Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptaro-amerikani Donald Leka dhe sistemi Glide

Shko poshtë

Shqiptaro-amerikani Donald Leka dhe sistemi Glide Empty Shqiptaro-amerikani Donald Leka dhe sistemi Glide

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 8:24 am

Shqiptaro-amerikani Donald Leka dhe sistemi Glide

Donald Leka, i lindur nga dy prindër shqiptarë, është shefi ekzekutiv i një kompanie që rritet çdo ditë. Sistemi GLIDE që ofron kompania e tij i ndihmon njerëzit për t’u lidhur nga telefoni i tyre celular, nga një kompjuter portativ me dokumentet që ruajnë në kompjuterin e tyre të shtëpisë .

“Është një sistem operimi i lëvizshëm, me të cilin njerëzit mund të kenë akses në dokumentet e tyre duke përdorur telefonin celular. Jo vetëm kaq, por nga telefoni që mbajnë në dorë, ata mund edhe t’u bëjnë ndryshime këtyre dokumenteve, qofshin ato në formatin e shkruar, në formë imazhi, audio ose video.

Ju duket pak abstrakte? Praktikisht, në sajë të sistemit GLIDE, nga një telefon i vogël celular, tani mund të bësh shumë tepër gjëra se sa më parë: mund të bësh biznes dhe të shkëmbesh informacion me dikë tjetër ashtu siç do të bëje po të ishe pranë kompjuterit tënd në shtëpi.

Ideja është se sot njerëzit udhëtojnë shumë dhe duan që të jenë të lidhur me kompjuterin e tyre kudo që të ndodhen. Zoti Leka thotë se sistemi GLIDE e sjell botën më afër.

“Ne kemi mbi 500 mijë përdorues, përdorues biznesi apo konsumatorë individualë në mbi 100 vende të botës. Sistemi po përkthehet tani në 18 gjuhë të botës duke përfshirë gjuhën shqipe,” thotë zoti Leka.

Cilido mund ta shkarkojë sistemin GLIDE nga Interneti dhe ai ofrohet falas për 2 gigabajtet e parë. Për të është folur pozitivisht në disa nga gazetat dhe revistat më të njohura të Amerikës si NY Times, Business Week, PC Magazine. Varianti në gjuhën shqipe do të hidhet në përdorim nga fundi i muajit maj.

“Ne po u japim shqiptarëve platformën më të përparuar teknologjike në botë duke u thënë: kjo është e juaja për ta përdorur dhe për të zhvilluar komunitetin tuaj. Problemi me shumë vende në zhvillim është se një pjesë e mirë e njerëzve jetojnë jashtë vendit. Prandaj, ky mjet i ndihmon ata të qendrojnë të lidhur, të komunikojnë lirisht me njëri-tjetrin, qoftë nga pikpamja e biznesit edhe nga ajo shoqërore.

Zoti Leka mendon se sistemi GLIDE u jep mundësinë njerëzve të fillojnë edhe bizneset e tyre në internet.

“Vendet e punës në Kosovë nuk do të krijohen shpejt. Ne mund të flasim për minierat, për rrugët por këto gjëra duan dekada për t’u zhvilluar nëse mbështetemi vetëm te komuniteti botëror. Por mjete të tilla teknologjike do ta lejonin Kosovën apo Shqipërinë të ecte shumë më shpejt dhe të ndryshonin mentalitetin se si zhvillohet ekonomia.”
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi