Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga bota Islame

3 posters

Faqja 17 e 23 Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18 ... 23  Next

Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:41 pm

Elbasani kërkon ujdi
Përveç Tiranës, ku ndodhen institucionet kryesore të doktrinës islame në Shqipëri, edhe në Elbasan, një qytet i themeluar në epokën otomane dhe me traditë në kultivimin e këtij besimi, ka pasur diskutime këto ditë rreth çështjes së ferexheve në kartat e identitetit. Myftiu i këtij qyteti, Agim Duka, tha se gratë myslimane duhet të lejojnë të fotografohen pa perçe, por ai këmbënguli se "pa ferexhe" nuk do të thotë "pa shami" dhe se ka një dallim mes këtyre dy koncepteve. Duke aluduar për një paralelizëm mes Shqipërisë dhe këtyre vendeve, ai tha se ky problem është i zgjidhshëm, siç kanë bërë edhe "vende të tjera myslimane". Myftiu Duka, rrëzoi pretendimin se shamia përbën problem për kartën e identitetit. "U kërkoj të gjithave besimtareve myslimane që të mos aplikojnë me perçe, por as të heqin shamitë nga koka. Nuk po kërkoj që të zbulohet koka, pasi vetëm shamia është ajo që përfaqëson femrën myslimane, por për fytyrën zbulimi është i lejueshëm", - tha Agim Duka.. Në mesazhin e saj, myftinia e Elbasanit tha se nuk ka ndërmend që të shkelë ligjet e Republikës dhe shprehu besimin se në këtë drejtim nuk do të ketë probleme me besimtarët myslimanë. Në qytetin e Elbasanit, sidoqoftë, nuk rezulton ndonjë numër i lartë i femrave të mbuluara në pjesën e fytyrës. Grupi më i madh besimtareve që aplikojnë mbulimin e fytyrës, ose ndryshe perçen, jeton në qytetin e Cërrikut, thonë zyrtarët myslimanë në rrethin e Shqipërisë Qendrore. Myftiu Duka tha se, as me këtë komunitet nuk do të ketë probleme të kësaj natyre, pasi çdo besimtar do të tregohet i gatshëm dhe do të zbatojë ligjet, por gjithmonë duke rënë në ujdi për mbajtjen e shamisë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:41 pm

Fitore edhe për kësulat e mjekrat
Marrëveshja midis Komunitetit Mysliman shqiptar dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, për mbajtjen e shamive gjatë fotografimit për karta identiteti, nuk do t'u vijë në ndihmë vetëm grave dhe vajzave myslimane, por edhe burrave që mbajnë kësulën tradicionale islame, të cilët kanë hasur probleme të shumta gjatë aplikimit. Rasti më i fundit, nga ku ka lindur më tej i gjithë debati, është ai i ndodhur 3 ditë më parë, kur një nga besimtarët myslimanë, i paraqitur për të kryer procesin e aplikimit për kartë identiteti në një nga njësitë bashkiake në kryeqytet, nuk është lejuar të japë të dhënat, pasi mbante në kokë kapuçin tradicional, që përkon me ritet fetare myslimane. Tashmë, me paktin e fundit, gjithçka duket të jetë e zgjidhur, ndërsa nga dita e sotme e në vazhdim, besimtarët nuk do të kushtëzohen të heqin dorë nga simbolet fetare për të kryer procedurat e kartës së identitetit. Problemi është i zgjidhur edhe për besimtarët që mbajnë mjekër, të cilët do të bëjnë fotografi si gjithë të tjerët, pa frekuentuar ndonjë berber para se të pozojnë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:41 pm

Modele nga Perëndimi
Australia
Modeli australian i kartave të identitetit flet shumë qartë. Gratë dhe vajzat myslimane lejohen të mbajnë shami, por me dy kushte; të kenë ballin e hapur, si edhe të mos kenë shami në pjesën e gojës.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:41 pm

Irlanda
Modeli irlandez i kartave të identitetit lejon mbajtjen e shamisë gjatë fotografimit. Në ndryshim nga modelet e përdorura në vendet e tjera, Irlanda bën dallim, pasi nuk lejohet fotografimi me veshë të mbuluar.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:42 pm

Anglia
Në Mbretërinë e Bashkuar, është i lejueshëm fotografimi me shami, por me disa kushtëzime, si: të kesh të zbuluar të dy veshët dhe jo një, të mos kesh të mbuluar gojën, si edhe të jesh serioz kur mban shami.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:42 pm

Holanda
Në Vendet e Ulëta është i lejueshëm fotografimi me shami, si për gratë, ashtu edhe për burrat. Kufizimi te gratë qëndron në faktin që duhet të zbulojnë veshët, kurse tek burrat, duhet të kenë të hapur ballin.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:42 pm

Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti
http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=32801



Ne Tel Aviv në muzeun Yad Vashem u çel ekspozita për nder të shqiptarëve shpëtimtarë. Ekspozita paraqet 17 fotografi me shqiptarë myslimanë, individë dhe familje që shpëtuan hebrenjtë.

TEL AVIV- Shtëpia e shqiptarit është e Zotit, e miqve dhe në fund e familjes. Kurani na më son ne se të gjithë njerëzit, hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët kanë një zot të vetëm". Këto janë fjalët prekëse të Refik Veselit, prindërit e të cilit ishin shqiptarët e parë që u nderuan nga Yad Vashemi si "Më të drejtët mes kombeve'. Ata nuk ishin të vetëm: Yad Vashem ka njohur deri tani 63 shqiptarë mes 22 mijë vetëve të tjerë që janë nderuar me këtë titull. Shqipëria, një vend i vogël europian me shumicë myslimane, arriti sukses aty ku vende të tjera dështuan. Thuajse të gjithë hebrenjtë brenda kufijve shqiptarë gjatë pushtimit nazist, arritën të shpëtojnë. Sikur vendet e tjera të Europës të kishin pasur këtë kod nderi, tipik për shqiptarët, fati i hebrenjve gjatë kësaj periudhe të errët do të kishte qenë shumë ndryshe. Ky është edhe mesazhi më i rëndësishëm i ekspozitës së hapur disa kohë më parë në hollin e muzeut "Yad Vashem", në praninë e Ministrit izraelit të Kulturës dhe Shkencës, Rajeb Majadele; përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Izrael, si dhe shumë shqiptarëve. Dje, kjo ekspozitë u hap edhe në ndërtesën e OKB-së në Nju Jork për të përkujtuar ditën e kujtimit të Holokaustit, ndërkohë që do të çelet edhe në vende të tjera të botës.
Ekspozita për shqiptarët
Ekspozita paraqet 17 fotografi të realizuara nga fotografi amerikan, Norman Gersham me shqiptarë myslimanë, individë dhe familje që shpëtuan hebrenjtë. Edhe nëse shpëtimtarët nuk ishin gjallë, Gersham ka fotografuar pasardhësit e tyre. Çdo fotografi përmban një histori të veçantë shpëtimi. Sidoqoftë, rëndësia e fotografive nuk ka lidhje vetëm me historinë njerëzore, por edhe me ndjeshmërinë e fotografit ndaj saj. Fytyrat e shpëtimtarëve kanë një aureolë shkëlqimi dhe drite, hapjeje dhe ftese për të njohur familjet e tyre. Fotografitë kanë një lloj origjinaliteti shqiptar; objektet me të cilat ato zgjedhin të fotografohen, veshjet myslimane dhe duart mbi kraharor, që nënkupton shenjën e besës, është domethënëse. Fëmijët e një prej shpëtimtarëve shqiptarë më treguan se i ati u kishte mësuar disa rregulla të përhershme: 'Nëse dëgjon trokitje në derë, gjithnjë hap dhe merr përgjegjësinë, je i detyruar'", - tregon Gersham. Fjalët e tyre janë prova që tregojnë se veprimet e prindërve të tyre janë kthyer në ligj të së ardhmes, që i nxit njerëzit të ndihmojnë të afërmit e tyre në kohë të vështira.
Historia e pazakontë
Pas pushtimit gjerman, popullsia shqiptare në një akt të jashtëzakonshëm refuzoi të zbatonte urdhrat e pushtuesve duke dorëzuar listat e hebrenjve që ndodheshin në vend. Për më tepër, shumë agjenci qeveritare ndihmuan shumë familje hebreje duke i pajisur ato me dokumente të rreme, në mënyrë që të fshiheshin mes popullsisë shqiptare. Ndihma e vyer që iu ofrua hebrenjve ishte e bazuar në besën shqiptare, kodin e nderit, që ende sot është kodi etik më i lartë i vendit. Ai që vepron sipas besës, është ai që ruan nderin dhe mban fjalën. Ndihma që iu dha hebrenjve duhet konsideruar si një çështje e nderit kombëtar. Shqiptarët rrezikuan shumë për t'i mbrojtur ata dhe këto akte rrjedhin nga dashuria, mirësia, zemërgjerësia dhe dëshira për të ndihmuar ata që janë në nevojë, edhe pse të një besimi apo origjine tjetër.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:43 pm

"SHBA nuk është armiku juaj"

Presidenti Obama u bën thirrje vendeve myslimane për rikthim në dialog e bashkëpunim


http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=57857

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka zgjedhur ekranin e një televizioni satelitor arab për t‘u përcjellë një mesazh paqeje vendeve arabe në
emër të Shteteve të Bashkuara.. Gjatë një interviste ai deklaroi ndër të tjera: "Amerikanët nuk janë armiqtë tuaj". Në intervistë ritheksohej zotimi i Obamës për marrëdhënie të mira me vendet myslimane, marrëdhënie që nuk kanë qenë aspak pozitive gjatë administratës së kaluar.
Presidenti shprehu interesimin e tij që të përfshihej direkt në zgjidhjen e konfliktit të Lindjes së Mesme dhe në këtë kuadër pritet që i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për këtë çështje, i sapoemëruari Xhorxh Miçell, të arrijë në Egjipt në kuadrin e një turi që do të vazhdojë me Izraelin, Bregun Perëndimor, Jordaninë, Turqinë dhe Arabinë Saudite. Kështu deklaroi
Obama në kanalin me seli në Dubai Al-Arabya, i cili është në pronësinë e një biznesmeni saudit. Obama tha se Shtetet e Bashkuara kishin gabuar në të
shkuarën, por tani nuk kishte arsye përse në marrëdhëniet mes dy botëve të mos ekzistonte ai respekt dhe partneritet që kishte ekzistuar 20-30 vjet të shkuara.
Gjatë presidencës së tij, Bush ka dhënë disa intervista në stacionin e sipërpërmendur, por luftërat e nisura prej tij në Irak dhe Afganistan shkaktuan një kundërshti shumë të madhe të botës arabe e myslimane ndaj
Shteteve të Bashkuara. Po në të njëjtin kanal ka dhënë disa herë intervistë edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleca Rajs. Kanali televiziv konsiderohet nga disa qarqe të Uashingtonit si më i balancuar në mbulimin
e ngjarjeve të ndryshme në krahasim me rivalin e financuar nga Katari Al-Jazira. Obama bëri thirrje për një epokë të re partneriteti bazuar në "respektin
dhe interesin reciprok". Ai foli për Indonezinë, vendin me popullsi më të madhe islamike në botë dhe madje përmendi se një pjesë e madhe e të afërmve të tij
janë myslimanë. Presidenti i ri tha se ndjente urgjencë për t‘u përfshirë menjëherë në konfliktin e Lindjes së Mesme. "Kam udhëzuar të dërguarin e
posaçëm që të dialogojë me të gjitha palët në konflikt dhe pas kthimit të tij nga turneu i parë në rajon do të ndërtojmë edhe strategjinë vijuese". Obama rishprehu zotimin ndaj Izraelit si një aleat që ka të drejtë të mbrojë veten, por theksoi se si izraelitët,ashtu edhe palestinezët, duhet të bëjnë zgjedhje të vështira. "Unë besoj se është koha e duhur për të dyja palët që të kuptojnë
se rruga që kanë nisur nuk është ajo drejt paqes, begatisë
dhe sigurisë për të dy popujt".
------------------------------------------------------------------------------------------------
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:43 pm

Bashkimi Evropian ka ndryshuar tonin në lidhje me
konfliktin e fundit në Lindjen e Mesme. Komisioneri
i ndihmës humanitare, ndërsa po bënte dje një
vizitë në Gaza, i quajti liderët e territorit të pushtuar
"lëvizje terroriste", ndërsa sulmin e hebrenjve ndaj popullsisë
civile, "të neveritshëm". Pasi ka denoncuar veprimet
e Hamas-it, komisioneri Luis Mishel ka deklaruar
se ajo që ka parë në Gaza ka qenë e tmerrshme
dhe e pajustifikueshme".. Zyrtari i lartë evropian ka deklaruar
edhe më parë, gjatë zhvillimit të konfliktit për
median, se "Izraeli ka shkelur ligjet ndërkombëtare".
Sipas tij, detyrimi i parë i atyre që kryejnë sulme është
parandalimi i ikjes së jetëve njerëzore dhe Gaza nuk
është aspak një rast i tillë. Ai lajmëroi edhe një ndihmë
shtesë prej 58 milionë eurosh për territoret palestineze
gjatë vitit në vijim.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:43 pm

Nje Vushtrriase, talente e botes


http://www.radioislame.com/radio/index.html

Shpresa Rama është një vajzë e re nga Vushtrria e cila arriti që në mesin e mbi 5 milion (nuk lexuat gabim, 5 milion) konkurruesve nga tërë bota ta zë vendin e parë në shkrimin e eseve. Shpresa esen e saj e kishte shkruar për babën e saj, i cili kishte vdekur kur ajo ishte vetëm tre vjeçare. Gara ndërkombëtare "Eseja më e mirë" u mbajt vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa shkrimet konkurruesit i dërguan nëpërmjet postës elektronike. Titulli "Eseistja më e mirë" i takoi kosovares nga Vushtrria, Shpresa Rama

Para fitimit të këtij çmimi në nivelin botëror, Shpresa ishte mësuar të jetë e para gati në të gjitha aktivitetet e saja, e në veçanti në mësimet si nxënëse e shkollës fillore dhe të mesme.

Talenti i saj nuk kufizohet vetëm në mësim dhe në shkrim. Ajo shquhet edhe me aftësinë për këndim, pikturë, moderatore e programeve dhe pjesëmarrja në aktivitete humanitare. Gjatë shkollimit fillor, ajo me vetë iniciativë themeloi shoqatën bamirëse "5-shja bamirëse" dhe me ndihmat e mbledhura u ndihmuan nxënësit e shkollës fillore "Mustafë Venhari", shkollë në të cilën edhe Shpresa vijoi mësimet.

Motivimi për të marrë pjesë në këtë garë asaj nuk i kishte ardhur nga ambicia për të qenë e para ose për të fituar mjete materiale, por ishte bindja e plotë se All-llahu ndihmon në çdo hapë të jetës. Malli për babanë, të cilit as fytyra e as ndonjë fjalë e thënë nuk i kishin mbetur në kujtesën e Shpresës, ishin elemente shtytëse për të shkruar një ese me titullin "Letër babait".

Më poshtë kemi sjellë për ju tekstin e eses fituese në garën ndërkombëtare të mbajtur vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.



Letër babait
Dita po merrte kah të kundërt. Gjersa shikoja perëndimin e diellit, tinguj të trishtuar vetmie bashkë me flladin pranveror më përkëdhelnin flokët…Ah ajo përkëdhelje do të doja të ishte nga dora e tim eti sepse nuk i mbaj dot në mend ledhatimet atërore!...Po ti o lot më shkarravite fjalët që po shkruaja në letrën, të cilën dua ta adresoj në dyert e parajsës, te Ai që më la me lot në sy, te Ai që la një vend të zbrazët në tryezë, te Ai që më dha dhe një emër tjetër-emrin jetim.

I dashuri Baba,

E bëra zemrën gur dhe me mallin më të madh dua të të shkruaj,të të tregoj sa të dua, sa jam rritur. Dita kur më le ishte ditë me shi,..., atëkohë s'dija të derdhja lot, andaj qielli qau për mua. Acar, dëborë në mua mbretëroi, ndonëse ishte kohë vere.

Tri vjet isha kur më le, këtë e di dhe Ti e unë se di sa vjeç isha,por nëna më tregoi. Ajo më flet shumë për Ty. E di baba, shpesh më merr malli të dëgjoj ndonjë fjalë nga Ty, ta di ç'zë kishe, ta shikoj buzëqeshjen Tënde, por kot. Jeta qenka i vetmi libër që s'mund t'ia kthesh fletët prapa! Më le vetëm, por s'dua të jem robëreshë e vetmisë, prandaj shpesh qesh,…, qesh të të sjell ty pranë sepse më thonë që buzëqeshja ime i ngjan tëndes. Më bëhet qejfi kur më flasin për Ty, kur më tregojnë sa më doje, si më ngritje lartë dhe më përqafoje! Sa keq!...Mua s'më kujtohet as edhe një qik, andaj qaj për ditët e lumtura që u venitën në harresë dhe qesh kur më rrahin krahët dhe të lavdërojnë Ty. Vërtetë të falem që më le pas veprën tënde të mirë! Me të krenohem, ndjehem e fortë, ndaj askush s'më nget, s'më ulë poshtë. Por, lotin e kam shok në çdo ditë të rëndësishme për mua...

Është mirë të vijmë në këtë jetë duke qarë dhe të tjerët të qeshin, e pastaj ne të vdesim duke qeshur dhe t'i lëmë të tjerët të qajnë për ne. Kjo është filozofia dhe realiteti bashkë. Qajmë për njeriun e pastër, për engjëllin që fluturoi në amshim...Ngadalë e kuptova se në këtë jetë jemi të ftuar për një kohë të shkurtër dhe ikim me trenin e pakthyeshmërisë. Këtij treni i takove Ti, i dashuri baba, por dhe unë do të jem udhëtare e këtij rrugëtimi, si edhe të gjithë njerëzit tjerë. E ke parasysh? Jetoj me një shpresë të ndryer në gji që kur të vij tek Ty, të më presësh me buzëqeshjen që i jep babai bijës së tij. Ndoshta s'do të të njoh, por mbaje këtë letër në dorë dhe do të takohemi, atje në përjetësi, në parajsë ku ke zënë vend qe sa kohë.

TË DON ME GJITHË ZEMËR!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:43 pm

Prifti Isak, si u kthye në Islam?

Tregimi i një ish-prifti dhe kryesori për përhapjen e Krishterimit në Afrikë dhe Azinë perëndimore.

Marrë nga libri: "Të tjerët për Islamin, Kur'anin dhe Muhammedin alejhis-selam". Autor: Ajni Sinani

Prifti Isak, Kryetar i Komitetit për përhapjen e fesë së Krishterë në Afrikë dhe Azinë perëndimore.

Një ditë prifti Isak u ul në karrigen e pendimit që të dëgjojë mëkatet e një gruaje, e cila i kërkoi atij falje, meqë ishte prift. Mirëpo, në vend që të ngrinte kryqin në fytyrën e saj, sipas traditës së krishterë, sipas së cilës prifti "ia fal" mëkatet një mëkatari, ai filloi të qajë para saj duke thënë: "Unë fal mëkatet e tjerëve, e kush do të falë mëkatet e mia?".

Ai tregon: "Erdhi një grua duke kafshuar gishtat nga pendimi dhe më thotë: Unë bëra tre herë mëkat dhe jam para teje duke e pohuar me gojën time. Të lutem zotni, më fal mëkatet dhe ju premtoj që nuk do të përsëris më! Kur desha ta ngre kryqin, nuk ma bëri dora, goja mu paralizua, qava e thashë me vete: Kjo ka ardhur tek unë të kërkoj të falur për mëkatet e saj, po mua kush do të mi falë mëkatet?

Në atë çast, para syve mu shfaq Kur'ani i Shenjtë dhe më pas e lexova me zë kaptinën el-Ihlas: 'Thuaj: Allahu është Një! Allahu është Ai, të Cilit i drejtohet çdo krijesë, për çdo gjë! As ka lindur, as nuk është i lindur. Askush nuk është i barabartë me Të.'

Shkova menjëherë tek Peshkopi dhe i thashë: Unë fal mëkatet e të gjithë njerëzve! Po kush do t'i falë mëkatet e mia? Ai mu përgjigj: Papa! Kush i falë mëkatet e Papës? Në atë moment, peshkopi u dridh dhe bërtiti si i xhindosur duke thënë: Papa nuk bën gabime, as mëkate! Si është e mundur ta bësh këtë pyetje? Thashë: 'I falem Allahut, vetëm ai nuk gabon'.
Me urdhër të Papës më burgosën. Pas tre ditësh, me sy të lidhur më vendosën ndërmjet priftërinjve të tjerë, të cilët më godisnin me shkop, duke thënë: Ky është dënim për ata që shesin fenë dhe kishën.

U dhanë urdhër murgjve të vazhdojnë torturimin tim, me mënyra nga më të ndryshmet saqë akoma më kanë ngelur shenja në trup. Më vonë më vunë si bari derrash. Pas tre muajsh më dërguan në një manastir për edukim fetar.

Kryemurgu më priti me këto fjalë: 'O bir, Zoti shpërblen ata që rrojnë dhe kryejnë vepra të mira. Do të rrosh dhe ki shpresë tek Allahu'. Thashë me veten time, këto fjalë nuk janë nga Bibla, as nga fjalët e shenjtorëve të krishterë… Dhe ja, një ditë trokita në derën e tij dhe s'mu përgjigj njeri. Hapa derën, hyra brenda dhe u befasova kur pashë që Kryemurgu po falte namazin e sabahut. U gozhdova në vend nga ato që pashë dhe mblodha veten menjëherë. Mbylla derën që të mos më shihte njeri. Pas disa çastesh më erdhi me sy të përlotur duke thënë: 'Mos trego, o bir. Ajetet e Kur'anit janë ushqim i shpirtit tim dhe shoku im në vetminë time, udhërrëfyes në rrugën e Zotit'.

Hasa në shumë vështirësi për të shpallur Islamin tim, sepse isha prift me pozitë, kryetar për përhapjen e Fesë së Krishterë në Afrikë. Pas shumë debatesh, më thanë: O pronat e tua, o fenë e re. Ua dhashë gjithë pasurinë, sepse fenë Islame nuk e krahasoj me asgjë. Kur'ani është i përkryer".
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:43 pm

Parku "Adem Jashari" në Stamboll


Stambolli nderon Kosovën duke i vendosur një sheshi emrin e heroit kombëtar Adem Jashari.



Të premten në Stamboll u bë përurimi zyrtar i parkut të ri që Komuna Bajrampasha e këtij qyteti ndërtoi dhe ia vendosi emrin e heroit kombëtar të Kosovës, Dëshmorit Adem Jashari. Këtej e tutje emri i Adem Jasharit, i cili ra dëshmor bashkë me 56 shokë, bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e familjes në luftën për pavarësimin e Kosovës, do të përkujtohet edhe në lagjen Bajrampasha të Stambollit.

Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës në ceremoninë e përurimit mori pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, i cili në fjalën e rastit tha: "Mes Turqisë dhe Kosovës nuk ekzistojnë vetëm marrëdhënie zyrtare, por edhe marrëdhënie të fuqishme miqësore. Turqia mbetet një partner i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës dhe në rrugën tonë të mëtejshme për integrimin në strukturat evroatllantike. Kjo është porosia e Republikës së Kosovës për Turqinë".

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të komunës Bajrampasha dhe asaj të Metropolit të Stambollit. Për mediat këtu Ministri Pajaziti u shpreh: "Figurat e rëndësishme të sakrificës për lirinë e Kosovës po nderohen edhe jashtë shtetit, ndaj kjo ngjarje ka peshë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Duke vlerësuar figurën e Adem Jasharit një komunë dhe qyteti i Stambollit respekton të gjithë qytetarët, respekton të gjithë bashkëpunimin tradicional mes nesh, po ashtu ju bën nder shumë qytetarëve që jetojnë këtu, ju bën nder shumë kosovarëve që jetojnë në Stamboll".

Kryetari i Komunës që ndërtoi këtë park falënderoi qeverinë e Republikës së Kosovës që u përfaqësua në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin e tij dhe shtoi: "Kushdo që do të kalojë në këtë shesh do të lutet për shpirtin e Adem Jasharit dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për liri".

Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti gjatë kësaj vizite u prit në një takim edhe nga Guvernatori i Stambollit Muammer Gyler. Tema kryesore e takimit ishte progresi që ka shënuar Kosova në periudhën e njëvjeçarit të pavarësisë. Kontributi i madh që shteti turk ka dhënë në arritjet që janë shënuar në fushën e sigurisë, veçanërisht në përgatitjen profesionale të policisë së Kosovës, ishte një temë tjetër e këtij takimi, ku Ministri Pajaziti mori mbështetje nga zyrtarët e shtetit turk.

I shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara Bekim Sejdiu, Ministri Pajaziti e informoi Guvernatorin Gyler për procesin e njohjes së Kosovës dhe për lobimin, që institucionet e Kosovës bashkë me miqtë ndërkombëtarë po bëjnë për njohjen e pavarësisë së vendit.

Në parkun "Dëshmori Adem Jashari", që Komuna Bajrampasha ka ndërtuar në lagjen Vatan, pranë rrugës Esenler dhe Forcave Speciale të polisicë, ndodhet edhe një kullë sahati e ngjashme me një kullë historike sahati në Ballkan 13 metra e lartë. Parku shtrihet në një sipërfaqe 1.600m2 dhe krahas kullës së sahatit në park ka edhe rrugica për shëtitje dhe ambiente shplodhëse.

Parku "Dëshmori Adem Jashari" që ndërtoi rishtas Komuna Bajrampasha, e cila i kushton një rëndësi të madhe historisë dhe kulturës së Ballkanit, për faktin që 45% e banorëve të kësaj komune janë me origjinë ballkanase, simbolizon lidhjet shpirtërore dhe vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe komunës Bajrampasha. /trt/
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:44 pm

3.50 euro për RTK-në

(Mesazhi.com)



3.50 euro për RTK-në që të na shaj e shpërlaj trurin, e Bashkësisë Islame asnjë cent që na e rigjallëron shpirtin.


Nga: Enes Ferati

Për çdo muaj në faturën e KEK-ut figuron edhe taksa për RT(d)K (Radio Televizionin e disa Kosovarëve) në vlerë prej 3.50 euro ndërkohë anëtarësia e Bashkësisë Islame të Kosovës që nuk e arrin këtë vlerë për një vjet nuk paguhet. Më konkretishtë nuk paskemi që të paguajm anëtarësin me vlerë prej 2 ose 3 euro, ndërkohë që RT(d)K (Radio Televizionit të disa Kosovarëve) I paguajm 42 euro në vitë.

Dhe çfarë ?

E paguajm që të na shaj, ofendoj të ngjall urrejtje, të na e shpërlaj trurin. Pse komuniteti shqiptar dhe musliman nuk paska njerëz të dijshëm që të kuptojn se pas programeve të parapaguara fshihet politika e flliqt aniti-shqiptare dhe anti-islame.

Pse të ketë hapsirë Halil Matoshi në telivizonin tim, e të më shaj muaj. Përpjekja për të hyrë në histori me çdo kusht sikur i ngjan një përsonazhit të keq të filmit që sigurisht përfundon si humbës i shkretë, por që nuk e kupton këtë deri në fund.

Nuk janë muslimanët e Kosovës ''duda''. Halil Matoshi mund të përpjeket të krijoj kombin kosovar (vllaznim bashkimin), por jo duke shkatërruar çdo gjë , jo edhe duke shkelur mbi ne, e ne duke qenë ende të gjallë.

Jo vetëm në gazetën e ulët dhe të bojkutuar Ekspress por tani shfrytëzon edhe RTK për të mbjell urrejtje ndaj muslimanëve dhe islamit.

Tani në RTK dhe emisioni e tij personal me musafirë kolegë të tij të punës nga Ekspess, vazhdojn provokime ofendime të islamit duke i ngjituar emra islamit si islami politik dhe duke më bërë mua si musliman të ndihem keq në shtëpin time para televizorit tim duke shikur programin televiziv që i pagurj 3.50 euro.

Halil Matoshi flet për llapsusin e dijetarit Dr.Shefqet Krasniqi, me aq urrejte të paarsyeshme. Dijatari ka kërkuar falje, mjaft I keni rënë në qafë. E kush jeni ju që të përcaktoni fatin e Dr.Shefqet Krasniqit, kur thoni '' Shefqeti në ferr''.

Kjo është urrejtje për të cilën duhet të deklarohet dhe distancohet që e paguaj për këtë punë Bashkësia Islame e Kosovës,pastaj Impeshkvia, Associacioni I Gazetarëve dhe të gjitha instancat dhe individët që reaguan për llapsusin famëmadhë.

A nuk qenka i vlefshëm një qytetar i shqiptar kosovës sa edhe një tjetër qytetar shqiptar i maqedonisë. Për të mos hapur diskutim se nëse diskutohet për kontribut si mund të matet kontributi i dikujt cilido qoftë me kontribut të dijetarit?

Muslimanët kurr nuk i kan konsideruar si të kundërt të krishterët, ata kurr nuk jan as nuk kan qenë opozit e jona në asnjë kuptim të fjalës. Muslimanët janë kundër atyre që i ndjejn muslimanët si të kundërt. Ajo çfarë po bëjnë këta analistët të vetëmit që i kish pas Kosova, është hudhje e topit dhe nxitje e urrejtjes.

Islami si fe e paqës, obsesion i botës moderne shqiptare (në rrugë për të qenë) dhe post-moderne- perëndimore ishte dhe vazhdon të mbetet cak i etiketimeve për të zbeh imazhin e tij.

Dikur u akuzua për analfabetizëm, por doli që të mos jetë ashtu për faktin që qysh nga imparativi i parë Kurani ka thirrur për dije, të mos flasim për sinjalizimet shkencore mbi 1200 të tilla , për të cilat Halil Matoshi dhe njerëzit e nivelit të tij janë injorat.

Akuza për terrorisëm u bë e dobët me kohë, sepse edhe gjuhësisht ishte ironike me që fjala, islam ka kuptim paqe njejt si dhe përmbajte dhe thirrje. Dilte qesharake terrositët paqësorë.

Cak i radhës Imamët.

Një këtu i rrehur një atje problematik, nuk është me rendësi të jenë të vërteta rastet, por është me rëndësi të ketë sa më shumë, se po nevojiten për satistika ndërkombëtare dhe serbe-(milosheviqioniste).

Por me që kemi problem, ku qëndron ai?

A qëndron në zyrat e ngrohta dhe komode të disa shqiptarëve të cilëve parat u vijn me bank nga …… dhe nuk kanë se çka hubin nga kjo botë duke u bërë vazal të armiqëve dhe të miqve të armiqëve për të cilët do të dëshmoj koha.

Potika e Qeverisë së Kosovës duhet të krijoj komison parlamentar ku do të përcaktoj se çfarë do të shkruajn gazetarët në veqatni të gazetes Ekspress. Nuk është në mandatin e tyre të tregojn se çfarë duhet të bëjnë imamët apo priftat. Ata duhet të mos e shfaqin urrejtjen që e kan për fenë Islame. Ata duhet të jenë të matur dhe të kenë shumë kujdes se çfar thojn për fenë islame. Duhet të ndalen së shpifuri për fenë Islame. Sepse dhuna dhe terrorizimi në fjalët e gazatarëve të Ekspressit nuk mund të sjellë paqe por sigurishtë që vetëm dhunë e gjakë.

Në veqanti institicionet shtetrore duhet të hulumtojn hollësisht dhe të raportojn publikishtë për pasurin e gazetave në veqanti të gazetes Ekspress. Nga e kanë atë këtë pasuri dhe të hulumtoj në shkaqet psikologjike dhe socilogjike të arsyeve pse kaq shumë zjarr vjellin për islamin. Nga e kanë kaq shumë urrejte për 95 % të kosovarëve. Të hulumtoj për prejardhjen gjenologjike të tytre.

Shpresoj që të reagoj sa më shpejt qeveria por mbi të gjitha populli im shqiptar dhe musliman që i kam shpirta dhe zemra.
E dime që kemi kushte të vështira ekonomike por kjo nuk don të thotë që do t'i shesim shpirtin djallit, babë e babgjysh jetuan dhe ne do të jetojm me dhe duke i nënshtruar vetëm Allahut.

Raportet publike shpresoj që të publikohen sa më pare, por sigurisht që jo në gazetën Ekspress sepse atë nuk e lexojm shumica e njerëzve me intelektë dhe vetëdije të shëndoshë .
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:44 pm

FRI hap ekspozitën “Me art ne flasim”
Për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s., Forumi Rinor Islam hapi ekspozitën "Me art ne flasim".





Me rastin e ditëlindjes së profetit Muhamed a.s., Forumi Rinor islam – Dega Shkup, nën moton "Me art ne flasim", mbrëmë hapi ekspozitën në të cilën me punimet e tyre prezantohen piktorë nga Maqedonia dhe Kosova. Ekspozita zgjatë tri ditë ndërsa po mbahet në Galerinë e Arteve "Çifte Hamam" në Çarshi të Vjetër të Shkupit. Në kontekstin në të cilin realizohet ky aktivitet, figura profetike qartësohet edhe më shumë kundrejt atyre të cilët disa herë kanë tentuar ta njollosin.

"Synojmë që të prezantojmë personalitetin madhor dhe veprat madhore, të cilat i solli Pejgamberi a.s. për njerëzimin. Pejgamberi në një thënie të tij ka thënë: Allahu ka përcaktuar mirësinë për të gjitha gjërat". Vetë i dërguari jonë Muhamedi a.s. ka qenë ai i cili më së miri ka ditur që ti avancojë, përkrahë dhe motivuar njerëzit. Ne besojmë që me këtë thënie, të cilën Pejgamberi a.s. na i ka përcjellur neve, dëshiron që të na mëson që edhe arti të jetë në shërbim të së mirës", deklaroi Rufat Sherifi, kryetar i Forumit Rinor Islam. /alsat-m/
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:44 pm

A po thoni se festimi i ditelindjes se Muhamedit eshte bidat, e qitash qenka lejuar festimi i kesaj feste??!!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:44 pm

Ministri akuzohet për ekstremizëm fetar
Mbulesa e zonjës së pastër Maria si kundër argument.

Ish Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë akuzohet tani për ekstremizëm fetar, por ai ekstremizëm nuk është i krishterimit katolik, fesë së cilës edhe ai vetë i takon, por për ekstremizëm fetar islam. Origjina e kësaj storie është te Xhuliano Amato kur deklaroi haptazi se nuk mund ta kundërshtojë veshjen e hixhabit (mbulesës) nga ana e femrës muslimane në vendin e tij, edhe atë për një arsye të qartë dhe të thjeshtë, ngase Zonja Maria e Virgjër (Merjemja) kishte mbulesë mbi kokë.

Ajo ishte gruaja më e shenjtë që ka njohur historia, ashtu që është edhe njëra prej katër grave më ideale në gjithë njerëzimin sipas pikëpamjes islame, siç argumenton hadithi profetik, e me të janë znj.Hadixhe, znj. Fatime e Ndershme si dhe Asija -bashkëshortja e Faraonit.

Ish Ministri Xhuliano ballafaqohet me tendencat sekulariste ekstreme, të cilat ftojnë për sfidim të fenomenit të përhapjes së hixhabit te gratë muslimane në Itali, madje edhe tek ato femra italiane të cilat kanë hyrë në Islam, duke e konsideruar këtë si një shkelje flagrante të kulturës krishtere. Xhuliano Amato iu tha atyre: "Nëse Maria e Virgjër ishte grua me mbulesë, si po kërkoni nga unë që t'ia mohojë të drejtën një gruaje të mbuloj kokën (t'a vejë hixhabin)", ose thënë shprehimisht siq ka deklaruar ai: "Vërtëtë gruaja e cila ka gëzuar dashurinë më të madhe gjatë gjithë historisë është Zonja e Virgjër, e cila është portretizuar gjithnjë si e mbuluar - me hixhab). Ministri i punëve të brendshme ka zbuluar edhe një krizë tjetër tek ekstremistët sekularistë, e ajo është shfaqja e një rryme të re kulturore në që kërkon t'i ndryshojë pikturat ku Zonja e Virgjër (Maria) portretizohet si një grua që ka mbi kokë mbulesën. Ata kërkojnë që t'a heqin këtë pikturë e t'a përhapin në vend të saj një tjetër, ku ajo portretizohet si grua e zbuluar, pa mbulesë! Beteja italiane nuk është një shaka, por është një e vërtetë të cilën e kanë transmetuar mediet botërore e italiane, por të cilën e kanë anashkaluar gazetat publike të vendeve muslimane, përveç gazetës Al-xhumhurijje (egjiptiane), e cila vetëm sa ka sinjalizuar në disa rreshta të paktë në numrin e të enjtës së kaluar. Ndërsa rrëfimi i propagandës për ndryshimin e portretit të pikturuar të Marisë nuk është një risi në karakterin perëndimor, i cili e ndan fenë edhe në aspektin kulturor ose madje edhe atë racor, dëshmi për këtë gjë kemi të kaluarat që janë tashmë tejet të njohura. Në Shtetet e Bashkuar të Amerikës para disa viteve në disa kisha të mëdha ku frekuentohej nga raca e zezë është vendosur piktura e Mesiut a.s. (Jezusit), i cili portretizohet si i zi tërësisht në formë të afrikanëve. Ata deklarojnë, sipas pikëpamjes së tyre, që Mesiu a.s. ka qenë i zi me lëkurë të zezë, dhe se portretet dhe pikturat ose skulpturat e tij me trup të bardhë, flokë të verdhë e sykaltër që janë të përhapura në Perëndim, janë një falsifikim evropian i racës së bardhë. Disa që kanë prejardhje meksikane në ShBA i kanë vendosur pikturat e Mesiut nëpër kishat e tyre me tipare të personit meksikan, ndërsa tash është kthyer fushata kah Maria që t'ia heqin hixhabin nga koka duke e paraqitur atë në portretin e Monikës amerikane tejet prestigjioze, ose të Margaret Bardoo, në mënyrë që pikturat e saja të mos janë argument për muslimanët që gratë dhe bijat e tyre t'a vënë hixhabin. Normalisht, ministri italian i punëve të brendshme e konsideroi këtë kërkesë absurde dhe ekstremizëm kulturor, dhe sipas tij ai personalisht nuk do t'i përgjigjet kësaj kërkese, andaj ai nuk gjenë arsye ose bazë fetare a kulturore për t'a penguar hixhabin në vendin e tij. Sekularistët dhe ekstremistët nëpër vendet tona muslimane, nëse u vie vështirë që t'a pasojnë rrugën e të Dërguarit Muhamed s.a.v.s., atëherë së paku le t'a pasojnë rrugën e Xhuliano Amato-së.
Përktheu: Driton Arifi
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:45 pm

Kryepeshkopi: Ju falemnderit, muslimanë britanik!

Udhëheqësi i kishës anglikane: Ju falemnderit, muslimanë britanikë!


Kryepeshkopi Rowan Williams ka bërë një autoritet si një lider perëndimor i krishterë dhe i ka falenderuar muslimanët britanikë për shkak të kthimit të religjionit dhe të etikës në jetën publike.

Mendoj se islami ka dhënë kontribut të rëndësishëm për shqyrtimin e religjionit në jetën publike, ka thënë Williams për agjencionin Muslim News.

Nëntorin e kaluar, shefi i seksionit për kontakte ndërfetare i Vatikanit, kardinali Jean-Louis Tauran i ka falenderuar muslimanët për kthim të religjionit në jetën publike në Europë.

Williams i ka kritikuar liderët perëndimorë të krishterë që nuk kanë pasur sukses në të distancuarit e bashkësive të tyre nga ndikimi i materializmit dominues dhe shkatërrues.

Kryepeshkopi ka bërë thirrje në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve me qëllimin e dhënies së shërbimeve më të mira për të mirën e tërë shoqërisë.

Kryepeshkopi po ashtu ka vënë në pah rëndësinë e madhe të shkollave fetare në forcimin e dialogut ndërfetar dhe të harmonisë në shoqëri.

"Nëse do të mbanim religjionin në institutet tona edukative, mendoj se do të arrinim shumë", ka theksuar ai. /IslamBosna.ba/
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:45 pm

Abdurrahman Arnaut - Llapashtica

"Nuk luftova për arab, po për Mesxhidi Aksanë"

Shkruan: Agim B. Gashi

Hoxhë Abdurrahmani u lind në vitin 1900 në fshatin Llapashticë të Epërme të Llapit nga një familje bujare dhe atdhetare. Mejtepin e kreu në fshatrat Obrançë dhe Llapashticë dhe e vazhdoi në Prishtinë te dijetari i njohur H. Hamdi Efendiu.

Në moshën 21-vjeçare shkoi në Turqi për t'u shkolluar edhe më tutje, por për arsye të njohura familjare u kthye sërish në Kosovë.

Në vitin 1927 u detyrua që të kryejë shërbimin ushtarak në armatën jugosllave. Dhjetë vjet më pas, për arsye represive të regjimit të atëhershëm, shiti gjithë pasurinë dhe u shpërngul në Turqi, duke shkuar njëherë në Stamboll, Ada-Pazar, Bursë dhe Adanë.

Me familjen katër anëtarëshe, më 1944 doli në Siri. Vajzën e martoi me një turk nga Halepi, me qëllim që ta marrë me vete ngado që të shkonte.

Në vitin 1946 filloi lufta në Palestinë. Ai mori familjen dhe i vendosi në Jordani. Dhëndrin dhe vajzën, si dhe të birin e tyre i la në Aman, përderisa vet, pasi që rehatoi të afërmit, u kthye dhe iu bashkëngjit luftës së palestinezëve. Me vete kishte marrë edhe gruan, e cila do t'i shërbente edhe për fshehjen e armëve.

Menjëherë më pas, në qytezën Rriha u bastisën nga një kontroll i ushtrisë angleze, duke ia konfiskuar armët. Atë e arrestuan së bashku me grua. Gruaja u burgos në Rriha, ndërsa hoxha u dërgua në Jerusalem për të vuajtur burgun.
Pas këtij rasti, i biri i tij Aliu, i cili ishte vetëm 14-vjeçar, duke mos ditur se si t'ia bënte, meqë gjuhën nuk e njihte, por nuk kishte as nënshtetësi, vendosi të këshillohej me këshilltar të asaj kohe të Jordanisë. Pavarësisht mundit të Aliut, ai nuk gjeti ndihmë askund. Duke mos hequr dorë për lirimin e mundshëm të prindërve të vet, ai takohet me një plak, i cili e këshilloi që të shkonte tek mbreti Abdullah. Aliu, meqë nuk kishte rrugëdalje tjetër edhe bëri ashtu siç e kishte këshilluar plaku. Dy-tri hera kishte shkuar së koti, pasi as që nuk kishte paralajmëruar vizitë tek mbreti. Jo vetëm kaq: ai ishte vetëm 14-vjeç!

Herën tjetër Aliu filloi të qante pranë mbretërisë. Një rojtar e pyeti se ç'hall kishte?! U mor vesh me të disi dhe rojtari kishte hyrë tek mbreti për t'i treguar për rastin i cili po e priste. Fati kishte dashur që mbreti të tregohej i mëshirshëm dhe e lejoi Aliun e ri të hynte tek ai dhe t'i rrëfente problemin e tij.

Duke dhënë selam Aliu kishte hyrë në dhomën e mbretit. la kishte puthur dorën dhe mjekrën. Kur i kishte treguar se nuk dinë arabishten, mbreti e kishte udhëzuar të fliste turqisht, ngase edhe ai vet e fliste këtë gjuhë.

Duke ia treguar historinë, dhe duke mos fshehur asgjë, pra duke i thënë se cili kishte qenë qëllimi i babait të tij, që të luftonte në emër të Zotit, mbreti i kishte premtuar se nënën do t'ia lironin së shpejti, ndërkaq të atin do të shihte se çfarë mund të bënte për të.

Pas tri javësh nëna u kthye në shtëpi. Hoxha nuk shihej gjëkundi.
Aliu nuk prante të kërkonte nga mbreti lirimin e të atit. Dhe, mbreti kishte realizuar premtimin e tij; kishte ndërmjetësuar tek gjenerali anglez dhe, pas tre muajsh, liroi edhe babain e Aliut - hoxhë Abdurrahmanin.

Hoxha pas lirimit ishte njoftuar me mbretin, kishin shkëmbyer llafe dhe në fund kërkoi leje që të shkonte prapë në luftë tek palestinezët. Ai e lejoi, ndërsa hoxha iu bashkëngjit ushtrisë palestineze dhe u ngarkua për mbrojtjen e Mesxhid Aksasë. Si vendbanim kishte zënë shpellën e njohur me emrin Sahertulla.
Në këtë shpellë ai banoi tri vjet. Më 1949 Palestina u nda me kufij artificialë. Hoxha gjatë këtyre vjetëve ishte dalluar si luftëtar i zoti dhe komandant i aftë. Pas luftës e lutën që të rrinte dhe i ofruan pozita të larta. Ai nuk pranoi, duke thënë se nuk kishte shkuar që të luftonte "për kapital", por të luftonte për Mesxhidin Aksanë, duke thënë se "unë jam fakir" (el fakir meallah).

Për një kohë ai mbeti si imam i ushtrisë.

Arabët dhe shtetet e tjera përreth e nderuan hoxhën; e ndihmuan, por ai nuk e pranonte ndihmën si shenjë mirënjohjeje, por kërkonte që t'ia mundësonte (t'ia jepnin vizën) të shkonte të kryente Haxhin. Hoxhës iu bë e mundshme që së bashku me familjen të kryente Haxhin. Pas kryerjes së këtij obligimi, ai prapë u kthye në Jordani. Me t'u kthyer kërkoi që ta lejonin të vizitonte të gjitha shtetet arabe islame. Ai e mori vizën për 42 shtete, që nga India e deri në Egjipt. Nga Az'hairi (universiteti i parë në botë) mori lejen që të jepte sairvajz nëpër të gjitha shtetet.

Në vitin 1951, në Aman, rastësisht, u takua me Rexhep Ozanën, i cili ishte nga Gjilani. Lidhur me takimin, Rexhepi kishte thënë:

"Isha duke ndenjur para një xhamie në qendër të Amanit. Nga xhamia doli një hoxhë, për të cilin thashë që nuk është as arab e as turk, dhe iu drejtova në gjuhën shqipe. Ai, i habitur më tha, kush jeni ju që më flisni shqip? I tregova që jam një shqiptar nga Kosova dhe u përqafuam gjatë e fort . Më mori, më dërgoi në shtëpi të vet dhe biseduam disa ditë radhazi. Hoxha më tha se nuk dinte asgjë për vendin e tij, për të afërmit për më shumë se 10 vjet. Më tha se atje kishte vëllain dhe motrat, dhe duke qenë se ndërkohë ishte zhvilluar Lufta e Dytë Botërore, e dinte se mund të kishin ndodhur dëme të mëdha. Kam dëgjuar, thoshte hoxha se, janë bërë masakra të mëdha kah Llapi. Por, duke e njohur mirë luftën që ishte bërë në Kosovë, i thashë se, pavarësisht se në Llap është luftuar shumë, atje njerëzit kanë shpëtuar bukur mirë. Hoxha më kërkoi t'i tregoja adresën postare të asaj Jugosllavie me qëllim që të niste ndonjë letër", tregon Rexhep Ozana.

Ai mori letrën e shkroi në eskiturqishte, e dërgoi dhe i la amanet kryetarit të zyrës së vendit. UDB-ja nuk e lejoi letrën që të shkonte në adresën e duhur derisa e verifikoi mirë se kush qenka ky Abdurrahman Ibën Hajdari. Më pas letra i arriti vëllait të hoxhës, Isufit, i cili me të pranuar letrën ishte gëzuar shumë për të, meqë nuk kishte dëgjuar asnjë lajm për të asnjëherë. Familja ia ktheu letrën dhe komunikimi filloi të funksionojë.

Në vitin 1952 ai vendosi që të vizitonte Kosovën. U bë jehonë e madhe dhe pritje që nuk mbahet mend. Mirëpo, krahas mikpritjes që i bënë, hoxha u kritikua për gjykimet e ashpra që i bënte në vend për pirjen e duhanit, ngase ai ishte kategorik se duhani është shumë i dëmshëm dhe rrjedhimisht haram.

Në vitin 1953 me tërë familjen shkoi në Medinë, por nuk mundte të binte dakord me njerëzit e vendit lidhur me përmbajtjet e derseve. Duke qenë kështu, ata e lejuan që të jepte ders vetëm me program, mirëpo hoxha kishte qenë i vendosur dhe nuk dëshironte që ta kufizonin lidhur me temat që i kishte në mend t'i ligjëronte. Në Medinë ai e la vajzën Mejremen dhe dhëndrin. Sot e asaj dite Mejremja është gjallë, e cila ka 6 djem dhe 4 vajza.

Prapë, në vitin 1959 u kthye në Aman. Po në të njëjtin vit ai e bëri edhe një vizitë në Kosovë. Duke mos e ditur se situata politike ishte ashpërsuar, ai kërkoi që të vizitonte Shqipërinë. Lidhur me kërkesën që kishte për të shkuar në Shqipëri, ai dëshironte që t'i kryente disa amanete që kishte marrë nga disa talebe të Kajros. Por, fatkeqësisht, në mesin e njerëzve që ishin prezent kishte edhe shërbyes të pushtetit të atëhershëm jugosllav, të cilët e lajmëruan atë se ai "dëshironte të bashkonte Kosovën me Shqipërinë" dhe UDB-ja iu vu prapa e tërbuar. Ndër ditët që e kërkonin, një agjent malazez, i cili kishte marrë detyrë që ta përcillte, hoxha kishte shkuar në Sarajevë. Duke u kthyer nga Sarajeva, posa zbriti nga treni në Fushë-Kosovë, atë e ndaloi UDB-ja dhe e mbajti 6 orë në pyetje. I dhanë ultimatum që brenda 12 orëve të largohej nga Kosova duke i thënë se nuk është i mirëseardhur më në këtë vend.

Në vitin 1967, duke qenë se kishte ndërruar pak gjendja për të mirë, meqë kishte rënë sistemi i Rankoviqit, në konsultim me konsullata, ai vendosi që edhe njëherë t'i mësyhej Kosovës. Mirëpo, kësaj radhe, në ditët që mbërriti në Kosovë, Izraeli kishte sulmuar edhe njëherë Palestinën dhe hoxha menjëherë u kthye.

Më 1969 hoxha vizitoi për herë të fundit Kosovën, duke i lënë të mallëngjyer të gjithë të afërmit dhe njëkohësisht duke lënë gjurmë të pashlyeshme nga fjalimet e tija lidhur me kombin dhe fenë.

Pas kësaj, mbreti saudit e përzuri përgjithmonë nga Arabia Saudite dhe ai ishte mërzitur shumë. Hoxha kërkoi nga një ministër i atëhershëm i Jordanisë, Talati, që të intervenonte disi tek mbreti për të bërë edhe njëherë haxhin dhe që të hallashtisej me atë pjesë të familjes që i kishte mbetur në Medinë. Ministri ia bëri këtë të mirë dhe shkoi në Arabi për të ndërmjetësuar që hoxha të lejohej që edhe njëherë të vizitonte këtë vend. Lejen e mori me kushte që të mos bënte trazira me derset e tija që ata i quanin "provokative" .

Ministri Talat ia tregoi kushtet hoxhës, duke e lutur atë që t'u përmbahej kushteve të parashtruara dhe i tha se do t'i paguante njërën anë të rrugës. Për hir të familjes, ai i kishte përpirë kushtet. Ky kusht, që të mos mbante derse për të ishte i rëndë. Kjo ishte vizita e tij e fundit në vendin e shenjtë islam.
Në mars të vitit 1975, hoxha ndërroi jetë në Jordani. U varros me nderime të larta ushtarake në varrezat e kryeqytetit Jordanez, në Aman. Në këtë qytet ai la pas djalin Aliun, i cili kishte 2 djem dhe një vajzë. Edhe Aliu ndërroi jetë në të njëjtin vend në vitin 1988.

"DITURIA ISLAME" Nr.194
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:45 pm

Ferexheja përjashton nxënësen, kushtetutshmëria, në pikëpyetje


*Sqarime nga Une,Hasani, behet fjale per Shami por fatekeqesisht gazetaret jane nen nivelin e duhur dhe devijojne gjerat ngase ka dallim ne mes te Ferexhes dhe Shamis.

Autor: ARDIT BIDO



Pas katër rasteve kur nxënësit janë përjashtuar nga shkolla për ferexhe ose mjekër të gjatë dhe janë rikthyer, pasi një vendim i tillë është cilësuar antikushtetues, historia përsëritet në Burrel. Dje është marrë vendimi zyrtar për nxënësen e shkollës së mesme, Florida Kola, e cila nuk do të lejohet të hyjë në shkollë për aq sa do të mbajë ferexhenë. Këtë vendim e ka mbështetur edhe ministri i Arsimit, z. Fatos Beja, ndonëse juristë vendosin në pikëpyetje ligjshmërinë e një vendimi të tillë.

Juristë të kontaktuar dje nga gazeta “standard” kanë deklaruar se ky vendim ngre shumë pyetje kushtetuese. Kushtetuta përcakton se Shqipëria është vend laik, por jo ateist, sipas tyre. Neni 24 thotë se “secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve”, duke përfshirë edhe arsimin në këto të drejta.

"Kur shkova në shkollë, më përjashtuan për shkak të shamisë që unë mbaj. Kjo gjë më bëri të ndihem shumë keq. Shaminë e kam vendosur me dëshirën time, por unë dua që të shkoj edhe në shkollë", - ishte shprehur Florida, për të marrë një përgjigje edhe nga ministri Beja. Ai deklaroi dy ditë më parë se Kushtetuta përcakton se Shqipëria është vend laik dhe se ekziston një rregullore që përcakton se “uniforma është një standard i detyrueshëm edhe në pjesën më të madhe të shkollave private, të cilat e konsiderojnë atë edhe si një pjesë të identifikimit të tyre”.

Njëkohësisht, në një çështje të ngjashme, Avokati i Popullit është shprehur qartë se ndalimi i nxënësit për veshje fetare është antikushtetuese dhe shkel të drejtat e njeriut. “Ndalimi i një veshjeje që dihet haptazi që mbahet për motive fetare, vlerësimi i saj si e papërshtatshme, mendojmë se formon një rast, i cili shkakton drejtpërdrejt shkelje të dispozitave të rëndësishme për të drejtat themelore dhe të lirive vetjake të njeriut, të parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, - ishte shprehur në rekomandimin nr. 18 të vitit 2001, Avokati i Popullit, duke iu referuar një rasti analog në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë.

I pyetur nga “standard” zëvendësministri i Arsimit, z. Halit Shamata, deklaroi se “rekomandimet e Avokatit të Popullit nuk janë të detyrueshme, por veçse rekomandime”. Sipas tij, shkollat janë laike dhe nëse ekziston një çështje kushtetuese, ajo duhet të zgjidhet në gjykatë. Zëvendësministri deklaroi se rregullorja e shkollës, edhe pse nuk prevalon mbi Kushtetutën, për aq sa nuk ka një ligj që lejon shaminë në shkolla, atëherë kjo çështje mbetet në pikëpyetje.

Avokati i Popullit kishte deklaruar se vetëm me një ligj që kufizon një prej të drejtave të njeriut, që është e drejta e fesë, mund të ndalohet shamia në shkolla. “Nëse në shkolla do të zbatohet pa kufizime neni 24 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë apo në ushtrimin e kësaj lirie duhet të vendosen kufizime, kjo bëhet vetëm me ligj të veçantë. Sipas nenit 17 të Kushtetutës, kufizimet në të drejtat dhe liritë e parashikuara në Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj”, - kishte rekomanduar ai në një rast analog.

Vetëm në 8 vitet e fundit ka pasur 4 raste kur nxënës janë dëbuar nga shkolla ose nuk janë lejuar që të hyjnë në mësim për shkak të mjekrës dhe të ferexhesë. Në të gjitha këto raste ata përfundimisht janë lejuar, pas reagimit të Komunitetit Mysliman dhe vendimeve të gjykatave, që gjithnjë kanë qenë në të drejtë të ankimuesve, duke i lënë drejtorët e shkollave apo rektorët pa asnjë alternativë tjetër.





Problemet ligjore: Kushtetuta

Neni 24

1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar.

2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.

3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.



Neni 17

1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.

2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Karta e te drejtave te njeriut parashikon ne artikullin 18

Cdo individ ka te drejten e lirise se mendimit te koshiences dhe te besimit fetar. Kjo e drejte perfshin te drejten per te nderruar besimin fetar dhe lirine e manifestimit i vetem ose me te tjere ne publik dhe privatisht,te drejten per te dhene mesim te besimit te tij fetar, ne praktik,ne kult dhe ne ndjekjen e riteve te fese se tij.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me të vërtet fjalët tona do të qëndrojnë të vdekura përderisa ne nuk do të vdesim për qështjen e tyre keshtu që ato të mbesin të gjalla midis të gjallëve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:45 pm

Turqia nuk është prezantuese e Islamit të moderuar
Islami nuk mund të klasifikohet si i moderuar apo jo," tha Erdogan gjatë një fjalimi në Qendrën për Studime Islame në Oksford.
E shtunë, 04 Prill 2009 07:23

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka kundërshtuar përpjekjet për thirrjen e Turqisë si përfaqësuese të Islamit të moderuar.
"është e papranueshme për ne që të pajtohemi me këtë definicion. Turqia kurrë nuk ka qenë vend që prezanton këtë koncept. Për më tepër, Islami nuk mund të klasifikohet si i moderuar apo jo," tha Erdogan gjatë një fjalimi në Qendrën për Studime Islame në Oksford.

Kjo deklaratë vjen vetëm disa ditë para vizitës së presidentit të SHBA-ve Barak Obamës administrata e të cilit ka sinjalizuar ndryshime dramatike ndaj asaj të Bushit duke e identifikuar Turqinë si vend Islam i moderuar.

Sekretarja e shtetit Hillari Klinton kishte vlerësuar Turqinë si "vend demokratik me kushtetutë laike" gjatë vizitës së saj në Ankara në Mars. Në fjalimin e tij, me temën "Aleanca e Civilizimeve dhe roli i Turqisë ," Erdogan vuri në dukje mungesën e dialogëve në mes kulturash dhe feve të ndryshme, të cilat kanë çuar në incidente të hidhura në historinë botërore.

"Armiqësia, fatkeqësisht, forcon skenarët për të ashtuquajturën luftë e civilizimeve në botë. Ata që mbrojnë këto spekulime, mund të shkojnë edhe më tutje duke e identifikuar terrorizmin me Islamin i cili është i bazuar në paqe," vazhdoi ai duke shtuar se kjo situatë vetëm ndihmon ata që dëshirojnë ta përhapin globalisht Islamofobinë.

Erdogani gjithashtu dëshiron që shoqëritë perëndimore të jenë më të hapura për bashkëpunim dhe dialog me lindjen. "Duhet të jetë e ditur se ti drejtohesh disa çështjeve të ndjeshme në botën Islame me ofendime dhe qasje të keqe duke fshehur liritë demokratike siç janë liria e të folurit dhe liria e publikimeve, është e papranueshme," tha ai.

Duke tërhequr vëmendjen për respektin dhe mirëkuptimin reciprok, Erdogan tha se ai beson dhe respekton Musain dhe Jezusin, dhe i pranon ata si profetë.
"Unë pres të njëjtin qëndrim nga një çifut ose i krishterë ndaj pejgamberit tim," ceku Erdogan.
Ai theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian duke krijuar kështu lidhje në mes perëndimit dhe lindjes.

"Si vend popullsia e të cilit përbëhet kryesisht nga muslimanët, Turqia po mundohet të zë vendin e saj në BE. Kjo përpjekje po shikohet mirë jo vetëm nga Evropianët por gjithashtu edhe nga qytetarët e vendeve Islame," tha ai.
Teza se perëndimi dhe lindja, Islami dhe fetë tjera nuk mund të pajtohen është e papranueshme në procesin e anëtarësimit të Turqisë."

Erdogan mbrojti konfrontimin verbal me presidentin Izraelit gjatë Forumit Ekonomik në Davos dhe shtoi se ai foli kundër vrasjes së civilëve të pafajshëm dhe se ai vetëm e realizoi obligimin e tij si qenie njerëzore." Gjatë një séance të posaçme në Davos, Erdogani lëshoi seancën pas akuzimit ndaj presidentit Izraelit Shimon Perez duke i thënë se Izraelitët dinë vetëm të vrasin njerëz shumë mirë.

"Nuk kishte mundësi të kalohej ajo çështje me heshtje…nuk kam vepruar si këshilltar i ndonjë organizate," tha Erdogan, duke theksuar së hyrja në Gaza ende nuk po lejohet.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:46 pm

OKI dënon punimet në xhaminë Al-Aksa

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike dënoi largimin e gurëve të xhamisë Al-Aksa.

Profesor Ekmeledin Ihsanoglu sekretar gjeneral i OKI-t, dënoi ashpër vjedhjen e gurëve të xhamisë Al-Aksa, që datojnë që nga dinastia Umajide.
Izraelitët po marrin gurët nga xhamia Al-Aksa dhe po i vendosin në Knesetin Izraelit përballë xhamisë.

Grabitjet e monumenteve Islame dhe Arabe paraqesin një akt vjedhjeje nga ana e Izraelit, fuqi kjo okupuese, që kryen këto akte gjatë ditës para syve të botës.
Këto akte bartin pasoja të mëdha për çdo musliman se çka do të pason në të ardhmen, se Izraeli mund të intensifikojë agresivitetin e saj të mbrapshtë, duke na detyruar ta ndalim këtë agresion dhe ta mbrojmë xhaminë Al-Aksa.

Ihsanoglu theksoi se Kudsi është shtëpi e trashëgimisë universale humane, dhe se monumentet e saja janë të mbrojtura nga ligji ndërkombëtar. Izraeli, nuk ka të drejtë ti përdorë këto monumente apo ti abuzojë ato më çfarëdo preteksti.
Ai theksoi se UNESKO duhet ta luaj rolin e vet në mbrojtjen e ndërtesave dhe vendeve historike dhe arkeologjike të qytetit të Kudsit.

Agresioni kundër vendeve të shenjtë dhe monumenteve historike në Kuds do të jetë si agjendë kryesore e takimit të ardhshëm të Komitetit për Kudsin në maj të 2009-ës, që u thirr nga mbreti i Marokut tha Ihsanoglu.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:46 pm

Misionarja protestante pranon islamin!

Hatixha Watson: Misionarja protestante pranon islamin! E vërteta në zemër.

Profesoreshë, teologe, misionare, priftëreshë, predikuese fundamentaliste e krishterë, një kandidate jo bash ideale për të pranuar islamin.

Para 6 vjetëve, pasi isha edukuar në kishën e krishterë (së pari si katoliko-romane, e më pas si një e krishtere spirituale "e rilindur"), pasi kisha diplomuar si priftëreshë dhe pasi kisha mbaruar bachelorin dhe magjistraturën e teologjisë, pranova Islamin.


Çfarë e shkaktoi këtë ndryshim radikal?

Gjatë punimit të tezës së magjistraturës kam filluar të dyshoj në shkencat krishtere.

Për 12 vjet me radhë, e kisha bërë shprehi ta lexoja një herë të gjithë Biblën për çdo vit. Këtë e bëja krahas mësimit tim për ide, ligjërime dhe studime. Ndërkohë që i kam shqyrtuar librat e shenjtë, kam vërejtur kontradikta të caktuara. P.sh. të krishterët mësojnë për mëkatin origjinal, Zanafilla 3, ndërkaq Ezekieli 18: 1-22 i kundërvihet kësaj. Nëse kjo doktrinë bazë (e mëkatit origjinal) nuk është e vërtetë, atëherë i tërë krishterizmi shkatërron vetveten.

Gjatë leximit i vëreja këto gjëra dhe atëherë ndërprisja leximin dhe mendoja për to, por për shkak të studimeve të mia kurrë nuk kam pasur kohë që t'i shqyrtoj më afër. Gjatë studimit tetëvjeçar e kemi lexuar Biblën, libër për libër, kapitull për kapitull, varg për varg. Por, kurrë nuk kemi bërë krahasime, prandaj kundërthëniet nuk janë përmendur. Në të vërtetë, ajo ishte hera e parë që kemi studiuar historinë e kishës përmes historisë së sotme, e jo përmes Biblës. Nga ai moment, kam filluar të dyshoj në parimet krishtere që nuk kishin ekzistuar në kohën e Jezusit. Ato kishin filluar, më vonë, në vitin 325 me doktrinën e trinitetit.

Fjala "trinitet", që përmendet në krishterizëm, nuk ekziston në asnjë Bibël në botë, qoftë kur bëhet fjalë për Biblën origjinale në gjuhën greke apo hebraike (pra në gjuhët në të cilat janë shkruar të gjitha Biblat). Doktrina e trinitetit në krishterizëm është formuluar tërësisht vetëm pas Koncilit të 4-të, që ka ndikim edhe në krishterizmin e sotëm. Mirëpo, meqenëse të krishterët atëherë nuk e kishin akceptuar trinitetin, vetëm pas 68 vjetësh është futur në krishterizëm, në koncilin e Nikesë. Që të mund të zhvillohej dhe të formulohej mësimi për inkarnimin, me të cilin Jezusi njëkohësisht mund të ishte edhe Zot edhe njeri, si dhe mësimi për paqësimin apo sakrifikimin e përsosur, është dashur të kalojnë më shumë se 100 vjet.

Vazhdimisht kam ndier një dëshirë të zjarrtë në zemër dhe kam dëshiruar të di më shumë për Zotin Një. Një ditë kam shkuar tek profesori im dhe i kam thënë: Krishterizmi nuk është vetëm ai që mësojmë ne. Ne i themi njerëzve se "përsëri do të lindim", që do të thotë se njeriu pastrohet vetvetiu dhe i lutet Jezu Krishtit që ai të kthehet në zemrën e tij në mënyrë që t'i falen mëkatet dhe që prej tij të bëhet një njeri i ri. Ose se duhet të jesh "i mbushur me Shpirtin e shenjtë" që përsëri të "rilindësh". Kur të hyjë Shpirti i Shenjtë tek ti, ai dikushi fillon të flas gjuhë të huaja (i kam përjetuar të dy rastet, edhe pse nuk janë të pranuar tek të gjithë të krishterët dhe bashkësitë si detyrime).

Mes drejtimeve të ndryshme në krishterizëm ka luftëra dhe dallime teologjike të shumta. Disa protestantë nuk i pranojnë katolikët si të krishterë sepse i luten Marisë, nënës së Isait a.s. dhe i adhurojnë shenjtorët. Baptistët nuk kanë kurrfarë lidhje me jobaptistët. Krahas kësaj, janë edhe metodistët, veslijanerët, presbiterianët dhe me mijëra kisha të pavarura që nuk i përkasin asnjë shkolle. Të gjithë dallohen në shkencën dhe interpretimin e Biblës.

Kam pasur ndjenjën, se atë që bënim ne ishte burim i të gjithave, se nuk kishte nevojë për bashkësi të tilla të ndryshme fetare. Duhej të ekzistonte një ndryshim evident shoqëror rreth nesh. Në vend të kësaj, shoqëria është dekadente dhe në një pozitë më të keqe se sa që ishte para 50 vjetëve! Të ashtuquajturat vende krishtere janë në mesin e vendeve me situatë më të keqe. Profesori im mbylli gojën dhe nuk mundi të më përgjigjej.

Kam vazhduar më tutje dhe në vitin 1993 kam përfunduar studimet e magjistraturës në teologji. Një muaj më pas, kam vendosur të studioj gjuhën gjermane. Njëri nga kolegët e mi ka qenë doktor që kishte kaluar 6 vjet në Dubaj. Jemi shoqëruar dhe kam vërejtur se më pyeste pandërprerë për Dhiatën e Vjetër. Kurse unë, përkundrazi, e pyesja për kulturën në Lindjen e Mesme. Asnjëherë nuk isha e interesuar për fenë islame, edhe pse çështja kryesore e studimeve të mia ishte "veprimtaria misionare". Kemi pasur ligjërata për islamin, budizmin, hinduizmin, animizmin dhe katolicizmin. Gjithashtu kemi studiuar edhe "kulte" të caktuara. Interesimi im ka qenë animizmi, një besim fisnor.

Kur ishim së bashku, kam hetuar se ishte tjetër. Ka dashur vazhdimisht të falet, por në mënyrë krishtere. Kur ishim jashtë, lypësve iu jepte vazhdimisht para. Për këtë madje ka pasur një qese me para të imta në makinën e tij. Një ditë i thashë: sikur mos të të njihja, do të mendoja se je musliman. Pranoi se e kishte pranuar islamin në Dubaj, por kurrë nuk i kishte folur familjes së tij për këtë. Kur ishte kthyer në Filipine, ishte liruar nga feja dhe nuk falej më dhe as nuk e praktikonte fenë. Familja e tij përbëhej nga katolikë të devotshëm. Ai asnjëherë nuk ishte lidhur me kishën katolike, kurse më herët kishte qenë me kishën protestante.

Në atë kohë kam njohur një filipinase, që ishte konvertuar në islam gjatë kohës që kishte punuar në Arabinë Saudite. Atëherë jetoja në Manilë. Edhe pse atje kishte muslimanë, në të vërtetë, nuk i kisha kërkuar ata. Ishte vërtet e çuditshme që në një periudhë të shkurtër kisha takuar dy muslimanë. E dija se Zoti po "ndërhynte" në jetën time përmes situatave plotësisht të thjeshta. Thosha me shaka: Në rregull o Zot, çfarë dëshiron të më thuash?

E kam pyetur ate për Islamin dhe gjëja e parë që e kam pyetur ka qenë trajtimi i femrave. Është e njohur (sikurse mësojmë ne në Perëndim dhe dëgjojmë në media) se muslimanet janë qytetare të rendit të dytë dhe pa kurrfarë të drejtash. Ato duhet të mbulohen me hixhab, sepse burrat e tyre nuk dëshirojnë që t'i shohë dikush. Ato duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe krahas kësaj burri ka të drejtë që t'i godasë! Duke dëgjuar përgjigjen e saj mbeta e hutuar.

Ajo tha se bashkëshortet dhe nënat në Islam respektohen shumë. Më ka sqaruar se gratë mbulohen, sepse ky është urdhër prej Zotit, në mënyrë që gratë të jenë të mbrojtura. Gjithashtu më ka sqaruar se keqpërdorimi nga ana e burrave nuk është pjesë e Islamit. Isha shumë e bindur se ajo që kisha mësuar ishte e drejtë dhe isha e gatshme të ndieja dhembshuri për ato gra të ngrata muslimane të shtypura.

Kur e njoha të vërtetën dhe kur u ballafaqova me mashtrimin që na kishin mësuar, kam filluar që të bëj pyetje më tutje: Kush është Zoti? Kush është Muhammedi për muslimanët? Në atë kohë ligjëroja në kolegj, kështu që pyetjet e mija shkonin mjaft thellë. Ajo më pat thënë se nuk ishte muslimane e kahershme dhe se ajo nuk mund të më përgjigjej për të gjitha pyetjet, por se do të shkonte me mua në një qendër islame ku to të merrja përgjigjet.

Kur kam dëgjuar këtë, e kam lutur Zotin (atëherë kam menduar për Jezusin) se nëse kjo është prej shejtanit dhe djallit (këtë vërtet mendojnë të krishterët për Islamin), atëherë ma trego atë. Në fund nuk kam ndier kurrfarë ndikimi të diçkaje djallëzore, kështu që jam nisur me të (edhe pse me shumë kujdes).

Kam qenë e befasuar se si janë sjellë ndaj meje. Kam studiuar teologjinë krishtere. E di se përdoren shumë strategji dhe metoda nëse dëshiron ta udhëzosh dikë që të pasojë fenë tënde. Ata nuk shfrytëzuan asnjërën prej tyre! Nuk kishte kurrfarë manipulime psikologjike dhe as ndikim të shkathët (të hollë), as shqetësim, as "do të vijmë në shtëpinë tënde dhe do të lexojmë Kur'an", sikurse bëjnë të krishterët, as thirrje telefonike. Ishin korrekt, të sinqertë. Më kanë dhënë libra dhe më kanë thënë se mund të shkoja përsëri nëse kam pyetje dhe se do të më përgjigjeshin me dëshirë. Kam shkuar në shtëpi dhe i kam lexuar të gjitha librat që kisha marrë.

Kam qenë e fascinuar dhe e befasuar. Kjo ishte hera e parë që kam lexuar një libër për Islamin që e kishin shkruar muslimanët. Të gjitha librat që kam lexuar gjatë studimeve prej tetë vjetësh ishin të shkruara nga ana e të krishterëve. Ato libra tregojnë se çfarë mendojnë ata për Islamin. Por ajo çfarë ata mendojnë se është islami dhe ajo çfarë është në realitet Islami, janë dy koncepte (nocione) të ndryshme. Të krishterët janë të sinqertë, por vërtet mendojnë gabimisht.

Ditën tjetër përsëri kam shkuar atje dhe kam diskutuar për 3 orë. Kështu ka kaluar java. Gjatë fundit të asaj jave kisha lexuar 12 libra dhe kisha kaluar më shumë se 15 orë diskutim me ta. Kam studiuar 8 vjet teologjinë krishtere. Në fund të asaj jave mendja ime ka kuptuar se Islami është e vërteta. A e kisha pranuar atëherë Islamin? Jo, sepse edhe atëherë nuk kam qenë dyfytyrëshe. Islami akoma nuk ka qenë në zemrën time.

Njëra prej pyetjeve të para që kam shtruar atë javë ka qenë: Kush është Allahu? Na kanë mësuar se Zoti i muslimanëve është Zot "pagan" (diçka si Zoti-Hindu, por emri i tij është Allah, dhe se atij i luten muslimanët). Kam qenë e befasuar kur kam kuptuar se Allahu është i Gjithëdijshmi, Zoti i Gjithëfuqishëm, se Ai është Krijuesi, Ngadhënjyesi (Mbajtësi) dhe Furnizuesi.

Kjo sigurisht nuk i përgjigjej studimeve të mia për "paganizmin" dhe kam kuptuar: Ai me siguri nuk është Zot pagan. Nuk ka rituale të fshehta as ndërmjetësues. Ai është i Vetmi Zot, pa partner. Kjo i kundërvihet trinitetit, ku Zoti është në tresh: Ati, Biri (Jezusi) dhe Shpirti i Shenjtë, që të tre të barasvlershëm dhe të amshueshëm.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:46 pm

vazhdimi-->

Me kënaqësi do t'i pyesnim shokët e krishterë, ku ishte Jezusi kur është dashur të vdesë në kryq dhe kur ka thënë: ''Eli, Eli, lama sabaktani?''. Domethënë: ''Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?''. (Mateu: 27/46). A i ka folur ai vetvetes: Jo, ai ishte Jezusi njerëzor (shkenca e inkarnacionit, ku Jezusi mund të jetë njëkohësisht edhe Zot edhe njeri).

Ata mund të thonë njeriu e ndien dhimbjen njerëzore. Por sikur të thuhet kjo, atëherë Jezusi nuk do të ishte sakrificë e përsosur (shkenca e faljes), sepse sipas mësimit të krishterë, të gjithë njerëzit janë të lindur me "mëkatin fillestar" d.m.th., me mëkatin që i përcjell njerëzit prej Ademit dhe Evës. Nëse ai do të lindte pa atë mëkat, atëherë do të ishte njeri i mangët dhe nuk do të ishte në gjendje që të kuptonte tundimin dhe dhembjen.
Pyetja e dytë që kam shtruar ka qenë: Kush është Muhammedi a.s. për muslimanët? Kam qenë e befasuar kur kam mësuar se muslimanët nuk i luten Muhammmedit a.s., sikurse veprojnë të krishterët me Jezusin.

Pejgamberi Muhammed a.s nuk është ndërmjetësues. Muslimanët i luten Allahut në fund të faljes (namazit) që ta bekojë Muhammedin a.s. dhe familjen e tij, ashtu sikurse e lusin Allahun që ta bekojë Ibrahimin dhe familjen e tij. Ai ka ardhur me porosinë e njëjtë me të cilën kishin ardhur edhe pejgamberët e tjerë, mes të cilëve edhe Jezusi.

Ajo porosi është se duhet t'i bindemi vetëm Zotit Një dhe të Vërtetë, Allahut. Musa a.s. i ka thënë popullit të tij Izrael: "Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm. Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënde, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde." (Ligji i përtërirë: 6:4-5).

Jezusi a.s ka sjellë të njëjtën porosi: "Dhe Jezusi u përgjigj: ''Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot, dhe: "Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!". Ky është i pari urdhërim." (Marku: 12: 29-30).

Të shohim me kujdes: Jezusi a.s ka thënë një Zot, e jo tre në një! Jezusi kurrë nuk ka pohuar se është bir i Zotit sikurse ia veshin njerëzit. Ai gjithnjë është paraqitur si bir njeriu.

Secili pejgamber ka ardhur me porosinë e njëjtë, por kanë ekzistuar dallime në kumtimin e atij mesazhi. Pejgamberia e Musait a.s. ka ndodhur gjatë persekutimit në Egjipt. Pejgamberia e Jezusit a.s. është dalluar me dëbimin e demonëve dhe kthimin e të vdekurve në jetë me ndihmën e Zotit. Ajo që e ka dalluar pejgamberinë e Muhammedit a.s. ka qenë shpallja e Kur'anit fisnik atij, të cilën nuk arrinte as ta lexonte as ta shkruante. Musai dhe Jezusi i ishin dërguar popujve të veçantë, hebrenjve. Në Bibël vazhdimisht përsëriten fjalët: "Dëgjo Izrael, dëgjo Izrael", që janë thënë nga pejgamberët, gjithashtu edhe nga Jezusi. Kur'ani fisnik nuk i është dërguar një populli të caktuar, edhe pse pejgamberi Muhammed a.s. ishte arab dhe ka folur gjuhën arabe. Allahu, në Kur'anin fisnik, thotë (më shumë se 20 herë) se Islami i është dërguar mbarë njerëzimit! ... pjesa e parë
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:46 pm

Edhe festat muslimane të jenë pushim

Këshilli i Nju Jorkut vendos pro festave muslimane, refuzohet nga Prefekti Blumberg.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, pas hapjes që bëri në Turqi dhe në Egjipt me vendet islame, nënshkroi në Këshillin e Nju Jorkut një vendim historik.

Këshilli vendosi që po ashtu si në festat fetare të krishtere dhe çifute, edhe në festat fetare myslimane, shkollat në qytet t'a bënin atë ditë pushim.

Kurse Prefekti i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, i cili pritet të thotë fjalën e fundit, doli kundër këtij vendimi.

Blumberg përdori shprehjen: "Nëse na duhet të mbyllim shkollat për çdo festë fetare, atëherë do të na duhet t'i mbajmë të mbyllura gjatë gjithë vitit."
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 8:46 pm

Arrin në 140 numri i viktimave në Ksinjiang, Kinë
Në trazirat që ndodhën në provincën Ksinjiang, e banuar me muslimanë, mbi 140 persona kanë humbur jetën.
E hënë, 06 Korrik 2009 23:42




Në ngjarjet që po përjetohen në veriperëndim të Kinës në qendrën Urumçi të Krahinës Autonome Ujgure të Ksinjiang, numri i të vrarëve dhe të plagosurve ka arritur në përmasa serioze.

Ndërkohë që policia rajonale ka deklaruar se numri i të vdekurve është 140 dhe numri i të plagosurve 828, ndihet shqetësim se ky numër mund të rritet edhe më shumë.

Një zënkë që u përjetua në një fabrikë në datën 26 qershor në provincën Guangdong, midis qytetarëve kinezë dhe ata ujgurë, ka ndezur ngjarje të përgjakshme.

Demonstrata e ujgurëve që kërkuan hetimin e ngjarjeve në fabrikë, filloi e qetë, por si pasojë e ndërhyrjes së ashpër të forcave të sigurisë dhe insistimit të demonstruesve për të mos i dhënë fund manifestimeve, ngjarjet u përshkallëzuan.

Agjencia kineze e lajmeve njoftoi se situata është marrë nën kontroll. Bëhet e ditur se në disa zona të qytetit policia e ka bllokuar qarkullimin e makinave, operatorët GSM i kanë ndërprerë shërbimet e telefonave celularë dhe me qindra njerëz janë marrë nën arrest.

Zona e Ksinjiang në Kinë është e pasur me burime natyrore dhe rezerva mineralesh. Sinkiani, atdheu qindra vjeçar i ujgurëve, në të njëjtën kohë është edhe porta e Kinës me Azinë Qendrore për regëtinë dhe energjinë. Por vështirë të thuhet se ujgurët kanë përfituar mjaftueshëm nga këto mundësi.

Presidenti Turk, Abdullah Gyl, gjatë vizitës së tij në Kinë kishte shkuar edhe në Krahinën
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 17 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 17 e 23 Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18 ... 23  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi