Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FJALET DHE (PA) RENDESIA E TYRE

Shko poshtë

FJALET DHE (PA) RENDESIA E TYRE Empty FJALET DHE (PA) RENDESIA E TYRE

Mesazh nga No.i.d Tue Jul 06, 2010 8:26 pm

Falët dhe (pa)rëndësia e tyre

Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, ne jetojmë dhe e vejmë në lëvizje veten me fjalë. Ka shumë njerëz që edhe kur flenë flasin. Andaj, ne edhe kur flemë, jemi të ngarkuar me fjalë. Fjalë, fjalë, fjalë...vetë, fjalë...

Siç duket, nuk ka pushim nga fjalët. Sikur nuk ekziston liria nga fjalët. Ja,shikoni! Fjalët janë shkaktar edhe të brengave tona. Nuk mund të keni brenga pa fjalë, a po? Provoni për shembull, të brengoseni dhjetë minuta , por mos përdorni asnjë fjalë. Nuk bënë! Nuk mundeni! Jemi viktimë e fjalëve.
Prezenca e fjalëve është edhe tek kontakti me të tjerët, sepse miqësia e jonë bazohet kryekëput në fjalë. Dikush ju thotë; "Oh, sa jeni të mirë, jeni të mrekullueshëm.
Kurrë në jetën time s'kam takuar një njeri sikur ju."Nuk ka dyshim se përmbajtja e këtyre komplimenteve do t'ju fascinoj . Vetëm disa fjalë të mira dhe ju do të dashuroheni të.
E, në anën tjetër, kur dikush ju kritikon dhe ju jep vërejtje , ju trazoheni, nevrikoseni dhe filloni ta urreni atë. çka është në këtë rast kritika dhe çka janë këto vërejtje?
Vetëm fjalë dhe asgjë tjetër...
Parashtrojeni vetes pyetjen: çka, në të vërtetë ne kërkojmë prej miqve tanë, fjalë me përmbajtje miradije, apo ndjenjën e afërt të prezencës së tyre? Vërtet nuk dimë, sepse kurrë nuk kemi menduar për këtë. "Shoqërim" themi! Por, me mikun mund të jemi të afërt edhe në qetësi. Provojeni këtë! Ju mund ta kuptoni njëri-tjetrin edhe në heshtje. Pa fjalë, pa llafe të kota, pa nocione dhe definicione.
A keni tentuar ndonjëherë, me dike që e doni, të qëndroni të vetmuar dhe në heshtje?
Jo! Posa ta takoni mikun filloni të flisni duke e shkatërruar tërë atë bukuri që është aty prezentë. Ta zëmë, shkojmë më piknik dhe qëndrojmë në një vend të mrekullueshëm. çfarë bëjmë? ? menjëherë fillojmë të flasim. Të bëjmë muhabet.
A ju kujtohet ndonjëherë që në automobil keni qenë me dikë dhe në këtë vozitje nuk keni folur fare? Jo, sepse ne kemi nevojë ta mbushim mendjen tonë me zhurmë. Sa më tepër të jemi të shqetësuar, aq më tepër e forcojmë zërin e muzikës në magnetofon. E ndiejmë se kjo na qetëson, sepse sa më shumë të jemi të stresuar aq më pak e dëgjojmë zhurmën.
Sa më shumë mbështetemi në fjalë, aq më tepër jeta e jonë është e cektë. Kur ta kuptojmë parëndësinë e fjalëve, tek atëherë ndjejmë se jeta ekziston edhe më thellë. Tek atëherë kemi filluar t jetojmë, sepse çdo gjë që është e vlefshme dhe e kuptimtë në jetë, nuk mund të shprehet me fjalë. Eksperienca e dashurisë së vërtetë nuk mund të shprehet me fjalë. Miqësia, falënderimi dhe mirënjohja e sinqertë nuk mund të shprehen me fjalë. E bukura nuk njeh fjalë!
Keni lexuar dhe dëgjuar shumë ligjërata për dashurinë.
Interpretime madhështore të shprehjes artistike. Poezi me vlera botërore. Besa, disa sosh i keni shkruar edhe vetë. Aq bukur fliten dhe thuren fjalë për dashurinë saqë ato nuk na lënë pa mbresa. Ne ato i kujtojmë, i shënojmë, i shkruajmë. Na duken interesante për një kohë, por sado që merremi mekanikisht me to, nuk do të ndodhi asgjë në ne. Zjarri nuk do të digjet në brendësinë tonë. Por, nëse e jetojmë dashurinë e vërtetë, nuk do të kemi nevojë për aq fjalë dhe fjali. Do të mjaftoj vetëm një shikim, një mendim...ose thjeshtë vetëm një prezencë.
Të gjithë ne jemi të ndërtuar nga substanca e quajtur dashuri.
Andaj, pse thjesht, nuk tentojmë të mbetemi me vetveten, të jemi në heshtje dhe ta përjetojmë çastin se ne vetë jemi dashuri?
Mbajeni mirë mend! Gjithmonë kur t'i anashkalojmë fjalët, tek atëherë paraqitet dashuria!
A i keni vërejtur ndonjëherë me vëmendje zogjtë? Ata këndojnë me ritëm. Pa ndonjë shoqërim instrumental. Kënga e tyre është joshëse dhe përfshirëse. Por, për përjetimin e kësaj vepre të momentit na duhet qetësia. Heshtja dhe vetëm heshtja...!
Kur jemi të zhytur në qetësinë tonë të brendshme, mund t'i dëgjojmë këngët e zogjve dhe intervalet e pauzave në mes të këngës së tyre.
Kjo është vërtetë një fenomen i mrekullueshëm, një përsosmëri në kreacion.
Provoni të shkoni më thellë! Në brendinë e qenies sonë të vërtetë, sepse aty është muzika që lëvizë sipas ritmit të trupit tonë dhe ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë.
Kur, vërtetë, të kuptojmë dhe të bindemi se fjalët janë joadekuate dhe të parëndësishme në jetë, dijeni se, tek atëherë kemi arritur në njëfarë kuptimi të jetës. Tek atëherë kemi filluar seriozisht të lëvizim thellë në ekzistencë...
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi