Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga bota Islame

3 posters

Faqja 10 e 23 Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 16 ... 23  Next

Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:24 am

Këtë e quani poshtërim?

The Guardian 31. 3. 2007- ...Sa i përket detyrimit që marinarja Faye Turney të bartë shaminë e zezë , duke lejuar që fotografia e saj të shëtis tërë botën – pyetem, a thua iranianët nuk kanë koncept të sjelljeve civilizuese? Çfarë të keqe ka nëse e detyrojnë të mbajë kapelë në kokë? Në këtë formë ne sillemi me të burgosurit mysliman – në kokat e tyre vendosim thasë, kështu që mezi marrin frymë. Atëherë është plotësisht e pranueshme që t’i fotografojmë dhe këto fotografi t’i publikojmë në gazeta, sepse të burgosurit nuk mund të njihen dhe të ofendohen siç është rasti me marinarët e mjerë anglez...
Nuk ka kapela, rrahje, maltretime... Këta iranian nuk janë aspak të civilizuar

Shkruan: Terry Jones
E përkrahi pakënaqësinë e shprehur në shtypin anglez për mënyrën e sjelljeve ndaj marinarëve tanë të cilët Irani i akuzoi për hyrje ilegale në territoritorin e tyre. Ky është turp. Ne as në ëndërr nuk do të silleshim ndaj të burgosurve në këtë mënyrë – t’i lejojmë të pinë duhan, edhe pse është vërtetuar se duhani të vret. Ndërsa sa i përket detyrimit që marinarja Faye Turneypër ta mbuloj kokën me një shami të zezë, duke lejuar që fotografia e saj të shëtis tërë botën – pyetem, a thua iranianët nuk kanë koncept të sjelljeve civilizuese? Çfarë të keqe ka nëse e detyrojnë të mbajë kapelë në kokë? Në këtë formë ne sillemi me të burgosurit mysliman – në kokat e tyre vendosim thasë, kështu që mezi marrin frymë. Atëherë është plotësisht e pranueshme që t’i fotografojmë dhe këto fotografi t’i publikojmë në gazeta, sepse të burgosurit nuk mund të njihen dhe të ofendohen siç është rasti me marinarët e mjerë anglez.
Gjithashtu është e papranueshme që të burgosurve anglez t’ju lejohet të flasin për gjërat për të cilat më vonë mund të pendohen. Sikur iranianët t’ju mbyllnin gojën me shirita ngjitës, siç veprojmë ne me të burgosurit tanë, atëherë nuk do të ishin në gjendje të flasin asnjë fjalë. Me siguri se do ta kishin më vështirë të marrin frymë, e sidomos nëse kokat e tyre do t’i kishin të mbuluara me thasë – por, kështu nuk do të kishin mundësi të flasin dhe nuk do të ofendoheshin.
Çfarë skandali, t’ju lejohet të burgosurve të shkruajnë letra familjarëve duke iu treguar se janë shëndosh e mirë! Është koha që iranianët të vendosen në të njëjtën anë me botën civilizuese, duke iu lejuar të burgosurve intimitetin robërues në vetmi. Në fund të fundit, ky privilegj është një ndër shumë të tjerë që amerikanët u lejojnë të burgosurve të tyre në Guantanamo.
Vetia e parë e një vendi të civilizuar është që personat të cilët janë arrestuar në vendet ku ata kanë kryer invazion të mos gjykohen shpejtë. P.sh., të burgosurit e Gunatanamos gati 5 vjet gëzuan intimeitetin e tyre, dhe pas kësaj kohe filloj gjykimi i të burgosuri të parë. Çfarë dallimi kundrejt gutisë së pafalënderushme iraniane që t’i paraqesin të burgosurit e tyre para kamerave!
Për më tepër, është e qartë se të burgosurit britanik nuk i janë nënshtruar kurrfarë keqtrajtimeve nga ana iraniane. Ndërsa ushtria amerikane të burgosurve të tyre irakian u siguron “ushtrime fizike”. Kjo nënkupton angazhimin ekzotik të “pozicioneve rraskapitëse” në të cilat të burgosurit duhet të qëndrojnë me orë të tëra. Janë të njohur edhe ushtrimet e uljes ashtu që kofshët e tyre duhet të janë paralel me dyshemenë. Kjo krijon gjendje me dhimbje të mëdha dhe në fund me kallje të muskujve. Të gjitha këto janë kënaqësi të shëndetshme dhe në fund i burgosuri do të pranoj të gjitha çka kërkohet nga ai.
Kjo shpie deri te poenta ime. Nga TV incizimet shihet qartë se marinarja i është nënshtruar presioneve. Gazetat kanë angazhuar psikolog që t’i analizojnë incizimet dhe erdhën deri te përfundimi se ajo është “në gjendje të rëndë dhe e stresuar”.
Tmerri i kësaj është mënyra se si iranianët e bënë që ajo të jetë “në gjendje të rëndë dhe e stresuar”. Në trupin dhe fytyrën e saj nuk shihen shenja të keqtrajtimit. Kjo është e papranueshme. Nëse të burgosurit detyrohen të qëndrojnë në pozita “të neveritshme seksuale” apo i keqtrajtojnë në gjenitalet e tyre me forma të ndryshme elektrike atëherë duhet t’i fotografojnë si në Ebu Graib. Dhe vetëm atëherë fotografitë duhet t’i tregohen botës së civilizuar, kështu që çdo njëri mund të shikoj çfarë është duke ndodhur.
Siç thotë Stephen Glover në Daily Mail, ndoshta nuk do të mjafton bombardimi i Iranit si hakmarrje për ofendimin e marinarëve tanë. Jo, iranianët duhet t’i nënshtrohen vuajtjeve – me anë të ashpërsimit të saknskioneve, siç propozon Maili, ose ta bindin Bushin që ta përshpejtoj bombardimin e Iranit – gjë që ai e ka ndër mend – që ta sjell demokracinë dhe vlerat perëndimore në Iran, siç bëri në Irak.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:25 am

Pranimi i fesė islame nga ana e njė kryebashkiaku amerikan ka krijuar krizė politike dhe mediatike nė SHBA

Kryebashkiaku i qytetit Mikan tė shtetit Xhorxhia tė Amerikės ka pranuar fenė e pastėr islame. Por pranimi i fesė islame nga ana e Zhak Elies, kryebashkiakut tė Mikanit ka ngjallur reagimin e mediave amerikane. Pas publikimit tė lajmit nė njė televizion lokal pėr pranimin e fesė islame tė Zhak Elies, menjėherė kanė filluar kritikat dhe sulmet negative tė mediave amerikane, madje disa nga tė krishtėrt radikalė menjėherė kanė kėkruar largimin nga posti i kryebashkiakut. Z. Elies nė njė prononcim pėr media ka thėnė: Duke kėkruar tė vėrtetėn kam arritur ta pranojė fenė e pastėr islame dhe qė nga ky moment emri im nga Zhak Elies do tė shndėrrohet nė Hakim Mensur Elies. Mėsohet se qyteti Mikan nė shtetin Xhoxhia tė Amerikės ėshtė vatra mė e madhe e tė krishterėve nė SHBA.
http://news.bbc.co.uk/2/hi/south_asia/6535363.stm
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:25 am

KUR’ANI PËRFITON ZEMRËN E NJË PROFESORI TE SHBA-VE

Dr. Xhefri Lleng (Jeffrey Lang) është profesor i Matematikës në Universitetin e Kanzasit, një prej universiteteve më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka filluar udhëtimin e vet fetar më 30 janar 1954, kur është lindur në një familje Romano-Katolike në Bridgefort, Konektikat. Nëpër shkolla Katolike i ka kaluar 18 vitet e para të jetës së tij, të cilat e kanë lënë atë me shumë pyetje pa përgjigje lidhur me Zotin dhe fenë Krishtere, thotë Lleng duke rrëfyer tregimin e tij se si ka arritur deri te Islami.

“Sikurse shumica e fëmijëve mbrapa në të 60-tat e vonshme dhe 70-tat e hershme, edhe unë fillova të pyetem për të gjitha vlerat që i kishim në atë kohë politike, sociale dhe religjioze”, thotë Lleng. “Kam qenë kundërshtar ndaj të gjitha institucioneve që shoqëria i konsideronte të shenjta duke përfshirë edhe Kishën Katolike”, thotë ai.
Deri në kohën kur ai arrin të 18-tat, Lleng veç më ishte bërë axhami i plotë Ateist. “Nëse ka Zot dhe Ai është i Gjithmëshirshëm dhe më i dashuri, pse atëherë ka vuajtje në këtë botë? Pse Ai nuk na dërgon neve thjesht në Xhennet? Pse të krijon gjithë këta njerëz që të vuajnë?” Këto ishin pyetjet që i vinin në mendjen e tij në ato ditë”.
Si profesor i matematikës në Universitetin e San Franciscos, Lleng gjeti fenë e tij, ku Zoti më në fund është realitet. Kjo i është treguar atij prej disa shokëve Muslimanë që ai kishte takuar po në atë universitet. “Ne bisedonim rreth fesë, unë ua parashtroja pyetjet e mia, dhe kam qenë me të vërtetë i befasuar lidhur me atë se si aq kujdesshëm ata i vlerësonin përgjigjet e tyre”, thotë Lleng.
Dr. Lleng kishte takuar një student Saudian me pamje mbretërore, Mahmud Kendil (Mahmoud Qandeel), i cili kishte tërhequr vëmendjen e tërë klasës në momentin kur ai kishte hyrë në të. Kur Lleng e kishte pyetur një pyetje lidhur me hulumtimet mjekësore, Kendil i ishte përgjigjur pyetjes në gjuhën angleze të folur në mënyrë perfekte dhe me vetësigurim të madh.
Ç’dokush e njihte Kendilin - kryetari i bashkësisë, shefi policor dhe njeriu i rëndomtë. Së bashku, profesori dhe studenti, kishin qenë në të gjitha vendet shkëlqyese ku nuk kishte hare apo gëzim por vetëm buzëqeshje. Dhe në fund Kendili befasisht ia ka dhënë Kur’anin dhe disa libra për Islamin. Lleng vet e lexon Kur'anin, gjen vetë rrugën deri te salla studentore për namaz në universitet, dhe në të vërtetë dorëzohet pa shumë kundërshtim. Ai ka qenë i mundur prej Kur’anit. Dy kaptinat e para janë shkak për këtë ndeshje e cila ishte gjë fascinuese.
“Piktorët mund të bëjnë pikturë të atillë, ashtu që sytë e një portreti të duken sikur janë duke të përcjellur ty prej një vendi në tjetër, por cili autor mund të shkruajë një libër të shenjtë që parashikon ndryshimet e tua të përditshme?… ç’do natë unë do të formuloja pyetje dhe kundërshtime, dhe disi zbuloja përgjigjen ditën që vinte pas. Dukej sikur autori t’i lexonte idetë e mia dhe i shënonte me kohë në rreshta adekuat për leximin tim të ardhshëm. Unë e kam takuar veten time në ato faqe…”
Lleng e kryen namazin vazhdimisht pesë herë në ditë dhe gjen në të shumë kënaqësi shpirtërore. Ai e vlerëson namazin e sabahut si një nga ritualet më të bukura lëvizëse në Islam. “Duket sikur përkohësisht e lëshon këtë botë dhe komunikon me engjëjt në këndimin lavdërues ndaj Zotit para agimit.”
Në pyetjen se si ai e konsideron recitimin e Kur’anit aq të mrekullueshëm, kur ai është në gjuhën arabe, e cila është krejtësisht e huaj për të, ai përgjigjet: “Pse foshnja ndjen rehati prej zërit të nënës së vet?” Ai thotë që leximi i Kur’anit i ka dhënë shumë qetësim dhe fuqi në kohëra të vështira. Prej atëherë e më tutje, feja ka qenë çështje e praktikës për rritjen shpirtërore të Llengut.
Në anën tjetër, Lleng ka vazhduar karierën në Matematikë. Ai ka marrë diplomën për magjistër dhe doktoraturë prej Universitetit Përdju (Purdue). Lleng thotë se çdoherë ka qenë i fascinuar prej Matematikës. “Matematika është logjikuese. Ajo përbëhet prej përdorimit të fakteve dhe figurave për të gjetur përgjigje konkrete”, thotë Lleng. “Kjo është mënyra në të cilën mendja ime punon, dhe është frustrale kur unë ballafaqohem me gjëra që nuk kanë përgjigje konkrete. Duke patur një mendje që pranon ide me meritë faktuale, kjo bën që të besuarit në një religjion të jetë i vështirë, sepse shumica e religjioneve kërkojnë që të kesh besim”, thotë ai.
Si këshilltar në fakultet për “Bashkësinë e Studentëve Muslimanë”, Lleng thotë se e vlerëson veten si një ndërlidhës ndërmjet studentëve dhe universitetit të tyre. Ai merr leje prej autoriteteve universitare për mbajtjen e ligjëratave Islame. “Qëllimi i bërjes këshilltar fakultativ i tyre është që të ndihmohen ata në plotësimin e nevojave të tyre sa i takon të përshtaturit kulturës amerikane dhe procedurave të universitetit. Ata e çmojnë mundësinë për përmirësimin e koncepteve të gabuara”, thotë ai.
Lleng është martuar para 12-të viteve me një femër Saudiane, Raika. Ai ka shkruar disa libra për Islamin, të cilat janë më të lexuarat në bashkësinë Muslimane në Shtetet e Bashkuara. Një prej librave të tij më kryesorë është: “Edhe Engjëjt pyesin”, “Një udhëtim drejt Islamit në Amerikë”. Në këtë libër, Dr. Lleng ndan me lexuesit e tij shumë ndriçime të papritura mendore që janë shpalosur për të gjatë zbulimit të vetvetes së tij, dhe progresin brenda fesë islame.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:26 am

Keto dite doli numri i ri e Gazetes "Elif", botuar nga Bashkesia Islame ne Mal te zi..

Numri i ri gjindet ne kete link http://www.angelfire.com/planet/elifcg/elif30.pdf

Gazeta eshte ne dy gjuhet si ajo boshnjake po edhe ne gjuhen shqipe.
per ta lexuar edhe numrat tjere te meparshem klikoni ne kete link:
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:26 am

Dënohet me burg një danez për nxitje të luftës së shenjtë nëpërmjet videokasetave

Kopenhagë, 11 prill - Një danez me prejardhje marokene është dënuar sot (e mërkurë) me tre vjet e gjysmë burg nën akuzën e nxitjes së luftës së shenjtë nëpërmjet videokasetave, CD-ve dhe DVD-ve, ku janë treguar pamje të prerjes së kokave në Çeçeni, njofton Rojter. I dënuari Said Mansur ishte arrestuar në shtator 2005 sipas ligjit antiterrorist, të nxjerrë pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA.
Elektroni nuk është në linjë Përgjigju Me Kuotë
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:27 am

Ministri i fes në Egjipt e ndalon mbulimin e fytyrës për disa punëtoreE Mërkure 04 Prill 2007Kajro - Ministri për ndihmë fetare i Egjiptit ua ka ndaluar këshilltareve të ministrisë së tij fetare nga bartja e mbulimit të fytyrës, apo nikabit, raportoj shtypi të hënën."Unë plotësisht e refuzoj takimin me gra plotësisht të mbuluara të cilat punojnë si këshilltare, të cilat i udhëzojnë njerëzit në çështjet fetare," ministri Zagzuga i tha gazetës ditore El-Masri El-Joum.Ministri tha se gruaja e cila punon si këshilltare plotësisht e mbuluar, vetëm se do të bëjë nxitje për "kulturën e nikabit," shtoi ai."Nikabi është çështje e traditës e jo e besimit - nuk ka asgjë të bëjë me fenë," shtoi ai.Sipas gazetës shtetërore ditore El-Xhumhurije, ministri tha se çdo këshilltare e mbuluar plotësisht do të kthehet mbrapa në postet administrative.Të martën, Zakzuka e përjashtoj një këshilltare plotësisht të mbuluar nga detyra e saj ushtruese si udhëheqëse e namazit për arsye se ajo mbante fytyrën e mbuluar.Egjipti gjendet në mes të një beteje të veshjes fetare të gruas, vend në të cilin numri i Muslimaneve të cilat po i mbulojnë kokat e tyre derisa edhe fytyrat e tyre është në rritje e sipër.Qeveria e Egjiptit ka filluar me një rritje të madhe që të flas haptazi kundër mbulimit të fytyrës, dhe e ka ndaluar atë prej një numri të madh të zyrave qeveritare.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:27 am

Irak: Kërkojmë ndjesë, kemi vrarë djalin tuaj, por ja ku i keni 500 dollarë

Ministria amerikane e mbrojtjes sipas kërkesës së Unionit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ACLU publikoi 496 kërkesa dëmshpërblimi për vdekjen e civilëve gjatë luftimeve në Irak dhe Afganistan, të cilët zbulojnë vetëm një pjesë të vogël të tregimeve të tmerrshme rreth fatit të popullatës civile në këto vende. Armata amerikane në bazë të këtyre kërkesave shpenzoi gjithsejtë 32,3 milion dollarë dëmshpërblim: 34,6 milion për Irak dhe 720.000 për Afganistan.
Sipas dosjes së Pentagonit, Salah Ad Din, civil nga provinca irakiane, ka bërë të ditur se ushtarët amerikan me 100 plumba vranë familjarët e tij që ishin duke fjetur, duke vrarë nënën e tij, babanë dhe vëllain. Përveç tre personave, ushtarët amerikan kanë vrarë edhe 32 dele, pas pranimit të përgjegjësisë, irakianit i është paguar dëmshpërblimi në shumë prej 11.200 dollarë dhe 2.500 për "heshtje".
Në rastin tjetër ky lloj dëmshpërblimi i është paguar familjes së një djaloshi të cilin e kishte shkelur kamioni ushtarak pas "ndarjes së dhuratave" në shkollën e qytetit Karbali. Kërkesa për dëmshpërblim e një irakiani është refuzuar sepse djali i tij ishte vrarë gjatë luftimeve mes forcave amerikane dhe vullnetarëve irakian. "SHBA-të nuk mund ta pranojnë kërkesën tuaj sepse vdekja e djalit tuaj është pasojë e luftimeve. Na vjen keq për humbjen e djalit tuaj. Ju dëshirojmë të gjitha të mirat në Irakun e lirë", qëndron në letrën të cilën ia dërgoi oficeri amerikan babait të dëshpëruar.
Për vrasjen e djaloshit nëntë vjeçar, të cilin, siç thuhet, ushtari amerikan e kishte vrarë gabimisht sepse kishte menduar se në çantën e tij shkollore kishte bomba, Pentagoni pagoi 500 dollarë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:27 am

Kleriku i krishterë kërkoi ndryshimin e pikëpamjeve ndaj Profetit Muhamed s.a.v.s .

Kleriku i krishterë Klosi, u kërkoi ndjekësve të feve hyjnore që të ndryshojnë pikëpamjet e tyre në lidhje me figurën e Profetit të Islamit, Muhamedit s.a.v.s .

Gjatë festave me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed s.a.v.s. në Kep Toun të Afrikës së Jugut, ky klerik i krishterë deklaroi: "Ne perëndimorët i kemi bërë shumë padrejtësi Profetit Muhamed s.a.v.s. në kohën kur të gjithë jemi fëmijë të Ibrahimit a.s . "
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:28 am

Waleed Shalaan

I riu i cili përjetoi masakrën ne universitetin Virginia Tech në emailin që ia kishte dërguar mikut të tij kishte shkruar se si kolegu i tij mysliman dha jetën e tij për t'i mbrojtur të tjerët.

Edhe pse ishte i lënduar rëndë, absolventi Waleed Shalaan e pengoi sulmuesin e armatosur Cho Seung-Huin për t'i shpëtuar të tjerët nga plumbat e tij vdekjeprurës.

Ai në përshkrimin e tij thotë se kishte mbetur i lënduar. Ndërkohë edhe Waled ishte i lënduar, por ende ishte gjallë. Kur Cho u kthye përsëri në klasë për të parë se a kishte mbetur ndonjëri gjallë, studenti tentoi të bëhej si i vdekur para sulmuesit.

Studenti anonim në deklaratën e tij thotë se do të ishte i vdekur sikur "lëvizja mbrojtëse" e Waleedit mos ta kishte penguar vrasësin. Cho u kthye dhe e goditi Waleedin, para se të dilte nga klasa.

Randy Dymond, profesor i ndërtimtarisë në Virginia Tech deklaroi se studenti anonim e kishte lutur që t'ju tregoj familjes së Waleedit për veprën e tij heroike.

Nëna e Waleedit pasi që dëgjoi rrëfimin nga profesori Dymond duke qajtur përsëriste fjalët "Ai ka tentuar t'i shpëtoj të tjerët".
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:28 am

Emri Muhammed në Britani Emri Muhamed pritet që të shpallet emri më i popullarizuar për foshnjet meshkuj në Britani në fund të vitit, raporton gazeta Times të mërkurën, duke cituar të dhëna nga zyrtarët e qeverisë.
06.06.2007 18:40

Edhepse regjistrimet zyrtare nga Zyra e Statistikave Nacionale tregojnë se emri Muhamed renditet në vendin e 23 në analizat vjetore të listës prej 3000 emrave të emërtimeve për fëmijë, nëse mirret parasysh llojllojshmëria e ndryshme e theksimit të emrit të njëjtë atëherë ky emër renditet i dyti , menjëherë pas emrit Jack (Xhek), vë theksin gazeta Times.

Në total 5991 foshnje meshkuj janë emërtuar me ndonjë version të emrit Muhammed, me 6928 foshnje me emrin Jack.
Emri Thomas ishte i treti me 5921 emra , i cili pasohej me Joshua dhe Oliver, duke e përmbyllur top pesshin.

Sipas gazettes Times, nëse rritja e emërtimit Muhamed vazhdon trendin e tanishëm – e ajo u rrit me 12 përqind vitin e kaluar – atëherë ky emër do të vie në krye të listës në fund të këtij viti.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:28 am

Arrestohen 10 islamistë në Milano

Policia në Milano arrestoi sot dhjetë islamistë të dyshuar për mbështetje logjistike dhe financiare të një organizate ekstremiste nga Algjeria.
Policia italiane nuk publikoi përkatësinë etnike të të arrestuarve, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar organizatën që ka lidhje me Al Kaidën.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:28 am

<DIV style="OVERFLOW: hidden; WIDTH: 666px"><DIV id=news_detail>
Zv/kryeministri në takim me Myftiun Tërnava
Bashkësia Islame ka nevoje për mbështetje më të madhe edhe nga qeveria qendrore e edhe nga pushteti lokal.
09.06.2007 16:24

Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava ka pritur sot në një takim zyrtar zv. kryeministrin e Lutfi Hazrin me të cilin kanë biseduar për bashkërendimin e aktiviteteve për sigurimin e përkrahej ndërkombëtar për mbështetjen e Kosovës në prag të definimit të statusit të Kosovës, gjë qe edhe deri tash angazhimi i myftiu nuk ka munguar sidomos në Botën Islame e tash së fundi edhe në SHBA.

Pas takimi zv/kryeministri tha: ”Është kënaqësi dhe rast i kënaqësi e veçantë takimi me myftiun e Kosovë Tërnava, në këtë ditë të shënuar për te biseduar për punën e përbashkët . kjo është në kuadër të takimeve të përbashkëta janë takime të rregullta ku biseduam për bashkërendimin e punës së përbashkët si dhe për nevojat që ka bashkësia islame për ndihëm e institucioneve të Kosovës si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal e posaçërisht në Prishtinë.

Me këtë rast falënderova Myftiun për angazhimin e madh në planin ndërkombëtar myftiu ka qen për vizitë në SHBA dhe në Botën Islame ku ka pasuar angazhime në vazhdimësi për lobimin për mbështetjet e Botës Islame ku siç dihet konferenca islamike ka miratuar një rezolutë për Kosovën.”

Më tutjezv/kryeminsti tha se me myftiun ka biseduar edhe për nevojat që ka Bashkësia Islame për përkrahej nga qeveria e Kosovës përse ai u shpreh: “Bashkësia Islame ka nevoje për mbështetje më të madhe edhe nga qeveria qendrore e edhe nga pushti lokal, për të cilën unë e sigurova që do ti bashkërendojmë aktivitete në Kosovën e pas statusit do ti kushtohet rëndësi e duhur që të ndihmohet zhvillimi i infrastrukturës për nevojat e BI të Kosovës”.

Ndërsa myftiu Tërnava pas takimit deklaroi se me zv/kryeministrin Haziri kanë biseduar për angazhime që ka pasur qeveria e Kosovë dhe Grupi i Uniteti për ardhmërinë e vendit tonë dhe mundësin e mëtutjeshme të bashkëpunimit më të madh në mes BI me institucionet e Kosovës.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:29 am

Myftiu Tërnava viziton Gjermaninë

Prishtinë, 18 qershor - Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu i Naim Tërnava, prej sot e deri më 23 qershor do të qëndroje në vizitë zyrtare në Gjermani.

Gjatë këtyre ditëve, ai do të ketë takime me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme e të Brendshme të Gjermanisë, si dhe me përfaqësues të Bundestagut.
Myftiu Tërnava do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare, që jetojnë në Gjermani.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:29 am

Kur’ani për here të parë në gjuhën Gjeorgjiane

Prezantim i Kur’anit të shenjtë të përkthyer për herë të parë ndonjëherë në gjuhën gjeorgjiane u mbajt në Tbilisi në një objekt të një Organizate joqeveritare me emrin Shtëpia e Kaukazit.

Libri kryesor i muslimanëve u përkthye nga eksperti gjeorgjian i studimeve orientale, profesor Georgy Lobzhanidze.
Georgy Lobzhanidze tha në auditorium se përkthimi i Kur’anit atij i ka zgjatur disa vite, duke vizituar shumë shtete, mes të tjerash Iranin, Egjiptin dhe Turqinë.
Prezantimi u ndjek nga përfaqësues të komunitetit musliman të Gjeorgjisë , nga diplomatë Turk, Azerë dhe Iranianë, nga njerëz të shquar të Kishës Ortodokse si dhe nga ekspertë të kësaj lëmie.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:29 am

Të hënën takimi i liderëve mysliman në Spanjë

Simpoziumi ndërkombëtar "Unitetit i civilizimit, unitet për paqe" me pjesëmarrjen e krerëve të bashkësive islame në vendet perëndimore do të mbahet të hënën në qytetit historik Kordoba.

Jusuf Fernandez, përfaqësues i bashkësisë islame në Spanjë bëri të ditur se simpoziumi do të zgjatë dy ditë, dhe se pjesëmarrës do të jenë dhjetëra përfaqësues të shquar të bashkësive islame të vendeve perëndimore. Ai, gjithashtu, shtoi se simpoziumi organizohet nga organizata e liderëve islamik, lëvizja nacionale botërore, e cila mbledhë afro 400 NGO organizata të ndryshme islamike.

Sipas fjalëve të Fernandezit, simpoziumi do të ketë katër tryeza të rrumbullakëta me tema të ndryshme për dialog mes drejtimeve fetare dhe religjioneve, ndërsa në diskutim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e kishës katolike.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:29 am

Sulm vetëvrasës në Bagdad

Nga një sulm vetëvrasës me bombë në një hotel në Bagdad, në të cilin banojnë shumë të huaj dhe zyrtarë irakianë, janë vrarë 10 vetë. Sulmi ishte kryer nga një sulmues vetëvrasës. Ky sulm është një nga tri sulmet, që ndodhen sot veç e veç dhe në të cilat u vranë gjithsej 36 vetë, kanë bërë të ditur policia dhe dëshmitarët.
Në qytetin verior naftëtar Baxhi, u vranë 18 vetë dhe u plagosën 40 të tjerë kur një sulmues me bombë u përplas me një cisternë nafte në muret e jashtme të selisë së policisë. Policia njofton gjithashtu se tetë vetë u vranë kur një sulmues vetëvrasës me makinë bombë u përplas në zyrën e guvernatorit në qytetin jugor shiit Hilla.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:30 am

Rusia bën një kopje të artë të Kur'anit

Ka marrë një vit e gjysmë kohë për ekspertët rusë për ta mbaruar një kopje të artë të Kur'anit.

Zyrtarët dhe intelektualët rusë lajmëruan se Federata Ruse thellësisht respekton Islamin, vlerat e tij dhe trashëgiminë e tij, duke cituar bërjen e një kopjeje të Kur'anit të Shenjtë nga ari .
Në një ceremoni të mbajtur në Muzeun Bushkin të Arteve të Bukura, duke shënuar mbarimin e një Kur'anit të këtillë, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Alexander Sultanov , tha se kjo ngjarje reflekton përkujdesjen në rritje të Rusisë ndaj trashëgimisë civilizuese Islame dhe vlerave të pasura të tij
Ekspozimi i Kur'anit të Artë në këtë vend paraqet një tregues të koekzistencës ndërfetare në Rusi, tha ai, duke përshëndetur Rusinë si vendin unik që siguron një oazë komfore për bashkëekzistimin ndërmjet religjioneve qiellore.
Zyrtari rus vuri theks rëndësisë së thellimit të trashëgimisë kulturore dhe civilizuese të religjioneve si pjesë të përpjekjeve për kristalizimin e civilizimit Rus, dhe duke lavdëruar iniciativën ruse se ka ardhur në një kohë kur bota është e ndërthurur me shumë mospajtime ndërmjet pjesëtarëve të religjioneve të ndryshme.
Në ceremoni morën pjesë ambasadorë arabë dhe muslimanë, klerikë, orientalistë dhe përfaqësues të medieve.
Nga ana e tij përfaqësuesi i Ligës Arabe në Federatën Ruse Gomaa al-Farjani, vlerësoi lartë këtë gjest të Rusisë, në kohën kur civilizimi Islam është duke u shpërfytyruar padrejtësisht nga të katër anët.
Ai poashtu vlerësoi lartë qëndrimin favorizues të marrëdhënieve të tanishme të Rusisë ndaj botës muslimane dhe arabe.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:30 am

Tre mijë gjerman për çdo vit pranojnë fenë islame

Sipas një raporti nga Al Xhazira, bëhet e ditur se për çdo vit në gjermani rreth 3000 persona përqafojnë fenë e pastër Islame.

Raporti në fjalë, ka theksuar se e gjithë kjo është rezultat i punës së palodhshme të qendrave islamike të cilët veprojnë në Gjermani, si dhe kjo shifër është në rritje e sipër.
Berlini është cilësuar si qendra kryesore e myslimanëve në Gjermani, qytet ky me 3 milion banor e cila përbën gjithsej 4% të popullsisë së Gjermanisë, ku rreth 800 mijë banorë të këtij qyteti janë myslimanë.
__________________
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:30 am

Ja sot nje lajm islam nga une. Apo me mire te themi nje anonce islame.
E gjeta para disa diteve ne nje te perditshmeje kosovare aty ka faqet e publicitetit. Nuk e kam tani para vetit, keshtu qe do te mundohem ta pershkruaj, pra nuk eshte citim:

"Hoxha maroken
ofron sherime nga semundje te ndryshme
si p.sh. ato te shtatzenise dhe tjera semundje
qe bazohen ne magjine e zeze

Sherimet bazohen ne Kuran

telefoni, emaili"

thash mos ndoshta i nevojitet nje hoxhe i tille dikujt ketu..
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:31 am

Pse u falenderove, koke konsumator i hoxhes a?
Edhe rri shlire, se nuk i bona hoxhes konkurent, jo.

Hej, ate dite nuk pata kohe ta komentoj ate anoncin qe e sjella. E sonte po..
Pra po ia nisi me disa pyetje per ty, qe u falenderove per anoncin, he i lumi hoxha per furnizuesin e vet.

Pra, nese nje hoxhe thot se Kurani koka liber, nga i cili mund te nxjerren mesime kunder semundjeve rreth shtatezenavadhe rreth magjise te zeze.. A mundem une ta quaj Kuranin liber me karakter gjinekolog dhe sharlatan? Kam edhe pyetje tjera, ama ta shoh a je ne forme per bisede..
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:31 am

Es-Selamu Alejkum "shoku Balush",

n'qoft se ke nevoj për naj hajmali,.. tregom !? Ta shkruj njo edhe ta ngjes n'lul t'ballit, ndoshta t'bon hajr !

Sa për muslimanët,.. ketyre magjive nuk i besohet. Ata që kërkojn shërim, i mjafton besimi në Zot duke e lexuar kur'anin famëlart dhe në kët menyr e shërojn vetën ! Vërtet, Kurani është i veçantë në shumë specifika; dispozitat që i përmban janë valide deri në Ditën e Kiametit, është mrekulli në përmbajtje dhe në stilin që është shkruar, leximi i tij është adhurim në vete... etj. Ndër këto specifika është edhe ajo se është shërues për njerëzit, gjegjësisht për besimtarët. Allahu i Lartësuar thotë:"Ne të shpallim Kuranin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët." [ Isra, 72 ]

N'qoft se ke pytje ma t'menqura, je gjithmon i mirserardhur, me kushtë qe edhe kritikat te jen "konstruktive" e jo Ofenduse siq ben ti !

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jul 10, 2010 8:32 am

E sa për pytjen që ma ke bër ne reputacion, po te pergjigjem që lepuri i ka 4 këmb e jo 5 siq pretendon ti apo sekti ne te cilen gjindesh !
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 12, 2010 4:07 pm

Këtu je tek rubrika e Muslimaneve, prandaj te përshëndes siq i ka hije nje muslimani.. pra me "PAQE".. gjë qe te pengon ty ! ;)
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga bota Islame - Faqe 10 Empty Re: Lajme nga bota Islame

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 10 e 23 Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 16 ... 23  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi