Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

40 Vjet Nga Zbritja E Njeriut TË ParË NË HËnË (i)

Shko poshtë

40 Vjet Nga Zbritja E Njeriut TË ParË NË HËnË (i) Empty 40 Vjet Nga Zbritja E Njeriut TË ParË NË HËnË (i)

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 6:38 am

40 Vjet Nga Zbritja E Njeriut TË ParË NË HËnË (i)
Rreth një termi të ri të shqipes në fushën e astronomisë

Ideja për fjalën azurinë na pat lindur atëbotë duke u mbështetur në një deklaratë të dhënë nga një astronaut i Apolos 10, i cili kishte për detyrë paraprake t’i sillej Hënës, dhe me atë rast kishte deklaruar se ishte impresionuar me bukuritë e rruzullit tokësor. Patëm imagjinuar me atë rast se njeriu kur të zbresë në sipërfaqen e Hënës, dritën e Tokës, ku dominojnë detet dhe oqeanet, natën duhej ta perceptonte si një dritë kaltëroshe, në dallim prej dritës së Hënës që bie në Tokë si ngjyrë e verdhë, bojë ari, apo ngjyrë portokalli, sipas përbërjes specifike të trollit të Hënës. Mbështetur në këtë fenomen dhe përshtypje vizuale të imagjinuar, kur drita e Tokës bie natën në Hënë, patëm menduar edhe atëbotë në fjalët e shqipes kaltërsi, kaltërinë apo ndonjë tjetër të ngjashme me to. Mirëpo, meqë një fjalë e tillë nuk mund të kuptohej nga juria e as nga opinioni më i gjerë jugosllav, të cilit i dedikohej, patëm krijuar një fjalë të re, mbi bazën e fjalës azur të karakterit ndërkombëtar, me kuptim të përgjithshëm kaltërsi, ngjyrë e kaltër, kaltërsia e qiellit, detit, duke pasur parasysh edhe etimologjinë e kësaj fjale nga arabishtja dhe, edhe më herët, nga persishtja.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

40 Vjet Nga Zbritja E Njeriut TË ParË NË HËnË (i) Empty Re: 40 Vjet Nga Zbritja E Njeriut TË ParË NË HËnË (i)

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 6:38 am

Ruzhdi Ushaku

Zbulimet, njohuritë dhe arritjet e reja në fushën e shkencës, artit dhe aktiviteteve të ndryshme shoqërore-njerëzore nënkuptojnë dhe, do të thoshim, obligojnë, mes tjerash, edhe zhvillimin paralel të terminologjisë gjegjëse gjuhësore. Krijimi i termave të rinj mund të bëhet në mënyrë intuitive, të vetvetishme, arbitrare ose mund të jetë i motivuar në nivelin semantik, onomatopeik, analogjik, fjalëformues. Në raste të tilla, termat e rinj ballafaqohen shpesh me një, ta quajmë, “luftë standardizimi”, “luftë për një status linguistik”, jo vetëm brenda gjuhës ku ata lindin për herë të parë, por edhe me rastin e depërtimit në gjuhë të tjera. Kështu, gjuhët marrëse zakonisht e huazojnë termin në origjinal duke ia nënshtruar aty-këtu ndonjë modifikimi morfo-fonologjik, sipas rregullave të gjuhës gjegjëse, kurse në disa raste bëhet përkthimi-adaptimi i tij apo, sipas analogjisë krijohet edhe ndonjë term i ri.
Me këtë rast do t’i sillemi çështjes së krijimit të një termi të ri (dhe ndonjë sinonimi) lidhur me një fenomen fizik nga fusha e astronomisë, të cilit i jemi rrekur shumë më herët.
Në të vërtetë, në vitin 1969, me rastin e përgatitjes së Apolos 11 për zbritjen e njeriut të parë në Hënë, gazeta “Večernje novosti” e Beogradit pat shpallur një konkurs-lojë shpërblyese për krijimin-shpikjen e një termi të ri lidhur me fenomenin fizik të dritës së Tokës që reflektohet në Hënë, analogjikisht me dritën e Hënës, që reflektohet në Tokë e cila, siç dihet, në gjuhën serbokroate quhet mesečina. Rrjedhimisht, në “Večernje novosti” të 26 korrikut të vitit 1969, juria profesionale pat shpallur rezultatet si vijon: „Komisioni për zgjedhjen e fjalës më të bukur dhe më adekuate lidhur me fenomenin fizik të dritës e cila natën reflektohet nga Toka në Hënë i shqyrtoi të gjithë 19.020 (nëntëmbëdhjetë mijë e njëzet) kuponat e arritur dhe vendosi të pranojë si fjalë më të bukur dhe më adekuate atë Ozarje dhe sinonimet svitnica, zemilje, zemljozarje e azurina, kjo e fundit e krijuar dhe e propozuar atëbotë nga autori i këtij artikulli. Po ky komision, siç shkruante kjo gazetë, vendosi njëkohësisht t’ju dërgojë letër të gjitha akademive të shkencave dhe të arteve të Jugosllavisë, Këshillit të Akademive të Shkencave dhe të Arteve të RSFJ dhe institucionit Matica srpska – Matica hrvatska, me të cilën lutet dhe rekomandohet që këto fjalë të zgjedhura t’i kenë parasysh e t’i fusin në fjalorët e tyre.
Sot, pas 19 vjetësh, po e rimarrim fjalën tonë të propozuar azurina lidhur me të cilën do t’i japim shpjegimet më të hollësishme dhe argumentet e nevojshme që ky term dhe ndonjë sinonim i tij të futen edhe në gjuhën shqipe.

Disa çështje parimore-metodologjike lidhur me termin e ri

Në gjuhën frënge është e njohur folja aterrir e cila, aty kah fundi i shekullit XVIII, me rastin e shpikjes dhe zhvillimit të aerostateve, me dukurinë e polisemisë filloi të përdorej edhe me kuptim ulet, zbret në tokë, si opozicion i asaj decoller, s’envolver (= ngrihet nga toka). Ky term filloi të përdorej edhe në shumë gjuhë të tjera si në spanishte aterrizar, italishte atterrare, serbokroatishte aterirati, shqip ateron e kështu me radhë. Analogjikisht me këtë fjalë, në vitin 1930, kur pa dyshim shihej perspektiva e zbrotjes apo e uljes në Hënë, në fjalorët e frëngjishtes hyn edhe folja alunir (prej lune = hënë) me kuptim zbret, arrin në Hënë, kontakton me Hënën. Fjala alunir u shënua aty-këtu edhe në ndonjë fjalor të fjalëve të huaja, por ajo mungon edhe në shumë fjalorë standardë e edhe në ndonjë më voluminoz të fjalëve të huaja. Për çudi, fjalët ateroj, aterim; alunon, alunim nuk figurojnë as në Fjalorin e astronomisë së shqipes, gjë që do të meritonte një vështrim të veçantë.
Fenomeni fizik i dritës së Hënës, që bie natën në tokë, si sensacion, përshtypje vizuale, është përceptuar e përjetuar që nga kohët më të hershme nga njeriu tokësor (prej perspektivës së Tokës), dhe varësisht nga gjuhët e ndryshme është emërtuar me emrin gjegjës i cili, në të shumtën e gjuhëve që i konsultuam, ka një ndërtim fjalëformues perifrastik, kompozitor me elementet përbërëse dritë dhe Hënë. Kështu, në frëngjishte, për dritën e Hënës, kemi ndërtimin-strukturën clair de lune, italisht claro di luna ose lume di luna, spanisht claro de (la) luna, lumbre de (la) luna, anglisht moonlight ose moonshine, gjermanisht Mondschein ose Mondlicht, rusisht ЛУНИ И СВЕТ, shqip Drita e Hënës. Në dallim prej këtyre gjuhëve, në gjuhën serbokroate ndeshim në një term, rrjedhojë me formim prapashtesor si mesečina, kurse në gjuhën portugeze ndeshim termin luar (nga lua = hënë + r). Kuptohet se në gjuhët e zëna ngojë ekzistojnë edhe fjalëformime të tjera mbi bazën e fjalës hënë, me ndërtime parashtesore e prapashtesore, por që nuk kanë të bëjnë me fenomenin fizik të cekur më lart.
Në Fjalorin e astronomisë të shqipes, siç mund të pritet, ekziston ndërtimi Dritë e Hënës me shpjegimet e nevojshme dhe, analogjikisht me të, ndërtimi Dritë e Tokës me shpjegimin si vijon: “të ndriçuarit e Hënës prej dritës që dërgon mbi të ajo pjesë e Tokës që ndriçohet nga Dielli”. Në krijimin (formimin) e termave të rinj, aty ku ka mundësi, vlen të insistohet më shumë në fjalë njëgjymtyrëshe, përkatësisht në rrjedhoja si më praktike sesa ato perifrastike, e kjo u pa edhe nga konkursi shpërblyes, ku prej pesë fjalëve të zgjedhura katër ishin me rrjedhojë e vetëm një si kompozitë. Andaj edhe për fjalën e përbërë shqipe Dritë e Tokës këtu do t’i propozojmë të paktën edhe dy sinonime me rrjedhojë prapashtesore mbi bazën e fjalëve shqipe, krahas termit të propozuar më herët me karakter internacional.

Mbi termin azurinë, azurina
Motivimi semasiologjik dhe onomasiologjik fjalëformues

Ideja për fjalën azurinë na pat lindur atëbotë duke u mbështetur në një deklaratë të dhënë nga një astronaut i Apolos 10, i cili kishte për detyrë paraprake t’i sillej Hënës, dhe me atë rast kishte deklaruar se ishte impresionuar me bukuritë e rruzullit tokësor. Patëm imagjinuar me atë rast se njeriu kur të zbresë në sipërfaqen e Hënës, dritën e Tokës, ku dominojnë detet dhe oqeanet, natën duhej ta perceptonte si një dritë kaltëroshe, në dallim prej dritës së Hënës që bie në Tokë si ngjyrë e verdhë, bojë ari, apo ngjyrë portokalli, sipas përbërjes specifike të trollit të Hënës. Mbështetur në këtë fenomen dhe përshtypje vizuale të imagjinuar, kur drita e Tokës bie natën në Hënë, patëm menduar edhe atëbotë në fjalët e shqipes kaltërsi, kaltërinë apo ndonjë tjetër të ngjashme me to. Mirëpo, meqë një fjalë e tillë nuk mund të kuptohej nga juria e as nga opinioni më i gjerë jugosllav, të cilit i dedikohej, patëm krijuar një fjalë të re, mbi bazën e fjalës azur të karakterit ndërkombëtar, me kuptim të përgjithshëm kaltërsi, ngjyrë e kaltër, kaltërsia e qiellit, detit, duke pasur parasysh edhe etimologjinë e kësaj fjale nga arabishtja dhe, edhe më herët, nga persishtja.
Kështu, mbi bazën e kësaj fjale azur në frëngjishte ekzistojnë fjalë të ndryshme si azur, azurage, azure, azurer, në italishte azzurro, azzurretto, azzurreggiare, spanisht azul, azulado, azulino, azulear, gjermanisht Azu’r, Azu’rblau, anglisht azure (si emër e mbiemër), serbokroatisht azur, azuran, kurse në shqipe nuk e ndeshëm në fjalorët standardë. Me analogji u krijua edhe toponimi i frëngjishtes Cote d’Azur (shqip Bregdeti Azur), serbokroatisht Azurna obala, spanisht la Costa Azul), kurse në italishte edhe emri i popullarizuar azzurri i reprezentacionit italian të futbollit, sipas ngjyrës tradicionale të fanelave të kaltërta.
Në asnjërin prej burimeve të shumta leksikografike, që patëm në dorë, nuk ndeshëm në fjalën azurinë e aq më pak në ndonjë trajtë të ngjashme për emërtimin e fenomenit fizik të dritës së Tokës që bie në Hënë. Termin azurinë, të pranuar më herët, edhe me këtë rast po e arsyetojmë që të futet edhe në gjuhën shqipe si rrjedhojë nga fjala bazë azur me karakter ndërkombëtar dhe prapashtesa –inë e cila për nga prodhimtariа dhe semantizmi është mjaft karakteristike dhe e pranueshme edhe në gjuhën shqipe. Për këtë prapashtesë të shqipes do të bëjmë fjalë edhe në vazhdim, me rastin e propozimit dhe arsyetimit linguistik edhe të ndonjë sinonimi shqip për termin azurinë, përkatësisht për fenomenin fizik të dritës së Tokës që bie në Hënë.

(Kjo kumtesë është lexuar në Sesionin shkencor “Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi”, të mbajtur në Prishtinë më 28 dhe 29 janar 1988. Nga teksti janë hequr fusnotat)
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi