Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zërat e çjerrë

Faqja 7 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 6, 7, 8, 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:39 pm

Ai.........


Ai është një mashtrues i marrë.
S'ka zemër në gjoks,ka vetëm rrena.
Jeton me ëndrra për të përçarë
Dhe përleshen me kundërshtarin si dema.

Vetë e zgjodhi këtë rrugë djalli
Dhe si djall erret edhe gdhihet.
Të mirën e fshehu tek zyra,tek sirtari
Dhe rreth qytetit si zagar lëpihet.

Ai bëhet xhind,kur të tjerët ja kuptojnë,
Hiletë,djallëzitë që i përdor pa kut.
Ulërit,kauis sikur gjëmbat e çpojnë,
Sikur prapanicës një hu vet ja fut.

Tani tërbimi mëndjen ja ka kafshuar.
Rrenat ju shteruan,uji u pre në cfrat.
I gjakosur në tru nga demi i tërbuar,
Eshtë gati dhe by....ën ta jap....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:39 pm

Ujku rojtar.....


Ca mishëgrënës ndanin gjahun;
Njëri kofshën,tjetri krahun,
Dikush kokën,dikush bishtin,
Po s'u kënaqën sa ishin.

Sherri plasi nga një sorrë
Që donte një copë zorrë.
Me të shtyra me të shara,
Nxorrën larë e të palara.

Kush makut,kush hajdut!
Njëri-tjetrit ia këput.
Tundi vëndin shamataja,
Për mëlçi u bë hataja....

Or makutër-u tha ujku
kockën e fundit pasi nduku.
Lërini,ua ruaj unë,
Sa të merrni një sy gjumë.

Të gjithë thanë:-Mirë shumë!
Dhe në qafë mëlçitë ia vunë.
Na i ruaj me kujdes
Deri nesër në mëngjes.

Kur pas gjumit u bënë hon
Gjithkush pjesën i kërkon.
Ç'pjesë-tha ujku-or qyqarë,
kini parë ujk rojtar?!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:39 pm

Sa vjen.........


Sa vjen dhe po bëhesh më e pakuptushme,
Tekat i ke rritur,mëndjen e ke krisur.
Unë të kam ndërmënd si qënie e durushme,
Si një jargavan trupit tim stolisur.

Sa vjen dhe po bëhash më pak simpatike,
Rrudhat kanë pushtuar ballin e dhe gushën.
Unë të kam ndëmënd ditën kur më prite,
Çastin kur të dy me puthje e mbushëm.

Sa vjen dhe po bëhesh krejt një thinjë e bardhë,
Ikën kaçurrelat që mbulonin sytë.
Unë të kam ndërmënd si flutur e rrallë,
Si një pulbardhë që rrezaton dritë.

Sa vjen dhe po bëhesh si njeri i huaj,
Ndofta kaq e pati e bukura jetë.
Kudo që të shkosh do vi të të ruaj
Dhe të dy do flëmë si yjet mbi retë.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:40 pm

Kam frik ti flas......

Kam frik ti flas me gojë,
Ndaj vetëm me sy e shikoja.
E bukur, e pikturuar me bojë,
Unë si një hutaq për të drithëroja.

S'është burrërore,por s'mundja,
Goja me zemrën, s'përputhej.
Ecia dhe mëndjen e tundja,
Se mos në sytë e saj më futej.

Ndodhte, kur përballeshim rastësisht.
Tiktaket e zemrës në qiell.
Fol moj gojë! Ashtu si ta dish,
Që dhe ky shpirt të shikojë një çanak diell.....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:40 pm

**************************


Ardhkërka një mosh,që s'duron më,
Vuajtjet e jetës në ëndërr të dalin.
Qejfi të ngelet për hiçmosgjë
Dhe rrudhat- brazdë pushtojnë ballin.

Nga vitet-mosh,u vyshkën lulet,
Si pacarrok faqet janë bërë.
Vjen një vetmi në tru të ngulet
Dhe ta bllokon mëndjen të tërë.

Ndaj pres me ankth të fundit orë
Si shpëtimtare të vetmisë.
Ti heqi vuajtjet si me dorë
Dhe t'ja rrëfei perëndisë...
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:40 pm

Një shpirt............


Ti ke një mëndje me zemrën time,
Një mëndje kam me syrin tënd.
Ti je nga mua dhe pak më trime,
Unë bëhem trim,kur ti më çmënd.

Ti ke një shpirt si deti- gjerë,
Si një gjiris ky shpirti im.
Zë arratisem si një erë,
Të pres dhe pak ,humbas durim.

Ti ke një botë, kup-qiellore
Dhe çdo shikim një yll që ndrin.
Un' për ty falem në faltore,
Se ke një shpirt me shpirtin tim....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:40 pm

Asgjë më tepër.....

Në pranverë,një gjeth i çelur,
Asgjë më tepër nuk jam unë.
Nga dimri i lagësht e borëderdhur,
Si një filiz mbiva pa zhurmë.

Mes ferrës dola manushaqe
Dhe ziliqar qëndroj rreth ferrës.
Si plakat ulur në sofaqe,
I tjerr pranverës ëndrrat e erës..

Në mes të pranverës asgjë më tepër,
Një gjeth i çelur ngela unë.
Ç'far plane thura i bëra vepër,
Tani gjethoj dhe pak më shumë....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:41 pm

Juve!!!!!!!


Juve, të zhytur në sharje intriga,
Që kini banjo me vaska floriri.
Tu vijë turp që sajoni të liga
Dhe s'shikoni trarin që u ka zënur syri.

E dini ju guhakër matufë,
Që vetë blloçitni mbi pjata hajduti.
Një popull të tërë e kthyet në tufë
Dhe në emër të tij çdo minutë luti.

Ç'do thotë një i marrë ardhur në vete,
Për popullin e tij si bagëtia.
Zotrinj, pa zot, Mbytuni në dete
Që të shpëtoi vet. Shqipëria...

Juve,që flisni me qejf e gajasni krevatit,
Dy dekada dëgjuar me të njëjtën gjuhë.
Mallkimin e kini: Ju shoftë rasati,
As emër mbi varr...mos ju pafshim kurrë......
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:41 pm

Ç'fatkeqsi......?!


Ç'fatkeqsi të jetosh në një qytet-burg,
Ku shum gjëra ecin mbrapsht e përsëmbrapshti.
Jeton në vetmi i strehuar si murg
Dhe daullen e veshit ta çan altopolanti.

Ç'fatkeqsi në këtë qytet-rrebelash,
Ku era e Lanës parfumos bulevardet.
Më duken njerzit si një tufë harabelash,
Që zihen e grihen për të larë hesapet.

Ç'fatkesi në këtë qytet-të marrësh,
Ku kullat s'lejojnë rrezet e diellit.
S'di se si të qeshësh,s'di se kë të tallësh,
Se të gjithë në një vrimë i bien fyellit.

Ç'fatkeqsi në këtë qytet-banderolash,
Ku për reklamë harxhohet çmëndurisht.
Ky vënd që drejtohet prej horrash,
Vdekja më e kërkuara në tregun e varfërisë.

Fatkeqsi që jeta këtu më solli mua,
Çdo ditë vdes pak edhe nga pak.
Burracakët jetën ma morën hua,
Tani më japin vdekjen si dhuratë...
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:41 pm

S'di në ç'planet po ëndërroje.....

Ti nuk më pe kur erdha mbrëmë,
Si rreze hëne mbi dritare.
Me zë të ulur këndoja këngë,
Të shoqëruar me kitare.

Ti flije gjumë e shpërkujdesur,
S'di në ç'planet po ëndërroje,
Mbi shpirtin tim qëndron e pleksur,
Si jargavan mbi buzë bën roje.

S'po ta trazoj ëndrrën e bukur,
Po bëhem njësh me ëndrrën tënde.
Si gjak në deje të jam futur,
Të të zbuloj ç'far ke ndërmëndje.....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:41 pm

*********************


Kam parë buzëqeshje,
Që përpiqen të më joshin.....
Të zgërdhira,cinike,hipokrite,
Buzëqeshje që imitojnë kodoshin
Dhe asnjë buzëqeshje nga ty si mike.......
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:42 pm

S'jam më.......


Nuk jam më ai djaloshi çapkën,
Që gjumë s'bëja e s'më vinte për gjumë.
Pranverën sillja dhe në ditët me acar,
Ndërtoja dhe prishja diga nëpër lumë.

Bota e kishte parë furinë time,
Shërbesën që i bëja dashurisë.
Tani trëmbem nga një thinjë kërthinje
Dhe më pllakos ankthi i xhelozisë......
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:42 pm

Shëmbje .....

U shëmb një pjesë e jetës me kujë,
Si një shkëmb i plakur, i thërmuar.
Plagët nuk mundja t'ia mbyllja kurrë,
Mëndja sa shpesh është turbulluar.


Nga shëmbja dola i tronditur,
I çjerrë,i grisur,brinjë thyer.
Sa shumë thyerje për të ngjitur
Muret e shpresës me baltë lyer....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:42 pm

Shënja dimri......


Po fryhen detet dhe lumenjtë,
Në male retë po nxihen.
Mbi rripa shakullepsen qentë
Dhe macet me gjuhë po krihen.

Të gjitha këto janë shënja dimri.
Sivjet parashikohet,acar e furtunë.
Në u gënjefsha me fjalë më vrini,
Më thoni "Shët" e ngordh si një pulë.

Dëgjojeni njeriun e ditur,
Prej tij s'dilni të humbur kurrë.
Po s'pati dimër,jeni të gjith të mbytur,
Se ai burrë do tu mbyti me shurrë.....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:42 pm

Si moj.....?!


Ti erdhe tek mua, ndoshta fare kot,
Erdhe e pamënd, ku të çonin këmbët.
Më qëdrove ashpër, më sillje të ftohtë,
Mbase je mërzitur, ke parë ndonjë ëndërr.

Mbase ty të solli ashtu rastësia
Dhe asgjë për mua, në shpirt s'të ka mbetur,
Ndoshta ke kuptuar,të iku lavdia
Dhe këkron tek unë, që të rrish mbështetur.

Asgjë nuk kuptoj nga mimika jote,
As nuk je krenare,as e dëshpëruar.
Si moj nuk ja gjete fundin kësaj bote,
Ke një jetë të tërë duke eksploruar.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:42 pm

S'habitem.........

Aspak nuk habitem nga tekat e jetës,
Kur s'qahet në vdekje,s'këndohet në dasma.
Nuk ndjehet pickimi nga thumbi i bletës,
Ta shesin mëndafsh,fustanin me basma.

Aspak nuk habitem nga puthjet e shtira,
Të dalurit nudo nuk më nervozon.
Tani që çudirat nuk quhen çudira,
Nuk quhet lajthitje,kur vret dhe helmon.....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:43 pm

Pa Ty.....

Pa Ty unë e ndjej veten gjysmak,
Eci rrugës e bëj aksidente.
I ulem një tjetre tek stoli në park,
Harroj shtëpi e ngatërroj apartamente.

Pa Ty mos ngelsha as tek disko "Rinia",
Ku bukuroshet të gllabërojnë me sy.
Ndaj lutem e lutem të mos ndodhi çudia,
Që ne të jemi më larg seç ndodhemi tani.....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:43 pm

E qelqët........


E qelqët më dukesh nga koka në këmbë,
Brënda shpirtit tënd dukem si pasqyrë.
Kam frik të të prek,ndaj të këndoj këngë,
Se mos më coptohesh si xham në fytyrë.

Unë eci këmbzbathur brënda syrit tënd
Dhe buzët e qelqta i puth me kujdes.
Tiktaket e zemrës si zogu mbi gjëmb,
Të shpejta të forta sikur vdekjen pres.

E qelqët më dukesh me grimca kristali,
Çdo qelizë e trupit sikur reflekton.
Copë e çikë e copa po më bluan malli,
Të rri përgjëruar mbi atë ballkon.....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:43 pm

Më duket......


Ngela me krahë të shtrirë,
Në rrugë,në shtigje e në ëndrra.
Zëmra si qënie e ngrirë,
S'lëviz e në burg rri brënda.

Më duket sikur çdogjë e humba,
S'e gziston më gas e shpresë..
Jetës,frymën ja zure me thumba
Dhe mua më le të vdesë......
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:44 pm

Për Ata.......


Në gjoks i mbështolla,vargjet e dhimbjes,
Për ata që i desha aq shumë.
Ju fala perëndimit,ju fala dhe lindjes;
Largomini lotët që rrjedhin si lumë.

Në shpirt i gëlltita metastazat e vdekjes,
Dhimbjen e shuajta me shiun e zemrës.
I laga buzët në rrugët e etjes...
Nga do që vështroj, del portreti nënës.

Për ju që ju desha e jeta s'më deshi,
Më flaku mes baltës,batakut në arë.
Zemra lëngon,asnjëherë nuk qeshi,
I gjallë po jetoj si njeri i marrë.

Dhe ëndrrat më lodhin me portrete fallco,
Vërtiten rreth meje hije mallëngjimi.
Ju desha,ju dua, të ecim së bashku,
Në ditë të lumtura,jo në ditë varrimi....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:44 pm

Ky "zanat"..........


Ky "zanat" kërkon mëndje të kthjellta,
Të njofi galaktikën e gjithçka përreth.
Çdo gjë ta preki,të hekurta,të qelqta
Dhe ta shkruai të bardhën mbi të zezë.

Ky "zanat" s'fitohet me kurse
Dhe lek për ta mësuar s'ke përse harxhon.
Sa do që ta stolisësh,s'bëhet plaka nuse
Dhe violina pa tela s'tingëllon......
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:44 pm

Eja...........

Eja ta puthim njëri-tjetrin
Me puthje botën ta mbushim.
Flamurin e paqes ta puthi dhe dreqi
Dhe paqe të lusim.....

Eja dhe çiltërsisht të qeshim,
Njëri-tjetrin ta shikojmë në sy.
Të keqen të dy ta përqeshim
Dhe të bërtasim dashuri...

Ejani të qajmë me kujë,
Hallet,mëritë që vdesin...
Sot se nesër më shumë,
Nga grindjet një luftë mund të presim......
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:44 pm

Armiku i shpirtrave........


Mes meje dhe teje ka plas xhelozia
Armiku i shpirtrave ka ngitur folenë.
Eh,sa e pacipët paska qënë padija
Që ngatërron zemrat, sikur pi kafenë.

Sa mirë kemi qënë- të padjallëzuar
Në moshën mitake asgjë s'ngatërrohej,
Tani një fallxhore në filxhan ka shkruar
Fatin tënd dhe timin ka filozofuar...

Mjafton një shkëndije e bota merr zjarr,
E paqëna bëhet një vepër konkrete,
Ti s'më do më mua,zë çirresh e shan
Xhelozi e shpirtit mbretëron më vete.....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:44 pm

Kushedi........! ! !


O Njeri, që shkon monopatit
Me ballin rrudhur dhe hapin e shpejtë.
Ti nuk je i përbuzur prej fatit,
Përse e mallkon veten e vetë?!

Kushedi se ç'bluan në kokë,
Kushedi se në ç'hall ka rënë.....
Rënkon e thotë : Mallkuar kjo botë,
Mallkuar ata që sjellin gjëmë.

Me hijen e trishtuar e friksoi rrugicën.
U mbyllën portat.S'dëgjohet zë.
Vajton kukuvajka,era tund deriçkën...
Edhe errësira me të ubë një.....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 2:44 pm

Vërtetë........


Vërtet e dashur u bëra qesharak,
Sa të shikoj skuqem edhe druaj.
S'e marr guximin të të ndaloj pak
Prandaj ky shpirt pranon të heq e vuaj.....

Qenkërka e shkruar që të vuaj
Dhe ta pranoj që s'paskërkam guxim.
Prandaj e dashur nga mua mos u ndruaj
Se paskam qënë vërtet një çun kërthinj.....
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zërat e çjerrë - Faqe 7 Empty Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 7 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 6, 7, 8, 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi