Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Rona, mes muzikës e gazetarisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rona, mes muzikës e gazetarisë

Mesazh nga No.i.d prej Wed Jul 14, 2010 10:40 am

Ka spikatur si vajzë “tip” që në daljet e saj të parë në skenë. Jo vetëm për performancat e veçanta, por edhe për pamjen dhe flokët tërësisht të pakrahasueshme brenda territorit shqiptar. Ndërsa zëri, që është armë më e fort për një këngëtare, ajo e ka dhuratë të natyrës.
Rona Nishliu është cilësuar si një ndër zërat më të mirë të të rinjve. Pothuajse të gjitha prurjet e saj muzikore, kanë edhe dorën e saj që në ngjizje të materialit. Por, vajza kosovare nuk është vetëm këngëtare.
Ajo për shumë kohë ka bërë edhe gazetaren e terrenit. Madje, kujton me krenari intervistën e realizuar në moshën 16 vjeç me ish-zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë, James Rubin.
Ndërsa tani i është përkushtuar vetëm muzikës dhe radios, dy nga pasionet e saj më të mëdha. Nishliu është bërë e njohur në spektaklin e "Etheve'... ku spikati si talent, së bashku me disa vajza dhe djem të tjerë që sot janë po aq të suksesshëm.
Por, ajo vazhdon me tej, duke pretenduar që shumë shpejt të quhet edhe kantautore, pasi pjesa me e madhe e këngëve që ajo këndon mbajnë vulën e saj. Kur e pyesim për fillimet e veta, kujton me nostalgji vitet e "ethshme" në Tiranë, ku ka edhe shumë kujtime të bukura.
Vazhdon të ruajë shoqërinë me miqtë e saj të hershëm dhe i takon ata sa herë që ka ecejake Prishtinë-Tiranë. Ndërsa tani, koha nuk i premton fort. Ka pas edhe nga ato ftesa ku Rona ka thënë "jo", kjo jo për shkak të mosdëshirës, por të pamundësisë për t'i përballuar të gjithë.
Por, në festivalin e fundvitit në kryeqytet diçka ndodhi për të. E regjistruar si një ndër pjesëmarrëset në këtë festival, ajo duket se ndërroi mendje në momentet e fundit, dhe këngën me autor Pirro Çakon, e këndoi vetë Pirroja. E pyetur për këtë fakt, Rona, nuk e pohon diçka të tillë. Në një intervistë për Sh2-in, ajo tregon për jetën e momentit, nostalgjitë për të shkuarën dhe çfarë e pret në të ardhmen.
Rona, pjesëmarrja juaj e fundit në festivalet shqiptare ka qenë "Kënga Magjike", e kënaqur, si u ndjeve në këtë festival?
E arrirë plotësisht në qëllimin tim.
Titulli i këngës; "Zonja vdekje" pse ky tekst, kishte një mesazh të caktuar kënga?
Ketë tekst e shkrova për të shëruar shpirtin tim dhe të gjithë atyre që pësuan humbje të të dashurve!
Ju vetë keni frikë nga vdekja, apo ju ka ndodhur ndonjëherë t'i keni kërkuar asaj një, Pse?
Nuk kam frikë nga vdekja, por kjo s'do të thotë që për tu treguar trimëreshë e ftoj në dyluftim atë! Me pëlqen ta jetoj jetën dhe shpresoj që të kem edhe shumë e shumë vite para vetes në këtë botë.
Karakterizoheni nga një performancë dhe pamje e veçantë, çfarë të frymëzon për të qenë e tillë?
Jeta dhe çdo gjë që karakterizon atë! Pra, shumë gjëra më frymëzojnë për performancat e mia, duke filluar nga ato më të zakonshmet dhe më të parëndësishmet, deri tek ato të komplikuarat dhe me qenësoret.
E ndjen veten ndryshe nga të tjerët?
Nuk e di se si mund ta ndjejnë të tjerët veten, për të bërë krahasimin për të cilin më pyesni!
Në festivalin e Radio-Televizionit në Tiranë, ju hoqët dorë nga konkurrimi ditët e fundit, pse?
Nuk me kujtohet të kem dhënë një prononcim për pjesëmarrje në Festivalin e Madh!
U përfol sikur patët kontradikta me Pirro Çakon, si janë marrëdhëniet tuaja me atë tani?
Me kantautorin Pirro Çako kam raporte shumë të mira dhe besoj ato do të mbeten të tilla gjithmonë.
Dimë që tashmë jo vetëm këndoni por shkruani, diku edhe kompozoni, na tregoni pak për veten tuaj në këtë pikë?
Më pëlqen të jap gjithmonë më shumë se vetëm interpretimin tim në këngët e mia, prandaj në disa këngë kam shkruar tekstet, si për shembull tek kënga e parë "Të lash", "Eja", "A ka arsye", dhe "Zonja Vdekje", gjithashtu e kam pjesë të pamundur ndërhyrjen në disa pjesë të caktuara të të gjitha këngëve të mia në mënyrë që ato të jenë sa më origjinale.
Në të ardhmen, e shihni veten si kantautore?
Patjetër, dhe shpresoj që kjo të ndodhë në një të ardhme shumë të afërt.
Në pamje të parë duket sikur rinia kosovare është më e fokusuar nga muzika rok, pse vjen kjo?
Nuk do të përgjithësoj në këtë mënyrë, ndoshta në raport me rininë e Shqipërisë edhe mund të vërehet një tendencë më e madhe e të rinjve të Kosovës ndaj rrymës muzikore rock, por kam përshtypjen që rinia kosovare është mjaft e hapur dhe e informuar për shumë rryma muzikore, qoftë të së kaluarës, qoftë nga këto me aktuale, të cilat në një mënyrë ose në një tjetër mund të jenë edhe influencë e mënyrës së tyre të të jetuarit.
Përveçse këndoni, jeni edhe prezantuese në një radio apo jo, çfarë të bën ta duash kaq shumë radion?
Dëgjuesit dhe komunikimi me ta janë gjëja më e bukur dhe më e vlefshme, madje do të thoja shtytës kryesor për të vazhduar me këtë punë.
Çfarë trajton në radio, sa mirë e ndjen veten para mikrofonit?
Gjithmonë showbiz botëror, si dhe tema të ndryshme me të ftuarit në studio, si dhe me dëgjuesit përmes mesazheve porosive. Më pëlqen që edhe mikrofoni i radios më bën të ndjehem vetvetja.
E ke menduar ndonjëherë veten gazetare terreni dhe a do ta bëje?
Unë kam mbaruar studimet për Administrim Biznesi - Menaxhment pranë Universitetit Amerikan në Kosovë, dhe gazetaria e moderimi janë zanate që mi ka mësuar jeta në periudha të caktuara kohore. E kam bërë dikur punën e gazetares së terrenit dhe ka qenë njëra nga eksperiencat më të bukura të jetës sime, edhe pse në një moshë shumë të re (pa mbushur 16). Kujtoj intervistën e shkurtër me ish-zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhe, James Rubin, me përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve të vendit dhe atyre internacionale, të cilat ndihmonin Kosovën e pas luftës në vitet e para të rimëkëmbjes. Kam punuar edhe gazetari hulumtuese dhe kjo ka qenë sfera që më ka pëlqyer dhe përmbushur më shumë. Do të doja ta bëja në të ardhmen me shumë kënaqësi!
Cila është ajo gjë tjetër që ka pasion apo hobi dhe që bën Rona që ne të tjerët nuk e dimë?
Zhytja në bukuritë e thellësive të kaltra! Këtë e kam bërë vetëm një herë në jetë, por pavarësisht nga kjo, zhytja u bë një dashuri shumë e madhe për mua.
Fama juaj ka lindur në "Ethe"... çfarë mban mend nga ajo kohë, kë nostalgji për konkurrimin, miqtë...?
Eksperienca ishte shumë e bukur, përjetim i papërsëritshëm! Shpesh me nostalgji të jashtëzakonshme kujtoj ditët e para të famës sime, miqësitë e krijuara, njerëzit me të cilët punoja, dashurinë që njerëzit më falnin në rrugë e shumë e shumë gjëra të tjera.
Ke shumë miq në Shqipëri?
Shumë!
Shoqet e tua më të mira janë këngëtare, apo jo?
Shoqet e mia më të afërta nuk janë këngëtare, pavarësisht që me shumë këngëtare kam raporte shumë të mira dhe të ndërsjella.
Flokët e tu janë përgjithësisht si vajzat afrikane, nuk të prishen flokët duke i trajtuar në atë lloj forme?
Sigurisht që në këtë trajte floku im i vërtetë tanimë është i shkatërruar, por pse ekzistojnë gërshërët?
Cila është gjëja me e bukur me të cilën jeni përballur këto ditë?
Ditëlindja e nenës sime (qesh).
Cilat janë angazhimet e tua të momentit?
Radio dhe puna në materiale të reja muzikore.
Do t'ju shohim me ndonjë festival së afërmi si konkurruese?
Nuk kam vendosur akoma.
Ju keni një zë për tu admiruar, këndoni live në lokale të ndryshme nate?
Kohët e fundit nuk kisha mundësi t'i përgjigjesha pozitivisht ftesave të shumta për koncerte, për shkaqe të ndryshme personale, por tani e tutje do të aktivizohem më shumë dhe do të jem më e pranishme për ata që pëlqejnë muzikën time.
Ju sjell të ardhura profesioni i këngëtares?
Më sjell kënaqësi! Muzika është pasioni im dhe kjo nuk mund të paguhet me para.
Dimë që Rona është e fejuar, na trego pak për djalin që ke në krah, çfarë profesioni ka ai?
Nuk jam e fejuar akoma, por e lidhur me një djalë artist, i cili me ndihmon dhe motivon së bashku me familjen time për produktivitetin tim artistik. Madje, t'ju kujtoj që videon e këngës "Shko pastro pas saj" e bëri i dashuri im.
Ku lindi kjo dashuri?
Në vendin dhe momentin e duhur!
Ishte një pëlqim i ndërsjellët apo dikush vuajti më shumë?
U pëlqyem pa kaluar nëpër fazën e vuajtjes.
Çfarë ka të veçantë ai djalë që është me ty?
Është më i veçanti për mua në çdo aspekt!
Grindeni shpesh, dhe mund të na tregosh për çfarë jeni grindur herën e fundit?
Nuk jemi asnjeri për nga natyra grindavecë, natyrisht që ndonjëherë edhe mund të ndodhë, por kryesisht për çdo gjë kuptohemi me dialog paqësor (qesh).

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi