Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të duash fëmijë me burrin...e vdekur

Shko poshtë

Të duash fëmijë me burrin...e vdekur Empty Të duash fëmijë me burrin...e vdekur

Mesazh nga Linddt Fri Jul 02, 2010 10:27 pm

Në Shqipëri mund të tingëllojë e habitshme, por në Angli dhe në Europë, është bërë një çështje vërtet e debatueshme.
Një vejushë me zemër të thyer, po përballet në Angli me një betejë gjyqësore për të pasur një fëmijë me spermën e marrë nga trupi i burrit të saj të vdekur. Historia e rrallë, tipike për tabloidët anglezë, është raportuar nga "The Sun".
Gruaja 42-vjeçare, humbi burrin e saj kur gjatë operacionit të apandesitit, diçka shkoi keq. Ajo dëshironte shumë të kishte një fëmijë. Pak orë pas vdekjes së burrit - (shkencërisht është e mundur të merret spermë nga trupi i burrave edhe disa orë pas vdekjes) - një gjykatë dha lejen që bashkëshortit të saj t'i merrej sperma.
Por, pas kësaj, nisi një betejë gjyqësore pa fund. Sepse një nga gjykatësit britanikë të familjes, (një ndër më të mirët) u shpreh kundër, duke e quajtur të paligjshme, që sperma të injektohej në mitrën e gruas, për shkak se, sipas tij, për këtë gjë nuk ishte marrë leja e burrit.
Gruaja, këmbënguli në gjyq se burri i saj i kishte thënë se ai donte një vëlla ose motër për vajzën e vogël që ata kishin lindur më parë. E pyetur nga gjyqtari nëse ajo dhe burri i saj nuk kishin diskutuar për të ruajtur spermën, ajo u përgjigj me sinqeritet: "Jo, sepse operacioni në apandesit është i lehtë dhe nuk kishim frikë se mund të ndodhte diçka".
Pasi mori një përgjigje negative nga gjyqi i qershorit 2007, ajo u lut për lejim të marrjes së spermës, duke u mbrojtur me idenë se ishte e drejta e saj njerëzore për të pasur një familje.
Në seancën e fundit, bërë javën e kaluar në Preston, gjykatësi Charles mbylli çështjen.
Në një vendim me shkrim, ai tha: "Nuk jam i bindur të them nëse është plotësisht ligjore të marrësh spermë nga një burrë i vdekur, i cili nuk ka dhënë konsensusin e tij për këtë".
Një çështje ligjore shumë komplekse. Sperma tani qëndron në një "kuti testi ligjore". Ajo mbahet në klinikën, e cila bëri dhe tërheqjen e saj nga trupi.
Ky rast sjell në vëmendje një rast tjetër të këtij lloji, atë të Diane Blood, e cila luftoi dhe arriti të fitonte të drejtën për të pasur fëmijë, duke përdorur spermën e burrit të saj, pasi ai vdiq nga meningjiti në vitin 1995. Por, burri i Dianës e kishte lënë me shkrim këtë kërkesë.
Dr. Carol Cooper, një doktor, i cili është pro kërkesës së gruas shkruan: "Një grua mund të zgjedhë atë çka do të ndodhë me organet e burrit të saj të vdekur, siç janë veshkat, apo zemra e tij. Është gabim t'i mohosh asaj të mos vendosë vetë edhe për spermën e tij".

10 vjet e ngrirë në temperaturën -195 gradë

Sperma mund të nxirret nga një burrë i vdekur brenda 24 orëve (në disa raste ndodh që sperma të merret vitale edhe pas 36 orëve pasi ai ka vdekur).
Ajo që njihet si shtatzënia e parë e bërë me anë të spermës së marrë nga një dhurues i vdekur, ka ndodhur në vitin 1998.
Ligjërisht, sperma mund të ruhet deri në 10 vjet (kualiteti i saj bie në mënyrë dramatike, pasi ajo kalon 12 vjet).
Gjatë kësaj kohe, sperma ruhet e ngrirë me nitrogjen të lëngshëm dhe mbahet në një bankë sperme, në temperaturën -195 gradë.
Por, teknologjitë e reja kanë bërë që sperma të ruhet dhe e ngrirë dhe e tharë (ose pluhur), tamam si një nga ato paketat e vogla të kafesë që përgatiten në çast.


Marr nga Shekulli
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi