Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Pyetje & Pergjigje

Faqja 15 e 18 Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16, 17, 18  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:17 pm

Përgjigje:Islami diturin e quan drite e paditurine errësire,dijetarin e cilesoi njeri qe sheh,kurse të paditurin te verbër.

"A thua janë të barabart dijetarët nga jodijetarët!"

"Kërkoni diturin prej djepi deri ne varr"

"Kërkimi i dituris është obligim për çdo musilman qoftë burrë apo grua."

Fjala e parë që është zbritur Muhamedit a.s në shpellën Hira është "LEXO" -IKRE'
"LEXO me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)."

Në Kur'anin famëlart dhe fjalët e të dërguarit Muhamed a.s vazhdimisht përsëritet thirrja e besimtarëve për të kërkuar dituri.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:18 pm

Pyetje: Përse u ndalua mishi i derrit?

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:18 pm

Përgjigje:Klasifikimi i ndalimit dhe lejimit në fejën Islame bëhet sipas urdhërit të Allahut xh.sh.Disa gjëra ka lejuar dhe disa ka ndaluar,pra thjesht feja është një lloj provimi,është një propozim dhe alternativ që ju jepet njerëzve. All-llahu xh.sh që ti bëjë njerëzit e përshtatshëm për të hyrë në xhenet i kalon në provime të ndryshme. Për këtë arsye ka vendosur disa gjëra të lejuara e disa të ndaluara. Gjëja kryesore është bindja ndaj këtyre rregullave të cilët i ka vendosur All-llahu xh.sh për ne. Principet e vendosura nga All-llahu xh.sh kanë shumë dobi si për njeriun nga ana personale ashtu dhe nga ana e përbashkët për të gjithë njerëzit. Ndalimi i përdorimit të mishit të derrit është një nga ata urdhra të cilët janë të ndaluar pra haram. Kjo ndalesë në vetvete përmban shumë dobi se sa dëm.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:18 pm

Respekt për të gjithë shqiptarët kudo që janë,respekt dhe nderim për të gjithë besimtarët e fesë islame.Dëshiroj të bëj një pyetje për të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër kan mundesi të tregojnë më gjërsisht ,elaborojnë,zbërthejnë pak më thell,nje qeshtje ,që unë sëpaku nuk posedoj njohuri të mjaftueshme.Kërkoj ndjesë nëse bëj far kualifikimi të gabuar,sepse qështja është ndoshta pak e ndieshme,mirpo,qëllimi i pyetjes t'ime është për shtresën e njerëzve me të meta fizike dhe psiqike .Përfundimisht pyetja e ime është kjo: "T'ë lindurit me të meta psiqike dhe fizike,si dhe ata që gjatë jetës pësojnë ndonjë fatëkeqësi dhe mbesin invalid për tërë jetën ,kuptohet, humbin gjymtyrë të trupit ,ju paralizohen gjymtyrët e tyre të trupit dhe mbesin të palëvizshëm, shkurt,barrë e dikuajt tjetër tërë jetën.Më intereson të dijë vetem një fakt.Ku parashihet pozicionimi i kësaj kategorie njerzish sipas fesë islame,thjesht sipas Librit te Shejtë Kuraanit.N'cpozicion i parashehë feja islame,ku i vendosë? .Si eshtë i zgjedhur statusi i tyre në shoqëri?Si i trajton shoqëria këta njerëz,merret me të tillët apo nuk merret fare?A është si kategori kategori e vecantë në shoqërinë islame ,qe duhet te ket përkujdesje të vecant sipas rregullave fetare?A egziston ndonjë Sure apo Ajet ku kjo kategori e ketyre njerëzve përfshihet,ku tregohet për të drejtat e tyre?Nëse egziston të tregohet se ku pershkruhen ato të drejta të tyre?A bëhet fjalë ( në fenë islame)posaqërisht me emërtim të sakt për kët kategori me të meta fizike dhe psiqike,ka ndonjë rresht (nuk dijë si të shprehem) ku bëhet fjale konkretisht për të tillet,ku thuhet ;invalidët ,të hendikepuarit,të sëmurtë psiqik,përfshihen ,këtu,këtu....sikurse që përfshihen ,shembull ne Kushtetutat e shtetve të zhvilluara me ligje dhe nene të posaqme.Kjo eshtë pyetja e ime.Ju lutem vëllazërisht të gjithëve që mos të merret kjo si një pyetje provokative,apo far paralelizmi,assesi.Por të merret si dëshirë për të pasur njohuri se si trajtohen këta njerëz konkretisht ne shtetet islamike p.sh. sic janë, Irani,Egjipti,Indonezia,Algjeria,Siria ,A.Saudite,Jemeni;Katari,Pakistani,etj etj.Për ato vende nuk kam njohuri ,jam tërsisht "tabula rasa",nuk e dij se c'ndodhe me kategori të tilla,nuk kam idenë se si trajtohen keta njerëz. Për Kosovë ,Ballkan dhe Europë ,mendoj se kam njohuri të mjaftueshme .Përshëndetje .....Uragani_99


P.S. Me udhëzimin e të nderuarit forumist hasanmehmeti e bëra kët pyetje tek faqja e juaj Mësime nga Kurani - Pyetje dhe Përgjigje,me qëllimin më të mirë që të marr përgjigje ,përshendetje ...Uragani_99

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:19 pm

Çfarë dallimi ka midis sufizmit dhe shiizmit?

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:20 pm

Përgjigjja:

Tesavvufi ndryshe quhet edhe sufizëm, kurse në botën perëndimore më shumë njihet me termin misticizëm. Si rrymë misticizmi njihet dhe ka qenë po edhe sot është prezent edhe në hebraizëm, edhe në krishterizëm edhe në hinduizëm e në shumë fe të tjera, dhe zakonisht tregon prirjen për një ngritje shpirtërore, për takimin me Zotin.Pra Tesavvufi ose Sufizmi islam, është shumë i përngjashëm nga aspekti teorik, me misticizmin e feve të tjera, mirëpo edhe dallon prej tyre në një sërë pikash.Në tesavvuf me rëndësi është që njeriu të largohet nga kënaqësitë e kësaj bote, të mos e lakmojë shumë këtë botë dhe të jepet kryekëput pas Zotit, pas ibadetit dhe përkushtimit ndaj Zotit. Kjo është një ngritje shpirtërore...

Brenda tesavvufit si të këtillë ekzistojnë shumë shkolla apo siç i quajmë ndryshe tarikate. Secila prej tarikateve mundohet t'i realizojë qëllimet kryesore të tesavvufit në mënyrën dhe stilin që e sheh më të përshtatshëm. Te ne shqiptarët mbisundon tarikati bektashian, e pastaj vjen tarikati rufai, sa'dij, nakshibendij etj.

Në bazë, nëse i lexojmë veprat e themeluesve të tarikateve, do të vërejmë se thuajse asgjë nuk bie në kundërshtim me mësimet bazë të Islamit. Mirëpo njerëzit më pas, duke i ndryshuar ato mësime e rregulla të themeluesit të tarikatit, kanë shpikur ide e veprime që shumë keq bien ndesh me Islamin. Pra, si tendencë tesavvufi është brenda Islamit dhe ka mbështetje në Kur'an dhe në hadithet e Muhammedit a.s., mirëpo nga aspekti praktik se si po zbatohet dhe si po manifestohet tarikati, ka mjaft gjëra për t'u kritikuar.

Për më shumë të porosis ta lexosh këtë libër që e ceka më lart dhe që është në faqen tonë.

Kurse shiizmi është një shkollë ose sekt politik në Islam. Shiizmi rrënjët i ka qysh në kohën e parë të Islamit, gjegjësisht menjëherë pas vdekjes së Muhammedit a.s. Sipas shiitëve, pas vdekjes së Muhammedit a.s. halif (kryetar shteti) është dashur të jetë Aliu e jo Ebu Bekri dhe se kinse Muhammedi a.s. qysh duke qenë gjallë e paska lënë me gojë (testament) që pas tij halif të ishte hazreti Aliu. Mirëpo burimet e hadithit e të historisë islame nuk e mbështesin një gjë të tillë dhe thonë se nuk është e vërtetë që Muhammedi a.s. ka thënë diçka kështu. E vërteta është se Muhammedi a.s. këtë gjë nuk e ka caktuar vetë, por e ka lënë në kompetencat dhe vullnetin e vetë muslimanëve që ata vetë ta zgjedhin kryetarin e shtetit....

Më vonë ndodhin edhe disa ngjarje jo të lakmueshme për muslimanët dhe shiizmi sa vjen e shtohet dhe thellohet hendeku midis tyre dhe pjesës shumicë sunnite, që jemi edhe ne. Më vonë, këtë çështje pastër politike shiitët e veshin edhe me petk fetar, duke e vesh me ajete nga Kur'ani duke i komentuar ato sipas dëshirës dhe ineresit të tyre dhe duke shpikur hadithe (fjalë të Muhammedit a.s. ) që ai kurrë nuk i ka thënë.

Fjala shi'ij do të thotë ithtar, simpatizues, dhe në literaturën islame përmendet termi "Shi'atu Alijj", që do të thotë "ithtar, simpatizues i Aliut". Nga aspekti gjuhësor të gjithë muslimanët janë shi'it, sepse nuk mund ta gjesh asnjë musliman në botë i cili nuk e do dhe nuk e simpatizon hazreti Aliun, mirëpo nga aspekti terminologjik dhe politik shi'itët janë vetëm ata që sot jetojnë në Iran, një pjesë në Irak, Siri, Turqi, Kuvajt etj.

Ky ishte kryesisht dallimi midis tesavvufit dhe shiizmit. Mirëpo këto kanë edhe anët e tyre të përbashkëta. Prandaj ndoshta mund të na duken si të përziera me njëra-tjetrën. Thash ka disa shkolla të tesavvufit që janë identike me ndonjë shkollë të shiizmit, sepse edhe shiizmi ka shkollat apo grupet e veta të brendshme, mirëpo ka edhe shumë tarikate të tjera që janë sunnite dhe nuk kanë të bëjnë aspak me shiizmin.

Si do që të jetë, është e vërtetë se të gjithë ata njerëz që thonë se janë muslimanë, ne e kemi për borxh ata t'i trajtojmë si muslimanë dhe nuk kemi të drejtë t'u themi se nuk janë muslimanë. Ata janë muslimanë, mirëpo të kësaj shkolle apo të atij tarikati. Të gjithë këta gjenden nën ombrellën e madhe të Islamit.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:20 pm

Selamu alejkum vëllezër

E kam një pyetje të thjesht por që mua më mundon, të them, pak...pasi që shpeshherë ngelem përgjysmë kur dua të them, e s`di si ta them;

Tybestikfa
Tybeistikfa
Tybestafkurulla
apo
Tybastakfurulla

Nuk di cila është e saktë nga këto, apo e thënë më mirë si duhet të them më saktë?

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:20 pm

Estagfirullah (arabisht) në përkthim do të thotë: “Allahun për falje e lus” ose me shkurtë “Më fal o Allah”.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:20 pm

Tewbe (arabisht) do të thotë pendim.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:20 pm

Tewbe estagfirullah” në përkthim do të thotë “Pendohem dhe nga Allahu falje kërkoj”

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:21 pm

Gjuha dhe përkthimi i Kur'anit famëlart

Gjuha

Kur’ani është shpallur në gjuhën e pastër arabe, sipas dialektit të fisit Kurejsh. Stili i Kur’anit është i paarritshëm. Pati shumë prej atyre që u munduan të bëjnë diç të ngjashme si Kur’ani, mirëpo pikërisht këtu e treguan dobësinë e tyre. Disa të tjerë gjurmuan të gjejnë ndonjë proverb apo ndonjë fjalë të urtë arabe dhe atë ta krahasojnë me ndonjë citat të Kur’anit që sipas tyre do të kishte kuptim të njëjtë me të.
Ata gjetën se proverbi arab “El-katlu enfa lil katli - “Mbytja më së tepërmi pengon mbytjen” - ka domethënie të njëjtë me ajetin kur’anor: “Fil kisasi hajatin”, pra kuptimi është jeta. Megjithatë shumë filozofë kanë nënvizuar mbi njëzet pika ku tregohet superioriteti i ajetit kur’anor ndaj proverbit, p.sh.
1. Ajeti është më i shkurtër sepse përbëhet prej tre fjalësh kurse proverba prej katër;
2. Në ajet theksohet jeta kurse te proverbi mbytja; dhe
3. Te proverbi përsëritet fjala mbytje kurse te ajeti kur’anor nuk përsëritet asnjë fjalë, etj.
Krahas dialektit kurejshit në Kur’an hasim edhe dialekte të tjera siç është: dialekti i fisit Hudhejl, Ajlan, Xhurhum, Kinan, dhe të fiseve tjera arabe që në atë kohë jetonin në hapësirat e Gadishullit Arabik.
Zemahsheriu, Sujutiu, dhe komentatorë të tjerë të Kur’anit Fisnik përmendin rreth 45 dialekte të ndryshme lokale të cilët mund hasen në Kur’an. Vetëm dialekti Hudhejl në Kur’an haset në mbi 46 vende.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:21 pm

Përkthimet

Islami, jo shumë gjatë pas shpalljes së Kur’anit, me një shpejtësi të madhe u përhap edhe te popujt e tjerë lindorë. Dhe, pasi që ata nuk e njihnin gjuhën arabe, erdhi deri te nevoja e përkthimit të pjesëve të Kur’anit në gjuhën perse dhe gjuhë të tjera të Lindjes. Gjuha perse është gjuha e parë e huaj në të cilën, qysh herët u përkthye Kur’ani.
Serahsi, në veprën e tij “El-Mebsut” (fq. 37) shënon që, sipas Ebu Hanifes, ishte sahabiu i njohur Selman Farisiu r.a., ai i cili, pas kërkesës së persianëve, përktheu në gjuhën perse suren “El-Fatiha” dhe atë që në të gjallë të Muhammedit s.a.v.s. Persianët përkthimin e kësaj sureje e lexonin në namaz derisa nuk arritën që në të folmen e tyre ta zotërojnë gjuhën arabe. Kurse, i Dërguari i Allahut s.a.v.s., përkthimin e sures Fatiha në gjuhën perse, e miratoi heshtas.
Imam Ebu Hanife r.a. dhe juristë të tjerë të kësaj shkolle konsiderojnë që ka mundësi të bëhet leximi i sureve të përkthyera kur’anore në namaz, kurse juristët e shkollës shafite dhe hambelite një gjë të këtillë e refuzojnë në mënyrë kategorike.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:21 pm

Nëse i ke pasur parasysh vërshimet në Shqipëri, tërmetin në Haiti... nuk është e thënë se fatkeqësitë natyrore i godasin ekskluzivisht vendet e varfëra.
Kemi dy lloj fatkeqësishë:
a)Ato natyrore dhe
ato të shkaktuara nga vet njeriu
b)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:22 pm

Natyrore...
...duhet kuptuar se planeti Tokë është gjithashtu krijesë (gjallesë) ,megjithëse në formë më tjetër. Si në trupin e njeriut, ashtu dhe në Tokë ndodhin ndryshime në formë të sëmundjes, kurimit etj. etj.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:22 pm

Të shkaktuara nga vet njeriu...
...janë PASOJE e ndonjë SHKAKU të caktuar. Nëse shkatërrohen malet/pyjet, për pasojë kemi vërshimet (lëvizjet a rrëshqitjet e dheut etj). Mirëpo, SHKAKU dhe PASOJA është LIGJ HYJNOR (Pra, Ligj i Zotit). Nëse unë, ta zëmë, në emër të popullit tim e sulmoj pa kurrfarë arsye/nevoje ndonjë vend/shtet tjetër, kjo keqbërje mund të më kthehet në trajtë katastrofe: aksidente në trafik, rrëzime aeroplanash, tajfun, tsunami, ngrica të mëdha, vapë e madhe me shkaktim zjarri... Ligji SHKAK/PASOJE mund të quhet edhe DENIM NGA ZOTI, siç e quajmë, megjithëse është mendim i gabuar. Në Kur'an përmenden "duart tona", që d.t.th. se të gjitha të këqiat (edhe të mirat) i bëjmë me "duart tona" (fajtor jemi vet).

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:22 pm

Kjo që thua tash, e nderuar, është diçka tjetër.

Njerëzit, mbi 90% e tyre, janë të sunduar nga ndjenjat/emocionet (dashuri, urrejtje...), kështuqë, më tepër kanë dëshirë të besojnë në diçka që iu pëlqen se sa që interesohen ta mësojnë të vërtetën.

Endërrat kanë të bëjnë kryesisht me përjetimet e ditës. Edhe ate kryesisht nga përjetimet emocionale (shqetësimet, frika..sikurse edhe gëzimi etj.), kështuqë s'mund të jemi të sigurtë për atë që kemi parë ëndërr të jet ashtu siç na pëlqen neve. Natyrisht, në disa raste ka shfaqje (apo "Gjysterisje", siç thuhet në popull) dhe ato kanë të bëjnë me ndonjë lajm (paralajmërim apo sihariq) nga e përtejmja (bota tjetër), mirëpo është shumë vështirë të konfirmohen/vërtetohen si të vërteta.

Në Kur'an shkruan (afërsisht):"Ditën ua bëmë për të punuar, natën për të pushuar". Pra, trupi fizik ka nevojë për pushim. Shpirti, nga ana tjetër vepron 24 orë në ditë. Gjat kohës kur trupi pushon, shpirti del...
...kështuqë mund të na ndodhin edhe përjetime shpirtërore ato që ne i quajmë ëndërra.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:22 pm


Kjo është si pyetje e thjeshtë, ashtu edhe jashtëzakonisht e komplikuar.

Nëse i referohemi literaturës Islame (atyre që flasin në emër të Islamit, sikur të kishte qenë ara e tyre) në parajsë shkon dhe trupi fizik (kështu e kam lexuar unë, mund ta kem gabim, sa i përket asaj literature që më ka rënë mua në dorë).

Madje edhe ajo thënia që ende edhe sot është aktuale se "ai që shkon në parajrë/xhennet atje i ka 70 hyrije..." dhe se (gjoja) vlenë vetëm për meshkuj...ende merret si gjë e vërtetë.
Siç kam lexuar unë, shprehja "hyrije" i takon gjinisë asnjënëse (referenca: përkthimi i Kur'anit në gjuhën gjermane nga Murad Hofmann). Kjo, gjinia asnjënëse, na i qartëson edhe dy gjëra me shumë rëndësi:
1. Se edhe femrat i takojnë 70 hyrijet dhe
2. Në botën e përtejme s'ka gjini (meshkuj e femra jemi pa gjini).

Prandaj, në botën e përtejme (xhennet a xhehenem) shkon vetëm shpirti. Trupi fizik mbaron me varrin, kalbet dhe nuk kthehet më si i tillë, veç në rast se don All-llahu (të na e irngjallë atë trup fizik).


Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:23 pm

Kur'ani, pra, i drejtohet të gjitha krijesave: Grave, burrave, femijëve, pleqve...

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:23 pm

Ka diçka që në arkitekturë quhet eksterier, dhe diçka që quhet enterier.

Kurse, sa i përket diturisë, ka diçka që quhet ekzoteri dhe diçka që quhet ezoteri.

Ekzoteria është ajo që e njohin të gjithë (p.sh. abetarja, që pa të s'mund të shkojmë tutje) dhe ezoteria (klasa e II-të, III-të, fillorja, gjimnazi, fakulteti...).
Për nxënësin e klasës së I-rë, viti i dytë është diçka ende e panjohur - ezoteri.
Dituria s'ka fund.

Gjithashtu kjo vlenë edhe për Kur'anin. Profeti Muhammed (sawst) ua ka sjellë Kur'anin gjithë njerëzimit, kurse ai vet ka mësuar diçka shumë më të madhe se njerëzimi i rëndomtë.

Edhe unë bazohem në diçka që nuk e njeh gjithësejcili. Sikurse edhe unë që s'njoh shumëçka...por që s'flas kurrë për ato që nuk i njoh!!!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:23 pm

Makresh,

...këtë trup që e kemi sot, pasi të vdesim, nuk kthehet kurrnjëherë shpirti në po atë trup, pos, siç e përmenda, në raste specifike, kur don Zoti.

Kurse shpirti, kur kthehet, kthehet në trup tjetër, të ri.

Problemi është (siç e ceka kur iu përgjigja Murgeshës në shkrimin e parë) se Shkollat Juridike Sunnite nuk e pranojnë kthimin e shpirtit në një trup të ri. Edhe ato (fetë ap sektet e ndryshme) që e pranojnë këtë fakt por edhe e keqinterpretojnë. Pra, nuk e shpjegojnë saktë (p.sh. "shiat", buddhist[t, hinduistët).

Nëse i referohemi Kur'anit, këtë gjë s'mund as ta vërtetojmë si të saktë (siç bëjnë shiat) e as ta mohojme (siç pohojnë sunni-tët).
Më kujtohet si sot, para nja 7-8 vitesh, njëri nga portalet e parë musliman "Vepra" e Shkupit e pat botuar një artikull në vazhdime lidhje me ringjalljen nga një autor turk. Më vonë, kur e hetuan që kjo s'përputhet me mendimet sunni-te, e tërhoqën. Bile e shlyenë edhe nga arkivi i tyre...

Kur është në pyetje Kur'ani, ai nuk bën të lexohet fjalë për fjalë. Një mendimtar i madh pat thënë se çdo Ajet i Kur'anit posedon me më shumë se 120 000 kuptime. Jo pse kuptimi i tij i parë (fjalë për fjalë) është gabim, porse ka edhe shumë kuptime tjera. Që nënkupton se ai nuk mësohet me një të lexuar si gazetë a libër i zakonshëm, sepse, ruana Zot (!), ai s'është i tillë. Pra, kuptimi i parë është ekzoteria (siç e përmenda). Kurse kuptimet tjera mësohen me kohë, me kalimin e saj (kohës) pastaj, mund të shkrepin ide të ndryshme, të frymëzohesh... me kusht që t'i kushtosh vëmendje atij sa më shpesh (mundësisht çdo ditë ngapak). Kjo, atëherë, pasi të jet ngjeshur dhe përpunuar në ty (jo në tru por në "zemër"/shpirt) del si rezultat i zgjidhjes së ndonjë misteri, njohuri e re... kështu ezoteria (e panjohura) shndërrohet në ekzoteri (diçka të njohur tashmë për ty).

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:23 pm

Esenca e mesimeve t'ekzoteris, nuk ndryshojn thelbin e se vertetes, pra sado qe te mesosh, e te thellohesh ne dije, ekzoteria dhe ezoteria nuk ndryshojn perpos nivelit te dijes, mes tyre nuk mund te ket kundershtim. Kjo ne islam quhet edhe Ixhtihat. Tani perzierja e Islamit me mesimet budiste, hinduse, krishtere e derivate shiiste,.... per mendimin tim, nen 1 : eshte barazimi i islamit me fet e tjera, dhe nen 2 : ta konsiderosh islamin me te meta, dhe qe pa mesimet e te tjereve nuk eshte permbushur e verteta. Ketu eshte problemi, nese e lexon kur'anin ne kuptim te par duke mos i kaluar etapet, do e kishe pasur parasysh qe ne kete liber nuk ka dyshime sa i perket te vertetes, !Kemi edhe ca detaje qe i gjejm ne hadithe si psh; do te ringjallemi te çveshur,... dhe ringjallesh me TRUP, dhe kur thote i :Riintegrojnë", kjo me duket qe eshte mese e kjart, pasi qe ka perkuptim trupat e moqem RI-Integrojne e jo integrojn, kjo Ri-ja, na ben me kuptim qe faza e ribashkimit te trupit eshte faze riperseritse sepse nuk ndrron trup. Tani, a se ke lexuar historin e Ibrahimit a.s. me zogjet kur pa nje kafsh te ngordhur dhe e i konsumuar nga peshqit dhe egersirat e tjera ? Zoti i jep nje shembull real se si i ringjall dhe i bashkon trupat e zogjeve te masakruar, te perzier e te larguar larg njeri tjetrit. Jo qe Ibrahimi a.s. s'besonte, por sepse kerkonte qe bindja e tij te ngritet edhe me lart, e qe sot te sherbej si argument hyjnor per skeptiket. Edhe un jam i mendimit qe Kur'ani ende s'eshte studjuar deri ne skajet e saja, kjo ndoshta eshte e programuar zbulimet te behen me epokat qe i kalojm.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:24 pm

Sure 44:54
So (wird es sein). Und wir vermählen sie (dort) mit Huris*
Gjithashtu do t’i kurorëzojmë me hyri symëdha.

*Huris sind Partner in Paradies, für Männer und Frauen.
*Hyrijet janë partnere në parajsë, për meshkujt dhe femrat.


Sure 52:20
Gelehnt sind sie auf aufgereihten Polstern. Und Wir vermählen sie mit großaugigen Gefährten*
Të mbështetur në kanape të radhitura dhe do t’i martojmë me hyri symëdha.


*D.h., Männer wie Frauen finden ideale partner (arab: „Hur’in“)
*Kjo don të thotë, sikur meshkujt(burrat) ashtu edhe femrat(gratë) gjejnë partner/e ideal/e (arabisht: „Hur’in“)

Sure 55:72
Huris*, wohlbehütet in Zelten.
Hyri sybukura në shatore mbuluar

*Arab:“al-hur“ (pl.), bezeichnet sich sowohl auf männliche wie weibliche Gefährten, da „hur“ der Plural sowohl von „ahwar“ (mask.) = Gefährte, wie von „hawra“ (fem.) = Gefährtin ist.
* Arabisht: „al-hur“ (shumës) karakterizon si partnerët mashkullorë ashtu edhe femrorë, meqë „hur“ është shumësi si i „ahwar“ (mashkullore) që do të thotë bashkëshok, ashtu edhe i „hawra“ (femrore) që do të thotë bashkëshorte.

Sure 56: 22
Und Huris,*
Si edhe hyri symëdha

Vergl. Fußnote zu 55:72
Krahaso 56:72

Vërejtje:
Ajetet dhe shpjegimi i tyre në gjermanisht janë nga Murad Hofmann.
Ajetet e përkthyera në shqip janë të Dr. Feti Mehdiut.
Shpjegimet e M. Hofmann-it janë të përkthyera nga unë.

Shoku Valii,
pasi po e njihshe aq bukur arabishten, të lutem shpjegomi ti mua domethëniet që i ceka më lart.
Ato tjerat që i ke përmendur mbi parajsën/xhennetin, as ti e askush s’mund t’i vërtetojë me Kur’an, pos me anë të ndonjë hadithi të falsifikuar.

Në fund, shpresoj se Bondi nuk ma shlyen postimin për shkak të përdorimit të gjuhës së huaj (gjermane).

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:24 pm

44.54. De plus, de jeunes épouses aux grands yeux noirs leur tiendront compagnie.


44.54. Gjithashtu, nuse të reja me sy të mëdha do ti bëjnë miqësi.
__________________

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:24 pm

quote=Makresh]44.54. De plus, de jeunes épouses aux grands yeux noirs leur tiendront compagnie.


44.54. Gjithashtu, nuse të reja me sy të mëdha do ti bëjnë miqësi.[/quote]


44:54.
C'est ainsi! Et Nous leur donnerons pour épouses des houris aux grands yeux.

E kjo? Edhe kjo në frëngjisht, ama me interpretim (përkthim) më ndryshe.

Përktheje Makresh!

Pra, këtu kemi të bëjmë me domethënien e fjalës "HYRI(JE)", në rend të parë të përkatësisë gjinore.

Nëse hyrijet i përkasin (vetëm) gjinisë femrore, nënkuptojmë se xhenneti/parajsa po vlejka vetëm për meshkujt. Kurse femrat e paskan të kotë jetën e tyre, sepse atëherë në atë botë (ahiret) nuk po i pritka diçka e mirë (së paku as afërsisht bukur krahas meshkujve). Madje po u dashka me i ra pishman pse paskan lindur femra (e jo meshkuj).

A ka ndokush që logjikon(përdor kokën) këtu apo jo?

Pyetja se cfarë janë hyrijet është me rëndësi kruciale. Kështuqë,nëse keqinterpretohet/keqpërorohet domethënia e saj...
... i merr në qafë mbi 3 miliardë njerëz të gjinisë tjetër!!!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 6:24 pm

54. C'est ainsi! Et Nous leur donnerons pour épouses des houris aux grands yeux.

Përktheje Makresh!

*


Ajo që është më me rëndësi nga të gjithat lidhje me këtë, është domethënia e saktë e fjalës hyri(je).
Nëse, ta zëmë, i bie që shkuarja në parajsë (xhennet) paska vlerë ekskluzivisht për meshkujt, atëherë i bie që femrat që nga lindja e tyre qenkan të diskriminuara. Për to qenka e kotë të përpiqen për diçka në këtë jetë, sepse në atë botë nuk po i pritka diçka e mirë. Së paku jo aq mire krahas gjinisë tjetër (femrore).

Ndërkaq, nëse konkludojmë se fjala „hyrije“ i takon gjinisë asnjënëse (çka dhe është më se e vërtetë), me këtë rast ndryshon gjendja për 180°: jeta dhe mundi në këtë botë/jetë ia vlenë për të gjithë.


Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pyetje & Pergjigje

Mesazh nga Sponsored content Today at 3:27 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 15 e 18 Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16, 17, 18  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi