Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Alberie Hadergjonaj: Mendoj se jam shofere e zonja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Alberie Hadergjonaj: Mendoj se jam shofere e zonja

Mesazh nga Linddt prej Sat Aug 21, 2010 4:43 am



Meshkujt gjithmonë krenohen se ngasin veturat më mirë se femrat, por kjo nuk do të thotë se edhe prej femrave nuk ka që janë shofere të zonja. Alberie Hadergjonaj shprehet se ajo është shofere shumë e mirë dhe e kujdesshme.

Mendoj se jam shofere e zonja. Kam një përvojë të gjatë më timonin dhe gjithnjë ndihem mirë kur ngas vetura”, thotë ajo.

Këngëtarja kosovare me banim në Tiranë thotë se lejen e qarkullimit e ka marr ende pa i bërë 18 vjeçe.

Në moshën 17 vjeçare kam marr patentën. Për shkak të moshës së re, më është dashur të bëj një kurs paraprak në mënyrë që të më mundësohet leja e qarkullimit për ta marrur para moshës së lejuar”, tregon ajo.

Edhe pse nuk është kjo vetura e parë që ajo vozit, Albëria pohon se momentalisht ka një veturë “Peugeot 308″ me vit të prodhimit 2009.

“Vitin e kaluar e kam blerë. Është një veturë e lezetshme, me një komfor të bukur përbrenda dhe shumë e përshtatshme për femra. Në të ndihesh jashtëzakonisht komodë”, thotë Hadergjonaj.

Shqetësim kryesor gjatë ngasjes, si çdo shofer tjetër në vendin tonë, paraqesin tollovitë nëpër trafik. Ajo mendon
se më i vështirë është trafiku në Shqipëri se ai në Kosovë.

“Trafiku në Tiranë është akoma më i vështirë se ai në Prishtinë. Nëss bllokohet komunikacioni, të gjitha veturat që janë në kolonë i lëshojnë të gjitha buritë në të njëjtën kohë. Kjo në fakt përpos shqetësimit se mund ta humbasësh kohën, kur dëgjon gjitha ato buri të krijojnë shqetësime, megjithatë unë mundohem që në këto situata të jam gjithmonë e qetë dhe e buzëqeshur përkundër ndoshta që nuk mund të arrij më kohë në terminin e caktuar, bie fjala kur jemi të ftuar në ndonjë emision “live”".

Hadergjonaj pranon se policia rrugore shpesh herë janë tolerantë ndaj personave publik, por kjo tolerancë sipas saj më shumë vërehet në Shqipëri se sa në Kosovë.

“Në Kosovë janë më të përpiktë dhe nuk qajnë fort kokën që je apo jo person publik. Aty shumë më pak lëshojnë pe. Më kujtohet një rast kur e parkova veturën në një trotuar dhe ndërkohë erdhën policia dhe me gjobitet.

U mundova të kërkoj nga ata që të më falin duke iu thënë se jam filania, por aq pak ju bëri përshtypje sa që më thanë se ç’lidhje ka kjo, mos je kryeministre a? Dhe nuk më falen”, tregon Albëria për gjobitjen që e ka marr nga Policia e Kosovës.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi