Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ikonat e televizionit, Marina & Luana

Shko poshtë

 Ikonat e televizionit, Marina & Luana Empty Ikonat e televizionit, Marina & Luana

Mesazh nga Linddt Mon Jul 19, 2010 11:16 am

 Ikonat e televizionit, Marina & Luana Marina-dhe-luana-300x174
Bionde dhe brune, dyshja perfekte e imazhit, e profilizuar në portretin e dy motrave që bëjnë televizion.
Dy eksperienca të njëpasnjëshme, rrëfyer nga vetë Marina dhe Luana, që e nisën punën si velina në Top Channel, por që kanë ditur të bëjnë hapa përpara. Vajza që i rrinë mjaft mirë ekranit dhe “rivaliteti” mes tyre.
Një rrëfim i sinqertë motrash…Nëse dy vajzat nuk do të ishin motra, por thjesht do të punonin në të njëjtin televizion, sikundër ndodh, me siguri që do të ishin dy rivale të forta mes tyre. Fatmirësisht janë motra dhe rivaliteti këtu nuk zë vend.
Pëlqejnë të njëjtat gjëra: televizionin, filmat dhe internetin. Shkojnë në të njëjtën shkollë, bëjnë të njëjtën punë, kanë miq të përbashkët, e për më tepër ndajnë të njëjtën strehë. Edhe karriera që kanë ndjekur në televizion, është pothuajse e njëjta. Me ndryshimin që të gjitha eksperiencat, e para i ka kaluar Marina, motra më e madhe, e pas saj të njëjtën rrugë synon të bëjë edhe Luana. Kështu ka ndodhur me dy motrat, Marina e Luana Vjollca deri tani.
I ndajnë veç 11 muaj diferencë, të dyja janë të bukura dhe të zonja njësoj, por Marinës iu dha e para mundësia për të provuar dhe fati nuk e ka lënë në baltë. As atë dhe as motrën e saj. Megjithatë, duket se jo në të gjitha gjërat, vajzat shkojnë sinkron njëra me tjetrën. Luana, si më e vogla është më e përkëdhelura, por edhe më gazmorja.
Ndërsa Marina më e prerë dhe autoritare. Luana vdes për romanet romantike, ndërsa Marina jo, Luana pëlqen jetën e natës, kurse Marina pëlqen shëtitjet me makinë. Launa është motra që të bën për të qeshur edhe kur je shumë e mërzitur, ndërsa Marina të qetëson me vetpërmbajtjen e saj.
Por ndryshimi më i madh, që i bën të gjithë njerëzit të kthejnë kokat e t’i shohin me ëndje është se Marina përfaqëson një bionde të bukur, ndërsa Luana një brune të ëmbël. Kontrast i adhurueshëm i imazhit femëror i të gjitha kohërave. Plotësimi i të bukurës ideale, brenda të njëjtës shtëpi dhe të njëjtit televizion.
Ndryshimi që sjell ekrani
Në ditët e pushimit, mund t’i shohësh të veshura sport, por gjithmonë të kuruara me kujdes. Janë pjesë e televizionit dhe nuk e harrojnë këtë gjë. Ndonjëherë, në orët gjumashe të së dielës, do të kishin dashur të dilnin për qejf, pa e vrarë mendjen për rrobat, trukun, apo modelin e flokëve.
Thjesht me një palë xhinse, xhupin dhe syze të mëdha. Por duhet të paguajnë, përveç kënaqësisë dhe famës që u jep ekrani, edhe faturën e imazhit publik. Si vajza të reja që janë, u pëlqen të vishen e të mbahen, por puna në televizion ua ka shumëfishuar këtë kërkesë. Sepse njerëzit i njohin dhe askush nuk kalon para tyre indiferent.
Kur Marina fitoi rolin e velinës tek “Fiks Fare”, në edicionin e vitit 2005, ajo ishte një vajzë mjaft e bukur, por ishte vetëm 15 vjeç. “Isha në moshë të vogël për ta kuptuar dhe dashur televizionin dhe mami më ka çuar të konkurroj, pa ndonjë dëshirë timen të madhe.
Vetëm kur fitova audicionin, nisa ta pëlqej televizionin dhe ta pëlqej aq shumë…”, nis të tregojë Marina, ndërsa Luana shoqëron fjalët e së motrës me lëvizje të kokës….
Si motra që janë, ajo është dëshmitarja më e mirë e vendimeve të Marinës, që në një farë mase, pas pak kohësh u bënë edhe vendimet e saj. “Pas një viti e gjysëm si velinë, pasi nisa të drejtoj “Select”-in, më kërkuan të sillja Luanën që të bënte edhe ajo një provë.
Luana arriti ta fitonte e të bëhej pjesë e televizionit. Kështu stafetën time nga “Fiksi”, e mori menjëherë Luana”, tregon më e madhja e motrave, ndërsa në duar mban filxhanin e madh me kakao e qumësht, e preferuara e vajzave për mëngjesin.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi