Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga bota Islame

3 posters

Faqja 16 e 23 Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 19 ... 23  Next

Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:35 pm

Raport ekskluziv / Në Shqipëri ka 638 xhami dhe 1119 kisha


http://www.tiranaobserver.com.al/al/index.php?option=com_content&task=view&id=6374&Ite mid=26

Shkruar nga Entela Resuli
e shtunë , 16 gusht 2008
Deri më sot nuk ka pasur një bilanc zyrtar sesa është numri i objekteve të kultit në Shqipëri. Por së fundmi janë komunitetet fetare ato që komunikojnë numrin e ndërtesave të tyre. Në Shqipëri ndodhen 638 xhami dhe 1119 kisha. Drejtues të komunitetit ortodoksë thanë për gazetën "Tirana Observer" ky besim fetar ka 425 kisha ortodokse. Drejtuesit e besimit katolik deklaruan në vend numërohen 694 institucione fetare të këtij besimi.
Ndërsa nënkryetari i Komunitetit Myslyman Saimir Rysheku, thotë se objekte fetare të besimit mysliman janë 568 xhami dhe 70 tyrbe të sektit bektashi. Në një raport ekskluziv, "Tirana Observer" boton numrin e saktë të objekteve të kultit, sipas të dhënave të vetë drejtuesve të këtyre komuniteteve. Një pjesë janë objekte të rikonstruktuara, që kanë histori qindravjeçare. Ndërsa pjesa tjetër janë objekte që ndërtohen për herë të parë. Shtrirja gjeografike e tyre është në gjithë vendin. Ndërsa dendësia e objekte varion sipas numrit të besimtarëve për çdo komunitet. Në total numri i objekteve fetare të të gjitha besimeve në Shqipëri është 1757.

Objektet fetare
Numri më i madh i objekteve fetare i takon besimit katolik, që në fakt rezulton se ka dhe më pak besimtarë. Kisha katolike në Shqipëri janë 694, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 1989 të numrit të besimtarëve, rezulton se katolikët zënë 10 për qind të popullsisë. Në vend të dytë për objektet e kultit renditet besimi mysliman. Ndërkohë që ky besim ndahet në disa sekte, por dy rrymat kryesore të tij në Shqipëri janë synijtë dhe bektashinjtë. Numri i xhamive në vend është 568, ndërsa numri i tyrbeve, që janë dhe objekte kulti të bektashinjve, është 70. Në vend të tretë renditen objektet e kultit të besimit ortodoks. Në gjithë vendin, sipas të dhënave zyrtare të Kishës Ortodokse, numërohen 425 kisha. Në numrin e këtyre objekte nuk bëjnë pjesë vetëm ato që shërbejnë për ritualet fetare. Një pjesë e mirë e tyre shërbejnë dhe si ambiente edukimi për brezat e rinj të klerikëve. Por rëndësia më e veçantë e tyre ka të bëjë me vlerat kulturore dhe arkitekturore. Pjesa më e madhe e objekte kanë rëndësi historike dhe shërbejnë për të identifikuar periudha të veçanta të historisë së vendit.

Ndërtimi i objekteve fetare
Duke u bazuar në shifrat e komuniteteve fetare, rezulton se edhe pse myslimanët përbëjnë pjesën dërrmuese të popullsisë, numri i objekteve fetare që kanë ndërtuar është shumë më i vogël se objektet katolike dhe ortodokse. Të dy besimet kristiane kanë në total 1 119 objekte fetare në vendin tonë. Ndërsa besimi mysliman, duke përfshirë të gjithë sektet e tij, ka 638 objekte kulti. Nuk dihet se përse vjen ky disproporcion, por nënkryetari i Komitetit Mysliman, Saimir Rysheku , thotë se objektet e këtij besimi nuk janë rikonstruktuar të gjitha, ndërsa një pjesë e tyre janë shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme. Vlen për t'u theksuar se mungesa e xhamive ka sjellë nevojë urgjentë të ndërtimit të tyre, pasi vendet dhe hapësirat që besimtarët e shumtë të kryejnë ritet e tyre janë të pakta.

Krishtërimi, myslymanizmi, zhdukja e fesë e deri te
rikthimi i të drejtës së besimit, historia e fesë në Shqipëri
Shqipëria veç harmonisë fetare duket se është dhe pasqyra më e mirë e të gjitha besimeve kryesore sot në botë. Duke iu referuar studimeve të shumta të historianëve, rezulton se fillimet e besimit fetar në Shqipëri nuk janë të shkëputura nga pjesa tjetër e botës. Lindja e Krishterimit, që i dha dhe fund paganizmit, do të gjente mbështetësit e vet në vendin tonë, që në shekullin e parë pas lindjes së Krishtit. Kronikat antike përmendin se një prej apostujve të Jezu Krishtit ka predikuar mësimet e ungjillin në Iliri. Një fakt që e rendit vendin tonë si një prej të parëve që përqafuan Krishterimin. Shën Pali shprehet se, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit" (Romakëve 15:19). Ndërsa apostulli Andrea, mendohet se ka predikuar në Epir. Dhe, bëhet fjalë për vitet 40-50 të shekullit të parë. Por edhe besimi ortodoks reflekton qartë ndarjen e dy kishave në vitin 1054. Ndarja e Krishterimit mes Katolicizmit në Perëndim me qendër në Romë dhe Ortodoksisë në Lindje me qendër në Kostandinopojë, u reflektua dhe në popullsinë shqiptare të saj kohe. Por, nëse dy besimet e para u reflektuan në pak vite në Shqipëri, Myslimanizmi do të vinte në Shqipëri gati gjashtë shekujt pas lindjes së tij. Të gjithë studiuesit bien në një mendje kur thonë se Myslimanizmi erdhi në Shqipëri gjatë shekullit të 14-të. Islamizmi në Shqipëri konsiderohet jo burimor, me një fjalë i ardhur nga pushtuesit. Ndërtesat e para fetare të besimit islam i përkasin shekullit 16 dhe 17.

Objektet e kultit mes shërbesave dhe artit
Objektet e kultit në Shqipëri nuk kanë shërbyer gjithmonë në shërbim të fesë që përfaqësojnë. Në shumë raste fati i tyre ka qenë edhe më i keq, së pari, janë përdorur për t'iu ardhur në ndihmë besimtarëve dhe fesë së tyre. Por jo vetëm kaq, viti 1967 e ktheu Shqipërinë në të vetmin vend ateist në botë. Diktatura e atëhershme i prishi kishat, xhamitë dhe teqetë. Pra, në Shqipëri që nga viti 1967 e tutje nuk kishte njeri që ndiqte zakonet fetare hapur. Kështu shumë nga këto objekte kulti u shkatërruan dhe u përdorën tërësisht për tjetër funksion. Shumë xhami përdoreshin si magazina të grurit apo të duhanit e kështu me radhë, ku nuk mungon dhe rasti i Shkodrës, që një xhami u bë sallë kinemaje. Këto vepra arti të ndërtuara me aq mjeshtëri nga arkitektët më të mirë shqiptarë dhe të huaj arritën të katandiseshin në atë mënyrë.

Objekte e kultit
Janë objekte kulti që i shërbejnë një feje të caktuar, por në tërësi kanë historinë dhe vlerat e tyre. Janë të veçanta për nga mënyra e ndërtimit dhe si të tilla edhe për nga vlerat arkitekturore. Historitë e ndërtimit fillojnë me qytetërimin përkatës të këtyre feve. Në vendin tonë 22 xhami janë cilësuar nga Instituti i Monumenteve, "Monument Kulture". Sipas vetë besimtarëve të kësaj feje, xhamia duke qenë rrënja e qytetërimit, në të njëjtën kohë është dhe fryti më i madh i këtij qytetërimi. Çdo qytetërim ka periudhën e tij të ndërtimit dhe në fund pasqyron arritjen më të madhe të tij, pra artin. Në qytetërimin e Islamit xhamia ka një vend shumë të veçantë. Ajo nuk përmban vetëm punimet artistike brenda saj, ajo mban dhe pasqyrimin e besimit të myslimanëve. Xhamia nga një anë mban në vete estetiken e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetër mban në vete atë shenjtërimin që i takon dhe këto të dyja i mbart nga një kohë në tjetrën e kështu i bën të pavdekshme.

Arti
Objektet fetare në vetvete mbajnë një mister për nga ana e ndërtimit të tyre. Në momentin e parë që i shikon e përballesh me to, të ngjajnë të paarritshme nga ana e arkitekturës. Këto objekte vijnë nga një pjesë e historisë sonë dhe zhvillimit të artit ikonografik deri te bota e mistershme e kultit në fshehtësi dhe nga ana tjetër e zbulimit të këtyre perlave nga çdo shikim i mprehtë vendas e i huaj. Të veçantë për nga stili i ndërtimit, kanë kaluar përmes shekujve të historisë së njerëzimit ulje-ngritjet e këtyre monumenteve që kanë ardhur të gjalla deri në ditët tona. Që nga tërheqja për të shndërruar në art figura të shenjtorëve dhe për të ringjallur botën shpirtërore në një objekt kulti, deri te zbrazëtirat nga lënia bosh dhe braktisja e tyre, djegiet e persekutimet, interesi turistik, por edhe ndryshimet demografike të dhjetëvjeçarit të fundit, duket se këto objekte që popullojnë, tashmë kanë të përbashkët historinë dhe trashëgiminë, por edhe ruajtjen e tyre nga komunitetet.

Xhamitë
Xhamitë janë objektet e kultit më të vjetra në vendin tonë. Kjo dhe për shkak të ndikimit të tyre. Arkitektura dhe vlerat kulturore janë të shumta. Xhamitë për myslimanët janë gjurmët e historisë së tyre, për këtë arsye kudo që kanë emigruar, puna e parë e tyre ka qenë ndërtimi i këtyre veprave madhështore dhe elegante. Xhamia nuk përmban vetëm punimet artistike brenda saj, ajo mban dhe pasqyrimin e besimit të myslimanëve. Nga një anë mban në vete estetiken e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetër mban në vete atë shenjtërimin që i takon, dhe këto të dyja i mbart nga një kohë në tjetrën e kështu i bën të pavdekshme.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:35 pm

Tyrbet
Tyrbetë e teqet janë shembuj të një mjeshtërie të lartë ekzekutimi të arkitekturës, por në veçanti të brendisë, tavaneve dhe vitrazheve. Kryegjyshata Bektashiane e gjithë botës gjendet në Shqipëri, ata janë myslimanë të karakterizuar nga një tolerancë fetare ndaj të tjerëve. Bektashizmi e mori këtë emër pasi si institucion fetar u organizua nga i shenjti Hunqar Haxhi Bektashi Veliu. Shenjtëria e Tij është nga Persia dhe lindi në qytetin Nishapur, që ndodhet në rrethet e Khorasanit, në vitin 1248 pas Krishtit. Bektshizmi është pjesë e fesë muslimane, feja e këtij sekti mbështetet në kuran, por ndryshojnë nga këta të fundit në disa rite.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:35 pm

kishat Ortodokse
Kisha ortodokse është një prej besimeve më të përhapura të krishtera, me një numër prej afro 214 milionë besimtarësh, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Dy besimet tjera, katolike dhe protestante kanë 1027 dhe 316 milionë besimtarë. Në Lindje ortodoksia greke bashkon më se 11 për qind të besimtarëve. Kishat ortodokse të kombeve të ndryshme janë autoqefale të pavarura. Auto-vetë dhe kefalo-kokë, çka do të thotë se drejtohen vetë, por pranojnë një kryetar nderi të Patriarkanës se Konstandinopolit; kishat ortodokse me të rëndësishme janë ato greke, ruse, serbe dhe ajo rumune.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:36 pm

kishat Katolike
Kisha katolike është kisha që njeh primatinë e peshkopit të Romës. Ajo lindi në vitin 1054 pas skizmës së madhe që ndau bashkësinë e krishterë në dy pjesë kryesore, në kishën lindore dhe atë perëndimore. Ajo pretendon se në të qëndron trashëgimia e kishës universale të themeluar nga Jezu Krishti, fjala katholikos do të thotë pikërisht universale. Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Evropës që u has më hershëm me krishterimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Krishterimi është feja më e madhe në botë me mbizotërim. Numri i të krishterëve vlerësohet t'i ketë kaluar në 2.1 miliardë njerëz apo 33 për qind e popullsisë botërore në vitin 2007.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:36 pm

Politik shqiptare qe edhe kosovaret po inspirohen, edhe nje kish evangjeliste eshte projektuar per ta animuar qytetin e Prishtines e per ke ? Për dy, tre veta,... kurse muslimanet vazhdojn duke u falur neper trotuare, parkingje, dyqane me qira etj podrume te mykura kurse jasht kesaj vere temperaturat kan qen deri ne 40°C rrugëve, e pse ter kjo padrejtesi keshtu ?,... vetëm pse dirigjuesit e tan jan IDIOTA, jan te mir per te huajt e te kqinj per te vet !
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:36 pm

Ne vitin 1991 kemi ardhur familjarisht ne Tirane. Ajo ka qen periudha qe u rrezua sistemi komunist ne Shqiperi. Dhe Feja po behej perseri e lire.
Mbaj mend qe ne vitin 1991 ketu ne Tirane duke mbajtur radhe tek cezmja per te mbushur uje, po bisedonin grate rreth nje problemi qe ishte i kohes, dhe njera nga grate tha :- "Kete pune vetem ZOTI e di". Kjo ka qene hera e pare qe une e kam degjuar fjalen Zot. Te them te drejten me beri shume pershtypje edhe me fitren e njeriut ndjeva vevetiu madheshtine e krijuesit. Mu duk sikur e njihja ate fu*** edhe pse hera e pare qe degjova per te. Qe ai dinte gjithcka! Edhe pse kan kaluar 16 vjet e mbaj mend shume mire ate situate sikur te ishte dje.


Mbasi hyra ne klase te pare ne 1992 nga fundi i vitit shkollor qe ne kishim mesuar te lexonim na erdhen ndihma nga ca "njerez te Zotit", ishin disa misionare Italiane. Secilit prej nesh ne klase ju dhane nga 7 cokollata dhe nga 2 libra. Nje liber ishte per ngjyrosje e tjetri ishte per historine e "jezusit" me figura dhe lexim, me keto gjera feja e krishtere i fitoi zemrat shokeve te mi te klases. Te njejtat gjera qe kishte tek historia e "jezusit" qe na u dha tek libri jepeshin edhe mbasdite ne Televizion me film vizatimor. ishte nje robot i kuq qe kthehej ne kohe edhe kthehej ne kohen e profeteve te ndryshem sipas versionit te krishtere. Me keto gjera qe na rrethonin une dhe shoket e klases nuk benim gje tjeter vetem se flisnim per keto ne shkolle. Na pelqenin me pak fjale, te gjith ne i kishim prinderit ateiste sepse feja kishte 2 vjet qe ishte "liruar" edhe nuk na pengonte gje qe ti besonim keto gjera. Ne fund te fundit ne besonim edhe babagjyshin e vitit te ri. Te krishteret ishin gjithmon te gatshem te na merrnin neve ne Kishe e te na mesonin me shume rreth Jezusit.



Por lidhja me keta “njerez te Zotit” nuk zgjati shume sepse feja ishte liruar dhe xhaxhai im donte qe familja te ndiqte traditen e gjyshit tone bektashian. Pasi ne Fshati im eshte vendi ku ka lindur bektashizmi. Dhe per festen e ashures ai na mori te gjith ne femijet e fisit ne feste. Por mua nuk eshte se me terhoqi shume, pasi aty nuk pash gje tjeter vecse qe kendoheshin poezi dhe disa piktura te imam Aliut. Ndryshe ndodhi me villain tim, I cili u be nje bektashi I devotshem. Dhe gjithmon ne shtepi fliste per Imam Aliun dhe per bektashinjt ne ate periudhe. Ndryshe ndodhi me cunin e xhaxhait, ai emigroi ne Greqi dhe nuk e di arsyen por u fut ne shkolle per tu bere prift. Dhe pak kohe me vone e ndryshoi fene e familjes se xhaxhait duke I kthyer ata ne Ortodox dhe keshtu un nuk pata me mundesi te shkoja ne Teqe.

Mbasi kaluan 2 vjet te tjera shkova ne klase te katert, afer shtepise time tek nje fushe e madhe u bene disa ndertesa 1 kateshe, ku ne to kishte klasa 1 vend me stola per kendim 1 kishe edhe ambiente me kompjuteraDhe 1 dite me thot nje shoku im jo i lagjes, qe aty tek ky vendi i rrethuar me shume ndertesa ( qe quhej ADRA nje sekt I krishtere ) Te mesojne ti biesh kitares, aty mund te kendosh ne grup, ka kaseta te verdha per kompjuter nintendo etj. vendosa te shkoja 1 dit te shtune, dhe me pelqeu shume. Aty flitej per histori te ndryshme profetesh, kendonim, benim lutje te gjith bashke, etj. Mbasi shkova 2 here me kete shokun u njoha me 2 mesues shqiptar aty, ishin te rinj nje djal qe quhej Elvis dhe nje vajze me emrin Genta. Dhe betohem ne Allahun e madh qe shkoja gjithmon aty edhe mbas 1 muaji kam marre aty rreth 12-13 shoke e shoqe te pallatit tim edhe shkonim aty jave per jave. Vet edhe pse isha 10 vjec shpesh here drejtoja lutjen per te gjith shoket e mi. Por desh Allahu i madh qe ne 97 na u shkeputen lidhjet me miqte tane te kishes. Sepse ne vitin 1997 ne Shqiperi shpertheu lufta civile e Bankave dhe Amerikanet u larguan nga Shqiperia.

Nuk kaloi shume kohe te aferm te mi mereshin me deshmitaret e Jehovait, deri ne ate pike sa ne vitin 97 ku nuk kishin ku te mblidheshin deshmitaret e jehovait prej luftes mblidheshin ne shtepine e te afermve te mi. Fillova edhe une te shkoja tek ta, edhe u bera me mesuesin tim personal qe vinte 2 here ne jave ne shtepine time . por nga pyetjet e mia te shumta qe i drejtoja atij ai dha doreheqje sepse e kapja me llafet e veta, isha me fat qe nuk dinte shume rreth fese se vet. dhe perseri ngela pa fe.


Duke pas parasysh qe ne 98 isha ne klase te gjashte, edhe isha nxenes me foto ne mur te shkolles e mesoja mire biologjine edhe arrita ne perfundimin qe njeriu kishte prejardhjen nga majmuni sepse tekstet e librave tone shkollor jane akoma ato te komunizmit edhe ne ditet e sotshme. Por gjate kesaj periudhe vuaja shpesh kur isha ne shtrat sepse mendoja per vdekjen time dhe se si me dukej qe un mbas vdekjes nuk ndieja asgje njesoj sikur ne gjume dhe te tjeret jetonin e bota evulonte. Ka qen nje periudhe shume e keqe per mua. Shpesh here kur zihesha me prinderit me vinte te vrisja veten. Edhe pse I kisha te gjitha te mirat qe nje femije mund te kishte ne ate kohe.

Ne 1999 isha ne ekip futbolli. Dhe aty mbaj mend qe nje shok i ekipit i tha shokeve te tjere:- O cuna nuk di si do ja bej per ndeshjen neser se do me piet uje se jam me Ramazon. Me beri pershtypje se si ky shoku i imi rrezikonte ndeshjen vetem se mbante Ramazan. Ne ate periudhe edhe pse jetes time i kisha dhene drejtim e kisha ndare mendjen qe do behem futbollist ndieja qe akoma nuk isha i plotesuar e nuk i kisha dhene hakun vetes time. Dhe kisha nje ndjesi te brendshme per seriozitetin e fese muslimane. Sepse I kasha pare ne televizor kur falnin bajram. Por aty kishte vetem pleq.
Dhe i them ketij shokut te me merrte ndonjeher me vete ne xhami se desha te shikoja si faleshin se vetem per Bajram i kisha pare ne TV. Me pyet shoku :-musliman je qe te te marr? Po, po i thashe musliman por me vjen zorr te iki vetem. ( as vet se di si i thash qe jam musliman ) Dhe te nesermen mbas stervitjes shkoj me shokun ne Xhami per namazin e akshamit kishin ngelur edhe 10 dite nga Ramazani. Ka qen data 27 dhjetor 1999.
Normale qe mbasi hyra ne xhami pash tjeter gje nga ajo qe kisha menduar. Te gjith shume te sjellshem me njeri tjetrin, shume te thjeshte, edhe me pelqeu shume qe hanin buke me njeri tjetrin ne katin e dyte per iftar. Desh Allahu i madh qe te nesermen agjerova dhe une dhe gjithashtu u ula hengra buke me te tjeret. Dhe ditet me vone I mora te gjith shoket e mi ne xhami. Te gjith e dalluan qe un isha fillestar dhe te gjith me buzeqeshin, nuk me shikonte njeri me inat. Shoku qe me solli ne xhami nuk mund te vinte per dite, sepse nuk e lejonin prinderit, dhe ai me prezantoi me nje djal tjeter, qe un te shkoja per dite dhe te mesoja me shume per Islamin. Kaluan pak muaj dhe mu dha rasti te shkoja ne nje kamp per 10 dite e te merrja mesime intensive per Islamin. Aty ishin 2 profesora nga MEKKA Abdurrashid dhe Sami quheshin. Un vetem suren Fatiha dhe Keuther dija ne ate periudhe. Aty ne kamp mesova ajetin kursij, dhe 8 sure te fundit te Kuranit. Nga 1 sure cdo dite. Te dy profesorat ishin shume te dashur vecanrisht me mua. E para se isha I ri ne Islam ne krahasim me te tjeret dhe e dyta se isha me I vogli. Diten e pare aty sapo mbusha 14 vjec. Aty mesova cdo gje, per 10 dite. Dhe pasi u ktheva nga kampi 10 ditor me muslimane. E gjith jeta ime ndryshoi. Mbaj mend qe kisha turp te kthehesha ne shtepi se ndihesha shume fajtor per sjelljen time me prinderit qe kam pasur me perpara. Dhe se keni idene sa jam turperuar kur u perballa fytyre me fytyre me nenen time kur po ngjisja shkallet. Nuk bera gje tjeter vetem ula koken dhe ika, se nuk e shikoja dot pasi I kisha bere shume padrejtesi.
Nuk e mbajta dot veten, mbasi qe ditet e fundit kur isha ne kamp vetem qaja ne dark. Po ashtu edhe diten e fundit mendoj se kam qare per 10 ose 12 ore pa pushuar.

Sot eshte data 27.12.2007 Kan kaluar fiks 8 vjet nga koha kur un kam pranuar islamin. Falenderimi I takon Allahut qe me udhezoi. Dhe e lus ate qe te mos behem prej atyre njerezve qe devijojne nga rruga e drejte mbasi jane udhezuar. Pasi shume shok te mi musliman kan devijuar. Pothuajse 70% nuk falen me rregullisht. E vetmja gje qe kam per synim eshte vetem te vdes si musliman.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:36 pm

A DO TE SHPETOHET EKONOMIA GLOBALE NGA FINANCA ISLAMIKE?


Nga : Sabina Morandi
http://www.islam- online.it/econ_isl. htm
http://www.ariannae ditrice.it/ articolo. php?id_articolo= 17883
Perktheu :Vajada Keçi Manjani


Le te udhetojme pak ne kohe: Prill 2010

Nje ndihme e pa pritur mberrin nga vendet arabe per te ndalur krizen e likuiditetit qe po terheq ekonomine perendimore ne gremine. Financa Islamike e cila per arsye fetare e ndalon spekullimin nuk eshte prekur nga infeksioni i kredive per shtepi i cili pushtoi Shtetet e Bashkuara. Ndihma ofrohet ne kembim te shitjes se naftes ne euro per te kompensuar efektet e zhvleresimit te dollarit. Ja ku kryeqytetet evropiane pranojne me mjaft entuziazem kete propozim, ndersa Shtepia e Bardhe per arsye thjeshte ideologjike, preferon t'iu leshoje bankave kineze asetet e saj, banka te cilat jane tashme prej vitesh kreditoret kryesore te Shtepise se Bardhe. Keshtu, ne Bruksel dekretohet se: qe ketej e tutje do te kremtojme se basku me muslimanet mbylljen e Ramazanit ne shenje mirenjohjeje. ..
Fantashkence? Ne fakt kemi ecur pak perpara me parashikimin tone...ndaj le te kthekemi ne te tashmen. Behet fjale per pak muaj me pare, ne shkurt te 2008 kur ne mes te krizes se kredive per shtepite qe zuri Shtetet e Bashkuara, ne Bahrejn, nje nga shtetet me te pasura te Gjirit Persik u organizua nje summit mbi financat Islamike.
Pikerisht ate dite, ne menyre befasuese guvernatori i bankes qendrore Rashid el Maraxh dha nje deklarate per gazetaret e agjensise se lajmeve REUTERS ne te cilen tha:
" …Biznesi i financave Islamike nuk eshte prekur nga pasojat e krizes se huave Subprime (hua teper te rrezikshme te karakterizuar nga nje perqindje interesi dhe rrezikshmeri e larte - wikipedia sh.p). Perkundrazi, kriza e kredive mund te favorizoi perhapjen edhe jasht tregjeve te Gjirit Persik apo atyre Aziatike te prodhimeve financjare ne perputhje me parimet Islame..."
Mbas kesaj deklarate tronditese, guvernatori ilustroi te dhenat e fundit te mbledhura nga instituti bankar Abcb.bh sipas se cilave vlerat e paketave BOND dhe vlera e huave te te cilat jane ne perputhje me rregullat e Kur'anit arrijne 5 miliard dollare.
Keto shifra jane me se te besueshme. Shume analiste parashikojne se ne vitin 2010 fondet ne perputhje me rregullat e Islamit do te gjenerojne nje xhiro e cila do te kape shifrat e qindra miliardave dollare, vlere e cila do te rritet çdo vit me nga 15%. Ky biznes pothuajse nuk u perfshi fare nga kriza e kredive per shtepi e cila preku ShBA-n.
Guvernatori i Bankes Qendrore te Bahrejnit iu pergjigj me miresjellje gazetareve te habitur nga keto rezultate:
"Feja jone, i ndalon huate e bazuara ne interes, apo ne tregetine e borxhit, çdo produkt financiar duhet te jete transparent dhe mbi te gjitha duhet te perputhet totalisht me rregullat Kur'anore."
Investitori musiman kurrsesi nuk mund te bleje produktet financiare komplekse, si per shembull famekeqi " colaterized debt obligation" i cili paraqitet enigmatik dhe i pa kuptueshem. Njeri prej shkaktareve kryesore te furtunes qe solli uragani subprime ne Amerike.
Ne vitin 2007 Arab Banking Corporation (Abcb.bh) pesoi humbje te konsiderueshme per shkak te titujve subprime, humbje qe arriti ne 38%. Kjo krize perfshiu pjesen e sherbimeve tradicionale te ofruara nga kjo banke dhe kurrsesi nuk preku llojin e ri te sherbimeve financjare , ato ne perputhje me ligjet Kur'anore. Sherbime qe banka Abcb.bh ka vene ne dispozicion te shume klienteve te saj sikurse kane bere dhe shume banka te tjera.

Pra akoma nuk kemi arritur ne kolapsin imagjinar te ilustruar ne fillim te ketij shkrimi, por mund te themi fare mire se financa boterore vazhdon te dobesohet nderkohe qe fenomeni i ri i finances islamike tashme eshte mjaft i konsoliduar, te pakten sa per te terhequr vemendjen e Perendimit.
Behet fjale per rreth 200 institucjone financiare, me rreth 400 miliard dollar fonde, te cilat rriten me nje ritem vjetor prej 20% nga te dhenat e tre vjeçarit te fundit, kjo duke detyruar institucionet te vendosin tregues te posaçem per to; si shembulli i "Down Jones Islamic Index". Behet fjale per nje miliard e gjysem musliman te perhapur ne te gjithe planetin.
Ky zhvillim i pa pritur vjen per pasoje e shume faktoreve. Ne fillim ishte Arabofobia e post 11 Shtatorit e cila shtyu shume muslimant te terheqin kapitalet e tyre nga bankat e ShBA duke i investuar gjetke. Kujtojme qe sasia e ketyre kapitaleve u rrit ne menyre eksponenciale pas vales se ngritjes se çmimit te naftes. Me pas erdhi renia e menjehershme e dollarit dhe ne fund kriza e kredive te shtepive. Kjo e fundit shkaktoi nje arrati te menjehershme te kapitalit nga tregu imobiliar ne kerkimin frenetik te vendeve me te sigurta per depozitimin e parave. Dhe ja ku "fondet e Kur'anit" dalin ne menyre te papritur si vendi me i mire per kete qellim.
Ajo çka me teper te ben pershtypje eshte se vendet islamike kane arritur te bejne nepermjete fese ate çka vendet perendimore nuk arriten te bejne me ane te etikes: Ndertimi i nje sistemi financiar te shendoshe, i lidhur ngushte me realitetin produktiv dhe te jene te mbrojtur nga infeksioni i ekonomise kriminele. Loretta Napoleoni ne librin e saj "Ekonomia maskareshe, ana e erret e nje rendi te ri boteror", pohon se : "Financat Islamike nuk pranojne institucjone si hadge founds apo private equity te cilat meren me shume fishimin e parave duke i spostuar drejt investimeve me rrisk dhe rendiment te larte.
Paraja, nje mjet i prodhimtarise ! Keshtu paten pohuar fillimisht Adam Smith dhe David Rikardo. Ky parim gjendet i ngurosur edhe ne Sukuk, obligacjonet Islamike te cilat duhet te jene te lidhura me investimet reale. Nje shembull eshte ndertimit te nje autostrade me pagese te cilat nuk kane mundesi te kene qellime spekulative.
Per me teper rrespektimi i konceptit te" haramit" jo vetem qe garanton se aktivitetet financiare te ushqyera nga parate tona te mos i afrohen aktiviteteve si prodhim-shperndarja e alkoholit , duhanit apo mishit te derrit. Por ka te bejne edhe me aktivitete te tjera te cilat Kur'ani i ndalon, si trafikimi i armeve, kumarit apo pornografise. Ketu bien dakord dhe shume laike apo besimtare te feve te tjera. Por kete shume pak banka perendimore e garantojne. Siç dihet gjer ne fund te mesjetes edhe krishterimi e denonte fajden e cila ishte mareveshja per pagimin e nje huaje me interesa te pa perballueshme dhe shpesh here abuzive.
Thenia e famshme aristoteliane "paraja nuk mund te gjeneroj parene" zuri nje vend te rendesishme ne koncilin e dyte te Lionit me 1274. Ne te u ndalua kategorikisht fajde-ja duke e konsideruar si shitja e parave dhe marja e fitimit te saj ne nje moment te dyte, sipas pjesemarresve te ketij koncili marrja e interesit nuk mund te justifikohej nga "kalimi i kohes" duke qene se ne ate epoke "koha" konsiderohej si prone publike e cila nuk mund te shitej apo blihej. Ndaj kjo u konsiderua si mekat sado te ishte perqindja e interesit.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:36 pm

vazhdimi...

Ky ndalim aristotelian dhe evangjelik u harrua me perhapjen e tregjeve ne te gjithe boten ndaj me kalimin e kohes ai mbeti vetem ne Islam.
Ne 1970 u krijua Organizata e Konferences Islamike (OKI) me qellimin kryesor bashkimin e vendeve muslimane ne shume aspekte.Ne kete menyre u kthyen ne plan te pare çeshtjet qe kane te bejne me ekonomine islame duke bere te mundur perhapjen masive te institucioneve kerkimore ne kete fushe.
Puna qe kerkohej nga keto institucione nuk qe aspak e thjeshte, behej fjale per pershtatjen e nje sistemi mesjetar nje ekonomie dinamike dhe globale qe po perjetonte nje perhapje marramendese.
Nderkohe qe ekonomistet dhe komentuesit e Kur'anit benin perpjekjet e tyre per te arritur ne nje zgjidhje, çmimi i naftes katerfishohej. Konferenca e rradhes e OKI ne 1974 vendosi te themelonte Banken Islamike per Zhvillim. Institucion ky me qender ne Gedda, i cili vuri themelet e nje sistemi per ndihmat e ndersjellta te bazuara mbi principet Islame, sistem ky i cili paraqitet ne ditet e sotme si mjaft i konsoliduar. Ne 1975 u themelua per here te pare ne Dubai nje banke private me principe Islame, ajo u quajt Dubai Islamic Bank. Kjo solli nevoja te reja si ajo e themelimit te nje shoqate nderkombetare per vendosjen e normave gjenerale dhe monitorimin e interesave te perbashketa.
Pakistani qe vendi i pare i cili dekretoi islamizimin e te gjithe sistemit bankar ne 1979, shembull i ndjekur menjehere nga Sudani dhe Irani. Tashme u be e qarte juristeve musliman se kish ardhur koha te pershtatej tradita pre-kapitaliste nevojave te shoqerise bashkekohore.
Duket se feja Islame eshte shume e favorshme karshi tregtise, para revelates hyjnore Profeti i Islamit e ushtronte vete kete si profesion.
Shprehja e Aristotelit kushtezonte fitimet e finances se "paster". Islami ndalon veçanerishte "RIBA"-ne, fjale e perkthyer si "kamate" ne realitet do te thote "shtese". Ne pergjithesi bien ne sy kontradiktat lidhur me interpretimin e kesaj fjale. Sipas disa dijetareve "riba" i referohet te gjitha formave te interesit fiks ndersa per te tjere dijetar ribaja i referohet vetem interesite te tepert. Ne te vertete, pa hedhur poshte principin e kthimit te parave te dhena hua, Islami nuk pranon anen fikse dhe te paramenduar te interesit si dhe gjithashtu te gjitha aspektet e shfrytezimit te debitorit .
Islami perqafon ndarjen e barabart te humbjes dhe te fitimit. Kjo qe nga fillimet e Islamit , atekohe financa qe aplikohej e shoqeronte figuren e personit i cili merte borxhin me figuren e atij qe e jepte ate. Dijetaret musliman qe meren me financat Islamike me te drejte pohojne se ky sistem i pershtatet me se miri nevojave ekonomike te vendeve Islamike pa lene menjane dhe nevojat e saj morale e fetare. Ne fakt dime qe bakat klasike favorizojne ne dhenien e kredive ato qe posedojne kapitalin apo objekte e hipotekueshme qe lihen si garanci. Ndryshe nga financat Islamike te cilat favorizojne individet e zellshem por me pak fonde per biznes. Islami shton edhe nje dimension tjeter ekonomise, ate te lemoshes. Kjo behet me ane te mena xhimit te zekatit, praktik kjo e cila per muslimanet eshte nje obligim fetar. Bankat islame bartin mbi supe nje tjeter mision, ate te luftes kunder varferise. Sistemi i ri i finances Islame bazohet mbi dy principe Mudareba dhe Mushareka. Strumente te tjera "neutrale" si Murabeha (aty ku banka luan rolin e ndermjetesit duke blere vete makinare te cilat i duhen klienteve te saj dhe ja shet me pas atyre duke realizuar nje fitim te sajin), do te mund te luanin nje rol kalimtar i cili do t'i lejonte bankave te realizonin nje fitim teksa presin perhapjen e perdorimit te finances me pjesmarrje.
Edhe shperndarja e fitimit te krijuar nga depozitat bazohet mbi principin e ndarjes ne menyre te barabarte si te humbjes ashtu edhe te fitimit. Llogarite e kursimit ndajne fitimet e tyre ne baze te aktivit te grumbulluar nga institucioni dhe llogarite e investimeve te destinuara per te financuar sipermarrje ekonomike te vecanta ndajne fitimit e krijuar nga keto investimet. Nese e shohim nga pikepamja laike mendohet se nuk te ngushellon fort fakti se garantet e vetem te ketyre koncepteve te virtytshme jane autoritetet fetare te cilat vigjelojne mbi virtytet e bankave Islamike, te njejtat qe vigjelojne dhe ne therjen e rregullt te kafsheve sipas parimeve Islame. Por perballe katastrofes ekonomike te shkaktuar nga spekullatoret, pranojme se nuk do te na vinte keq edhe nese Papa ketu ne perendim t'i rikthehej tradites kishtare edhe ne kete fushe duke denuar ato qe luajne kumar me te ardhmen tone.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:37 pm

Intelektualët Spanjollë gjejnë rehatinë ne Islam



Me mijëra spanjollë, veçanërisht intelektualet, akademiket dhe aktivistet e anti-globalizmit po gjejnë rehatinë ne Islam



"Hyrja ne Islam është ne rritje pavarësisht nga fushatat e egra te mediave," thotë Abdul Nur Brado, kryetar i Bashkësisë Islame te Katalonias për IOL.
Përafërsisht 3000 deri 4000 Katalonezë kanë hyrë në Islam kohëve të fundit.
"Por numri mund të jetë edhe më i madh." beson Barado.
Mediat lokale kanë hasur se intelektualët, akademikët dhe aktivistet e anti-globalizmit përbëjnë pjesën me të madhe te të konvertuarve te rinj në Spanjë.
Për herë të parë ne Kataloni hyrën në Islam disa persona në vitet e 60-ta.
Krahina e Katalonisë në Spanjë përfshin një sipërfaqe prej 31.950 km2 me nje numër zyrtar prej 6.3 milion banorësh, dhe ka si kryeqytet Barcelonën.
Është shtëpi e rreth 100.000 emigrantëve Marokenë.
Spanja ka një minoritet prej 1.5 milion banorësh musliman prej 40 milionëve që ka krejt.
Feja Islame është feja e dyte pas Krishterimit dhe është njohur nga ligji i të drejtave të religjionit, i lëshuar në vitin 1967.

Numri në rritje

Gjithashtu edhe ne krahinën veriore te Spanjës ne Palencia, shumë persona kanë hyrë në Islam.
"Rreth 4000 persona hyjnë në Islam çdo vit," thotë Seid El Rutabi nga Bashkësia Islame e Palencias.
Ai thotë se shumë Spanjollë fillojnë udhëtimin e tyre shpirtëror duke gjurmuar thellë Islamin.
"Dhe pasi ta bëjnë këtë, ata zbulojnë se kjo fe është ndryshe prej paragjykimeve qe ata kishin më herët."
Al Rutabi thotë se prej 150.000 muslimanëve ne Palencia vetëm 90.000 janë emigrant.
"Kjo reflekton modën e re jo vetëm në Spanjë por edhe ne Evropë e SHBA."
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:37 pm

Ja pse nuk do të bëhemi katolikë!

Nga burimet historike, bile shumë nga to çuditërisht katolike, mësojmë se përgjatë shekujve katolicizmi kurrë nuk qe i fuqishëm midis shqiptarëve e veqanërisht në Kosovë...


Shkruan: Halil IBRAHIMI


Mitet e varura për qafe

Disa muaj më parë kur autoritetet më të larta të Kishës Katolike deklaruan se Kosova nuk do ta fitonte kurrë pavarësinë sikur të mos ishin 3 % katolikët e Kosovës unë, sikur edhe dy milion shqiptarë të tjerë përreth meje nuk patëm si të mos stepemi nga çudia e deklaratave të tilla dyftyrëshe, të pasakta, tendencioze dhe bile armiqësore; por në të njëjtën kohë ashtu krejt pa vetëdije nuk patëm si të mos i ikim përfundimisht kompleksit të fshehur të inferioritetit i cili i është skalitur me nge qe disa dekada shqiptarit musliman në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, njësoj. Si në letrat e Eduard Saidit ishin 'ata' dhe më poshtë pastaj ne.

Shqiptari i rëndomtë edhe sot e në përjetësi është bërë të vuajë nga kompleksiteti i mësuar dhelpërisht nëpërmjet kulturës, historisë, letërsisë dhe bile edhe muzikës se gjoja Islami na u imponua dhunshëm dhe si i tillë duhet flakur bashkë me gjithçka që qoftë prej së largu tingëllon si i lidhur me të në ndonjë mënyrë. Një numër i madh i shqiptarëve edhe pse thellë në ndërdije i kanë parasysh të gjitha kontributet të cilat personalitetet Islame ia dhanë këtij kombi, edhe pse e dinë thellë në vete se Islami, cilido që të ketë qenë ai, nuk i ka sjellur kurrë një të keqe, megjithëkëtë ata nuk duan të mendojnë se një numër i konsiderueshë m i elitës intelektuale, akademike dhe kulturore së kombit të vet i ka gënjyer tmerrshëm në dekadat e fundit rreth qenësisë së tyre fetare e kombëtare.

Nga burimet historike, bile shumë nga to çuditërisht katolike, mësojmë se përgjatë shekujve katolicizmi kurrë nuk qe i fuqishëm midis shqiptarëve e veqanërisht në Kosovë, duke pasur probleme thelbësore me një priftëri të pashkolluar dhe padëgjueshmëri qytetare për bëmat e tyre. Ardhja e Osmanëve këtu e gjeti Kosovën jo si një ishull të satisfaksionit katolik, ashtu siç tentohet të na imponohet sot, por të zhytyr në një luftë të paparë të Kishës Bizantino-Ortodokse Serbe për shkombëtarizim të vazhdueshëm të shqiptarëve këtu. Këto fakte kurrë nuk iu bëhen të ditura nga paria e sotme katolike njerëzve të cilët trumbetojnë se po konvertohen në fenë e të parëve.

Ajo çka priftërinjtë katolikë nuk u tregojnë 'të konvertuarve' të supozuar në meshën e pagëzimit është se shqiptarët në Kosovë e pranuan Islamin në masën më të madhe si zgjedhje personale, si reagim ndaj dhunimit asimilues dhe poshtërues të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe gjithashtu nuk kishte si të ishte ndryshe kur kihet parasysh dembelia ekstreme e klerit të pashkolluar katolik midis shqiptarëve. Këtë e pohojnë të gjithë historianët e paanshëm, të huaj dhe shqiptarë, dhe është fatkeqësi që të tillëve nuk u është dhënë hapësira e duhur në historiografinë zyrtare shqiptare.

Analet historike të kohës nuk janë as për së largu në linjë me veprat imagjinative të Kadaresë për përunjësinë katolike proshqiptare dhe vrazhdësinë Osmane antikombëtare. Pranimi i Islamit nga shqiptarët, sidomos nga ata në Kosovë, ishte një revoltë ndaj politikave asimiluese të cilat ishin në qendër të luftërave naïve midis sekteve kristiane në këtë nënqiell. Duke e pranuar Islamin shqiptarët shpëtuan nga asgjësimi i mëtejmë i tyre duke dhe u bënë për herë të parë në historinë e trazuar për ta të Ballkanit një entitet i veçantë me karakteristika specifike të cilat e pamundësonin çfarëdo tentimi të fqinjëve gllabërues për ti shkrirë etnikisht dhe kulturisht. Çirrjet e sotme të klerit katolik për gjoja pranimin e Islamit për shkak të taksave dhe dhunës janë hiç më shumë se sa përpjekje e fundit për ta fshehur pafuqinë dhe pasivitetin e tyre gjatë periudhës Osmane. Burimet historike të kohës, të cilat për shembull i ka analizuar mirë historiani Skender Riza, dëshmojnë se shqiptarët të cilët e pranonin Islamin kishin shumë më tepër obligime ndaj Perandorisë se sa të krishterët të cilët detyroheshin me një takse që të shumtën ishte simbolike.


Konvertimet që nuk janë konvertime

Duke lexuar ditëve të fundit deklaratat pompoze për konvertim në fenë e rrënjëve mu kujtua i madhi George Bernard Show. Me një rast ai pati thenë: "Konvertimi i Palit nuk ishte konvertim fare; ishte në fakt Pali ai që e konvertoi religjionin që e kishte ngritur një njeri mbi mëkatin dhe vdekjen". Hallall! Edhe këta të ashtuquajtur të konvertuar nuk janë aspak të konvertuar në katolicizëm; ata janë thjeshtë shëndërrues të dëmshëm të fesë në ideologji urrejtjenxitë se dhe përçmuese. Njëri nga ta derdhi gjithë atë urrejtje ndaj fesë së 97 % të bashkëkombasve të tij dhe nuk kishe si të mos mendosh se njerëz të tillë jo vetëm që nuk i bëjnë shërbim katolicizmit, mashtrohen thellë ata që e mendojnë kështu, por me një bagazh të tillë smire dhe amullie morale do t'ia tundin thellë edhe ato pak themele sinqeriteti që mund ti ketë Kisha Katolike në Kosovë.

Nuk e di pse kleri katolik abuzon me fjalën 'konvertim' kur të gjithë nga 'të konvertuarit' e supozuar kanë pohuar se nuk kanë qenë asnjëherë muslimanë përveç emrit të cilin e kanë trashëguar. Dihet fare mirë se gjatë fundit të Perandorisë Osmane ekzistonte një numër i caktuar i shqiptarëve të Kosovës të cilët formalisht morën emra muslimanë duke dashur që t'i bashkohen shumicës së popullatës që në masë të madhe për arsye patriotike dhe të mëvetësimit e kishte flakur besimin kristian dhe e kishte pranuar Islamin,. Duhet t'u jemi mirënjohës natë e ditë atyre paraardhësve tanë të mençur të cilët e kundërshtuan lojën satanike të Kishës dhe e ruajtën qenien e tyre shqiptare nëpërmjet Islamit. Pa ta sot do të ishim vartës besnik të historisë Serbe në Ballkan. Burimet e Vatikanit pohojnë se në gjysmën e dytë të shekullit XVII, në trekëndëshin Deçan-Pejë-Drenicë nuk kishte katolikë fare. Me fjalë të tjera, banorët e krishterë të këtyre trevave (shqiptarët, serbët dhe vllehët), i përkisnin krejtësisht fesë ortodokse, prandaj edhe abuzimi me kthim tek rrënjët është hiç më shumë se një klishe e athët. Thomas Arnold, historiani i mirënjohur që i ka studiuar rrethanat ndër të cilat shqiptarët e pranuan Islamin pohon se hoxhallarët në viset shqiptare ishin krejtësisht shqiptarë përkundër misionarëve ortodoksë që ishin kryekëput serbë dhe atyre katolikë të cilët mungonin në të shumtën e rasteve e edhe kur ishin përbëheshin nga të pashkolluar dhe të largët nga komunikimi me masën. Hoxhallarët shqiptarë bënin çmos që shqiptarët ortodoksë t'i muslimanizonin dhe përpiqeshin t'i muslimanizonin edhe shqiptarët katolikë gjithashtu, të cilët ishin të rrezikuar nga kisha ortodokse e nuk kishin kurrfarë ndihme nga bota katolike e Evropës.

Prandaj ja pse nuk do të bëhemi katolikë as unë, as familja ime, e as shumica e shqiptarëve; sepse jemi të tillë si jemi sot duke iu falënderuar pikërisht Islamit dhe jo mosdijes së priftërisë së atëhershme katolike.


Sepse e vërteta na ka bërë të lirë

Megjithë tërë këto të vërteta të cilat i mësova gjatë rrugës sime për ta qartësuar idenë e dëgjuar kudo përreth meje se Islami na u imponua dhunshëm dhe se Katolicizmi do të na shpëtonte nga të gjitha të këqijat e tij, prapëseprapë pak ditë pasi që e mora në duar Biblën katolike në përgatitje të Don Simon Filipajt e pashë se arsyet teologjike për të mos u 'kthyer në rrënjët' katolike janë shumë më të mëdha se ato historike.

Është hipokrizi patetike se si klerikët katolikë e quajnë 'moment grandioz historik' dhe 'kthim tek e vërteta' të ashtuquajturin konvertim të disa individëve shqiptarë nëse supozojmë se ata e kanë lexuar ndonjëherë Biblën dhe komentimin e saj të cilin e kanë përgatitur vetë. Si mund t'i bindin priftërinjtë e tillë 'të konvertuarit' e rinj se Bibla është fjalë e Perëndisë kur komentimi i Biblës së botuar nga vetë ta në një mori rastesh pohon se një pjesë e madhe e shkrimeve të shenjta kristiane janë produkt i thashethemeve, legjendave dhe rrëfimeve antike. 'Të konvertuarit' bëjnë mirë ta lexojnë së pari Biblën para se të dëshmojnë se po e pranojnë katolicizmin. Të ngopurit e opinionit me rrëfime pseudopatriotike katolike i ka penguar këta të konvertuar të rinj që t'ia parashtrojnë vetvetes disa pyetje thelbësore të cilat jo vetëm që do të ju nevojiten për ta arritur paqen dhe qetësinë e shpirtit në këtë botë por edhe për ta mbërritur kënaqësinë e Zotit në Përjetësinë e andejme.

Nëse Islami paska ardhur me dhunë atëherë çfarë vlere më të mirë paska Katolicizmi papët e të cilit edhe dhunuan shkencëtarët, edhe vranë të pafajshmit edhe dogjën si shtriga njerëzit më eminentë të kulturës gjatë historisë. Priftërinjtë të cilët iu trumbetojnë të konvertuarve potencialë se po kthehen tek e vërteta nëse e pranojnë katolicizmin duhet t'ua bëjnë atyre të ditur se me pranimin e katolicizmit ata do të pranojnë të adhurojnë njeriun në vend të Hyut, do ta përulin vetveten për falje mëkatesh para klerikëve në vend që ta ngrisin vetveten duke e bërë këtë vetëm me Zotin. Ja pse midis të tjerash, unë dhe shumica dërmuese e shqiptarëve, njerëzve të keqpërdorur nga klerikalizmi katolik, nuk do ta këmbejmë me asgjë të vërtetën të cilën e kemi fituar me pranimin e Islamit. Të lirë kështu si jemi do t'u jemi përjetësisht mirënjohës paraardhësve tanë që me pranimin e fesë së re na shpëtuan nga asimilimi i fqinjëve gjakpirës dhe tash e tutje nuk do ta lejojmë as edhe priftërinë e sotme, qoftë ajo me emër edhe shqiptare, që të na udhëzojë rrugicave por do t'a tundojmë vetë Satanain për të rimbërritur tek e Vërteta dhe Zoti.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:37 pm

U mbajt festivali në sheshin Trafallgar

Festivali i tretë me radhë i Bajramit në shesh, kësaj here u organizua nga kryetari i Londrës Boris Xhonson dhe disa organizata muslimane.
E diel, 12 Tetor 2008 09:26

Me mijëra persona morën pjesë në festivalin e Fitër Bajramit në sheshin Trafallgar të Londrës.

Kryetari i Londrës foli para grumbullit duke thënë se ishte krenar për trashëgiminë Islame.

"Ju mund ta dini ose jo, ta besoni a jo, por saktësisht para 100 viteve, në vitin 1908, katragjyshi im erdhi në veri të Londrës.

"Ai ishte musliman dhe e dinte Kur'anin përmendësh në gjuhën Arabe, tha ai."

"Ai do të ishte i çuditur tërësisht po ta dinte se nipi i tij është bërë kryetar i Londrës. Unë jam krenar për këtë."

Ai gjithashtu thirri Londinezët që ta përcjellin mesazhin e Bajramit, kohë kjo për dhënie dhe bashkim, tani në kohën e krizës financiare.

"Mendoj se në këtë qytet tani ma shumë se kurrë, ne kemi nevojë për ndjenjën e përgjegjësisë që të përballemi me pasojat e krizës financiare," tha ai.

Rena Begum, një 35 vjeçare nga lindja e Londrës tha : "Londra ka arritur në një rrugë të madhe 20 vitet e fundit andaj edhe është vend kaq i pranuar nga të gjithë.

" Është shumë mirë të shohësh kaq shumë njerëz këtu – ka shumë unitet dhe bashkim."

Si partner në organizimin e këtij festivali ishte Këshilli Musliman Britanik, Transporti i Londrës, Muslim Aid si dhe Islamic Relief.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:37 pm

Shkarkohet nga puna për shkak të hyrjes në Islam






E dija se fjala Islam do të thotë dorëzim , por u mahnita kur pranova atë qe besoj se është një prej thirrjeve nga Zoti në jetën time, dhe kjo thirrje e papritur ishte thirrja për tu dorëzuar duke e thënë Shehadetin."



E mërkurë, 15 Tetor 2008 22:44 "Mesazhi.com"


Peshkopi Xheralin Volf nga Dioçeza e Roud Ajllandit të SHBA-ve ka ndaluar priftëreshën Ann Holms Reding për të vazhduar detyrën e saj për shkak të hyrjes së saj në Islam.

Sipas kanonit Episkopal, nëse ajo nuk rikthehet në besimin e saj të krishterë, ajo do të shkarkohet nga detyra e saj si priftereshë.


Në lajmërimin për ndalim thuhet se dioçeza ka vendosur se Dr. Reding ka braktisur Bashkësinë e Kishës Episkopale pas pranimit të saj në një bashkësi jashtë asaj të Kishës Episkopale. Peshkopi konfirmoi vendimin.

Sipas lajmërimit për ndalim, të datuar 30 Shtator 2008 dhe e nënshkruar nga peshkopi, "Dr. Reding ka pranuar qe ka dëshmuar Shehadetin për të hyrë në Islam."

"Shehadeti" është thënie nga Kur'ani që përkthehet nga gjuha Arabe në atë Angleze si "Nuk ekziston Zot përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i dërguar i Zotit," tha Tomas Ferguson ndihmës për marrëdhënie ndër fetare në kishën Episkopale, gjatë një interviste.

"Thënia e Shehadetit, me qëllimin për të u bërë musliman, në prani të së paku dy personave, është se si njeriu hyn në Islam. Kjo gjithashtu është pjesë e lutjeve ditore në Islam," tha Ferguson.

Njohuritë e saj për Islamin Dr. Reding i morri pas ardhjes së saj në Katedralen e Shën Markut në Sietëll, si drejtoreshë e formësimit të besimit dhe ripërtrirjes në vitin 2001.

Gjatë shërbimit të saj tek Shën Marku ajo tha në një intervistë, isha në krizë personale dhe duhesha të dorëzohesha. E dija se fjala Islam do të thotë dorëzim , por u mahnita kur pranova atë qe besoj se është një prej disa thirrjeve nga Zoti në jetën time, dhe kjo thirrje e papritur ishte thirrja për tu dorëzuar duke e thënë Shehadetin."
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:38 pm

Rrahet vajza marokene sepse pati guxim të ulet në autobus


Në Varese të Italisë rrahet vajza pesëmbëdhjetëvjeçare, marokene, nga moshatarët e saj, djem dhe vajza, sepse pati guxim të ulët në ulësen e autobusit lokal. Ulëset janë atje - thonë fëmijët lokal - "të rezervuara vetëm për italian". Ata Rrahën vogëlushen marokene vetëm pse u ul në autobus.

Raportet ndaj të huajve në Itali kujtojnë një aparteid të vërtetë, ku gjithnjë shikohet në ngjyrën e lëkurës.
Në Varese të Italisë rrahet vajza pesëmbëdhjetëvjeçare, marokene, nga moshatarët e saj, djem dhe vajza, sepse pati guxim të ulët në ulësen e autobusit lokal. Ulëset janë atje - thonë fëmijët lokal - "të rezervuara vetëm për italian". Për këtë arsye një ditë më parë e larguan me forcë nga autobusi, ndërsa ditën e nesërme e pritën dhe e rrahën, duke ia thyer hundën.
Në Italinë e Brluskonit, e veçanërisht në pjesën ku dominon Bossi, një gjest i thjeshtë siç është ulja në autobus, përsëri bëhet riskante nëse personi është "me ngjyrë të gabuar", të lëkurës. Qytetarët e lindur dhjetëra vite pas Hitlerit kërkojnë segregacion, nacional dhe racor, dhe rrahin ata që nuk i përmbahen.
Të martën dhoma përfaqësuese italiane aprovoi projektligjin e Ligës veriore, e cila detyron shkollat që fëmijët e të huajve të regjistrohen në klasë të ndara. Deri më sot integrimi është zbatuar në klasat me fëmijë italian, dhe të huajve të vegjël i është mundësuar në disa muaj të parë, praktikisht deri në krishtlindje, të mësojnë gjuhën, duke mësuar nga vogëlushët vendas. Por, nga sot, segregacioni zhvillohet edhe në mesin e fëmijëve shkollor.
Komisioni parlamentar për punë në fillim të muajit aprovoi projektligjin e detyrueshëm sipas së cilit në të ardhmen në konkurse për vende të punës përparësi do të kenë kandidatët nga e njëjta lëmi, "pa marr parasysh poenët që i sjell diploma". Prandaj, në Palermo edhe një budalla nga Sicilia do të ketë përparësi para studentit të përkryer nga Pijemonti.
Ndërsa në Brinzi, në afërsi të Vareseit, fëmijët shkollor punuan figurat e mëdha të fëmijëve, ndërsa shkolla i vendosi në rrugët afër ndërtesës shkollore, për t'i paralajmëruar vozitësit e automjeteve të ngadalësojnë. Katër figura ishin "me ngjyrë", gjë që u pengoi disa qytetarëve, prandaj i kthyen në "të bardhë", duke i mbuluar fytyrat dhe këmbët e atyre figurave me ngjyrë të bardhë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:38 pm


http:/www.20min.ch/news/kreuz_und_quer/story/Vier--und-Siebenjaehrige-verheiratet-26799633
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:38 pm

Hafizi dymbëdhjetëvjeçar nga Sarajeva, profesor i Kur’anit!!!

Për herë të parë në historinë e Austrisë në sallën e Kongreseve Austria Center, në Vjenë me 25 tetor 2008, solemnisht iu dha ixhazetnameja, diploma e profesorit, djaloshit dymbëdhjetëvjeçar nga Bosna dhe Hercegovina.

E mërkurë, 05 Nëntor 2008 10:02
Për herë të parë në historinë e Austrisë në sallën e Kongreseve Austria Center, në Vjenë me 25 tetor 2008, solemnisht iu dha ixhazetnameja, diploma e profesorit, djaloshit dymbëdhjetëvjeçar nga Bosna dhe Hercegovina.

Disa spikerë, duke folur në gjuhët turke, arabe, angleze dhe gjermane u ndërruan që sa më mirë ta prezentojnë këtë ndodhi.

Në prezencën e ambasadorëve të vendeve islame dhe arabe të akredituar në Austri, të organizatave ndërkombëtare islame, të përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe të komunitetit fetar, para disa mijëra vizitorëve nga vende të ndryshme të botës, ambasadori i Arabisë Saudite, princi Mensur b. Halid Al Saudi ia dorëzoi ixhazetnamen, e cila u arrit në qytetin e Shenjtë të Medines, hafizit të ri profesorit Abdullah Muhammed Fadil Porça. Para kësaj princi ia dorëzoi dëftesën për sukses të shkëlqyer dhe i premtoi bursë për shkollimin e tij të mëtutjeshëm. Lexuesë më të njohur nga vende të ndryshme të botës me leximet e tyre kanë zbukuruar këtë tubim jo të zakonshëm.

Kryetari i Federatës Islame të Vjenës mr. Mehmet Turhan ia dorëzoi hafizit profesor të ri plaketën duke i dëshiruar suksese në të ardhmen dhe duke i premtuar mbështetje, duke pasë parasysh edhe faktin se janë duke u bërë përgatitjet për hapjen e shkollës speciale për hafizë të Kur'anit në Vjenë. Shumë vetë nuk mundën ta përmbajnë veten kur u bë e ditur se kjo diplomë në vete përmban zingjir të fortë transmetimi më shumë se katërmbëdhjetë shekuj, direkt deri te i Dërguari i fundit, Muhammedi sallallahu alejhi ve sellem. Të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë duke qarë dhe duke bërë tekbire. Ishte moment i prekshëm kur shihje njerëz të moshuar duke iu afruar djaloshit dhe duke e përqafuar kërkonin nga ai t'ju bëjë dua për ta.

E tërë ngjarja u regjistrua në DVD si dhe u transmetua në televizionin satelit turk dhe në atë të Al Xhezires, ku me miliona shikues kanë mundur të përjetojnë bukurinë e kësaj ndodhie. Kemi nevojë të madhe të kemi kuadro të vyeshme dhe profesionale të cilët do ti shërbejnë ummetit tonë.

Në fund duanë e bëri dr. Abdullah b. Ali Basfar, kryetari i Organizatës Botërore për tahviz të Kur'anit. I urojmë hafizit profesor të ri Abdullah Porçës dhe i bëjmë dua për suksese të mëtutjeshme dhe rezultate sa më të mira.

minber.ba

Bartësi më i ri i ixhazes (zingjiri i transmetuesve të kiraetit) është nga Bosna dhe Hercegovina

Hafizi dymbëdhjetëvjeçar Abdullah Porça nga Sarajeva, i lindur me 1996 në një familje që është e njohur për shtëpi të hafizëve në Bosnë dhe Hercegovinë, pos faktit se me një notë të shkëlqyeshme ka mbrojtur hifzin para komisionit me lexuesë dhe hafizë shumë të njohur të Kur'anit në Medinë, në qytetin e Të Dërguarit Muhammed alejhis-selam, pas provimit profesional ka fituar ixhazenë nga fusha e kiraetit – lexim dhe mësim të Kur'anit me sened shumë të fortë, zingjirë të transmetuesve- në të cilin janë dijetarët dhe imamët më të njohur të kiraetit përgjatë historisë islame. Zingjiri i transmetuesve shkon deri te ashabët e të Dërguarit të fundit Muhammedit alejhi-s-salatu ve-s-selam, deri te Osmana b. Affan, Ali b. Ebi Talib, Abdullah b. Mesud, Zejd b. Sabit dhe Ubejj b. Kab, të cilët direkt e kanë marrë leximin nga i Dërguari i Allahut sallallahu alejhi ve sellem.

Dhënia e ixhazes dikujt që nga kohët e kaluara paraqet formë të posaçme të garancionit dhe diplomës rreth aftësisë së tij në fushën e ndonjë dege të dijeve dhe aftësisë së tij që këto dije tu mësojë të tjerëve. Kur është fjala për Kur'anin atëherë kushtet janë më të rrepta dhe përgjegjësia dhe nderi vetvetiu janë më të mëdha. Ishte habi e këndshme në rrethet e ulemave të Medines që djaloshi dymbëdhjetëvjeçar nga Bosna dhe Hercegovina të fitojë ixhazen dhe të drejtën ti mësojë të tjerët dhe ta bartë zingjirin e transmetuesve më tej. Ky është rasti me moshën më të re edhe në rrethet e atyre vendeve, sepse bëhet fjalë për një djalosh me një aftësi të rrallë. Në atë rast u propozua edhe për programin special të përgatitur për hafiz të haditheve, të cilën Abdullahu e pranoi menjëherë.

Një sukses i këtillë i rrallë në rend të parë duhet atribuar talentit të dhuruar nga Allahu xhelle shanuhu, e pas kësaj përpjekjeve dhe punës së palodhshme si dhe frymëzimit nga rrethi në të cilin jeton. Muhaffiz – instruktor për hivz i hafizit të ri është hafizi i njohur i Sarajevës Fadil ef. Porqa, punonjës i Bashkësisë Islame, tani në pension. Instruktor në kiraet e ka babain Muhamed, i cili që para se ta kryejë medresenë u bë hafiz, ndërsa tani është duke doktoruar në shkencat kuranore. Gjyshja e tij është rahmetli hafiz Naxhija, e cila që në vajzëri e ka bërë hivzin . Hallën Emine poashtu e ka hafize, e cila poashtu që në shkollën fillore është bërë hafize. Vëllau Hamza dhe motra Zejneba poashtu e kanë mësuar Kur'anin përmendësh dhe tani po bëhen gati për provimin.

Hafiz Abdullahu është nxënësi më i mirë në shkollë, ndërsa pos që e flet gjuhën arabe si gjuhën amtare, tani është duke mësuar edhe gjuhën gjermane dhe angleze. Në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë janë duke u bërë përgatitjet për një solemnitet madhështor. I themi: Mashallah. Ndoshta në të ardhmen do të dëgjojmë ende këso lajmesh të bukura me të cilat do të gëzohemi, ndërsa hafizit të ri, Abdullahut i dëshirojmë përpjekje të parreshtura dhe sukese sa më të larta në të ardhmen.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:38 pm

Vjenë: Dy arsimtare të mbuluara me shami

Sivjet, dy arsimtare të mbuluara me shami, njëra austriane dhe tjetra qeke, kanë filluar punën në shkollat e Vjenës.

E mërkurë, 05 Nëntor 2008 11:01

Në Francë dhe Gjermani, në dy vendet shembuj të demokracisë, në mënyrë demokratike është e ndaluar një gjë e tillë, në stilin e respektimit të të drejtave të njeriut. Në Austri ende nuk është. Dy arsimtare me shami, të cilat ia kanë nisë punës në shkollat e Austrisë janë Emine Polat-Sürel, politikanja e parë austriane me shami, dhe një qeke e cila është konvertuar në Islam.

"Zonja Polat na është mbështetje e fortë, jo vetëm si arsimtare. Më shumë se një e treta e nxënësve tanë rrjedh prej familjeve turke. Ajo i largon barrierat ndërkulturore dhe gjuhësore" thotë drejtoresha e saj Sigrid Exenberger-Bernthaler.

Mirëpo, punësimi i saj nuk ka qenë aq i lehtë.

"Një kolege e saj pat thënë se ajo nuk do ta lëshontë fëmijën e saj në klasën ku jep mësim një arsimtare e mbuluar me shami".

Në anën tjetër, deri më tani, nuk ka pasë ankesa nga ana e prindërve, si në shkollën e saj, ashtu edhe në shkollën e arsimtares tjetër të mbuluar me shami.

Österreich
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:38 pm

Prizren dhe Prishtinë, protesta për Gazën




Qindra qytetarë të Prizrenit protestuan kundër dhunës së Izraelit ndaj popullit palestinez.
E premte, 16 Janar 2009 15:05

Për dallim nga protesta e kaluar, që u mbajt para disa ditësh, këtë herë qindra qytetarë të Prizrenit u tubuan në Sheshin Shadërvan pas namazit të xhumasë për të protestuar kundër dhunës së Izraelit ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës.




Protestuesit brohoritën slogane në gjuhën shqipe, turke dhe angleze në të cilat bëhej thirrje për ndalimin e dhunës dhe të luftimeve si dhe slogane fetare. Shumica e protestuesve ishin të moshave rinore të cilët mbanin shami tradicionale palestineze, pankarta dhe flamuj. Disa nga protestuesit e rinj mbanin në duart e tyre kukullat foshnje të përgjakura të cilat simbolizonin vrasjen e fëmijëve në Gaza.



Turmë së protestuesve pastaj iu bashkuan edhe qindra qytetarë të tjerë të cilët lëvizën në mënyrë paqësore nga Sheshi i Shadërvanit në drejtim të Kuvendit Komunal. Edhe në këtë pikë u brohoritë slogane të ndryshme dhe më pastaj masa e madhe e protestuesve lëvizi kah "Rruga unazore" deri tek xhamia Namazgjah. Protesta përfundojë pa asnjë incident, ndërsa populli u shpërnda në qetësi.

Protesta në Prizren u përcoll edhe nga një numër i vogël i policëve dhe të ushtarëve të KFOR-it.
Edhe në Prishtinë disa qindra qytetarë kanë protestuar para Teatrit Kombëtar pas namazit të xhumasë. Protestuesit mbanin pankarta të shkruara me slogane të ndryshme. Turma e protestuesve më pastaj lëvizi në mënyrë paqësore deri te hoteli Grand ku protesta përfundoi pa ndonjë incident. /mesazhi.com/
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:39 pm

As une JO, nje popull qe Allahu e ka mallkuar....sepse e ka nxit zemrimin e Allahut, ateher se kam kurgjo hiq ama bash hiq...

Parase gjithash keni me dije te gjithe, jam musliman nga feja islame ashtu siq na ka obliguar Allahu, mandej jam me nacionalitet shqiptar... , sepse une nuk e la Krijusin anash per hater te miqsive te kota te ksaj dyjeje...
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:39 pm

Gjith Bota eshtë zgjuar kundër Izraelit qifut.... i vetmi paskemi një Shqiptar i ndershëm Pirro që i përkrah luftën e shtetit artificial qifut.
Ahh këtu Hitleri ka fajet???
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:39 pm

Ne si shtet i ri Izraelin e kemi mik kurse Palestinen -moter!!

Ama edhe ajo duhet te na ndigjoj dhe marri mesim prej nesh!
Nen nje ,te mos luftojn ne mes veti per nje trohe karrige!!!!
Te ndrrojn Flamurin dhe Himnen e besa ata duhet edhe Emrin me e ndrru se Emrin e kan Shqip!!!!

Pa le Stina!!!!
e duhet t'a bejne....
Ka le Stina !!?
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:40 pm

Prifti grushton emigrantët shqiptarë
Në gadishullin e Peloponezit "njeriu i perëndisë" mësyn pa shkak mbi 4 të rinj shqiptarë. Gazeta greke ‘Eleftherotipia’ kërkon reagimin e Mitropolisë, por pa rezultat.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:40 pm

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 IMG_4276b
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:40 pm

Nga Express më 19.01.2009 në ora 13:01

"Grushta nga një prift ndaj emigrantëve", kështu titullohej të hënën njëri prej artikujve të gazetës prestigjioze greke ‘Eleftherotipia’. Sipas gazetës, një prift grek nga zona Ilias, në gadishullin e Peloponezit, është shndërruar në tmerr të emigrantëve javët e fundit, ndërkohë që karakteristike për t'u përmendur është edhe heshtja tolerante e mitropolitit të zonës, dhe e organeve vendore.

Incidenti i fundit i këtij "njeriu të perëndisë" ka ndodhur më 16 janar, në mes të ditës dhe mu në qendër të Amaliadha’s, gjegjësisht në njërën prej kafeneve të saj, ku ai ka grushtuar pa asnjë shkak katër të rinj nga Shqipëria. Emigrantët shqiptarë po pinin të qetë kafetë e tyre, kur befasisht u sulmuan nga prifti boksier, i cili, pasi që ua përmbysi tavolinën, filloi t'i grushtonte dhe shqelmonte nëpër gjithë trupin. "Pamë një gjë të zezë që erdhi mbi ne dhe po na godiste. Pas shokut të parë e kuptuam të çuditur se po na godiste një prift. Nuk bëmë asgjë. Thjesht, ai nuk dëshiron që në këtë zonë të ketë emigrantë. Sillej si një qen i tërbuar....", i dëshmuan emigrantët shqiptarë gazetës. Madje, "trimëria" e priftit nuk mbaroi vetëm me grushtimet e para, por ai i ndoqi shqiptarët deri afër një super-marketi, dhe edhe atje u zhvilluan skena të paimagjinueshme dhune.

"I kishte zgurdulluar sytë, fliste fjalë të pakuptueshme dhe i grushtonte të rinjtë, ndërkohë që rasoja e tij po valëvitej në ajër...", deklaruan për median greke dëshmitarët okularë të kësaj ngjarjeje, të paparë ndonjëherë në Greqi.

Pas telefonatave në stacionin e policisë, një patrullë policore kishte arritur në vendngjarje, por prifti kishte kundërshtuar të hipte në veturën policore, kështu që tre policë u desh ta shoqëronin deri në ndërtesën e stacionit, ku edhe u “kritikua rëndë” për sjelljet e tij. Pak orë më vonë u lirua, pasi që katër emigrantët shqiptarë nuk e denoncuan fare.
Sipas pronarëve të kafeneve në qendër të qytetit, prifti në fjalë edhe disa herë më parë ka ushtruar dhunë ndaj emigrantëve, duke theksuar se për të emigrantët janë një burim i të këqijave. Ndërkohë, gazeta ‘Eleftherotipia’ ka kontaktuar edhe me Mitropolinë qendrore për sjelljen e priftit, prej nga nuk ka marrë ndonjë koment rreth ngjarjes, por vetëm përgjigjen se ajo "nuk është informuar zyrtarisht nga policia".

Duhet theksuar se edhe më 28 maj të vitit 2008, po ky prift kishte shkaktuar një aksident, duke goditur me veturë dy të rinj me motoçikletë dhe duke e braktisur pastaj vendngjarjen, edhe pse dy të rinjtë kishin mbetur të lënduar në mes të rrugës. (Gazeta Shqiptare)
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:41 pm

Nuk eshte diqka e re
sa te liga ata na sjellen ne,
na debuan e na persekutuan,
vendin tone, Came ,na i shkaterruan,
vetem pse kishe emrin Muhammed ,
ty te beri per ibret.
o te qoj greku ne Turqi ,
o ta nderroj ate fe ty ,
edhe gjuhen ta ndaloj,
dhe xhami,shtepi e pasuri ti shkaterroj,
madje edhe varret e te pareve ti ndryshoj.
E nuk i mjaftoj ketyre vetem kaq
vrane pleq ,gra e fmij
ndersa botes "demokratike" per kete pune nuk i'a ka ndi.
Ehhh deri kur ky popull do me marren vesh
per Camerin zerin ta ngreje
Por nuk duket gjendja aspak mire,
te krijojme nje vend te lire,
aq me large neve kemi shku
bile serbet armiq kem fillu me i martu.
E ju mos beni shume zhurme more vllazni,
se grushtat e priftit lehte eshte me i perbi
neve humbem shume ma shume
dhe ende jemi ne gjume.
E ti Makresh bre forumist i ri,
Ne kete vend bihen lajme qe kane te bejne me Islamij
E jo qdo e keqe qe i hyp shqiptarit permbi
Se per kete emigrant keta boksa jane miresi
pasi nuk koka kon ne gjendje me ja kthy ati kopili.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:41 pm

Tërhiqet qeveria, myslimanët lejohen me shami në karta


http://www.shekulli.com.al/2009/01/t...-ne-karta.html

DRITAN LACI

Jo ferexhe. Po shami. Praktikantet e besimit mysliman e fituan dje betejën me kartat e reja të identitetit në Shqipëri. Ndonëse një ditë më herët Ministria e Punëve të Brendshme dhe Çështjeve të Pushtetit Vendor, shprehte vendosmërinë për të mos bërë asnjë hap prapa në këtë drejtim, dje, zyrtarë të saj lanë të kuptohet se e kanë shpenzuar natën për të gjetur një model perëndimor sesi është zgjidhur kjo çështje. Dhe përgjigja ka ardhur nga një vend shembull për rregullin dhe disiplinën: Gjermania. Anëtarët e komunitetit të madh islamik në vendin tonë, i dërgojnë besimtaret e tyre që të aplikojnë për dokumente identifikimi pa e hequr shaminë, e cila për disa ditë me radhë hapi një debat etik mes qarqeve religjioze dhe atyre shtetërore në Shqipëri.
Ditën e djeshme, pasi kanë konsumuar mbledhjen me dyer të mbyllura me këshillat e xhamive të Tiranës, krerët e Komunitetit Mysliman zhvilluan një takim me zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të caktuar për mbarëvajtjen e procesit të pajisjes së popullatës me letërnjoftime të reja. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Hafiz Selim Muça, është pritur në mesditë nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, këmbëngulja e të cilit se nuk ka asnjë model ndërkombëtar që lejon fotografimin me shami, i habiti shumë prej besimtarëve. Në të vërtetë, modelet ekzistonin. Mbetet dyshimi se thjesht zoti Poni s'kishte kompetencën e duhur dhe as informacionet që i nevojiten një zyrtari që bën dalje publike për çështje të natyrës erudite.
Në takim, sidoqoftë, është rënë dakord që besimtaret myslimane të mos zbulojnë kokën gjatë fotografimit që do t'u bëhet në momentin e aplikimit për pajisjen me karta identiteti. Zëvendësministrit iu shpjegua për disa orë rresht dallimi midis ferexhesë që mbulon krejt fytyrën e besimtares dhe shamisë, që izolon thjesht ekspozimin e flokëve të saj. Pas kësaj, zoti Poni tha se do të respektohet e drejta e besimit dhe liritë e shtetasve, duke lejuar pozimin me shami për kartat e identitetit të grave myslimane, duke respektuar kushtet teknike të kërkuara. Për fotografimin e vajzave dhe grave me shami, palët kanë rënë dakord që të përdoret modeli gjerman. Ky model lejon që balli i personit që aplikon të jetë i hapur dhe jo i mbuluar nga shamia. Marrëveshja midis palëve e ka qetësuar hierarkinë e Komunitetit Mysliman, i cili ditët e fundit mendonte, madje, t'u drejtohej organeve gjyqësore për zgjidhjen e kësaj çështjeje të natyrës etike.
Debati për heqjen e shamisë lindi dy ditë më parë, kur zëvendësministri i Brendshëm Poni, vendosi me iniciativë që të gjitha stacionet e aplikimit për karta identiteti në Tiranë, të mos lejonin besimtaret myslimane të fotografoheshin me shami në kokë. Deklarata i zemëroi krerët e Komunitetit Mysliman, që e cilësuan urdhrin si shkelje të lirisë së besimit dhe të simboleve të tyre fetare. Ndonëse shumë qytetarë deklarojnë si origjinë të tyren fetare islamizmin, një pjesë prej tyre konsiderohet si praktikante e të gjitha riteve të këtij besimi dhe krerët e këtij besimi në Tiranë, nisën t'i këshillonin ata që ta evitonin aplikimin për marrjen e kartave të identitetit, nëse ai do t'u kërkonte sakrifica kaq të dhimbshme si heqja e shamisë për femrat. Mbrojtës të idesë se liria fetare prevalon mbi kriteret e kartave të identitetit, iu referuan neneve 10 dhe 24 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku flitet mbi lirinë e besimit, si edhe praktikave perëndimore që e zgjidhin çështjen e mbajtjes së shamisë në kartat e identitetit, pa i kushtëzuar besimtarët të zbulojnë kokën.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 16 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 16 e 23 Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 19 ... 23  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi