i afrohet qytetit të ri”.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET Empty Re: MICHEL DE NOSTRADAMUS. KUSH ESHTE.....PARASHIKIMET

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi